29 Mars 2024

Aguilera: Krenare që jam një divë në botën e muzikës

SHBA, 15 qershor - Shitjet e albumit të fundit nuk po shkojnë mirë por Christina Aguilera kërkon ta mbajë moralin lart duke thënë se e ndien veten krenare që është një divë në botën e muzikës.

“Si një dive që jam, nuk jam tipi i femrës e cila mund të tregojë se cfarë njerëzit duhet të bëjnë. Unë kam në mendjen time idetë dhe vizionin tim. Nuk mund të them se jam tip i vështirë. Por unë kam ide që më bëjnë një divë të vërtetë dhe për këtë jam krenare”, shprehet këngëtarja amerikane.

Në intervistën dhënë për “The Sun” ajo shton se lindja e djalit Max që sot është 2 vjec, i ka ndryshuar jetën. “Nuk jam një flutur sociale që ecën në një dhomë apo merr pjesë në një party me biseda të rëndomta”, përfundon Aguilera. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)