23 Prill 2024

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 Tetor 2021

- Drejtori i Përgjithshëm i Doganës, Agron Llugaliu mban konferencën për media lidhur me rezultatet e doganës si dhe prezantimin e sistemeve te reja online. (Ndërtesa e Drejtorisë së Doganës, ora 10:00)

- Ministrja e Drejtësisë znj. Albulena Haxhiu raporton para Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit lidhur me Projekt kodin e procedurës penale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, mbanë mbledhjen e radhës. (Salla 506, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e betimit të kadetëve të Qendrës për Studime Universitare e FSK-së. (Kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë, ora 10:30)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim organizon konferencë për shtyp, me rastin e dorëzimit të denoncimit të ORCA-s në Këshill të Etikës për plagjiaturën e Prof. Bujar Dugolli dhe Prof. Ardian Kastrati. (Para ndërtesës së Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, ora 11:00)

- Partia Socialdemokrate do të mbaj aktivitet pranë Teatrit Kombëtar. (Sheshi "Skënderbeu", ora 11:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia mban konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Ministria e Shëndetësisë shënon 1 Tetorin Ditën Ndërkombëtare të Personave të Moshuar. (Shtëpia e Personave të Moshuar pa Përkujdesje Familjare, ora 11:00)

- Kandidati për Kryetar të Drenasit, Xhavit Drenori së bashku me kandidatë për asamble mban protestë simbolike. (Para Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë, ora 11:00 dhe para KQZ-së/Zyrës së Avokatit të Popullit, ora 11:40)

- Zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku Bërdyna mbanë konferencë për media. (MASHTI - kati I, ora 12:00)

- Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj mban konferencë për medie. (Selia Qendrore e AAK-së, ora 13:00)

- Hapet ekspozita e Institutit për Politika Sociale “Musine Kokalari”, të organizuar në kuadër të Akademisë për Politika Publike dhe Sociale dhe në bashkëpunim me Muzeun Musine Kokalari në Shqipëri. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 14:30)

- Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili mban sot konferencë për media. (lagjja Dardania, përballë Eli-AB, ora 15:30)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, njëherësh kandidat për kryetar nga Lëvizja Vetëvendosje! Mytaher Haskuka do ta prezantojë programin qeverisës për mandatin katërvjeçar. (Keji në Sheshin Shadërvan pranë Xhamisë Sinan Pasha, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 30 Shtator 2021

 - Mbahet mbledhja e gjashtë e rregullt për vitin 2021 të Kuvendit Komunal të Prizrenit. (Shtëpia e Bardhë në Prizren, ora 10:00)

- Instituti “Ed Guard” mban tryezë diskutimi për lansimin e studimeve gjurmuese. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, i shoqëruar nga Zëvendëskomandanti i FSK-së, Enver Cikaqi, do të presin në takim Sekretarin Parlamentar të Shtetit në Ministrinë Federale të Mbrojtjes të Gjermanisë, Thomas Silberhorn. (Ministria e Mbrojtjës, ora 10:15)

- Grupit për Studime Juridike dhe Politike mban konferencën “Trajtimi i rasteve të Krimit të Organizuar nga Prokuroria dhe Gjykatat Themelore të Republikës së Kosovës në vitet e fundit”.(Zyrat e GLPS, ora 10:30)

- Race for the Cure Kosova organizon një vrapim për solidarizim me pacientat e kancerit të gjirit, në oborrin e shkollës, European School of Prishtina në Prishtinë në Qagllavicë. (Qagllavicë, ora 12:00)

- Kryeministri Kurti bën homazhe dhe nderime para arkivoleve të viktimave të masakrës së Rezallës, të zhvarrosura nga varreza masive në Kizhevak të Serbisë. (Pika kufitare në Merdare, ora 14:00)

- Komuna e Prishtinës do të inaugurojë objektin e ri për përpunim të frutave dhe perimeve nga agrobiznesi "Remzije Berisha B.I.” në Prugovc. (Fshati Prugovc, ora 14:00)

- Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili mban të enjten me 30 shtator, Konferencë për Media. (Tulltorja në lagjen Arbëria, ora 14:30)

- Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli do të mbajë Konferencë për Media për të folur rreth çështjes së Dizajnimit të Programit Kompakt me MCC-në. (Ndërtesa e Qeverisë, ora: 16.30) 

- Lëvizja Vetëvendosje në Prizren organizon tubim në Lagjen Kurillë ku do të jetë prezent edhe kryetari i Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca. (Shkolla fillore "Motrat Qiriazi" në Prizren, ora 17:00)

- Lëvizja Vetëvendosje në Prizren organizon tubim në hapësirat e shkollës së fshatit Romajë. ku do të jetë prezent edhe kryetari i Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca. (Shkolla fillore e fshatit Romajë, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 29 Shtator 2021

- Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani pret në takim Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. (Zyrët e Presidentës Osmani, ora 09:00 - mundësi fotografimi para takimit)  

-  Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Shqyrtimi i Raportit Financiar dhe kërkesën për Ndarje Buxhetore të Radiotelevizionit të Kosovës për periudhën tetor-dhjetor 2021, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pret në takim Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:50 - Mediat mund të marrin pamje në oborrin e Qeverisë, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 10:00)

- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen se bashku me kryeministrin Kurti vizitojnë Kopshtin ‘Cicërimat’ ku edhe mbajnë konferencën e përbashkët për shtyp. (Kopshti i fëmijëve 'Cicërimat' në Kalabri, ora 11:00)

- Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati mbanë konferencë për media. (Ndërtesa e  Qeverisë, salla e konferencave-P32, ora 11:00)

- Kandidati për Kryetar të Prishtinës nga radhet e PDK-së, Uran Ismaili mban konferencë për media. (Selia e Degës së PDK-së te Qafa - Prapa Restaurant "Home" në Prishtinë, ora 11:30)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve shtetërore për xhudistet Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova dhe për trajnerin Driton Kuka. (Kabineti i Ministrit, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit Qendror Zgjedhor. (Selia e KQZ-së, ora 13:30)- Mbahet mbledhja e Komisionit Qendror Zgjedhor. (Selia e KQZ-së, ora 13:30)

- Lëvizja Vetëvendosje dega në Prizren organzon tubim në Qendrën Kulturore të Boshnjakëve, pranë SHMU  “Gani Saramati”. (Ish SHMU “Lekë Dukagjini, ora 18:00) 

Ngjarjet e datës 28 Shtator 2021

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton në parim i Projektligjin për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit si dhe shqyrton nismën legjislative për hartimin e Projektligjit për komisionarin Parlamentar për FSK-në. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 9:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim mban tryezë diskutimi me “Punësimi, kjo sfidë e vazhdueshme: Cilët janë mekanizmat për tu qasur në treg të punës” (Online në Facebook, ora 10:00)

-  Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton në parim i Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Advocacy Training & Resource Center dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës mbajnë konferencë për prezantimin e raportit “Hate O Meter I & II”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili mban konferencë për media. (Të shkolla e mjekësisë "Dr. Ali Sokoli", ora 10:30)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti marrin pjesë në përurimin e Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë. (Lagjja Tabjet në Pejë, ora 11:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale diskuton rreth procesit monitorues të ligjeve.  (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)  

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, mban konferencë për media. (Holli i Ministrisë së Drejtësisë, ora 12:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla pret në takim ministrin e Brendshëm të Austrisë, Karl Nehammer. (Objekti i MPB-së, ora 12:00)

- Shefi i Misionit Lukas Mandl mban konferencë për media me rastin e nisjes se Misionin e BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve në Kosovë 2021. (Hotel Sirius, ora 16:00)



 

Ngjarjet e datës 27 Shtator 2021

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pret me ceremoni shtetërore Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, dhe anëtarë të kabinetit qeveritar të Shqipërisë. (Sheshi "Skënderbeu", ora 8:50 - Mediet të jenë të pranishme më së largu, ora 8:10)

- Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2021-22 kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi do të marrin pjesë në përurimin e rekuizitave të sallës së edukatës fizike në shkollën "Dëshmorët e Kabashit" në Korishë. (Korishë, ora 9:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi do të marrin pjesë në zbulimin e emrit të ri të shkollës "Lekë Dukagjini" në "Gani Saramati". (Objekti i shkollës, ora 9:30)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, mbajnë konferencë për media në ora 10:20 - Mediat e akredituara duhet të jenë më së largu në ora 10:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti mban dëgjim publik lidhur me projektligjin për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi do të marrin pjesë në zbulimin e emrit të ri të shkollës "Abdyl Frashëri" në "Rexhep Hyseni". (Objekti i shkollës, ora 10:15)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi do të marrin pjesë në përurimin e rekuizitave të sallës së edukatës fizike në shkollën "Dëshmorët e Zhurit" në Zhur. (Zhur, ora 11:15)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës . (Ndërtesa e KQZ-së, ora 11:30) 

- Konstituohet Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të RTK-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 12:00)

- Kuvendi i Sociologjisë në kuadër të Departamentit të Sociologjisë në Universitetin e Prishtinës organizon promovimin e librit të Gëzim Selacit, "Legjitimiteti politik në Kosovë". (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi do të marrin pjesë në përurimin e rekuizitave ndërtimit të shkollës së re “Zef Lush Marku” në Velezhë. (Velezhë, ora 12:00)

- Drejtoresha e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Prizrenit, Sevil Liman Kazaz do të bëjë prezantimin e raportit të punës 4 vjeçar të kësaj drejtorie. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, ora 14:00)
 

Ngjarjet e datës 26 Shtator 2021

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në edicionin e tretë "Race for the Cure" të organizuar nga shoqata e pacientëve të kancerit të gjirit Renesansa. (Ura e Arastës, ora 10:00)

- Federata e Pingpongut organizohen 2 xhirot e radhës në Superligën e Meshkujve dhe 2 xhiro në Superligen e femrave. (Shkolla 'Motrat Qiriazi' në Prizren, ora 10:00)

- Mbahet edicioni i trete i Race for the Cure Kosova 2021, në Prizren. (Sheshi i Lidhjes se Przrenit, ora 10:00)

 

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjofca, bën homazhe në Abri të Epërme, në 23-vjetorin e masakrës së kryer nga forcat serbe në këtë fshat. (Abri e Epërme, ora 14:30)

Ngjarjet e datës 25 Shtator 2021

- Federata e Pingpongut organizon 3 xhirot e radhës në ligën e juniorëve dhe 1 xhiro në ligen e junioreve ku do te mbahet ndeshja ndërmjet ‘Ahmet Hoxha MK’ vs ‘Lidhja e Prizrenit’. (SHMU Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës dhe njëherësh kandidati për kryetar të Komunës nga Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren, Mytaher Haskuka, do të vizitojë fshatin Nashec. (Oborri i shkollës së fshatit Nashec, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 24 Shtator 2021

- Komisioni për Integrim Evropian shqyrton Programin Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit 2021-2025, i ftuar Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 9:00)    

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione rishqyrton planin e punës për sesionin vjeshtor 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Kandidatit të PDK-së për komunën e Prizrenit, Shaqir Totaj viziton KF “Liria”  dhe me pas KF “Prizreni” . (Stadiumi i Prizrenit, ora 10:30)

- Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili do të mbaj sot konferencë për media. (Te Deponia Ilegale e mbeturinave, afër Tauk Bahçes, ora 14:00 - mediat i presim në udhëkryqin e Tauk Bahçes, te rruga e Bledit, nga ora 13:40)

- Kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, sot mban takim elektorale me strukturat e rinisë së degës së Nismës në Malishevë. (Stadiumi “Liman Gegaj” në Malishevë, ora 14:00)

 - Kandidatit të PDK-së për komunën e Prizrenit, Shaqir Totaj bashkë me Kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi viziton Bashkësinë Islame në Prizren. (Prizren, ora 14:15)

 - Kandidatit të PDK-së për komunën e Prizrenit, Shaqir Totaj shpalos programit për arsim. (Qendra Europa, në Plato, ora 16:00)

- Banka Qendrore e Kosovës mbanë konferencë për shtyp. (Objekti i BQK-së, ora 16:00)

- Mbahet dita e dytë e Kongresit të Parë Klinik i Kolegjit te Kirurgëve të Kosovës organizuar në bashkëpunim me Odën e Mjekëve të Kosovës. (Hotel Emerald, ora 17:00)

 

Ngjarjet e datës 23 Shtator 2021

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 10:00)

- Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili do të vizitoj Kompaninë Pastrimi në Prishtinë ku do të mbaj edhe një Konferencë për media në hapësirën e kësaj kompanie. (Kompania Pastrimi në Emshir pas stacionit të autobusëve, ora 11:30)

- Partia Socialdemokrate do të dorëzoj kallëzim penal në Prokurori. (Ndërtesa e Prokurorisë në lagjen Veternik, ora 13:00)

- Forumi i Gruas së Nismës Socialdemokrate në Malishevë mban takim elektoral, ku i pranishëm do të jetë kryetari Nismës, Fatmir Limaj dhe kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati. (Ambienti i jashtëm i shkollës fillore “Ibrahim Mazreku” në Malishevë, ora 14:00)

- Dhomat e Specializuara të Kosovës organizojnë informimin javore  në të cilin do  të  japin  një  informacion  të  përditësuar  mbi zhvillimet  e  fundit  lidhur  me  procedurat  gjyqësore  dhe  veprimtaritë  e  tjera  publike  të  gjykatës. (Online, ora 14:30)

- Forumi për Lidership dhe Diplomaci organizon ngjarjen lansuese të projektit: Promovimi i Zhvillimit Ekonomik Rajonal përmes Akademisë se Ndërmarrësisë. (Hotel Sirius, ora 16:00)

- Mbahet ceremonia e  hapjes së Kongresit te Parë Klinik të Kolegjit te Kirurgëve të Kosovës organizuar në bashkëpunim me Odën e Mjekëve të Kosovës. (Hotel Emerald, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 22 Shtator 2021

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, raporton në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale për menaxhimin e situatës me Covid-19. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkë organizim me Komunën e Prishtinës, Policinë e Kosovës, OJQ-të shënojnë “Ditën Ndërkombëtare pa Makina”. (Para ndërtesës së Qeverisë, ora 10:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton formon grupin punues për Projektligjin për Gjykatën Komerciale, shqyrton raportet e Komisioneve të përhershme  për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve, etj,. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla. (Kabineti i kryetarit, ora 10:00)

- Mbahet takimi i 203-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Përmes formës online, ora 10:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pret në takim Kryetaren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:30)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton rekomandimet e dala nga raporti i auditimit të performancës “Parandalimi dhe reagimi i situatave emergjente: Vërshimet”, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 12:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Raportin vjetor financiar të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, raportin vjetor Financiar i Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronëssi dhe Raportin vjetor Financiar i Institucionit të Avokatit të Popullit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë bën rishikimin e Planit të punës së Komisionit për sesionin vjeshtor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Instituti Kosovar për Kërkim dhe Zhvillim i Politikave dhe Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë në bashkëpunim me Programi i Universitetit Columbia për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtat e Njeriut organizojnë një konferencë me temë 'Sfidat e Kosovës që vijnë Rusia dhe Kina' me Holden Triplett Agjenti Special i FBI -së dhe Drejtor për Kundërzbulimin në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, ret. (https://zoom.us/j/98242813908?pwd=cFBiZGdMV3pRTTV3RDJBbTE5UEtVQT09, ora 16:00)
 

Ngjarjet e datës 21 Shtator 2021

 - Anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim raporton para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Rrjeti i Grave të Kosovës dhe Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë publikojnë raportin analitik “Më shumë zgjedhje përmes politikave miqësore për familjen”, të shkruar nga David JJ Ryan në emër të RrGK-së. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti mban dëgjim publik lidhur me projektligjin për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 11:00)

- Organizata Admovere mban tryezë diskutimi me temën: “Strategjitë e Arsimit të Lartë në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati mban konferencë për media. (Ndërtesa e  Qeverisë së Kosovës, P32, ora 11:30)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ministren e Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin e Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali. (Kabineti i kryetarit, ora 11:45 - Mediat mund të marrim pamje në fillim të takimit)

- Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut shënon Ditën Ndërkombëtare të Paqes përmes një instalacioni i cili do të vendoset pranë “New Born”. (Pranë monumentit “New Born”, ora 12:00)

-  Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë themelon grupet punuese për projektligjet të cilat kanë kaluar leximin e parë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet  Zëvëndeskryeministërin Besnik Bislimi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës dhe njëherësh kandidati për kryetar të Komunës  nga Lëvizja Vetëndosje! në Prizren, Mytaher Haskuka, së bashku me nenkryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca do të vizitojne fshatin Hasi I - Gjonaj. (Vendtakimi në oborrin e ambulantës, ora 18:00)

- Zhvillohet ndeshja Kosovë - Norvegji në konkurrencën e femrave. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 20 Shtator 2021

- Kandidatit për kryetar të Malishevës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Ekrem Kastrati takon fermerët në fshatin Bardh.  (Fshati Bardh i Malishevë, ora 9:00)

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj të pandehurit Sejdullah Mahmuti për trajtim të pa
ndërgjegjshëm mjekësorë. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

 - Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën ndër të tjera do të    formohet Komisioni Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tetë anëtarë nga komuniteti shqiptarë dhe një anëtar nga komuniteti serb në Bordin e RTK-së. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 10:00)

- Kandidatit për kryetar të Malishevës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Ekrem Kastrati takon fermerët në fshatin Senik. (Fshati Senik i Malishevë, ora 11:00)

- Kandidatit për kryetar të Malishevës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Ekrem Kastrati takon fermerët në fshatin Banjë. (Fshati Banjë i Malishevë, ora 13:00)

- The Balkan Forum organizon konferencën me temë “Jo regjimit të vizave: Koha për të vendosur qytetarët në rend të parë”. (Swiss Diamond Hotel, ora 14:00) 

Ngjarjet e datës 19 Shtator 2021

- Federata e Pingpongut organizon xhirot e radhës në ligën e parë A dhe B për meshkuj. (Shkolla 'Dardania' në Pejë, ora 10:00)  

- Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës – Dega Gjakovë, bën hapjen e fushatës (Pishina “ARBI”, Qerim në Gjakovë, ora 10:30)

- Federata e Pingpongut organizon xhirot e radhës në ligën e parë A dhe B për femra. (Shkolla 'Dardania' në Pejë, ora 13:00)  

- Nisma Socialdemokrate, dega në Malishevë do të bëj hapjen e fushatës elektorale për Zgjedhjet Lokale 2021, ku edhe do të prezantohet kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati, si dhe kandidatët për Asamble Komunale. (Shtëpia e Kulturës “Tahir Sinani” në Malishevë, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 18 Shtator 2021

- Instituti i Evropës Juglindore për Politika Shëndetësore dhe Sociale në bashkëpunim me Kolegjin Heimerer, oganizon simpoziumin e 12-të Ndërkombëtar për Shkenca Shëndetësore. (Platforma online Zoom, ora 8:30)

- Federata e Pingpongut organizon xhirot e radhës në ligën e juniorëve për meshkuj. (Shkolla 'Tefik Çanga' në Ferizaj, ora 10:00)

- Me rastin e  “Ditës së Pastrimit të Botës”, Let’s Do It Kosova”  organizon pastrimin e deponisë së mbeturinave në rrugën Tirana afër stacionit hekurudhorë dhe gjithashtu do të bëhet pastrimi i brezit të kësaj rruge. (Rruga Tirana në Prishtinë, ora 10:00)

- Federata e Pingpongut organizon xhirot e radhës në ligën e juniorëve për femra. (Shkolla 'Tefik Çanga' në Ferizaj, ora 13:00)


 

Ngjarjet e datës 17 Shtator 2021

- Kuvendi i Komunës së Prizrenit do të mbajë mbledhjen e jashtëzakonshme lidhur me përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor. (Salla për mbledhjet e Kuvendit të Komunës, në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me përfaqësues nga Iniciativa e Pavarur e të Verbërve të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajčák. (Kabineti i Presidentes, ora 10:10 - vetëm pamje në fillim të takimit)

- Komuna e Deçanit organizon promovimin e librit  “Krimet serbe në Kosovë” nga autori  Prof. Adem Lushaj. (Salla e Asamblesë Komunale në Deçan, ora 10:00)

- Nen përcjelljen e Forces së Sigurisë se Kosovës mbahet ceremonine e rivarrimit te dëshmorit Mehmetali Behluli. (Kompleksi i Varrezave te Dëshmoreve në Gjilan, ora 11:00)

- Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës proteston para ministrisë së Shëndetësisë, lidhur me nxjerrjen e udhëzimit administrativë për shtesat mbi pagë të bazuar në Ligjin për luftimin dhe parandalimin e pandemisë. (Para ministrisë së Shëndetësisë, ora 11:00)

- Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, mban konferencë për media lidhur me Marrëveshjen e bashkëpunimit me Maqedoninë e Veriut dhe zhvillimet në sektorin e energjisë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:30)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, mbajnë konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla P-38, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në aktivitetin "Dita pa Makina" të organizuar nga Drejtoria e Shërbimeve Publike. (Sheshi i Dëshmorëve, ora 14:00)

- Lëvizjes Vetëvendosje! në Prizren.do të bëj prezantimin e kandidatëve për asamblistë. (Hapësirat e Lidhjes së Prizrenit, ora 18:00)
 

 

Ngjarjet e datës 16 Shtator 2021

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim të ngarkuarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. (Kabineti i kryetarit, ora 8:45 - vetëm pamje)

- Në ditën e parë të fushatës parazgjedhore, në nderim të atyre që dhanë gjithçka për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës, Kryetari Bekim Jashari bashkë me kandidatët e Listës së Pavarur Bekim Jashari, do të bëjë homazhe tek komplekset memoriale të dëshmorëve dhe varret, bustet e pllakat përkujtimore të heronjve duke u nisur nga vendi ku filloi Ideali ynë, kulla e Ahmet Delisë, për të vazhduar më pas tek kulla e Tahir Mehës, Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, kulla e Ilaz Kodrës, pllaka përkujtimore e Hasan Prishtinës në Polac, etj. (Kulla e Ahmet Delisë, ora 10:00)

- Instituti GAP organizon konferencë për media me temë "Progresi i kryetarëve të komunave në përmbushjen e premtimeve zgjedhore gjatë mandatit 2017 – 2021”. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Administratës, Osman Hajdari do të bëjnë lansimin e regjistrit elektronik të procedurave administrative si dhe përmbylljen e projektit “Klima e Investimeve në Kosovë II” në Komunën e Prizrenit, të realizuar në bashkëpunim me Bankën Botërore. (Qendrën për Shërbime të Integruara, ora 10:00)

- Instituti për Politika Zhvillimore lanson projektin “Rimëkëmbje për Qëndrueshmëri”dhe prezantimin e 2 buletineve informuese. (Hotel Opera, ora 10:00)

- Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore dhe Qendra Kosovare për Studime Gjinore organizojnë konferencën e publikimit të raportit "Testimi e Situatës së Diskriminimit ndaj Lezbikeve, Gejve, dhe Grave Rome në Fushën e Qasjes në Mallra dhe Shërbime dhe Qasjes në Strehim në Kosovë". (Përmes platformes ZOOM - https://us06web.zoom.us/j/87897736233, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit mban mbledhjen e nëntë e rregullt e Kuvendit Komunal. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, në objektin e ri të komunës, ora 10:00)

- Drejtoria për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm në komunën e Rahovecit dhe Help Kosovo organizon takime informuese për projektin “Fuqizimi socio-ekonomik i Ballkanit Perëndimor”. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, ora 10:00)

- Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve i BE-së do të vendosë vëzhgues afatgjatë në të gjithë Kosovën më ç'rast Konrad Olszewski, Zëvendës Shefi Vëzhgues i Misionit do të prezantojë misionin me rastin e vendosjes së vëzhguesve afatgjatë në terren. (Rruga “Mark Isaku”, Tophane, ora 10:45)

- Mbahet takimi tete a tete midis Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. (Shkiup, ora 11:00)

- Zhvillohet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. (Shkup, ora 11:30)

- Fillon ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve/memorandumeve në mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. (Shkup, ora 12:30)

- Pas mbledhjes,, Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti dhe Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, do të mbajnë konferencë për media. (Shkup, ora 13:30)

- Përfaqësues të organizatës World University Service Austria zhvillojnë një vizitë  në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë. (Rektorati i Universitetit në Gjakovë, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 15 Shtator 2021

- Ministri i MMPHI-së, Liburn Aliu së bashku me përfaqësuesit e KFOR-it dhe LIMAK-ut, do të mbajë konferencë për media. (Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” në ndërtesën VIP, ora 9:30)

- Institucioni i Avokatit të Popullit organizon tryezën e rrumbullakët me temë ''Sfidat e sistemit gjyqësor në zbatimin e Ligjit për Mbrojtje nga Diskriminimi''. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Nën organizimin e Forumit për Transparencë Parlamentare, Kuvendi i Republikës së Kosovës  shënon virtualisht Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës së Dëshmorëve në Prizren, Komuna e Prizrenit organizon homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Landovicë. (Landovicë, ora 10:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Raportin vjetor Financiar i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Avokatit të Popullit, Autoritetit të Aviacionit Civil dhe  Agjencisë Kosovare  për Krahasim dhe Verifikim të Pronës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili mban konferencë për media. (Oborri i Kuvendit të Kosovës (Hyrja nga sheshi), ora : 10:00)

 - Në Ditën e Dëshmorëve në Prizren, Komuna e Prizrenit organizon Vizitë në Monumentin e Lirisë. (Prizren, ora 10:30)

- Kuvendi organizon online Punëtori për Demokraci “Demos-ti“ me nxënës filloristë - Pjesëmarrës, deputetet. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)  

- Komuna e Prizrenit organizon përurimin e memorialit të heroit “Besim Nrecaj”. (Fshati Malësi e Re, ora 11:00)

 - Kuvendi organozon debat virtual me temë “Efektet e pandemisë në shëndetësi dhe mirëqenie.  (Ndërtesa e Kuvendit, ora 13:00)

- Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë  Rrjeti Evropian i të Rinjve për Demokraci EDYN organizon një tryezë diskutimi me të rinjë nga partitë politike, shoqëria civile dhe etni të ndryshme, me temën "Ndikimi i pandemisë në pjesëmarrjen politike të të rinjve". (Hotel Sirius, ora 13:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti zhvillon vizitë në Ngrohtoren e qytetit.  (Gjakovë, ora 13:30)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti zhvillon vizitë në KRU Gjakova. (Gjakovë, ora 15:00)

 

Ngjarjet e datës 14 Shtator 2021

 - Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale diskuton për situatën epidemiologjike në vend. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Agjencioni Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Fondacioni MDA mbajnë konferencën “Dialogu Publiko-Privat”, në kuadër të projektit “Studimi i Konkurrueshmërisë së Kosovës” (Hotel Dukagjini në Pejë, ora 10:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton në parim Projektligjin për punimet nga metalet e çmuara. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora  11:00)

- Sindikata e gazetës “Rilindja” mban konferncë për medie për mospagesën e 20% nga Qeveria. (Para Pallatit të ish-Rilindjes, ora 12:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së, ora 13:00)

- Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion organizon aksion simbolik lidhur me politikën e prezantuar nga Qeveria e Kosovës për “pagesat për lehona”.  (Para Teatrit Kombëtar ora 13:30)

- Mbahet konferenca e shtatë për ecurinë e çështjes kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit. (Gjykata e Hagës, ora 14:30)

Ngjarjet e datës 13 Shtator 2021

- Akademia Diplomatike e Kosovës, mbanë edicionin e 7-të të Shkollës Diplomatike e cila do të ketë në fokus sigurinë në kohën e pandemisë Covid. (Hotel Dukagjini në Pejë, ora 8:00)

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj të pandehurit Zaim Bela për keqpërdorim të pozitë apo autoritetit zyrtar. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti marrin pjesë në inaugurimin e Spitalit për Fëmijë. (Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, ora 10:00)

- Organizata Syri i Vizionit në partneritet me organizatën Save the Children në Kosovë dhe në bashkëpunim me Zyre për Qeverisje të Mirë organizojnë fushatën sensibilizuese "Rrypi nuk është për me m’rreh " si pjesë e fushatës së ndalimit të Ndëshkimit Trupor dhe Dhunës ndaj Fëmijëve RriteMeDashni. (Shesh qendra e qytetit “Korzo” në Pejë, ora 10:00)  

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj të pandehurit Rexhep Vrella për Importi, eksporti, furnizimi, transporti, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi, ose shitje e pa autorizuar e armeve apo materialeve plasëse. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 10:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim delegacionin e Emirateve të Bashkuara Arabe. (Kabineti i Presidentes, ora 11:25)

- Kryesia e Kuvendit mban mbledhjen e parë për sesionin vjeshtor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 13:00)

- Disa qytetarët e dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Qeverisë për vaksinim. (Objekti i Gjykatës Kushtetuese, ora 13:00)

-  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 15:00)

- Presidentja Vjosa Osmani pret në takim partitë politike për të diskutuar opinionin dhe rekomandimin e IKShP-së dhe Taskë Forcës anti-Covid për ndikimin që zgjedhjet mund të kenë në situatën pandemike nëpër të cilën po kalon Kosova. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 17:00)

 

- Zhvillohet ndeshja revyale në shënim të 30-vjetorit të themelimit të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe fillimit të kampionatit të parë të pavarur të futbollit kosovar, ku do të ballafaqohen veteranët e Flamurtarit dhe veteranët e Prishtinës, shumica e të cilëve ishin pjesë e ndeshjes së 13 shtatorit të vitit 1991, që shënoi fillimin e kampionatit të parë të Republikës së Kosovës. (Stadiumi i Flamurtarit, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 11 Shtator 2021

- Shoqata "Miqtë e Amerikës", oganizon ndezjen e qirinjëve në nderim të viktimave të sulmit terrorist në SHBA më 11 shtator 2001. (Para Obeliskut në oborrin e Qeverisë, ora 7:30)

- Federata e pingpongut vazhdon me garat ekipore të sezonit vjeshtor në Pingpong. (Shkolla fillore Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

 - Gardës së Nderit të Policisë së Kosovës në bashkëorganizim me zjarrfikësat dhe pjesëtarët e Qendrës së Mjekësisë Urgjente organizojnë uljen e flamurit në gjysëm shtizë nga ana e dhe ndezja e qirinjëve. (Shtatorja e Presidentit Bill Clinton, ora 11:00)

 - Hapet ekspozita me fotografi që lidhet me ngjarjet e 11 shtatorit në SHBA, dhe aktivitetet e zhvilluara nga shoqata gjatë viteve. (Lapidaiumi në hapsirat e Muzeut Kombëtar të Kosovës 13:00)

Ngjarjet e datës 10 Shtator 2021

- Kryeministri Albin Kurti, bashkë me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, mbajnë konferencë për media, në lidhje me zbatimin e masës 3.5-Pagesat për lehonat dhe shtesat për fëmijët, nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike. (Ndërtesa e Qeverisë, salla p-38, ora 10:00) 

- Drejtori i Drejtosisë së Administratës, Osman Hajdari do të bëjë prezantimin e raportit të punës 4 vjeçar të kësaj drejtorie. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, ora 10:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim organizojnë ceremonisë së nënshkrimit të deklaratës së mirësjelljes së partive politike, shoqërisë civile dhe mediave në rrjete sociale, duke filluar nga zgjedhjet lokale 2021. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Drejtori i Drejtorisë së Administratës, Osman Hajdari, bën prezantimin e raportit të punës 4 vjeçar të kësaj drejtorie. (Kuvendit Komunal në Prizren, ora 10:00)

- Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Kolegjin AAB. (Zyrat e KOK-ut, ora 15:00)

- Mbahet edicioni i XI-të i Festivalit Ndërkombëtar të Letërsisë - polip. (Platforma Zoom, ora 16:00)

    fondacionit “Shtatëmbëdhjetë” mban konferencë për media në të cilën do të shpalosen edhe detaje rreth bisedës “Off the record: Kino Rinia”, e cila vjen si rrjedhojë e intervenimit artistik. (Kino Rinia, ora 17:00)
 

Ngjarjet e datës 9 Shtator 2021

- Mbahet mbledhja e pestë e rregullt për vitin 2021 të Kuvendit Komunal të Prizrenit. (Salla për mbledhjet e Kuvendit të Komunës, tek Shtëpia e Bardhë, ora 10:00)

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj të pandehurit Emir Loku për falsifikim te rezultateve te votimit. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia zyrtare e lansimit të partneritetit ndërmjet Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Bashkimit Evropian dhe UNICEF-it, përmes projektit “Përmirësimi i qasjes në Shërbimet e Shëndetit Mendor dhe Psikosocial për fëmijët dhe familjet dhe vlerësimi i ekosistemit digjital për mësim të vazhdueshëm online”. (Oborri i Rektoratit të UP-së, ora 11:00)

- Kryetarët e shoqatave sindikale të punëtorëve teknik dhe të sigurimit fizik të Spitaleve, QMF-ve dhe Ambulancave të Kosovës takohen për të marr vendim për veprimet e mëtutjeshme sindikale për mos dhënien nga 60 euro sikurse mjekeve dhe infermiereve. (Grand Hotel, ora 11:00 - konferenca për shtyp, ora 12:00)

 

- Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, mban konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00)

Ngjarjet e datës 8 Shtator 2021

 - Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Agron Limani, do të bëjnë shpërndarjen e motokultivatorëve me frezë, në kuadër të projektit: “Furnizimi me Mekanizëm Bujqësorë” me pariticipim. (Tek parkingu mbrapa Shtëpisë së Bardhë, ora 10:00)

- Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj dhe Drejtori i AKK-së Shaip Havolli do të mbajnë konferencë për media, në të cilën do të prezantojnë Rregulloren e Brendshme për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në ATK, e cila njëherazi është ndër të parat që është bërë nga institucionet e vendit. (Zyra qendrore e ATK-së, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e nëntë e Komiteti për Politik dhe Financa e Komunës së Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, ora 10:00)

- Qeveria e Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve lokale. (Qeveria e re, ora 10:00)

- Kryetarja e Dhomave te Specializuara Ekaterina Trendafilova dhe Administratorja dr. Fidelma Donlon do të mbajnë një veprimtari komunikimi dhe ndërgjegjësimi në Mitrovicën veriore për të folur për mandatin, punën dhe zhvillimet e fundit në Dhomat e Specializuara. (Hotel North City në Mitrovicën veriore, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia me nderime ushtarake e pritjes së ministrit të Mbrojtjes së Letonisë, Artis Pabriks. (Objekti i Ministrisë s Mbrojtjes, ora 13:30)

- Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj do të presë në takim ministrin e Mbrojtjes së Letonisë, Artis Pabriks. (Objekti i Ministrisë s Mbrojtjes, ora 14:00)

- Mbahet mbledhja e pestë e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në komunën e Rahovecit. (Salla e Kuvendit Komunal në Rahovec, ora 15:00)

Ngjarjet e datës 7 Shtator 2021

- Kryetarja e Dhomave të Specializuara Ekaterina Trendafilova dhe Administratorja dr. Fidelma Donlon do të mbajnë një veprimtari komunikimi dhe ndërgjegjësimi në Prishtinë për të folur për mandatin, punën dhe zhvillimet e fundit në Dhomat e Specializuara të Kosovës. (Hotel Sirius, ora 10:00)

-Oda Ekonomike Amerikane në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës organizojnë tryezë me temë "Luftimin e Ekonomisë Joformale: Fiskalizimi në Fokus", me Ilir Murtezaj, Drejtor i Përgjithshëm i Administratës Tatimore, Arian Zeka, Drejtor Ekzekutiv i Odës Amerikane, Berat Rukiqi, President i OEK dhe Driton Krasniqi, Emona Group. (Zyrat e Odës Amerikane, Pejton, ora 10:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim organizon lansimin e punimit "Kosto e Pabarazisë: Financimi Fushatës Zgjedhore së Grave Kandidate". (Hotel Sirius, ora 10:00)

 - Mbahet mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa e Komunës së Prizrenit. (Shtëpia e Bardhë, ora 10:00)

- Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave prezanton të gjeturat e punimit “Observeri i Kosovës: Lufta Diplomatike Ruse dhe Dezinformimi Medial, 1 qershor – 15 gusht, 2021”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

 

- Kombëtarja e Kosovës mban konferencë për media e me pas mban stërvitjen. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 16:30)

- Kombëtarja e Spanjës mban konferencë për media e me pas mban stërvitjen. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 18:15)

Ngjarjet e datës 6 Shtator 2021

- Me rastin e 22 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës,  Mehmeti marrin pjesë në ketë ceremoni solemne. (Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës, ora 10:00)

- Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci mbanë konferencë për media. (ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, ora 11:00)

- Fondacionit “Shtatëmbëdhjetë” organizon konferencën për media në lidhje me edicionin e katërt të “Metamorphosis”. (hapësirën e punës së “Shtatëmbëdhjetë”, “Project Space", Rr. Henrik Bariç, nr.5 në Prishtinë, ora ora 11:00)  

- Instituti i Kosovës për Sport në bashkëpunim me Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sportit i Kolegjit AAB, 00, organizon raundin e 2 -të të uebinarit ndërkombëtar të titulluar “Diplomacia Sportive dhe Roli i saj në promovimin e shtetësisë së Kosovës". (Platforma Online, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 4 Shtator 2021

 - Për nder të 23 vjetorit të Epopesë së Vërrinit, Organizata e Bjeshkatarëve të Sharrit dhe Parlamenti studentor i Universitetit të Prizrenit organizojnë marshin e Shtigjeve të Lirisë “Agim Shala”. (Nisja bëhet prej lapidarit në fshatin Jeshkovë, 9:00)

- Universiteti për Biznes dhe Teknologji organizon Ceremoninë e Gradimit për gjeneratën e 18-të. (Kampusi i UBT-së, Lipjan, ora 11:00)  

Ngjarjet e datës 3 Shtator 2021

- Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci, do të mbajë konferencën e rregullt për media. (Ndërtesa e MAShTI, ora 12:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës në të cilën do të bejë shqyrtimin dhe miratimin e rekomandimit për decertifikim të kandidatëve dhe certifikim të kandidatëve për zgjedhjet lokale 2021.  (Selia e KQZ-së, ora 12:30)

- Kombëtarja e Kosovës e zhvillon stërvitjen e radhës. (Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ora 13:30)

Ngjarjet e datës 2 Shtator 2021

- Vazhdon mbledhja e shtatë e Kuvendit të Komunës së Prishtinës. (Ndërtesa e Kuvendit të Komunës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e 263-të e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Platforma Zoom, ora 10:00)

- Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me OVL e UÇK-së dhe shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve dhe Invalidëve të UÇK-së organizojnë homazhe pranë lapidarit në fshatin Hoçë e Qytetit. (Fshati Hoçë e Qytetit, ora 10:30)
 
- Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me OVL e UÇK-së dhe shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve dhe Invalidëve të UÇK-së organizojnë homazhe pranë lapidarit në fshatin Jeshkovë. (Fshati Jeshkovë, ora 11:00)

 - Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me OVL e UÇK-së dhe shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve dhe Invalidëve të UÇK-së organizojnë homazhe pranë lapidarit në fshatin Lybeqevë. (Malësia e Vërrinit, ora 12:00)
 

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, mban sot (E enjte), konferencë për media. (Selia qendrore e PDK-së, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 1 Shtator 2021

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj të pandehurit Durim Ferati për veprën penale 'Vrasje në tentativë'. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

- Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me OVL e UÇK-së dhe shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve dhe Invalidëve të UÇK-së bën homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë për nder të 23 vjetorit të Epopesë së Vërrinit. (Landovicë, ora 10:00)

 - Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me OVL e UÇK-së dhe shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve dhe Invalidëve të UÇK-së inauguron memorialit Selajdin Berisha. (Prizren, ora 11:00)

 - Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me OVL e UÇK-së dhe shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve dhe Invalidëve të UÇK-së bën homazhe të shtatorja e dëshmorit Xhevat Berisha në Shatërvan. (Prizren, ora 12:30)

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj të pandehurve Halil Biba, Shlirim Biba dhe Kreshnik Biba për veprën penale 'Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge'. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 13:00)
 
 - Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me OVL e UÇK-së dhe shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve dhe Invalidëve të UÇK-së bën homazhe pranë lapidarit në fshatin Kushnin. (Fshati Kushnin në Prizren, ora 13:30)

- Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës organizon konferencën për media të thirrur nga ministri Liburn Aliu. (Ndërtesa e Qeverisë “Ish Rilindja”, ora 14:00)

 - Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me OVL e UÇK-së dhe shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve dhe Invalidëve të UÇK-së bën homazhe pranë lapidarit në fshatin Lez. (Fshati Lez, ora 14:00)
 

Ngjarjet e datës 31 Gusht 2021

- Shefi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomash Szyong merr pjesë në konferencën me temë “Gruaja në tryezën negociuese në Kosovë”. (Hotel Swiss Diamond, ora 8:30)

- Mbahe mbledhja e tetë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, në objektin e ri të komunës, ora 10:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, do të mbajë konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

- Klubi i Basketbollit Sigal Prishtina organizon konferencë për media ku do të bëhet prezantimi i trajnerit dhe ekipës, objektivat e klubit dhe pjesëmarrja në Ligën Ballkanike. (Zyret e klubit në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ora 14:00)

 

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, mban konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:30)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)