13 Gusht 2020

Kalendari

Ngjarjet e datës 13 Gusht 2020

- Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Rrahman Rama raporton para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:00)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora 10:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, viziton Komunën e Deçanit. (Objekti i Komunës se Deçanit, ora 10:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, do të nënshkruaj memorandum bashkëpunimi për financimin e projekteve infrastrukturore me kryetarin e komunës së Istogut, Haki Rugova. (Komuna e Istogut, ora 10:00)

- Policia e Kosovës organizon ceremoninë e prerjes së shiritit të objektit të Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit në Radavc ku pjesëmarrës do të jenë Drejtori i Përgjithshëm i PK-së, përfaqësues të ICITAP-it Amerikan dhe personalitete të larta vendore, përfshirë epror të PK-së. (Radavc, rruga Vitomiricë - Kullë, ora 11:00)                                              

- Drejtoria e Shëndetësisë e Komunës së Prizrenit do të bëjë hapjen e pjesës së renovuar të QKMF-së, ku do të punojë ndërrimi i tretë ku i pranishëm do të jetë kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e DSH-së, Narqize Arënliu Hoxhaj. (QKMF në Prizren, ora 12:00)

Ngjarjet e datës 12 Gusht 2020

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi pret një grup të të rinjve. (Objekti i MKRS-së, ora 9:30)   

-  Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë miraton listën e dëshmitarëve dhe përzgjedh listën e ekspertëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Grupi “Vullnetarët/Volunteers #COVID-19” së bashku me Ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, Ministrën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe akterë të tjerë lanson Fushatën “Së bashku kundër #COVID-19”. (Sheshi “Skenderbeu” në Prishtinë, ora 10:00)   

 Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes diskuton lidhur me situatën e Sigurisë në Republikën e Kosovës si dhe shqyrton raportin për përzgjedhjen e Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri pret në takim përfaqësuesit e Oranizatave Jo Qeveritare. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00 - vetem pamje)

- Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj raporton para  Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton lidhur me përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 11:00)
 
- Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri pret në takim përfaqësuesit e Oranizatave Jo Qeveritare do të ketë konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:30)
 
- Mbahet ceremonia e zbulimit te punimit “I love Kosova” nga Ministrja Vlora Dumoshi dhe Kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari. (Sheshi “Adem Jashari”, Skenderaj, ora 11:50)
 
- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi zhvillon një vizitë në ndërmarrjen sociale “Pastiçeria Snap cake” në kuadër të projektit ‘Praktika në Punë” i mbështetur nga Departamenti i Rinisë MKRS. (Skenderaj, ora 12:00)   

 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën shqyrtohet propozimi i deputetit Haxhi Avdyli, mbështetur edhe nga 41 deputetë tjerë nënshkrues, për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit,  mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet të hidrocentraleve në Republikën e Kosovës dhe Çeshtje tjera . (Në platformën ZOOM 5.0. ora 14:00)

Ngjarjet e datës 11 Gusht 2020

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, do t’i vizitojë punimet në hekurudhën e Kosovës, linjën 10, në stacionin hekurudhor në Miradi. (Miradi, ora 10:00 - nisja për medie nga parkingu i Ministrisë së Infrastrukturës, ora 9:30)

- Kryetarja e Kuvendit, dr. Vjosa Osmani viziton Komunën e Mitrovicës së Jugut. (Ndërtesa e komunës, ora 10:00)

-  Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton Raportin e Auditimit për Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2019. (Salla e seancave plenare, ora 10:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, do të vizitojë Komunën e Malishevës ku do te takohet me kryetarin Ragip Begaj. (Objekti i Komunës, ora 10:00)

- Ministria e Punëve të Brendshme do të pranojë donacion nga kompania “Sezin” nga Turqia me ndihmën e Ambasadës së Republikës së Turqisë në Kosovë, ku do të dhurohen maska dhe pajisje tjera mjekësore. (Para objektit qendror të MPB-së, ora 10:00)

- Kryetarja e Kuvendit, dr. Vjosa Osmani viziton mban ashkëbisedim me të rinjët lidhur me çështje të ambientit. (Te Liqeni  Hapësira pranë urës nga ana e Suhodollit, Mitrovicë e Jugut, ora 10:30)

- Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri viziton Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës për të diskutuar rreth rimëkëmbjes ekonomike. (Ndërtesa e TRUST-it, Rruga "Agim Ramadani", ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon konferencën për media ku do të shpalosen gjetjet nga analiza e burimit të problemeve në mos zbatimin e rekomandimeve të Auditorit të Përgjithshëm nga komunat. (Zyrat e KDI-së, ora 11:00)

 - Kryetarja e Kuvendit, dr. Vjosa Osmani viziton FAFOS​ në Mitrovicë të Jugut. (Mitrovicë e Jugut, ora 11:30)

- Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi raporton para Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit diskuton lidhur me programin legjislativ për vitin 2020 respektivisht të Projektligjeve të Ministrisë së Drejtësisë si dhe për gjendjen në Institucionet Korrektuese në Republikën e Kosovës për shkak të Pandemisë me Covid-19. (Salla e seancave plenare, ora 13:00)

-  Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione shqyrton raportin e panelit përzgjedhës për shqyrtimin e aplikacioneve, intervistim dhe listën e ngushtë të kandidatëve për Avokat të Popullit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

-  Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës dëgon dëshmitë e dëshmitarëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 14:30)

- Organizata ETEA dhe Biblioteka “Hivzi Sulejmani” organizojn takim me shkrimtarin dhe kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve, Mehmet Kraja. (Qendra për Edukim dhe Kulturë “Libart” në objektin e bibliotekës “Hivzi Sulejmani” në lagjen “Dardania”, ora 18:00)  .

 

 

Ngjarjet e datës 9 Gusht 2020

- Qendra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës organizon Tubimin e parë interaktiv virtual me Kryeministrin e katërt të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për të diskutuar situatën aktuale politike në Republikën e Kosovës dhe rolin që mund të luajnë shqiptaro-amerikanët dhe shqiptaro-kanadezët në zgjedhjet e ardhshme. (Virtualisht në Zoom:  https://bit.ly/LVVShBAAug9, 13:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, mban dëgjim publik për Projektligjin për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës. (Kuvendi salla C 301, ora 13:00)

- Partia Demokratike mban konferencë për media. (Selia qendrore e PDK-së, ora 16:00)

 

Ngjarjet e datës 7 Gusht 2020

 - Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës shqyrton planin operativ te punës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:30)

- Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj do të mbaj konferencë për media, në të cilën do të prezantoj aktivitetet e zhvilluara, si dhe rezultatet e arritura të ATK-së. (Qendra e Shërbimit të Tatimpaguesve, ish-ndërtesa e Gërmisë, ora 10:00)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora

Ngjarjet e datës 6 Gusht 2020

- Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Prizrenit. (Tek Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha”, ora 10:00)

- Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa do të vizitojë fermerët e prekur nga breshëri dhe reshjet e fundit të shiut në vendin tonë. (Komuna e Junikut, ora 10:30)

- Ministri i Punëve të Brendshme Agim  Veliu, Ministri i Infrastrukturës Arban Abrashi dhe Ministri i Bujqësisë Besian Mustafa vizitojnë komunën e Istogut. (Zyra e Kryetarit të Istogut, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Oborri i Kuvendit të Kosovës, ora 12:00)

- Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa do të vizitojë fermerët e prekur nga breshëri dhe reshjet e fundit të shiut në vendin tonë. (Komuna e Deçanit, ora 12:00)

- Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa do të vizitojë fermerët e prekur nga breshëri dhe reshjet e fundit të shiut në vendin tonë. (Komuna e Pejës, ora 13:30) 

- Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi mes drejtorëve të organizatave ETEA dhe The Library Project Kosovo dhe drejtorëve të Drejtorive Komunale të Arsimit te Prishtinës, Gjilanit dhe Obiliqit. (Hapësirat Qendrës për Edukim dhe Kulturë "Libart", objekti i bibliotekës "Hivzi Sulejmani" në lagjen "Dardania", ora 14:00)

- Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa do të vizitojë fermerët e prekur nga breshëri dhe reshjet e fundit të shiut në vendin tonë. (Komuna e Istogut, ora 15:15)

 

Ngjarjet e datës 5 Gusht 2020

- Oda Ekonomike e Kosovës, Ministria e Drejtësisë dhe USAID-Programi për Drejtësi Komerciale do të mbajë forum virtual me temë 'Ekonomia gjatë pandemisë COVID-19. Si do të ndihmojë Gjykata Komerciale?'. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit voton raportin vjetor të Akademisë së Drejtësisë, Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve si dhe diskuton lidhur me Raportin e Punës së Këshillit Gjyqësor dhe të Këshillit Prokurial të Kosovës. (Salla e seancave plenare, ora 10:00)

- Grupi i Aktorëve të Prishtinës mban konferencën për media e cila organizohet me rastin e adresimit të kërkesës se aktoreve në Drejtorinë e Kulturës në Komunën  e Prishtinës, për krijimin e trupës artistike të Teatrit të qytetit në Prishtinë. (Para Komunes te Prishtines, ora 10:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë miraton planin e punës së Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, do t’i vizitojë punimet në hekurudhën e Kosovës, linjën 10, në stacionin hekurudhor në Miradi. (Miradi, ora 10:30 - Nisja për media nga parkingu i Ministrisë së Infrastrukturës, ora 10:00) - anulohet për shkak të kushteve atmosferike
 

Ngjarjet e datës 4 Gusht 2020

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raportin vjetor të Akademisë së Drejtësisë, Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. (Salla e seancave plenare, ora 9:00)

 

- Riccardo Serri, Ushtrues i Detyrës së Shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë do të dorëzojë 30 Ventilatorë të ICU, 200 Pulse Oximeters dhe 20 makina elektrokardiografike Ministrisë së Shëndetësisë në mbështetje të sistemit shëndetësor. (Live stream on facebook.com/EuropeanUnionInKosovo, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa e Komunës së Prizrenit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

-  Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike. (Salla e seancave plenare, ora 10:00)

- Mbahet takimi konsultativ rreth procesit për përgatitjen e programit të reformave në ekonomi 2021 - 2023. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P 38, ora 13:30)

Ngjarjet e datës 3 Gusht 2020

- Sindikata e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor, mbajnë porotestë simbolike (Para objektit të Qeverisë, ora 10:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, sot do të vizitojë Inspektoratin Policor të Kosovës, ku do të pritet nga u.d Kryeshefi, Kushtrim Hodaj. (Ambientet e IPK-së në Hajvali.  ora 10:00)

- Pronarët e pishinave do ta mbajnë një protestë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, për t’i shprehur pakënaqësitë për mbylljen e pishinave nga ana e Qeverisë. (Sheshi “Skëndërbeu”, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 2 Gusht 2020

- Kryeministri, Avdullah Hoti Inspekton punët në rrugën Zhur - Dragash. (Dragash, ora 10:00)

- Kryeministri, Avdullah Hoti zhvillon një vizitë në fabrikën për përpunimin e mishit “MEKA”, Plavë-Dragash. (Dragash, ora 10:30)

 - Kryeministri, Avdullah Hoti zhvillon një vizitë në fermës “Qendra”, Plavë te Dragashit. (Plavë, ora 11:00)

 - Kryeministri, Avdullah Hoti takohet me fermerët e zonës së Gorës në fshatin Krushevë, (Krushevë, ora 12:00)

Ngjarjet e datës 31 Korrik 2020

- Kryeministri Avdullah Hoti viziton Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës. (Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të  Kosovës, ora 9:00)

- Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, i shoqëruar nga Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Sadri Bajgora dhe Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues Nehat Thaçi, vizitojnë Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdoc të Podujevës. (Burgu i Sigurisë së Lartë, ora 11:30)
 

Ngjarjet e datës 30 Korrik 2020

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, viziton Komunën e Suharekës ku do te takohet me, Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj. (Objekti i Komunes, ora 10:00)

- Mbahet seanca e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ish objekti i gjykatës, ora 10:00) 
 
- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi viziton Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyqi” në Suharekë. (Suharekë, ora 10:30)

- Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020. (Salla e Kuvendit, ora 11:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, bashkë me ministrin e Infrastrukturës, Arban Abrashi dhe kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri, do të marrin pjesë në fillimin e punimeve në rrugën N25.2 - Hyrja e qytetit të Gjilanit. (Hyrja e qytetit të Gjilanit, rruga “Madeleine Albright”, ora 11:00)

- Myftiu Naim Tërnava do të japë mesazhin me rastin e  Festës së Kurban Bajramit. (Selia e Kryesisë së BIRK-ut, në Prishtinë, ora 11:00)

 - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi viziton stadiumin e qytetit të Suharekës për të parë nevojat për investime në transport. (Suharekë, ora 11:00)

 - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi vendos gurthemelin në Stadiumit ndihmës në Studentqan. (Fshati Studentqan, ora 11:45) 

 

- Kryeministri Avdullah Hoti viziton Bashkësinë Islame të Kosovës. (Bashkësia Islame e Kosovës, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 29 Korrik 2020

- Mbahet mbledhja e shtatë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit për vitin 2020. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, në objektin e ri të komunës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Mbahet ndeshja finale e Digitalb Kupës së Kosovës, ndërmjet Prishtinës dhe Ballkanit, ora 17:45

Ngjarjet e datës 28 Korrik 2020

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, do të vizitojë Komunën e Obiliqit ku do të takohet me kryetarin Xhafer Gashi. (Objekti i komunës, ora 9:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Urbanizimit dhe Planifikimit Hapësinor, Beni Kizolli do të vizitojnë banesat kolektive, me rastin e përfundimit të punimeve për renovim të kulmeve të banesave kolektive. (Parku afër semaforëve në lagjen “Jeni Mahallë”, ora 10:00)

- Oda e Afarizmit Të Kosovës mban konferencë për media me temë diskutimi problemet e sektorit privat si pasojë e pandemise. (Zyret e OAK-së, ora 10:00)

- Organizohet dhurimi vullnetar i gjakut me moto dhuro gjak & shpëto jetë. (Innovation Centre Kosovo, ora 10:00)

- OJQ “Voice of Roma, Ashkali and Egiptians” organizon forumin regjional “Avancimi dhe Roli i Grave si Sipërmarrëse, Sfidat dhe Mundësitë e Tyre në Tregun e Punës”. (Hotel Sirius, ora 10:00)
 
- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi do të përuroj inaugurimin e restaurimit të Mullirit të Behramajve. (Fshati Graboc 10:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi viziton Komunën e Gjilanit ku do të pritet nga Kryetari i Komunës Lutfi Haziri. (Ndërtesa e Komunës së Gjilanit, ora 11:00)
 
- Kryeministri Avdullah Hoti viziton Spitalin e Forcës së Sigurisë së Kosovës. (Ministria e Mbrojtjes, hyrja përballë Ambasadës Amerikane, ora 11:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi inspekton renovimin e Shkollës Fillore "Thimi Mitko” e cila renovohet nga programi mbështetës - Zbatimi i Masave të Efiçiencës së Energjisë në Ndërtesat e Shërbimit Publik. (Gjilan, ora 11:45)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi viziton ndërtimin e platosë në Mirushë të Gjilanit. (Mirushë, ora 12:30)

- Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, pret në takim përfaqësuesit e bashkësive fetare në Republikën e Kosovës, në lidhje me Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 02/L-31 për lirinë fetare në Kosovë. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla P-38, ora 13:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi viziton kompanisë regjionale të ujërave K.R.U. “Hidromorava” në Gjilan. (Gjilan, ora 13:00)

- Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencë për media në të cilën do të diskutohet gjendja e biznesit dhe dalja nga kriza. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 14:30)
 

Ngjarjet e datës 27 Korrik 2020

- Ministria e Punëve të Brendshme dhe EUROPOL-i do të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi. (Ambientet e objektit kryesor të MPB-së, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Sevil Kazaz do të bëjnë lansimin e "Ueb-Faqes së turizmit" të Komunës së Prizrenit. (Shtëpia e Bardhë, ora 10:00)

- Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, bashkë me ministrin e Infrastrukturës, Arban Abrashi, do ta vizitojnë rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë, në fshatin Gojbul te rrethrrotullimi, për t’i parë nga afër punimet që po zhvillohen në këtë rrugë. (Rruga Prishtinë-Mitrovicë, fshati Gojbul, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Hasku se bashku me drejtoreshën e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi do të vizitojnë çerdhen e parë publike në lagjen “11 Marsi”, ku do të njoftojnë në lidhje me punimet dhe procedurat e realizuara deri më tani në kuadër të këtij projekti. (Pranë shkollës fillore “Lekë Dugagjini” në Prizren, ora 11:00)

- Gastronomët, bizneset dhe zejet mbyllen të hënën dhe simbolikisht çelësin ia dorëzojnë Qeverisë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

Ngjarjet e datës 25 Korrik 2020

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, do të merr pjesë në vendosjen e një laure në hekurudhë, në fshatin Grabovc-Fushë Kosovë si dhe do t’i vizitojë punimet në hekurudhën e linjës 10, e cila është duke u ndërtuar nga Fushë-Kosova deri në Han të Elezit. (Parkingu i ministrisë së Infrastrukturës, ora 9:45)

- Kryeministri Avdullah Hoti viziton kompaninë “Eurometal”. (Babush i Ri - Komuna e Ferizajt, ora 10:00)
 
- Kryeministri Avdullah Hoti viziton ndërmarrjen “Ferronikeli”. (Ndërtesa e Ferronikelit - Drenas, ora 12:00)

- Komuna e Rahovecit dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës bëjnë zbulimin e pllakës së dëshmorit Shkelzen Krasniqi nga fshati Hoçë e Vogël. (Fshati Hoçë e Vogël, ora 13:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në takimin e Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës emergjente me koronavirus. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Ambasadori i Republikës së Turqisë, Cagri Sakar dhe konsulli i përgjithshëm i Republikës së Turqisë në Prizren, Serdar Özaydın do të vizitojnë Qendrën e Artizanaleve të Prizrenit, ku është bërë hapja e kurseve artizanale në pesë fusha të ndryshme. (Qendra e Artizanaleve në Prizren, ora 15:00)
 
- Kryeministri Avdullah Hoti do të mbajë konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:00)

- Komuna e Rahovecit dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës bëjnë zbulimin e pllakës së dëshmorit Jah Hoti nga fshati Ratkoc. (Fshati Ratkoc, ora 15:00)

- Mbahet solo koncertit “Home Neverland” të pianistit Robert Bisha për një audiencë të limituar konform masave për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19. (Kino Bahçe në Prizren, ora 19:30)

Ngjarjet e datës 24 Korrik 2020

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti. (Kabineti i Presidentit, ora 9:00 - mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit në të cilën do të behët votimi i rezolutës nga debati parlamentar për situatën financiare të Telekomit të Kosovës, pas lejimit të përmbarimit të Vendimit Përfundimtar OEN nr. 20990/MHM, të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit pranë Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Paris. (Salla e Kuvendit, ora 10:00)  

- Mbahet seanca e Kuvendit të Komunës të Gjilanit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ish objekti i gjykatës, ora 10:00)  

- Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj pret në takim përfaqësuesit e Organizatave të  Shoqërisë Civile në lidhje me Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Financimin e subjekteve politike. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim publikon raportin "Integriteti akademik, publikimi shkencor dhe justifikimi i titujve në Universitetin e Prishtinës". (Zyra e ORCA-s afër Librarisë Buzuku, ora 11:00)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit në të cilën Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti informon lidhur me dialogun Kosovë - Serbi. (Salla e Kuvendit, ora 12:00)

- Komuna e Prizrenit do të bëj përurimin e terrenit sportiv në Piranë, projekt i realizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport. (Shtëpia e Bardhë, ora 13:15)

- Kryetari i Shoqatës se Biznesmeneve dhe Zejtareve ESNAF, Varis Xhejlani dhe Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës Petrit Kllokoqi, do të organizojë një konferencë për media në lidhje me tubimin simbolik që do të mbahet ditën e hënë. (Shoqata ESNAF, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 23 Korrik 2020

 - Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim dorëzon në IKSHPK komplete testimi për Covid-19, të financuara nga Luksemburgu dhe Austria. (Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ora 9:00)

- Komuna e Prizrenit do të bëj përurimin e Zyrës së Gjendjes Civile në Mushnikovë, projekt i realizuar nga Drejtoria e Administratës. (Transporti i organizuar nga nga Shtëpia e Bardhë në Prizren, ora 10:15)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora 10:30)

- Organizatat e Shoqërisë Civile me disa përfaqësues të fshatrave të Rugovës organizon konferencë për media lidhur me vendimin e prokurorisë për ndalimin e qarkullimit të lirë të qytetarëve me materiale ndërtimi në zonat e tyre. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 10:30)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendi të Republikës së Kosovës në të cilën do të zhvillohet debat parlamentar për situatën financiare të Telekomit. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Federata Sindikale e Pavarur e Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës (FSP-PTK), mban protestë 24-orëshe para Qeverisë. (Para ndërtesës së Qeverisë, ora  13:00)

- Mbahet ceremonia e inaugurimit të Këndit të Kurajos në Kuvendin e Kosovës. (Hapësirat e vizitorëve të Kuvendit, hyrja nga sheshi, ora 14:00)

- Koalicioni ad-hoc i organizatave të shoqërisë civile dhe aktivistëve orgaizon konferencë për media, me ç’rast do të bëhet dorëzimi i përgjigjes në padinë e ngritur nga kompania Kelkos ndaj aktivistit Adriatik Gacaferi. (Para objektit të Gjykatës Themelore, dega Deçan, rruga “Sali Çeku”, Deçan, ora 14:30)

- Për nder të ditëlindjes së Fadil Vokrri, në organizim të Federatës së Futbollit të Kosovës, Ligës së Veteranëve dhe grupit të tifozëve “Dardanët” do të zhvillohet ndeshja revyale ndërmjet ekipit të Veteranëve dhe ekipit të Estradës. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 22 Korrik 2020

- Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe VentureUP - Qendra e Ndërmarrësisë dhe Inovacionit e UP-së do të organizojë garën finale të grupit të dytë të Inkubatorit të StartUP Bizneseve. (Amfiteatri i Bibliotekës Qendrore Universitare, ora 9:00) 

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Mbahet protestë kundër ndërtimit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë. (Përballë Telekomit të Kosovës, ora 11:00)

- Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, mbanë konferencë për media. (ish-objekti i Rilindjes, kati IX, salla 914, ora 13:00)

- Komuna e Gjilanit organizon konferencën për media në të cilën do të prezantojë të gjeturat e studimit për vlerësimin e ndikimit të pandemisë COVID 19 në ekonominë e Gjilanit. (Salla e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ora 13:00)

- Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri viziton Komunën e Podujevës. (Komuna e Podujevës, ora 14:00)

- Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së selia qendrore në Prishtinë do të mbajë konferencë për medie lidhur me zhvillimet e fundit. (Zyret e Organizatës, ora 14:00)

- Partia Demokratike mban konferencë për media. (Selia qendrore e PDK-së, ora 15:00)

 

Ngjarjet e datës 21 Korrik 2020

- Komuna e Rahovecit dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës bëjn homazhe të shtatorja e Shejh Myhedin Shehut - të Teqeja e Madhe e Halvetive. (Rahovec, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e shtatë e rregullt e Komiteti për Politik dhe Financa në Komunën e Rahovecit. (Rahovec, ora 10:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, viziton Komunën e Vitisë. (Komunën e Vitisë, ora 11:00)   

- Bordi i Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) raporton në Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike lidhur me blerjen e kompanisë IPKO. Gjithashtu edhe u.d kryeshefes ekzekutive për gjendjen ne NP Telekomi i Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 11:00)

- Përfaqesuesë të 14 fshatrave të Rugovës dhe disa OrganizataJo-Qeveritare mbajnë konferencë për media lidhur me vendimin e prokurorisë për ndalimin e të gjitha punëve në zonën e Rugovës. (Në afersi të Patriarkanes se Pejës të hyrja për në zonën e Rugovës, ora 11:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi do ta vizitojë rrugën e Veternikut për t’i parë nga afër punimet e përfundimit të kësaj rruge. (Veternik, ora 11:00)

- Komuna e Rahovecit dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës bëjn homazhe për dëshmorët te kompleksi përkujtimor “Maja e Shkodranit” në Rahovec. (Rahovec, ora 11:00)
 
- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, viziton Shtëpinë e Kulturës dhe Palestrën Sportive në  Viti. (Viti, ora 11:30)

 - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, viziton Stadiumin në Viti. (Viti, ora 12:00)
 
 - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, viziton fushën e sportit në Pozharan. (Pozharan, ora 12:45)

- Mbahet takimi i 183-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Takimi organizohet nëpërmjet videokonferencës, me ç'rast Kryesuesi i Këshillit Prokurorial dhe Kryeprokurori i Shtetit do të paraqiten nga salla e takimeve në objektin e Prokurorit të Shtetit, ora 13:00)  

- Komisioni për Buxhet dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla e mbledhjeve plenare, ora 13:00)

- Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri pret në takim Shoqatën e Gastronomëve të Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00) 

 

Ngjarjet e datës 20 Korrik 2020

- Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha takohet me Kryeministrin Avdullah Hoti. (Kabineti i Kryeministrit Hoti, ora 11:00)

- Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa do të mbajë konferencë për media ku do të shpallë të hapur thirrjen për aplikime për grante dhe subvencione. (Objekti i MBPZhR-së, Rr. "Ukshin Hoti" - Kompleksi "Ramiz Sadiku", ora ‪11:00)

- Komuna e Rahovecit dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës organizojnë vendosjen e pllakave në shtëpitë bazë të UÇK-së në fshatin Zoqisht. (fshati Zoqisht, ora 11:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha takohet me Presidentin Hashim Thaçi. (Kabineti i Presidentit Thaçi, ora 12:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha mban drekë pune me Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, ora 13:00

- Komuna e Rahovecit dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës organizojnë vendosjen e pllakave në shtëpitë bazë të UÇK-së në fshatin Hoçë e Vogël. (Fshati Hoçë e Vogël, ora 13:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha takohet me Kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani. (Zyra e Kryetarit të Kuvendit, ora 15:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me Komitetin e Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, pret në takim pune ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj. (Qendra e Studentëve në Gjilan, ora 15:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha takohet me kryetarin e Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. (Selia e AAK-së, ora 16:00) 

- Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha takohet me kryetarin e Partisë Nisma për Kosovën. (Selia e Nismës, ora 17:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha takohet me drejtuesit e LDK-së. (Selia e LDK-së, ora 17:45)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha takohet me drejtuesit e PDK-së. (Selia e PDK-së, ora 18:30)


 

Ngjarjet e datës 19 Korrik 2020

- Komuna e Rahovecit dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës bejn homazhe te lapidari i dëshmorëve në rrugën “UÇK”. (transiti Rahovec-Malishevë, ora 10:00)

Ngjarjet e datës 18 Korrik 2020

- Komuna e Rahovecit dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dega në Rahovec bjen homazhe te vendi i betejës - Përmendorja e dëshmorëve në Fortesë. (Komuna e Rahovecit, ora 10:00)
  
- Instituti Riinvest mban debatin ku do të prezantohet raporti “Bashkëjetesa me COVID-19: Tri shtylla të rimëkëmbjes” në të cilin do të  merr pjesë kryeministri Avdullah Hoti. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- anulohet - Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi viziton rrugën e Veternikut për t’i parë nga afër punimet e përfundimit të kësaj rruge. (Veternik, ora 11:00)

- Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia e Partisë Demokratike të Kosovës, ora 13:00)

- Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari” shpalos “Monitoruesin Social e Demokratik”, që është përmbledhje e disa të dhënave statistikore të hulumtuara, nga fusha e të drejtave dhe lirive të njeriut si dhe të efekteve sociale të pandemisë Covid-19. (Zyrat e Institutit, Rruga “Luan Haradinaj” 7/5, ora 14:00)
  
- Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj viziton spitalin “Sheikh Zayed”, në Vushtrri, ku mban edhe një konferencë për media me të cilën publikohen edhe rezultatet 24 orëshe për COVID-19. (Spitali “Sheikh Zayed”, Vushtrri, ora 15:00)

Ngjarjet e datës 17 Korrik 2020

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Oborri i Kuvendit të Kosovës, ora 13:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi viziton Komunën e Vushtrrisë ky do te takohet me kryetarin e Komunës, Xhafer Tahiri. (Ndërtesa e Komunës së Vushtrrisë, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dega në Rahovec, bëjn homazhe për shënimin e“Epopesë së Korrikut 1998”. (Te Muri i Pikëllimit dhe vendreniet e dëshmorëve Abdullah Bugari dhe Gëzim Hamza-Piktori-Rahovec, ora 10:00)

 - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe kryetari i Komunës se Vushtrrisë, Xhafer Tahiri inaugurojnë Palestrën e Sportit në Samadrexhë. (Fshati Samadrexhë, ora 11:00)

- Komuna e Rahovecit dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës-dega në Rahovec vendosin pllakat në shtëpitë bazë të UÇK-së në fshatrat. (Drenoc,  ora 12:00 - Dejnë, ora 13:00 - Ratkoc, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 16 Korrik 2020

- Kuvendi i Komunës së Prizrenit do të mbajë mbledhjen e jashtëzakonshme lidhur me miratimin e deklaratës politike në mbështetje të riafirmimit të vlerave të UÇK-së dhe Shtetit të Kosovës. (Shtëpia e kulturës "Xhemajli Berisha", ora 10:00)

- Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi bashkë me inspektorët e tregut do të vizitojë disa operator ekonomik për të parë nga afër zbatueshmërinë e masave anti COVID-19. (MTI, ora 10:45)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, viziton Komunën e Fushë Kosovës ku do te takohet me kryetarin Burim Berisha. (Ndërtesa e komunës, ora 11:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, do të vizitojë Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. (Objekti i AKSP-së në Vushtrri, ora 11:00)

- ADMOVERE e të mbështetur nga KFOS publikon promovimin e raportit "Sfidat e Komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë gjatë pandemisë Covid-19". (Zyret e ADMOVERE-s në Ulpianë, ora 11:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe kryetari i Komunës se Fushë Kosovës Burim Berisha vizitojn lokacionin e Muzeut të Natyrës tek Pishat, mbi fshatin Bardh i Madh. (Bardh i Madh, ora 12:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes së Qendrës për Edukim dhe Kulturë “Libart” dhe “Bibliotekës Qarkulluese”. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, Lagjja “Dardania”, ora 15:30)

- Mbahet dëgjimi publik për buxhetin e vitit 2021 për banorët e lagjeve I, II,II,IV dhe V të qytetit të Rahovecit. (objekti i Shkollës së Mesme të Lartë “Xhelal Hajda-Toni”,  ora 19:00)

 

 

Ngjarjet e datës 15 Korrik 2020

- Zëvendëskryeminstri Besnik Tahiri viziton Komunën e Gjakovës dhe takon  Kryetarin Ardian Gjini. (Ndërtesa e Komunës së Gjakovës, ora 10:00)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë shqyrton shkresën drejtuar komisioneve për politikë të jashtme të parlamenteve të vendeve anëtare të BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, N303, ora 10:30)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dega në Prizren Shaqir Totaj, mban konferencë për media. (zyret e degës në Prizren, ora 11:00)

- Ambasadori Gjerman Christian Heldt, bashkë me Drejtoreshën Ekzekutive të Grupit për Studime Juridike dhe Politike, Arberesha Loxha dhe Drejtuesin e Ekipit të përfaqësisë së GIZ-it në Kosovë, Mark Barrett në mënyrë virtuale do t’iu drejtohen publikut për të diskutuar rreth prioriteteve të presidencës të Gjermanisë. (Faqja e Ambasadës Gjermane në Facebook: https://www.facebook.com/germany.in.kosovo, ora 11:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi do të vizitojë Komunën e Istogut ku do te takohet me Kryetarin Haki Rugova. (Komunën e Istogut, ora 13:00)

- Organizata YMCA në bashkëpunim me Ekipin e Kombeve të Bashkuara organizojnë panelin e diskutimit "75 for 75" që nënkupton 75 minuta për 75 vite i cili do të shfaqet premierë në rrjete sociale. (https://www.ymcakosovo.com/75-for-75 & https://www.un.org/en/un75, ora 13:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi se bashku me kryetarin e Komunës se Istogut vizitojnë sallën e edukatës fizike në Vrellë. (Fshati Vrellë, ora 13:30)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi se bashku me kryetarin e Komunës se Istogut vizitojnë stadiumit “Demush Mavraj’’. (Istog, ora 14:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi se bashku me kryetarin e Komunës se Istogut vizitojnë palestrën e qytetit. (Istog, ora 14:15)

- Sindakata e PTK mban konferencë te jashtëzakonshëm për media lidhur me bllokimin e llogarive bankar te Telekomit te Kosovës nga përmbaruesi privat për rastin Z Mobile! (Holli i ndërtesës kryesore te Telekomit te Kosovës, ora 14:30)


 

Ngjarjet e datës 14 Korrik 2020

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit në të cilën raporton Kryeministri lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19. (Salla e Kuvendit, ora 10:00)

- Ministria e Infrastrukturës mban konferencë për media, në të cilën do të prezantohet raporti "Dekada e sigurisë 2010-2019" si dhe do të bëhet edhe prezantimi i përgatitur nga Policia e Kosovës, të ashtuquajtur:" Gjendja e sigurisë në trafikun rrugor". (Ndërtesa e Ministrisë sē Infrastrukturës, ora 10:00)

- Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë organizon konferencën online me temën “Sfidat në procedimin e krimeve të luftës në Kosovë-cila është rrugëdalja?” (zoom.us/j/93560389814, ora 10:30)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

 - Mbahet dëgjimi publik për përgatitjen e buxhetit për vitin 2021 dhe kornizës afatmesme 2021-2023 me grupin e Grave-Buxhetimi gjinor dhe të gjithë OJQ-të (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 15:00)

- Në prani të Ambasadorit Gjerman, Christian Heldt dhe drejtori të GIZ, David Oberhuber do të nënshkruhet një partneritet publik-privat midis GIZ dhe Kolegjit Heimerer me qëllimi zbatimin e masave të menaxhimit të higjienës sipas hulumtimit më të fundit të Covid-19 që do të rrisë në mënyrë të konsiderueshme sigurinë e pacientëve dhe stafit në spitalet publike në Kosovë dhe do të parandalojë përhapjen e koronavirusit brenda këtyre institucioneve. (Tek Kolegji Heimerer, ora 15:00)

- Mbahet dëgjimi publik me Biznese të komunës së Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 16:00)

-  Demokraci për Zhvillim organizon  sallonin e radhës me temën “Ndikimi i pandemisë në punësimin e grave”. (Përmes platformës Google Meet, ora 17:00)

-  Ambasada e Francës permes rrjeteve sociale kremton Festën kombëtare franceze. (https://www.facebook.com/FranceauKosovo/,  ora 18:00) 

Ngjarjet e datës 13 Korrik 2020

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri e hap fushatën e korrje-shirjeve. (Fushata e korrje-shirjeve nis në mes të fshatave, Livoq i Poshtëm dhe Velekincë, ora 10:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti, i shoqëruar nga ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa dhe nga ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt do të vizitojë kompaninë “SOWI KOSOVA” në Bajgorë të Komunës së Mitrovicës. (Bajgorë - Mitrovicë, ora 11:00)

- Vazhdon seanca plenare e Kuvendit në të cilën do të shqyrtohet Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020. (Salla e Kuvendit, ora 14:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti raporton në Kuvendin e Kosovës lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19. (Salla e Kuvendit, ora 16:00) 

Ngjarjet e datës 11 Korrik 2020

- Në Ditën Botërore të Popullsisë, organizata SIT, organizon aktivitetin ku do të prezantojë statistikat e rasteve të raportimit të dhunës në Kosovë gjatë pandemisë COVID-19. (Sheshi "Zahir Pajaziti" në Prishtinë, ora 9:00)

 - Aktivistë të shoqërisë civile organizojnë aksionin simbolik për të kërkuar drejtësi për Kujtimin pasi qe po bëhen 1 vit prej kur 11 vjeçari nga Fushë Kosova, u përdhunua e u vra.  (Përpara Këshillit Prokurorial të Kosovës në Prishtinë, ora 11:00)

- SENSE Qendra për Drejtësi Tranzicionale në bashkëpunim me Fondin për të Drejtën Humanitare Kosovë organizojnë transmetimin live të ceremonisë komemorative në Srebrenicë. (Qendra Kulturore Informative Boshnjake - Rr. Agim Ramadani, nr. 375 - Aktash, ora 12:00)

- Me rastin e 25 vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë mbahet ligjëratë "25 vjet pas gjenocidit në Srebrenicë" me ligjërues Akademik Ferid Muhić Moderator dhe bashkëbisedues Bekim Blakaj - Drejtor Ekzekutiv i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë. (Livestream në Facebook - Humanitarian Law Center, ora 15:00)

- SENSE Qendra për Drejtësi Tranzicionale në bashkëpunim me Fondin për të Drejtën Humanitare Kosovë organizojnë shfaqjen e ekspozitës multimediale “Gjenocidi në tetë akte”. (Sheshi Skënderbeu, ora 17:30)

- - Me rastin e 25 vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë bahet aksion simbolik: Ndezje e qirinjëve para Teatrit Kombëtar të Kosovës. (Para Teatrit Kombëtar të Kosovës, ora 20:00)

Kalendari

Ngjarjet e datës 13 Gusht 2020

- Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Rrahman Rama raporton para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:00)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora 10:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, viziton Komunën e Deçanit. (Objekti i Komunës se Deçanit, ora 10:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, do të nënshkruaj memorandum bashkëpunimi për financimin e projekteve infrastrukturore me kryetarin e komunës së Istogut, Haki Rugova. (Komuna e Istogut, ora 10:00)

- Policia e Kosovës organizon ceremoninë e prerjes së shiritit të objektit të Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit në Radavc ku pjesëmarrës do të jenë Drejtori i Përgjithshëm i PK-së, përfaqësues të ICITAP-it Amerikan dhe personalitete të larta vendore, përfshirë epror të PK-së. (Radavc, rruga Vitomiricë - Kullë, ora 11:00)                                              

- Drejtoria e Shëndetësisë e Komunës së Prizrenit do të bëjë hapjen e pjesës së renovuar të QKMF-së, ku do të punojë ndërrimi i tretë ku i pranishëm do të jetë kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e DSH-së, Narqize Arënliu Hoxhaj. (QKMF në Prizren, ora 12:00)