04 Mars 2021

Artistët kosovarë po e prezantojnë me sukses kulturën tonë jashtë shtetit

Prishtinë, 12 qershor - Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 21 vjetorit të Ditës së Çlirimit të Kosovës, Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, takoi aktoren Adriana Matoshi, e cila së fundi është shpërblyer me çmim si aktorja më e mirë në Festivalin e Francës “See A Paris”, për rolin e saj në filmin “Nëntori i Ftohtë”.

Ministrja Dumoshi tha se është krenari dhe lajm i mirë që kemi aktore kaq të talentuara si Adriana. Ajo i shprehu mirënjohjen për kontributin që aktorja po jep në promovimin e kulturës tonë dhe në shenjë falënderimi ministrja i ndau si dhuratë një okarinë.

“Dua t'i përkrah maksimalisht aktorët dhe ata që realizojnë dhe promovojnë vlerat tona të mirëfillta kulturore. Tashmë është një fakt i ditur se filmi po tregon sukses në arenën ndërkombëtare krahas sportit. Kësisoj, në nivel shtetëror nëse e vlerësojmë, pa dyshim se prezantimi i kulturës tonë po realizohet nëpërmjet filmit”, tha mes tjerash ministrja.

Ndërkaq aktorja Matoshi e falënderoi ministren për takimin dhe vlerësimin e bërë. Ajo tha se Kosova ka kuadro dhe di të bëj filma të mirë. Ajo foli për përvojat e veta, për filmat në të cilët është angazhuar dhe se po punon maksimalisht të përçojë mesazhe që edhe ne si vend kemi talente e profesionistë edhe në kinematografi.

Ministrja Dumoshi në fund vlerësoi se pjesëmarrja dhe prezantimi i artistëve tanë në festivale ndërkombëtare, në rastin konkret në Francë, tregon për bashkëpunimin që kanë dy vendet në kulturë.

“Dua të falënderoj Ambasadën e Francës në Kosovë dhe përmes saj qeverinë dhe popullin francez për tërë kontributin e tyre ndaj vendit tonë, sidomos në fushat që ka në përgjegjësi MKRS-ja në shumë projekte konkrete që kanë qenë në interesin e përbashkët”, tha ministrja.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Mars 2021

 - Guvernatori i BQK-së Femi Mehmeti takohet me përfaqësuesit e bankave. (Ndërtesa e BQK-së, ora 10:00 - mediat mund te marrin pamje)

- Oda e Mjekëve të Kosovës ndan mirënjohje për mjekët në pension dhe për institucionet shëndetësore që kanë kontribuar në luftën kundër Covid-19. (Amfiteatri i Telemjekësisë në QKUK, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat u mbajtën më 14 shkurt 2021. (selia e KQZ-se, ora 11:00) 

- Me rastin e ndarjes nga jeta të Enver Krasniqi, Prokuror i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, sistemi prokurorial organizon mbledhje komemorative. (Amfiteatri i ndërtesës të ish-Rilindjes, ora 11:00)

- Guvernatori i BQK-së Femi Mehmeti takohet me shoqatat e bizneseve. (Ndërtesa e BQK-së, ora 14:00 - mediat mund te marrin pamje)

- Dogana e Kosovës organizon konferencë për shtyp ku do të paraqiten rezultatet e doganës gjatë dy muajt e parë të vitit 2021 dhe luftimi i kontrabandës dhe informalitetit në muajt e fundit. (Drejtoria e doganës në lagjjen Emshir, ora 14:00)   

- Guvernatori i BQK-së Femi Mehmeti mban konferencë për media. (Ndërtesa e BQK-së, ora 15:00)