Ngjarjet e datës 27 Tetor 2015
- Policia e Kosovës, Akademia e Kosovës për Siguri Publike dhe Misioni i OSBE-së në Kosovë organizojnë konferencën rajonale Ndërlidhja me rrjete dhe qasja krahasuese në arsimin policor. (Hotel, Swiss Diamond, ora 9:30)- Mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport në të cilën do të bëhët shqyrtimi i Projektligjit për Kinematografinë dhe shqyrtimi në parim i Projektligjit për Profesionet e Rregulluara në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)
- Mbështetur nga Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë organizon diskutim në Vushtrri mbi parandalimin e ektremizmit të dhunshëm. (Restaurant Ura e Gurit në Vushtrri, ora 10:00)
- Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të bëhët i Raportit vjetor të Auditimit për vitin 2014. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)
- Portali Foltash.com organizon tryezë diskutimi me temën Kosova përballë ekstremizmit dhe radikalizmit fetar. (Hotel Sirius, ora 10:00)
- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në bashkëpunim me Komunën e Ferizajt, në kuadër të aktiviteteve Ditët e Biznesit të Vogël 2015 organizon Konferencë Informuese për Zhvillimin e Sektorit Privat në Ferizaj. (Restorant Orchide në Ferizaj, ora 10:00)
- Iniciativa për Progres INPO, organizon tryezën (Pa)Qëndrueshmëria financiare e komunave, për të diskutuar rreth kufizimeve dhe mundësive që kanë komunat në planifikimin dhe realizimin e të hyrave vetanake. (Hotel Sirius, ora 10:00)
- Kryeparlamentari, Kadri Veseli, për herë të tretë mban mbledhjen e Komisionit për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 10:30)
- Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës me kryetarët e grupeve parlamentare. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 11:00)
- Me rastin e Ditës Nderkombëtare te Tashegimisë Audiovizuale KUSA në bashkëpunim me emisionin "Arkiva" te Radio Televizionit te Kosoves, do te shfaqn një ekspozitë të vogël të fotografive dhe filmave të vjetër nga arkivat, me qëllim që të ngrisim vetëdijen e qytetarëve për rëndesinë e digjitalizimit te arkivave. (Para Teatrit Kombetar, ora 11:00)
- Një projekt i BE-së që implementohet nga Nisma e Zhvillimit Bujqësor në Kosovë do të themelojë ndërmarrje të vogla shoqërore që drejtohen nga gratë e veja të papunësuara, për të ofruar dreka për nxënësit e disa shkollave të Kosovës më ketë rast do të lansohet bufeja në skollën "Shaban Jashari" në Skenderaj. (Shkolla "Shaban Jashari", Skenderaj, ora 11:00)
- Ministri i Infraastrukturës, Lutfi Zharku raporton para Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri për zhvillimet në fushëveprimtarin e ministrisë, në realizimin e prioriteve në aspektin buxhetor për këtë vit dhe vitin e ardhshëm. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:00)
- Mbahet Akademi përkujtimore me rastin e 13 vjetorit të vrasjes së ish kryetarit të Komunës se Suharekës, Ukë Bytyçi. (Shtëpia e Kulturës, Ukë Bytyçi. ora 12:00)
- NLB Prishtina në bashkëpunim me Federatën e Shahut të Kosovës, organizon Turneun III memorial në shah Mustafë Ibrahimi, për të përkujtuar njeriun e arsimit, sportit, ekonomistin dhe patriotin Mustafë Ibrahimi. (Ambientet e Federatës së Shahut të Kosovës - Pallati i Rinisë dhe Sporteve, Prishtinë, ora 17:00)
Shoqata Autizmi në Prishtinë bashkë me Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës Kamertale Kamerfest 2015, organizon koncertin Koncert për Autizëm, i cili do të mbahet sot në kuadër të Kamerfest. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ora 18:00)