20 Korrik 2019

Ambasadorja e Vullnetit të Mirë, folëse kryesore në Samitin Botëror Rinor

Prishtinë, 26 prill - Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosoven në IHRC ka udhëtuar sot për në Qipron Veriore ku është ftuar si folëse kryesore në edicionin e parë të  Samitit Botëror Rinor që zhvillon punimet në qytetin e Kyrenia-s.

Fjalimi i Ambasadores Shala në këtë samit do të ketë në fokus historinë e rinisë kosovare, të kaluarën dhe të tashmën - sfidat në arsimim dhe barazinë gjinore.

Ndër të tjera në këtë samit do të diskutohet edhe mbi arsimimin me përgjegjësi gjinore për një zhvillim të qëndrueshëm.

Edicioni i parë i Samitit Botëror Rinor ka mbledhur rreth 60 shtete të ndryshme botërore me rreth 200 pjesëmarrës të cilët do të diskutojnë mbi temat e përcaktuara.

Pjesë e këtij samiti si folës do të jetë edhe Guvernatori i Kyrenia-s, Ministri i Kulturës dhe Sportit të Liberisë, dhe diplomat të tjerë ndërkombëtar.

Përvec fjalimit kryesor, Ambasadorja Shala në këtë samit do të prezantoj edhe një nga veshjet tona kombëtare me kërkesë të organizatorëve, për tu njohur më shumë edhe me një pjesë të kulturës së vendit tonë.

Samiti nisë punimet sonte, ndërsa fjalimi i Ambasadores Shala do jetë nesër, dhe do të publikohet në faqen zyrtare të saj ne facebook.

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 korrik 2019

- Në kuadër të aktiviteteve "Ditët e Diasporës 2019"  Komuna e Deçanit në bashkëpunim më Grupi Lokal i Veprimit “Gjeravica“, organizojnë aktivitetin tradicional “Dita e Qethjes së Deleve, 2019‘’. (Bjeshkët e Strellcit , të ‘’Stanët e Shalës‘’, ora 10:00)

- Lëvizja mban konferencë për media në të cilën flasin Kryetari Albin Kurti dhe nënkryetari Besnik Bislimi. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes se edicionit te parë të Prishtina Gastronomy Festival. (Sheshi “Adem Jashari” në Prishtinë, ora 12:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes zyrtare të pikës kufitare Restelicë-Strezomir. (Pika kufitare Restelicë - Strezomir, ora 12:00)

- Behët zbulimi i pllakës së përkujtimit të Betimit të Brigadës 131 dhe promovimi i dokumentarit të historikut të Brigadës 131 të UÇK-së. (Fshati Baran, ora 18:00)