Ngjarjet e datës 12 Prill 2016
- Përfaqësuesit e autoriteteve gjyqësore të Kosovës dhe të Zyrës së BE-së/PSBE-së do të përfundojnë projektin "Mbështetje për Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe për Këshillin Prokurorial të Kosovës". (Sirius Hotel, ora 9:00)- Kryeministri Isa Mustafa bën vizitë në Universitetin "Hasan Prishtina". (Rektorati i UP-së, ora 9:30)
- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport i Kuvendit në bashkëpunim me Institutin Demokratik të Kosovës dhe Odën Ekonomike Amerikane mbajn dëgjim publik lidhur me Projektligjin pёr Ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta. (Hotel Sirius, ora 10:00)
- Mbahet vazhdimi i mbledhjes së dytë të Kuvendit të Komunës së Prishtinës. (Objekti i Kuvendit komunal, ora 10:00)
- Mbahet Mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, në të cilën do bëhet Shqyrtimi i Projektligjit për Patentë Shofer. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 10:00)
- Mbahet Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)
- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të takohet me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Isa Mustafa. (Kabineti i presidentit, ora 10:10 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)
- Grupi për Studime Juridike dhe Politike mban konfeerencë me temë Si raportohet për Kosovën nga media në Beograd?. (Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së, ora 10:30)
- Mbahet takimi bilateral ndërmjet Xhavit Haliti, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës dhe István Jakab, nënkryetar i Kuvendit Kombëtar të Hungarisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 10:30)
- Kryeministri Isa Mustafa viziton Agjencinë e Kosovës për Pajisje dhe Produkte Medicinale. (Objekti i Agjencisë, ora 11:00)
- Instituti për Politika Zhvillimore në bashkëpunim me Friedrich Ebert Stiftung organizojnë konferencën për media me rastin e prezantimit të analizës së politikave "Taksat e dedikuara në Kosovë - çka po marrim në këmbim të pagesës?". (Zyret e Fondacionit Friedrich Ebert, rruga Pashko Vasa, nr.23 në Qytezën Pejton, ora 11:00)
- Ceremonia e hapjes së projektit të binjakëzimit Përkrahja e mëtejme për Kuvendin e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 409, ora 11:00)
- Mbahet Mbledhja e Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 12:00)
- Ambasadori i Sllovenisë në Kosovë, Miljan Majhen mban ligjëratë me temë "Politika e jashtme e Sllovenisë. (Objekti i AAB-së, ora 12:30)
- Mbahet Mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 13:00)
- Me rastin e shënimit të 8-të vjetorit të miratimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Ministria e Drejtësisë organizon ceremoninë për nder të ditës së Kushtetutës. (Hotel Emerald, ora: 14:00)
- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në Ceremoninë e 8-vjetorit të miratimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. (Hotel Emerald, ora 14:00)
- Yunus Emre Enstitüsü Qendra Kulturore Turke në Prishtinë organizon edicionin e pestë te Turkish Jazz Week. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë, ora 20:00)