25 Prill 2024

Autostrada Biennale publikon artistët pjesëmarës në edicionin e parë të saj

Prizren, 22 korrik - Bienalja Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor “Autostrada Biennale” ka publikuar emrat e artistëve të përzgjedhur nga kuratori, Manray HSU.
 
Tema “E ardhmja e kufijve”, është zgjedhur për edicionin e parë, për të adresuar me guxim nocionet e kufijve të dukshëm dhe të padukshëm, dhe për të përcjellë mesazhin e domosdoshmërisë për të qenë një shoqëri më e jetueshme kolektive.  

“E ardhmja e kufijve” ka për qëllim që t’i trajtojë dukuritë që ekzistojnë brenda kufijve të dukshëm  dhe të padukshëm të shoqërisë dhe individit. Duke qenë se gjuhët dhe kulturat e ndryshme ndikojnë në format e sjelljes së individit, roli kryesor i artit është që t’i adresojë diversitetet dhe t’i identifikojë burimet e bllokimeve të ndryshme shoqërore në mënyrë që të hapë rrugë për një jetë më të përbashkët kolektive duke i zbutur polarizimet shoqërore.

Sipas organizatorëve, edicioni i parë i Autostrada Biennale do të përdorë hapësirat e mrekullueshme historike të Prizrenit në përputhje me temat dhe format e zhvilluara në veprat e artit. Stacioni i autobusëve dhe hapësira përreth do të fokusohen në çështjet e lëvizshmërisë, migrimit, kufijve kombëtarë dhe etnikë.

Të përhapura në qendër të qytetit do të jenë disa vepra lidhur me jetën e qytetit, historinë dhe diversitetin kulturor. Përgjatë lumit Lumbardhi në zonën e Marashit, në kodra dhe kala, do të gjenden vepra lidhur me gërmadhat, mjediset njerëzore-natyrore dhe hapësirën kohore përtej kufijve njerëzorë. Përderisa pozicionet e ndryshme të artistëve vështirë se mund të kufizohen në vendosjen e thjeshtë hapësinore në qytet, ato janë aty poashtu për të ndihmuar në ripërcaktimin e topografisë së Prizrenit nëpërmjet ndërveprimit me vizitorët.

Ekspozita ndërkombëtare do të hapet më 19 Gusht me performancë dhe evente dhe do të vazhdojë me organizimin e konferencës dhe puntorive tre ditore nga 20 deri 22 gusht.

Përderisa lista e plotë e artistëve do të publikohet para hapjes së bienales, artistët e mëposhtëm po përgatisin prezantimin e tyre në Prizren: Alketa Xhafa Mripa (Kosovë / Britani) Doruntina Kastrati (Kosovë) Ella Raidel (Austri) Ettore Favini (Itali) HSU Chia ëei (Tajvan) Ibro Hasanović (Bosnja dhe Hercegovinë) Libia Castro (Spanjë), Olafur Olafsson (Islandë) Oliver Ressler (Austri) OPA - Obsessive Possessive Aggression (Maqedoni) Rena Rädle (Gjermani), Vladan Jeremić (Serbi) Sead Kazanxhiu (Shqipëri) Stefano Romano, Martina Dierico, Guido Affini (Itali) Valentina Bionizzi (Itali) Yannick Dauby (Francë) YANG Shun-fa (Tajvan) .

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)