28 Mars 2024

4 Punëtori me mjeshtër të animacionit këtë vit në festivalin Anibar

Prishtinë, 31 korrik - Anibar ka bërë të ditur që në edicionin e saj të 9-të do të shpallë vazhdimësinë e aktiviteteve të festivalit për të rinjë me katër punëtori studentore.

Punëtoritë studentore për animatorët e ardhshëm lokal do të drejtohen nga profesionistë të animacionit nga e gjithë bota, përgjatë festivalit që fillon më 13-19 gusht.

Punëtoritë do kenë lloj-llojshmëri të natyrës, prej teknikave themelore të animacionit stop-motion dhe elementeve të realizimit të një filmi të animuar, deri te mundësia e bashkëkrijimit të videove të animuara nga vet studentët. 

Studentët e përzgjedhur do të kontaktohen nga stafi i Anibar pas përfundimit të thirrjes për aplikim, ndërsa në secilën prej punëtorive do ketë  përkthim nga gjuha angleze ne atë shqipe. 

Punëtoritë dhe instruktorët e këtij edicioni janë:

Thomas Johnson Volda (MB) & Ivana Bosnjak Volda (Croatia) - “Performancë me kohën dhe kukullat”, e fokusuar në një ndërprerje interesante ndërmjet teknikës së animacionit stop-motion në formën përfundimtare retrospektive dhe performancës fizike në të cilën është krijuar. Koha është përqendruar nëpërmjet ritualit të animimit të një kukulle, dhe në ekspozimin e kësaj procedure njeriu mund të luajë në një moment metafizik.


Kjo punëtori mbështetet nga Kultura për Ndryshim - një projekt i financuar nga BE i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe zbatuar nga Qendra Multimedia dhe Goethe-Institut.


Lisa LaBracio (SHBA) - Tregim të animuar: Përdorimin e stop-motion për të treguar një histori lëvizëse. Gjatë punëtorisë një-javore, pjesëmarrësit e punëtorisë do të prezantohen me parimet e animacionit përmes ushtrimit të teknikës stop-motion, duke krijuar gjithashtu një animacion origjinal të shkurtër, duke përdorur teknika stop-motion dhe duke përfshirë tekniken pixilation (stop-motion njerëzore).

Kjo punëtori u financua përmes grantit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

Karine Miralles (Franca) - "50/50": "Krijimi i animacionit & Storyboarding"
Gjatë këtij seminari, studentët do të krijojnë fima të animuar të shkurtër të fokusuar në temën e festivalit 50/50 dhe pabarazisë gjinore duke perdorut teknikat e animacionit bazuar në animacionin e prerë. Studentët do jenë bashkëpjesëmarrës në procesin e filmbërjes, ndërsa pjesët finale të studentëve do të shfaqen në ceremoninë përmbyllesë të festivalit.

Kjo punëtori mbështetet nga Ambasada Franqeze në Kosovë.

Tiziano Berber, Andrea Oberosler dhe Letizia Depedri (Itali) - "Nga Stop... në Motion - Krijimi i animacionit"

Kjo punëtori fokusohet në krijimin e filmave të shkurtër të animuar përmes teknikës stop-motion të lëvizjes me mbikëqyrjen e ekspertëve nga Trentino.

Gjatë saj, studentët do të punojnë me trajnerët në hapat  e ndryshëm të realizimit të filmave të animuar, duke përfshirë definimin e temës së filmit, krijimin dhe implementimin e skenareve, krijimin e karaktereve, skenën dhe krijimin e sfondit deri tek xhirimi ne kornizë dhe redaktimin e videos.

Kjo punëtori organizohet në bashkpunim me dhe mbështetet nga Associazione Trentino con il Balcani.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)