29 Mars 2024

ASK publikon “Statistikat e Kulturës” për vitin 2019

Prishtinë, 16 tetor - Ky publikim ofron të dhëna statistikore lidhur me aktivitetet e teatrove, shtëpive të kulturës, galerive, muzeve, bibliotekave, kinemave, baletit, filarmonisë, ansamblit dhe qendrës kulturore për fëmijë.  

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, rezulton se numri i shfaqjeve në Teatrin Kombëtar në Prishtinë ishte 118 shfaqje teatrale dhe reprizë, ndërsa kishte 14 548 shikues; numri i shfaqjeve të realizuara në Teatrin e Fëmijëve “Dodona” ishte 132 shfaqje teatrale dhe reprizë, me 12 673 shikues; numri i shfaqjeve të realizuara në Teatrin “Oda” ishte 44 shfaqje teatrale dhe reprizë, me 15 013 shikues. 

Në galeritë e arteve janë realizuar 28 ekspozita me 24 720 vizitorë. 

Në Kinemanë “ABC” janë shfaqur 52 filma, të gjithë filma të huaj, me një numër shikuesish prej 7 201; në Kinemanë “Cineplexx” janë shfaqur 122 filma, prej tyre 8 filma vendorë dhe 114 filma të huaj, dhe numri i shikuesve ishte 382 445; në Kinemanë “Doku-Kino dhe DokuFest” janë shfaqur 352 filma, prej tyre 30 filma vendorë dhe 322 filma të huaj, ndërsa numri i shikuesve ishte 39 000; në Kinemanë “Jusuf Gërvalla” janë shfaqur 128 filma, prej tyre 10 filma vendorë dhe 118 filma të huaj, ndërsa numri i shikuesve ishte 10 069.

Ndërkaq, përsa i përket fondit të librave në biblioteka, rezulton se janë 1 692 552 libra nëpër bilbioteka, kurse numri i lexuesve ishte 83 942. 

Numri i muzeve dhe shtëpive muze ishte 79, ndërsa numri i vizitorëve ishte 99 630. 

Për më shumë informata, lidhur me “Statistikat e Kulturës” për vitin 2019, vizitoni: https://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/sociale/kultura-dhe-sporti



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)