Ngjarjet e datës 10 Shkurt 2016
- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P 31, ora 9:00)
- Universiteti për Biznes dhe Teknologji organizon konferencën Dita Austriake-Kosovare e strehimit. (Objekti i UBT-së, Lagjja Kalabria, ora 9:00)
- Lëvizja Vetëvendosje bën vizitë në familjen e Mon Balajt. (Familja Balaj në Besiane, ora 10:00)
- Ministria e Financave mban tryezën në lidhje me Udhëzimin administrativ për kriteret dhe procedurat për përftimin nga pushimet tatimore. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 10:00)
- Administrata Tatimore e Kosovës do të mabj seminarin me tatimpagues në njësinë regjionale të ATK-së në Prishtinë. (Salla e Kuvendit Komunal në Prishtinë, ora 10:00)
- Lëvizja Vetëvendosje bën homazhe të varreza e Mon Balaj. (Varri i Man Balajt në Besianë, ora 10:30)
- Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë organizon inagurimin e Parkut Dardania në komunën e Gjilanit. (Lagja Dardania në Gjilan, ora 11:00)
- Mbahet ceremonia e Inaugurimit të objektit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj. (Objekti i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ora 11:00)
- Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet Dhe Financa në të cilin shqyrtohet leximi i dytë i Nismës Legjislative të 13000 qytetarëve për Amendamentimin e Ligjit për Menaxhim të Financave Publike dhe Përgjegjësitë. (Kuvendi i Kosovës, salla C 203, ora 11:00)
- Drejtoresha e Arsimit e Komunës së Prishtinës znj. Arberie Nagavci do të bëjë inagurimin zyrtar për nisjen e procesit të ndarjes së mbeturinave të riciklueshme në të gjitha shkollat nëntë vjecare në komunën e Prishtines. (Shkolla Fillore Hasan Prishtina në Prishtinë , ora 11:00)
- Lëvizja Vetëvendosje bën vizitë të familja Arben Xheladinit. (Familja Xheladini në Prishtinë, ora 12:00)
- Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë inaguron rinovimin e shtratit të lumit në fshatin Berivojce. (Fshati Berivojce, Komuna e Kamenicës, ora 12:15)
- Lëvizja Vetëvendosje bën homazhe të varreza e Arben Xheladinit. (Varri i Aben Xheladinit në Prishtinë, ora 12:30)
- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, viziton Vitinë më ç'rast do të zhvillojë një takim në zyrat e kryetarit të Komunës së Vitisë më të cilin do të nënshkruaj Memorandum Bashkëpunimi për Renovimin e Muzeut të Shkollës së Parë Shqipe në Stubëll. (Komuna e Vitisë, ora 13:30)
- Lëvizja Vetëvendosje bën homazhe të pllaka përkujtimore e Mon Balajt dhe Arben Xheladinit. (Prishtinë, ora 13:30)
- Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të misionit të USAID-it Mike de la Rosa do të jetë prezent me rasti e nënshkrimit të kontratave në mes të 32 të rinjëve dhe Adaptavit-it, një qendre të çertifikuar për trajnime nga fusha e Teknologjisë Informative me seli në Prishtinë. (Lokalet e Adaptivit, rruga drejt Gërmis afër kishës ortodokse, ora 14:00)
- Shfaqet dokumentari për ngjarjet e protestës të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje! në datën 10 shkurt 2007 në të cilën policët e UNIMIK-ut vranë dy protestues dhe plagosën me dhjetra të tjerë. (Kinema ABC, ora 14:00)
- Këshilli drejtues, Kryesia dhe Kryetarët e degëve të AAK-së, dikutojnë modalitet e moblizimit për protestën gjithëpopullore të 17 shkurtit. (Hotel Sirius, ora 16:00)
- Në Galerinë Kombëtare të Kosovës hapet ekspozita personale e Ymer Shaqirit "Origjinaliteti i një kulture të lashtë". (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 19:00)