15 Gusht 2018

67 projekte filmike aplikojnë në konkusrin e QKK-së

Prishtinë, 9 maj - Në konkursin e Qendrës Kinematografike të Kosovës për vitin 2018 afati i të cilit është mbyllur me datë 4 maj, kanë aplikuar në kategori 67 projekte filmike në kategori të ndryshme.

17 projekte filmike kanë aplikuar për film të metrazhit të gjatë artistik, për atë dokumentar të gjatë kanë aplikuar 9 projekte, kurse për film të metrazhit të gjatë artistik – koproduksion minor kanë aplikuar 6 projekte filmike dhe në atë të gjatë artistik – debutant kanë aplikuar 5 projekte. Kurse për film të metrazhit të shkurtër artistik kanë aplikuar 17 projekte, dhe në atë të shkurtë të animuar 4 projekte.

Në konkursin për zhvillim të skenarit për film të metrazhit të gjatë kanë aplikuar 8 projekte filmike ndërsa në atë për postproduksion për film të metrazhit 1 aplikues.

Komisioni për verifikimin e dokumentacionit do të shqyrtoj të gjitha projektet aplikuese nëse i plotësojnë kriteret e domosdoshme të konkursit. QKK mëpastaj do të emëroj jurinë vlerësuese dhe vendimi i tyre pritet të ipet në fund të muajit Qershor.

Buxheti i QKK-së për këtë vit pritet të jetë rreth 1 milion euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 15 Gusht 2018 - Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorit do të mbajë konferencë për media lidhur me aprovimin e Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit nga Parlamenti i Kosovës. (Ndërtesa e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës prezanton platformen e re dixhitale në kuadër të transparencës komunale "Kontratat e hapura". (Salla e Kuvendit komunal në objektin e vjetër të Komunës, ora 11:00)

- Kryetari i Lëvizjes për Bashkim se Valon Murati mban një konferencë për media lidhur me qendrimet e Lëvizjes për negociatat Kosovë - Serbi.  (Selia Qendrore e Lëvizjes për Bashkim ora 14:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, viziton lokacionin ku po zhvillohen punimet në ndërtimin e Spitalit Pediatrik Kirurgjik në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës i cili do t’i integrojë të gjitha shërbimet shëndetësore që kanë të bëjnë me fëmijët. (QKUK, ora 14:00)

- Ne kuader te Festivalit Anibar prezantohet Aisha Madu me një program special. (Kinema “Jusuf Gërvalla” ora 14:00)

- Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së organizon ekspozitën e artistit pamor Yll Xhaferi, të titulluar “Scrolling”. (Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së, ora 19:00)