20 Prill 2019

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 prill 2019

- Federata e pingpongut të Kosovës do të organizojë Turneun memorial për të rinjë "Bedri Ajeti". (Pallati i sporteve në Prishtinë, ora 9:30)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media! (Selia e Vetëndosje, ora 10:00)

- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri mban konferencë për media. (Press Qendra në Ndërtesën e Zyrës së Kryeministrit, ora 10:00)

- Alternativa mban konferencën e radhës të partisë në të cilën prezanton të gjetura dhe rekomandime për gjendjen mjedisore në Kosovë. (Zyret e partisë Alternativa. ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë Akademinë Përkujtimore me rastin e 20 vjetorit të rënies së Dëshmorëve të Brigadës 136 Rugova, që organizohet nën patronatin e kryeministrit. (Teatri “Istref Begolli” në Pejë, ora 11:00)

- Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës organizon Konferencë për media lidhur me kthimin e shtetasëve kosovarë nga Siria. (Objekti i Prokurorit të Shtetit, ora 12:30)

- Biznesi anëtarë në Odën e Afarizmit të Kosovës “Altera”, bën promovimin e librit të autorit Bashmir Xhemaj, “Një shqiptar në CIA - dy jetët e Destan Berishës”. (Libraria Altera në Prizren, ora 13:00)

- Lansohet projekti #Forheroines. (Para monumentit “Heroinat” në Prishtinë, ora 13:00)

- Shoqata Atlantiku mbanë konferencë përmbyllëse për media në të cilën përfaqësuesi i shoqatës Gani Shehu, do të pasqyrojë ngjarjet që kanë shënuar 20-vjetorin e ‘Batalionit Atlantiku’, mesazhin kyç dhe vizionin për angazhimet në të ardhmen. (Hotel Grand, ora 14:00) 

Ngjarjet e datës 19 prill 2019

- Klinika e Kirurgjisë së Fëmijëve në Qendren Klinike Universitare i fillon punimet Simpoziumi mbarëshqiptarë i kirurgëve të fëmijëve. (Hotel Internacional Prishtina, ora 8:40)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli merr pjesë në festivalin olimpik për fëmijët parafillor. ))(Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë, ora 9:30)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në bashkëpunim me Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave dhe partneri implementues, Kryqi i Kuq i Kosovës, do të organizojnë një ushtrim fushor në fshatin Maxhunaj në komunën e Vushtrrisë. (Fshati Maxhunaj, ora 10:00)

- Shtëpia Botuese “Faik Konica” organizon promovimin e librit të Dr. Islam Lauka, “Kosova e kërcënuar nga gjarpri i shtëpisë”. (Bibliotekën Kombëtare, ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, bashkë me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, do të bëjnë shpërndarjen e kontratave për 21 përfituesit e granteve nga Fondi Rinor që për qëllim kanë rritjen e punësimit për të rinjtë e vendit tonë përmes zhvillimit të ndërmarrësisë. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli merr pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të projekteve për ndërmarrësit e rinj. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë Akademinë Përkujtimore me rastin e Ditës së Veteranëve të Koshares dhe rënies së Heroit të Kosovës, Sali Çekaj, në kuadër të Manifestimit Tradicional "Ditët e Shqipes 2019", që organizohet nën patronatin e kryeministrit. (Teatri Kombëtar, ora 12:00)

- Zëvendëskryeministri i Republikës se Kosovës, Enver Hoxhaj mban konferencë të përbashkët për media me Ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P32, ora 13:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti së bashku me Kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, do të përcjellin garën komunale në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik. (Objekti i Gjimnazit Natyror "Xhavit Ahmeti" në Gjilan, ora 13:30)

- Drejtoresha e misionit të USAID-it Lisa Magno do të flasë me rastin e lançimit të faqes së re të internetit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Sheshi 21, ora 15:00)

- Federata e Atletike të Kosovës do të mbaj konferencë për media në të cilën do të jepen informatat kryesore rreth organizimit të gjysmë maratonës së këtij viti. (Salla e shtëpisë së sporteve në Prishtinë, ora 15:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Përkujtimore me rastin e 20 vjetorit të themelimit të Batalionit “Atlantiku”, që organizohet nën patronatin e kryeministrit. (Salla e Kuqe, Pallati i Rinisë, ora 16:00)

- Në kuadër të tubimeve Kundër PANhajnisë dhe për zgjedhje të reja Lëvizja Vetëvendosje  mban tubim në Drenas. (Shtëpia e Kulturës në Drenas, ora 16:30)

- Galeria e Qytetit të Gjilanit hap ekspozitën e veçantë të fotografive “Arti i Rrudhave”, të autorit Muhamed Sadriu, e cila do të shpalos fotorgafitë e 21 personave të cilët i kanë mbi 100 vjet, e që e simbolizon shekullin XXI. (Galeria e Qytetit të Gjilanit, ora 17:30)

- Në kuadër të tubimeve Kundër PANhajnisë dhe për zgjedhje të reja Lëvizja Vetëvendosje  mban tubim në Prizren. (Shtëpia e Kulturës "Xhemajli Berisha" në Prizren, ora 19:00)

- Galeria Kombëtare e Kosovës hap ekspoziten "Grouping - Moving - Spreading" Metaxym e cila është kuruar dhe organizuar nga The Activists dhe World Anonimous Society. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 20:00)

- Lumbardhi do të prezantojë paraqitjen e parë të këngëtares dhe kompozitores amerikane Chrysta Bell në Kosovë në kuadër të turneut Feels Like Love 2019 dhe epizodit të dytë të Lumbardhi n’Behar. (Lumbardhi në Prizre, ora 21:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbanë mbledhjen e radhës. (selia e KQZ-së, ora 11:30) 

- Kryetari Shpend Ahmeti dhe Drilon Pireva, Udheheqës i projektit për investimet në hyrjet e banesave, do të mbajnë konferencë për shtyp. (lagja Dardania, rr. Kadri Zeka, Blloku 7/1, hyrja A te Bast Trade, ora 17:00)
 

 

 

Ngjarjet e datës 18 prill 2019

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli dhe Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri marrin pjesë në konferencën mbi drejtësinë komerciale të organizuar nga Ministria e Drejtësisë e cila po zhvillohet në kuadër të procesit të Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- COD Kosovo në bashkëpunim me Handicap Kosova, Down Syndrome Kosova dhe Shoqatën Evropiane të Shërbimit për Personat me Aftësi të Kufizuara organizojnë Forumin e Parë të Ofruesve të Shërbimeve për Personat me Aftësi të Kufizuara në Kosovë. Hotel Sirius, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala në të cilën do të behët shqyrtimi i dokumentacionit të pranuar nga Posta e Kosovës dhe Telekomi i Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 10:00)

- Qendra Klinike Universitare prezanon programin nacional për trajtim të infarktit të miokardit në  dy orët e para. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, do të marrë pjesë në prezantimin dhe diskutimin e projekt-ligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fuqizim dhe Pjesëmarrje të Rinisë. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj merr pjesë në përurimin i fillimit te punimeve në rrugën Shtërpcë - Brezovicë. (Në hyrje të Shtërpcës, ora 10:00)

- Oda e Afarizmit të Kosovës së bashku më një grup biznismenësh do të ketë një takim me Ministren e Bujqësisë. (Kabineti i ministres, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj bënë homazhe për nder të Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës. (Te varret e dëshmorëve në Velani, ora 10:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli pret në takim delegacionin e Batalionit “Atlantiku”. (Kabineti i Kryeparlamentarit, ora 10:20)

- Kryeministri Ramush Haradinaj bënë homazhe te përmendorja e Zahir Pajazitit . (Përmendorja e Zahir Pajazitit, ora 10:30)

- Ministria e Punëve të Brendshme do të organizojë konferencë ku do të bëhet dhënia e pëlqimeve për armët në proces të legalizimit. (Ndërtesa e MPB-së, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2018. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Partia Socialdemokrate mbanë konferencë për media ku flet kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, si dhe deputetja Shqipe Pantina. (Selia e PSD-së në lagjen Arbëria, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim delegacionin e Batalionit “Atlantiku”. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:05)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 12:00)

- Mbahet mbedhja e rregullt e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

- Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, pret në takim Ministrit të Kulturës Kujtim Gashi Ramosaj ku dhe do të nënshkruhet një memorandum bashkëpunimi përprojektin: “Ndërtimi  i Qendrës Rinore në Deçan”. (Zyra e kryetarit Ramosaj, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim delegacionin e lartë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, kryesuar nga presidenti Suma Chakrabarti. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00 - vetëm pamje)

- Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, pret në takim Ministrit të Kulturës Kujtim Gashi Ramosaj vizitojnë palestrën sportive dhe stadionin e qytetit. (Deçan, ora 14:40)

- Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës mirëpret në takim luftëtarë të Batalionit “Atlantiku” të shqiptarëve në ShBA. (Selia qendrore të LDK-së, Kompleksi Qafa, ora 15:20)

Ngjarjet e datës 17 prill 2019

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti do të takohet me Kryetarin e Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi. (Objekti i Komunës së Rahovecit, ora 9:00)

-  Ministria e Integrimit Evropian” rganizon takimin e “Forumit të Nivelit të Lartë”. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla P-38, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në takimin e Forumit të Nivelit të Lartë për koordinimin e donatorëve. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Vazhdimi i Seancës plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

-  Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, Avokat i Popullit, Hilmi Jashari, përfaqësuesit e KEDS-it dhe përfaqësuesit e FSPE-së janë të ftuar në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione për të diskutuar lidhur me peticionin e Kryesisë së Federatës së Sindikatave të Pavarura Elekktrokosova për moszbatimin e vendimeve të Gjykatës për kthimin e punëtorëve në punë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Me rastin e 20 vjetorit te renjës se martirëve te fshatit Çikatovë e Vjetër bëhen homazhe te varrezat e fshatit!. (Fshati Çikatovë e Vjetër, ora 10:30)

- Agjensioni i Përkrahjes së Punësimit Kosovë organizon aktivitetin “Dita e dyerve të hapura” me ceremoninë e hapjes së objektit të ri të Agjencionit. (Objekti i AAPK-se në lagjen Emshir, ish zyrët e FSK-së, tani zyret e doganës, ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi dhe ambasadori britanez, Ruairi O’Connell do të marrin pjesë në aktivitetin: Prezantimi i projektit të revitalizimit dhe integrimit socio-ekonomik i komunitetit lokal në rrugën Marin Barleti në Prizren. (Doku Kino në Prizren, ora 11:00)
 
 - Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Përkujtimore kushtuar 20 vjetorit të masakrës së Poklekut. (Teatri Kombëtar, ora 12:30)

- Shefja e Zyrës së BE-së Nataliya Apostolova dhe Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Hazirit marrin pjesë në takimin me komunitetin e biznesit dhe qytetarët e Gjilanit. (Bar "Papaku", Rruga e Gjinollëve, Gjilan, ora 14:00)

- Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës organizon promovimin e veprës “Ilmihal i zgjeruar” të  autorëve Ali Zaimi , Resul Rexhepi dhe Jusuf Zimeri. (Salla e konferencave në Fakultetin e studimeve Islame në Prishtinë, ora 14:00)

- Në kuadër të Ditëve të Kuvendit 2019 mbahet takimi publik i qytetarëve me deputetët e Kuvendit të Kosovës. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Klinë, ora 14:00)

- Pas takimit të tretë të Bordit, në kuadër të agjendës “Drejtësia 2020”, Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri mban onferencë për media. (Holli i ish ndërtesës së Rilindjes. ora 14:45)

- Shefja e Zyrës së BE-së Nataliya Apostolova dhe Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Hazirit marrin pjesë në nënshkrimin e praktikës te 100 të rinjve nga rajoni i Gjilanit me një numër të kompanive vendore, me qëllim të gjetjes së vendeve të përhershme të punës në të ardhmen. (Shkolla e Lartë e Agrobiznesit, Rruga Zabeli i Sahit Agës, Gjilan, ora 15:00)

- Agjensioni i Përkrahjes së Punësimit Kosovë organizon ceremonin e përfundimit të programit përgatitor për 104 punëkërkuesit kosovarë të cilët në fillim të shtatorit 2019 do të fillojnë shkollimin dhe aftësimin trevjeçar profesional në profesionin “Përkujdesës/e ndaj të moshuarve” në Gjermani. (Objekti i AAPK-se në lagjen Emshir, ish zyrët e FSK-së, tani zyret e doganës, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 16 prill 2019

- Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reqica raporton para Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me Sigurinë, shëndetin dhe kushtet e punës në sektorin privat në Kosovë dhe gjendja momentale lidhur me Koncept dokumentin dhe draftligjin gjithë përfshirës për skemat pensionale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00) 

- Kryeministri Ramush Haradinaj bën homazhe te Shtatorja e Shkëlzen Haradinaj në Pejë. (Shtatorja e Shkëlzen Haradinaj në Pejë, ora 10:00)

- Mbahet hapja solemne e Panairi Ndërkombëtar Expokos 2019. (Pallati i Rinisë, ora 10:00)

- Ministrja e Integrime Evropiane, Dhurata Hoxha raporton para Komisionit për Integrime Evropiane lidhur me shqyrtimin e Programit Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit 2019-2023. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00) 

- Kryeparlamentari Kadri Veseli, së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, do të bëjë përurimin e terrenit sportiv në komunën e Kaçanikut. (Kaçanik, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 204, ora 11:00

 - Kryeministri Ramush Haradinaj bën homazhe në Kompleksin Memorial në Gllogjan. (Fshati Gllogjan, ora 11:00)

- Bëhet hapja solemne e Panairit të Edukimit, edicioni i 13-të. (Pallati i Rinisë, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për të Drejtën Ndërkombëtare Private, me raport amendamente të Komisionit funksional për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsion. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)  

- Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi, do të mbajë një konferencë për media në të cilën do të shpaloset raporti tremujor i Gjykatës Themelore Gjilanit. (Objekti i Gjykatës,  ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në të cilën do të behët shqyrtimi i Strategjisë Shtetërore Kundër Korrupcionit 2019-2023 dhe Planit të Veprimit, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 13:00)

- Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Tokës, Grupi i Deputetëve të Gjelbër të Kuvendit të Republikës së Kosovës, do të mbjell fidanë në oborrin e Kuvendit. (oborri i Kuvendit të Kosovës, ora 13:30)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (objekti i KQZ-së, ora 15:00)
 

Ngjarjet e datës 15 prill 2019

- Shefja i Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova hap serinë e Bashkimit Evropian 'Mësoj një Ditë së bashku' . (Gjimnazi "Xhevdet Doda", ora 9:00)

- Komuna e Gjilanit bën homazhe tek varrezat e dëshmorëve me rastin e shënimit te 20-vjetorit të Betejës së Zhegocit. (Varrezat e dëshmorëve në Gjilan, ora 10:00)   

- Vazhdimi i Seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova dhe Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha marrin pjese në diskutim me temën "Përfitimi nga MSA" me fokus në progresin dhe sfidat e zbatimit të MSA-së. (Modelariumi i Fakultetit të Arkitekturës, ora 11:00)

- Komuna e Gjilanit organizon Zbulimi i busteve të Nushes dhe Tefikut. Lagjja Dardania 1 në Gjilan, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë Akademinë Përkujtimore kushtuar dëshmorëve dhe martirëve të fshatit Sllovi. (Varrezat e dëshmorëve dhe martirëve, Sllovi, Lipjan, ora 11:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Përkujtimore kushtuar Betejës së Zhegocit dhe 50 dëshmorëve të Brigadës “Kadri Zeka”, e cila organizohet nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës. (Përmendorja e dëshmorëve të Zhegocit, Gjilan, ora 13:00)

 - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (objekti i KQZ-së, ora 14:00)

- Partia Socialdemokrate mbanë konferencë për media në të cilën flet nënkryetari dhe deputeti Visar Ymeri. (Selia e PSD-së, në lagjen Arbëria, ora 14:00)

- Komuna e Gjilanit organizon shfaqjen e dokumentarit për Pajazit Ahmetin. (Salla e teatrit të qytetit, ora 17:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban tubim kundër Pan Hajnisë në Malishevë në të cilin merr pjesë edhe kryetari i Lëvizjes, Albin Kurti. (Restaurant Goni në Malishevë, ora 18:00)


Ngjarjet e datës 13 prill 2019

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, do të përcjellë procesin e garës në nivelin komunal në fushën e Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik në Shtime. (Shtëpia e Kulturës në Komunën e Shtimes, ora 9:30)

- Instituti i Medies i Kosovës në bashkëpunim me South East European NETWORK mban trajnimin njëditor me temën “Dezinformata dhe lajmet e rreme". (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në shënimin e 14- vjetorit të themelimit të gjimnazit “Loyola”, në Prizren. (Gjimnazi “Loyola”, në Prizren, ora 10:00)

- Qendra Shqiptare e Studimeve Letrare, "Pjetër Budi", Tiranë, në bashkëpunim me Shtëpinë Botuese SAGA në Prishtinë organizojnë tryezë shekncore "Agim Gjakova në letrat shqipe. (Biblioteka Kombëtare, ora 11:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, do të përcjellë procesin e garës në nivelin komunal në fushën e Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik në Ferizaj në shkollat “Çesk Zadeja” dhe “Tefik Çanga”. (Ferizaj, ora 11:00)

- Mbahet konferenca e radhës për media e Alternativës në të cilën do të prezantojë Gurakuq Dobruna, anëtar i Kryesisë qendrore dhe Kryetar i degës së Alternativës në Gjakovë. (Zyret e Alternativës, ora 12:00)

- Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala do të del në terren bashkë me inspektoratin, ku vendet të cilat do të inspektohen do të vendosen nga gazetarët dhe sa më shumë pjesëmarrje aq më transparente do të jetë edhe inspektimi dhe vendimarrja. (Nisja do të bëhet nga objekti i MTI, ora 13:00 - Transporti është i organizuar nga ministria)

- Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” organizon konferencën mbyllëse të Seminarit Ndërkombëtar ‘Problemet e neglizhuara të malaries dhe sëmundjeve të tjera të lidhura me mushkonjat’. (Fakulteti i Edukimit, Universiteti i Prishtinës, ora 13:00)

-  Shfaqet “Na ishte se ç’na ishte një Kujtim Paqaku” të autorit Nexhip Menekshe dhe regjinë e së cilës e ka bërë Kaltrim Balaj. (Shtëpia e Kulturës në Prizren, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 12 prill 2019

- Instituti Demokratik i Kosovës mban konferencën për media gjatë së cilës do të publikohen rezultatet e opinionit të tetë publik lidhur me Dialogun Kosovë-Serbi. (Zyrat e KDI-së, ora 10:00)

- Departamenti i Sociologjisë, i Universitetit të Prishtinës prezanton hulumtimin “Kujtesa përballë Harresës – 20 Vjetori i dëbimit nga Kosova 1999 - 2019”. (Fakultetn Filozofik, salla 014, ora 10:00)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 11:30)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Kujtim Gashi, do ta bëjë vënien e gurëthemelit të Kullës Muze, në Lugishtë të Hasit. (Lugishtë, ora 12:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në tubimin përkujtimor për 14 dëshmorët dhe 40 martirët në fshatin Lubizhdë. (Kompleksi Memorial, Lubizhdë e Hasit, ora 12:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në vënien e gurthemelit të Kullës Muze, “Kulla e Qëndresës” në Lubizhdë të Hasit. (Lubizhdë e Hasit, ora 13:00)

- Ministri Matoshi, së bashku me GIZ dhe organizatën Jo-Qeveritare GAC, presin në takim nxënësit e shkollave fituese në kuadër të programit për ngritje të vetëdijes në institucione edukative dhe fuqizimin e vullnetarizmit rinor për një mjedis të pastër, me ç ‘rast do të shpërndahen edhe  mirënjohje. (kabineti i Ministrit Matoshi, kati 17, ish objekti Rilindja, ora 13:00)

 - Qendra Amerikane për Këshillim dhe Ambasada e SHBA-së hapin Panairin e Universiteteve Amerikane - Edukimi Amerikan. (Fakulteti i Edukimit i Universitetit të Prishtinës, ora 14:30)

- Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Bahri Hyseni dhe Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruari O’Conell mbajnë konferencë për media lidhur me prezantimin e formave të bashkëpunimit të ndërsjellë në mes të Këshillit Prokurorial dhe Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë". (Ndërtesa e Prokurorit të Shtetit, salla e konferencave, ora 14:30)

- Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip S. Kosnett, do të vizitojë panairin universitar “EducationUSA” në Prishtinë ku do të japë një deklaratë të shkurtër mediumeve dhe do të takojë organizatorët dhe të pranishmit në panair. (Fakulteti i Edukimit i Universitetit të Prishtinës, ora 15:15)

- Shfaqet premiera “Na ishte se ç’na ishte një Kujtim Paqaku” të autorit Nexhip Menekshe dhe regjinë e së cilës e ka bërë Kaltrim Balaj. (Teatri “Dodona” në Prishtinë, ora 17:00) 
 
 

Ngjarjet e datës 11 prill 2019

- Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” organizon hapjen e seminarit ndërkombëtar ‘Problemet e neglizhuara të malaries dhe sëmundjeve të tjera të lidhura me mushkonjat’. (Fakulteti i Edukimit në Universitetin e Prishtinës, ora 9:00)

- Komuna Klinës organizon fillimin e punimeve për rregullimin e oborrit te kulla e Mujë Krasniqi. (Fshati Çabiq, ora 9:30)

- Mbahet takimi i radhes i Komitetit Ndërministror për Administrimin e Tokës. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Grupi i Bankës Botërore organizon ceremoninë e lansimi të sistemit të sigurimeve bujqësore në Kosovë, Projekti ECA Agri-Financa. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- Vazhdimi i Seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare në të cilën do të diskutohet kërkesa e 41 deputetëve për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 10:00)

- Rrjeti i Grave të Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me Bashkimin Evropian, Agjencinë për Barazi Gjinore dhe Institucionin e Avokatit të Popullit, do të lansojnë raportin e ri inovativ Diskriminimi me bazë gjinore dhe punësimi në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komuna e Prishtinës bënë hapjen e Qendrës së dytë për të moshuar. (lagja Aktash, prapa restoran Rugova/përballe Meridian Express, ora: 11:00)

- SHL - Kosova së bashku me me DKA-së nga Komuna e Rahovecit organizojnë debat për maturantë për orientim në karierë. (Shtëpia e Kulturës “Mensur Zyberaj”, ora 11:00)

- Promovohen librat “Testamenti” dhe “Kukuta e Sokratit” të akademik Sabri Hamitit. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 11:00)

- Mbahet konferenca me temë “Iniciativa e Dimensionit Social” për Ballkanin Perëndimor “Mos përjashtimi i askujt në procesin e integrimeve të BE-së”. (Hotel Emerald, ora 11:30)

 - Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Përkujtimore - Dita e dëshmorëve të Brigadës 138 “Agim Ramadani”- Dita e rënies së Heroit Agim Ramadani, në kuadër të Manifestimit Tradicional “Ditët e Shqipes 2019”, që organizohet nën patronatin e Kryeministrit. (Teatri Kombëtar, ora 14:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 14:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban tubimin e radhës Kundër PANhajnisë, merr pjesë edhe Kryetari i Lëvizjes Albin Kurti. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 10 prill 2019

- Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” organizon edicionin e 17 te Javës së Bibliotekës. (Bibliotekës Kombëtare, ora 10:00)

- Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal mban dëgjim publik për mbikëqyrjen e zbatimit te Ligjit për energjinë elektrike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 10:00)

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal publikon raportin e funksionimit të komunave për periudhën Janar-Dhjetor 2018 në të cilën do të diskutohen të arriturat njëvjeçare të komunave në ushtrimin e kompetencave të tyre ligjore, sfidat dhe detyrat e mbetura në fushën e vetëqeverisjes lokale. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Mbahet takimi i 165-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, ora 10:00)

 - Mbahet mbledhja e komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale në të cilën behët raportimi i grupeve punuese për Projektligjet në procedurë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Nënkryetari Muhedin Nushi mban konferencë për media për fillimin e implementimit të "Open Contracting Data Standard" në platformën "Kontratat e hapura".  (Ndërtesa e vjetër të Komunës, salla nr. 37, ora 10:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli merr pjesë në hapjen solemne të bibliotekës digjitale e cila bëhet në kuadër të Edicionit të 17’të të Javës së Bibliotekës. (Biblioteka Kombëtare, ora 10:00)

- Autoriteti i Aviacionit Civil të Republikës së Kosovës në bashkpunim me  Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror organizon punëtorinë me temën “Veglat e vlerësimit të personelit të Meteorologjisë". (Hotel Afa, ora 10:30)

- Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, së bashku me zhonglerin Agim Agushi, organizojnë konferencën informuese për media, në të cilën do të informoheni me detajet e garës për futjen në librin e rekordeve “Guinness”. (Salla e Senatit në Rektorat, ora 11:00)

- Mbahet mbledhje komemorative me rastin e vdekjes së Prof.dr. Adem Limani. (Dekanati i Fakultetit të Mjekësisë, ora 11:15)

- Përfaqësues nga KIPRED,GLPS dhe Artpolis janë të ftuar ne mbledhjen e komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit për të diskutuar për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut në Kosovë përmes shoqërise civile aktive. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:30)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të shqyrtohet raporti vjetor i Autoritetit të Aviacionit Civil për vitin 2018. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 12:00)

- Shoqata e Turizmit Alternativ të Kosovës pret një grup përfaqësuesish nga Agjensionet Turistike Botrore dhe medium televizive me qëllim promovimin, bashkëpunimin dhe vendosjen e Kosovës në ofertat turistike Ballkanike. (Pikë takimi në parkingun mbrapa pallatit te Rinisë, ora 12:30)

- Promovohet librit "Kështu foli Rugova", liber ky me intervista nga viti 1990 deri 2005. (Biblioteka "Hivzi Sulejmani" në Dardaniora 13:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media në të cilën flet deputeti Liburn Aliu. (Zyra e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje! në Kuvendin e Kosovës, salla S2 ora 13:30)

- Në kujtim dhe nderim të gjithë shqiptarëve që e përjetuan Bllacën dhe eksodin e 99-ës, në kujtim dhe nderim të gjithë të rënëve për liri, dëshmorëve dhe të zhdukurve, në respekt dhe falënderim për të gjithë ata që ndihmuan popullin shqiptarë dhe Kosovën në vitin 1999, Zyra e Kryeministrit, më 10 prill 2019, organizon ceremoninë e vënies së gurthemelit të Muzeut të gjenocidit serb “Bllaca 99”. (Bllacë- Komuna e Hanit të Elezit, ora 14:00)

- Zyra e UNICEF-it organizon ngjarjen e titulluar “Activate Talks” e cila mbledh më shumë se 400 të rinj nga e gjithë Kosova, ekspertë, përfaqësues të institucioneve dhe inovatorë të rinj, për të diskutuar dhe treguar përvojat e tyre në ndryshimin e shoqërisë për të mirë. (Amfiteatri i Biblitokës së Universitetit të Prishtinës, ora 14:00)

- Komuna e Prishtinës do të promovoj shërbimin e ri elektronik "Fleta Poseduese në e-kiosk", projekt i cili po implementohet në bashkëpunim me USAID. (Ndërtesa e re e Komunës në Arbëri, ora 14:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës.  (Selia e KQZ-së, ora 15:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në Akademinë Përkujtimore për veprimtarin e çështjes kombëtare Shaban Viqa-Baci. (Salla e Kuqe, Pallati i Rinisë, ora 18:00)

- Shfaqet  premiera e filmit të metrazhit të gjatë "Dashuria s'mjafton". (Kinema "Cineplexx" në Albi Mall, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 9 prill 2019

- Nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, organizohet Manifestimi Tradicional “Ditët e Shqipes – 2019”, për nder të Betejës së Koshares. (Homazhe tek varrezat e dëshmorëve, ora 10:00)

- Federata e pingpongut mban seminar dhe testim për gjyqtarët vendorë me ligjërues Dr.sc. Abedin Bahtiri.  (Shtëpia e sporteve, ora 10:00)

- Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës mban mbledhjen e Këshillit Drejtues dhe Kryetarëve  të Niveleve Komunale si dhe të Universiteteve për të diskutuar lidhur me takimin me ministrin Bytyqi dhe debatin me Komisionin Parlamentar për Amësim. (Salla e takimeve në Qendrën e studentëve, te zyret e SBASHK-ut, ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi dhe Ministrja e Kulturës së Shqipërisë, Elva Margariti do të nënshkruajnë kalendarin e përbashkët kulturor Kosovë-Shqipëri. (Ministria e Kulturës në Tiranë, ora 11:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bën homazhe te varrezat e dëshmorëve dhe merr pjesë në Tubimin Përkujtimor, në kuadër të Manifestimit Tradicional “Ditët e Shqipes 2019”, për nder të 20 vjetorit të Betejës së Koshares. (Kompleksi Memorial në Koshare, ora 11:45)

- Nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mbahet tubimi përkujtimor për nder të Betejës së Koshares. (Kompleksi Memorial në Koshare, ora 12:00) 

- Lëvizja Vetëvendosje! mbanë konferencë për shtyp. (Zyrët e Lëvizjes Vetëvendosje, ora 13:00)

Ngjarjet e datës 8 prill 2019

 - Prokuroria Themelore e Pejës organizon tryezë me temë “Degradimi i pyjeve dhe ambientit”. (Ambientet e Hotel Dukagjinit në Pejë, ora 9:30)

- Zyra për Çështje të Komuniteteve pranë zyrës së Kryeministrit organizon koktej për festimin e Ditës së Komunitetit Rom. (Ndërtesa e Qeverisë, salla nr. P38, ora 10:00)

- Shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova në Ditën Ndërkombëtare të Romëve do të vizitojë gratë që me guxim luftojnë diskriminimin dhe dhunën në familje. (OJQ-ja Rrjeti i Organizatës së Grave Rome, Ashkali dhe Egjiptiane, Rr. UÇK 14, kati përdhesë, Nr. 1A1, ora 11:00)

- Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Komunitetit Rom, Let’s Do It do të organizojë aksion pastrimi në Lagjen Rome në Fushë Kosovë. (Lagja Rome në Fushë Kosovë, ora 11:00)

- Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Komunitetit Rom, Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, do të marrë pjesë në aksionin e pastrimit që organizon Let’s Do It. (Lagja Rome në Fushë Kosovë, ora 11:00)

- Komuniteti i zonës së Rugovës dhe qytetarët e Pejës në përkrahjen e Shoqërisë Civilë organizon protestë masive kundër ndërtimit të Laurës në Grykën e Rugovës. (Qendra e qytetit të Pejës, ora 12:00)

- Qendra Mediale në Çagllavicë me mbështetjen e Fondacionit për Shoqëri të Hapur mban debat me temë 'Transparenca e punës së komunës së Kllokotit - Vërbovc'. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 13:00)

- Kryetarët e grupeve parlamentare të PSD-së, AAK-së, dhe NISMA-s, mbështetur nga 30 deputetë të Kuvendit, do të dorëzojnë në Gjykatën Kushtetuese: Kërkesën për Vlerësimin e kushtetutshmërisë të Dekretit të Presidentit lidhur me emërimin e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. (Gjykata Kushtetuese, ora 14:00)

- Mbahet ceremonia e inaugurimit zyrtar të “NutriVida Nutrients”- Fabrikë Kanadeze e plehrave artificial e licencuar në Kosovë, e para dhe e vetmja e llojit të tillë në Ballkan. (Rruga “Marie Shllaku, në magjistralen Gjilan - Bujanoc km/4, ora 16:00)

- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, organizon pritje solemne në shënimin e 11 vjetorit të Ditës së Kushtetutës të Republikës së Kosovës. (Hotel Swiss Diamond, ora 18:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në shënimin e 11 vjetorit të Ditës së Kushtetutës të Republikës së Kosovës, organizuar nga Ministria e Drejtësisë. (Hoteli Swiss Diamond, ora 18:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhje pas shpalljes së Zgjedhjeve të Jashtëzakonshme për Kryetar të Komunave: Mitrovica e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, të cilat do të mbahen më 19 maj 2019. (Objekti i KQZ-se, ora 18:00)

- Interpretuesit amerikanë të folk muzikës, “Kyle Dillingham & Horseshoe Road” do të interpretojë në Gjakovë. (Shkolla e Muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë, ora 19:00)

 

Ngjarjet e datës 7 prill 2019

- Nën patronatin e Kuvendit Komunal të Skenderajt dhe kryesisë të bashkësisë lokale të fshatit Polac mbahet tubimi përkujtimor në nderim të dëshmorëve dhe martirëve të lirisë si dhe të zhdukurve të fshatit Polac të Komunës së Skenderajt. (Varrezat e Martirëve të Fshatit Polac , ora 11:00)

- Komuna e Deçanit në bashkëpunim më OVL-UÇK-së organizon homazhe për eproren e UÇK-së, gazetaren, publicisten, reporteren e luftës, Fetnete Ramosaj. (Holli i Pallatit të Kulturës 'Jusuf Gërvalla' në Deçan, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Selia qendrore e Vetëvendosjes, ora 12:00)

- Komuna e Deçanit në bashkëpunim më OVL-UÇK-së organizon mbledhje Komemorative për eproren e UÇK-së, , Fetnete Ramosaj. (Pallati i Kulturës 'Jusuf Gërvalla' në Deçan, ora 13:00 - ceremonia e varrimit në Kompleksin Memorial 'Dëshmorët e Kombit' në Gllogjan, ora 14:00)

- Për nderë të Ditës Ndërkombëtare të Romëve dhe jubileut “30 vjetori i Teatrit Rom”, shfaqet premiera “Na ishte se ç’na ishte një Kujtim Paqaku” të autorit Nexhip Menekshe dhe regjinë e së cilës e ka bërë Kaltrim Balaj. (Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, ora 20:00)

- Lumbardhi do të prezantojë hapjen e sezonit Lumbardhi n’Behar me bendin kanadez Suuns. (Prizren, ora 21:00)
 

Ngjarjet e datës 6 prill 2019

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Sportit, Drejtoria e Sportit e Komunës se Prishtinës  organizon dhurimin e gjakut nga të gjitha klubet sportive, OJQ-të dhe të rinjtë e kryeqytetit. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon konferencën për media në të cilën do të prezantohet analiza përmbledhëse e rezolutës, projektligjit dhe platformës për dialogun Kosovë Serbi me titull 'Dialogu përmes dokumenteve: një analizë përmbledhëse e rezolutës, projektligjit dhe platformës shtetërore për dialogun Kosovë-Serbi”. (Grupi për Studime Juridike dhe Politike, përballë Kino ABC, mbi Maxi Market, ora 10:00)

- Federata e pingpongut të Kosovës organizon kampionatet individuale për Minikadet, Kadet dhe Junior. (Shkolla fillore Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Alternativa mban konferencë për media në të cilën qëndrimin e Alternativës për gjendjen në Sektorin e Arsimit do të prezantojë, anëtarja e Kryesisë Qendrore, Diana Qarkaxhija. (Zyrëe e qendrore te Aleternativës, kompleksi Qafa, kati 1-rë, ora 12:00)

- Shoqata "Miqtë e Amerikës", në bashkëpunim me UBT-në, do të mbajë një konferencë  të përbashkët me gazetarë, ku do të shpalosen dhuratat që do t’i dorëzohen apo dërgohen Presidentit George W. BUSH dhe ish zonjës së parë znj. Laura Bush. (Lokalet qëndrore të Kolegjit UBT, ora 12:00)

- Inagurohet fillimi i punimeve për rikonstruimin e rrugës Bishtazhin-Damjan. (Rruga Gjakovë - Prizren, në hyrje të fshatit Bishtazhin, ora 12:00)

- Nën Patronatin e Ministrit të  Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, për nder të 30 vjetorit jubilar të rënies në altarin e lirisë, të Dëshmorit të Kombit, Prof. Xhemajli Berisha organizohet akademi përkujtimore. (Shtëpia e Kulturës “Xhemajl  Berisha” në Prizren, ora 12:00)

-  Komuna e Prishtinës bën testimin e sistemit të alarmimit në qytet i cili do të realizohet në heshtje dhe nuk do të prodhohen tinguj të alarmit sikur në muajt e kaluar. (Prishtinë, ora 12:05)

- Në kuadër të tubimeve nëpër komunat e Republikës së Kosovës Lëvizja Vetëvendosje! mban tubim në Podujevë, merr pjesë edhe Kryetari i Lëvizjes, Albin Kurti. (Salla e teatrit "Avdush Hasani" në Podujevë, ora 13:00)
 
- Lëvizja Vetëvendosje! mban tubim në Mitrovicë në të cilin merr pjesë edhe Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti. (Qendra e Kulturës "Rexhep Mitrovica", në Mitrovicë, ora 15:00)

- Interpretuesit amerikanë të folk muzikës, “Kyle Dillingham & Horseshoe Road”do të interpretojë në Prishtinë. (Holli i Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë, ora 20:30)

Ngjarjet e datës 5 prill 2019

- Në shënim të 20-vjetorit të masakrës së Llovcës behën homazhe te varrezat e martirëve në fshatin Llovcë. (Fshati Llovcë, ora 10:00 - nisja nga Zyra e Kryetarit Lutfi Haziri, për në fshatin Llovcë, ora 9:30)

- Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje! dhe grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës organizon tryezën “Kushtetueshmëria dhe përgjegjësitë institucionale në procesin e Dialogut me Serbinë”. (Kuvendi i Kosovës, salla C405, ora 10:00)

- Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” organizon tryezën e rrumbullakët “Roli dhe rëndësia e institucioneve të arsimit të lartë, drejt intensifikimit dhe ndërveprimit universitet - industri në Kosovë”. (Objekti universitar në UMIB, ora 10:00)

- Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, do të mbajë mbledhjen e radhës, në të cilën do të raportojë ministri i Ministrisë së Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-303, ora 10:00)

- Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, të premten viziton një mori projektesh infrastrukturore, përfshirë edhe ato lokale, të financuara nga MIT. (Fshati Bresalc, rruga Prishtinë - Gjilan, afër pompës së derivateve “Kamberi Petrol”, ora 10:30)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në të cilën do të behët formimi i panelit për zgjedhjen e Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti takohet me Kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti. (Objekti i vjetër i Komunës së Prishtinës, ora 11:00)

- UN Women dhe Federata e Futbollit të Kosovës organizojnë shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Sportit për Zhvillim dhe Paqe me aktivitetin "Sporti për Paqe", me 50 vajza dhe djem. (Sheshi i lojërave të futbollit Ramiz Sadiku në Prishtinë, ora 11:00)

- Ministri i Punëve te Brendshme, Ekrem Mustafa raporton para Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim lidhur me regrutimin e përfaqësuesve të komunitetit joshumicë, në bazë të konkursit të fundit të policisë së Kosovës.  (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Nën organizimin e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri mbahet takimi me ambasadorët e Shqipërisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi në Republikën e Kosovës, ku të pranishëm do të jenë edhe kryetarët e komunave të regjionit lindje lidhur me bashkëpunimin ekonomik. (Hotel “Morea” në Prevallë, ora 11:00)

- Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, do të mbajë një konferencë për media. (Ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, ora 11:00)

- Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala viziton kompaninë “Relux”. (Objekti i kompanisë 'Relux' në magjistralen Prishtinë - Shkup km 6, ora 12:00)

- Komuna e Prishtinës mbanë konferencë për media. (Ndërtesa e vjetër e Komunës, kati i parë, ora 12:00)

- Policia e Kosovës organizon ceremoni zyrtare e cila i dedikohet  promovimit/gradimit të zyrtarëve të Policisë së Kosovës. Në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë Ministri i Punëve të Brendshme z.Ekrem Mustafa, Drejtori i Përgjithshëm i PK-së z.Rashit Qalaj si dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare. (Salla në objektin e Administratës së Re - Prishtinë, ora 13:30)

- Lëvizja Vetëvendosje mban tubim me qytetarë në kuadër të serisë së tubimeve nëpër komuna në të cilin merr pjesë edhe Kryetari i Lëvizjes, Albin Kurti. (Sheshi ''Adem Jashari'' te Kalaja në Vushtrri , ora 14:00)

- Mbahet tubim përkujtimor, për të nderuar 7 dëshmorët e kombit dhe 31 martirët e rënë ne Altarin e lirisë, gjatë luftës së lavdishme të UÇK-së në fshatin Vraniq të komunës së Therandës. (Fshati Vraniq, ora 14:00)

- Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala viziton kompaninë “Kivo” në Komunën e Kaçanikut. (Objekti i kompanisë Kivo në Kaçanik, ora 14:30)

- Mbahet akademi përkujtimore në shënim e 20-vjetorit të masakrës së Llovcës. (Teatri i qytetit te Gjilanit, ora 16:00)

- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, mban konferencë për media ku do të bëjë njoftimin rreth përmbajtjes së marrëveshjes për uljen e çmimit të roaming në mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. (Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, zyra e Kryeministrit, ora 16:00)
 

 

Ngjarjet e datës 4 prill 2019

- Mbahet mbledhja e Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala në të cilën do të shqyrtohet dokumentacioni i pranuar nga Posta e Kosovës dhe Telekomi i Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 10:00)

- Shefja i Zyrës së BE-së, Natalija Apostolova dhe Kryeministri Ramush Haradinaj do të marrin pjesë në konferencën për fillimin e Strategjisë së Qeverisë për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile 2019-2023, e mbështetur nga Bashkimi Evropian. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla P 38, ora 10:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa do të vizitojë komunën e Prizrenit, me ç ‘rast do të takohet me Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi të kësaj komune. (Objekti komunal “Shtëpia e Bardhë” në Prizren, ora 10:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media në të cilën flet Kryetari Albin Kurti. (Selia e Vetëvendosjes, ora 12:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Përkujtimore në Ditën e të Zhdukurve në Komunën e Klinës. (Shtëpia e Kulturës “Jehona e Dukagjinit” në Klinë, ora 12:00)

- Folk grupi nga SHBA-të do të interpretojë në qendër të Prizrenit. (Qendra e Prizrenit, “Sheshi i Lidhjes”, ora 13:30)

- Partia Socialdemokrate mbanë konferencë për media në të cilën flet nënkryetari dhe deputeti Visar Ymeri lidhur me gjendjen në PTK. (Selia e PSD-së në lagjen Arbëria, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Hardinaj pret në takim ministrin e mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:00 - vetëm pamje)

- Drejtoresha e misionit të USAID-it Lisa Magno do të flasë në prezantimin Të Drejtat Pronësore në Kosovë –  Të Arriturat, Rezultatet dhe Leksionet e Mësuara. (Sheshi 21, ora 15:00)

- Qendra Koordinuese për Deminim e Ministrisë së Mbrojtjes e Republikës së Kosovë organizon shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Deminimit. (Hotel Swiss Diamond, ora  16:00)

- Kosovo 2.0 organizon edicionin e radhës të Hajde Folim për përvetësimin e kulturës rome. (Zyrët e Kosovo 2.0, ora 18:00)

- Banorët e lagjes 'Të banesat e Bardha' organizojnë tubim për të shqyrtuar peticionin ndaj Komunës së Prishtinës dhe Termokosit për lidhjen e banesave me ngrohtoren e qytetit Termokos. (Shkolla fillore 'Iliria', ora 19:00)

- Galeria e Ministrisë së Kulturës organizon hapjen e ekspozitës “Password”, të autorit Artan Hasani. (Galeria e Ministrisë së Kulturës, ora 19:00)

 

Ngjarjet e datës 3 prill 2019

- Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim organizon konferencën me temë “Përtej margjinalizimit - Çfarë tani dhe çfarë më tutje?”. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Përfaqësues të MASHT, SBASHK dhe Këshillit të Prindërve raportojnë para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi lidhur me kompensimin e orëve të humbura nga greva e mësimdhënësve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të mbledhjes, ndërsa pas përfundimit të saj, do të ketë deklaratë për media)

- Drejtoresha e misionit të USAID-it Lisa Magno do të flasë në hapjen e ngjarjes e cila mbahet nën titullin Tejkalimi i margjinalizimit – Çka tani dhe çka më tutje?. (Hoteli Sirius, ora 10:00)

- Agjencia Kosovare e Privatizimit mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr.45. (Hoteli Grand, ora 10:00)

- Instituti GAP në bashkëpunim me Institutin e Vienës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare organizon një tryezë të rrumbullakët ku do të prezantojë raportin: “Ndikimi i ndihmës shtetërore në tregun e energjisë elektrike në Ballkan”. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:15)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, do të vizitojë Komitetin Olimpik të Kosovës, me ç‘rast do të nënshkruhet edhe memorandum bashkëpunimi. (Komitetin Olimpik, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Buxhet dhe Financa në të cilën do të behët votimi i Raportit vjetor të shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për vitin 2018 si dhe votimi i Raportit Vjetor të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2018.  (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Shoqata e të burgosurve politikë dhe Shoqëria Lëvizja organizojnë akademi përkujtimore në pesë vjetorin e vdekjes së veprimtarit dhe atdhetarit të përkushtuar shqiptar, Bali Derivishi. (Institutin Albanologjik, ora 12:00)

- Partia Socialdemokrate organizon tryezën për Amendamentin Kushtetutes në lidhje me Konventën e Këshillit të Europës për parandalimin dhe luftimin e dhunës kundër grave dhe dhunës në familje, i propozuar nga Nënkryetarja e Kuvendit tëRepublikës së Kosovës znj. Aida Dërguti, mbështetur nga 80 deputetë, dhe i konfirmuar nga Gjykata Kushtetuese për procedim të mëtutjeshëm në Kuvend. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C-405, ora 13:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës, me iniciativën e Forumit për Transparencë Parlamentare, mban takim me banorë të qytetit e Fushë Kosovës. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Fushë Kosovë, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 2 prill 2019

- Ministria e Punëve të Brendshme do të organizojë takimin e parë koordinues për planin e veprimit të udhërrëfyesit rreth AVL-ve. (Ndërtesa kryesore e MPB-së, ora 9:00)

- Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit organizon konferencën 'Gratë për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë'. (Swiss Diamond Hotel Prishtina , ora 9:30)

- Zyra e Bankës Botërore në Kosovë organizon konferencë shtypi  ku do të prezantojë edicionin më të ri të Raportit të rregullt ekonomik të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala do ta vizitojë fabrikën e përpunimit të mishit “Meka” në Dragash. (Dragash, ora 12:00 - Nisja bëhet nga objekti i ministrisë dhe transporti për gazetare është i siguruar, ora 10:00)

- Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Xhavit Haliti, pret në takim Komisionerin e Lartë për Pakica Nacionale, Ambasadorin Lamberto Zannier dhe Kryesuesin e Misionit në Kosovë, Ambasadorin Jan Braathu. (Kabineti i kryetarit të Kuvendit, ora 10:15)

- Ministri i MMPH dhe zyrtarët e Komisionit të pavarur për miniera e minerale raportojnë para Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor lidhur me hidrocentralet dhe gurthyesit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti pret në takim Kryetarin e Komunës së Hanit të Elezit z. Refki Suma (Objekti i Kryeministrisë, kati VIII, zyra 806, ora 11:00)

- Grupi i Grave Deputete të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me UNFPA, do të mbajë takim në Prizren, në të cilin do të bëhet shkëmbimi i përvojave në mes nivelit qendror dhe lokal. (Ndërtesa e Komunës së Prizrenit, Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, ora 11:00)

-  Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad, organizon pritje për të gjithë Kryetarët e Komunave të Kosovës, përfaqësues të ministrive të linjës si dhe partnerë vendorë dhe ndërkombëtarë për të zhvilluar një diskutim për arritjet, sfidat dhe perspektivat në fushën e Qeverisjes Lokale në Kosovë. (Rezidenca Norvegjeze, Fshati Ndërkombëtar, Veternik, ora 12:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në Akademinë Përkujtimore të 6 vjetorit të ndarjes nga jeta të luftëtarit të UÇK-së, Ejup Runjeva. (Shtëpia e Kulturës “Xheladin Kurtaj”, Kaçanik, ora 12:00)

- Organizata "ETEA" dhe Biblioteka "Hivzi Sulejmani" organizojn manifestimin qendror me rastin e Ditës Botërore të Librit për Fëmijë dhe të Rinj.  (Hapësirat e Bibliotekës "Hivzi Sulejmani" në Lagjen Dardania, ora 12:00)

-  Kryeshefin Ekzekutiv të Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi raporton para Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit lidhur me letrën drejtuar punonjësve të Telekomit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të marrë pjesë në konferencën e kuvendit të të Rinjve. (Administrata Qendrore e Universitetit të Prishtinës, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të diskutohet lidhur me ndarjen e granteve nga Ministria e zhvillimit rajonal, me theks të veçantë për bizneset e udhëhequra nga gratë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 13:00)

- Mbahet mbedhja e rregullt e Qeverisë së Republikë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Koordinatori  Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës z. Rexhep Hoti do të takohet me Kryetarin e Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi (Objekti i Komunës së Kaçanikut, ora 14:00)​

- Mbahet prezantimi i librit ‘Layers of Time in the Urban Landscape: Visions of Socialist Urbanity in Mitrovica’ nga Pieter Troch dhe Thomas Janssens si dhe mbahet debat publik 'Trashëgimia e urbanizimit socialist në Kosovë'. (Modelariumi i Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Universiteti i Prishtinës, ora 16:00)

Ngjarjet e datës 1 prill 2019

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim deputetët e Bundestagut Gjerman, Peter Bauer dhe Christian Schmidt ku pas takimit do të ketë prononcim për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Me qëllim të shënimit të tre viteve që nga hyrja në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, Instituti EPIK organizon tryezë në të cilën do të prezantoj studimin për detyrimet dhe përfitimet e Kosovës në kuadër të MSA-së.. (Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në konferencën e organizuar nga Isntituti EPIK me rastin e 3 vjetorit të MSA-së. (Ambientet e Qendrës Informative Kulturore të BE-së, 10:00)

- Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Univeristar të Kosovës, dr. Basri Sejdiu, do të mbajë konferencë për medie. (Drejtoria e përgjithshme SHSKUK, ora 11:00)

- Oda Ekonomike Amerikane ne Kosove organizon nje tryeze diskutimi me titull "Rritja e perfitimeve nga MSA". (Qendra e Konferencave Orion, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës përuron  kopshti me bazë në komunitet "Milingonat" në Kodrën e Trimave. (Kodra e Trimave, ora 12:00)

- Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, do ta vizitojë Komunën e Lipjanit. (Komuna e Lipjanit, ora 12:00)

- Mbahet mbledhje e komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi në të cilën do të diskutohet lidhur me planin e veprimit për monitorimin e zbatimit të ligjeve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Përkujtimore kushtuar masakrës së Lubeniqit. (Biblioteka Kombëtare " Pjetër Bogdani" Prishtinë, ora 17:00)

 Ambasada e Frances në Kosovë, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shoqata e profesoreve te gjuhës frënge të Kosovës, dhe Universiteti i Prishtinës organizojnë ceremoninen e hapjes se universitetit te parë pranveror ku do të marrin pjesë reth 60 mësimdhënës nga Kosova, Maqedonia Veriore  dhe Shqipëria. (Amfiteatri i Fakultetit Filologjik të Universitetit të Prishtinës, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 31 mars 2019

- Mbahet nata finale e Tech Heroes në të cilën do të prezantohen 10 projektet e realizuar nga nxënësit. (Kino Armata, ora 16:00)

Ngjarjet e datës 30 mars 2019

- Dita e pestë e Javës së Gruas vazhdon me tryezën për edukimin qytetar dhe politik si mënyrë për të forcuar qëndrueshmërinë e demokracisë. (Ndërtesa e re e Komunës së Prishtinës, ora 11:00)

- Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës, në bashkëpunim me përfaqësuesit e  Kuvendit të Rinjëve të Prishtinës dhe drejtuesit e shkollës së mesme të lartë “Sami Frashëri”, me rastin e 20 vjetorit të djegies së shtëpi -shkollës “Sami Frashëri” do të organizon ekspozitë, ku  në këtë eveniment janë të ftuar  personalitet të kulturës dhe arsimit etj. (Shtëpia e djegur e Hertictëve në lagjen Kodra e Trimave, ora 11:00)

- Mbahet mbledhje solemne e Kuvendit të Komunës së Deçanit ne te cilen do te merret vendim për shpalljen “Qytetar Nderi” i Komunës së Deçanit, .John C.Boyd,  Shef i stafit,  Gjeneral brigade, Ushtria e SHBA. (Salla e Asamblesë komunale të Deçanit, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në ceremoninë e shpalljes “Qytetar Nderi i Deçanit”, të gjeneral brigade John C. Boyd, shef i stafit të KFOR-it. (Salla e Asamblesë komunale të Deçanit, ora 12:00)

 

Ngjarjet e datës 29 mars 2019

- Programi i dedikuar për fuqizimin e të rinjve në Kosovë, “Coca-Cola përkrah Rininë”, fillon implementimin në Fakultetin e Edukimit. (Fakulteti i Edukimit, ora 8:00)

- Fondi për të Drejtën Humanitare organizon tryezën e rrumbullakët ku do  të bëhet prezantimi i raportit vjetor mbi monitorimin e gjykimeve të lidhura me konfliktin në Kosovë gjatë  vitit 2018. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të behët shqytimi i Raportit të auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Kuvendit të Republikës së Kosovës, për vitin e përfunduar me 31 dhjetor 2017 dhe Raporti i shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për vitin 2018. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Nxënës të  Shkollës Fillore “Faik Konica” vizitojn Banken Qendrore Kosoves. (Objekti i BQK-se, ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, do të marrë pjesë në konferencën e parë zyrtare për medie, me temë mbi pjesëmarrjen e Republikës së Kosovës në Bienalen e Artit 2019, në Venedik, të organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim me Galerinë Kombëtare të Kosovës.  (Galerinë Kombëtare të Kosovës, ora 11:00)  

- Mbahet ceremonia festive e shënimit të 9 vjetorit të Themelimit të Kolegjit Heimerer. (Kolegji Heimerer, ora 11:00)

- Agjencia kundërKorrupsion organizon konferencën për shtyp në të cilën do të bëhet prezantimi i raportit për vitin 2018 i punës së Agjencisë nga Drejtori Shaip Havolli. (Ndërtesa e Agjencisë kundër Korrupsion, ora 11:20)

- Mbahet ceremonia përmbyllese e Programit USAID TLP- ISPC si dhe promovimi i Librit “Parimet dhe Praktikat e Politikave Publike në Kosovë” dhe materialit “Problemet Reale, Zgjidhjet e Mundshme: Propozimi i Politikave të Përzgjedhura”. (RIT Kosovo -  A.U.K, ora 11:30)

- Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala bashkë me kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahri do të marrin pjesë në nisjen e punimeve në Zonën Ekonomike në Lumadh të Vushtrrisë. (Lumadh-Vushtrri, ora 13:00)

- Me rastin e vazhdimit te projektit "Instituti Limak për Shërbime të Aeroportit", Limak Kosovo International Airport JSC dhe Universiteti i Prishtinës do të nënshkruajnë një Memorandum Mirekuptimi. (Rektorati i UP, 13:30)

- Partia Socialdemokrate mbanë konferencë për media. (Selia Qendrore e PSD-së, në lagjen Arbëria, ora 14:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi së bashku me Kryetarin e FFK-së, Agim Ademin dhe Kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, do të bëjnë përurimin e stadiumit të futbollit në fshatin Sadovine të Jerlive të Vitisë. (Fshati Sadovine, ora 14:00)

- Manchester Aid Koosvo dhe Bibloteka Kombëtare e Kosovës organizojn prezantimin mbi Kujtesën 'Zërat e Kosovës në Mancheste. (Bibloteka Kombëtare, ora 14:00)

- Drejtoresha e misionit të USAID-it Lisa Magno do të flasë në ngjarjen përmbyllëse të programit të USAID-it Lidershipi Transformues - Trajnimi Intenziv dhe Zhvillimi i Politikave Publike dhe Udhëheqja. (Amfiteatri i Universitetit Amerikan të Kosovës - kampusi univesitar në Gërmi, ora 14:30)

- Fondi për të Drejtën Humanitare mban ligjëratën publike “Sot, 20 vite më parë: Rasti i Belegut” që do të mbahet në Qendrën e Dokumentimit Kosovë. (Biblioteka Hivzi Sulejmani, ora 16:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Përkujtimore kushtuar 20 vjetorit të rënies së 14 dëshmorëve në Shishman të Bokës. (Shkolla e Muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë, ‪ora 18:00)

Ngjarjet e datës 28 mars 2019

- Kryeministri Ramush Haradinaj bënë homazhe dhe merr pjesë në tubimin përkujtimor me rastin e 20 vjetorit të masakrës së Izbicës. (Fshati Izbicë, Skenderaj, ora 9:00)

- Zëvendës Shefi i Zyrës së BE-së, Riccardo Serri, së bashku me Kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli dhe Ambasadorin e Italisë, Piero Cristoforo Sardi do të marrin pjesë në ceremoninë e mbylljes së projektit të financuar nga BE-ja për luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe dhunës ekstremizmi. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- Mbahet seanca e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ora 10:00)

- Mbahet ledhja e komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media  në të cilën do të behët shqyrtimi i raporteve të komisioneve të përhershme për Projektligjin për Qasje në Dokumentet Publike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, për të shqyrtuar kërkesën e 42 deputetëve për seancë të jashtëzakonshme për kompensimin e orëve të humbura. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C-301, ora 10:30)

- Federate e Sindikatave të Pavarura të Telekomit të Kosovës  mban konferencë për media. (Ndërtesa Kryesore të Telekomit të Kosovës në Dardani, ora 11:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës pritet të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban aktivitet simbolik. (Takimi me mediat bëhet pranë Terminalit Doganor në Fushë Kosovë ora 11:45)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, do të marrë pjesë në hapjen e ekspozitës “Hartografia europiane dhe territoret shqiptare” e cila është koleksion nga Afrim Ethemi. (Muzeun Kombëtar të Kosovës, ora 12:00)

- Bëhet promovimi i librit 'Djaloshi me zemer të madhe' i autorës Luljeta Selimi Berisha. (Bibloteka Kombëtare, ora 12:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli merr pjesë në Akademinë përkujtimore për 20 vjetorin e masakrës së Izbicës. (Teatri Kombëtar, ora 12:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Përkujtimore kushtuar 20 vjetorit të masakrës së Izbicës. (Teatri Kombëtar në Prishtinë, ora 12:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në Akademinë Përkujtimore me rastin e 20 vjetorit të Masakrës së Izbicës. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 12:30)

- Ministri i Punëve te Brendshme Ekrem Mustafa raporton para Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim lidhru me regrutimin e përfaqësuesve të komunitetit joshumicë, në bazë të konkursit të fundit të policisë së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Në kuadër të Javës se Gruas mbahet tryeza lidhur me rritjen e llogaridhënies së institucioneve publike përmes filtrimit të politikave publike nga këndvështrimi gjinor. (Hotel Emerald, ora 13:40)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli i shoqëruar nga Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, viziton parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren. (Ish-baza e KFOR-it gjerman në Prizren, ora 14:00)

- Komuna e Gjilant bën homazhe në Kompleksin e varrezave të dëshmorëvë. (Gjilan, ora 15:00)

- Komuna e Gjilanit organizon akademi përkujtimore në ndërim të dëshmorit Agim Rashiti. (Teatri i qyteti të Gjilanit, ora 16:00)


Ngjarjet e datës 27 mars 2019

 - Misioni i OSBE-së organizon konferencë mbi parandalimin dhe luftimin e korrupsionit në nivel të lartë për përfaqësues të institucioneve, agjencive dhe shoqërisë civile të Kosovës që merren me luftimin e korrupsionit. (Hoteli Emerald, ora 9:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në konferencën "Korrupsioni i nivelit të lartë", e cila organizohet nga misioni i OSBE-së në Kosovë. (Hoteli Emerald, ora 9:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli merr pjesë në konferencën "Dialogu publiko-privat në funksion të zhvillimit të sektorit privat". (Salla e mbledhjeve plenare të Kuvendit, ora 9:00)

- Didier Chabert, ambasador i Francës  në Kosovë dhe Jean-Louis Falconi, Përfaqësuesi i Përhershëm i Francës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe Organizatat Ndërkombëtare në Vjenë, do të hapin një seminar trajnimi për luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore. (Akademia e Drejtësisë së Kosovës, ora 9:00)

- Drejtori i Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj raporon para Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës lidhur me raportin vjetor të punës për vitin 2018. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Demokraci Plus ka kënaqësinë organizon tryezë diskutimi, ku do të prezantohet raporti i dytë “Matësi i Performancës në Prokurimin Publik”.  (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Instituti për Politika Zhvillimore organizon takimin diskutues me temë ‘Tranzicioni i energjisë në Kosovë: rruga përpara - dialogu në mes të qeverisë dhe shoqërisë civile mbi tranzicionin drejt një të ardhme të qëndrueshme për sektorin e energjisë’. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës dhe Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsion organizon dëgjimin publik lidhur me procedurat për votim jashtë vendit. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Shpend Maxhuni raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Fakulteti i Filologjisë i Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, si dhe Shoqata e Gjuhësisë Shqiptare organizojnë përurimin e 6-të veprave të Prof. Androkli Kostallarit, gjuhëtar i njohur i gjuhësisë shqiptare. (Amfiteatri i Fakultetit Ekonomik, ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi organizon ceremonin e ndarjes së çmimeve për Teatër për vitin 2018. (Kabineti i Ministrit, ora 11:20)

- Lëvizja Vetëvendosje organizon tryezën “Resurset ujore - planifikimi dhe menaxhimi”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C-405, ora 12:00)

- Mbahet takimi i 164-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, kati i III, ora 13:30)

- Në ditën e dytë të Javës së Gruas, Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën me temë 'Rikthimi i besimit në demokraci përmes institucioneve të hapura, të qasshme dhe llogaridhënëse'. (Hotel Emerald, ora 13:40)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli merr pjesë në aktivitetin “Java e Gruas”. (Hotel Emerald, ora 13:45) 

Ngjarjet e datës 26 mars 2019

- Mbahet ceremonia e hapjes se Javës së Gruas 2019. (Ndërtesa e re e Qeverisë në ish pallatin e shtypit, ora 9:30) 

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në hapjen e Javës së Gruas. (Ndërtesa e re e Qeverisë në ish pallatin e shtypit, ora 9:30)

- Instituti për Politika Zhvillimore organizon konferencën “Gratë në vendimmarrje”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën “Si të bëhet më efektive mbikëqyrja parlamentare ndaj dialogut Kosovë - Serbi?”, në një diskutim me deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe përfaqësues nga shoqëria civile ku do të prezantojë edhe raportin analitik “Dialogu Kosovë-Serbi gjatë vitit 2018 në Kuvendin e Kosovës”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla 405, ora 10:00)

- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri pret në takim Ministren e Drejtësisë të Republikës së Shqipërisë, znj. Etilda Gjonaj. (Ndërtesa e Ministrisë së Drejtësisë, ora 10:30)

- Misionet diplomatike në Rumanisë, Finlandës dhe Kroacisë në Kosovë dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike ogranizojnë tryezën e diskutimit me temë “Rruga e Integrimit Evropian të Kosovës, një vision nga Trio e Presidencës së Këshillit të Evropës - Rumania, Findlanda dhe Kroacia”. (Qendra e konferencave Orion, ora 10:30) 

- Kryeministri Ramush Haradinaj bënë homazhe dhe merr pjesë në tubimin përkujtimor në Krushë të Madhe. (Kompleksi i varrezave në Krushë te Madhe, ora 11:00)

- Paqja Studentore e Universitetit të Prishtinës organizon konferencën "Perspektiva e analistëve për fazën e fundit të dialogut Kosovë - Serbi".  (Fakulteti Filozofik, ora 11:00)

- Klubi i Prodhuesve ogranizon ceremoninë e ndarjes së certifikatave për të rinjtë të cilët kanë përfunduar programin “Trajnimi në Punë”. (Ndërtesa e Komunës se Hanit të Elezit, ora 11:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në Tubimin Përkujtimor për 113 martirë të Krushës së Vogël. (Krusha e Vogël, ora 12:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj bënë homazhe dhe merr pjesë në tubimin përkujtimor në Krushë të Vogël. (Kompleksi i varrezave në Krushë te Vogel, ora 12:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj bënë homazhe te pllaka përkujtimore për viktimat e familjes Berisha në qytetin e Suharekës. (Përballë ndërtesës së Komunës së Suharekës, ora 12:45)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raportin me amendamente në Projektligjin për ndryshim plotësimin e Ligjit për Hetim Parlamentar, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 13:00)

- Ministri i Financave Bedri Hamza dhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli do të vizitojnë fabrikën prodhuese “Bunjamini ” në Mitrovicë. (Objekti i fabrikës “Bunjamini” në Zonën Ekonomike në Frashër të Mitrovicës, ora 15:00 - nisja bëhet e organizuar para objektit të Qeverisë, ora 13:30)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim bashkë me Shoqatën e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve do të ndajnë çertifikata për 43 zyrtarë që kanë përfunduar programin një vjeçar të trajnimit për forenzikë financiare që është përqëndruar në zhvillimin e teknikave të forenzikës financiare për të ndihmuar në gjurmimin e parave të paligjshme. (Hotel Sirius, ora 14:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për mbrojtjen e fëmijës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 14:00)
 

Ngjarjet e datës 25 mars 2019

- Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, organizon “Javen Ndërkombëtare të Parasë në funksion të Edukimit Financiar“. (Swiss Diamond Hotel, ora 9:30)

- Fondacioni Westminster për Demokraci organizon punëtorinë “Procedurat e përzgjedhjes së kandidatëve të partive politike në Britani të Madhe”. (Swiss Diamond Hotel, 9:30)

- Mbahet ceremonia e parë hapëse e Unionit të Studentëve të Kosovës, e cila është e organizuar në bashkëpunim me OSBE, Misioni në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Save the Children në Kosovë dhe Syri i Vizionit në Bashkëpunim me Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione  lanson fushatën e Ndalimit të Ndëshkimit Trupor dhe Dhunës ndaj Fëmijëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 405, ora 10:00)

- Mbahet akademia përkujtimore kushtuar profesor, Latif Berishës, në 20 vjetorin e vrasjes, që organizohet në Universitetin  e Mitrovicës “Isa Boletini”. (Salla e konferencave në rektoratin e Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini, ora 11:00)

- Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj viziton Shoqatën e të Verbërve, me rastin e miratimit të vendimit për përkthimin e një pjese të legjislacionit në alfabetin Braill. (Zyra e Shoqatës së të Verbërve, ndërtesa e Bashkësisë Lokale, Bregu i Diellit, ora ‪11:00)

- Nën udhëheqjen e Ministrit Besim Beqaj do të mbahet takimi i Këshillit Kombëtar për Inovacion dhe Nërmarrësi. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-31, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në takimin e Këshillit Kombëtar për Inovacion dhe Nërmarrësi. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Ambasada e Francës në Kosovë në bashkëpunim me Qendrën Universitare Frankofone organizon një bashkëbisedim me shkrimtarin dhe poetin e njohur Kosovar-frankofonë Eqrem Basha. (Qendra Universitare Frankofone në Fakultetin Filologjik të Prishtinës , ora 16:30)

Ngjarjet e datës 24 mars 2019

- Kryeministri Ramush Haradinaj në kuadër të manifestimit qendror “Epopeja e Dukagjinit”, bënë homazhe në Kompleksin Memorial në Gllogjan. (Gllogjan, ora 10:00)

- Në 20 vjetorin e rënies së atdhetarëve Prof. Latif Berisha dhe Agim Hajrizi, Kryesia e LDK-së bashkë me Kryetarin e Degës së LDK-së në Mitrovicë, Safet Kamberi dhe struktura të degës, bëjnë homazhe te varri i Prof. Latif Berisha. (Fshati Smrekonic, ora 11:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në manifestimin shtetëror “Epopeja e UÇK-së në Dukagjin”. (Gllogjan, ora 12:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në tubimin qendror në përkujtim të Betejës së Gllogjanit dhe të gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri. (Gllogjan, ora 12:00) 

Ngjarjet e datës 23 mars 2019

- Federata e pingpongut të Kosovës në bashkëpunim me Kpp Vitia nën patronatin e Komunës së Vitisë do të organizoj Turneun për senior Flakadani i Karadakut. (Salla e Shkollës së Mesme Teknike 'Jonuz Zejnullahu' në Vitiora, ora 9:30)

- Shoqata "Miqtë e Amerikës" do ta bëjë zëvendsimin e flamurit amerikan te shtatorja e Bill Clintonit në Prishtinë, me një të ri. (Shtatorja e Bill Clintonit, ora 11:00)

- Gjimnazi “Hasan Nahi”, në kuadër të Fondacionit për Arsim dhe Kulturë “Atmosfera”, organizon edicionin e gjashtë me radhë - Garën e Inteligjencës "Eureka 6". (Ambienti i Gjimnazit “Hasan Nahi” në Prishtinë, ora 11:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli merr pjesë në shënimin e 30-vjetorit të demostratave të 23 marsit 1989 me nismëtare gratë dhe vajzat e Balajve. (Teatri “Adriana” - Ferizaj, ora 11:00)

- UBT dhe Raiffeisen Bank mbajnë garën më të madhe në vend “Data Science Hackathon”. (Kampusi i UBT-së në Lipjan, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj bënë homazhe te Pllaka Memoriale e ushtarëve të KFOR-it, të rënë gjatë shërbimit në Kosovë. (Sheshi “Nëna Terezë”, ora 12:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj bënë homazhe te Pllaka Përkujtimore me emrat e ushtarëve britanikë, që humbën jetën në shërbim në Kosovë. (Sheshi “Edit Durham”, afër Hotelit Grand, ora 12:10)


Ngjarjet e datës 22 mars 2019

- Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë me mbështetje të GIZ - CDBE organizon konferencën e rishikimit vjetor të planit strategjik të arsimit të Kosovës 2018. (Hotel Sirius, ora 9:00)

- Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në bashkë organizim me MASHT,  komunën e Prishtinës, OJQ “Lets Do it Kosova”, “Green Art Center”, SHUKOS, CDI dhe shoqërinë civile do të shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Ujit dhe Ditës ndërkombëtare e Meteorologjisë. (Liqeni i Batllavës, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën me rastin e publikimit të “Raportit të Monitorimit të Punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës 2018”, në një diskutim me shefat e grupeve parlamentare, përfaqësues të institucioneve dhe shoqërisë civile. (Orion Conference Center përballë Kino ABC, ora 10:00)

- Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit organizon tryezën e rrumbullakët - Zëri i Popullit rreth 'Finales së Madhe' ndërmjet Kosovës dhe Serbisë - (Tek ABC Group, Gjilan, rr. Xhemajl Mustafa, nr. 99, ora 10:00)

- Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës mblidhet për të shqyrtuar kërkesën e 49 deputetëve për seancë të jashtëzakonshme. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C-301 10:30)

- Lëvizja Vetëvendosje mban aktivitet simbolik. (Takimi me media bëhet te shtatorja e Zahir Pajazitit, ora 10:45)

- Ambasada e Francës në Kosovë, Klubi afarist, France Albanie Bussiness në bashkëpunim me Klubin afarist frankofon në Kosovë do të organizojë një simpozium lidhur me investimet në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 10:45)

- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj raporton para Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës për raportin vjetor të punës për vitin 2018. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp lidhur me diskriminimi i punëtorëve ne sektorin privat. (Selia e BSPK-së, ora 11:00)

- Kuvendi i Kosovës pritet të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme, për të diskutuar lidhur me kërkesën e deputetëve nënshkrues. ​(Ndërtesa e Kuvendit,  ora 11:00)

- Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj merr pjesë në fillimin e punimeve në segmentin e ri, Lum Madh-Gojbule, të rrugës Nacionale M2, Prishtinë - Mitrovicë, “Rruga e Tre Heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha”. (Fshati Lum Madh i Vushtrrisë në drejtim të Mitrovicës, ora 12:00)

- Mbahet debatit lidhur me gjendjen e Mjedisit  dhe Ujrave në Kosovë. (Salla e Hotel Liqeni, Batllavë, në Orllan, ora 12:00)

- Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Fushë Kosovë mban aktivitet. (Para objektit të Komunës së Fushë Kosovës, ora 13:00)

- Komuna e Prishtinës mban konferencë për media. (Ndërtesa e vjetër e Komunës në katin e parë, ora 13:30)

- Kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherit Kryeministër i Republikës së Kosovës, do të jetë prezent në ngjarjen e organizuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës- Dega në Rahovec, ku me këtë rast do bëhen edhe aderime të reja të disa figurave të rëndësishme, njerëz të profileve dhe moshave të ndryshme. (Shtëpia e Kulturës ″Mensur Zyberaj″ në Rahovec, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 21 mars 2019

- Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, do të jetë nikoqir i homologut të tij nga Mali i Zi, Srdjan Darmanoviq. (Ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, ora 8:50)

- Përurohem hapësirat e reja të Shoqatës Down Syndrome Kosova qendra në Prishtinë. (Qyteza Pejton Lokalet e NPB-së, ora 9:00)

- Institucioni i Avokatit të Popullit organizon tryezën me temë"Përgjegjësia juridike e shtetit për shkeljet e të drejtave të njeriut". (Institucioni i Avokatit të Popullit, ora 9:30)

- Instituti Demokraci për Zhvillim  organizon diskutim me rastin e publikimit të dokumentit të politikave “Matja dhe vlerësimi i politikave të riintegrimit”, (Hotel Sirius, ora 9:45)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi do të takohet me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ku do të diskutojë për hartat zonale, krijimin e zonave të gjelbra, veturat elektrike, policia mjedisore si dhe tema të tjera mes dy institucioneve. (Kabineti i Ministrit Matoshi, ora 10:00)

- Mbahet konferenca e përbashkët për media e Ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli, dhe ministrit të jashtëm të Malit të Zi, Srdjan Darmanoviq. (Ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, ora 10:00)

Shoqata Down Syndrome Kosova organizon konferencen “Aftësia e Kufizuar Intelektuale në Kosovë”. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Qendra Mediale në Çagllavicë organizon debatin publik me temë "Platforma e Kosovës për dialog - realiteti apo fundi i dialogut?". (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 10:30)

- SHL-Kosova themelon Rjetin e Qendrave Rinore të Kosovës ku edhe mban Kuvendin për zgjedhjen e Bordeve të këtij Rjeti. (Zyra e KDI-së, ora 11:00)

- Oda e Afarizmit të Kosovës organizon konferencë për media për Ligjin e Punës.  (Zyret e OAK-së, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media në të cilën flasin deputetët Glauk Konjufca dhe Arbërie Nagavci. (Holli i Kuvendit, ora 12:00)

- Ministri Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, do të vizitoi Termocentralin Kosova B lidhur me prezantimin e fillimit të investimeve madhore mjedisore në Termocentralin Kosova B, nga ana e menaxhmentit të KEK-ut. (Termocentrali Kosova B në Obiliq, ora 13:00)

- Partia Socialdemokrate mbanë koferencë për media. (Selia Qendrore e PSD-së, në lagjen Arbëria.  ora 14:00)

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 prill 2019 - Federata e pingpongut të Kosovës do të organizojë Turneun memorial për të rinjë "Bedri Ajeti". (Pallati i sporteve në Prishtinë, ora 9:30)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media! (Selia e Vetëndosje, ora 10:00)

- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri mban konferencë për media. (Press Qendra në Ndërtesën e Zyrës së Kryeministrit, ora 10:00)

- Alternativa mban konferencën e radhës të partisë në të cilën prezanton të gjetura dhe rekomandime për gjendjen mjedisore në Kosovë. (Zyret e partisë Alternativa. ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë Akademinë Përkujtimore me rastin e 20 vjetorit të rënies së Dëshmorëve të Brigadës 136 Rugova, që organizohet nën patronatin e kryeministrit. (Teatri “Istref Begolli” në Pejë, ora 11:00)

- Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës organizon Konferencë për media lidhur me kthimin e shtetasëve kosovarë nga Siria. (Objekti i Prokurorit të Shtetit, ora 12:30)

- Biznesi anëtarë në Odën e Afarizmit të Kosovës “Altera”, bën promovimin e librit të autorit Bashmir Xhemaj, “Një shqiptar në CIA - dy jetët e Destan Berishës”. (Libraria Altera në Prizren, ora 13:00)

- Lansohet projekti #Forheroines. (Para monumentit “Heroinat” në Prishtinë, ora 13:00)

- Shoqata Atlantiku mbanë konferencë përmbyllëse për media në të cilën përfaqësuesi i shoqatës Gani Shehu, do të pasqyrojë ngjarjet që kanë shënuar 20-vjetorin e ‘Batalionit Atlantiku’, mesazhin kyç dhe vizionin për angazhimet në të ardhmen. (Hotel Grand, ora 14:00)