16 Korrik 2018

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 Korrik 2018

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim Zëvendës-Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për çështjen e Parandalimit të Konflikteve, Pete Marocco. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00 - vetem pamje) 

- Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë organizon lansimin e programit për financimin e NVM-ve dhe bizneseve fillestare Start-up. (Innovation Center Kosovo, Rr. “Rexhep Mala” 28 A, ora 11:00)
 

Ngjarjet e datës 15 Korrik 2018

- Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Faton Topalli, do të qëndrojë në Vermicë ku do të vëzhgojë implementimin e rezolutës së Kuvendit për reduktimin e kontrollit kufitar për mërgimtarët që vijnë nga shtetet e Evropës Përëndimore.  (Kufiri në Vermicë, ora 12:00-13:00.
 

Ngjarjet e datës 14 Korrik 2018

- Kompania "Trofta", anëtare e OAK-së dhe klubet e Peshkimit në bashkëpunim me Odën e Afarizmit të Kosovës organizojnë "Festivalin e Peshkimit dhe Gatimit". (Restorant "Trofta" në Istog, ora 11:00)

- Me rastin e kremtimit të Festës Kombëtare Franceze, Ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert, do të organizojë pritje për personalitetet e Kosovës dhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare si dhe për komunitetin francez që jeton në Kosovë. (Hotel Emerald, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 13 Korrik 2018

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në lansimin e projektit të parë “Dig Data” të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit. (Kino Armata, Prishtinë, ora 9:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, do të vizitojë shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Haxhi Hoti” në Rugovë të Gjakovës. (Shkolla fillore “Haxhi Hoti”, ora 10:00)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)  

- Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi Inject organizon konferencën për media rreth ecurisë së procesit për ndryshimin e Ligjit për Familjen  dhe Projektet aktuale të Initiativës për Drejtësi . (Qendra Informative dhe Kulturore të BE-së, ora 10:30)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, do të vizitojë gjimnazin “Asllan Berisha” në Rugovë të Gjakovës. (Gjimnazi “Asllan Berisha”, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do ta vizitojë kompaninë “Moea”, prodhuese e lëngjeve “Frutomania”. (Fshati Kravaricë, Komuna e Gjilanit, ora 11:00)

- Ministri i Financave Bedri Hamza dhe ambasadori i Zvicrës në Kosovë Jean-Hubert Lebe nënshkruajne Marrëveshje financiare ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Qeverisë Zvicerane “Programi Mbështetës për Ujësjellës dhe Kanalizim në Zonat Rurale, Faza VI”. (Ndërtesa e Qeverisë, kati 11, ora 14:00)

- Vazhdon seanca gjyqësore me shpalljen e aktgjykimit në çështjen penale, kundër të pandehurit F.T i akuzuar për falsifikimi te dokumenteve, të pandehurës S.T e akuzuar për shkak te keqpërdorimit te pozitës zyrtare dhe marrjes apo asgjësimi i vulave zyrtare ose i shkresave zyrtare dhe të pandehuri G.Sh i akuzuar për shkak të ushtrimit te ndikimit. (Gjykata Themelore Ferizaj, ora 14:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës, me iniciativën e Forumit për Transparencë Parlamentare, vazhdon organizimin e aktivitetit Ditët e Kuvendit në Mitrovicë. (Qendra e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, ora 14:00)

 

- Mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së parë të studentëve të degës së Gjuhës dhe Letërsisë angleze, të Fakultetit të Filologjisë së Universitetit "Ukshin Hoti". (Amfiteatri i Fakultetit të Ekonomisë në Prizren, ora 14:00)
 

- Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi,  do të vizitojë Pikën e Kalimit Kufitar në Merdare. (Merdare, ora 17:00)


- Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Animuar Anibar, bën prezantimin e temës dhe programit të këtij viti, që për qëllim ka trajtimin e pabarazisë gjinore në fushën e animacionit. (Kinëma "Jusuf Gervalla" në Pejë, ora 19:00)

 

- Shfaqet premiera “Shfaqja që shkon keq” nga Henry Lewis, Jonathan Sayer, Henry Shields me regji nga Bashkim Ramadani. (Teatri Dodona, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 12 Korrik 2018

- Në kuadër të projektit “Qytetari ndihmon Komunën” mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, projekt i OJQ KOHA në bashkëpunim me Komunën e Klinës organizohet ngjarjen “Komuna e Hapur”. (Komuna e Klinës, ora 9:00)

- Sindikata e Zjarrfikësve organizon protestë para Qeveris se Kosovës rrethe gjendjes qe ka kapluar ketë shërbim Emergjent. (Nisja do te bëhet nga Parkingu mbrapa pallatit të rinisë, ora 9:30)

- Administrata Tatimore e Kosovës mbanë takim të përbashkët me palët e interesit dhe donatorët, me të cilët do të diskutohen tema me interes për tatimpaguesit, si dhe do të prezantohen të arriturat dhe aktivitete tjera për periudhën Janar-Qershor 2018. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do ta dekorojë Drejtorin e USAID-it, James Hope, i pranishëm do të jetë edhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie. (Kabineti i Presidentit, ora 10:00)

- Ambasadat e Austrisë, Francës, Italisë, Luksemburgut dhe Instituti Goethe në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, do të nënshkruajnë një protokol për themelimin e “cluster EUNIC Prishtinë”. (Zyra e informacionit të Bashkimit europian, ora 10:00)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Iniciativa Kosovare për Stabilitet bënë prezantimin e raportit të hulumtimit dhe shfaqjes së dokumentarit “Mos u plaksh". (Kinemaja ABC, ora 10:30)

-  Mbahet konferenca për shtyp me rastin e dorëzim - pranimit të detyrës nga Kryetari Safet Gërxhaliu te Kryetari i ri i porsazgjedhur i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi. (Lokalet e OEK-ut, ora 11:00)

- Këshilli Drejtues i Univerziteti te Prizrenit mbanë mbledhje lidhur me zhvillimet e fundit në UPZ. (Universiteti i Prizrenit ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj mban konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do ta vizitojë fabrikën “Kivo”, në Kaçanik. (Kilometri i 14-të, rruga Kaçanik-Ferizaj, ora 11:30)

- Ministri i Finacave Bedri Hamza dhe drejtori i Zyres së KfW-së për Kosovë, Rene Escheman nënshkruajnë Marrëveshje “Përmirësimi i rrjetit të Ngrohtores qendrore në Prishtinë” për zgjerimin e rrjetit të Termokosit në vlerë prej 2.3 milionë euro ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Bankës Gjermane për Zhvillim. (Ndërtesa e Qeverisë, kati 11, ora 14:00)

- Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim do të lansojnë projektin e financuar nga BE “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes mbrojtjes përfshirëse të trashëgimisë kulturore”. (Kinemanë Lumbardhi në Prizren, ora 18:00)


 

 

Ngjarjet e datës 11 Korrik 2018

- Përfaqësuesit e Zyrës së BE-së në Kosovë, Këshilli i Evropës dhe Qeveria e Kosovës do të paraqesin arritjet e projektit të përbashkët "Përmirësimi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut të të burgosurve në Kosovë". (Swiss Diamond Hotel, ora 9:45)

- Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj raporton para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Demokracia Plus organizon tryeze diskutimi në lidhje me mbikëqyrjen e prokurimit publik në të cilen do të shpalosen edhe dy raporte që kanë të bëjnë me monitorimin e Organin Shqyrtues të Prokurimit dhe monitorimet e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik. (Hotel Sirus, ora 10:00)

- Ministri i Zhvillimit Ekomomik, Valdrin Lluka raporton para Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal lidhur me gjendjen në Ndërmarrjen Publike Posta e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 10:00)

- Rrjeti i Grave të Kosovës organizon protestë paqësore për të kërkuar drejtësi për Antigonën. (Para objektit të Gjykatës në Rahovec, ora 10:00)

- Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale,  Skender Reqica dhe Kryeinspektor i Inspektoratit të Punës, Basri Ibrahimi raportojn para e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me gjendjen ekzistuese të rinjve dhe të miturve të cilët punojnë në sektorin privat. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim me UNICEF bënë certifikimin e 30 "Mentorëve Vullnetar Rinor" bazuar në Udhëzimin Administrativ për Punë Vullnetare 01/2016. (Kabineti i Ministrit Kujtim Gashi, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim ne te cilen do te behet shqyrtimi i Projektligjit për Veprimtaritë Hidrometeorologjike dhe amendamentet e Komisionit funksional për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës Botërore të Popullsisë, Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara - UNFPA Zyra në Kosovë në partneritet me Institucionin e Avokatit të Popullit - IAP organizojnë tryezën “Planifikimi familjar është e drejtë njerëzore!”. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale takohet me ministrin e Ministris së Shëndetësisë Uran Ismaili për të diskutuar lidhur me furnizimin me barna nga lista esenciale, funksionalizimi i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore si dhe vonesat në procedimin e Projektligjeve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Mbahet takim i përbashkët i Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsion, me përfaqësues të Këshillit Grevist të Punëtorëve të Administratës së Gjykatave dhe Prokurorive, në lidhje me grevën, që po vazhdon ende për realizimin e kërkesave të tyre. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C-203, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje organizon tryezën “Shqiptarët dhe integrimi evropian”. (Hotel Tirana International, Tiranë , ora ora 12:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsion takohet me përfaqësues të Këshillit Grevist të Punëtorëve të Administratës së Gjykatave dhe Prokurorive, në lidhje me grevën, që po vazhdon ende për realizimin e kërkesave të tyre. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në të cilen do të behët shqyrtimi në parim i Projektligjit për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbimin e Pronës së Paluajtshme të Komunës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00 )

- Anulohet - Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dr. Albena Reshitaj, do ta vizitojë Komunën e Gjilanit, ku së bashku me kryetarin e Komunës Lutfi Haziri do të nënshkruajnë Marrëveshje të Mirëkuptimit për Bashkëfinancimin e Projektit për “Vazhdimin e Punimeve në Lumin Mirusha”. (Objekti i Komunës së Gjilanit, ora 15:00)

Ngjarjet e datës 10 Korrik 2018

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit me amendamente i Komisionit Funksional në Projektligjin nr. 06/L-059 për Kompleksin Memorial "Adem Jashari" në Prekaz, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Gashi, viziton Federatën e Futbollit të Kosovës, ku do ta takojë kryetarin e ri të FFK-së, Agim Ademi, dhe njëherësh do ta urojë për marrjen e detyrës për t’i prirë Federatës për mandatin e ri. (Zyret e Federatën, ora 10:00)
 
- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Gashi dhe kryetari i Federatës se Futbollit të Kosovës, Agim Ademi do të qëndrojnë në Stadiumin e Prishtinës për të inspektuar punimet në stadium. (Stadiumi i Prishtinës, ora 10:30)

- Ministri i Bujqësisë, Nenad Rikallo raporton Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor për dëmet e fundit në Kosovë nga rreshjet e shiut. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302,  ora 11:00)

- Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës organizon konferencë për shtyp  me qëllim te informimit publik lidhur me Vendimet dhe Qendrimet  e Sindikatës se Zjarrfikësve qe te fillon Aplikimin e masave Sindikale, Organizimin e Protestes para Objektit te Qeverisë së Kosovës, si shenjë revolte dhe paknaqësie lidhur me gjendjen Alarmante qe ka kapluar kët shërbim dhe mos gadishmerisë te institucioneve për te zgjidhur problemet te cilat ne vazhdimesi e percjellin ketë Sherbim Emergjent. (Lokalet e BSPK-es,  ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të behët shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimeve për raportin vjetor për funksionimin e sistemit të kontrollit të brendshëm të financave publike në sektorin publik në Kosovë, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të behët shqyrtimi i Raporteve me Rekomandime për Projektligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Projektligjeve në fushëveprimin e Ministrisë së infrastrukturës, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 11:00)

- Promovohet libri 'Nga Teoria në Praktikë', vepër e një grupi autorësh prej 31 pedagogëve universitar i cili i përmban 28 studime rasti për kompani nga Kosova dhe ka për qëllim të ngrisë nivelin e studimeve në kuptim të lidhjes së teorisë me praktikën  në fushën e biznesit, menaxhmentit,  marketingut, ndërmarrësisë, shkencave kompjuterike dhe edukimit. (Hotel Sirius, ora 12:45)

 - Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99. dërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00) 

- Ministri i Mbrojtjes së Irlandës, Paul Kehoe viziton Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës.  (Ndërtesa e MFSK, ora 18:00)

- Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, dhe Ambasadori i Austrisë, Gernot Pfandler, do të paraqesin prioritetet e Presidencës së Austrisë të Këshillit të Bashkimit Evropian. (Rezidenca e Ambasadorit Austriak përballë ish Ambasadës Britanike, rruga Ismail Qemaili 158, ora 18:30)

Ngjarjet e datës 9 Korrik 2018

- Sindikatat e punëtorëve të Postës së Kosovës dhe të gjithë punëtorët do të hyjnë në Grevë të Përgjithshme. (Të gjitha zyrat postare të Postës së Kosovës, ora 8:00)

- Hapet konkursi për  pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2018/19  në Fakultetet e Universitetit "Kadri Zeka" në Gjilan, niveli baçelor. (Universitetit "Kadri Zeka" në Gjilan, ora 9:00)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës lidhur me shqyrtimin e parë te Projektligjit për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka mban konferencë për media ku do të flas për zhvillimet në Telekomin dhe Postën e Kosovës. (Mjediset e MZHE-së, kati IV, ora 10:30)

- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pret në takim përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Kosovës. (Kabineti i kryeparlamentatit, ora 11:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)

- Mbahet ceremonia solemne e hapjes së edicionit të 18-të të Universitetit Veror Ndërkombëtar të Prishtinës. (Amfiteatri i Bibliotekës Qendrore Universitare, ora 19:00) 

Ngjarjet e datës 7 Korrik 2018

- Mbahet Konventa zgjedhore e Rinisë Demokratike. (Hotel Emerald, ora 10:30)

- Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha mban konferencë për media lidhur me kërkesat e ditëve të fundit nga disa pjesëtarë të komunitetit serb për largim nga FSK-ja. (Ndërtesa e MFSK-se, ora 11:00)
 

Ngjarjet e datës 6 Korrik 2018

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi në të cilën do të behët shqyrtimi i aplikacioneve të kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës në bashkëpunim me Drejtorinë për Hulumtime Parlamentare, Arkiv dhe Bibliotekë të Kuvendit të Republikës së Kosovës organizon tryezën diskutuese me temë “Mbrojtja e të dhënave personale dhe Qasja në dokumente publike”. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e diplomimit të studentëve të gjeneratës së parë të Fakultetit të Sigurisë Publike. (Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e përurimit të kuzhinës së re për pacientët e Qendrës Integruese Rehabilituese  të Sëmurëve Kronik Psikiatrik në Shtime. (Shtime, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 10:30)

- Vazhdon seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)

- Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ben prezentimin e pakove informuese për procedurat e lejeve ndërtimore. (Hotel Emerald, ora 11:00)

- Mbahet Konferenca e rregullt javore e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, kati  - III - salla S3, ora 11.00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj, merr pjesë në takimin konsultativ në mes të Qeverisë dhe Komunave. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Nxënësit e shkollës profesionale "Gjin Gazulli" certifikohen dhe prezantojnë sistemin "Smart Home", për shndërrimin e shtëpive dhe ndërtesave në makina inteligjente, me qëllim të rritjes së komoditetit, të sigurisë dhe eficiencës së energjisë. (Gjin Gazulli High School, ora 12:00)

- Mbahet akademi përkujtimore për Skender Ibishin. (Instituti Albanologjik i Kosovës, ora 12:00)

- Sindikatat e punëtorëve të Postës së Kosovës dhe të gjithë punëtorët do të hyjnë në Grevë të Përgjithshme. (Të gjitha Zyrat Postare, në tërë territorin e Kosovës, ora 13:00)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione mban dëgjim publik lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit Nr. 05/L-021 për Mbrojtjen nga Diskriminimi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 13:00)

- Kuvendi vazhdon organizimin e aktivitetit Ditët e Kuvendit 2018 në Ferizaj. (Teatri “Adriana Abdullau”, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 5 Korrik 2018

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj mban mbledhjen e rregullt të Këshillit të Sigurisë së Kosovës ku do të diskutojë për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Ambasadori Apostolova do të marrë pjesë në shënimin e 10 vjetorit të mbështetjes së BE-së dhe UNICEF-it për Drejtësinë për të Mitur. (Swiss Diamond Hotel, ora 9:30)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Lëvizja FOL me mbështetjen e USAID Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse, bën lansimin e “Portalit të Prokurimit të Hapur dhe Transparent”, merrë pjesë Ambasadori Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Galeria Kombëtare e Kosovës organizon ekspozitën e artistit Sislej Xhafa me titullin love you without knowing, kuruar nga Jérôme Sans, kurator, kritik arti dhe drejtor institucionesh të artit bashkëkohor nga Parisi. (Shtegu i Shëndetit, afër bazenit në rrethinë të Pejës, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri mban konferencë për media, ku do të informohet publiku për disa projekte madhore për komunën. (Zyra e kryetarit, ora 11:00)

- OSBE do të organizojë edicionin e dytë të panairit për gratë pronare të bizneseve nga jugu dhe veriu i lumit Ibër, si dhe nga rajone të tjera anembanë Kosovës. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës bashkë me Policinë e Kosovës organizojnë aktivitet me qëllim të vetëdijesimit të qytetarëve lidhur me fëmijët që kërkojnë lëmoshë në rrugë dhe ata që bëjnë punë të rënda. (Tek semaforët afër Katedrales, ora 12:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës, mban konferencë për medie në të cilën do të flet për kryeqytetin Arban Abrashi. (Selia qendrore e LDK-së te Qafa, ora 14:00)

- ForumZFD dhe Programi për Studime dhe Hulumtime Gjinore në Universitetin e Prishtinës organizojnë masterklasën ‘Qyteti Satelit: Prishtina - Kujtesa dhe e ardhmja’ të udhëhequr nga Eliza Hoxha. (Monet Art and Books, ora 17:00)

- Mbahet Kuvendi zgjedhor i Rinisë Demokratike, dega në Podujevë. (Restorant Besiana në Podujevë, ora 17:30)

- Galeria Kombëtare e Kosovës organizon ekspozitën e artistit Sislej Xhafa me titullin love you without knowing. (Salla e Kuvendit të Kosovës, ora 18:00)

 

Ngjarjet e datës 4 Korrik 2018

- Balkan Green Foundation dhe Germanwatch organizojn tryezën e rrumbullakët në lidhje me studimin “Kalimi në të ripëtëritshme – Drejt një të ardhme energjetike të begatshme dhe të qëndrueshme në Kosovë: sfidat dhe zgjedhjet e mundshme”. (Hotel Emerlad, ora 9:45)

- Mbahet mbledhja e komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Hekurudhat e Kosovës, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Oda Ekonomike e Kosovës ndan mirënjohje për kompaninë “Royal Dutch Shell” për kontributin e jashtëzakonshëm në zhvillimin ekonomik, përmirësimin e imazhit dhe promovimin e Kosovës përballë investitorëve të huaj. (Lokalet e OEK-ut, ora 10:00)

- Valdrin Lluka- Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Albena Reshitaj-Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor,Bedri Hamza- Ministër i Financave, Hilmi Jashari-Avokat i Popullit dhe përfaqësuesit e Fshatit Hade raportojn para komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me vendimin e qeverisë për themelimin e grupit teknik me qëllim të propozimit të zhvillimit të Minierës së Re të Korporatës Energjetike të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Për nder të 4 korrikut, 242 vjetorit të Pavarësië së SHBA-ve, shoqata “Miqtë e Amerikës” në bashkëpunim me FSK-në organizojë një sër aktivitetesh. (Sheshi Bill Clinton në Prishtinë, ora 10:50)

- Instituti Demokratik i Kosovës mban konferencën për media gjatë së cilës do të prezantohen rezultatet e sondazhit me opinionin publik, lidhur me fazën përfundimtare të dialogut Kosovë-Serbi dhe çështjet aktuale që janë trajtuar se fundi nga partitë politike si zgjedhjet e parakohshme. (Zyrat e KDI-së, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj zhvillon vizitë pune në Komunën e Rahovecit. (Zona Ekonomike mbi Opterushë, ora 11:00)

- Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar bën publikimin e raportit mbi zbatueshmerinë e ‘’Strategjisë Nacionale për Persona me Aftësi të Kufizuar në Kosovë 2013/23’’. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Fillojnë punimet në ndërtimin rrugës Varosh- Gërlicë. (Varosh, ora 11:00)

- Kryetari i Gjykatës Themelore në Ferizaj, Bashkim Hyseni, pret në takim Ministrin e Ministrisë së Drejtësisë, Abelard Tahiri dhe kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës Nehat Idrizi. (Objekti i Gjykatës Themelore në Ferizaj, ora 11:30)

- Shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova do të takohet me Komisionin e Kuvendit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sport, Inovacion dhe Ndërmarrësi lidhur me ndikimin e mbështetjes së BE-së në arsim në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:30)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, viziton vendpunishten e Palestrës Sportive në fshatin Samdrexhë të Vushtrrisë më c'rast, do të takohet me kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahirin. (Fshati Samdrexhë, ora 13:30)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyrat qendrore të Vetëvendosjes, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 3 Korrik 2018

- Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur organizon tryezën e radhës “Kontratat e dëmshme të Kosovës: kush ka faj?”, në të cilen do të trajtohen kontratat e dëmshme të cilat zbatohen nga institucionet publike të Kosovës, përfshirë pasojat që kanë këto kontrata. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Inspektorati Policor i Kosovës do të mbajë një ceremoni me rastin e përvjetorit të 12-të të IPK-së. (Ndërtesa e IPK-së në Hajvali, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilen do të votohet raporti vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 11:00)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim do të lansojë raportin Pulsi Publik XIV të. (Salla e konferencave në UNDP, ora 11:00)

- Oda e Afarizmit të Kosovës mban konferencë për media në lidhje me vendimin e AKP-së për kompaninë Elkos. (Zyrët e Odës së Afarizmit të Kosovës, ora 11:00)
 
- Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha raporton në mbledhjen e komisionit për Integrime Evropiane lidhur me Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes Bilaterale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatit të Madh të Luksemburgut në Kuadër të Projektit të Bashkëpunimit Zhvillimor, KSV/019: Asistencë Teknike në Kontekst të Integrimit Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në të cilen do të shqyrtimi në parim i Projketligjit për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)

- Partia Socialdemokrate mban konferencë për media në të cilën ku do të flasin nënkryetarët Visar Ymeri dhe Dukagjin Gorani. (Ambientet e Kuvendit të Kosovës, salla S1, ora 13:00)

- Kuvendi i Komunës së Lipjanit, ka thirr senacë të jashtëzakonshme për të debatuar Raportin e Auditorit te Përgjithshëm për Komunen e Lipjanit per vitin 2017. (Kuvendi i Lipjanit, ora 13:30)

- Mbahet Kuvendi zgjedhor i Rinisë Demokratike në Klinë. (Restorant Helena në Klinë, ora 16:30)

- Mbahet Kuvendi zgjedhor i Rinisë Demokratike në Gjilan. (Hotel Kristal, në Gjilan, ora 17:30)

Ngjarjet e datës 2 Korrik 2018

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të organizoj ceremonin e shpërndarjes së vërtetimeve të para të sponsorizimit në fushën e sportit. (Kabineti i Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja komemorative për veprimtarin e çështjes kombëtare, ish i dënuari politik, anëtar i Keshillit për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut dhe veteran i ish UCK-së, Bajrush Behrami. (Teatri Kombëtar, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media në të cilën flet Drejtuesi i Grupit Parlamentar, Glauk Konjufca. (Zyrat e Vetëvendosjes, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Ministri Kujtim Gashi, mban konferencën për të lansuar projektet e përkrahura nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në fushën e Sigurisë Njerëzore përkatësisht projektet për Parandalimin e ekstremizimit te dhunshëm. (Restorant Rings, Sheshi “Nëna Terezë”, ora 14:00)

- Në aktivitet e Festivalit të Arkitekturës hapet ekspozita mbi konzervimin e Bibliotekes Kombëtare dhe Festivalit te Arkitektures. (ora 15:00)

.Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim një grup të delegatëve që nënshkruan deklaratën Kushtetuese më 2 korrik 1990. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:30)

- Mbahet Kuvendi zgjedhor i Rinisë Demokratike. (Restorant Redoni në Ferizaj, ora 16:30)

- Në kuadër të Festivalit të Arkitetkurës fillon cikli i ligjeratave të hapura për publikun e gjerë më Ibai Rigby't, Valentin Kunik, Guillame de Morsier dhe Charlotte Malterre-Barthes. (Hapesirat e Kino Armates, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 1 Korrik 2018

- Fillon turni i parë i zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës, gjegjësisht të Njësive Rajonale të Komunikacionit Rrugor dhe Njësisë për Kontroll të Autostradave të cilët do të udhëtojnë për në Republikën e Shqipërisë për të filluar patrullimet e përbashkëta. (Pikë Kalimi Kufitar Vërmicë, ora 10:00)

- KFOR-i dhe 28 vendet anëtare të tij organizojn aktivetin “Dita Ndërkombëtare e KFOR-it” në Kampin “Kosova Film”, i cili ka për qëllim të promovojë kulturën e KFOR-it për stafin civil vendor dhe ndërkombëtar dhe për familjarët e tyre. (Përfaqësuesit e medieve duhet të jenë te Melodia PX, ora 14:30)

- Akademia jCoders mbanë organizimin e garës së quajtur Hackathon, me moton "Ne ndertojme te ardhmen"  që ka qëllim ngritjen e vetëdijes së akterëve në fushën e arsimit, si dhe të theksoj nevojën e punës praktike gjatë mësimit brenda shkollave. (Innovation Centre Kosovo, ora 15:30)

Ngjarjet e datës 30 Qershor 2018

- Mbahet provimit me shkrim për kandidatet të cilët kanë kaluar me sukses testin kualifikues për pozitën e gjyqtarit në Gjykatat Themelore të Kosovës. (Hapësirat e Akademisë Policore në Vushtrri, ora 9:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Ferizaj mban konferencë për medie. (Zyrat e degës së LDK-së, në Ferizaj, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media lidhur me zhvillimet e fundit në Telekomin e Kosovës në të cilend do të flasin Besnik Bislimi, Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Prof. Salem Lepaja nga Komiteti për komunikime elektronike. (Zyrët e Lëvizjes Vetëvendosje, ora 12:00)

Ngjarjet e datës 29 Qershor 2018

- Mbahet ceremonia e certifikimit te zyrtarëve policor, e cila i dedikohet përfundimit me sukses te trajnimit te specializuar kundër terrorizmit. (Baza e Karabinierve MSU - Fushë Kosovë, ora 9:30)

- Delegacioni i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, do të takohet me Kryesinë e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Objekti i Kuvendit, salla C 301, ora 9:30) 

- Instituti Demokratik i Kosovës në bashkëpunim me Drejtorinë për Hulumtime Parlamentare, Arkiv dhe Bibliotekë të Kuvendit të Republikës së Kosovës organizojnë tryezën e diskutimit me temë “A ka nevojë Kosova për një ligj për mediat?”. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal organizon ceremoninë e “Publikimit të Raportit të Funksionimit të Komunave për vitin 2017 dhe ndarja e shpërblimeve për Komunat”. (Ndërtesa e re qeveritare, kati 18 , ora 10:30)

-  Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim Presidentin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Paolo Alli. (Kabineti i Presidentit, ora 10:40 - vetëm pamje)

- Agjencia kundër Korrupsionit organizon ceremoninë e hedhjes së shortit për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik. (Objektet e Agjencisë, ora 11:00)

- OJQ EC Ma Ndryshe organizon konferencën për media “Shenjëzimi dhe reklamimi kaotik në Qendrën Historike të Prizrenit”. (Keji përballë xhamisë së Sinan Pashës, ora 11:00)

- Përfaqësuesi i Ndërmarrjes Publike nga Gjilani ndermarrjes "Eko-Higjiena", Xhelal Jetishi mban konferencë për media. (Këndi i konferencave në zyrën e kryetarit të Komunës së Gjilanit, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të behët shqyrtimi dhe aprovimi i rekomandimeve nga raporti i auditimit për PVF-të e Kompanisë Regjionale të Ujitjes Drini i Bardhë SH.A. Pejë. (Ndërtesa e Kuvendit, sallën N 302, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! nëpërmjet deputetës Albulena Haxhiu dorëzon Kallëzimin Penal për vendimin e rritjes së pagave nga Qeveria e Republikës së Kosovës. (Pallati i Drejtësisë!, ora 11:15)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim Presidentin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Paolo Alli. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:50)

- Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës mbajn konferencën për media. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 16:00)

- Ambasada e Francës në Kosovë në bashkëpunim me teatrin “La Virgule” nga Franca prezantojnë shfaqjen "Unë të them ty Prévert". (Kinema “Jusuf Gërvalla”. ora 16:30)

- Bëhet konstituimi i Këshillit të ri Drejtues të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. (Hotel Emerald, ora 17:00)

- Me rastin e shënimit të ditës së pavarësisë së SHBA-ve, Ambasadori e ShBA-ve në Kosovë Greg Delawie organizon gosti. (Shtëpia e Ambasadorit Amerikan, ora 18:00 - Pajisjet do të kontrollohen dhe do të lihen në shtëpinë e Ambasadorit, ora 16:00)

- Delegacioni i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, do të takohet me delegacionin e Kuvendit të Republikës se Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. (Objekti i Kuvendit, salla C 301, ora 18:30)
 

Ngjarjet e datës 28 Qershor 2018

 - Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do te behët shqyrtimi i Raportit me Rekomandime për Projektligjin për Shërbimet Postare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 9:45)

- Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët shqyrtimi i parë i Projektligjit për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha mban konferencë për medie. (Ndërtesa e Qeverisë, salla e konferencave, ora 11:00)

- Posta e Kosovës do të pranoj nga Posta Turke një donacion prej 10 motoçikletave. (Parkingu i Automjeteve, përballë ndërtesës qendrore të Postës së Kosovës dhe Telekomit të Kosovës, në lagjen Dardania, ora 11:00)

- Përfaqësuesi i Ndërmarrjes Publike nga Gjilani "Tregu", Avdyl Jerliu mban konferencë për media. (Këndi i konferencave në zyrën e kryetarit të Komunës së Gjilanit, ora 11:00)

- Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, sot mban konferencë për medie. (Ndërtesa e Qeverisë, salla e konferencave, ora 11:00)

- Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje! dhe Komiteti për Sport organizon tryezën profesionale mbi gjendjen e sportit në Kosovë – mbështetja, klubet dhe shkollat e futbollit. (Ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës, salla S II, ora 12:00)

- Ambasada e Francës në Kosovë në bashkëpunim me teatrin “La Virgule” nga Franca prezantojnë shfaqjen "Unë të them ty Prévert". (Teatrin “Oda” në Prishtinë, ora 16:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi mban konferencë për media. (Kabineti i Presidentit, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 27 Qershor 2018

 - Mbahet mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të behët raportimi i grupeve punuese për Projektligjet në procedurë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 9:00)

- Drejtoresha për Ballkan Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim në Komisionin Evropian, znj. Genoveva Ruiz-Calavera takohet me Kryeministrin Ramush Haradinaj. (Ndërtesa e Qeverisë, Kabineti i Kryeministrit, ora 9:30)

- Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave dhe Qendra për Kurajo Politike mbajn tryezën e rrumbullakët në të cilën do të prezantohet Punimi për Politika “Orteku në Arsimin e Lartë: Studimet e Doktoraturës në Shkencat Humanistike dhe Shoqërore të Universitetit të Prishtinës”. (Qendra e Konferancave Orion, ora 10:00)
 
- Mbahet konferenca e donatorëve “Përmisimi i shërbimeve ndaj qytetarëve në 16 komunat partnere të programit AKT LS “ në të cilën do të prezantohen projektet e komunave partnere të programit AKT LS USAID. (Hotel Amazon, ora 10:00)

- Komuna e Prishtinës mban mbledhjen e dytë te Këshillit Komunal të Sigurisë në Bashkësi. (Ndërtesa e Komunës së Prishtinës, salla nr 37, ora 10:00)

- Oda e Afarizmit të Kosovës së bashku me bizneset e sektorit minerar organizon konferencë për media lidhur me Projektligjin për Miniera dhe Minerale. (Zyrët e reja të OAK-së, ora 10:00)

- Drejtoresha për Ballkan Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim në Komisionin Evropian, znj. Genoveva Ruiz-Calavera takohet me kryetarët e grupeve parlamentare në Kuvend Kuvendi i Kosovës, salla C301, ora 10.15 - mundësi fotografimi)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezën e diskutimit me temë "Sfidat në Reformën e Administratës Publike: Ku qëndron Kosova?". (Qendra e Konferancave Orion, ora 10:30)

- Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike e Malit të Zi organizojn Forumin Ekonomik në mes Kosovës dhe Malit të Zi. (Hotel Serius, ora 11:00)

- Përfaqësuesi i Ndërmarrjes Publike Stacionit të Autobusëve në Gjilan,Avni Hajrullahu  mban konferencë për media. (Këndi i konferencave në zyrën e kryetarit të Komunës së Gjilanit, ora 11:00)

- Me iniciativë të deputetit Frashër Krasniqi, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hulumtime, Bibliotekë dhe Arkiv të Kuvendit të Republikës së Kosovës, mbahe tryeza “Procedimi dhe shqyrtimi i peticioneve në Kuvend”. (Objekti i Kuvendit, salla C-203, ora 11:00)

- Drejtoresha për Ballkan Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim në Komisionin Evropian, znj. Genoveva Ruiz-Calavera me ministrat relevant lidhur me Agjendën e Reformave Evropiane. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P37, ora 11:30 - mundësi fotografimi)

- Drejtoresha për Ballkan Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim në Komisionin Evropian, znj. Genoveva Ruiz-Calavera mban drekë pune me shoqërinë civile. (Restorant Liburnia, ora 12:30 - mundësi fotografimi)

- Mbahet takimi bilateral ndërmjet Ministrit të Financave Bedri Hamza dhe Drejtoreshës për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian Ruiz Calavera Genevova. (Ndërtesa e  Qeverisë, kati 11, ora 14:00 - vetëm pamje)

- Mbahet takimi i Koordinatorëve të fushave të Programit për Reforma në Ekonomi në të cilin do të lansohet Programi i Reformave Ekonomike. (Ndërtesën e Qeverisë, kati përdhese, zyra p-38, ora 14:30)

- Behët lLansimi i Programeve 'Creative Europe' dhe 'Culture for Change'. (Muzeu i Kosovës, ora 15:00)

- Shoqata e Shkëmbimeve Kulturore të Kosovës dhe Tajvanit organizojn hapjen e skspozitës Kosova NEXT10. (Lapidarium i Muzeut te Kosovës, ora 16:00)

- Behët inaugurimi i Sallës së Sporteve në Graçanicë. (Mes Graçanicës dhe Llapllasellës, ora 16:30)

Ngjarjet e datës 26 Qershor 2018

- Në kuadër të projektit “Fuqizimi i grave për të kërkuar të drejtat e tyre në trashëgimi”, Zyra e BIRN në Kosovë organizon tryezën ku do të diskutohet mbi të drejtat e pronës dhe trashëgimisë dhe analizën se si ligji përfaqëson gratë. (Pallati i Drejtësisë, objekti A, ora 10:00)

- Ministria e Drejtësisë, me mbështetjen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, organizon tryezën e kampanjës informuese ”Kodi Civil modern qëndron për diversitet dhe mundësi”. (Shtëpia e Kulturës në Mitrovicë, ora 10:30)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin  për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Ish punëtorët e ndërmarrjes shoqërore “Ramiz Sadiku” organizojn protestë. (Përpara Prokurorit të Shtetit në rrugën Luan Haradinaj, ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, do të vizitojë Agjencinë e Arkivave të Kosovës. (Objekti i Agjencisë, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për rratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Unionit "Konkurrenca e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme", etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 11:00)

- Drejtori i Kadastrit, Sadudin Berisha nga Komuna e Gjilanti mban konferencë të jashtëzakonshme për mediat, për sqaruar dhe faktuar çështjen e pronës së rrethrrotullimit prapa palestrës së sporteve “Bashkim Selishta”. (Këndi i konferencave në Komunën e Gjilanit, ora 11:00)

- Grupi i Grave Deputete të Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mbajë takim në Kaçanik, në të cilin do të diskutohet lidhur me shkëmbimin e përvojave në mes nivelit qendror dhe lokal. (Ndërtesa e Komunës së Kaçanikut, ora 11:00)

 - Mbahet mbledhja e komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në të cilën do të behët shqyrtimi Projektligjit për plotesimin dhe ndryshimin e Ligjit për Patentë Shofer, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 13:00)

 - Mbahet mbledhja e komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për kompleksin memorial Adem jashari në Prekaz, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, sallaN 302, ora 13:00)

- Birn dhe Internews Kosova do ta publikojnë Raportin Vjetor të Monitorimit të Gjykatave për vitin 2017. (Ambientet e Objektit A të Pallatit të Drejtësisë, ora 13:30)

- Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me NDI-në, mban tryezën “Përdorimi i substancave narkotike nga fëmijët në Kosovë”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C-203, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 25 Qershor 2018

- Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi Inject, organizon tryezën me temë 'Si ta parandalojmë dhunën ekonomike?', ku edhe do të prezantohet Iniciativa për Ndryshimin e Ligjit për Familjen, gjegjësisht saktësimi i dispozitave ligjore në lidhje me ndarjen e pasurisë së përbashkët bashkëshortore. (Hotel Sirius, ora 9:00)

- Komuna e Gjilanit dhe organizata “Let’s Do It Kosova' te mbështetur nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor organizojn aksion pastrimi në kuadër të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” në Gjilani. (Para teatrit të Gjilanit, ora 10:00)

- Komisioni i për Çështje Ligjore, Administratë Publike dhe të Drejtat e Njeriut i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë takohet me Komisionin për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit. (Ndërtesa e Kuvendit, Salla C301, ora 11:00 -  vetëm pamje)

- Mbahet ceremonia e diplomimit të kadetëve të Forcës  së Sigurisë së Kosovës. (Kazerma 'Skënderbeu’, në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes,  në Ferizaj, ora 11:00)

- Zyra e Bashkimit Evropian dhe Ministria e Integrimit Evropian organizojn takimin iniciues për nisjen e programimit të programeve kombëtare për Kosovën, IPA 2019 dhe IPA 2020, të financuara nga Bashkimi Evropian. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet dhe Financa mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin nr.06/L-072 për Institucionet Mikrofinanciare dhe Institucionet Financiare Jobankare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:30)

- Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi mes Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit dhe Komisionit Parlamentar të Republikës së Shqipërisë për Çështje Ligjore, Administratë Publike dhe të Drejtat e Njeriut. (Holli para Sallës C301, ora 12:00)

- Komisioni i për Çështje Ligjore, Administratë Publike dhe të Drejtat e Njeriut i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë takohet me Komisionin për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media të Kuvendit të Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, Salla N10, ora 12:30 - vetëm pamje)

- Asamblesiti i Lëvizjes Vetëvendosje! në Kuvendit Komunal të Prishtinës dhe aksionari i Ndërmarrjes Publike Banesore, Egzon Azemi, mban konferencë për media. (Pranë objekteve të NPB-së, ora 13:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj e viziton Komunën e Klinës ku do te takohet me Kryetarin Komunës, drejtorët dhe asamblistët. (Objekti i Komunës se Klinës, ora 14:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj takohet me familjarë  të dëshmorëve, biznese lokale, persona nga fusha e artit, sportit, muzikës, OJQ, etj, të Komunës së Klinës. (Objekti i Komunës se Klinës, ora 15:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës, mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, te Qafa, ora 15:00)

- Komisioni i për Çështje Ligjore, Administratë Publike dhe të Drejtat e Njeriut i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë takohet me Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione. (Ndërtesa e Kuvendit, Salla N10, ora 15:45) 

Ngjarjet e datës 24 Qershor 2018

- NISMa Socialdemokrate mban Kuvendin e dytë të Punës. (Hotel Emerald, ora 14:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyret e Vetevendosjes, ora 14:00)

- Federata e pingpongut të Kosovës do të organizojë Turneun në pingpong për ditën e Çlirimit. (Prishtin, ora 10:00)
 

Ngjarjet e datës 23 Qershor 2018

- Dr.Zahi Hawass do të mbajë një ligjeratë të rendësishme për lidhjet e egjiptianeve të Kosovës dhe Shtetin e Egjiptit. (Hotel Sirus, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, pret në takim shefin e zyrës nga Ambasada e Japonisë në Vjenë, Mitsunori Ogasawara. (Zyra e krytarit Haziri, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe shefi i zyrës nga Ambasada e Japonisë në Vjenë, Mitsunori Ogasawara vizitojn ekspozitën, aktivitetet sportive, origami, kaligrafi dhe fotografive të organizuara për këtë ditë, të vendosura nga hyrja e objektit të kryetarit e deri në hollin e Teatrit të Qytetit. (Gjilan, ora 11:40)

- Mbahen punimet e Kuvendi i VIII-të, te rregullt, zgjedhor te Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. (Restaurant Golden Imperial në lagjen Veternik, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe shefi i zyrës nga Ambasada e Japonisë në Vjenë, Mitsunori Ogasawara vizitojn shkollës “Esat Berisha”, në fshatin Llashticë. (Fshati Llashticë, ora 12:30)

- Me rastin e  “Javës Egjiptiane” mbahet turniri tradicional në Komunën e Klinës. (Salla Sportive "Adem Jashari" në Klinë, ora 13:00)

- Kryetari i Komunes së Pjesë, Gazmend Muhaxheri pret një delegacion të komuniteti egjiptian me rastin e Javës Egjiptiane. (Zyret e kyrtarit Muhaxheri, ora 15:30)
 
- Komuna e Gjilanit fillon me fazën e parë të dezinsektimit hapësinor, e cila përfshin qytetin si dhe zonat përreth tij, me qëllim të shfarosjes së mushkonjave dhe insekteve tjera të bezdisshme për qytetarët. (Gjilan, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 22 Qershor 2018

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 9:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në manifestimin për nder të Ditës së Komunitetit Egjiptian. (Ndërtesa e Qeverisë – salla P-31, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit vjetor të Radio Televizionit të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 10:00)

- Për nderë të Ditës Ndërkombëtare të Shërbimit Civil, Ministria e Administratës Publike, gjegjësisht Departamenti i Administrimit të Shërbimit Civil, do të organizoj takim për shënimin e kësaj dite​. (Salla e Madhe të ish-Pallatit “Rilindja”, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në të cilën do të diskutohet rreth procesit të anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit” të mbështetur nga Ambasada e SHBA-së në Kosovë, koalicioni i OJQ-ve “Java Kundër Korrupsionit 2017” organizon konferencë për media, për të shpalosur ndikimet e raportimeve të rasteve në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit". (Hoteli Sirius, ora 11:15)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi do të vizitojë Komunën e Kamenicës ku do të takohet me Kryetarin, Qëndron Kastrati. (Komuna e Kamenicës, ora 14:00)

- Në vazhdën e aktivitetit "Ditët e Kuvendit", mbahet takimi i deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës me qytetarë të Pejës. (Teatri profesional “Istref Begolli”, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në përurimin e fluturakeve të para të prodhimit të rrymës me erë. (Fshati Kikë, Komuna e Kamenicës, ora 14:00)

- Aleanca Franceze në Prishtinë organizon kuiz muzikor. (Sheshin Zahir Pajaziti, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 21 Qershor 2018

- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione ne  te cilen do te behet raportimi lidhur me zhvillimin e punimeve në kompleksin memorial në Meje me të ftuar: Shoqata e familjarëve të personave të zhdukur "27 Prilli 1999-Meje" dhe përfaqësues të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Administrata Tatimore e Kosovës në bashkëpunim me Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit mban konferencë të përbashkët, në të cilin do të prezantohen rezultatet e anketës me tatimpagues për vitin 2017 lidhur me transparencën, efikasitetin, korrektësinë dhe  shërbimet e ATK-së. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsioni shqrton Projektligjin për pasurinë e pajustifikueshme. (Ndërtesa e Kuvendit, sallaN  10, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyret qendrore te Vetëvendosjes, ora 12:00)

- Komisioni Shtetëror i Maturës (KShM) organizon konferencë për media ku do të bëjë publikimin e rezultateve të Maturës Shtetërore 2018.  (Ndërtesa e MAShT, ora 13:00)

 - Në kuadër te “Javës Egjiptiane” një delegacion egjiptian takohet me kryetarin e Komunës se Gjakovës, Ardian Gjini. (Ndërtesa e Komunës se Gjakovës, ora 15:00)

- Ambasada e Francës në Kosovë dhe Aleanca Franceze e Prishtinës në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës organizojnë koncert me rastin e Festës së Muzikës. (Amfiteatri i Sheshit Zahir Pajaziti, ora 17:00)

- Mbahet festivali tradicional në kuadër te “Javës Egjiptiane” me musafri special nga Zvicrra Gazmend Rama. (Pallati i Kulturës "Asim Vokshi" në Gjakovë, ora 19:00)

- Organizohet hapja solemne e Kongresit të Pediatërve te Kosovës, ku të ftuar për pjesëmarrje janë edhe  Kryeministri i Republikës së Kosovës, Kryetari Parlamentit,  Ministri i Shëndetësisë Republikës së Kosovës dhe personalitete  të tjera. (Hotel Emerald, ora 19:30)

Ngjarjet e datës 20 Qershor 2018

- Instituti për Politika Zhvillimore organizon tryezën “Efektet e standardizimit të produkteve vendore në maksimizimin e përfitimeve nga MSA”. (Salla e konferencave Orion, ora 10:00)

- Mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim ku do te shqyrtohen disa projektligje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)
 
- Demokraci Plus në bashkëpunim me Programin për Fuqizimin e Sistemit të Drejtësisë / USAID organizojn ë tryezën ku do të shpalosen të gjeturat e studimit Transparenca dhe Efikasisteti i Gjykatave Themelore të Kosovës, dhe do të diskutohet për gjetjet për Gjykatën Themelore të Prishtinës. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Klubi i Prodhuesve të Kosovës mban konferenën mbi masat mbrojtëse ndaj produkteve të qumështit nga Bosnja dhe Hercegovina. (Qendra e konferencave Orion, ora 10:00)

- Komuna e Gjilanti organizon debatin publik konsultativ për pakon e ligjeve të reformës së administratës shtetërore, përkatësisht: Projektligji për Administratën Shtetërore; Projektligji për Zyrtarët Publik si dhe Projektligji për Pagat. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 10:00)

- Grupi i Deputetëve të Rinj të Kuvendit të Kosovës në bashkëpunim me Institutin Kombëtar Demokratik (NDI) organizon tryezën e diskutimit "Deputetët e Rinj të Kuvendit të Kosovës në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm". (Hoteli Swiss Diamond, ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas ftesës së Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini, për takimin e ri në Bruksel, do të mbajë konferencë për media. (Kabineti i Presidentit, ora 10:00)

- Civil Development Organization organizon ceremoninë e hapjes së projektit “Trajtimi I Ndërtimeve pa Leje në Kosovën Veriore”. (Kolegji Ndërkombëtar IBCM, Lagjja e Boshnjakëve në Mitrovicë, ora 10:45)

- Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa në të cilën do te shqyrtohen disa projektligje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

 - Në kuadër te “Javës Egjiptiane” nje delegacion egjiptian takohet me kryetarin e Fushë Kosovës, Burim Berisha. (Komuna e Fushë Kosovës, ora 11:00)

- Oda Ekonomike e Kosovës mban konferencë  për media me rastin e ankesave të shumta të adresuara nga komuniteti i biznesit vendor në veçanti sektori prodhues dhe ai i  shërbimeve të cilët janë të izoluar në pamundësi të marrjes së vizave shengen për shtetet e Bashkimit Evropian. (Lokalet e Odës, ora 11:00)

- Mbahet tryeza e partive politike nën organizimin e Partisë Socialdemokrate. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)

- Agjencia e OKB-së për refugjatët UNHCR misioni në Kosovë, dhe organizata “Play International” nënshkruajn peticionin për refugjatët. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 11:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ia dorëzon solemnisht Flamurin e Kosovës, Ekipit Olimpik të Kosovës, i cili do të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018” në Spanjë. (Kabineti i Presidentit, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane në të cilën do te shqyrtohen disa projektligje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën “Faza finale e dialogut: këndvështrimi i subjekteve politike”, në një diskutim me shefat e grupeve parlamentare të Kuvendit të Kosovës. (Hotel Swiss Diamond, ora 13:00)

- Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, do të takojë zëvëndës kryeministrin e Qeverisë së Kosovës, Enver Hoxhaj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-204, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Inovacion Shkencor dhe Transfer të Dijes dhe Teknologjisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve mban konferencën për media në të cilën do të kërkoj nga Qeveria e Kosovës Ri-themelimin e Bordit të Pavarur për Rishqyrtime të Ankesave.(Zyret e AKB-së, Lagja Tophane, ora 13:00)

- Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike do te takohet me zëvendëskryeministrin, Enver Hoxhaj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli takon përfaqësuesit e Koorporatës së njohur Amerikane “Sutherland Global”, e cila do të gjenerojë vende të reja pune në fushën e IT-së në Kosovë. (Hotel “Abi” - Prizren, ora 13:30)

- Në kuadër te “Javës Egjiptiane” nje delegacion egjiptian takohet me Presidentin Hashim Thaqi. (Kabineti i Presidentit, ora 14:00)

- Agjencia e OKB-së për refugjatët UNHCR misioni në Kosovë, dhe organizata “Play International” shënojn së bashku Ditën Botërore të Refugjatëve. (Sheshin Zahir Pajaziti në platonë e auditoriumit, ora 16:00)

- Alternativa, do të mbajë konventën e parë Qëndrore të Forumit Rinor të Alternativës, marrin pjesë edhe Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila dhe Ilir Deda. (Hotel Sirius, ora 16:00)

- Galeria Kombëtare e Kosovës organizon hapjen e ekspozitës përmbyllëse të projektit të programit të edukimit “Artteen Club - Laboratori i kreativitetit”. (Galeria Kombëtare, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 19 Qershor 2018

- Mbahet ceremonia e hapjes së edicionit të tretë të konferencës ndërkombtare të Universitetit të Prishtinës - UPISC. (Hotel 'Amazona', ora 9:00)

- Instituti Pedagogjik i Kosovës mban konferencën për media lidhur me publikimin e raportit të studimit “Përvojat e para në vlerësimin e performancës së shkollës në Kosovë”.  (Hotel 'Sirius', ora  9:30)

- Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë organizojn simpoziumin shkencor “Vlera dhe ardhmëri të hardhisë dhe verës Vranç”. (Objekti i Departamentit të Vreshtarisë dhe Verëtarisë, Rr. “Xhelal Hajta – Toni” Nr. 486, në Rahovec ora 10:00)

- Vazhdimi i Seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Fillon puna e zhvarrimit  të  dëshmorëve të UÇK-së të Zonës Operative të Drenicës në varrezat e fshatit Polac të komunës së Skenderajt, si dhe po të njëjtën ditë fillon rivarrimi në kompleksin memorial në fshatin Marinë të komunës së Drenasit. (Varrezat e fshatit Polac, ora 10:00)

- Drejtori i Inspeksionit nga Komuna e Gjilanit, Nevzad Rushiti mban konferencë me gazetarë. (Ndërtesa e Komunës së Gjilanit, ora 11:00)

- Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN), në mbështetje të Zyrës së Bashkimit Evropian, do të organizojë një tryezë diskutimi me gazetarë të të gjitha komuniteteve të Kosovës lidhur me nxitjen e punës së përbashkët mes gazetarëve të komuniteteve të ndryshme dhe mediave në Kosovë. (Orion Conference Center, ora 11:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi organizon tryezë lidhur me prioritetet në fushën e Arsimit Parauniversitar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në lansimin e kampanjës “Bëhu zëri im”, e cila nisë me marshin qytetar nga sheshi “Skënderbeu”, deri te sheshi “Zahir Pajaziti”. (Sheshi “Skënderbeu”, ora 12:00)

- Oda Ekonomike e Kosovës do te organizoje konference për media për te diskutuar mbi rëndësinë e anëtarësimit te Kosovës ne Organizatën Botërore të Tregtisë. (Oda Ekonomike e Kosovës, ora 13:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media në lidhje me problemet e mëdha të projektligjit për RTK-në. (Holli i Kuvendit pranë sallës S2, ora 13:00)

Ngjarjet e datës 18 Qershor 2018

- Mbahet takimi i radhës i Grupit Koordinues Ndërministror për të Drejtat e Njeriut. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 9:00)

- Ministri i Kulturës Kujtim Gashi pret homolegen nga Shqipëria ministren Mirela Kumbaro-Furxhi. (Hotel Theranda në Prizre, ora 10:00 - mediat mund te marrin pamje)

- Konfindustria ne bashkepunim me IFC International Finance Corporation dhe me mbeshtetjen institucionale te Ministrise se Zhvillimit Ekonomik te Kosoves dhe Ministrise se Infrastruktures dhe Energjisë te Shqiperise, do te organizoj Edicionin e dyte te Forumit Nderkombetar "Bashkimi i tregut ne sektorin energjetik midis Shqiperise dhe Kosoves, Roli i krijimit te shkembimit te perbashket te energjise ne kete proces". (Swiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Shpend Maxhuni raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e nënshkrimit të Kalendarit te përbashkët kulturor mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë. (Ambientet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ora 10:30)
 
- Ministri i Kulturës Kujtim Gashi pret homolegen nga Shqipëria ministren Mirela Kumbaro-Furxhi mbajn konferencë për media. (Ambientet e Lidhjes së Prizrenit, ora 10:45)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të behët shqyrtimi Projekt-Statutit i Trepça. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit nr.06/L-049 për Inovacion Shkencor dhe Transfer të Dijes dhe Teknologjisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Drejtori për Mbrojtje dhe Shpetim nga Komuna e Gjilanit, Sami Spahiu mban konferencë me gazetarë. (Ndërtesa e Komunës së Gjilanit, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë të jashtëzakonshme për media në lidhje me zhvillimet e fundit në KQZ. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 13:00)

- Kosovo Hope feston 10 vjetorin e themelimit ku per 10 vite me rradhe KH ka derguar qindra nxenes dhe studente ne SHBA, ka sjelle qindra mjek Amerikane ne Kosove, ka ndihmuar mijera familje ne Kosove, ka arritur te ndertoj shume ura bashkpunimi Kosove SHBA  etj! (Rozafa 2 , Suhareke, ora 17:30)
 

 

Ngjarjet e datës 17 Qershor 2018

- Me rastin e 75-vjetorit të lindjes së profesorit Ukshin Hoti, Komuna e Rahovecit organizon tryezën shkencore  me temë “Mendimi politik e shkencor i Ukshin Hotit për zgjidhjen e çështjes shqiptare në kontekstin evropian”. (Shtëpia e Kulturës në Krushë të Madhe, Rahovec, ora 11:00)

- Mbahet Kuvendi i VIII-të zgjedhor i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Prishtinë ku do te merr pjesë dhe Kryeministri i Kosovës dhe Kryetar i AAK-së, z. Ramush Haradinaj!. (Hotel Grand, ora 15:30) 

- Mbahet ceremonia e përmbylljes se ekspozitës “Mjegull”. (Galeria Kombetare e Kosovës, ora 19:00)

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 Korrik 2018

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim Zëvendës-Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për çështjen e Parandalimit të Konflikteve, Pete Marocco. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00 - vetem pamje) 

- Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë organizon lansimin e programit për financimin e NVM-ve dhe bizneseve fillestare Start-up. (Innovation Center Kosovo, Rr. “Rexhep Mala” 28 A, ora 11:00)