17 Shtator 2019

Aprovohet lista e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme

Prishtinë, 10 tetor - Ministrit i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) Kujtim Gashi, sot ka nënshkruar Vendimin për aprovimin e Listës së Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme me 1595 asete, të cilat do t’i nënshtrohen masave dhe regjimit mbrojtës sipas Ligjit për Trashëgiminë Kulturore.

Këtë vit, janë propozuar, shqyrtuar dhe aprovuar edhe mjaft propozime të reja të objekteve të cilat bartin në vete ngjarje, momente e periudha të rëndësishme nga historia, kujtesa kolektive e zhvillimit urban, social, tregtar dhe infrastrukturor të vendit të gjitha këto dhe jo vetëm, vlera të pakontestueshme që duhen ruajtur, mbrojtur dhe promovuar.

Disa nga këto asete, të cilat janë përfshirë këtë vit si propozime të reja në Listën e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme janë: Shtëpia e lindjes e Adem Demaçit, Shtëpia e Adem Demaçit, Qendra Tregtare Gërmia - Prishtinë, Selia e Shtabit të Brigadës 121 Komandant Kumanova, Kompleksi Memorial Mujë Krasniqi, Shtëpia Muze e Fadil Vatës, Shtëpia e Kulturës në Runik dhe disa objekte të tjera të cilat tashmë gëzojnë status të ndërtesave/aseteve të mbrojtura sipas Ligjit për Trashëgimi Kulturore. 

MKRS dhe institucionet e trashëgimisë kulturore, do të jenë maksimalisht të angazhuara në të gjitha fazat e realizimit të plotë të mandatit të tyre për të zbatuar masat, obligimet dhe standardet profesionale të ruajtjes dhe mbrojtjes së vlerave tona të trashëgimisë kulturore.

“Dua të falënderoj të gjitha palët e angazhuara, në çfarëdo forme, në debatin dhe procedurat tjera të aprovimit të listës, si zërat e opinionit publik, ekspertët e jashtëm, personat fizik të përfshirë në cilësi të ndryshme, institucionet lokale dhe institucionet, profesionistët dhe komisionet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për përmbylljen me sukses të këtij procesi” ka thënë mes tjerash ministri Kujtim Gashi, pas nënshkrimit të listës.

“Dua të falënderoj të gjitha palët e angazhuara, në çfarëdo forme, në debatin dhe procedurat tjera të aprovimit të listës, si zërat e opinionit publik, ekspertët e jashtëm, personat fizik të përfshirë në cilësi të ndryshme, institucionet lokale dhe institucionet, profesionistët dhe komisionet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për përmbylljen me sukses të këtij procesi” ka thënë mes tjerash ministri Kujtim Gashi, pas nënshkrimit të listës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 shtator 2019 - Mbahet dita e dytë e  konferencës më të madhe për zhvillimin e qëndrueshëm në rajon më temë 'Energjia për tv ardhmen'. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Komuna e Gjilanit bën homazhe në 20-vjetorin e rivarrimit të dëshmorëve të kombit. (Kodra e Dëshmorëve në Gjilan, 10:00)

- Komuna e Rahovecit mban mbledhjen e nëntë te rregullt te Komiteti për Politik dhe Financa. (Rahovec, ora 10:00)  

- Me rastin e vdekjes së veprimtarit të shquar romë, Nexhip Menekshe do të mbahet mbledhje komemorative për të kujtuar veprimtarin e pasur të së ndjerit si: dramaturg, gazetar, poet dhe arsimtar të gjuhës rome. (Shtepia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, ora 11:00)

-  Lëvizja Fol organizon diskutimin e radhës në kuadër të Forumit Fol Hapur me kandidatin e Vetëvendosjes për Kryeministër, Albin Kurti. (Zyrat e Lëvizjes FOL,  ora 11:00)

- Ambasada Hungareze në Prishtinë bën prezantimin e programit për Javët e Kulturës Hungareze, të shoqëruar me nga një gotë verë, dhe biseda joformale me gazetarët. (Ambasada e Hungarisë, rr. Arben Xheladini 157 në Prishtinë, ora: 13:30)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që do të mbahen më 6 tetor 2019. (Ndërtesa e KQZ-së, kati 4, ora 16:00)   

- Komuna e Gjilanit shënonë 20-vjetorin e rivarrimit të dëshmorëve të kombit. (Teatri i qytetit në Gjilan, 16:00)