29 Mars 2024

Arben Zharku zgjedhet anëtar o bordit të European Film Promotion

Prishtinë, 21 maj - Sot në mbledhjen e fundit të EFP të mbajtur në Kanë, drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës Arben Zharku është zgjedhur anëtar i bordit të drejtorëve të institucionit prestigjioz të filmit - European Film Promotion (EFP).

European Film Promotion (EFP) është një rrjet ndërkombëtar unik i 38 agjencive kombëtare të promovimit të filmave nga e gjithë Evropa që përfaqësojnë filmat dhe talentin e tyre kombëtar jashtë vendit.

Me flamurin e EFP-së, këto organizata anëtare vijnë së bashku për të promovuar diversitetin dhe frymën e kinemasë, talentin evropian në festivalet dhe tregjet kryesore filmike ndërkombëtare, e veçanërisht jashtë Europës. EFP mbështetet financiarisht nga Programi Creative Europe - MEDIA e Bashkimit Evropian dhe nga organizatat e saj anëtare.

 “Eshtë nder dhe privilegj të jem pjesë e vendimmarrjes së këtij institucion kaq prestigjioz europian. Do të jap maksimumin në promovimin e filmit europian dhe veçanarisht të atij regjional."

"Si shteti me i ri europian është kënaqesi e madhe që Kosova merr këtë përkrahje të fuqishme europiane.” U shpreh Z. Zharku në rastin e bërjes publike të zgjedhjes së bordit të ri të EFP-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)