20 Prill 2024

70 vjetori i ansamblit të këngëve dhe valleve “Shota” në pulla postare

Prishtinë, 1 nëntor - Posta e Kosovës lëshon të premten në qarkullim emisionin e pullave postare 70 Vjetori i ansamblit të këngëve dhe valleve “Shota’”.

Ansambli kombëtar i këngëve dhe valleve "Shota" fillimisht është formuar si shoqëri amatore në vitin 1948, ndërkaq si ansambël i këngëve dhe valleve më 30 shtator 1950, që e bënte këtë ansambël njërin ndër institucionet e para artistike dhe kulturore në Kosovë.

Edhe pse qëllimi i themelimit të këtij ansambli ishte të ruajë trashëgiminë burimore kulturore në lëmin e këngëve dhe valleve popullore, si dhe të hulumtojë format e reja të përpunimit të artit popullor,  për shkak të politikës diskriminuese ish-jugosllave, më 18 mars 1954 ndërpritet funksionimi i tij.

Me krijimin e kushteve, në mars të vitit 1964, ky ansambël është rithemeluar me emërtimin Ansambli Shtetëror "Shota", i cili luajti një rol të pazëvendësueshëm në ruajtjen, kultivimin dhe zhvillimin e këngëve dhe valleve popullore të Kosovës.

Ansambli “Shota” afirmoi vlera të mirëfillta kulturore kombëtare siç është origjinaliteti i kostumeve, meloditë autentike dhe vallet e veçanta ekzotike, me të cilat ky ansambël është prezantuar në më se 50 shtete të ndryshme të botës, në të gjitha kontinentet.

Nga viti 1994, ansambli funksionon me emërtimin e ri: Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota”.

Filatelia e Postës së Kosovës do të angazhohet që përmes imazheve të pullave postare të afirmojë vlerat  tona kulturore dhe kombëtare.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)