- Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, viziton Komunën e Malishevës. (Komuna e Malishevës, ora 09:30)
- Ambasadori i Gjermanisë në Republikën e Kosovës dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës do të bëjnë pranim dorëzimin e një donacioni nga Ambasada Gjermane. (Hapësirat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, ora 10:00)
- Kryeministri në detyrë, z. Avdullah Hoti, bashkë me ministrin e Mbrojtjes, z. Anton Çuni dhe ministren e Financave, znj. Hykmete Bajrami, realizojnë një takim virtual me kryetarët e komunave, ku do të diskutohet për gjendjen pas vërshimeve. (FB live i Kryeministrit Hoti, ora 10:00)
- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, mban konferencë për medie. (Selia Qendrore të AAK-së, ora 13:00)
- Kryetari i PDK-së, njëherësh kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj mban konferecne per media. (zyret e Selisë Qendrore, ora 13:00)
- Me rastin e vdekjes së themeluesit dhe Rektorit të parë të Universitetit Publik ‘’Kadri Zeka’’ në Gjilan Prof. Asoc. Dr. Arben Dërmaku, UKZ organizon Mbledhje Komemorative për të nderuar personalitetin dhe veprën e tij të shquar që la gjurmë të pashlyeshme në vend. (Universiteti i Gjilanit, ora 13:00)
- Organizata Botërore e Shëndetësisë në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës Federale të Gjermanisë do t’i dhurojnë donacion: pajisje dhe produkte mjekësore, Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës. (Salla e konferencave në Administratën Qendrore të SHSKUK-së, ora 13:00)
- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj merr pjesë në takim me strukturat e degës së Gjakovës. (Hotel Pashtriku – Gjakovë, ora 16:00)
- Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, bashkë me kryetarin e Kamenicës, Qëndron Kastrati do të vizitojnë fshatin Koretin për të parë nga afër dëmet të cilat i kanë shkaktuar reshjet e ditëve të fundit. (Koretin, Kamenicë, ora 14:30)