16 Prill 2024

Autostrada Biennale publikon librat Audio-Vizual"Hero në Shtëpi"

Prishtinë, 23 shtator - Autostrada  Biennale  ka  kënaqësinëtëpublikojë  vëllimin  e  dytë  të  një  serie  librash  audio-vizual  që targetojnë  fëmijët  e  moshës  6-9  vjeç  dhe  prindërit  e  tyre,  duke  i  ndihmuar  ata  qe  të  zhvillojnë  qasje edukative në informimin e fëmijëve te tyre për situatën Covid-19.

Ideja  prapa  projektit  “Nuk  ka  dallime  ndërmjet  nesh”  ishte  krijimi  i  librave  audio-vizual  që  adresojnë ndikimin e aspektit shëndetësor dhe social të Covid-19 tek fëmijët dhe prindërit e tyre.

Përmes ilustrimeve, fëmijët së bashku me prindërit e tyre do të informohen si t’a mbrojnë veten dhe të tjerët nga  virusi,  duke  ndjekur  këshillat  e  Institutit  Kombëtar  të  Shëndetit  Publik.  

Gjithashtu  projekti  trajton aspektin social dhe synon të ketë ndikim afatgjatë në adresimin e çështjeve gjinore në familje duke paraqitur (mos) ndarjet  e  roleve  dhe  përgjegjësive  ndërmjet  anëtarëve  të  familjes  gjatë  periudhës  së  izolimit  nga Covid-19.

Librat  titullohen  “Hero  në  Shtëpi”  dhe  janë  publikuar  në  5  gjuhë:  shqip,  serbisht,  anglisht,  turqisht  dhe romisht.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)