29 Mars 2024

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 Nëntor 2017

- Shefi Observer i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të Bashkimit Evropian, Alojz Peterle gjatë një konference shtypi do të japë një deklaratë mbi gjetjet paraprake të Misionit për zgjedhjet e balotazhit. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:30)

- Oda Ekonomike e Kosovës në bashkëpunim me organizatën gjermane GIZ do të organizojnë forumin e biznesit me temën “Pengesa qindra milionëshe: Energjia elektrike”. (Salla e konferencave në Orion, ora 11:00)

- Anëtarët e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi takohen me anëtarët e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media në të cilën do të flasin Kryetari Visar Ymeri dhe Nënkryetari Dardan Sejdiu.  (Selia e Vetëvendosjes, ora 13:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, do të vizitojë Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë për të parë nga afër investimet që po bëhen në palestër ku po vendosen ulëset e reja për të zgjeruar sallën në bazë të standardeve të FIBA-s ashtu që palestra të jetë gati për lojërat e Përfaqësueses së Kosovës në basketboll nuk kuadër të kualifikimeve për "Kina 2019". (Pallati i Rinisë,ora 13:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës me rend dite raporti nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve. (Selia e KQZ-se, ora 14:00)

- Kosovo 2.0 dhe Qendra për Liri dhe Barazi në bashkëpunim me Ambasadën e Holandës, organizojnë hapjen e ekspozitës Pride Photo Award. (Galerinë e Fakultetit të Arteve në Universitetin e Prishtinës, ora 17:30)

Ngjarjet e datës 20 Nëntor 2017

- Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Kongresmeni Amerikan në Kosovë, Eliot Engel, bejnë homazhe tek Pllaka përkujtimore për viktimat hebraike në Kosovë. (Oborri i Qeverisë së Kosovës, ora 7:45)

- Lansohet Fondacioni Kosovar i Mileniumit entitet ky i cili do t'i implementoj projektet e agjensionit federal amerikan MCC në Kosovë. (Swiss Diamond Hotel, ora 9:30 - mediat duhet te vendosin kamerat, ora 8:00)

 - Me rastin e vizitës së Kongresmenit Amerikan në Kosovë, Eliot Engel, Qeveria e Kosoves mban mbledhje solemne. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 8:00 - Mediat mund të marrin pamje dhe të përcjellin mbledhjen solemne nga Press Qendra)

- Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Kongresmeni Amerikan në Kosovë, Eliot Engel mbajne konferencën e përbashkët për shtyp e Kryeministrit Haradinaj dhe Kongresmenit Engel. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës mban konferencë ku do të prezantojë raportin e dytë në lidhje me lirinë e mediave dhe sigurisë së gazetarëve. (Orion Conference Centre, ora 10:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shqyri Bytyqi do të marrë pjesë në Konferencën përmbyllëse të Javës kundër braktisje së shkollimit, me moton “Mundësi të barabarta në arsim për të gjithë”. (Ndërtesa e MAShT, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në konferencën për lansimin e fondacionit Sfidat e Mileniumit në Kosovë. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës së Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijës, Zyra e UNICEF në Kosovë, Save the Children dhe Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve - KOMF, organizojnë marshin e fëmijëve për të drejtat e tyre. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës së Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijës në Kuvendin e Kosovës do të mbahet seancë e drejtuar nga fëmijët, me temën “Fëmijët udhëheqin Kuvendin”. (Salla e mbledhjeve plenare, ora 10:30)

- Hapet foto ekspozita me 140 fotografi nga dëbimi masiv me dhunë i shqiptarëve nga Toplica apo Sanxhaku i Nishit në vitin 1877/ 1878. (Muzeu i Kosovës, ora 11:00)
 
- Ministri i MTI-së, Bajram Hasani do ta pretë në takim zëvendëskryeministrin e Shqipërisë, Senida Mesi, me bashkëpunëtorë. (Ndërtesa e MTI-së, ora 12:30)

- Fakulteti i Edukimit ne Prishtinë organizon konferencën përfundimtare të Projektit Tempus të mbështetur nga Bashkimi Europian “Modernizimi i Përgatitjes së Mësimdhënësve në Universitetin e Prishtinës”. (Fakulteti i Edukimit, ora 13:00)

- Universiteti “Kadri Zeka”në Gjilan për herë të parë do të fillojë me studimet Master ku do te organizoj hapja  solemne e studimeve Master. (Objekti i Universiteti te Gjilanit, ora 14:00)

- Koalicioni i OJQ-ve  “Demokracia në Veprim”, mban konferencën për media ku do të publikohet deklarata preliminare për procesin zgjedhor për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave. (Zyrat e Institutit Demokratik të Kosovës, ora 14:00)

- Shefja e Zyres së BE-së/Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së Natalia Apostolova takon sot grupin parlamentar "6+". (Kuvendi i Kosovës, salla S1, ora 14:30)

- Nisma për Kosovën, mban konferencë për medie. Konferenca. (Selia qendrore të NISMA për Kosovën, ora 15:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare. (Ndertesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 15:00)

- Përfaqësuesi në Kongresin e SHBA-së, Eliot Engel do ta vizitojë fabrikën e paneleve solare “Jaha”. (Fabrika e paneleve solare “Jaha” afër aeroportit Adem Jashari, ora 15:15)

- Kryeministri Haradinaj pret në takim Jonathan Nash, kryeshef ekzekutiv i MCC. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:00 - Mediat mund të marrin pamje dhe pas takimit do të ketë konferencë për shtyp)

- Kryetari i LDK-së, Akademik Isa Mustafa, mirëpret Kongresmenin Amerikan Eliot Engel. (Selia e LDK-së të Kompleksi Qafa, ora 16:00)

- Hapet ekspozita retrospektive e Halil Muhaxherit “Në shqetësime dhe heshtje”. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 19 Nëntor 2017

- Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka do të votojë në Prishtinë ku me pas votimit do të jap deklaratë për media për fillimin e votimit për kryetar në 19 komuna dhe rivotimin për kryetar të komunës së Parteshit. (Qendra e Votimit 1907E në Fakultetin Teknik, ora 07:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban konferencën e parë për media lidhur me hapjen e qendrave të votimit në Republikën e Kosovës. (Qendra mediale të KQZ-së, ora 8:00)

 - Kongresmenit amerikan, Eliot Engel do të vizitojë qendrën e thirrjeve të Demokracisë në Veprim. (Qendra për media e DnV-së në Hotel Sirius, ora 9:00)

- Deputeti i i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti  voton Fakulteti Juridik  të Universitetit te Prishtinës. (Qendra e votimit 1913E, Vendvotimi - 1913E/03R , ora 9:00)

- Kongresmeni amerikan, Eliot L. Engel do të vizitojë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku do të pritet nga anëtarët e KQZ-së dhe me pas do të japin nga një deklaratë para gazetarëve. (Selia e KQZ-së, ora 9:20)
 
- Demokracia në Veprim mban konferencën e parë për media lidhur me hapjen e vend votimëve. (Qendra për media e DnV-së në Hotel Sirius, ora 9:30)

- Kandidatja e PDK-së për kryetare të Komunës së Mitrovicës, Valdete Idrizi, voton në shkollën fillore “Çajupi”. (Mitrovicë, ora 9:30)

- Kryetari i Komunes se Gjilanit, Lutfi Haziri voton në shkollën fillore “Abaz Ajeti”. (Gjilan, ora 9:45)

- Kandidati i i Lëvizjes Vetëvendosjes për kryetar të Gjilanit Sami Kurteshi voton në Gjilan. (Shkolla fillore "Selami Hallaqi", ora 10:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj me bashkëshorten Anita Haradinaj, do të votojnë  në Shkollën e Mjekësisë “Ali Sokoli”. (Prishtinë, ora 10:00)

- Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti voton në Shkollë fillore "Faik Konica". (Qendra e votimit 1903E, Vendvotimi - 1903E/01R, ora 10:00)

- Kandidati i i Lëvizjes Vetëvendosjes për kryetar të Prizrenit Mytaher Haskuka voton në Prizren. (Shkolla e mesme  "11 Marsi", ora 11:00)

- Kandidati i i Lëvizjes Vetëvendosjes për kryetar të Podujevës, Ajet Potera voton në Podujevë. (Shkolla fillore “Naim Frashëri”, ora 10:00)

- Kandidati i i Lëvizjes Vetëvendosjes për kryetar të Kaçanikut, Basri Kodra voton në Kaçanik. (Shkolla Fillore “Emin Duraku”, ora 10:30)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes Visar Ymeri voton në Shkollen fillore "Faik Konica" ne Prishtinë. (Qendra e votimit 1903E, Vendvotimi - 1903E/09D në objektin e shkollës, ora 11:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban konferencën e dytë për media lidhur me pjesëmarrjen në votime dhe për procesin zgjedhore deri në ora 11:00. (Qendra mediale të KQZ-së, ora 11:30)

- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj do të votojë në shkollën fillore Faik Konica. (Prishtinë, ora 12:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, do të zhvilloj konferencën e rregulltë për media. (Salla e Mediave në Selinë Qendrore të AAK-së, ora 12:00)

- Kandidati i i Lëvizjes Vetëvendosjes për kryetar të Kamenicës Qëndron Kastrati voton në Kamenicë. (Gjimnazi “Ismail Qmali”, ora 12:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan mban konferencën e radhës për media. (Selia e LDK-së, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media në të cilën do të flasin Nënkryetari dhe deputeti, Dardan Sejdiu. (Zyret e Vetëvendosjes në lagjen "Arbëria", ora 12:00)

- Demokracia në Veprim mban konferencën e dytë për media lidhur me mbarëvajtjen e procesit te votimit. (Qendra për media e DnV-së në Hotel Sirius, ora 14:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban konferencën e tretë për media lidhur me pjesëmarrjen në votime dhe për procesin zgjedhore deri në ora 15:00. (Qendra mediale të KQZ-së, ora 15:30)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, do të zhvilloj konferencën e rregulltë për media. (Salla e Mediave në Selinë Qendrore të AAK-së, ora 16:00)

- E Diela e tretë e muajit Nëntor shënon Ditën Botërore për Përkujtimin e Viktimave në Trafikun Rrugor me c'rast behët ndezja e qirinjëve, në nderim të viktimave të cilët kanë humbur jetën në aksidente trafiku. (Teatri Kombëtar në Prishtinë, ora 17:00)

- Demokracia në Veprim mban konferencën e tretë për media lidhur me mbarëvajtjen e procesit te votimit. (Qendra për media e DnV-së në Hotel Sirius, ora 19:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban konferencën e katertë për media lidhur me pjesëmarrjen në votime dhe për procesin zgjedhore deri në ora 19:00. (Qendra mediale të KQZ-së, ora 20:00)



 

Ngjarjet e datës 18 Nëntor 2017

- Federata e pingpongut të Kosovës organizon turneun Dita e Flamurit për senior. (Prishtinë, ora 9:30)

- Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim”, mban konferencën për media mbi vlerësimin e ecurisë së fushatës zgjedhore si dhe planin e DnV-së për vëzhgim gjatë Ditës së Zgjedhjeve. (Zyrat e Institutit Demokratik të Kosovës, ora 11:00) 

- Këtë vit për herë të tretë Kosova i bashkohet shteteve të ndryshme në botë të cilat shënojnë Ditën Botërore për Përkujtimin e Viktimave në Trafikun Rrugor, me c'rast organizohet dhurimi i gjakut dedikuar personave të lënduar në aksidente trafiku. Kolegji “Tempulli”, ora 11:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pas takimit të Këshillit të Stabilizim Asociimit, mban konferencë për medie. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:30)

- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pret në takim kongresmenin amerikan, Eliot Engel. (Kabineti i kryetarit, ora 16:30)

 

Ngjarjet e datës 17 Nëntor 2017

- Mbahet dita e dytë e konferencës konferenca shkencore ndërkombëtare “Shoqëria e bazuar në dije si strategji për zhvillim më të shpejtë ekonomik”. (Fakulteti Ekonomik i Universiteti të Prishtinës, ora 9:00)

- Rrjeti i Grave të Kosovës do të bëjë prezantimin e rezultateve të përpjekjeve të përbashkëta me Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, që kanë rezultuar në publikimin e një raporti të ri, të titulluar Buxhetimi për përmirësimin e barazisë gjinore në programet për diasporë. (Hotel Sirius, ora 10:45)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë të jashtëzakonshme për media. (Zyret e saj në lagjen "Arbëria", ora 14:30)



Ngjarjet e fushatës zgjedhore
   

- Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, do të prezantojë projektet infrastrukturore për Komunën e Prizrenit. (Hoteli Theranda në Prizren, ora 11:30)  

- Partia Demokratike e Kosovës mban tubim elektoral në fshatin Carallukë të Malishevës. (Restoranti Goni nëCarallukë, ora 13:30)  

- Partia Demokratike e Kosovës mban tubim elektoral në Kaçanik. (Shtëpia e Kulturës në Kaçanik, ora 16:00) 
   
- Partia Demokratike e Kosovës mban tubim elektoral në Ferizaj. (Salla e Sportit në Ferizaj, 18:00) 

- Lëvizja Vetëvendosje mban tubimin përmbyllës zgjedhor në Prishtinë. (Salla e Sporteve "1 Tetori", ora 20:00)   

- Partia Demokratike e Kosovës mban tubim elektoral në Shtime. (Shtëpia e Kulturës në Shtime, ora 20:00) 
 

Ngjarjet e datës 16 Nëntor 2017

- Fakulteti eknomik i Universitetit të Prishtinës i mbeshtetur nga UNDP dhe Komisioni Europian do të organizoj konferencën e parë shkencore ndërkombëtare "Shoqeria e bazuar në dije si Strategji për Zhvillim më të shpejtë Ekonomik”. (Fakultetin Ekonomik, ora 9:00)

- Këshilli i Evropës dhe Bashkimi Evropian do të mbajnë tryezë të rrumbullakët për kodet e mirësjelljes në arsimin e lartë. (Hotel International Prishtinë, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit vjetor të Përformancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit dhe Raportit të Pasqyrave Financiare të audituara për vitin 2016, i ftuar, Auditori i Përgjithshëm Besnik Osmani. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 10:00)

 - Me rastin e Dites Botërore të Filozofisë, Departamenti i Filozofisë, UP dhe Shoqata e Filozofëve të Kosovës organizojnë konferencën ndërkombëtare "Lufta dhe Paqja". (Fakulteti Filozofik, salla 101, ora 10:00)

- Zyra e Bankës Botërore në Kosovë organizon një konferencë për gazetarë ku do të prezentohet Raporti i Rregullt Ekonomik më i ri për Ballkanin Perëndimor. (Zyret e Bankës Botërore, ora 10:00)

- Administrata Tatimore e Kosovës do të mbaj seminar me tatimpaguesit e regjionit të Prishtinës, me qëllim që të informohen për mënyrën e aplikimit të ngarkesës së kundërt të TVSH-së, për shërbimet e blera jashtë Kosovës, si dhe aplikimin e ngarkesës së kundërt të TVSH-së për shërbimet në lëmin e ndërtimit, brenda vendit. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Ministria e Punëve të Brendshme organizon takim informative në Ferizaj. (Qendra e Arsimit Profesional, ora 11:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi do të vizitoi shkollën e mesme “ Lasgush Poradeci” në Kijevë të Malishevës me ç`rast do të përuroi kabinetet dhe inventarin e nevojshëm shkollor me të cilin MAShT , ka pajisur këtë shkollë. (Kijevë, ora 11:30)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi merr pjesë në përurimin e disa projekteve Restauruese - Konservuese në Qendrën Historike të Prizrenit, të realizuara nga Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren. (Qendra Historike e Prizrenit, ora 12:30)

- Zyra e BE-së dhe Zyra Kombëtare e Auditimit e Kosovës organizojnë ceremoninë e fillimit të Projektit të Binjakëzimit  “Zhvillimi i kapaciteteve profesionale të Zyrës Kombëtare të Auditimit e Kosovës lidhur me auditimin e ndërmarrjeve publike”. (Zyra Kombëtare e Auditimit e Kosovës, ora 14:30)

- Në kuadër të Javës së Arsimit Ndërkombëtarë hapet Panairi i të diplomuarëve në SHBA”. (Hotel Sirius, ora 14:30)

- Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie, do të vizitojë të enjten Panairin e tretë vjetor të Alumnive të Kolegjeve që organizohet nga Qendra Këshilluese Amerikane si pjesë e Javës Ndërkombëtare të Edukimit. (Hotel Sirius, ora 14:30)

- Mbahet takimi konstituiv të Këshillit Ekonomiko Social, (Ndërtesën e Qeverisë, salla P-37, ora 15:00 - vetëm pamje)

- Ministria e Punëve të Brendshme organizon takim informative në Gjilan. (Universiteti i Gjilanit, ora 15:00)

- Shoqata Down Syndrome Kosova në bashkëpunim me Meridian Express bën lansimin në treg të produktit Xhem X21 Mjedra. (Meridian Express, Dragodan, ora 17:00)

- Kinemaja ABC hap dyert per te gjithë kineastet dhe adhuruesit e filmit ku me ç'rast hap zyrtarisht Javen e Filmit Izraelit. (Kinemaja ABC, ora 19:00)

 

Ngjarjet e fushatës zgjedhore

 

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media në të cilën flet Kryetari Visar Ymeri. (Zyret e Vetëvendosjes në lagjen "Arbëria", ora 12:00)

- Kandidati i AAK-së për kryetar të Gjakovës, Ardian Gjini, viziton hapsirën ku do të ndërtohet Kampusi Universitar në Gjakovë. (Ish kazerma  në Gjakovë, afër Kishës katolike, ora 12:00)

 

- Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti mban konferencë për media. (Afër Newborn-it, ora 13:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan mban tubimin qendror. (Palestra e sporteve “Bashkim Selishta - Petriti", ora 16:30)

- Partia Demokratike e Kosovës mban fushaten zgjedhore në Vushtrri. (Shtëpia e Kulturës në Vushtrri, ora 16:30)  

- Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar te Prizrenti, Mytaher Haskuka mban tubim zgjedhor në Prizren. (Qendra Sportive "Sezai Surroi në Prizren, ora 18:00)    
 
- Partia Demokratike e Kosovës mban fushaten zgjedhore në Mitrovicë. (Hoteli “Palace” në Mitrovicë, ora 18:00)

- Kandidati i pavarur për kryetar të Shtimes, Fatmir Rashiti mban tubim elektoral. (Shtëpia e Kulturës në Shtime, ora 19:00) 

Ngjarjet e datës 15 Nëntor 2017

- Mbahet ceremonia e ndërrimit të komandës, ndërmjet komandantit në largim të KFOR-it, gjeneral majorit Giovanni Fungo dhe komandantit të ardhshëm të KFOR-it gjeneral major Salvatore Cuoci. (Selia KFOR-it, kampin "Film City", ora 11:00 - Takimi me mediat në vend-parkimin para Sheshit 21, ora 9:45)
- Mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në të cilën do të behët shqyrtimi i peticioneve, shqyrtimi i Raportit vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2016, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës në bashkëpunim me programin “Kërko Drejtësi” i cili zbatohet nga Qendra Nacionale për Gjykatat Shtetërore organizon publikimin e raportit final të “Iniciativës për Integritet në Sistemin e Drejtësisë”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministri i Ministrisë së Administratës Publike, Mahir Yagcilar raporton para Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Ministria e Punëve të Brendshme mban takim informativ në Vushtrri për parandalimin e migrimit të parregullt. (Kalaja e Vushtrrisë, ora 11:00)

- Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Uran Ismaili, merr pjesë sot në përurimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare nr. 3 në Vushtrri. (Vushtrri, ora 11:00)

- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj pret në takim ambasadoren jorezidente të Izraelit për Kosovën, Alona Fisher-Kamm ku edhe do të mbajë një konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00)

- Zëvendësministrit i Ministrisë së Financave, Fatmir Gashi raporton para Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim lidhur me ndarjen buxhetore në Ministrinë e Komuniteteve dhe Kthim, si dhe Zyrën për Çështje të Komuniteteve pran Zyrës së Kryeministrit, sipas Projektigjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 13:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Kolegji AAB mban konferencë me media me ç’rast do të jepet edhe premiera e filmit “Tuneli” me regji të Ilir Harxhit. (Teatri i AAB-së “Faruk Begolli”, ora 14:00)

- Ministria e Punëve të Brendshme mban takim informativ në Mitrovicë për parandalimin e migrimit të parregullt. (Qendra e Kulturës, Mitrovicë, ora  15:00)

- Mbahet masterklasa e titulluar “Kthimi në të ardhmen: Etno-nacionalizmi si zgjidhje për krizën e legjitimitetit të ditëve të fundit të Jugosllavisë”. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 15:30)

- Galeria Kombëtare e Kosovës organizon hapjen e ekspozitës "1 në 1000". (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 19:00)




Ngjarjet e fushates zgjedhore



 
- Shtabi i Lidhjes Demokratike te Kosovës mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së, të Qafa, ora11:30)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti mban konferencë për media. (Stacioni tek "Tre Sheshirat", ora 12:30)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban tubim zgjedhore në Gjilan në të cilin do të flasin Kryetari Visar Ymeri, deputeti Albin Kurti dhe kandidati për kryetar, Sami Kurteshi. (Palestra e Sporteve "Bashkim Selishta - Petriti", ora 17:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban tubim zgjedhor në Vrellë të Istogut ku kandidati për kryetar të Komunës së Istogut, Haki Rugova, shpalosë programin qeverisës. (Sheshi në Vrellë, ora 17:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubim me qytetarë të Gjakovës. (Palestra e Sporteve në Gjakovë, ora 17:30)

- Partia Demokratike e Kosoves mban tubimin zgjedhor në Prizren. (Restoranti “Nafron Exclusive” në Prizren, ora 18:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban tubim zgjedhor në Therandë ku kandidati për kryetar të Komunës së Therandës, Sali Asllanaj, shpalosë programin qeverisës. (Restorant “Rozafa”, te parku, ora 18:30)
 
- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubim me qytetarë të Rahovecit. (Shtëpia e Kulturës në Rahovec, ora 19:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Gjilan mban tubim zgjedhor ku kandidati për kryetar të kësaj komune,  Lutfi Haziri, shpalosë programin qeverisës. (Gjilan, ora 19:00)
 
- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubim me qytetarë të fshatit Grejkoc të Suharekës. (Restaurant ''Estrada", ora 20:00)

Ngjarjet e datës 14 Nëntor 2017

- Në kuadër të Ditës Botërore të Diabetit shpërndahen materialet edukative – shëndetësore dhe do të matet sheqeri në gjak për kalimtarët e interesuar. (Sheshi Nëna Terezë, ora 8:00)

- Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës në partneritet me Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë, mbajn konferencën rajonale të sigurisë “NATO dhe Ballkani Perëndimor: Dinamikat rajonale në periudhën e sfidave globale të sigurisë.” (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj dhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli marrin pjesë në konferencën ndërkombëtare “NATO dhe Ballkani Perëndimor - Dinamikat regjionale në periudhën e sfidave globale të sigurisë”. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Mbahet mbledhje e Komisionit  për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në të cilin do të behët shqyrtimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit  për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, Ministria e Shëndetësisë , Shoqata e Endokrinologëve dhe Diabetologëve të Kosovës dhe në mbështetje të “AQH” mbajnë konferencë për shtyp ku do të shënojnë Ditën Botërore të Diabetit në të gjitha qendrat Rajonale të Kosovës. (Ndërtesa e Institutit, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës me rend dite shqyrtimin dhe miratimin e Planit për Ditën e Zgjedhjeve 19 nëntor 2017. (Selia e KQZ-së, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit ku do te mbahet diskutim me Ekspertët e Projektit të Binjakëzimit mbi politikat kyçe dhe sfidat legjislative që kanë të bëjnë me procesin e MSA-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Ministria e Punëve të Brendshme do të mbaj ligjëratë me studentë si dhe me qytetarë të interesuar në kuadër të fushatës të vetëdijesimit për parandalimin e migrimit të parregullt në Prizren. (Objekti i universitetit të Prizrenit, ora 11:00)

- Ministri i Zhvillimi Ekomomik, Valdrin Lluka raport para Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal lidhur me prioritetet e ministrisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:00)

- Komuna e Gjilanit promovoj projektin në fushën e Teknologjisë Informative, E- Arsimi, që është po ashtu i pari në nivel të Republikës së Kosovës. (Shkolla e Bujqësisë dhe Agrobiznesit "Arbëria" në lagjen e Vishnjëve, ora 11:00)

- Mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të behët sensibilizimi i komunitetit të mjekëve të Kosovës për zgjedhjet për Kuvendin e Odës së Mjekëve - Përkrahja institucionale për konsolidimin dhe funksionimin e Odës së Mjekëve të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

- Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj bashkë me Zëvëndes Kryeministrin e parë të Qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli do të marrin pjesë në Përurimin e Projektit “Rregullimi i Liqenit Akumulues në Lumin Ibër”. (Mitrovicë, ora 13:00)

- Mbledhje e Komisionit për Buxhet dhe Financa në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit nr.06/L-018 për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për financim shtesë për Projektin për bujqësi dhe zhvillim rural ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 13:00)

- Me rastin e përfundimit të mandatit dhe ndërrimit të komandës së Komandantit të KFOR-it, Gjeneral Major Giovanni Fungo, Komandant i KFOR-it mban konferencë për shtyp lidhur me aktivitetet dhe objektivat e arritura gjatë mandatit të tij. (Qendra për Informim e NATO-s në ndërtesën e Radio Kosovës, kati i 9, ora 14:00 - mediat me qenë jo më vonë se, ora 13:15)

- Instituti Demokratik i Kosovës mban konferencën për media, ku do të publikohen rezultatet e Barometrit Global të Korrupsionit për Kosovë. (Zyrat e KDI-së, ora 14:00 - anulohet)

- Oda Afarizmit të Kosovës organizon takim të përbashkët me prodhuesit e miellit në Kosovë për të identifikuar dhe artikuluar pengesat e të bërit biznes për prodhuesit e miellit. (Zyret e Odës së Afarizmit të Kosovës, ora 14:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, do të vizitojë Komunën e Prizrenit ku do të inspektojë punimet në stadiumin e qytetit "Përparim Thaqi". (Prizren, ora 14:30)
 
- Ministria e Punëve të Brendshme do të mbaj takimi informativ të fushatës të vetëdijesimit për parandalimin e migrimit të parregullt në Gjakovë. (Shkolla Publike të Muzikës “Prenk Jakova”, ora 15:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, do të vizitojë lokacionin e ndërtimit të stadiumit në Zhur. (Zhur, ora 15:00)

- Menaxhmentin i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” do të mbajë konferencë për media lidhur me vendimin e Gjykatës së Apelit në Prishtinë për t’i dhënë të drejtë Kishës Ortodokse në pretendimin për tokën që e ka në pronësi në kampusin e UP-së. (Rektorat, ora 15:00)

- Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së në bashkëpunim me Ambasadën Franceze në Kosovë, do të shfaqin dokumentarin “5 Broken Cameras” nga Emad Burnat dhe Guy Davidi, një prodhim Palestinezo-Izraelit. (Qendra informative dhe kulturore e BE-së, ora 18:00)



Ngjarjet e fushatës zgjedhore


- Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti mban konferencë për media. (Sheshi përballë ATK-së, ora 12:30)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubim me qytetarë të qytetit të Klinës merr pjesë dhe Kryeministri, Ramush Haradinaj. (Shtëpia e Kulturës në Klinë, ora 16:30)

- Partia Demokratike e Kosovësë mban tubimin elektoral në Rahovec. (Shtëpia e Kulturës nëRahovec, ora 17:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban mban tubim zgjedhor në Podujevë në të cilin do të flasin Kryetari Visar Ymeri, deputeti Albin Kurti dhe kandidati për kryetar, Ajet Potera. (Salla e Sporteve "Hakif Zejnullahu", ora 18:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubim me qytetarë të qytetit të Istogut, merr pjesë dhe Kryeministri, Ramush Haradinaj. (Shtëpia e Kulturës në Istog, ora 18:00)

 - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubim me qytetarë të qytetit të Obiliq merr pjesë dhe Kryeministri, Ramush Haradinaj. (Palestra e Sporteve në Obiliq, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 13 Nëntor 2017

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë takohet me me stafin udhëheqës të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Nën patronatin e Kryeministrit Ramush Haradinaj hapet "Java Globale e Ndërmarrësisë 2017". (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Kryesues i Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, Shpejtim Bulliqi raporton para Komisionit për Integrime Evropiane. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve organizon konferencë për media me rastin e publikimit të Pagës mesatare në Kosovë në sektorin privat dhe publik. (Salla e konferencës në AKB, Rr. Lidhja e Prizrenit p.n-Lagja tophane, ora 11:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në ceremoninë e gradimit të tre pjesëtarëve të komunitetit serb në Batalionin e Parë të Forcës së Sigurisë së Kosovës. (Kazerma e FSK-së në Gjilan, ora 11:00)

- Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani do te nënshkruajë marrëveshje në mes MTI dhe STIKK, në Inkubatorin e Biznesit në Bërnicë. (Bërnicë, ora 12:00)

- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj merr pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes për dhënie në shfrytëzim të Inkubatorit të Biznesit në Bernicë. (Bernicë, ora 12:00)

- Kyeparlamentari Kadri Veseli pret në takim përfaqësuesit e delegatëve të cilët shpallën Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut 1990. (Kabineti i kryetarit, ora 12:30)

- Promovohet romani “Për 7 Vite”, të autores Almira Gashi. (Instituti Albanologjik në Prishtinë, ora 14:00)

- Instituti Riinvest organizon ceremoninë e nënshkrimit të “Memorandumit për Bashkëpunim” ndërmjet Institutit  të Vienës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare dhe Institutit Riinvest. (Instituti Riinvest, ora 17:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “NATO dhe dinamikat e shteteve të Ballkanit Perëndimor në kohën e sfidave të sigurisë globale”. (Hoteli Emerald, ora 19:00)



Ngjarjet e fushatës zgjedhore


- Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, do të prezantojë programin e tij para studentëve të Kolegjit ISPE. (Objekti i ISPE në Prishtinë, ora 11:00)

- Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi prezanton programin dhe bashkëbisedon me komunitetin e biznesit. (Swiss Diamond Hotel, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti do të ketë aktivitet programor në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. (Afër Qendrës së Mjekësisë Familjare, ora 12:30)

- Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi prezanton programin dhe bashkëbisedon me rininë. (Sheshi 21, ora 16:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban tubime zgjedhor nw Kaçanik nw tw cilin do të flasin Kryetari Visar Ymeri, deputeti Albin Kurti dhe kandidati për kryetar, Basri Kodra. (Shtëpia e Kulturës "Xheladin Kurtaj", ora 16:30)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban tubim zgjedhor në Karaçevë të Kamenicës, ku kandidati për kryetar të Komunës, Shaip Surdulli, shpalos programin e tij qeverisës. Në tubim merr pjesë dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa. (Shkolla fillore “Asllan Thaçi” në Karaçevë, ora 17:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubim me gratë suharekase ku merr pjesë dhe Kryeministri dhe Kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj. (Restaurant Rozafa në Suharekë, ora 17:15)

- LDK mban tubim zgjedhor në fshatin Stanoc të Poshtëm të Vushtrrisë, ku kandidati për kryetar të Komunës, Xhafer Tahiri, shpalos programin qeverisës. (Shkolla fillore “Nazmi Zhegrova” në Stanoc, ora 17:15)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubim me qytetarë të fshatit Mushtisht të Suharekës. (Shkolla e fshatit Mushtisht, ora 18:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban tubime zgjedhor nw Kamenicw në të cilin do të flasin kryetari Visar Ymeri, deputeti Albin Kurti, kandidati për kryetar, Qëndron Kastrati, dhe përfaqësuesi nga AAK, Faton Jakupi. (Palestra e Sporteve, ora 19:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubim me qytetarë të fshatit Budakovë të Suharekës. (Shkolla e fshatit Budakovë, ora 20:00)


Ngjarjet e datës 12 Nëntor 2017

- Kryetari Shpend Ahmeti do ta prezantojë projektin për Parkun e ri qendror të Prishtinës. (Përballë Katedrales "Nënë Tereza, ora 12:30) 

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e 12 Nëntorit, Ditës Përkujtimore të Mbretërisë së Bashkuar, do të vendosë kurore me lule në Memorialin Përkujtimor në sheshin “Edit Durham”. (Afër Hotel Grandit, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 11 Nëntor 2017

- Let’s Do It Kosova dhe ‘Kawa Group’ do të organizojnë aksion pastrimi në Suharekë, në kuadër të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”. (Qendra e qytetit të Suharekës, saktësisht tek ‘Ura e madhe’, ora 11:00)

- Kryetari Shpend Ahmeti viziton Pallatin e Rinisë, ku do të flet për planet e tij për investime në këtë pallat. (Pallatin e Rinisë, ora 11:00)

- Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor znj. Albena Reshitaj do t’i bashkëngjitet aksionit të “Let’s Do It Kosova” dhe “Kawa Group” për pastrimin  e  Suharekës, në kuadër të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”. (Qendra e qytetit të Suharekës, saktësisht tek ‘Ura e madhe’, ora 11:00) 

- Lëvizja Vetëvendosje Qendra në Gjilan mban konferencë për media lidhur me zgjidhjen tonë për problemin me ujërat e zeza në Gjilan. (Zyrët e Vetëvendosjes!s në Gjilan, ora 12:30)

- Ambasada Gjermane dhe Ambasada Franceze në Prishtinë përkujtojnë viktimat dhe përfundimin e Luftës së Parë Botërore. (Varrezat ortodokse në afërsi të shtabin qendror të KFOR-it, kampin “Film City”, ora 11:45)
 
 

Ngjarjet e datës 10 Nëntor 2017

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Shoqata e Oftalmologëve të Kosovës do të organizojë simpozium shkencor me ligjërues ndërkombëtarë me temën: Retinopatia e prematurëve. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në konferencën e organizuar nga Grupi për Hulumtimin e Politikave në Ballkan me temë “Agjenda për Reformën Evropiane”. (Hotel Swis Diamond, ora 10:30)

- Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjsë, Shyqiri Bytyqi do të lansojnë projektin “Rinia, Punësimi dhe Aftësimi  & Arsimi Profesional në Kosovë“ të financuar nga Ministria e Federatës Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim nga Ambasada Gjermane dhe nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit - GIZ GmbH. (GIZ, Shtëpia 1, Rr. Anton Çetta Nr.1, Lagjja Aktash, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve "Karriera" dhe shpallja e fituesve të konkursit "Vangjush Gambeta" për gazetarët e ekonomisë nga Shqipëria , Kosova dhe Maqedonia. (Hotel wiss Diamond, ora 11:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në Akademinë Përkujtimore për Shote Galicën. (Biblioteka Kombëtare, ora 11:00)

- Oda e Afarizmit mban konferencë të jashtëzakonshme me temë "Rasti i Minierës Goleshi - Skandal me falsifikim të gjendjes". (Lokalet e  Odës së Afarizmit, ora 11:00)

- Punëtorët teknik te disa shkollave të Prishtinës protestojnë për mos pagesën e pagës do të . (Para komunës së Prishtinës, ora 11:00)

- Komuna e Gjilanit organizon fillimin e punimeve për ri-ndërtimin Stadiumit të Gjilanit. (Gjilan, ora 11:00)

- Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor organizon tryezën me temë: “Cilësia e ajrit në Kosovë, sfidat dhe veprimet”, në kuadër të zbatimit të Planit të masave për përmirësimin e cilësisë së ajrit në Kosovë. (Ndërtesa kryesore e Qeverisë, salla P-38, ora 13:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në tryezën me temë: “Cilësia e ajrit në Kosovë, sfidat dhe veprimet”, në kuadër të zbatimit të Planit të masave për përmirësimin e cilësisë së ajrit në Kosovë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00)

 

- Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli i shoqëruar nga kandidatja për kryetare të Mitrovicës, Valdete Idrizi do të vizitojnë Kullën e Isa Boletinit. (Kulla e Isa Boletinit - Mitrovicë, ora 14:00) 

Ngjarjet e datës 9 Nëntor 2017

- Misioni i OSBE-s në Kosovë organizon forum të nivelit të lartë për respektimin e të drejtave gjuhësore. (Hotel Swiss Diamond ora 9:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj  merr pjesë në konferencën e organizuar nga OSBE-ja, “Forumi për barazinë gjuhësore në Kosovë”. (Hotel Swis Diamnod, ora 9:30)

- Instituti Riinvest organizon tryezën "Ndërmarrësia e Grave" ku do të bëhet prezantimi i raportit si dhe gjetjet e anketës së bërë me mbi 300 gra ndërmarrëse, i pari i këtyre përmasave në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Zyra e BE-së në Kosovë bashkë me Ministrinë e Financave, do të prezantojnë Vlerësimin e vëllimit të ekonomisë joformale në Kosovë.  (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 10:00)

- Akademia për Siguri Publike dhe Projekti i Binjakëzimit i financuar nga BE-ja “Mbështetja e mëtejmë për Arsimin Publik në Kosovë” do të prezantojnë zhvillimin e përbashkët të suksesshëm të 6 Kurrikulave të Arsimit dhe Trajnimit Profesional për 6 agjencitë e sigurisë publike në Kosovë. (Akademia e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri, ora 10:00)

- Mbledhje e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit vjetor për funksionimin e Sistemit të Kontrollit të Brendshëm të Financave Publike në Sektorin Publik të Kosovës për vitin 2016. (Ndërtesa e Kuvendit, sallën S-I, ora 10:00)

- Demokraci Plus (D+) organizon debatin kushtuar mbarëvajtjes së procesit të prokurimit publik në Kosovë ku edhe do të bëjë edhe publikimin e raportit të mbikëqyrjes së prokurimit publik për vitet 2014-2016. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj,  me rastin e Ditës Ndërkombëtare kundër Fashizmit dhe Antisemetizmit do të hapet ekspozita e fotografive dhe dokumenteve, me ç’rast do të promovohet libri “Rrugëtimi-Journey”, i autorëve Skender Asani dhe Albert Rama. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 11:00)

- Ministri i  Drejtësisë Abelard Tahiri do të takoi Kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku. (Ndërtesa e Kuvendit Komunal të Vushtrrisë, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti do t'i vizitojë banesat sociale në Hajvali. (Hajvali, ora 12:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës, Forumi për Transparencë Parlamentare, lanson Platformën ‘Sistemi për Përcjelljen e Legjislacionit’. (Ndërtesa e Kuvendit  Salla 506, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 8 Nëntor 2017

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon punëtorinë me temë “Roli dhe rëndësia e Menaxhimit Kolektiv”. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Uran Ismaili viziton Klinikën e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. (Klinikën e Onkologjisë, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në të cilën do të shqyrtohet raporti me rekomandime të Avokatit të Popullit lidhur me trajtimin e punëve të pambaruara nga legjislatura e kaluar, sipas Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës, etj.. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj dhe  Ambasadori i Zvicrës, Jean-Hubert Lebetorganizon mbajn konferencë për Prezantimin e Autoritetit Qeveritar për Migrim, Profilin e migrimit 2016 dhe fillimin e Projektit: “Fuqizimi i Autoritetit për menaxhimin e migrimit në Kosovë”. (Ndërtesa kryesore të Qeverisë, salla P-38, ora 10:00)

 - Koordinator për zhvillim i Kombeve të Bashkuara dhe përfaqësues rezident i UNDP në Kosovë, Andrew Russell takoeht me Komisionin për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 10:00)

- Rrjeti i Grave të Kosovës do të prezantojë publikisht dokumentin më të ri të politikave të titulluar Progresi i Kosovës në përafrimin e ligjeve të saja me ligjet e Bashkimit Evropian (BE) mbi barazinë gjinore. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Oda Ekonomike e Kosovës do të prezantojë rezultatet e studimit “Klima e biznesit në Kosovë” për të identifikuar dhe artikuluar pengesat e të bërit biznes për komunitetin e biznesit në Kosovë dhe parashikimin e trendeve të ekonomisë së vendit në periudhë tre mujore dhe periudhë ciklike gjashtë mujore. (Lokalet e OEK, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti mban konferencë të jashtëzakonshme për media. (Zyra e krytarit Ahmeit, ora 11:00)

- Mbledhja e komisionit për Buxhet dhe Financa  në të cilën do të shqyrtohet kërkesa e qeverisë për konsultim me Komisionin për Buxhet dhe Financa, lidhur me vendosjen e normës së tatimit të akcizës, shqyrtimi i Raportit vjetor financiar i Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2016, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Ambasadori i Francën Didier Chabert mbanë ligjëratë në Universitetin e Prizrenit me teme "Kontributi i Francës në hapjen ndërkombëtare të Kosovës" dhe "Studimet në Francë. (Amfiteatri i Fakultetit Ekonomik, ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, do të vizitojë Komunën e Rahovecit ku do të takohet në Komunë me kryetarin Idriz Vehapi, dhe më pas do të inspektojnë punimet në Palestrën e Sportit në këtë qytet. (Objekti i Komunës se Rahovecit, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit ku do të behët shqyrtimi i propozim vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës me kandidatet për anëtarë të Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës, shqyrtimi në parim i Projektligjit nr. 06/L-009 për Ndërmjetësim, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret Ministrin e Shtetit për Evropën dhe Amerikën të Britanisë, Sir Alan Duncan. (Kabineti i Presidentit, ora 13:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim ministrin britanik të Shtetit për Evropë dhe Amerikë në Zyrën e Jashtme dhe të Komonuelthit, Alan Duncan. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:30)

 
 

Ngjarjet e datës 7 Nëntor 2017

- Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha raporton Komisionin për Integrime Evropiane lidhur me përmbushjen e obligimeve në kuadër të agjendës evropiane. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)


- Zyra Erasmus+ në Kosovë organizon Ditën Informuese të programit Erasmus+ për Institucionet e Arsimit të Lartë. (Amfiteatri i ndërtesës së Bibliotekës së Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina", ora 10:00)

- Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës takohet me përfaqësuesit e Qendrës së Gjenevës pë Siguri, Zhvillim dhe Sundimin e Ligjit.(Ndërtesa e Kuvendit, salla N-303, ora 10:00)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë bën publikimin e raportit me titull “Vlerësimi i rreziqeve në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë-Shkurt 2008 – Qershor 2017” raport ky që është në kuadër të progamit për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë. (Qendra e konferencave “Orion”, ora 10:00)

- Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani raporton para Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal lidhur me prioritetet e ministrisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:00)

- Lëvizja FOL organizon diskutimin për Ligjin mbi Mbrojtjen e Informatorëve në Kosovë, me ç’rast do të prezantohen të gjeturat e raportit të Lëvizjes FOL lidhur me këtë Ligj. (Hotel Sirioz, ora 11:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Shyqiri Bytyqi raporton para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi lidhur me programin legjislativ dhe prioritetet e ministrisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës do të mbajë një tryezë diskutimi mbi pasojat ekonomike që dalin nga menaxhimi i dobët i kontratave dhe mungesa e vlerësimit të performancës së operatorëve ekonomikë në prokurimin publik. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, në bashkëpunim me Institutin Demokratik të Kosovës, do të mbajë takimin e dytë koordinues me kryetarë të komisioneve parlamentare të Kuvendit lidhur me procesin e dialogut Kosovë-Serbi.  . (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-303, ora 13:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi viziton Komunën e Kaçanikut ku do të takohet me kryetarin Besim Ilazi. (Objekti i Komunës, ora 13:30 - ndryshim, ora 14:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim se bashku me kryetarin e Kaçanikut Besim Ilazi do të inspektojnë punimet në palestrën e sportit. (Kaçanik, ora 13:30 - ndryshim, ora 14:30)

- Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli i shoqëruar nga kandidati për kryetar të Ferizajt, Agim Aliu, do të takohen me personelin shëndetësorë. (Restaurant “Orchide” - Ferizaj, ora 13:30)
 
- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim se bashku me kryetarin e Kaçanikut Besim Ilazi do të përurojn stadiumin e qytetit të Kaçanikut. (Kaçanik, ora 14:00 - ndryshim, ora 15:00)

- Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli i shoqëruar nga kandidati për kryetar të Kaçanikut, Besim Ilazi, përurojnë stadiumin “Besnik Begunca”. (Stadiumi “Besnik Begunca” - Kaçanik, ora 15:00)

- Zyra Erasmus+ në Kosovë organizon Ditën Informuese të programit Erasmus+ për studentët. (Amfiteatri i ndërtesës së Bibliotekës së Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina", ora 15:30)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban tryezën Sfidat e energjitikës - problemet në minierat e qymyrit". (Ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës, salla alternative

Ngjarjet e datës 6 Nëntor 2017

- Institucioni i Avokatit të Popullit organizon tryezën me temën “Zbatimi i rekomandimeve  të Konventës Kornizë e KE për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare”. (Hotel Sirius, ora 9:00)
 
- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pret ne takim kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi. (Kabineti i kryetarit, ora 9:30)

- Ministri i Infrastrukturës  Pal Lekaj me bashkëpunëtorë, do të realizojnë një vizitë në Aeroportin e Gjakovës ku do të njihen nga afër me zhvillimet e fundit në këtë aeroport. (Aeroporti i Gjakovës, ora 10:00)

- Oda Ekonomike e Kosovës dhe Qendra për Hulumtim, Dokumentim dhe Publikim organizojn konferencën mbi temë "Gratë dhe Sigurina e Punës në Kosovë“. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ushtruesja e detyrës së Drejtorit të USAID Lisa Magno, bashkë me Kryeministrin, Ramush Haradinaj, Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë Bajram Hasani, dhe Zëvendës-shefin e Ambasades Suedeze Goran Paulson, do të jenë të pranishëm në hapjen e Konventës së parë të Veshmbathjeve të Kosovës. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi dhe zyrtarë përgjegjës nga Departamenti për Infrastrukturë Shkollore, do të mbajnë konferencë për media, ku do të prezantojnë gjendjen ekzistuese të hapësirave shkollore në tërë vendin, si dhe hapësirave të nevojshme për realizimin e mësimit tërëditor. (Ndërtesa e MASHT, ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Gramoz Ruçi. (Kabineti i presidentit, ora ora 10:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë në të cilën do të behët shqyrtimi dhe miratimi i draft-planit të punës së Komisionit për vitin 2017. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri zyrtarisht bënë promovimin e programit “Biblioteka Ime”, që është i pari program i kësaj natyre në Republikë. (Biblioteka e re e qytetit te Gjilanit, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të behët shqyrtimi i draft planit të punës së komisionit për vitin 2017. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:30)

- Komuna e Prishtinës mban konferencë për media. (Objekti i vjetër i Komunës së Prishtinës, ora 13:00)

- Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli i shoqëruar nga kandidati për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi do të takohen me sportistë. (Restaurant “Çamëria” - Vushtrri, ora 13:30)

- Klubi i Basketbollit Sigal Prishtina mban konferencë për shtyp lidhur me ndeshjen e radhës së klubit SIGAL Prishtina. (zyret e klubit në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, ora 14:00)

- Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli i shoqëruar nga kandidatja për kryetare të Mitrovicës, Valdete Idrizi do të vizitojnë liqenin tek lumi Ibër. (Liqeni i Ibrit - afër stadiumit “Adem Jashari” Mitrovicë, ora 15:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj vizitë pune në Ministrinë e Punëve të Jashtme. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:00)
 
 
 

Ngjarjet e datës 5 Nëntor 2017

- Lëvizja Vetëvendosje bën homazhe në një vjetorin e vrasjes në burg të aktivisit Astrit Dehari. (tek varri në Zllatar, ora 12:00)

- Mbahen garat në pingpong për Top 8 Junioret më të mira të Kosovës për vitin 2017. (Palestra e Sporteve në Prishtinë,  ora 12:00)

- Mbahet marsh protestues me thirrjen “Drejtësi për Astritin!”, duke kërkuar nga Qeveria e Kosovës dhe autoritetet tjera shtetërore që urgjentisht të marrin përgjegjësitë për zbardhjen e rrethanave të vdekjes së Astritit. (Oborri i Bibliotekës Kombëtare, ora 15:00)

Ngjarjet e datës 4 Nëntor 2017

- Kryeministri Ramush Haradinaj vizitë pune në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë. (Ndërtesa e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, ora 10:00)

- Kryetari i Odes Ekonomike te Kosoves Safet Gerxhaliu se bashku me Zv.Kryeministrin e Kosoves Fatmir Limaj  dhe Ministrin e Punes dhe Mireqenies Sociale Skender Reçica  do te vizitojne kompanine Jora Center & ESSI  shpk ne LLapushnik. (Fshati Llapushnik, ora 11:00 - anulohet)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike mban konferencën për media ku do të prezantohen të gjeturat nga monitorimi mbi temën "Zbatimi i Planit Kombëtar për MSA-në: Cili është progresi i institucioneve gjatë pjesës së parë të vitit 2017?”. (Grupi për Studime Juridike dhe Politike, përballë Kino ABC, mbi Maxi Market, ora 11:00)

- Ministria e Drejtësisë organizon konferencë për media. (Ndërtesa e Ministrisë se Drejtësisë, ora 13:00)

- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj se bashku me Ministrin e Punes dhe Mireqenies Sociale, Skender Reçica vizitojne Oden Ekonomike te Kosoves ku do te bisedohet per bashkepunim dhe avancim te proceseve ekonomike dhe me theks te veçant per mundesite e krijimit te vendeve te reja te punes. (Zyrët qendrore të Odës Ekonomike në Prishtinë, ora 13:00)

Ngjarjet e datës 3 Nëntor 2017

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 8:00)

- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, Nehat Idrizi, si dhe Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Blerim Isufaj do të vizitojnë  Gjykatën Themelore në Prishtinë. (Gjykata Themelore, ora 8:30)

- Organizata The Ideas Partnership mban konferencë për shtyp për publikimin e hulumtimit “Fenomeni i Martesave të Hershme në Komunitetet Romë, Ashkali dhe Egjiptian në Komunën e Fushë Kosovës”. (Qendra EUICC, ora 9:30)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe Instituti i Prishtinës për Studime Politike mbajn tryezën e diskutimit me temë “Procesi i Integrimit Evropian: Ku qëndron Kosova?”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:30)

- Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, do të vizitojë Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës "Adem Jashari", ku do të ketë takim me drejtuesit e këtij aeroporti. (Aeroporti i Prishtinës , ora 11:00)

- Lëvizja FOL organizon bashkëbisedim me Avokatin e Popullit, Hilmi Jashari, ku temë e këtij bashkëbisedimi do të jetë ‘Integriteti i Gjyqësorit’. (zyrat e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ministri i Diasporës, Dardan Gashi dhe përfaqësuesit e Byrosë Kosovare të Sigurimeve nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi. (Objekti kryesor i MPB-së, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj vizitë pune në Ministrinë e Financave. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

- , Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremonin e ndarjes së Çmimeve Vjetore për Teatër për vitin 2016. (Kabineti i ministrit Kujtim Gashi, ora 12:00)

 

- Sekretari i Ministrise se Diaspores, Osman Shahini do të mbajë një konferencë shtypi lidhur me pezullimin e tij nga detyra. (Para objektit të Ministrisë së Diasporës rr. Zenel Salihu, ish Gjykata Themelore, ora 13:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim - ORCA do të deponojë ankesë për Enver Hasanin në Këshill të Etikës të Universitetit të Prishtinës. (Para Rektoratit të Universitetit, ora 13:30)

- Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, do të vizitojë do të vizitojë Aeroportin e Gjakovës dhe do të takojë bordin menaxhues. (Gjakovë, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 2 Nëntor 2017

- Oda Ekonomike Amerikane organizon tryezën e titulluar “Nxitja e investimeve përmes përmirësimit të mjedisit afarist”. (Hotel Nartel, ora 9:45)

- OSBE do të organizojë një panel diskutimi me gazetarë, përfaqësues të organeve të zbatimit të ligjit dhe prokurorisë për të shënuar Ditën ndërkombëtare për t’i dhënë fund mosndëshkimit të krimeve kundër gazetarëve. (Qendra Informative dhe Kulturore të BE-së, ora 10:00)

- Instituti GAP organizon tryezën e rrumbullakët ku do të prezantojë analizën “Dallimet në menaxhimin e buxhetit familjar ndërmjet  grave dhe burrave”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:30)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën e diskutimit “E ardhmja e dialogut Kosovë-Serbi: perspektiva e qytetarëve” në Kamenicë, në një diskutim në mes deputetëve të Kuvendit të Kosovës, me përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe qytetarë. (Restorant “Jehona”, në Kamenicë, ora 10:30)

- Ministria e Punëve të Brendshme do të mbajë tryezë me temën “Luftimi i ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm”. (Objektin e Qeverisë së Republikës se Kosovës salla P37, ora 11:00)

- Mbahen homazhe me rastin e 28-te vjetorit te renjes heroike se Heronjeve te Kombit Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu! (Fshati, Llugë e Podujeves, prane Obeliskut te Heroit te Kombit, Afrim Zhitia, ora 11:00)

- Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asociim, Kosovë – BE do të mbajë mbledhjen e radhës në të cilën do te diskutojë draft agjendës dhe draft programit të takimit të IV  të përbashkët të KPSA-së, BE-Kosovë që do të mbahet me datë, 15-16 nëntor 2017, në Strasburg. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S- 1, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti mban konferencë për media. (Objekti i vjetër i Komunës së Prishtinës, ora 11:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj me bashkëpunëtorë, me ftesë të deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Adem Hodža, viziton Dragashin, me ç’rast do të njihet me gjendjen e infrastrukturës rrugore, por edhe me problemet tjera të qytetarëve të kësaj qendre komunale. (Qendra e Dragashit, ora 12:00)

- Mbahen homazhe te Permendoret e Heronjeve te Kombit Fahri dhe Bahri Fazliu. (Fshati Llaushe i Podujeves, ora 12:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj vizitë pune në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. (Ndërtesa e MMPH-së, ora 12:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të behet shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare dhe Formimi i Grupit të punës për mbikëqyrjen e zbatimit te Ligjit për energjinë elektrike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 13:00)

- Deputetët së bashku me zëvendësministrin e mjedisit dhe planifikimit hapësinor, do të realizojnë një vizitë në pikën kufitare në Kapi të Sfircës, për të parë nga afër mbarëvajtjen e punimeve në këtë pikë kalim kufitar. (Pika kufitare në Kapi të Sfircës, ora 13:40)

- Nderohen heronjet, në vendin ku kane rënë heroikisht Heronjët e Kombit Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu! (Bregu i Diellit, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj në përvjetorin e 28-të bënë homazhe te vendi i rënies së heronjve të Kosovës, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu. (Bregu i Diellit, ora 14:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli bën homazhe te vendi i rënies së dëshmorëve Afrim Zhitia e Fahri Fazliu. (Lagjja "Bregu i Dielli", ora 14:00)

- Zyra e BE-së së bashku me Këshillin Gjyqësor të Kosovës do të fillojë një projekt për themelimin e Regjistrit Kombëtar të Regjistrimeve të Kriminalistikës Kombëtare për Kosovën. (Swiss Diamond Hotel, ora 14:00)

 

- Hapet ekspozita për parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm përmes artit, temë e ekspozitës së Misionit të OSBE-së në Kosovë. (Galeria e Fakultetit të Arteve, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 1 Nëntor 2017

- Ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica raporton para Komisionit i për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale lidhur me prioritetet dhe sfidat e ministrisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 10:00)

- Forum 2015 organizon tryezën "Çështjet që e frenojnë zhvillimin në Kosovë" në të cilën do të shpalosë problemet dhe ofron qasje konstruktive për zgjidhjen e tyre, në shtyllat kryesore të zhvillimit të një shoqërie: ekonomi, shëndetësi dhe arsim. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Ministri i Financave Bedri Hamza do të pret në takim drejtoreshën ekzekutive të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës Feride Rushiti, si dhe përfaqësues tjerë të OJQ-ve për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës ku do të diskutohet për buxhetin e vitit 2018 dhe përfshirjen e kësaj kategorie në linjën e rregullt buxhetore. (Ndërtesa e  Qeverisë, kati 11, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në të cilën do të diskutohet lidhur me nismën legjislative për hartimin e Projektligjit për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00 )
 
- Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në bashkëpunim me  me mbështetjen e Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit GmbH dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë e vendorë të arsimit, lanson fushatën “Të gjithë së bashku për arsim më të mirë në Kosovë”. (Ndërtesa e MAShT, ora 10:30)

- Punëtorët e sigurimit të Fakulteteve të Prishtinës do të protestojnë për arsye të mos pagesës e stazhit të  punës konformë nenit 48 të Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive të Kosovës. (Para Rektoratit “Hasan Prishtina”, ora 11:00)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë dhe Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë organizon diskutimin me temë Qëndrimi i komunitetit serb rreth ndryshimit të mandatit të Forcës së Sigurisë së Kosovës. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

- Drejtori i Misionit të USAID-it Xhejms Houp do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të grantit, i shoqëruar nga pronari i kompanisë BONEVET Vllaznim Xhiha. (Lokalet e Bonevet, selia në rr. Tirana në Prishtinë, ora 11:00)

 - Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2016 dhe formimi i Grupit të punës për mbikëqyrjen e zbatimit te Ligjit për energjinë elektrike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Presidenti  i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në debatin e hapur me temë “Qëndrimi i komunitetit serb rreth ndryshimit të mandatit të Forcës së Sigurisë”, të organizuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë dhe Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC). (Hoteli Swiss Diamond, ora 11:00)

- Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj me bashkëpunëtorë dhe deputetin e kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri do të vizitojë fshatin Tërrnë në komunën e Ferizajt, ku do të takohet me banorët e fshatit dhe do t’i shohë nga afër gjendjen e infrastrukturës rrugore, transportin publik  dhe  do të njihet me problemet tjera, që i preokupojnë banorët e këtij fshati. (Fshati Tërrnë, ora 12:00)

- Ministria e Arsimit lanson fushaten "Të gjithë së bashku për Arsim më të Mirë në Kosovë!". (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit ku do të behët shqyrtimi raportit vjetor i punës së Institutit Gjyqësor të Kosovës për vitin 2016, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 13:00)

- Mbahet takimi i 142 -të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, ora 14:00)

- Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Dr.Albena Reshitaj do të pres në takim përfaqësuesit e Agresionit Japonez për Bashkëpunim Ndërkombëtar ku do të diskutohet mbi zbatimin e projektit “Zhvillimi i Kapaciteteve për Kontrollin e Ndotjes së Ajrit në Republikën e Kosovës”, financuar nga JICA, palët do të prononcohen edhe para mediave. (Ndërtesa e ministrise, kati i 17 , ora 14:00)

 

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës, me rend dite ndryshimin dhe plotësimin e Planit Operativ të Sigurisë për raundin e dytë të Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave. (Selia e KQZ-se, ora 15:30)

 

-  Drejtori i Misionit të USAID-it Xhejms Houpe do të flasë në takimin e Asamblesë së Përgjithshme të Shoqatës së të Diplomuarve të Programit Lidershipit Transformues. (Ndërtesa e re e bibliotekës së Universitetit të Prishtinës, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 31 Tetor 2017

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 8:00)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj merr pjesë në tryezën e organizuar nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës më temën “Prodhimet vendore në supermarkete-rregullimi i tregtisë së brendshme”. (Hotel Swis Diamond, ora 10:00)

- Demokraci Plus organizon tryezën me temën “Financimi i subjekteve politike: Cili është modeli që duhet ndjekë Kosova?”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e përmbylljes së trajnimit së projektit të finacuar nga BERZH-i, për Shëndetin, Sigurinë dhe mbrojtjen në Punë. (Salla e madhe e Hekurudhave të Kosoves INFRAKOS në Fushë Kosovë, ora 10:30)

-  Përfaqësuesja e Parlamentit Evropian, znj. Ulrike Lunacek do ta vizitoj programin e edukimit qytetar 'Demos-ti'. (Zyret e OJQ-së TOKA në Prishtinë, ora 10:40)

- Lëvizja FOL organizon diskutimin e hapur me temën “Dialogu social: Si të përfshijmë rininë në dialog dhe çfarë ka bërë KES-i në këtë drejtim”. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

- Ministria e  Administratës Publike organizon takimin e Këshillit të Ministrave për Reformën e Administratës Publike. (Objekti i Ministrisë së Administratës Publike, ora 12:00)

- Raportuesja e Parlamentit Europian për Kosovën Ulrike Lunacek së bashku me pasardhësin e saj si Raportuesja e Parlamentit Igor Šoltes mbajnë konfernecë për media. (Qendra Kulturore dhe Informative e BE-së, ora 12:15)

- Komisioni Qendror Zgjedhor i Odës së Mjekëve të Kosovës në një konferencë për media do të shpallë datën e zgjedhjeve të reja për Odën e Mjekëve. (Zyrat e Odës së Mjekëve, objektet njëkatëshe ngjitur me Pallatin Qeveritar - ish Pallati i Shtypit Rilindja, ora 14:00)

- Shefja e Zyres së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova do vazhdojë takimet me shefat e grupeve dhe komisioneve parlamentare, duke takuar përfaqësuesit e Listës Serbe. (Kuvendi i Kosovës, Salla S1, ora 15:00)

- Ambasadori amerikan Greek Delawie do të flas me rastin e hapjes së bazës së të dhënave mbi të diplomuarit në Qendrën e Karrierës. (Biblioteka Kombëtare, ora 15:15)

- Aksioni për Nëna dhe Fëmijë organizon sallonin e diskutimit të hapur mbi Edukimin Seksual Gjithëpërfshirës. (Qendra Studentore, ora 16:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj mban konferencë për medie lidhur me raportin për të Bërit Biznes, të Bankës Botërore. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 17:00)

 

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë sot do të mbajë një konferencë për shtyp ku do të prezantohet të arriturat e Kosovës në këtë proces dhe rangimet e reja në bazë të vlerësimeve të pavarura të ekspertëve të Bankës Botërore. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 30 Tetor 2017

- Presidenti  i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim znj. Ulrike Lunacek. (Kabineti i presidentit, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit  për Buxhet dhe Financa në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Punëtorinë mbi Rishikimin Afatmesëm të Projektit të Shëndetësisë Kosovare, mbështetur nga Banka Botërore. (Hotel Sharri në Prevallë, ora 10:00)

- Nën patronazhin e Kryeprokurorit të Shtetit për herën e tetë me radhë do të mbahet “Java për të drejtat e viktimave të krimit”. (Hotel “Emerald”, ora 10:00)

- Presidenti Thaçi, merrë pjesë në ceremoninë “Java për të drejtat e viktimave të krimit”, e cila mbahet nën Patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit. (Hotel Emerald, ora 10:00)
 
- Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj raporton para Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor lidhur me planin dhe prioritetet e ministrisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  N 302, ora 11:00)
 
- Mbledhje e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë në të cilën do të behët shqyrtimi dhe miratimi i draft-planit të punës së Komisionit për vitin 2017. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në prerjen e shiritit të lansimit të produktit të ri të Fabrikës Frutti. (Fabrika Frutti, kilometri 14, rruga Prizren-Reqan, ora 12:00)

- Ministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli raporton para Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, do të mbajë mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-303, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 13:00)

- Nataliya Apostolova, Shefe e Zyres së BE-së në Kosovë do vazhdojë takimet me shefat e grupeve dhe komisioneve parlamentare, duke takuar  përfaqësuesit e NISMA-s. (Kuvendi i Kosovës, Salla S1, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim lamtumirës anëtaren e Parlamentit Evropian, njëherësh raportuese për Kosovën, Ulrike Lunacek. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:45 - vetëm pamje)

Ngjarjet e datës 29 Tetor 2017

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media në të cilën do të flasin deputetja Albulena Haxhiu dhe deputeti Sami Kurteshi. (Zyrat e Vetëvendosjes, në lagjen Arbëria, ora 13:00)

- Komuna e Gjilanit, respektivisht Njësia për Rini në bashkëpunim me Këshillin e Veprimit Rinor Lokal, organizojnë shfaqjen e filmit IT ku paratë e mbledhura i dedikohen Qendrës për Kujdesin Ditor të Fëmijëvë me aftësi të kufizuara “Pema”. (Teatri i Qytetit, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 28 Tetor 2017

- Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj me bashkëpunëtorë, do të bëjnë përurimin e segmentit prej 3.5 kilometrash të Autostradës Prishtinë - Pejë, në Kijevë. (Kijevë, ora 11:00)

- Let’s Do It Kosova organizon aksion pastrimi në fshatin Stanishor të Gjilanit, ku pritet të marrin pjesë qindra vullnetarë. (Fshati Stanishor, ora 11:00)

- Zëvendës-shefja e Misionit të Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë, Colleen Hyland, do të flasë në ceremoninë e tyre të diplomimi te gjeneratës së 2017-tës së Mikrobursave të Anglishtes “ACCESS”. (Teatri i Gjilanit, ora 12:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, do të marr pjesë sot në manifestimin informativo-kulturor dhe Ecjen tradicionale të muajit të luftës kundër kancerit me moton "Zbulimi i hershëm = Mbijetesë", që për herë të dhjetë organizohet nga Qendra Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit "Jeta/Vita". (Ecja kundër kancerit fillon para Teatrit Kombëtar, ora 12:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj dhe Ministri i Shwndetwsisw, Usan Ismajli marrin pjesë në manifestimin e 10-të të Qendrës Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit “Jeta/Vita”. (Teatri Kombëtar, ora 12:00) 

Ngjarjet e datës 27 Tetor 2017

- Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë organizon tryezë rrumbullakët me temën “ Ballafaqimi me të kaluarën në tekstet shkollore të historisë dhe të edukatës qytetare” për ta shtjelluar procedurën e ri-shikimit të teksteve dhe rolin e OJQ-ve gjatë këtij procesi. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në të cilën do të bëhët shqyrtimi në parim i Projektligjit për Prishtinën si dhe nisma legjislative e Komisionit për hartimin e Projektligjit për Radiotelevizionin e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 10:00)

- Oda e Afarizmit të Kosovës organizon një tryezë diskutuese me temë “Konkurrenca jo lojale në treg". (Salla e OAK, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa në të cilën do të bëhët shqyrtimi i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës, për vitin 2017. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Projekti për Mbështetje të Përpjekjeve Kundër Korrupsion i UNDP-së, organizon trajnimin e specializuar për forenzikë financiare dhe  hetime të mashtrimeve. (Zyret e Shoqatës së Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës, rr. Sylejman Vokshi nr.50, ora 12:00)

- Universiteti “Kadri Zeka në Gjilan, organizon ceremoninë e diplomimit të studentëve. (Halla e Sporteve "Bashkim Selishta" në Gjilan, ora 12:00)

- Shoqata Sindikale e TKK-se organizon konferencën e jashëtzakonshme pë media. (Skena e madhe te Teatrit Kombëtar të Kosovës, ora 14:00)

- Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Znj. Rose Gottemoeller do të takojë komandantin e KFOR-it Gjeneral Major Giovani Fungo me ç'rast do te mbajnë edhe një konferencë për media. (Shtabi qendror i KFOR në Film City, ora 16:10 - Autobus do t’i presë mediat në hyrjen kryesore të shtabit, ora 15:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremonin solemne për dorëzimin e Çmimeve të Dramës Origjinale Shqipe “Katarina Josipi” për vitin 2016. (Kabineti i ministrit Kujtim Gashi, ora 15:00)

- Shoqata e Stomatologëve të Kosovës organizon Kongresin Mbarëkombëtar të Stomatologjisë. (Hotel Swiss Diamond, ora 17:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 26 Tetor 2017

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi takohet me sekretaren e Përgjithshme e Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm, Helga Shmid. (Zyra e Presidentit, ora 9:15 - vetëm pamje)
 
- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim Helga Schmid, Sekretare e Përgjithshme e Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën pritet votimi i Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në Konferencën Rajonale për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Njeriut dhe të Komuniteteve jo shumicë, e cila organizohet nga Këshilli Konsultativ për Komunitete, i cili funksionon në kuadër të Zyrës së Presidentit. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Bordi Nacional për Kontroll të Kancerit organizon tryezë shkencore për të shënuar Muajin kundër Kancerit të Gjirit. (Salla e Klinikës së sëmundjeve infektive në Qendren Klinike Universitarem, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës me rend dite shqyrtimin dhe miratimin e draft/planit operacional për Raundin e Dytë të Zgjedhjeve Lokale 2017. (Selia e KQZ-se, ora 10:00 )

 - Kryeministri Ramush Haradinaj dhe takim Sekretarja e Përgjithshme e Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm, Helga Schmid mbanjnë deklaratë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:45)

- Komisioni për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim shqyrton Projektplanin e Punës së Komisionit për vitin 2017. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Kryetari i Kosovës, Kadri Veseli takohet me sekretaren e Përgjithshme e Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm, Helga Shmid. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00 - vetëm pamje)

- Kryeministri Ramush Haradinaj në takim pune me rektorin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Prof. Dr Marjan Dema dhe bashkëpunëtorët e tij. (Ndërtesa e Rektoratit, ora 11:00)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë organizon konferencën ku do të bëhet prezantimi i rezultateve të hulumtimit “Monitorimi dhe Vlerësimi i Integritetit në Institucionet e Sigurisë në Kosovë”. (Qendra e konferencave Orion, ora 11:00)

- Përfundon simpoziumi dyditor me teme "500 vjet Reformacion" i organizuar nga Kisha Protestane Ungjillore e Kosovës. (Pallati i Qeverisë, tek ish-pallati i Rilindjes, ora 12:30)

- Përfaqësuesit e Vetëvendosjes takohen me sekretaren e Përgjithshme e Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm, Helga Shmid. (Zyra e BE-së, ora 15:00 - vetëm pamje)

- Përfaqësuesit e LDK-së takohen me sekretaren e Përgjithshme e Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm, Helga Shmid. (Zyra e BE-së, ora 15:45 - vetëm pamje)

- Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në bashkëpunim me Asociacionin Kosovar për Promovim dhe Edukim Shëndetësor i organizon punimet konferenca rajonale me pjesëmarrje ndërkombëtare për promovimin dhe edukimin shëndetësor e titulluar "Të mësojmë nga përvojat". (Hotel Emerald, ora 16:00)

- HandiKOS-it, organizon ekspozitën "Stick Up for ëomen on ëall", që ka për qëllim fuqizimin e grave me aftësi të kufizuara në Kosovë. (Ambientet e HandiKOS-it, ora 17:15)

- Hapet ekspozita “Shpalosje aktesh dhe sinteza siluetash” e autores Albana Ejupi. (Galeria e Ministrisë së Kulturës, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 25 Tetor 2017

- Presidenti Hashim Thaci takohet me Zëvendës-ndihmës Sekretarin e shtetit amerikan, përgjegjës për çështjet europiane dhe euroaziatike Hoyt Brian Yee. (Zyra e Presidentit, ora 9:00 - vetëm pamje)

- Ministria e Drejtësisë organizon nënshkrimin e “Memorandumit të Mirëkuptimit” në mes të Ministrisë së Drejtësisë dhe Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar. (Ndërtesa e Ministrisë se Drejtësisë, ora 9:00)

- Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës  do të mbajë Tryezë me temë "Imazhi i profesionistëve shëndetësor, ndikimi i tij në sistemin shëndetësor". (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancën plenarë në të cilën do të shqyrtoj Projektligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës organizon simpoziumin shkencor “500 vjet Reformacion” me studiues të ndryshëm vendor e ndërkombëtar prej fushave të ndryshme. (Amfiteatri i Ministrisë së Administratës Publike, ora 10:00)

- Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli Thaci takohet me Zëvendës-ndihmës Sekretarin e shtetit amerikan, përgjegjës për çështjet europiane dhe euroaziatike Hoyt Brian Yee. (Zyra e Kryetarit të Kuvendit, ora 10:00 - vetëm pamje

Instituti Demokraci për Zhvillim organizon “Panairin e Vullnetarëve” që do të mbahet për herë të dytë në kuadër të projektit “Vullnetarizmi për Zhvillim: Promovimi i vullnetarizmit dhe qytetarisë aktive në Kosovë”. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 11:00)

- Komuna e Gjilanit organizon shënimin e ditës së shkollës së mesme të Gjimnazit "Xhavit Ahmeti". (Objekti i shkollës, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj takohet me Zëvendës-ndihmës Sekretarin e shtetit amerikan, përgjegjës për çështjet europiane dhe euroaziatike Hoyt Brian Yee. (Zyra e Kryeministrit, ora 11:30 - vetëm pamje)

- Ambasadori i Britanisë së madhe në Kosovë, Ruairí O'Connell do të vizitoj Panairin e Vullnetarëve. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 12:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës me rend dite shqyrtimin dhe miratimin e draft/planit operacional për Raundin e Dytë të Zgjedhjeve Lokale 2017.   (Selia e KQZ-se, ora 16:00 - anulohet)

- Rreth 180 shërbyesve publik të cilët kanë marrë pjesë në programin Zhvillimi i Politikave Publike dhe Lidershipi do t’u dorëzohen çertifikatat. (Sheshi 21, ora 16:00)

 - Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës organizon ceremoninë solemne për kremtimin e Vitit të 8-të Gjyqësor. (Hoteli Sëiss Diamond Hotel, ora 17:00)
 


Ngjarjet e datës 24 Tetor 2017

 - Zyra e Bankës Botërore në Kosovë organizon tryezën e rrumbullakët ne tëmën “Vendet e punës dhe pengesat për krijim të punësimit në Kosovë”. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:00)

- Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha informon Komisionin për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës lidhur me prioritetet dhe sfidat e kësaj ministrie. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Ministri i Drejtësisë,  Abelard Tahiri raporton para Komisioni për Integrime Evropiane lidhur me përmbushjen e obligimeve në kuadër të agjendës evropiane. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 10:00)

- Shefi Observer i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të Bashkimit Evropian, Alojz Peterle mban një konference shtypi në të cilën do të japë një deklaratë mbi gjetjet paraprake të Misionit . (Hotel Swis Diamond, ora 10:30)

- Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj raporton para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi lidhur me programin legjislativ dhe prioritetet e Ministrisë së Inovacionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Zëvendës shefi i misionit të Eulex-it në Kosovë, Bernd Thran mban një ligjeratë ku do të diskutohet është ''Roli i EULEX-it në zbatimin e sundimit të ligjit'. (Objekti i kolegjit, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit i për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të bëhët shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike ku do të bëhët formimi i grupit punues për hartimin e Planit për zhvillimin e diplomacisë parlamentare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa në të cilën do të bëhët shqyrtimi i Raportit financiar të Radiotelevizionit të Kosovës për periudhën janar-shtator 2017 dhe Programit të Shpenzimeve të RTK-së, për periudhën tetor-dhjetor 2017. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 13:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban konferencë për media lidhur me procesin zgjedhor në Republikën e Kosovës. (Qendrën Mediale e KQZ-së, ora 13:30)

- Mbahet takimi i 140 -të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, ora 14:00)

- Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri raporton para Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në lidhje me Marrëveshjen për Drejtësinë të datës 10 shkurt 2015. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N sallën S-I, ora 14:00)

- Koalicioni i OJQ-ve  “Demokracia në Veprim”, mban konferencën për media ku do të publikohet deklarata preliminare për procesin zgjedhor për Zgjedhjet Lokale 2017. (Zyrat e Institutit Demokratik të Kosovës, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim ish-zëdhënësin e NATO-s, Jamie Shea. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:30)

- UBT mban konferencen për të ardhmen Euro-Atlantike të Kosovës. (Kampusi i UBT-së në Lipjan, ora 17:30)

- Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës mban akademi solemnje në prag të shënimit të 500 vjetorit të Reformacionit Protestant. (Hotel Swis Diamond, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 23 Tetor 2017

- Ministria  për Forcën e Sigurisë së Kosovës organizon punimet e konferencës “FSK dhe Partnerët”. (Ndërtesa e MFSK-së në kazermën "Adem Jashari’’, ora 9:00)

- Muzeu i Kosovës, do të mirëpres Shoqatat e të Verbërve të Komunave të Kosovës, për nder të ”Javës Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë". (Muzeu i Kosovës, ora 10:00)

- Lëvizja FOL organizon bashkëbisedim me ish-kryetarin e Gjykatës Supreme Fejzullah Hasani. Temë e këtij bashkëbisedimi do të jetë integriteti i gjyqësorit në Kosovë. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 11:00) 

 - Anëtarët e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor takohen me Ministrin e Bujqësisë, Nenad Rikallo lidhur me planin dhe prioritetet e ministrisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00) 

- Oda e Tregtisë dhe Industrisë e Serbisë dhe Forumi për Marrëdhënie Etnike, në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës dhe Fondacioni "Heinrich Boell", organizojnë një diskutim në temë "Bashkëpunimi ekonomik dhe normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës". (Ndërtesa e Oda e Tregtisë dhe Industrisë e Serbisë, në Resavska 15, Beograd, ora 13:00)

-Kryetari i NISMA për Kosovën, z. Fatmir Limaj, mban konferencë për medie, (Selia qendrore e NISMA për Kosovën, ora 15:00)

- Kisha Protestante Ungjillore e Kosoves. organizon shfaqjen e filmit "Mbreteria" produksion kosovar, hyrja eshte falas. (Kinema ABC, ora 17:00)

- Zyra e BE-së dhe Këshilli Britanik në Kosovë organizojnë ngjarjen me rastin e shënimit të përfundimit të studimeve master në universitetet e BE-së nga përfituesit e grantit të Raundit X të Skemës së Profesionistëve të Rinj dhe të kthimit të tyre në Kosovë për të filluar punën në shërbimin civil. (Modelariumi i Fakultetit të Arkitekturës, prapa Ministrisë së Arsimit, ora 19:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, me bashkëpunëtorë, do të zhvillojnë aktivitete në terren, me ç’rast do të vizitojë ndriçimin në disa segmente rrugore. (Nisja bëhet nga Ministria e Infrastrukturës, ora 19:30)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)