25 Prill 2024

Arben Zharku emërohet drejtor i Qendrës Kinematografike të Kosovës

Prishtinë, 16 shkurt - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit z. Kujtim Gashi ka emëruar Arben Zharkun në pozitën e drejtorit të Qendrës Kinematografike të Kosovës.

Mandati i drejtorit është katërvjeçar dhe ky është mandati i dytë për Arben Zharkun.

Arben Zharku rreth këtij vendimit u shpreh: “Për katër vite që kam qenë në pozitën e drejtorit në QKK, kam punuar me përkushtim dhe pasion maksimal dhe besoj që do të mund të kontribuoj edhe më shumë në katër vitet e ardhshme, ku përveç tjerash, do të fokusohem në adaptimin e legjislacionit të Kosovës me shtetet e Bashkimit Evropian, angazhimin për futjen në funksion të Rregullores për Lehtësirat Financiare, lobimin për anëtarësimin e Kosovës në Eurimages dhe në Media Program etj.”

  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)