24 Prill 2024

Asociacioni i Artistëve Vizual të Kosovës sjell ekspozitën vjetore

Prishtinë, 26 nëntor - Asociacioni i Artistëve Vizual të Kosovës organizon ekspozitën vjetore e cila do të hapet sot dhe do të mbahet në Galerinë e Fakultetit të arteve në Prishtinë.

Kjo ekspozitë shpërfaq vepra nga fusha e pikturës, skulpturës, grafikës, dizajnit grafik, fotografisë artistike, vizatimit etj, duke filluar nga fryma e introduktit real, ekspresiv, sureal, abstrakt, e deri te trendët më aktuale të artit konceptual.

Në këtë ekspozitë do të shfaqen punët më të spikatura nga artist të tre brezave, që aktivisht pa asnjë ndërprerje, janë aktiv me veprat e tyre në shumë manifestime artistike të artistëve pamor, si në ato kombëtare po ashtu edhe në ato ndërkombëtare.

Asociacioni i Artistëve Vizual të Kosovës është organizatë joqeveritare, jo-profitabile dhe profesionale, në të cilën në bazë vullnetare, janë bashkuar shoqatat regjionale të artit vizual të Republikës së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)