16 Prill 2024

“Avatar” dhe “The Hurt Locker”, favoritë për Oskar

Los Anxhelos, 8 mars - “"The Hurt Locker" dhe "Avatar" janë dy favoritët kryesorë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Academy Awards që zhvillohet të dielën mbrëma në Kodak Theater në Hollywood.

Filmi "Avatar" është nominuar në nëntë kategori, ndërsa po aq nominime ka edhe "The Hurt Locker". Në Academy Awards, filmi fantastiko-shkencor i Cameron do të garojë për çmimet kryesore me dramën e i ish-gruas së tij, Kathryn Bigelow, "The Hurt Locker", pastaj me "Up In The Air", "The Blind Side", "Precious: Based On The Novel Push By Sapphire" etj.

Njëherit, Cameron dhe ish-gruaja e tij janë në garë edhe për çmimin e regjisorit më të mirë.

Ndërkohë, sa i përket aktorëve, më të favorizuar janë Jeff Bridges ("Crazy Heart") për çmimin e aktorit më të mirë dhe Sandra Bullock ("The Blind Side") për çmimin e aktores më të mirë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)