16 Korrik 2020

Ambasada Hungareze dhe Jahjaga Foundation shfaqin filmin "Aurora Borealis"

Prishtinë, 26 nëntor - Në kuadër të javës së filmave hungarezë që organizohet nga Ambasada Hungareze në Prishtinë, Jahjaga Foundation në bashkëpunim me Ambasadën do të shfaqë filmin "Aurora Borealis" të regjisores hungareze Márta Mészáros.

Filmi trajton përjetimet e një gruaje të mbijetuar të dhunës seksuale në vitet 50, si dhe sfidat me të cilat përballen ajo dhe familja e saj si pasojë.

Filmi do të pasohet nga një panel diskutimi ku do të flasim për përshtypjet për filmin si dhe për dhunën seksuale në kontekstin e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 Korrik 2020

- Kuvendi i Komunës së Prizrenit do të mbajë mbledhjen e jashtëzakonshme lidhur me miratimin e deklaratës politike në mbështetje të riafirmimit të vlerave të UÇK-së dhe Shtetit të Kosovës. (Shtëpia e kulturës "Xhemajli Berisha", ora 10:00)

- Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi bashkë me inspektorët e tregut do të vizitojë disa operator ekonomik për të parë nga afër zbatueshmërinë e masave anti COVID-19. (MTI, ora 10:45)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, viziton Komunën e Fushë Kosovës ku do te takohet me kryetarin Burim Berisha. (Ndërtesa e komunës, ora 11:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, do të vizitojë Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. (Objekti i AKSP-së në Vushtrri, ora 11:00)

- ADMOVERE e të mbështetur nga KFOS publikon promovimin e raportit "Sfidat e Komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë gjatë pandemisë Covid-19". (Zyret e ADMOVERE-s në Ulpianë, ora 11:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe kryetari i Komunës se Fushë Kosovës Burim Berisha vizitojn lokacionin e Muzeut të Natyrës tek Pishat, mbi fshatin Bardh i Madh. (Bardh i Madh, ora 12:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes së Qendrës për Edukim dhe Kulturë “Libart” dhe “Bibliotekës Qarkulluese”. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, Lagjja “Dardania”, ora 15:30)

- Mbahet dëgjimi publik për buxhetin e vitit 2021 për banorët e lagjeve I, II,II,IV dhe V të qytetit të Rahovecit. (objekti i Shkollës së Mesme të Lartë “Xhelal Hajda-Toni”,  ora 19:00)