23 Gusht 2019

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 gusht 2019

- Komuna e Prizrenit do të mbajë dëgjimin e përgjithshëm publik me qytetarë për hartimin e buxhetit për vitin 2020. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Vazhdon dita e trete e edicionit e nëntë të festivalit të Arteve dhe kulturës Tradicionale Etnofest. (Etnkokompleksi në fshatin Kukaj, ora 10:30)

- Këshilli Organizativ për shënimin e Ditës Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur, mbanë konferencë për media. (Salla e mediave në Ndërtesën e Qeverisë, ora 11:00)

- Forumi i Gruas i Lidhjës Demokratike të Kosovës në bashkëpunim me KAS organizojnë konferencën “Barazia Gjinore - Beteja e pambaruar!”. (Hotel Sirius, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjës Demokratike të Kosovës ku do të diskutohen rezultatet në zgjedhjet e fundit të përgjithshme dhe lokale dhe perceptimi publik për LDK-në si dhe do të zgjedhet Kryesia e LDK-së. (Selia e LDK-së, ora 17:30)

- Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Kosovafilmi në bashkëpunim me Drejtorinë e Kulturës të Komunës së Prishtinës organizojnë ditët e filmit në kujtim të Faruk Begollit për të kujtuar dhe nderuar veprën e aktorit me shfaqjen e filmit Era dhe Lisi. (Kinema Cineplexx, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 22 gusht 2019

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët shqyrtimi i propozimit të Grupit të deputetëve për shpërndarjen e Legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Komuna e Prishtinës organizon vendosjen e pesë njësive shtesë të pemëve për pastrimin e ajrit në sheshin "Zahir Pajaziti" ku do të jetë prezent dhe Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti. (Sheshi i 'Zahir Pajazitit', ora 10:00)

 - Mbahet dita e tretë e Etnofestit në të cilën do të mbahet punëtoria kreative, instalacione me atelje te pikëtorëve dhe skulptorëve, punime artizanale, etj. (Ambientet e Etnofestit në fshatin Kukaj, ora 10:30)

- Kryetari i Komunës se Istogut, Haki Rugova do të organizojë dëgjimin me qytetarë për Draft Buxhetin Komunal për vitet 2020-2022. (Salla e Kuvendit Komunal në Istog, Kati III, ora 11:00) 

- Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka do të pret në takim anëtarin e Parlamentit Britanik, John Grogan ku pas takimit do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për media. (Shtëpia e Bardhë në Prizren, ora 13:00)

- Aleanca Franceze e Prishtinës, Kino Armata dhe Termokiss organizojnë së bashku edicionin e parë të festivalit "Kino nshehër". (Termokis, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 21 gusht 2019

- Vazhdon greva e punëtoreve të Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “ Adem Jashari”. (Aeroporti i Prishtinës, ora 8:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale Fejzë Kabashi do të vizitojnë disa shtëpi të cilat po ndërtohen në kuadër të projektit “Ndërtimi i shtëpive për familjet skamnore”. (Lagjja “Bajram Curri” e më pas do të vizitohen edhe disa shtëpi në fshatin Zhur. (Nisja do të bëhet nga Shtëpia e Bardhë, ora 9:45)

- Në kuadër të Etnofestit mbahet punëtoria kreative dhe instalacione me atelje te pikëtorëve dhe skulptorëve. (Ambientet e Etnofestit në fshatin Kukaj, ora 10:00)

- Ministri në detyrë i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala dhe kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli, do të nënshkruajnë memorandum të bashkëpunimit për rregullimin e objektit Mulitifunksional Inovativ në Shtime. (Objekti i Ministrisë së Punëve të Jashtme kati i 3-të, ora 10:00)

- Mbahet mbledhjen e rregullt të Komitetit për Politikë dhe Financa e Komunës së Mitrovicës. (Salla e mediave të Komunës së Mitrovicës, ora 10:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala miraton draft raportin e punës së Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, pret në vizitë  Ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Shyqiri Bytyqi. (Zyra e Kryetarit të Komunës së Deçanit, ora 11:00)

- Fillojnë punimet në rrugën Budisalc-Zllakuqan i Klinës. (Pranë përmendores së Kolë Mirditës në Zllakuqan, ora 11:00)

- Komuna e Vushtrrisë mban mbledhje komemorative për veteranin e arsimit dhe UÇK-së, si dhe ish drejtorin e arsimit në Komunën e Vushtrrisë, Behxhet Jashari. (Salla e Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë, ora 11:30)

-  Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe Nënkryetari Muhedin Nushi do të mbajnë konferencë për media. (Objekti i vjetër të Komunës, ora 11:30)

- Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj dhe Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Shyqiri Bytyqi vëjn gurethemelin e shkollës fillore “Heronjtë e Dukagjinit” në Gllogjan. (Gllogjan, ora 11:30)

- Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj dhe Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Shyqiri Bytyqi inspektojn punimet në objektin përcjellës të Shkollës Fillore “Isa Boletini” në Isniq. (Isniq, ora 12:00)

- Agjencia Kosovare e Privatizimit mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr.49. në të cilën janë 132 asete. (Hoteli Grand, ora 12:30)

- Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj pret në takim një delegacion prej 60 studentësh të programit Akademia Verore, nga shtete të ndryshme të botës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:30)

- Në kuadër të Etnofestit mbahet zona e debatit për shtëpin tradicionale dhe familjen e madhe shqiptare. (Shtëpia e vjetër në Fshatin Kukaj, ora 17:00)

- Komuna e Prizrenit në kuadër të hartimit të buxhetit për vitin 2020 do të organizojë dëgjime publike me me banorët e e rajonit të Zhupës dhe Podgorës me qëllim të angazhimit të tyre në procesin e hartimit të buxhetit, transparencës, gjithëpërfshirjes dhe llogaridhënies ndaj qytetarëve. (Shtëpia e Kulturës në Reçanë, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 20 gusht 2019

- Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala do ta takojë ministrin e Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi. (Holli i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, ora 9:30)

- Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizon tryezën për gjendjen e prodhimit në Kosovë ku do të diskutohen rekomandimet ndaj Qeverisë së re rreth zhvillimit të mëtutjeshëm të sektorit të prodhimit, me panelistë përfaqësues të bizneseve prodhuese në vend. (Hotel Sirius, ora 9:55)

- Në Gjilan fillon implementimi i programit “Shkollat e Shekullit 21”, i cili mbështetet nga Qeveria e Britanisë, i dizajnuar nga British Council. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 11:00)

- Instituti Demokratik I Kosovës / Transparency International Kosova organizon konferencën për media gjatë të cilës do të shpalosën të gjeturat e hulumtimit pilot mbi transparencën e kryeqyteteve evropiane, ku mes 27 kryeqyteteve evropiane është vlerësuar edhe Prishtina. (Salla e konferencave të KDI, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka do të pret në takim anëtarin e Parlamentit Britanik, John Grogan ku pas takimit do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për media. (Shtëpia e Bardhë, ora 13:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes se festivalit të edicionit të 9-të të Festivalit të Arteve dhe Kulturës Tradicionale Etnofest. (Etnokompleksi i fshatit Kukaj, ora 18:00)

- Komuna e Prizrenit në kuadër të hartimit të buxhetit për vitin 2020 do të organizojë dëgjime publike me me banorët e rajonit të Zhurit, Vërrinit dhe Vërmicës me qëllim të angazhimit të tyre në procesin e hartimit të buxhetit, transparencës, gjithëpërfshirjes dhe llogaridhënies ndaj qytetarëve. (Shkolla fillore në Zhur, ora 19:00)

- Aleanca Franceze e Prishtinës, Kino Armata dhe Termokiss organizojnë së bashku edicionin e parë të festivalit "Kino nshehër". (Kino Armata te Sheshi, ora 20:00)


Ngjarjet e datës 19 gusht 2019

- Mbahet mbledhja e Komiteti për Politik dhe Financa e Komunës së Rahovecit. (Komuna e Rahovecit, ora 10:00)

- Shoqata "Miqtë e Amerikës" festojnë ditëlindjen e mikut të madh të shqiptarve e mbar njerëzimit ish Presidentit të SHBA, Billi Clinton . (Zyret e shoqatës "Miqtë e Amerikës", që gjendet afë Agjencisë së Statistikave të Kosovës përball Parlamentit, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia solemne e hapjes së punimeve të Seminarit XXXVIII Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. (Biblioteka Universitare, ora 11:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, merr pjesë në ceremoninë solemne të hapjes së punimeve të Seminarit XXXVIII Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. (Salla e kuqe, Fakulteti i Filologjisë, ora 11:00)

- Komuna e Prizrenit dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit bëjn përurimin e Stadiumit Ndihmës në lokacionin Boka Boka. (Fshati Korishë në Prizren, ora 11:00)

- Bëhet shfaqja për media e filmit "Shpia e Agës" i Lendita Zeqirit (Kinema Cineplexx, ora 13:00)

-  Komuna e Prizrenit në kuadër të hartimit të buxhetit për vitin 2020 do të organizojë dëgjime publike me banorët e rajonit të Hasit dhe Anadrinit, me qëllim të angazhimit të tyre në procesin e hartimit të buxhetit, transparencës, gjithëpërfshirjes dhe llogaridhënies ndaj qytetarëve. (Shtëpia e Kulturës në Gjonaj, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 18 gusht 2019

 - Në ditën e tretë të Festes së Vjeljes së Rrushit Hardh Fest hapet panairi i rushit, rakisë, verës dhe gaztronimisë. (Rahovec, ora 10:00)

- Komuna e Podujevës Federata e Triathlonit e Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Podujevës organizon Kosova Sprint Triathlon në disiplinat 750m Notë 20Km Çiklizëm dhe 5Km Vrapim Meshkuj dhe Femra. (Orllan, ora 10:00)

- Mbahet Be Hardh Fest, aktivitet ky ku turistët do të kenë mundësi të përjetojnë një ditë pune në vjeljen e rrushit. (Rahovec, ora 11:00)

- Produksioni ndërkombëtar Youth Bridge Global, së bashku me aktor të rinj vendas, sjellin në Kosovë shfaqjen e Shkaspeare-it! (Fshati Kukaj, ora 15:00)

- Në ditën e tretë të Festes së Vjeljes së Rrushit Hardh Fest organizohet aktiviteti Hardh Poezi. (Muzei i qytetit te Rahovecit, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 17 gusht 2019

- Hapet Panairi i rrushit, verës, rakisë dhe gastronomisë në kuadër të Hardh Fest. (Rahovec, ora 10:00)

- Mbahet Hardh Mini Maratona në rrugë fushore, Fushatë Sensibilizuese për fëmijët me Fibrozë Cistike, në kuadër të Hardh Fest. (Rahovec, ora 10:00)

- Mbahet aktiviteti “Be Hardh Fest”, ku turistët kanë mundësinë të mbjellin nga një hardhi rrushi. (Rahovec, ora 11:00)

- Autostrada Bienale organizon koncertin "Këndimi në lumë" me Performancën Piano të Malik Halçe. (Hapësira në lumin e quajtur "Pika e Takimit - Revolucioni është Ne", vendosur në Shën Vatrat Shqpitare, Prizren, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 16 gusht 2019

- Me rastin e Festes se Vjeljes së Rrushit me emrin Hardh Fest, Komuna e Rahovecit organizon konferecën ndërkombëtare "Trashegimia dhe Mjedisi" si dhe parakalimin e vreshtarëve. (Muzeu i qytetit të Rahovecit, ora 10:00)

- Mbahet takimi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur. (Salla P-38, Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e prerjes së kalaveshit të rrushit dhe hapjes së festes së vjeljes së rrushit. (Rahovec, ora 11:45)

- Ish Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në hapjen zyrtare të festës së rrushit “HardhFest”. (Ambientet e Stone Castle, Rahovec, ora 11:45)

Ngjarjet e datës 15 gusht 2019

- Instituti Demokratik i Kosovës së bashku me aktivitetin e USAID-it për komuna transparente, efektive dhe llogaridhënëse organizojnë tryezën e rrumbullakët gjatë të cilës do të shpalosën të gjeturat e hulumtimit mbi transparencën e komunave të Kosovës në prokurim publik, për vitin 2018. (Hotel Sirius, ora 10:00) 

- Mbahet ceremonia e fillimit te punimeve në rrugën Xërxë - Sapniq - Ratkoc, komuna e Rahovecit. (Fashti Ratkoc, te rrugët e vreshtave, ora 10:00) 

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi merr pjesë në promovimin e librit të Hava Kurti-Krasniqi “Legjendat e Futbollit” kushtuar vëllezërve Xhaka. (Biblioteka Kombëtare të Kosovës, ora 11:00) 

- Produksioni ndërkombëtar Youth Bridge Global, së bashku me aktor të rinj vendas, sjellin në Kosovë shfaqjen e Shkaspeare-it! (Sheshin 21, ora 20:00)

- Aleanca Franceze e Prishtinës, Kino ARMATA dhe Termokiss organizojnë së bashku edicionin e parë të festivalit "Kino nshehër". (Termokiss, ora 20:00)
 

Ngjarjet e datës 14 gusht 2019

- Departamenti i programeve të Universitetit të Londrës me drejtim akademik nga London School of Economics and Political Science në Kolegjin Riinvest organizon debatin e tretë Talk The Talk me temë 'Çfarë zgjidhje ofrojnë zgjedhjet?. (Biblioteka e Kolegjit Riinvest, ora 10:00)

- Fillojnë punimet në rrugën Xërxë - Sapniq - Ratkoc, komuna e Rahovecit. (Te rrugët e vreshtave Fashti Ratkoc, ora 10:00)

- Instituti GAP organizon konferencën për media ku prezanton raportin “Ngecjet e komunave në funksionalizimin e kiosqeve elektronike për ofrimin e shërbimeve administrative”. (Zyret e Institutit GAP, ora 10:30)

- Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, dr. Basri Sejdiu dhe dr.Tefik Bekteshi, drejtor i Shërbimit Klinik të  Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invazive, do të mbajnë konferencë për medie në të cilën do të bëhet prezantimin i rezultateve të para të programit në nivel kombëtar për trajtimin e infarktit akut të miokardit brenda 120 minutave.. (Drejtoria e përgjithshme e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, ora 11:00)

- Qendra Mediale në Çagllavicë me mbështetjen e Fondacionit Kosovar për Shoqëri të Hapur organizon debat publik me temat aktule të dialogut të Brukselit - temat e rëndësishme për të cilat nuk është biseduar në Bruksel dhe pse?’’. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, merr pjesë në vënien e gurthemelit të kullës së Shaban Minxhollit në Mikushnicë komuna e Skenderajt. (Mikushnicë, ora 11:00)

- Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu mban konferencë për media lidhur me shkeljet ligjore dhe dëmet në lumenj e mjedis nga kompanitë e licencuara për minihidrocentrale. (Selia e Vetëvendosjes, ora 13:00)


 

Ngjarjet e datës 13 gusht 2019

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi së bashku me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës Kadri Veseli, marrin pjesë në ceremoninë e shpërndarjes së certifikatave për të rinj, të cilët janë trajnuar në fushën e ndërmarrësisë. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 11:00) 

- Aleanca Franceze e Prishtinës, Kino Armata dhe Termokiss organizojnë së bashku edicionin e parë të festivalit "Kino n'shehër" me mbështetjen e Ambasadës së Francës në Kosovë, Komunës së Prishtinës, dhe IF Cinéma. (Kino Armata, te sheshi, ora 20:00)

 

Ngjarjet e datës 12 gusht 2019

- Mbahet ceremoninë  e nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit mes Zyrës së Kryeministrit dhe Universiteti i Prishtinës - Parlamenti Studentor, për nderë të 12 Gushtit “Ditës Botërore të Rinisë”, ku, nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi, lidhur me nevojat e studentëve dhe aktivitetet e tyre. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:30)

Ngjarjet e datës 11 gusht 2019

- Mbahet manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar festës së Kurban - Bajramit,  me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste, të cilën do ta mbaj Dr. Sadat Islami - Ligjërues në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë. (Xhamia e Madhe në Prishtinë, ora 4:55)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, viziton Bashkësinë Islame të Kosovës, për nder të Festës së Kurban Bajramit. (Selia e Bashkësisë Islame të Kosovës, ora 10:00)

Ngjarjet e datës 10 gusht 2019

- Instituti i Kosovës për Drejtësi do të mbajnë konferencë për media, në të cilën do publikohet raporti “Mbyllja e kundërligjshme dhe arbitrare e seancave gjyqësore për publikun në çështjet penale: Analizë e legjislacionit dhe praktikës së GjEDNj rreth natyrës publike të seancave gjyqësore dhe praktikës së mbrapshtë të krijuar nga Sistemi i Drejtësisë në Kosovë”. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Nën udhëheqjen e kryetarit të Degës së LDK’së në Gjilan, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, Lutfi Haziri mbahet takimi me strukturat e partisë. (Restorant n’Bodrum, ora 11:00)

 - Vendosja e tabelave informuese për në kufirin e Mutivodes nga fshati Orllan deri ne kufi. (Orllan, ora 14:00)

- Komuna e Skenderajt organizon koncertë për fëmijë për nder të diaspores. (Sheshi i Skenderajt, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 9 gusht 2019

 - Mbahet ceremonia e certifikimit të rekrutëve të rinj të FSK-së, gjenerata1/2019. (Kazerma "Adem Jashari" e Komandës së Forcave Tokësore në Prishtinë, ora 10:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, do t’i bëjë vizitë inspektuese punimeve në lumin Sitnica. (Fshati Rufc, ora 11:00)

- Fillon asfaltimi i rrugës Bukosh - Prilluzhë, komuna e Vushtrrisë, investim i MIT.​ (Fshati Prilluzhë e Vushtrrisë, ora 11:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi i cili do të shoqërohet nga kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, do të marrë pjesë në fillimin e punimeve të projektit “ Ndërtimi i shtratit të lumit Magure dhe Janjevë”, 11:20
 
 - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi dhe kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti mbajn Konferencë për medie, ora 12:20

 - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi do vizitoj Shpellën e Gadimes. (Gadime, ora 12:40)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, do ta pret në takim delegacionin nga Komuna e Bingenit të Gjermanisë, në krye me kryetarin e kësaj komune, Thomas Feser. (Shtëpia e Bardhë, ora 15:30)

Ngjarjet e datës 8 gusht 2019

 - Punëtorët e ANP "Adem Jashari" do të mbajnë protestë e cila nuk do të ketë ndikim në operimet normale te aeroportit. (Terminali i udhëtarëve në ANP "Adem Jashari", ora 08:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-se, ora 10:00)

- Fillojnë punimet në rrugën Rahovec - Hamoc - Fortesë. (Në hyrje të Rahovecit në drejtim të Hamocit pranë Al Petrol-it, ora 10:00) 

- Drejtoria e Shërbimeve Publike në bashkëpunim me përfaqësuesit e kompanive vullnetare dhe OJQ-ve të ndryshme nga fusha e mjedisit do të nisë fushatën vetëdijesuese dhe aksionin për pastrim vullnetar të komunës së Prizrenit. (Objekti i Administratës Komunale, ora 11:00)

- Mbahet konferenca per Shtyp ne lidhje me zhvillimet e fundit në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’ LKIA. (Terminali i ANP ‘Adem Jashari’, salla e konferencave, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media për të folur për situatën e krizës në mbrojtjen e punëtorëve dhe pacientëve. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka dhe shefi i misionit të OSBE-së, Jan Braathu do të bëjnë mbjelljen e dy fidaneve në parkun e ri të ndërtuar nga Komuna e Prizrenit. (Prapa ndërtesës së Shtëpisë së Bardhë, ora 13:30)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka do të pret në takim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Jan Braathu. (Shtëpinë e Bardhë, ora 14:00)

 

Ngjarjet e datës 7 gusht 2019

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala mblidhet për të diskutuar rreth vazhdimit të punës së Komisionit pas rrethanave të reja të krijuara lidhur me shpërndarjen e Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Ambasadori Kosnett do të administroj Betimin Solemn të shërbimit për 38 Vullnetarë të rinj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. (Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, ora 10:00)

- Oda e Afarizmit të Kosovës organizon konferencë për media, lidhur me Udhëzimet Administrative të cilat janë në mospërputhje me Ligjin për Minierat dhe Mineralet që po pengojnë zhvillimin e bizneseve të këtij sektori. (Zyret e OAK-së, ora 11:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, do të marrë pjesë në përurimin e fillimit të punimeve të projektit “Ndërtimi i sistemit të ujësjellësit në fshatin Orllan” të Podujevës, i cili kap vlerën buxhetore afër 1 milion euro. (Fshati Shajkoc, afër fabrikës së ujit, ora 11:00)

- Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike organizon aktivitetin “Takime letrare me krijues dhe  shkrimtarë nga diaspora dhe Kosova”. (Biblioteka kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 11:00)

- Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim lamtumirës komandantin e KFOR për regjionin juglindje, Nicola Perrone, dhe në takim njoftues komandantin e ri. (Komuna e Gjilanit, ora 11:00 - deklarata për media, ora 11:30)

- Mbahet mbledhja e konstituimit të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së dhe diskutohet për përgatitjet për zgjedhjet e përgjithshme. (Selia e LDK-së, ora 16:30)


Ngjarjet e datës 6 gusht 2019

- Lëvizja mban konferencë për media për të folur në lidhje me gjendjen e krizës në shëndetësi, me theks të veçantë në Qendrën Klinike Universitare. (Zyret e Vetëvendosjes, ora 13:00)

Ngjarjet e datës 5 gusht 2019

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala interviston Kryesuesin e Bordit të Drejtorëve në ARKEP, Kreshnik Gashi dhe Kryesuesen e Bordit të Drejtorëve në Telekomin e Kosovë, Besa Shatri-Berisha. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare në të cilen do të behën përgatitjet për mbajtjen e seancës plenare për shpërndarjen e Kuvendit të Legjislaturës së VI. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 11:00)

-  Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa mirëpret në takim Ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett. (Selia e LDK-së, ora 11:00)

- Ish Kryeministri, Ramush Haradinaj merr pjesë në debatin me qytetarë organizuar nga RTV Mitrovica. (Qendra e Kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë, ora 12:00)


Ngjarjet e datës 4 gusht 2019

- Ish Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në tubimin përkujtimor, kushtuar 21 vjetorit të Betejës së Markalleshëve dhe dëshmorëve Mark Lleshi, Prend Lleshi, Kolë Lleshi dhe Memë Lleshi. (Fshati Vraniq, Komuna e Gjakovës, ora 13:00)

- Në kuadër të programit special mbi edukimin mediatik  E vërtetë apo e Rremë: e Vërteta në Film, Misioni i OSBE-së në Kosovë shfaq filmi dokumentar “Çka është Demokracia?“. (Dokukino, ora 14:00)
 
- Ish Kryeministri Ramush Haradinaj Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj bën homazhe te lapidari dhe merr pjesë në tubimin përkujtimor për dëshmorët Mulla Nusret Hajdari dhe Mehmetali Shukri Behluli. (Shkolla e fshatit Dobërqan, Gjilan, ora 16:00)

- Misioni i OSBE-së do të organizojë diskutim me temë “Mediat në Demokraci” që do të fokusohet në keqinformimin, lajmet e rreme dhe propagandën si sfida për demokracinë në epokën digjitale. (Hamamin e Qytetit, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 3 gusht 2019

- Ish Kryeministri, Ramush Haradinaj bën homazhe te lapidari dhe varret e dëshmorëve Agim dhe Milazim Zekaj dhe Ruzhdi Haxhijaj, në fshatin Raushiq të Komunë së Pejës. (Raushiq, Pejë, ora 10:00)

- , Lidhja Demokratike e Kosovës finalizon procesin zgjedhor, mban Kuvendin e IX Zgjedhor. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon konferencën për media ku do të prezantohen vlerësimet dhe qëndrimet mbi temën “Zgjedhjet në Bashkimin Evropian: Kosova përballë përbërjës së re të Komisonit Evropian”. (Qendra e Konferencave ‘Orion’, ora 10:30)  

- Ish Kryeministri Ramush Haradinaj bën homazhe te varret e dëshmorëve Aze Brahimaj, Idriz Gucati dhe martiren Zize Syla, në fshatin Jabllanicë të Komunës së Gjakovës. (Jabllanicë, Gjakovë, ora 11:00)

 

Ngjarjet e datës 2 gusht 2019

- Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka do të pret në takim një delegacion të lartë nga Parlamenti Kroat. (Shtëpia e Bardhë në Prizren, ora 10:00)

- Ish Kryeministri Ramush Haradinaj me rastin e 18-vjetorit të vdekjes së Rahim Beqirit-komandant ‘Roki' bën homazhe te lapidari në fshatin Kopernicë. (Fshati Kopernicë, ora 11:00)

- Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet organizon konferencë në të cilën do të publikohet raporti monitorues “Reforma në fushën e Arsimit dhe Aftësimit Profesional –Zbatimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe Agjendës për Reforma Evropiane për vitin 2018”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, do të merr pjesë në Panairin e Librit në Ferizaj. (Ferizaj, ora 11:00)

- Sunny Hill Foundation dhe Sunny Hill Festival organizojnë konferencën e përbashkët për të prezantuar projektin “Sunny Hill Foundation Music & Art Center” ku prezente do të jetë edhe Dua Lipa fituese e cmimeve Grammy dhe Brit Awards. (Hotel Emerald, ora 11:00)

- Ish Kryeministri Ramush Haradinaj bënhomazhe te varrezat e dëshmorëve në Dardanë.  (Dardanë, ora 11:30)

- Lëvizja mban konferencë për media në lidhje me Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-së, në konferencë flasin Gjeneral Brigade Enver Dugolli dhe Kolonel Shemsi Syla. (Zyrat e Lëvizjes, ora 13:00)

- Me rekomandimin e kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim Tërnava, në të gjitha xhamitë e Kosovës  do të mbahet hytbe me temë të njëjtë, e cila do t’i kushtohet  kujdesit që duhet të kemi në trafik, ora 13:00

- Përurohet rruga Bardh i Madh - Lismir -Fushë Kosovë.​ (Bardh i Madh, Te Lëshesa, ora 14:00) 

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, do të merr pjesë në aktivitetin  "Sofra e Gurbetqarëve" e cila do të organizohet në Zhur të Prizrenit. (Fshati Zhur, ora 18:00)

- Në kuadër të manifestimit qendror për diasporën mbahen homazhe në Prekaz. (Kompleksi Memorial “Adem Jashari, ora 19:00)

- Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike organizon Manifestimin Qendror për diasporën në Skenderaj. (Sheshi “Adem Jashari” në Skenderaj, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 1 gusht 2019

- Mbahet takimi i 170-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, ora 10:00)

- Anulohet - Policia e Kosovës organizon një ceremoni ku Policia Federale Gjermane, si donacion do t'i dhuroi Policisë së Kosovës disa automjete. (Auto Mita - magjistralja Prishtinë-Ferizaj, ora 10:00)

- Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit takohet me kryetarin e Skenderajt. (Ndërtesa e komunës se Skenderajt, ora 11:00) 

- Fillojnë punimet në rrugën Skenderaj - Vushtrri. (Fshati Krasmiroc, ora 11:30)
 
- Fillojnë punimet në rrugën Kotorr - Qubrel në Komunën e Skenderajt. (Fshati Kotorr, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike te Kosovës. (Selia qendrore e LDK-së, ora 13:30)

- Mbahet ceremonia e vënies se gurthemelit për Kullën e Rexhep Malaj në Hogosht, në Komunën e Kamenicës. (Fshati Hogosht, ora 14:00)

- Hapet ekspozita arkeologjike në Kalanë e Prizrenit, në të cilën merr pjesë edhe ministri Kujtim Gashi.  (Kalaja e Prizrenit, ora 19:00)

-  Ministria e Diapsorës dhe Investimeve Strtegjike organizon një koncerti që i dedikohet diasporës. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 22:00)
 

Ngjarjet e datës 31 korrik 2019

- Kryetari Shpend Ahmeti dhe tenori Ramë Lahaj do të mbajnë konferencë për media. (Ndërtesa e vjetër e Komunës, ora 10:30)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të organizojë ceremoninë e ndarjes së Çmimeve për Kinematografi. (Kabineti i Ministrit, ora 11:00)

- Handikos mbanë ceremoninë përmbyllëse të punëtorive të implementuara të fëmijëve me aftësi të kufizuara në kuadër të Qëndrimit Ditor për fëmijë. (Handikos në Veternik, ora 13:15)

- Niset grupi i parë i besimtarëve kosovarë drejt vendeve të shenjta për ta kryer kushtin e pestë të Islamit, haxhin, në mesin e tyre do të jetë edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës myftiu Naim Tërnava. (Prishtinë, ora 14:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka do të merr pjesë në “Seminarin e XV Kombëtar me Mësusit e Gjuhës Shqipe dhe të Kulturës Shqiptare në Diasporë”, të organizuar në bashkëpunim mes Komunës së Prizrenit, Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë të Republikës së Shqipërisë. (Hotel Theranda në Prizren, ora 14:00)


Ngjarjet e datës 30 korrik 2019

- Hardh Fest mban konferencë për media në të cilën do të zbulohen Line Up, performuesit vendor e të huaj, main artist/grupi kryesor i line up-it, programi i festivalit dhe të gjitha detajet tjera rreth edicionit të 5-të të ribrendimit të Hardh Fest. (Lokali Rockuzinë në Prishtinë, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të mbajë takim me qytetarë, ku do të njoftojë për punën 6 mujore të Komunës së Prizrenit gjatë vitit 2019. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- EC Ma Ndryshe në bashkëpunim me Klubin e Ambientit “Luciano Motroni” organizon tryezën “Gjendja e pyjeve dhe problemi i shpyllëzimit”. (Kino Lumbardhi në Prizren, ora 10:00)

- Kuvendi Komunal e Rahovecit mban mbledhjen e shtatë  e rregullt. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Rahovecit, ora 10:00) 

- Shërbimi Korrektues i Kosovës organizon ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 41-të, të kadetëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës. (Akademia e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri, ora 10:30)

- Agjencisë për Metrologji e Kosovës  , bënë përurimin e dy laboratorëve. (Agjencia e Metrologji e Kosovës mbrapa Ministrisë se Tregtisë dhe Industrisë, ora 13:00)

- Mbahe mbledhja e Kuvendit të Shoqatës të ndërmarrjeve që merren me qarkullim të naftës, derivate të naftës, gazrave dhe lubrifikanteve. (Oda Ekonomike e Kosovës, ora 11:00)

- Ansambli i No Borders Orchestra i shoqëruar nga perkusionet dhe elektronika sjell një gërshetim tingujsh të muzikës klasike dhe asaj bashkëkohore, do të performojnë në Prizren. (Kinema Lumbardhi, ora 21:00)

 

Ngjarjet e datës 29 korrik 2019

- Ish Kryeministri, Ramush Haradinaj pret në takim Haxhi Dedë Edmond Brahimaj, Kryegjysh i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:30)

- Organizuar nga Ministria  e Diasporës dhe Investimeve Strategjike mbahet konferenca “Gruaja në diasporë-digë e fuqishme kundër asimilimit”. (Hotel “Sirius”, ora 10:30)

- Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj merr pjesë në fillimin e asfaltimit të rrugës Korenicë - Babaj i Bokës. (Babaj i Bokës (Rruga e Peshkut), Komuna e Gjakovës,  ora 11:00)

- Drejtori i Drejtorisë së Inspektorateve, Islam Thaqi do të dorëzojë dosjen e rastit “Abi Çarshia” në Prokurorinë Themelore në Prizren. (Objekti i Prokurorise, ora 11:00)

- DokuFest do të organizojë konferencë për shtyp, për të prezantuar temën e sivjetme të festivalit, programin e plotë dhe ngjarje të tjera të edicionit të 18-të. (Restorant Rings, ora 11:00)

- Ish Kryeministri, Ramush Haradinaj organizon pritje për bashkatdhetarët tanë që jetojnë në diasporë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Ish Kryeministri, Ramush Haradinaj mban konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:30)

Ngjarjet e datës 28 korrik 2019

- Mbahet aktiviteti "Dita e Mërgimtarëve", në Shalë të Bajgorës, i cili organizohet nga komuna e Mitrovicës, Vushtrrisë dhe Podujevës. (Fshati Bajgorë, ora 13:00)

Ngjarjet e datës 27 korrik 2019

- EC Ma Ndryshe organizon një aktivitet ku do të shërbehen pije dhe ëmbëlsira për vizitorët. (Oborri i shtëpisë së Familjes Kirajtani që gjendet në rrugën “Shuaip Spahiu”, nr. 15, ora 12:00)

- Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik organizon Panairin e Punimeve Artizanale ku do të ketë edhe punëtori dhe ekspozitë të punimeve të ndryshme artizanale. (Sheshi i Dëshmorëve, ora 18:00)

- Ish Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në meshën pë​r shugurimin e Kishës së Shën Ndout në Gllogjan të Pejës. (Kisha Shën Ndou, Gllogjan - Pejë, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 26 korrik 2019

- Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj bën homazhe të varri i veprimtarit dhe simbolit të rezistencës së çështjes kombëtare, Adem Demaçi, në njëvjetorin e ndarjes nga jeta. (Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Velani, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën e diskutimit gjatë së cilës do të publikohet hulumtimi mbi monitorimin e prokurimit publik në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet seanca e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ora 10:00)

- Policia e Kosovës do të organizojë ceremoni përkujtimore ne përvjetorin e tetë i rënies së Heroit të Kosovës Enver Zumberi me vendosjen e kurorave me lule tek lapidari i heroit. (Drejtoria e Përgjithshme e Policisë në Prishtinë, ora 10:15)

- Komuna e Istogut organizon tubim me qytetarë lidhur me punën e organeve komunale për periudhën janar-qershor 2019 dhe diskutimet, propozimet dhe sugjerimet e qytetarëve. (Salla e Kuvendit Komunal te Istogut, ora 11:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të organizojë ceremoninë e ndarjes së Shpërblimeve Shtetërore për Xhudistët. (Kabineti i ministrit Gashi, ora 11:00)

- Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit fillon punimet në rrugën Zhur - Dragash - Brod. (Rruga R-113, Zhur - Dragash - Brod, udhëkryqi te Tyrbja e Pllavës, ora 11:00)

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj merr pjesë në vënien e gurthemelit për ndërtimin e shtatores së veprimtarit dhe simbolit të rezistencës së çështjes kombëtare, Adem Demaçi. (Parku “Adem Demaçi”, afër rrethit të Flamurit në Prishtinë, ora 11:00)

- Policia e Kosovës do të organizojë homazhe ne përvjetorin e tetë i rënies së Heroit të Kosovës Enver Zumberi me vendosjen e kurorave me lule tek lapidari i heroit. (Fshati Dubovc, Vushtrri, ora 11:00)

- Federata e Çiklizmit të Kosovës e mbështetur nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit organizon “Rrethin e Kosovës 2019” në çiklizëm. (Lebanë, R7 Ibrahim Rugova, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media në të flasin cilën deputeti Liburn Aliu dhe drejtuesi i Komitetit për Komunikime Elektronike Fatban Bunjaku. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 13:00)

- Ministria e Diasporës dhe Investimeve organizon “Takimet tradicionale me investitor nga diaspora”. (Hotel Sirius, ora 14:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës inauguron parkun dhe shtatorën dedikuar jetës dhe veprës Gjon Llukës. (Fshati Kabash në Komunën e Vitisë, ora 14:00)

- Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport edhe në këtë vit në bashkëpunim me Ministrinë për Kulturë, Rini dhe Sport, Federatën e Atletikës së Kosovës, Klubet e atletikës “Trepça”, “Trepça’ 89” ,“Mitrovica”, si dhe Policinë e Kosovës, organizon vrapimin rrugor në përkujtim të rënies heroike të policit Enver Zymberi me moton “Vrapojmë shtigjeve të Enver Zymberit 2019”. (Para ndërtesës së Komunës së Mitrovicës, ora 18:00)

- Ministria e Diasporës dhe Investimeve në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës organizon Sofren Tradicionale. (Sheshi “Skënderbeu”, ora 19:00)

- Këngëtarja dhe kompozitorja amerikane Shilpa Ray do të performojë për herë të parë në Kosovë. (Kinema Lumbardhi në Prizren, ora 21:00)

Ngjarjet e datës 25 korrik 2019

 
- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë bën publikimin e “Edicion Special i Barometrit Kosovar të Sigurisë: Trendët e perceptimeve të qytetarëve për Sigurinë Publike (2016-2018)". (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Bëhet fillimi i punimeve për asfaltimin e rrugës që lidhë fshatin Ujmir dhe Qupevë dhe rruga që lidhë fshatrat Siqëvë dhe Aqarevë, ku i pranishëm do të jetë kryetari i komunës së Klinës, Zenun Elezaj. (Fshati Ujmir, ora 10:30)

- Zëvendësministri i Arsimit, Heset Sahiti, bashkë me zëvëndeskryeministrin, Fatmir Limaj, do të marrin pjesë në ceremoninë e vënies së gurëthemelit të shkollës “Dëshmorët e Kombit” në Vraniq të Suharekës. (Vraniq, ora 11:00)

- Lëvizja FOL organizon konferencë me ç'rast do të prezantohet Platforma e Krahasimit të Pasurisë së Zyrtarëve të Lartë Publikë nga viti 2010-2019. (Zyrët e Lëvizjes FOL, rruga “Andrea Gropa”, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, do të organizojë takim për Ambasadorin e OSCE-së, Jan Braathu. (Zyra e kryetarit të Komunës së Gjilanit, ora 11:00)

- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, do të organizojë një pritje për Komandantin e KFOR-it, i cili do të jetë i shoqëruar nga zyrtarë të CARABINIER-ve italian të cilët do të ofrojnë një donacion për forenzikën e PK-së. (Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, ora 11:30)

- Drejtoria e Inspektorateve do të vazhdojë me ekzekutimin e vendimit për rrënimin e pjesës pa leje të objektit Abi Çarshia, (Abi Çarshia në rrugën "Tirana" në Prizren, ora 12:00)

- Rinia Demokratike e Degës së PDK-së në Prishtinë zhvillon një aktivitet simbolik rreth pakënaqësisë për gropat në rrugët dhe trotuaret e kryeqytetit. (Rruga “Agim Ramadani”, parapa Teatrit Kombëtar, ora 12:00)

- Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj merr pjesë në përurimin e urës së Smolicës. (Ura në Smolicë të Gjakovës, ora 13:00)

 - Komuna e Mitrovicës organizon turnirin në basketboll “Streetboll 2019”. (Vend parkimi i veturave në hyrje të fshatit Suhadoll, ora 14:00)

- Drejtori i Drejtorisë së Administratës në Komunen e Prizrenti, Osman Hajdari do të mbajë një konferencë për media, me ç’rast do të njoftojë në lidhje me projektin One Stop Shop qendra e vetme e shërbimeve për qytetarë dhe për zhvendosjen e shërbimeve të ofruara në Administratën Komunale gjatë punimeve për këtë projekt. (Shtëpiae Bardhë në Prizren, ora 15:00)

- Zëvendësministri i Arsimit, Heset Sahiti, bashkë me zëvëndeskryeministrin, Fatmir Limaj, do të marrin pjesë në ceremoninë e vënies së gurëthemelit të shkollës  “28 Nëntori” në Dobërdelan të Suharekës. (Dobërdelan, ora 15:00) 

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 gusht 2019

- Komuna e Prizrenit do të mbajë dëgjimin e përgjithshëm publik me qytetarë për hartimin e buxhetit për vitin 2020. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Vazhdon dita e trete e edicionit e nëntë të festivalit të Arteve dhe kulturës Tradicionale Etnofest. (Etnkokompleksi në fshatin Kukaj, ora 10:30)

- Këshilli Organizativ për shënimin e Ditës Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur, mbanë konferencë për media. (Salla e mediave në Ndërtesën e Qeverisë, ora 11:00)

- Forumi i Gruas i Lidhjës Demokratike të Kosovës në bashkëpunim me KAS organizojnë konferencën “Barazia Gjinore - Beteja e pambaruar!”. (Hotel Sirius, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjës Demokratike të Kosovës ku do të diskutohen rezultatet në zgjedhjet e fundit të përgjithshme dhe lokale dhe perceptimi publik për LDK-në si dhe do të zgjedhet Kryesia e LDK-së. (Selia e LDK-së, ora 17:30)

- Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Kosovafilmi në bashkëpunim me Drejtorinë e Kulturës të Komunës së Prishtinës organizojnë ditët e filmit në kujtim të Faruk Begollit për të kujtuar dhe nderuar veprën e aktorit me shfaqjen e filmit Era dhe Lisi. (Kinema Cineplexx, ora 20:00)