25 Prill 2024

Ambasadorët e rinj behën akter vendimmarrës në projekte komunitare

Prishtinë, 12 dhjetor - Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) organizoi simpoziumin “Ambasadorët e Rinj” me qëllim të përmbylljes së aktiviteteve të ambasadorëve të rinj nga Komuna e Vitisë dhe Kaçanikut.

Pjesëmarrësit u njoftuan më shumë me punën e 10 grupeve joformale dhe aktivitetet të cilat bashkë me ambasadorët i kanë implementuar në komunitet. Ky event shënoi punën dhe suksesin e më shumë se 100 të rinjve të përfshirë në këtë projekt.

Disa nga projektet e realizuara këtë vit janë: furnizimi i biblotekës me libra, minibibloteka të hapura në të dyja komunat, ulëse në stacionat e autobusëve, ndriçimi i shkollës së mesme “Skënderbeu” në Kaçanik dhe ide të tjera të zgjedhura nga vetë ambasadorët.

Gjatë programit, dy ambasadorë të rinj nga komuna e Vitisë dhe Kaçanikut shkëmbyen përvojën e tyre përgjatë projektit.

“Ka qenë një përvojë e cila na ka përgatitur për shkathtësi që na duhen nëpërmjet trajnimeve që kemi mbajtuar, e pastaj, me vullnetin dhe energjinë tonë kemi arritur që këto mësime t’i aplikojmë me projektet në komunë bashkë me grupet joformale që aplikuan për këto projekte” tha Bleona Shehu, ambasadore e të rinjve nga Komuna e Kaçanikut.

Po ashtu, në simpozium foli edhe Lavdim Emini, njëri nga ambasadorët e rinj nga Komuna e Vitisë. Ai shprehi falenderim ndaj komunitetit, organizatorëve pasi që kjo përvojë solli shumë mësime të reja për të por edhe për të rinjtë e tjerë nga komuna e Vitisë që u përfshinë në këtë projekt.

Me projektin Ambasadorët e rinj, të rinjtë u bën akter vendimmarrës në projekte komunitare që vijnë nga grupet joformale, pikërisht nga vendet që ambasadorët e rinj përfaqësojnë. Pra, ambasadoret janë vet ata që vendosin për projektet më të nevojshme për komunitetin e tyre dhe grupet joformale janë ato që realizojnë këto projekte.

 Dajana Berisha, drejtore në FIQ tha se nëpërmjet këtij projekti është jetësuar koncepti i FIQ për rëndësinë e vullnetarizmit, nëpërmjet një qasje inovative atë të forcimit të kapaciteteve vendim marrëse të të rinjëve.

“Ambasadorët e rinj i kanë dhuruar FIQ-it dhe komunave, kohën, aftësitë, këshilla, eksperienca, shoqëri, vizion për komunën dhe mbi të gjitha inspirim. Pasioni i të rinjve për të rregulluar gjërat në komunat respektive nuk mund të bazohet në asnjë vlerë monetare dhe kjo është vlerë” shtoi znj. Berisha.

Çlirim Sheremeti, vullnetar, i cili filloi të merrej me aktivitete që nga një moshë shumë e re e sot drejton organizatën e tij foli për punën vullnetare nga perspektiva e një të riu vullnetar. Ai tha se puna vullnetare ofron aftësim dhe shumë mundësi për të rinjtë për të sjellë ndryshim në shoqëri.

Komuna e Kaçanikut ishte bashkëpunëtore në këtë projekt duke bashkëfinancuar projektet për këtë  komunë. Poashtu, të rinjtë e përfshirë në projekt arritën të ngrisin rreth 1000 euro nga mbështjetja që morën nga bizneset vendore.

Në fund të simpoziumit, u mbajt një ekspozitë ku grupet joformale prezentuan përvojat e tyre me të pranishmit. Me punën e tyre ambasadorët e rinj kanë vendosur standartin e duhur se si duhet ndihmuar komuniteti. Kjo kontribuon në instalimin e qytetarisë aktive për t’u angazhuar vazhdmisht.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)