14 Dhjetor 2018

Ambasada Britanike, MKK dhe BE, financojnë dy projekte në Klinë

Klinë, 10 janar - Në Komunën e Klinës, do të realizohen dy projekte të rëndësishme. Njëri prej tyre ka të bëjë me rregullimin e rrugës deri te Manastiri i Budisalcit dhe projekti tjetër ka të bëjë me kthimin dhe integrimin e personave të zhvendosur.

Sot, kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, është takuar me zyrtarët e IOM-it, që implementon këto dy projekteve.

“Komuna e Klinës është e gatshme të ofrojë gjithë potencialin e nevojshëm në realizimin e këtyre dy projekteve. Çdo projekt është i rëndësishëm dhe ne shprehim gatishmërinë tonë për të ndihmuar në këtë drejtim”, ka thënë me këtë rast, kryetari Elezaj.

Ai është njoftuar nga afër me projektet në fjale të cilat do të fillojnë të realizohen gjatë këtij muaji.

Projekti për asfaltimin e rrugës 500 metra deri të Manastiri i Budisalcit është financuar nga Ambasada e Britanisë së Madhe me 32 mijë euro dhe Ministria për Komunitete dhe Kthim me 8 mijë euro. FSK-ja, do të bëjë rregullimin, trasimin dhe shtruarjen e rrugës me zhavorr ndërsa firma e kontraktuar do të bëjë asfaltimin e saj.

Projekti i dytë që financohet nga Bashkimi Evropian dhe MKK-ja, ka të bëjë me kthimin dhe integrimin e personave të zhvendosur nga Kosova, faza e 5.

Këtu parashikohet ndihma në kthim dhe integrim të komuniteteve të zhvendosur, serbë, ashkali, egjiptianë dhe romë që dëshirojnë të kthehen në Kosovë.

Projekti do të zgjasë 42 muaj dhe përfshin, rindërtimin e shtëpive dhe asistencë në gjenerimin e të hyrave për familjet që kthehen. 

Ky veprim do të kontribuojë në një shoqëri multietnike stabile në Kosovë duke mundësuar kushte jetësore të qëndrueshme dhe integrim të personave të zhvendosur në shoqërinë kosovare, duke përfshirë personat e zhvendosur brenda vendit dhe rajon.

Aktorët kyç janë MKK-ja, Zyra Kthimit në Klinë, Grupet Punuese Komunale, organizatat lokale ndërkombëtare dhe Agjencionet e Kombeve të Bashkuara.​

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 14 dhjetor 2018

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)  

- Në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit 2018” mbahet turneu kundër Korrupsion “Kosova Open 2018”. (Kino “Armata”,  ora 10:00)

- Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë në bashkëpunim me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës organizojnë tryezën "Roli i medias dhe shoqërisë civile në luftimin e korrupsionit". (Swiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- Në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit 2018” mbahet tryeza me temë "Lufta Kundër Korrupsionit në Ballkan. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Në kuadër të Javës Kundër Korrupsion, Demokraci Plus organizon debatin publik në lidhje me gjetjet e monitorimit të prokurimit publik në Komunën e Prishtinës. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Let's Do It organizon aksion pastrimi në Plemetin të Obiliqt në kuadër të Fushatës "Ta Pastrojmë Kosovën". (Plemetin, ora 11:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe Qendra Tregtare "Plus Center “ organizon hapjen e ekspozimit dhe promovimit të prodhimeve vendore në kuadër të “Javëve të Biznesit Kosovar 2018” me moto: Unë Konsumoj Produkte Vendore, Po JU?. (Objekti i Qendrës Tregtare "Plus Center“ ne Ferizaj, ora 12:00)

- Koalicioni i OJQ-ve “Java Kundër Korrupsionit 2018” do të mbajë ngjarjen përmbyllëse të “Javës Kundër Korrupsionit 2018”, ku do të jenë prezent Ambasadorët e Shteteve Anëtare të QUINT, BE dhe Koalicioni i OJQ-ve. (Përpara Teatrit Kombëtar, ora 15:00)

- Fondi për të Drejten Humanitare organizon ligjëratën publike “Sot, 20 vite më parë: Rasti Panda”. (Qendra e Dokumentimit në bibliotekën Hivzi Sulejmani, rruga “Sadik Bekteshi” nr 16, ora 16:30)

- Federata Kosovare e Atletikës organizon manifestimin sportiv të atletikës "Laureatët e vitit – Gala Athletics2018”. (Miracle Beni Dona, Zona Industriale, ora 18:30)

- Shfaqet drama jokonvencionale e Mark Ravenhill lidhur me dy vëllezër identikë të cilët ritakohen pasi që janë rritur ndarazi më Gjermaninë lindore dhe perëndimore. (Ambienti i fondacionit “Shtatëmbëdhjetë”, rruga e Muzeu Etnologjik, ora 20:00)