20 Prill 2024

Avatar & Inglourious udhëheqin nominimet në Empire Awards

Hollywood, 26 shkurt - Filmi i Quentin Tarantinos, "Inglourious Basterds", dhe filmi i James Cameronit, "Avatar", kanë marrë nga pesë nominime për edicionin e sivjetëm të Empire Film Awards.

Të dy filmat do të konkurrojnë në kategorinë e filmit më të mirë, ku do të kenë përballë filmat: "Star Trek", "District 9" dhe "The Hurt Locker". Ndërsa të njëjtit pesë filma konkurrojnë edhe për çmimin e regjisorit me të mirë.

Aktorët kryesorë te "Inglourious Basterds" dhe "Avatar" konkurrojnë po ashtu në kategorinë e aktorit më të mirë (Christoph Waltz dhe Sam Worthington) dhe aktoret më të mirë (Melanie Laurent dhe Zoe Saldana).

"Inglourious Basterds" është i nominuar edhe për çmimin 'trileri më i mirë', ndërsa "Avatar" konkurron për filmin më të mirë fantastiko-shkencor. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)