25 Prill 2024

12 studentëve do të ju ofrohet punë praktike përmes projektit të ANIBAR

Pejë, 13 janar - Anibar ka njoftuar për nënshkrimin e tre memorandumeve me kryetarët e komunave të Pejës, Gjakovës dhe Deçanit, me qëllim të bashkëpunimit në projektin “Të rinjtë për Ndryshim” që është projekt me qëllim të përkrahjës së të rinjve ne rajonin e Dukagjinit.

Bashkëpunimi mes organizatës “Anibar” dhe këtyrë tri komunave ka qëllim krijimin e hapësirave për punë praktike për studentët në komunat përkatëse, ndërsa një prej synimeve është edhe zhvillimi i platformës online për pjesëmarrje aktive të të rinjve në proceset vendimmarrëse.

Përveç këtyre tri komunave, gjatë muajit janar pritet që projektit t’i bashkohen edhe komuna e Klinës, Istogut dhe Junikut.

Nga këto marrëveshje, 12 studentë do të përfitojnë punë praktike me pagesë në gjashtë komunat (Pejë, Deçan, Klinë, Istog, Junik dhe Gjakovë) për një periudhë 3 mujore, kështu duke ua mundësuar atyre rritjen e kapaciteteve profesionale.

Për më tepër, ky bashkëpunim do të krijojë kushte për zhvillimin e platformës onllajn si rrugë alternative që të rinjtë të paraqesin kërkesat e tyre rreth ndryshimeve që kanë nevojë në komunitetin ku jetojnë, njëkohësisht duke u anagazhuar edhe në proceset vendimmarrëse.

Këto aktivitete po implementohen në kuadër të projektit “Të Rinjtë për Ndryshim” në kuadër të programit Angazhimi për Barazi - E4E i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar - USAID Kosovo dhe zbatuar nga Advocacy Training and Resource Center – ATRC.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)