18 Prill 2024

Angelina Jolie e urren festën e Shën Valentinit

SHBA, 6 shkurt - Aktorja e Hollywoodit, Angelina Jolie, nuk është fanse e Shën Valentinit, ditës së të dashuruarve. Burime të afërta me aktoren, e cila së fundi spekulohet se është ndarë me partnerin e saj Brad Pitt pas pesë vitesh së bashku, refuzon ta festojë 14 shkurtin për shkak se i urren të gjitha ato gjërat \'romantike\' të lidhura me këtë festë.

\"Ajo e urren këtë. Angie gjithmonë i ka kuptuar zemrat dhe lulet si shije jo e këndshme dhe asgjë tjetër përveç gjëra romantike. Brad në anën tjetër është i çmendur pas gjithë atyre, por ai është nën kushte të ashpra për të mos e bezdisur atë. Angie mund të jetë romantike, por pa e tepruar\", ka thënë burimi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)