19 Prill 2024

Autostrada Biennale publikon datat dhe qytetet

Prishtinë, 23 dhjetor - Bienalja Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor "Autostrada Biennale III” do të mbahet nga 17 korriku deri më 11 shtator të vitit 2021, me vepra arti në Prizren, Prishtinë dhe Pejë.
 
Nuk ka qenë një vit i lehtë për shumë prej nesh. Megjithatë, arti na jep shpresë dhe strukturim për të ardhmen. Ne dëshirojmë të ndajmë me ju disa fakte të rëndësishme për edicionin e tretë të Autostrada Biennale, të cilën ne po përgatisim intensivisht, së bashku me dy kuratorët tanë Övül Ö. Durmuşoğlu dhe Joanna Warsza.

Edicioni i ardhshëm nuk do të shtyhet dhe do të zhvillohet pavarësisht dhe brenda rrethanave aktuale, në tre qytete: Prizren, Prishtinë dhe Pejë. Prizreni do të mbetet bërthama e Bienales, ndërsa instalime dhe ndërhyrje shtesë do të ndodhin edhe në Prishtinë dhe Pejë.
 
Datat për edicionin e tretë të Autostrada Biennale janë: 17 korrik - 11 shtator 2021.
 
Autostrada Biennale filloi nga vendlindja e saj, Prizreni, në vitin 2014 (edicioni i parë në 2017) themeluar nga një ndjenjë e mungesës dhe nevojës për më shumë shkëmbim kulturor në rajon, si dhe për hapje ndaj botës. Ajo u formësua si një pikë lidhëse dhe si një rrugë në hartën e Ballkanit Perëndimor.
Pandemia na ka bërë që t’a rimendojmë modelin e bienales dhe për këtë ne jemi shumë entuziastë për t’i zgjeruar aktivitetet tona në tre qytete, duke punuar kështu edhe më tej me identitetin tonë: shumë lokal dhe shumë të ndërlidhur.
 
“Edicioni i ardhshëm i Autostrada Biennale do të bazohet në një model infrastrukture, formë të “takimit të verbër” midis interesave, dëshirave dhe shpresave paralele" shkruajnë Övül Ö. Durmuşoğlu dhe Joanna Warsza. “Ne shpresojmë t’a përforcojmë rolin e bienales përmes ndërtimit të një infrastrukture të butë në Kosovë, duke mbështetur kështu komunitetin si dhe solidaritetin translokal në kohë të izolimit të dyfishtë.”

Edicioni i ardhshëm i Autostrada Biennale do të paraqitet në formë analoge dhe digjitale të infrastrukturës së butë, me art, performanca, pjesë bisedash, lexime, skulptura dhe forma të tjera të artit dhe jetës në verën e 2021.

Shihemi vitin e ardhshëm për të ndarë vizionet krijuese dhe frymëzuese të artistëve dhe kuratorëve nga Kosova, rajoni dhe më gjerë.
 
Ndërkohë ju urojmë pushime të qeta dhe një 2021 befasues dhe emocionues!
 
Autostrada Biennale edicioni i tretë dhe i gjithë programi Pre-Biennale është duke u përkrahur nga Zyra Zvicrane për Bashkëpunim dhe Zhvillim në Prishtinë, Fondacioni Europian për Kulturë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komuna e Prizrenit dhe Komuna e Prishtinës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)