19 Prill 2024

Ambasadorët e rinj, projekt që po sjell ndryshime në komunitet

Prishtinë, 1 nëntor - Projekti Ambasadorët e Rinj, që FIQ po realizon momentalisht në Viti dhe Kaçanik, ka mbledhë rreth vetes 10 ambasadorë të rinj, të cilët po mobilizojnë 10 grupe joformale, brenda të cilave grupe ka numër të konsiderueshëm të rinjësh, që po ndërmarrin aktivitete praktike në këto komuna.

Disa nga idetë e realizuara nga dhjetë grupet joformale përfshijnë furnizimin me libra të bibliotekës së Kaçanikut, përmirësimin e ndriçimit në Gjimnazin “Skënderbeu”, ulëse në stacionin e autobusëve, promovimin e leximit nëpërmjet mini-bibliotekës dhe ndarjes së librave, riparimin e ulëseve në parkun e qytetit si dhe ndriçimin në gjimnaz. 

Po ashtu, në Viti gjatë kësaj jave janë promovuar “Lojëra për fëmijë” në fshatin Sllatinë e Poshtme, “ulëse dhe shporta” për shkollën e fshatit Terstenik projekte të realizuara nga grupet joformale që vijnë nga këto fshatra.

Gjatë këtij muaji pritet të promovohen, “mini-biblioteka” në Pozheran, “shporta recikluese” për gjimnazin e Vitisë, “ulëse në stacionin e autobusëve” dhe “parking për biçikleta” në qytetin e Vitisë.

Fuqizimi i komuniteteve, në këtë rast i të rinjëve, përmes grupeve joformale, është synimi kryesor i projektit “Ambasadorët e Rinj”.

Projekti ka filluar në Maj 2017 dhe kjo fazë do të vazhdoj deri në Dhjetor, ku do të bëhet paraqitja e të gjitha ideve të realizuara.

Si rrjedhojë e suksesit të projektit në këto komuna, në fazën tjetër, FIQ do të zgjeroj projektin në gjithë Kosovën  nëpërmjet platformës “Ambasadorët e Rinj” e cila do të jetë e hapur për vullnetarët e të gjitha komunave pa përjashtim, të cilët dëshirojnë të zhvillojnë projekte inovative për zgjidhje të problemeve në komunitetet e tyre në këto fusha:  Sport, Kulturë dhe Art, Gazetari dhe Inovacion.

Kjo platformë do të zhvillohet nga 5 Ambasadorët e zgjedhur  të cilët do të jenë përgjegjës për zgjedhjen e ideve, mbështetjen dhe monitorimin e tyre.

Objektivat e projektit Ambasadorët e Rinj janë: fuqizimi i kapaciteteve të grupeve joformale të të rinjve dhe  ofrimi i mundësisë që të rinjtë të bëhen kontribues efektiv në zhvillimin e qëndrueshëm socio-ekonomik në komunitetet e tyre nëpërmjet aktivizmit qytetar.

Ambasadorët e Rinj  kanë përdorur në mënyrë të suksesshme shkathtësitë e fituara gjatë trajnimit për ngritje të kapaciteteve dhe kanë identifikuar grupet joformale, si dhe kanë qenë vet ata “pronar” të projektit, duke zgjedhur dhe monitoruar vet grantet e vogla për aktivitete të përbashkëta në komunitet.

 Dhjetë grupe joformale në të  dyja komunat kanë përdorur në mënyrë të suksesshme  shkathtësitë e fituara gjatë trajnimit; informimin, mobilizim të resurseve lokale, ngritje të fondeve, dhe implementim të aktiviteteve. Rreth 100 të rinjë të këtyre komunave janë përfshirë në projekt në mënyrë direkte apo jodirekte.

Në këtë projekt janë aktivizuar 10 grupe joformale ku gjatë implementimit të ideve kanë organizuar aktivitete si: takime me të rinjë, prezantime në shkolla, takime me udhëheqës komunal, takime me biznese për ngritje të fondeve,  takime me shkrimtarë dhe organizim të aktiviteteve të përbashkëta.

Nëpërmjet punës me të rinjtë, FIQ synon që të vë në pah potencialin e tyre, të drejtojë energjinë e tyre drejt ndryshimeve në vend dhe t’i bëjë të rinjtë të ndihen aktiv dhe produktiv në komunitetet e tyre.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)