Ngjarjet e datës 16 Maj 2020
- Dega e Aleancës se të Rinjve të Kosovës në Prizren, organizon aktivitet lidhur me keqpërdorimet në Komunën e Prizrenit. (Sheshi Shatërvan pranë rrethojave të Shtëpisë së Bardhë në Prizren, ora 15:00)
- Dega e Aleancës se të Rinjve të Kosovës në Prizren, organizon aktivitet lidhur me keqpërdorimet në Komunën e Prizrenit. (Sheshi Shatërvan pranë rrethojave të Shtëpisë së Bardhë në Prizren, ora 15:00)
- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi, do të vizitojnë disa shkolla të komunës së Prizrenit për t'i shpërndarë pajisjet teknologjike që do të shfrytëzohen nga nxënësit për përcjellje të mësimit online, në veçanti të atyre nga familjet me gjendje të vështirë ekonomike. (Shkolla "Krushë e Vogël", "Ardhmëria" në Landovicë dhe "Haziz Tola" lagjja Jeta e Re, ora 12:00 - Nisja bëhet në mënyrë të organizuar nga Shtëpia e Bardhë, ora 11:45)
- Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, pret në takim ministren në detyrë të Arsimit, Hykmete Bajrami, e cila vije në këtë komunë për ta parë nga afër modelin më të mirë të mësimit online. (Qendra Operative Emergjente, tek kampusi i shkollave të mesme, ora 12:30)
- Partia Demokratike e Kosovës mban një aktivitet (Para Teatrit Kombëtar, ora 10:00)
- Kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës Fadil Berjani dhe përfaqësues nga kompanitë mbajnë konferencë për medie kundër vendimit të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për shqiptimin e masave ndëshkuese administrative ndaj 14 kompanive të derivateve të naftës. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 11:00)
- Ministri e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit do të nënshkruhet marrëveshja ndërmjet MAShTI-t dhe Bankës Gjermane për Zhvillim për realizimin e projektit “Fondi i Sfidave të Kosovës - Arsimi Profesional dhe Trajnimi” në shumë prej 7 milionë euro. (Ndërtesa e Ministrisë se Arsimit, ora 11:00)
- Për nderë të ditës së Dëshmorëve të Komunës së Gjakovës dhe çlirimit të fshatit Shqiponjë, mbahen homazhe në Kompleksin e Dëshmorëve në Shqiponjë (Fshati Shqiponjë, ish-Jabllanicë, ora 11:00)
- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione diskuton me Avokatin e Popullit lidhur me ndarjen e mjeteve në vlerë prej 10 milion euro nga ana e Qeverisë së Kosovës për pagesën e shpenzimit të rrymës në veri. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 11:00 - mbledhja do të mbahet pa prezencën e mediave)
- Qeveria e Kosovës, mban mbledhje, ku raportohet për 100 ditshin e qeverisjes. (Qeveria e Kosovës, ora 14:00)
- Kryeministri në detyrë Albin Kurti mban konferencë për media. (Oborri i Qeverisë, ora 15:00)
- Partia Socialdemokrate mbanë konferencë për media. (Zyret e PSD-së, në lagjen Arbëria, ora 13:00)
- Drejtori per Mireqenje Sociale, Dren Kukaj do të mbajë konferencë për media lidhur me informimin për shpërndarjen e pakove ushqimore në Prishtinë. (Qendra e Numërimit të KQZ-se, ora 10:00)
- Instituti i Medies në Kosovë në bashkëpunim me kompaninë “D@D”, mbajnë konferencë për medie, me ç’rast do të prezantohet hulumtimi “Efekti i pandemisë Covid-19 në mediet e Kosovës”. (Hotel Sirius, ora 11:00)
- Autoriteti Kosovar i Konkurrencës mban konferencë për medie, ku do ta shpalosë​ vendimin lidhur me dyshimet për manipulime me çmime nga kompanitë e derivateve të naftës. (Objekti i AKK-së, ish-objekti i Bankës së Lubjanës, ora 10:00)
- Partia Socialdemokrate do të mbajë një aktivitet medial. (Sheshi “Skënderbeu”, ora 10:40)
- Komisioni per Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Kosovës, do të vizitojë Qendrën e Studentëve, që shërben si karantinë. (Qendra e Studentëve,​ ora 11:00)
- Kompanitë e grumbullimit të mbeturinave protestojnë për mospërfshirjen e tyre në Pakon Emergjente të Qeverisë. (Te kompania “Pastrimi”, ora 11:00)
- Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim – ORCA, Organizata ADMOVERE dhe një grup aktivistësh organizojn aksionin simbolik mbi ushtrimin e të drejtave demokratike. (Përballë Teatrit Kombëtar, ora 15:00)
- Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia e PDK-së, Prishtinë, ora 16:00)
- Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat te Kosovës mban konferencë për shtyp. (Zyrënt e sindikatës, tek ish objekti i Gërmisë, te administrata tatimore, hyrja nga mbrapa, ora 12:00)
- Ambasadori Philip T. Reeker nga Byroja e Europeanështjeve Evropiane dhe Euroaziane dhe Lea Gabrielle e Dërguari Special i SHBA dhe Koordinatori i Qendrës Global Angazhimi mbajn konferencë telefonike shtypi ku do të diskutojnë mbi bashkëpunimin transatlantik, veprimet negative të Rusisë në Euroazi, mësimet e mësuara për luftimin e dezinformatave nga Rusia dhe Kina, dhe çfarë do të vij më pas në luftën kundër COVID-19 ku do të marrin pyetje nga gazetarët pjesëmarrës. (https://www.eventbrite.com/e/telephonic-press-briefing-with-ambassador-philip-reeker-and-special-envoy-lea-gabrielle-tickets-104017097940, ora 14:00)
- Resource Center Kosovo së bashku me KOMS-Kosova’s organization of Medical Students do të organizojë webinar-in 'Një realitet i ri me COVID 19' me Lul Raka dhe Fitim Uka për trendin e përhapjes së infeksionit Sars-Cov-2 në Kosovë, masat e reja të kufizimit të lëvizjes, si dhe bashkëjetesa me COVID 19 dhe efektet psikologjike të izolimit. (Livestream në vegzën e mëposhtme https://www.facebook.com/koms.kosova, ora 16:00)
- Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia e PDK-së, Prishtinë, ora 16:00)
- Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami do të pranojë donacionin prej 460 laptopëve nga Elkos Grup, të cilët do t’iu shpërndahen fëmijëve në nevojë të shkollave nëpër të gjitha komunat e Kosovës për realizimin e mësimit në distancë. (Depot e Elkos Grup, Zona industriale, prapa objektit të ETC-së, ora 13:00)
- Shoqata e Gastronomëve te Kosovës mban konferencë për medie lidhur me sfidat e hapjes të sektorit të Gastronomisë. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 16:00)
- Partia Demokratike e Kosovës, mban sot konferencë për media. (Selia e PDK-së, ora 17:00)
- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-se, ora 14:00)
- Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” mban mbledhje e rregullt ku do të shqyrtohet Raporti vjetor për vitin 2019, pagat e Zyrtarëve të Ndërmarrjes etj. (Zyrat e drejtorisë së KRU ”Prishtina”, ora 12:00)
- Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media. (Selia e PDK-së, ora 16:00)
- Kryetari i Komunes se Gjilanit, Lutfi Haziri, do ta pres ne takim pune ministrin ne detyre te Bujqesise, Besian Mustafa. (Kampusi i Shkollave të Mesme, Gjilan, ora 11:00)
- Drejtoria e Arsimit në Gjilan prezanton rezultatin e sondazhit të mësimit online, përmes konferencës për medie. (Kampusi i shkollave të mesme, Gjilan, ora 13:00)
- “Besa për Kosovën: Diaspora në ndihmë të atdheut gjatë COVID-19”, nisin 200 pako me produkte ushqimore dhe higjienike në Komunën e Gjakovës. (Palestra Sportive, Gjakovë, ora ora 11:00)
- Partia Demokratike e Kosovës, mban sot (e hënë, 27 Prill 2020), konferencë për media. (Selia e PDK-së, ora 16:00)
- Kryeministri në detyrë Albin Kurti, bashkë me Shkëlzen Gashi, Këshilltar Politik i Kryeministrit, do të mbajnë konferencë për medie. (Oborri i Qeverisë, ora 10:30)
- Myftiu NaimTërnava do të japë mesazhin me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit. (Selia e Kryesisë së BIRK-ut në Prishtinë, ora 11:00)
- Kryeministri në detyrë Albin Kurti, bashkë me Nenad RašicÌ, Këshilltar Politik i Kryeministrit në detyrë dhe njëkohësisht udhëheqës i Zyrës për Çështje të Komuniteteve, do të mbajnë konferencë për medie. (Oborri i Qeverisë, ora 13:30)
- Instituti për Siguri, Integrim dhe De-radikalizim mban forumin në lidhje me sfidat e të kthyerve nga Siria; të akuzuarve të burgosur për terrorizëm dhe kërcënimet nga radikalizmi i dhunshëm ekstremist në të cilin marrin pjesë ambasadori amerikan, Philip Kosnett; kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti etj. (Qendra e Telemjekësisë e Kosovës në QKUK, ora 9:30)
- Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, pret në takim zëvendësministrin e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Bajram Gecaj, zëvendësministren e MAPL, Fatbardha Emini dhe shefin e operacioneve të Policisë së Kosovës. (Komiteti për Emergjenca, Qendra e Studentëve, Gjilan, ora 10:00)
- Komuna e Prishtinës shënon Ditën e Tokës, duke mbjellë fidane të reja ne lagjen Lakrishtë. (Hapësira në mes të objektit të Ndërmarrjes Publike Banesore dhe banesave kolektive në lagje, ora 12:00)
- Klinika Infektive mban konferencë në lidhje me gjendjen e pacientëve të infektuar me Covid-19. (Para Klinikës Infektive, ora 12:30)
- Kryeministri në detyrë Albin Kurti, do të mbajë konferencë për medie. (Oborri i Qeverisë, ora 20:30)
- Mbahet mbledhja e katërt e rregullt e Komiteti për Politik dhe Financa në Komunën e Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 10:00)
- Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi pret në takim të gjithë ish-ministrat e Financave dhe Guvernatorin e BQK-së, për tu konsultuar rreth pakos për rimbëkëmbien e ekonomisë, pas Coronavirusit. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P 38, ora 10:00)
- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti në bashkëpuim me Odën Ekonomike të Kosovës do të shpërndajnë pako ushqimore. (Ndërtesa e re e Komunës, ora 11:00)
- Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku mban konferencë për medie. (Ish objekti i Rilindjes, kati përdhesë, holli kryesor, ora 12:00)
- Komuna e Drenasit shpërndan 210 pako ushqimore higjienike, donacion nga Newco Ferronikeli, për familje në nevojë. (Fshatrat Tërstenik, Vërboc e Shtuticë, ora 8:30)
- Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thirrur në takim liderët e partive politike për të diskutuar rreth situatës me pandeminë Covid-19. (Ndërtrsa e Qeverisë së Kosovës, ora 10:00)
- “Besa për Kosovën: Diaspora në ndihmë atdheut gjatë Covid-19”, shpërndan 200 pako me produkte ushqimore dhe higjienike në komunën e Vushtrrisë. (Palestra Sportive, Vushtrri, ora 11:00)
- Klinika Infektive mban konferencë në lidhje me gjendjen e pacientëve të infektuar me Covid-19. (Para Klinikës Infektive, ora 12:30)
- Kryeministri në detyrë Albin Kurti, bashkë me shefin e Zyrës së UNICEF, Murat Sahin dhe zëvendësministrin e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Xhavit Rexhaj, do të mbajnë konferencë për medie. (Oborri i Qeverisë, ora 12:30)
- Partia Demokratike e Kosovës mban sot (e diel, 19.4.2020) konferencë për media. (Selia e PDK, ora 15:00)
- “Besa për Kosovën: Diaspora në ndihmë atdheut gjatë COVID-19”, nisin 400 pako me produkte ushqimore dhe higjienike në Komunën e Kamenicës. (Nisja nga Veterniku në Prishtinë, ora 9:00 - arritja në Palestrën e Sportive në Kamenicë, ora 11:00)
- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të mbajë konfrencë për shtyp lidhur me zhvillimet e fundit rreth pandemisë COVID-19 në Prizren dhe aktivitetet e Komunës së Prizrenit në këtë drejtim. (Shtëpia e Bardhë në Prizren , ora 11:00)
- Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00 - prezenca mediave në seancë do të jetë e pamundur)
- Kryeministri në detyrë Albin Kurti, bashkë me ministrin në detyrë të Ministrisë së Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi do të mbajnë konferencë për medie. (Oborri i Qeverisë, ora 11:00)
- Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media. (Selia qendrore e PDK-së, ora 15:30)
- Studentët e Kolegjit AAB dhe të Universitetit të Tiranës do të mbajnë konferencën e parë online me temë “Komunikimi në kohën e pandemisë Covid-19”, ora 14:00
- Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia e PDK-së në Prishtinë, ora 15:00)
- Kuvendi i Komunës së Prizrenit do të mbajë mbledhjen e jashtëzakonshme. (Shtëpia e kulturës "Xhemajli Berisha", ora 10:00)
- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën do të shqyrtohet kërkesa e Grupit Parlamentar të PDK-së për seancë të jashtëzakonshme lidhur me ndërmarrjen e veprimeve sipas Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. (Ndërtesa e Kuvendit, C301, ora 11:00 - nuk do të ketë prezencë të mediave shkaku i virusit Covid 19)
- Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri mban konferencë të jashtëzakonshme për mediat. (Qendra Operative Emergjente, tek kampusi i shkollave të mesme, ora 11:15)
- Kryeministri në detyrë, Albin Kurti sa bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia ministrin e Bujqësisë, Besian Mustafa dhe ministren e Pushtetit Lokal, Emilia Rexhepi viziton Komunën e Ferizajt, për t’u njohur me veprimet e ndërmarra si dhe nevojat e Komunës për menaxhimin e situatës me virusin COVID-19. (Ndërtesa e Re e Komunës se Ferizajt, ora 11:20)
- Mbahet takimi i Këshillit të Kryetarëve të Komunave të Republikës së Kosovës lidhur me nevojat e komunave në luftën për parandalimin e përhapjes së COVID 19. (Shtëpia e Kultures në Komunën e Drenasit, ora 13:00)
- Ministrja e MEPTINIS, Rozeta Hajdari do te mbaje konferencë për media. (Ndërtesa e MEPTINIS. ora 18:00)
- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, do ta pret në takim Kryeministrin në detyrë të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për të diskutuar lidhur me situatën aktuale të krijuar nga pandemia COVID-19. (Shtëpia e Bardhë, ora 10:30)
- Shkolla Finlandeze organizon Konferencën Virtuale “Si të regjistroheni në universitetet më të mira në botë” e hapur për të gjithë nxënësit në Kosovë. (Google Meet, ora 14:00)
- Komuna e Prishtinës promovon tunelin dezinfektues, i vendosur si masë shtesë për parandalimin e përhapjes së COVID 19. (Oborri i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, ora 14:30)
- Studentët e arteve të AAB-së, sjellin ekspozitën e parë virtuale të studentëve në Kosovë. (Transmetim live në faqen e Kolegjit AAB në facebook, ora 17:30)
- Guvernatori i BQK-së Femi Mehmeti takohet me përfaqësuesit e bankave. (Ndërtesa e BQK-së, ora 10:00 - mediat mund te marrin pamje)
- Oda e Mjekëve të Kosovës ndan mirënjohje për mjekët në pension dhe për institucionet shëndetësore që kanë kontribuar në luftën kundër Covid-19. (Amfiteatri i Telemjekësisë në QKUK, ora 10:00)
- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat u mbajtën më 14 shkurt 2021. (selia e KQZ-se, ora 11:00)
- Me rastin e ndarjes nga jeta të Enver Krasniqi, Prokuror i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, sistemi prokurorial organizon mbledhje komemorative. (Amfiteatri i ndërtesës të ish-Rilindjes, ora 11:00)
- Guvernatori i BQK-së Femi Mehmeti takohet me shoqatat e bizneseve. (Ndërtesa e BQK-së, ora 14:00 - mediat mund te marrin pamje)
- Dogana e Kosovës organizon konferencë për shtyp ku do të paraqiten rezultatet e doganës gjatë dy muajt e parë të vitit 2021 dhe luftimi i kontrabandës dhe informalitetit në muajt e fundit. (Drejtoria e doganës në lagjjen Emshir, ora 14:00)
- Guvernatori i BQK-së Femi Mehmeti mban konferencë për media. (Ndërtesa e BQK-së, ora 15:00)