Ngjarjet e datës 6 mars 2020
- Komuna e Skenderajt organizon homazhe tek shtatorja e 'Adem Jashari' në Skenderaj. (Skenderaj, ora 8:30)- Kryeparlamentarja Vjosa Osmani bën homazhe dhe vizita në familjen Jashari, vendosje kurorash në kompleksin "Adem Jashari". (Prekaz, ora 9:00)
- Kryeministrit të Republikës së Kosovës Albin Kurti bën homazhe te varri i Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari në Prekaz, me rastin e 22 vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”. (Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, Prekaz, ora 9:00)
- Komuna e Skenderajt organizon homazhe tek kompleksi memorial 'Adem Jashari' në Prekz. (Prekaz, ora 9:00)
- Mbahet seanca solemne e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, e cila organizohet në kuadër të Javës për të Drejtat e Grave, si mundësi e promovimit të vlerave të diversitetit giinor në Kosovë, duke ofruar përkrahje dhe promovim të këtyre vlerave përmes aktiviteteve komunale, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas-8 Marsit. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 9:00)
- Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Mitrovicës në bashkëpunim me grupin komunal të programit “Romacted”, për nderë të shënimit të 8 marsit ditës së gruas, do të bëjë një ekzaminim mamografik për një grup të grave nga komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian. (Qendra e Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhat Çuni” në Mitrovicë, ora 10:00)
- OJQ Forumi për Udhëheqje dhe Diplomaci organizon debatin publik me temw: 'Si e adreson qeveria lokale barazinë gjinore në pozicionet vendimmarrëse dhe Roli i shoqërisë civile në kontrollet e vendimeve dhe ekuilibrat. (Dit e Nat, Prishtinw, ora 10:00)
- Komuna e Skenderajt organizon homazhe tek kompleksi memorial dëshmorëve në Marinë. (Fshati Marinë, ora 10:00)
- Komisioni për Integrime Evropiane, në bashkëpunim me GIZ-in gjerman, do të organizojë tryezë pune, të pranishëm në tryezë do të jenë: Blerim Reka, ministër i Ministrisë së Integrimeve Evropiane dhe Gjeraqina Tuhina, eksperte e GIZ-it. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-10, ora 10:30)
- Ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal Emilija Redžepi do të vizitojë komunën e Prizrenit. (Komuna e Prizrenit, në Kabinetin e Kryetarit, 11:00)
- Me rastin e shënimit të 7 Marsit - Ditës së Mësuesit, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, organizon ceremoninë ku do të ndahet çmimi tradicional “Shaban Jashari”, për mësuesin më të mirë të vitit, poo ashtu ndahen Mirënjohje edhe për mësuesin më të mirë nga komunat e Kosovës. (Ndërtesa e MASHT, ora 11:00)
- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Ambasada e Francës në Kosovë dhe UN ëomen organizojnë një konferencë me temën 'Dhuna në familje dhe në baza gjinore: Thyerja e Heshtjes'. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 11:00)
- Për nder të Epopesë së UÇK-së, një delegacion i Nismës Socialdemokrate, i kryesuar nga kryetari Limaj, do të bëj homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”. (Prekaz, ora 11:30)
- Ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal Emilija Redžepi do të vizitojë komunën e Mamushës. (Komuna e Mamushës, në Kabinetin e Kryetarit, 12:30)
- Instituti Riinvest organizon konferencën kushtuar rolit të digjitalizimit në sistemin arsimor para-universitar në Kosovë. (Biblioteka e Kolegjit Riinvest, ora 10:00)
- Kryeparlamentarja Vjosa Osmani takohet me kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi. (Kabineti i Kryetares, ora 14:00)
- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)
- Ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal Emilija Redžepi do të vizitojë komunën e Dragashit. (Komuna e Dragashit, në Kabinetin e Kryetarit, 14:00)
- Në kuadër të Javëve të Frankofonisë organizohet lexim në gjuhen freng dhe gjuhën shqipe të teksteve dhe librave që janë shpreblyer. (Qendra Universitare Frankofone në Universitetin e Prishtinës, ora 14:00)
- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 14:30)
- Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat te Kosovës mban takim me shoqatat sindikale ku me pas edhe do të mbajë konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e rëndë të punëtorëve në sektorin privat dhe pagën minimaleqë. (Objekti i ish shtëpisë se mallrave tek sheshi Skënderbeu, takimi, ora 14:00 - konferenca ora 15:00)
- Kryeparlamentarja Vjosa Osmani viziton shkollën fillore "Faik Konica" në Prishtinë, me rastin e 7 Marsit - Ditës së Mësuesit. (Shkolla fillore "Faik Konica" në Prishtinë, ora 15:00)
- Kryeparlamentarja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti marrin pjesë në Akademinë përkujtimore kushtuar Komandantit Legjendar "Adem Jashari". (Salla e kuqe e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ora 17:00)
- Në kuadër të Javëve të Frankofonisë hapet ekspozita e librave komik. (Aleanca Franceze e Prishtinës, ora 17:30)
- Muzeu Kombëtar i Kosovës në bashkëpunim me ZERO1, Ambasadën Amerikane dhe Zyrën e Edukimit dhe çështjeve kulturore të Departamentit të Shtetit të Sh.B.A, do të hapin programin American Arts Incubator - Kosovo. (Muzeu Kombëtar, ora 18:00)