Ngjarjet e datës 20 Korrik 2020
- Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha takohet me Kryeministrin Avdullah Hoti. (Kabineti i Kryeministrit Hoti, ora 11:00)
- Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa do të mbajë konferencë për media ku do të shpallë të hapur thirrjen për aplikime për grante dhe subvencione. (Objekti i MBPZhR-së, Rr. "Ukshin Hoti" - Kompleksi "Ramiz Sadiku", ora ‪11:00)
- Komuna e Rahovecit dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës organizojnë vendosjen e pllakave në shtëpitë bazë të UÇK-së në fshatin Zoqisht. (fshati Zoqisht, ora 11:00)
- Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha takohet me Presidentin Hashim Thaçi. (Kabineti i Presidentit Thaçi, ora 12:00)
- Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha mban drekë pune me Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, ora 13:00
- Komuna e Rahovecit dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës organizojnë vendosjen e pllakave në shtëpitë bazë të UÇK-së në fshatin Hoçë e Vogël. (Fshati Hoçë e Vogël, ora 13:00)
- Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha takohet me Kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani. (Zyra e Kryetarit të Kuvendit, ora 15:00)
- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me Komitetin e Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, pret në takim pune ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj. (Qendra e Studentëve në Gjilan, ora 15:00)
- Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha takohet me kryetarin e Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. (Selia e AAK-së, ora 16:00)
- Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha takohet me kryetarin e Partisë Nisma për Kosovën. (Selia e Nismës, ora 17:00)
- Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha takohet me drejtuesit e LDK-së. (Selia e LDK-së, ora 17:45)
- Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha takohet me drejtuesit e PDK-së. (Selia e PDK-së, ora 18:30)