25 Prill 2024

Ansamblet e Gjilanit, Kumanovës e Preshevës, performuan për nder të 12-vjetorit të pavarësisë

Gjilan, 16 shkurt -Në vazhdën e aktiviteteve në shënim të 12-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në Gjilan është mbajtur Festivali i këngëve dhe valleve “Gjilani Fest 2020”, aktivitet ky i organizuar nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Para publikut gjilanas, të dielën kanë performuar, Ansambli Gjilani, Ansambli Bajram Shabani nga Kumanova dhe Ansambli Presheva, nga ky qytet i Kosovës Lindore.

Deniza Limani, drejtoreshë e Kutlturës në Gjilan, në emër të Lutfi Hazirit, e ka shpall të hapur këtë Festival, duke thënë se kjo komunë ka qenë gjithmonë qendër e kulturës, por që ky epitet është vulosur në vitet e fundit.

“Faleminderit Anasambleve për vlerat kulturore që po na japin në vigjilje të 12-vjetorit të shpalljes së Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, datë kjo, ndër më të rëndësishmet historikisht për shqiptarët. Në këtë ditë i kujtojmë dhe kurrë nuk i harrojmë ata që me gjakun e tyre e njomën lirinë e pavarësinë e Kosovës, dëshmorët, heronjtë e martirët e kombit, të cilëve u takon lavdia”, ka thënë Limani.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)