19 Prill 2024

Bashkohen për shfaqjen që e paraqet agoninë e familjarëve të atyre që janë të zhdukur

Prishtinë, 30 gusht - Shfaqja teatrale “Shkamat”, në regji të regjisorit të njohur kosovar, Fadil Hysajt dhe me mbështetjen e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK-së), u shfaq para një audience të përzgjedhur dje, në prag të Ditës Ndërkombëtar të të Zhdukurve.

Audiencën e përbënin politikanë e diplomatë të nivelit më të lartë, familjarë të atyre që janë zhdukur në lidhje me konfliktin e armatosur në Kosovë dhe anëtarët e familjes së Kryqit të Kuq.

Shfaqja e paraqiti, nga një këndvështrim unik, jetën e një çifti të martuar që orvatet të përballet me realitetin e hidhur të të birit të tyre të zhdukur.

Duke iu drejtuar audiencës para shfaqjes, Shefi i Misionit të KNKK-së në Prishtinë, z. Agim Gashi, tha: “Ju kemi ftuar këto sot që t’i jetojmë – nëpërmjet aktorëve që do të aktrojnë në këtë skenë sonte – jetët e atyre nënave që ende refuzojnë të pranojnë se bijtë dhe bijat, burrat dhe vëllezërit apo motrat e tyre mund të mos kthehen dhe jetët e atyre burrave që po e investojnë tërë qenien e tyre për t’i ngushëlluar ato, dhe vetveten.”

Përveç shfaqjes teatrale, KNKK-ja e ka publikuar edhe një video animacion për ta vetëdijesuar shoqërinë për vuajtjet e familjarëve të dashurit e të cilëve janë zhdukur gjatë konfliktit të armatosur në Kosovë. 

Më shumë se 6000 njerëz i janë raportuar KNKK-së si të zhdukur si rrjedhojë e konfliktit të armatosur të viteve 1998–1999 në Kosovë. Procesi i kërkimit ka sjellë rezultate, të cilat ua kanë mundësuar familjarëve të më shumë se 4400 njerëzve që të gjejnë ngushëllim, por kjo i ngushëllon pak 1653 familje që ende jetojnë në paqartësi.

Sipas së drejtës ndërkombëtare humanitare, ish-palët në konflikt e bartin përgjegjësinë kryesore për të ofruar informata për fatin dhe vendndodhjen e njerëzve që janë zhdukur në territoret që janë nën kontrollin e tyre. I njëjti ligj e mbron të drejtën e patjetërsueshme të familjarëve për të ditur për fatin e të dashurve të tyre të zhdukur.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)