27 Tetor 2020

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 korrik 2015

- Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, do të vizitojë komunën e Klinës ku do të takohet me kryetarin e komunës së Klinës, Sokol Bashota dhe Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi. (Objekti i komunës, ora 9:30)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, do të homazhe tek varri i veprimtarit të ndjerë, Shaban Manaj në Istog. (Istog, ora 11:00)

- Për herë të pestë, në kuadër të manifestimit “Ditët e Diasporës”,  Ministria e Diasporës e mban finalen e kuizit të diturisë  “Ta njohim atdheun ”. (Shkolla Amerikane të Kosovës në Pallatin e Rinisë, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 24 korrik 2015

- Policia e Kosovës oranizon ceremoninë përkujtimore, të përvjetorit të katërt te rënies së Heroit të Kosovës Enver Zymeri duke filluar me vendosjen e kurorave me lule tek lapidari i heroi. (Kompleksi i Drejtorisë së Përgjithshëm të Policisë në Prishtinë, ora 10:00)

- Mbahet takimi i 102-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, kati i IV, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon konferencën për media ku do të prezantohen të gjeturat e punimit “Zgjedhja e Presidentit nga Populli: Nevojë e kohës apo retorikë e zakonshme?”. (Zyrat e KDI-së përballë Bashkësisë Islame, ora 10:00)

- Mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Provimin e Maturës Shtetërore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 10:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, viziton komunën e Ferizajt më ç'rast do të pritet në takim nga kryetari Muharrem Sfarqa. (Objekti i komunës, ora 10:30)

- Anëtari i Kuvendit Komunal të Drenasit Sokol Bylykbashi nga Lëvizja Vetëvendosje! Qendra në Drenas do të dorëzojë kallëzim penal për Komunën e Drenasit, e cila jashtëligjshëm ka lejuar që një kompani private të fitoj qindra mijëra  euro nga eksploatimi i resurseve publike. (Gjykata Themelore në Prishtinë, ora 11:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme Skender Hyseni dhe Drejtori i Përgjithshëm i PK-se Shpend Maxhuni, do të bejnë homazhe tek varri i Heroit Enver Zymeri. (Fshati Dubovc, ora 11:00)

- Mbahet takimi i radhës i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur. Pas takimit do të ketë konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P - 38, ora 11:00)

- Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Vushtrri, organizon aksionin "Ku është uji", e që ka të bëjë me shprehjen e pakënaqësisë së Qendrës sonë dhe të qytetarëve me mungesën e furnizimit me ujë të pijshëm në komunën e Vushtrrisë. (Para objektit të Komunës në Vuashtrri, ora 11:00)

- Organizata Jo-qeveritare Emancipimi Civil Ma Ndryshe organizon performansën publike “Sa m2 një vendparking?!“. (Segmenti i rrugës ‘’Remzi Ademaj’’, pranë ish-librarisë së qytetit, ora 11:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni,  do të vizitojë komunën e Vushtrrisë do të takohet me kryetarin, Bajram Mulaku dhe Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi. (Objekti i Komunës se Vushtrrisë, ora 13:00)
 
- Dejtoresha e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Saranda Bogujevci do të merr pjesë në hapjen e kampit interaktiv që do të zgjasë tre ditë me radhë, në parkun e Gërmisë. (Shtëpizat e Qendrës Rekreative në Gërmi, ora 13:00)

- Kryeministri Isa Mustafa mban konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni,  do të vizitojë komunën e Mitrovicës do të takohet me kryetarin, Agim Bahtiri dhe Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi. (Objekti i Komunës se Mitrovicës, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 23 korrik 2015

- Komiteti Olimpik i Kosovës organizon konferencën për shtyp me rastin e pjesëmarrjes së ekipit Olimpik të të rinjëve nga Kosova në EYOF, Festivalin Olimpik Evropian për të Rinjë që mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë. (Aeroporti i Prishtinës, ora 7:15)

- Drejtori menaxhues i PTK-së, Agron Mustafa së bashku me grupin humoristik “Stupcat” do t’i mirëpresin dhe dhurojnë një pjesë, nga 50 mijë numra, që VALA ka dhënë falas për bashkëatdhetarët që do të vijnë nga diaspora. (Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, ora 8:30)

- Drejtori i USAID-it James Hope, i shoqëruar nga Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës Enver Peci, do të flasë me rastin e hapjes së konferencës njëditore me temën Zvogëlimi i Numrit të Lëndëve të Grumbulluara Civile dhe Aktgjykimeve të Papërmbaruara në Kosovë. (Hoteli Swiss Diamond, ora 9:15)

- Mbahet seanca plenare e Kuvenit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvenit, ora 10:00)

- Ministri për Komunitete dhe Kthim Dalibor Jevtic, së bashku me Drejtorin e Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Republikës së Serbisë, Marko Djuric dhe zëvendës Kryeministrin Branimir Stojenovic, në Grackën e Vjetër, në Komunën e Lipjanit, do të marrin pjesë në shënimin e gjashtëmbëdhjetë vjetorin e vrasjes së korrësve ku do të vendosin kurorë tek përmendorja e viktimave.  (Grackën e Vjetër, ora 10:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni do të qëndrojë në një vizitë në komunën e Lipjanit ku do të takohet me kryetarin e komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti dhe Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi. (Objekti i komunës, ora 11:00)

- Komandantit të KFOR-it, Francesco Paolo Figliuolo mban konferencën për shtyp. (Objekti i Radios RTK-së, kati 9, ora 11:15)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni do të vizitoj komunën e Ferizajt më ç'rast do të takohet me kryetarin e komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa dhe Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi. (Objekti i komunës, ora 12:20)

- Institutit Riinvest organizon konferencen per media me temë “Qeverisja korporative tek bizneset familjare ne Kosove“. (Objekti i Institutit Riinvest, ora 16:00)

- Muzeu i Kosovës mbështetur nga Ministria e Kulturës,Rinisë dhe Sportit organizon hapjen e ekspozitës mobile "Vitrina e Muzeut të Kosovës". (Sheshi "Ibrahim Rugova", ora 20:00) 

Ngjarjet e datës 22 korrik 2015

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P - 31, ora 9:00)

- Mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport në të cilën do të bëhët shqyrtimi i Projktligjit p¸r Provimin e Maturës Shtetërore dhe shqyrtimi i raportit vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Instituti për Politika Zhvillimore dhe OJQ Lens organizojn eventin përmbyllës të projektit “Platforma për e-pjesëmarrje bazike.” (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni raporton para Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës rreth realizimit të planit të punës së Komisionit për gjashtë mujorin e parë të vitit 2015. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 10:00)

- Hapet Panairi veror i ndërmarrësisë i projektuar si një mundësi për prodhuesit dhe përpunuesit për të promovuar produktet vendore dhe rritjen e partneriteteve dhe i fokusuar në promovimin e grave ndërmarrëse në qendër rajon. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 10:30)

- Kryeparlamentari, Kadri Veseli do të takojë grupe të mërgimtarëve dhe do të mbajë fjalë mirëseardhjeje. (Salla e mbledhjeve plenare në Kuvend, ora 11:00)

- Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjensionit Kosovar për Intelegjencë në të cilën do të bëhët shqyrtimi i realizimit të planit të punës së Komisionit për gjashtë mujorin e parë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni do të qëndroj në një vizitë në komunën e Podujevës ku do të pritet nga kryetari i komunës, Agim Veliu, si dhe do të takohet me Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi. (Objekti i komunës se Podujevës, ora 11:00)

- Lëvizja FOL organizon konferencën për media, me ç'rast do të bëjë publikimin e Hulumtimit mbi Partitë Politike në Kosovë. (Zyret e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

- Mbledhja e Nën-komisionit për Mandate, Imunitete dhe Rregulloren e Kuvendit në të cilën do të bëhët shqyrtimi i kërkesës së Gjykatës Themelore në Prishtinë, për heqjen e imunitetit për Enver Hasanin dhe Arta Rama Hajrizin. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 11:00)

- Qendra Mediale në Çagllavicë, me mbështetjen e Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë, organizon debatin publik me temën "Zbatimi i marrëveshjeve të Brukselit, çka është bërë e çka jo?". (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 11:00)

- Caritas Kosova në partneritet me Handikos-in dhe Qendren Kosovare për Vetë-Përkrahje do të organizojë një tryezë të rrumbullakët. (Hotel Victory, ora 11:00)

- Në mbledhjen e Nën-komisionit për Mandate,  Imunitete dhe Rregulloren e Kuvendit do të shqyrtohet  kërkesa e Gjykatës Themelore në Prishtinë, për heqjen e imunitetit për Enver Hasanin dhe Arta Rama Hajrizin. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-2, ora 11:00)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë si pjesë e rrjetit rajonal të organizatave të shoqërisë civile “POINTPULSE” organizon konferencën në të cilën do të prezantohen rezultatet e sondazhit me qytetarë me titull “Integriteti i Policisë në Ballkanin Perëndimor”.(Salla e konferencave Orion, ora 11:00)
 
- Mbahet mbledhja konstituive e Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. (Selia Qendrore të Aleancës për Ardhmëirinë e Kosovës, ora 11:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media mban dëgjim publik lidhur me amendamentimin e Projektligjit për Procedurën e përgjithshme Administrative. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203 ,ora 11:00)

 

- Policia e Kosovës organizon konferencë të jashtëzakonshme e cila ka të bëjë me realizimin e dy operacioneve policore të suksesshme dhe arrestimin e disa personave të dyshuar të përfshirë në vepra penale. (Stacioni policor Qendra”, ora 11:30)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe Ministrja e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar dhe Përfaqësuese Speciale e Kryeministrit për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, Baronesha Joyce Anelay, vizitojnë komunën e Gjakovës. (Qendra “Medica Gjakova”, rr. “Fadil Nimani”, nr.34, Gjakovë, ora 11:45)
 
- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami dhe drejtori i përgjithshëm i Kompanisë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike, George Karagutoff, do të nënshkruajnë Marrëveshje Bashkëpunimi, e cila ka për qëllim ofrimin e praktikës profesionale në ndërmarrje për nxënësit e shkollave të mesme profesionale. (Kabineti i Ministrit, ora 12:00)

- Mbledhja e Komisionit për të Drejtat Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticiione ku do të behët shqyrtimi i Raportit për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Personat e Verbër, shqyrtimi i Raportit të Agjencisë për Barazi Gjinore dhe shqyrtimi i Udhëzuesit për Peticione. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 12:45)

- Mbledhja e Komisionit për Buxhet Dhe Financa ku do të bëhët shqyrtimi i kërkesës së Qeverisë së Kosovës për konsultim më Komisionin për Buxhet dhe Financa, lidhur me Vendimin e Qeverisë për ndryshimin e normës së tatimit të akcizës dhe disa shqyrtime tjera. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)

- Vazhdimi i seancës plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 14:00)  

- Mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme ku do të formohen grupet e miqësisë dhe njoftim nga vizitat e grupit punues dhe anëtarëve të tjerë të komisioni. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 15:00)

Ngjarjet e datës 21 korrik 2015

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të vizitojë kandidatët, të cilët i nënshtrohen provimit pranues në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës. (Fakulteti i Mjekësisë, ora 9:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës në mënyrë të organizuar hap dyert për të gjithë mërgimtarët të cilët dëshirojnë ta vizitojnë ndërtesën e institucionit më të lartë legjislativ dhe të takohen me përfaqësuesit e qytetarëve. (Ndërtesa e Kuvendit,  ora 10:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim bën lansimin e punimeve “Votimi jashtë vendit” dhe “Analizë e punësimit, asistencës sociale, dhe skemave pensionale në Kosovë dhe vendet tjera”. (Salla e konferencave Orion, ora 10:00)

- Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike ku do të bëhët Shqyrtimi i Raportit të Auditimit të Performancës për mirëmbajtjen dhe riparimin e automjeteve zyrtare dhe shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat vjetore financiare të Ministrisë së Integrimeve Evropiane. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 10:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga pret në takim Ministren e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar dhe Përfaqësuese Speciale e Kryeministrit për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, Baroneshën Joyce Anelay. (Kabineti i Presidentes, C-101, ora 10:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të marrë pjesë në fillimin e punimeve të ndërtimit të infrastrukturës shkollore në fshatin Kishnarekë të Drenasit. (Fshati Kishnarekë, ora 10:00)

- Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit në mes përfaqësueseve të Muzeut të Kosoves dhe SOS Fshatrave të Kosovës. (Objekti i SOS Fshatit, Lagjja Velani, ora 10:00)

- Instituti GAP organizon konferencën për media ku do të prezantoj analizën "Madhësia e Administratës Publike në Kosovë - Propozim për Uljen e numrit të të punësuarve në Administratën Publike". (Zyrat e Institutit GAP, Qyteza Pejton tek Ambasada Norvegjeze, ora 10:30)

- PL4Y Internacional organizon ngjarjen e përbashkët Sport4Youth i do të bashkojë tetëdhjetë fëmijë nga komunitet i Shqiptarë, Serb, Romë, Boshnjak dhe Ashkali që vijnë nga Kamenica, Mitrovica, dhe nga Shtimja. (Stadiumi i futbollit në Kamenicë, ora 10:30)

- Instituti Demokratik I Kosovës organizon konferencësn për media, në lidhje me te gjeturat e raporteve të auditimit në fushën e prokurimit publik dhe adresimin e këtyre gjetjeve nga ana e institucioneve si dhe reagimin e prokurorisë së shtetit. (Zyret e KDI-së, ora 11:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të marrë pjesë në përurimin e fillimit të punimeve për renovimin e shkollës në fshatin Komoran të Drenasit. (Komoran, ora 11:00)

- Mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Kryeministri Isa Mustafa pret në takim Ministren e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar dhe Përfaqësuese Speciale e Kryeministrit për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikte, Baroneshën Joyce Anelay. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:10)

- Policia e Kosovës organizon aktivitetin i cili ka të bëjë me realizimin e një ushtrimi të përbashkët, të reagimit dhe menaxhimit të situatave në nivel operativ me përfshirje të gjerë të njësive speciale dhe njësive për reagim të shpejtë nga të gjitha rajonet. ( Kampi “Vrella” në Sllatinë, ora 11:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli do të takohet me Baroneshën Joyce Analey nga Britania e Madhe. (Kabineti i Kryetarit të Kuvendit, ora 12:00)

- Klubi i Basketbollit SIGAL Prishtina organizon konferencën e parë për shtyp lidhur me planet tona për edicionin e ri 2015/2016 si dhe përforcimet e reja. (Salla e konferencave të KB SIGAL Prishtina, ora 14:00)

-  Qendra Informative dhe Kulturore të BE-së organizon aktivitetin me titull “Ne jemi çfarë hamë” në kuadër të fushatës për mjedisin dhe shëndetin. (Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së, ora 17:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga dhe Baronesha Joyce Anelay vizitojnë Qendrën për promovimin e të drejtave të grave në Drenas. (Qendra për promovimin e të drejtave të grave, Drenas, rr. “Rasim Kiçina” nr.5, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 20 korrik 2015

- Komisioni ad-hoc i Kuvendit të Kosovës do të bëjë intervistimin e kandidatëve për plotësimin e 5 vendeve të lira në Bordin e RTK-së. (Objekti i Kuvendit të Kosovës, ora 9:00)

- Mbahen provimet pranuese në disa fakultete të Universitetit të Prishtinës.(Fakultetet e UP-së, ora 9:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të vizitojë Fakultetin e Edukimit me rastin e mbajtjes së provimit pranues për studentët e rinj. (Fakulteti i Edukimi, ora 9:00)

- Mbahet konferenca nacionale “Partneriteti Publiko-Privat në Sektorin e Mbeturinave të Riciklueshme dhe Zhvillimi Lokal”. (Kalaja e Qytetit në Vushtrri, ora 10:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të marrë pjesë në përurimin e fillimit të punimeve për ndërtimin e shkollës “Abaz Ajeti” në Gjilan. (Shkolla fillore Abaz Ajeti në Gjilan, ora 10:00)

- Hapja solemne të akademisë verore ndërkombëtare “Citizens’ Diplomacy”, një bashkëpunim mes UBT dhe Friedrich-Ebert-Stiftung, ku do të marrin pjesë studentë nga Kosova, rajoni dhe bota. (UBT në Lagjen Emshir, ora ora 10:00)

- Mbahet takimi konstituiv i Këshillit Drejtues të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe votohet Kryesia e AAK-së. (Hotelit “Sirius”, në Prishtinë, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës me kryetarët e grupeve parlamentare. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 11:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të marrë pjesë në fillimin e punimeve për ndërtimin e sallës së edukatës fizike të shkollës në Pograxhë të Gjilanit.  (Objekti i shkollës në Pograxhë, ora 11:00)

- Qendra Kulturore Shqiptare “Okarina” mban koncertin “Diaspora 2015” me fëmijët nga diaspora, konkretisht nga Suedia, Danimarka, Gjermania, Austria etj. (Salla e kuqe në Pallatin e Rinisë, ora 18:00)
 

Ngjarjet e datës 16 korrik 2015

- Behët lansimi i raportit “Vendosja e Drejtësisë në Zgjedhje”, analizë kjo e botuar si pjesë e projektit të përkrahur nga Departamenti Federal për Punë të Jashtme të Zvicrës. (Salla e konferencave Orion, përballë kinemasë ABC, ora 9:30)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet në seancë plenare, në të cilën do të shqyrtojë disa projektligje dhe pritet të zgjedh Auditorin e Përgjithshëm. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri në të cilen do të behët shqyrtimi i Raportit me Rekomandime për Projektligjin për Dixhitalizimin e transmetimeve radio difuzive tokësore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 10:00)

- Grupi i Grave Deputete i Kuvendit të Kosovës, takohet me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O\'Connel. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-302, ora 11:45)

 

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, pret në takim kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00 - vetë pamje)

- Drejtoresha e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Saranda Bogujevci do të jetë e pranishme në ndarjen e rekuizitave sportive për klubet e qytetit. (Objekti i ri i Komunës së Prishtinës, kati IV, ora 14:00)

-  Kryetari i Komunës në bashkëpunim me Kryesuesin e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës mban tubimin publik për vitin 2015. (Salla e Kuvendit të Komunës, ora 14:00)

 

Ngjarjet e datës 15 korrik 2015

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P - 31, ora 9:00)

- Konrad Adenauer Stiftung dhe Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave do ta organizojnë tryezën me temë Subjektet Politike në Kosovë - Zgjedhjet Brenda-Partiake, Integrimi në Organizatat Ndërkombëtare, Politikëbërja dhe Vendimarrja. (Salla e konferencave Orion, ora 9:30)

- OSBE me ndihmën e Komisionerit të Lartë të KB për Refugjatë organizon takimin përgatitor të grupit punues teknik ndër-qeveritar për zgjidhje të qëndrueshme për personat e zhvendosur nga Kosova. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport ku do të shqyrtohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit përtë Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta si dhe Projktligji pёr Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.(Ndërtesa Kuvendit, salla S-I, ora 10:00)

- Në prani të përfaqësuesve të KFOR-it dhe të institucioneve të Kosovës përurohet ura në Deçan. (Deçan, ora 10:00)

- Mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit në të cilen behët shqyrtimi i raportit me amendamente i Komisionit funksional në Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës. (Ndërtesa Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon konferencën për medie ku do të paraqiten vlerësimet e këtij instituti për punën e Kuvendit të Kosovës në sesionin pranaveror janar-korrik 2015. (Zyrat e KDI-së, përballë Bashkësisë Islame të Kosovës, ora 11:00)

- Mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale në të cilen do të behët shqyrtimi i Projektligjit për shëndetin mendor dhe shqyrtimi i Projektligjit për mbrojtjen e të ushqyerit me qumësht gjiri.(Ndërtesa Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Grupi i Grave Deputete i Kuvendit të Kosovës, zhvillon takimin lamtumirës me ambasadorin holandez në Kosovë, Robert Bosch. (Ndërtesa Kuvendit, salla 225, ora 11:00)

- Posta e Kosovës dhe Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” qe furnizon me ujë të  pijshëm komunën  e Prizrenit, Suharekës, Malishevës, Dragashit dhe Mamushes do të nënshkruajnë një Marrëveshje. (Ndërtesa e PTK-së, Lagjja” Dardania”, ora 11:00)

 - Mbledhja e Komisionit për të Drejtat Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticiione në të cilen do të behët shqyrtimi i Peticionit dhe shqyrtimi i Raportit për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Personat e Verbër. (Ndërtesa Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

- Ministria e Arsimit në bashkëpunim me Agjencionin Akademik dhe Kërkimor Kroat së bashku me partnerët e saj teknologjik Samsung, Cisco dhe Verso, do të prezantojnë konceptin e E-learning, si dhe DEMO Klasën e Mençur e cila do të jepet si donacion nga CARnet dhe partnerët e saj për Shkollën e Mesme Profesionale “Gjin Gazulli” në Prishtinë. (Smbientet e MAShT, ora 13:00)
 
- Mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në të cilen do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Procedurën e përgjithshme administrativ. (Ndërtesa Kuvendit, salla S-I, ora 13:00)

 

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, pret në takim ambasadorin, Wolfgang Ischinger. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:00 - vetëm pamje)

- Mbahet ceremonia e nenshkrimit te memorandumit te bashkepunimit mes Odes Ekonomike te Kosoves dhe Ministrise se Punes me qellim te hulumtimit te tregut te punes, trajnimi dhe certifikimi i punemarresve, ndermjetesimi ne punesim, bashkerendimi i aktiviteteve trajnuese me Qendrat Trajnuese te MPMS-se. (Lokalet e Odes Ekonomike te Kosoves, ora 15:30)

Ngjarjet e datës 14 korrik 2015

- Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të takohet me ministrin e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë së Republikës së Shqipërisë, Blendi Klosi. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00 - vetëm pamje)

- Mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport në të cilen do të behët shqyrtimi i Projktligjit pёr Provimin e Maturёs Shtetёrore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, do të takohet me ministrin e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë të Shqipërisë, Blendi Klosi. (Kabineti i Kryetarit të Kuvendit, ora 10:30)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizojn diskutim publik lidhur me Projektligjin për Ndryshimin e Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit: një ndër mjetet kryesore për luftën ndaj korrupsionit politik. (Qendra e konferencave Orion, ora 10:30)

- OJQ Community Building Mitrovica në bashkëpunim me Fondacioni i Kosovës për  Shoqëri të Hapur  nënshkruajn peticionin “Koha për ta ndalur izolimin e Kosovës” drejtuar Bashkimit Europian dhe Qeverisë së Kosovës për liberalizimin sa më të shpejtë të vizave Schengen. (Tek Komuna e Mitrovicës dhe tek Xhamia e madhe e qytetit “Isa Beg”, ora 11:00)

- Mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri ku do të behët shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2014. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:00)

- Ministri i Punës dhe Mirqenies Sociale, Arban Abrashi, do të pres në takim homologun nga Republika e Shqipërisë, Blendi Klosi. (Ambientet e MPMS-së, ora 11:00)

- Oda Ekonomike e Kosovës së bashku me Institutin Riinvest, organizojne  konferencën “Qeverisja korporative tek bizneset familjare në Kosovë”. (Hapësirat e Odës Ekonomike të Kosovës, ora 11:30)

- Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë i Republikës së Shqipërisë, Blendi Klosi do të takohet edhe me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala ku edhe do të nënshkruhet Marrëveshja në fushën e Rinisë mes Kosovës e Shqipërisë. (Ndërtesa e MKRS, ora 12:00)

- Shoqata e Prodhuesve bashke me Shoqaten e Perpunuesve te Qumeshtit do mbajn protesten e radhes. (Nisja e protestuesve do behet nga parkingu te tv 21, ora 12:00)

- Ambasadori Britanik, Ruairí O’Connell dhe Drejtori Ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu, do të nënshkruajnë Marrëveshjen për Monitorimin e Prokurimit Publik në nivel qendror. (Ministria e Infrastrukturës, ora 12:30)

- Komisioneri i BE-së për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport, Tibor Navraksiks do të takohet me kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa dhe ministrat Arsim Bajrami, Kujtim Shala dhe Bekim Çollaku. (Kabineti i kryeministrit Mustafa, ora 14:00 - vetëm pamje)
 
- OJQ Stras, ogranizon gjate dites se neserme Konference, ku do te prezentoje nje hulumtim per tregun e telekomunikacionit. (Qendra e konferencave “Orion” përballë kinemasë ABC, ora 14:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, do ta presë në takim Komisionerin evropian për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport, Tibor Navracsics, të shoqëruar nga znj. Adrienne Kiraly, zëvendës shefe e Kabinetit të Komisionerit dhe Samuel Zbogar, shef i Zyrës së BE-së në Kosovë. (Kabineti i Ministrit, ora 14:45)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikolaos Kotzias. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:30 - vetëm pamje)

- Komisioneri i BE-së për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport, Tibor Navraksiks do të mbajë një ligjëratë në Universitetin Veror të Prishtinës. (Fakulteti i edukimit, ora 16:00)

- Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do të pres në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë, Kotzias Nikolaos me të cilin do të mbajnë edhe konferencë për gazetarë. (Ndërtesa e Qeverisë, salla për media, ora 16:30)

Ngjarjet e datës 13 korrik 2015

- Ministria e Diasporës (MeD) dhe Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) organizon konsultimin publik “Votimi Jashtë Kosovës”, (Salla e konferencave Orion, ora 09:45)  

- Mbahet Mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 10:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, viziton Gjilanin, ku do të ketë takime me kryetarin e komunës, Lutfi Hazirin, dhe do të vizitojë Teatrin dhe Qendrën Rajonale të Trashëgimisë në Gjilan. (Zyra e kryetarit, ora 10:00)

- Për nder të Ditës Botërore të Popullsisë 2015, ARTPOLIS në bashkpunim me UNFPA, organizon shpërndarjen e informacioneve nga të rinjët lidhur me Ditën Botërore të Popullsisë. (Pakru komunal në Fushë Kosovë, ora 10:00)

- Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës me kryetarët e grupeve parlamentare. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 11:00)

- Mbahet Mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:00

- Aleanca Kosovare e Bizneseve organizom përcjelljen e eksportit të parë të prodhimeve kosovare në Francë nga fabrika  vendore Solid, Suharekë. (Fabrika "Solid", ora 13:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, viziton komunën e Vitisë, ku do të takohet me kryetarin Sokol Haliti. (Kabineti i kryetarit, ora 13:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, do të vizitojë Muzeun e Shkollës së Parë Shqipe të Legalizuar në Kosovë, në Stubëll të Epërme të Vitisë. (Stubëll e Epërme e Vitisë, ora 14:00)

- Për të shënuar festën më të rëndësishme të Malit të Zi, 13 korrikun - ditën e shtetësisë, i ngarkuari me punë Radovan Miljanic organizon manifestimin që do të mbahet sot nga . (Teatri Kombëtar, ora19:00)

- Aleanca Franceze e Prishtinës kremton Festën Kombëtare të Francës. (Annex Bar, ora 19:00) 

Ngjarjet e datës 12 korrik 2015

- Për nder të Ditës Botërore të Popullsisë 2015, ARTPOLIS në bashkpunim me UNFPA, organizon shpërndarjen e informacioneve nga të rinjët lidhur me Ditën Botërore të Popullsisë. (Kampi Plementin në Obiliq, ora 10:00)

- Lëvizja Vetëvendosje organizojn konferencë për medie. (Zyra qendrore e Lëvizjes, ora 12:00)

- Kryeministri, Isa Mustafa, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Hashim Thaçi dhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, monitorojnë fushatën e korrje-shirjeve. (Vendi ndërmjet fshatrave Hallaq i Madh dhe Rufc i Ri, Komuna e Lipjanit, ora 12:00)

- Rinia Demokratike e PDK-së do të zhvillojë  aktivitet kulturor për nder të ditëve të Diasporës, me moton “Mirëseerdhët në vendin tuaj”. (Aeroporti i Prishtinës, ora 13:00)

-  Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, pret në takim zonjën Victoria Nuland, ndihmëssekretare amerikane e Shtetit. (Kabineti i Presidentes, C-101, ora 14:40 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Kryetari i Kuvendit Republikës së Kosovës, Kadri Veseli do të ketë takim me znj.Victoria Nuland, ndihmëse për çështje të Evropës dhe Azisë e sekretarit të shtetit, John Kerry. (Kabineti i Kryetarit të Kuvendit, ora 15:00)

Ngjarjet e datës 11 korrik 2015

- Për nder të Ditës Botërore të Popullsisë 2015, ARTPOLIS në bashkpunim me UNFPA, organizon shpërndarjen e informacioneve nga të rinjët lidhur me Ditën Botërore të Popullsisë. (Parku Nacioanl i Gërmis përball restaurant Freskia, ora 10:00)
 
- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon konferencën për media ku do të prezantojë Analizën e Politikave të titulluar me temë “Cili do të jetë ndikimi i Reformës Fiskale të Qeverisë Mustafa? Sqarimi i Pritjeve dhe Realiteteve”. (Qendra e Konferencave Orion përballë Kino Abc, ora 11:00)

- Për nder të Ditës Botërore të Popullsisë 2015, ARTPOLIS në bashkpunim me UNFPA, organizon shfaqje Teatrale me temën “Migrimi ilegal”. ((Parku Nacioanl i Gërmis, ora 12:00)

- Ministri Valon Murati do ta vizitojë kampin veror në Artanë i cili mbahet me fëmijët shqiptarë nga diaspora dhe organizohet nga Ministria e Diasporës në kuadër të manifestimit tashmë tradicional “Ditët e diasporës në Kosovë”. (Artanë, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 10 korrik 2015

- Vazhdimi i seancës plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe ministri i Ministrisë së Diasporës, Valon Murati, do të nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi lidhur me bashkë organizmin e aktiviteteve për ditën e diasporës. (Objekti i Komunës së Prishtinës, ora 10:30)

- Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Lypjan organizon aktivitet pranë objektit të Komunës së Lypjanit. (Pranë objekit të komunës së Lipjanit, ora 11:00)

- Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Arben Vitia do të mbaje një konferencë për media në të cilën do të publikohen rezultatet e vizitave sistematike shëndetësore në shkollat e Komunës së Prishtinës. (Objekti i komunës, ora 11:00)

- Organizata Jo-qeveritare Emancipimi Civil Ma Ndryshe organizon performansë publike me temë “Komunë e Hapur II“. (Hapësira publike rreth objektit të Komunës së Prizrenit, ora 11:00) 

- Grupi i Grave Deputete do të mbajë një takim, në të cilin do të shqyrtohet Raporti gjashtëmujor i funksionimit të mamografit mobil, në të cilin do të marrë pjesë edhe ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:00)

- Mbahet konferencë e jashtëzakonshme për media, e organizuar nga partitë opozitare të Kuvendit të Kosovës. (Ambientet e Kuvendit të Kosovës, ora 11:00)

- Grupin Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës do të qëndrojnë përfaqësuesit e qumështarëve të Kosovës. (Zyrat e GP të AAK-së, në Kuvendin e Kosovës, ora 12:00)

- Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! Ferizaj do të mbajë konferencë për media  me temë "Analizë raportit të auditorit të përgjithshëm". (Zyrët e Lëvizjes Vetëvendosje! ora 13:00)

- Në Gjykaten Themelore dega në Malishevë mbahet seanca e radhes ku para gjygjit pritet të dalin 5 te akuzuar sipas prokurorit për rastin e kthimit të pronave te "Dubraves" te fshatit Bellanic. (Pran gjykates themelore dega ne Malisheve ne ora 13:00)

 

- Konzorciumi Kosovar të Shoqërisë Civile për Zhvillim te Qendrueshem mban konferencë të jashtështezakonshme ne lidhje me mos-votimin e peticionit te 33.000 qytetareve mbi cmimet e energjise në Kuvendin e Kosoves për të dyten herë. (Sheshi "Nena Tereza" mbi kompanine e sigurimeve Dardania, ora 13:00)

Ngjarjet e datës 9 korrik 2015

- Kadetët e FSK-së zhvillojnë operacionet përfundimtare të ushtrimit ‘’Kampingu veror 2015’’ në Krivollak të Republikës së Maqedonisë. (Transporti dhe ushqimi sigurohen nga Ministria për FSK dhe nisja nga MFSK-ja, ora 6:30)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në takimin iniciues për Përgatitjen e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim 2021. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P – 38, ora 9:00)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Drejtoresha e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Saranda Bogujevci  do të vizitojë përgatitjet përfundimtare për hapjen e pishinës së Gërmisë. (Pishina e Gërmisë, ora 10:00)

- Grupi i Bankës Botërore, së bashku me Shoqatën e Bankave të Kosovës fillojnë programin për edukim financiar ne Kosove për t'i thelluar njohuritë e kosovarëve për një huamarrje më të zgjuar, për produktet financiare dhe e-banking. (Zyra e Grupit te Bankes Boterore - Magjistralja Prishtine-Fushe Kosove, ora 10:00)

- Me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, Policia e Kosovës organizon shkatërrimin e 1,742 copë të armëve të Vogla dhe të lehta. (Tek shkritorja në fshatin Janjevë, ora 11:00)

- Sindikata e Pavarur e Energjetikës së Kosovës dhe Sindikata e Pavarur e Metalistëve të Kosovës mbajn konferencën për shtyp lidhur me krijimin e federatës së përbashkët të Industrisë së Kosovës e cila do të quhet “industriAll”.(Zyret e SPEK-ut, ora 11:00)

- Qendra për Studime Shqiptare nga Londra dhe Instituti i Çështjeve Kombëtare nga Tirana do të promovojnë tre libra me dokumente nga historia kombëtare (Biblioteka Kombëtare, Prishtinë, ora 11:00)

- Mbahet takimi i 101-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës në bashkëpunim me Kryesuesin e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës mban tubimin publik për vitin 2015. (Salla e Kuvendit të Komunës, ora 14:00)

- Komuna e Prishtinës mban takimet informuese me qytetarë lidhur me mundësinë e përfitimit të granteve nga projekti i organizatës “Help”. (Salla e madhe e Kuvendit komunal, ora 14:00)

- Delegacioni i Aleances Kosovare te Bizneseve i kryesuar nga Kryetari  Agim Shahini do te kete takim pune me Shpend Ahmetin, Kryetar i Komunes se Prishtines. (Objekti i komunës, ora 14:00)

- Grupi i Grave Deputete pret ambasadoren e SHBA-së në Kosovë, znj. Tracey Ann Jacobson. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S- I,  ora 14:15)

- Dy organizata jo qeveritare të boshnjakëve në Prizren “Boshnjak KS”, "Marshi i Paqes për Srebrenicën" te përkrahur edhe nga Drejtoria për Kulturë"ë e kësaj komune organizojn një marsh për nder të 20 vjetorit të masakrës së Srebrenicës. (Pranë qendrës sportive "Sezai Surroi" në Prizren,  ora 17:00)

- Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së se bashku me Ambasadën Franceze organizojnë shfaqjen e dokumentarit "Kohët kanë ndryshuar" nga Marion Milne në temën e ndryshimit të klimës, si pjesë e fushatës për mjedisin dhe shëndetin. (Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së, ora 18:30)

Ngjarjet e datës 8 korrik 2015

- Hapja e takimit të pestë plenarë për Dialogun e Procesit të Stabilizim Asociimit. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P - 38, ora 9:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, merr pjesë në takimin e pestë plenar për Dialogun e Procesit të Stabilizim-Asociimit. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P – 38, ora 9:00)

- Mbahet takimi konstituiv i Kuvendit të Odës së Fizioterapeutëve të Republikës së Kosovës, e cila organizohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për Odën e Fizioterapeutëve i Ministrisë së Shëndetësisë. (Hotelin “International” që ndodhet në kilometrin e pestë në magjistralen Prishtinë-Shkup, ora 10:00) 

- Mbahet ngjarja përmbyllëse e projektit të financuar nga BE “Mbështetje në mbrojtjen nga rrezatimi dhe siguria bërthamore në Kosovë”. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P 38, ora 10:00) 

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet Dhe Financa. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së, organizon diskutimin "Jeta e shëndetshme dhe diabeti" që do të shërbejë si platformë për shkëmbim të njohurive dhe përvojave për jetën e shëndetshme dhe diabetin. (Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së, ora 11:00)

- Fakulteti i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT organizon hapjen e ekspozitës tradicionale. (Kampusi inovativ në UBT, ora 11:00)

- Hapet Panairi i 43-të i librit “Gjilani 2015”, që do të zgjasë deri më 10 korrik. Në kuadër të Panairit bëhet ndarja e Çmimit letrar “Beqir Musliu” shkrimtarit Anton Nikë Berisha (Hapja e Panairit - Platoja e Teatrit të Gjilanit, ora 10:00; ndarja e Çmimit – Salla e Kuvendit të Komunës, ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, viziton Skenderajn, ku do të inspektojë punimet në Palestrën e Sporteve të këtij qyteti. (Skenderaj, ora 11:30)

- Kryetari i Federatës Futbollistike të Kosovës Fadil Vokrri do të mbajë një konferencë me gazetarë për më të rejat në FFK (Hotel Emerald, ora 13:00)

- Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku dhe Jean- Eric Paquet, drejtor për Ballkanin Perëndimor nga Komisioni Evropian, mbajnë konferencë për media pas takimit te Dialogut te Procesit të Stabilizim Asociimit. (Ndërtesa e Qeverisë, salla e konferencave P32, ora 14:10)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P – 31, ora 14:30)

- Mbahet ceremonia e pritjes se dy kampionëve të boksit, Nuri Seferit dhe Erzen Rrustemit (Hotel Sirius, ora 15:00)

 

- Rrahim Pacolli do të mbaj konferencë për shtyp ne lidhje me mosmarreveshjet ndermjet kompanive te sigurimeve lidhur me disa vendime qe prekin interesin e qytetareve. (Zyret e kompanise se sigurimeve Siguria, në lagjen QAFA, ora 15:15)

Ngjarjet e datës 7 korrik 2015

- Konsultimi me Organizatat e Shoqërisë Civile për Raportin e Progresit të Vendit 2015 dhe takimin plenar të Dialogut për Procesin e Stabilizim Asociimit. (Hotel Sirius, Hotel Sirius, ora 8:30)

- Dogana e Kosovës organizon ceremoninë e pranim-dorëzimit të donacionit të EULEX-it i cili përfshin 15 automjete të cilat I dhurohen Doganës. (Drejtoria e Doganës, ora 9:30)

- Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 10:00)

- Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës me kryetarët e grupeve parlamentare. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 11:00) 

- Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri në të cilën do të behët raportim i përfaqësuesve të ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Infrastrukturës dhe Tregtisë dhe Industrisë  lidhur me realizimin e rekomandimeve të dala nga Raporti i Progresit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:00)

- Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale - KLGI organizon konferencë me temë “Asociacioni/Bashkësia – dy emra, dy qëllime”,ku do të publikohen të gjeturat nga studimi lidhur me formimin e Asociacionit të Komunave Serbe (Sheshi 21 në Prishtinë, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e shënimit të 25-vjetorit te themelimit te Sindikatës të pavarur të Administratës se Kosovës. (Hotel Grand, ora 11:15)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti bashkë me drejtorinë e Drejtorisë së Infrastrukturës Lokale, Hysen Durmishi dhe kryetarin e Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, do të vizitojnë punimet në ndërtimin e rrugëve Bërnicë e Ultë – Mazgit dhe Barilevë – Breznicë. (Bërnicë e Ultë, ora 12:00)

- Komuna Gjakovës organizon dëgjim publik për skemen e grantëve për biznese. (Ndërtesa e komunës së Gjakovës, ora 12:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, viziton Deçanin, ku do të inspektojë punimet në Palestrën Sportive të këtij qyteti dhe do te marrë pjesë në fillimin e punimeve të fazës së dytë në renovimin e Stadiumit të qytetit në Deçan. (Deçan, ora 12:30)
 
- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala do të vizitojë Vrellën e Istogut, ku po bëhen gjurmime me rëndësi arkeologjike. (Vrella e Istogut ora 14:30)

 

- Ministri i Financave, Avdullah Hoti mban konferencë për media në lidhje me Marrëveshjen me Fondin Monetar Ndërkombëtar. (Ndërtesa e  Qeverisë, kati 11, ora 15:00) 

Ngjarjet e datës 6 korrik 2015

- Nënkryetari i Komunës së Prishtinës Dardan Sejdiu dhe drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit, Ardian Gashi do ta vizitojnë vendpunishten në lagjen “Kodra e Trimave”në kuadër të projektit për zgjerimin dhe modernizimin e rrjetit të ndricimit publik. (Afër shkollës “ Zenel Hajdini”, ora 10:00)

- Ministri për Komunitete dhe Kthim Dalibor Jevtic, me rastin e fillimit të korrjes, do të vizitoj fshatin Novake në komunën e Prizrenit. (Fshati Novake, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 10:00)

- Bëhet dorëzim - pranimi i detyrës nga Avokati i deritashëm i Popullit, Sami Kurteshi, tek Avokati i ri i Popullit, Hilmi Jashari. (Zyra Qendrore e IAP-së, ora 11:00)

- Drejtori për Zhvillim Ekonomik i Komunës së Gjilanit, Ismail Januzi, mban konference për media. (Gjilan, ora 11:00)

- Partia Demokratike e Kosovës dega Ferizaj mbanë konferencë për medie me temë "Vendimet skandaloze për prona, të kryetarit Sfarqa". (Zyret e PDK-së dega në Ferizaj, ora 12:00)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në Akademinë Përkujtimore kushtuar luftëtarëve të lirisë, të rënë në betejën e lavdishme të Loxhës. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë, ora 12:00)

Ngjarjet e datës 4 korrik 2015


- Mbahet mbledhja e Këshillit të Qendrës së Prishtinës të Lëvizjes Vetëvendosje! lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe. (Shkolla fillore "Meto Bajraktari". ora 10:00)

- Për nder të 4 korrikut, dita e pavarësisë së SHBA-ve, Garda Ceremoniale e Forces se Sigurise së Kosovës do të bëjë ngritjen e flamurit amerikan në sheshin Bill Clinton në Prishtinë. (Sheshi Bill Clinton, ora 10:00)

- Universiteti i Biznesit dhe Tekonologjise organzion ceremoninë e diplomimit të studentëve. (Salla e Sporteve  “1 Tetori”, ora 14:00)

- Komuna e Prishtinës, respektivisht Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, do të vazhdojë me dezinsektimin hapësinor në Komunën e Prishtinës. (Lagjja “Bregu i Diellit”, “Lagjja e Spitalit” dhe “Kalabria”, ora 19:30)

- Nën patronatin e kryetarit të komunës Haki Rugova. Shoqata "Miqtë e Amerikës" e organizon manifestimin për diten e pavarësisë së SHBA-ve në Komunën e Istogut. fillon nga ora 19:30 dhe mbahet në Restaurant "TROFTA",

- Venera Mustafa prezanton koleksionin e saj të shtatë dhe tetë, sonder - pranverë/verë 2016 + për vjeshtë dimër 2015. (Poligoni i gjuajtes Reload në rrugen Prishtinë - Shkup në Llapnasellë, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 3 korrik 2015

- Kryeministri Isa Mustafa pret në takim kongresistin amerikan, Eliot Engel. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 8:00 vetëm pamje)

- Projekt i përbashkët i BE-së dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim organizon një konferencë e hapjes për të diskutuar sfidat në sektorët e arsimit dhe punësimit dhe do të paraqesë një vlerësim të nevojave të tregut të punës dhe lidhjet e saj me zhvillimin e kurrikulit, metodologjitë e reja të mësimdhënies dhe të trajnimit. (Hotel Sirius, 9:00)

- Ministri i Financave Avdullah Hoti do të pres në vizitë zyrtare ministrin e Financave të Republikës së Shqipërisë Shkëlqim Cani ku edhe do të mbajnë konferencë për media. ( Hotel Theranda në Prizren, ora 11:00 - Nisja e organizaur bëhet nga Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)  

- Mbahet mbledhja e gjashtë e Kuvendit të Komunës së Prishtinës. (Salla e madhe e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, ora 10:00)

- Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Ferizaj do të mbajë tryezë me temë "Funksionimi i ndërmarrjeve publike në Ferizaj". (Restorant Orchide, ora 10:00)

- Ministri Kulturës, Kujtim Shala, pret Ekipin Olimpik të Kosovës që mori pjesë Lojërat Olimpike Evropiane në Baku të Azerbajxhanit më ç'rast Nora Gjakovës, fituese e medaljes së bronztë, do t’i jepet shpërblimi sipas Rregulloren për Ndarjen e Shpërblimeve Shtetërore për Sportistët që arrijnë rezultatet kulmore në Garat Ndërkombëtare. (Kabineti i ministrit , ora 10:00)

- Ministria e Shëndetësisë organizon takimin informues lidhur me Zhvillimet aktuale në Kujdesin Parësor Shëndetësor. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Armë, shqyrtimi i Projektligjitpër Letërnjoftim, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Nën organizimin e Grupit të Grave Deputete, shfaqet dokumentari "Follow us". (Salla e mbledhjeve plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 10:30)

- Ceremonia e dhënies së Çmimit Doctor Honoris Causa, të Kolegjit AAB, për merita të veçanta në diplomacinë proaktive në Ballkan, Dekanit të Trupit Diplomatik në Kosovë, Ambasadorit të Holandës në Kosovë, Robert Bosch. (Objekti i Kolegji AAB , ora 14:00)

- Në kuadër të javës së Arkitetkurës mbahet "Shtepia e Hapur" ku prof.Ilir Gjinolli dhe Ardita Byci nga Urban Plus do mbajne turnene e objektit dhe do flasin rreth konceptit dhe realizimt te tij. (Shkolla Model, ora 14:00)

-  NISMA për Kosovën nesër do të mbaj bashkëbisedim me strukturat e NISMA-s në Malishevë. (Sheshi tek Qendra Zejtare në Malishevë, te ish-Tregu, ora 18:00)

- Në kuadër të javës së Arkitetkurës shfaqet filmi dokumentar nga Beka Production "24 heures sur place" fitues i shume shperblimeve. (Modelariumi i Fakultetit te Arkitektures, ora 18:30)

- Komuna e Prishtinës, respektivisht Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, do të vazhdojë me dezinsektimin hapësinor në Komunën e Prishtinës. (Lagjet “Tophane”, “Kodra e Trimave”, Vreshtat dhe Kolovicë dhe fshati Bërnicë, ora 19:30)

- Në kuadër të javës së Arkitetkurës mbahet ligjerata e arkitektit te mirenjohur Han Tumertekin. (Modelariumi i Fakultetit te Arkitektures, ora 19:30)

Ngjarjet e datës 2 korrik 2015

- Me rastin e shënimit të 4 vjetorit të themelimit, Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale organizon aktivitete promovuese. (Sheshi "Zahir Pajaziti", ora 9:00)

- Mbahet Kuvendi VII Zgjedhor i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. (ambientet e Holtelit “Emerald”, ora 10:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga pret në takim Thomas Yazdgerdi, Drejtor i Zyrës për Evropën Jugore dhe Qendrore, nga Departamenti amerikan i Shtetit. (Kuvendi i Kosovës, C-301, ora 10:15 - mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Mbahet seanca solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të shënohet 25-vjetori i miratimit të Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Përfaqësuesi në Kongresin e SHBA-së, Eliot Engel mban takim me Kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:45 - vetëm pamje)

- Mbahet seancae rregullt plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)

- Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës do të mbajë Akademi Solemne me rastin e 25-vjetorit të Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut 1990. (ASHAK, ora 12:00)

- Ambasadorja e SHBA-së, Tracey Jacobson do të jetë nikoqire e organizimit të përvjetshëm të ambasadës të kremtimit të Ditës së Pavarësisë së SHBA-së. (Rezidenca e ambasades në Prishtinë, ora 16:30)

- Kongresmeni Eliot Engel do ta vizitojë varrin e Ibrahim Rugovës. (Velani, ora 17:15)

- Kryeministri Isa Mustafa pret në takim Thomas Yazdgerdi, Drejtor i Zyrës për Evropën Jugore dhe Qendrore, nga Departamenti amerikan i Shtetit. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 17:30 - vetëm pamje)

- Komuna e Prishtinës, respektivisht Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, do të fillojë me dezinsektimin hapësinor në Komunën e Prishtinës. (Lagjet “Lakrishte”, “Dardani”, “Ulpianë”, “Veternik”, Zona Industriale  dhe kazerma “Adem  Jashari”, ora 19:30 deri në orën 24:00)
 

Ngjarjet e datës 1 korrik 2015

- Nën drejtimin e Presidentes së Republikës së Kosovës, zonjës Atifete Jahjaga, organizohet takimi i katërt i Këshillit Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë Luftës. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla P-38, ora 10:00)

- Mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport mban diskutim rreth vizitës së Komisionit në Berlin, sqqyrtimi i Projktligjit pёr Provimin e Maturёs Shtetёrore dhe shqyrtimi i Projktligjit pёr Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Komisionin Parlamentar për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në bashkëpunim me Institutin Demokratik të Kosovës do të organizoj një tryezë diskutimi për shqyrtimin e mundësive për financimin e transmetuesit publik në Kosovë. (Hotel Sirius, ora  10:00)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe drejtori i Drejtorisë së Administratës, Muhedin Nushi marrin pjesë në  ceremonin e fillimit të  sistemit të digjitalizuar të biletimit. (Stacioni i Autobusëve, ora 10:00)

- Mbledhja e komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit në të cilën do të bëhët shqyrtimi i Projektligjit për agjencinë Kosovare për krahasim dhe verifikim të pronës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 10:00)

- Shënohet Dita e Permbarimit Privat më ç'rast do të flasin Ministri i drejtësisë, Hajredin Kuçi, Zevendes-drejtori i Zyres se USAID per Qeverisje dhe Demokraci, Randall Olson, Tedi Malaveci-Kryetar i Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësor Privat të Shqipërisë si dhe kryetarja e Odës së përmbaruesve privat të Kosovës, Emine Sherifi-Lubeniqi. (Hotel Sirius, ora 10:50)  

- Policia e Kosovës mban konferencë për media e cila ka të bëje me fillimin e implementimit të patrullimit të përbashkët të njësiteve policore të PK-se dhe të atyre të Shqipërisë. (Pika kufitare në Vërmicë, 11:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, mban mbledhjen e radhës, në të cilën do të shqyrtohet Projektligji për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës. E ftuar do të jetë ministrja Edia Tahiri. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 11:00)

- Përfaqësuesi në Kongresin e SHBA-së, Eliot Engel mban takim me Zëvendës-ministrin e Punëve të Jashtme Petrit Selimi. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla P37, ora 11:00 - vetëm pamje)

- Administrat Tatimore e Kosovës organizon takim për të diskutuar rreth reformave në ATK, si dhe të arriturat tjera gjatë periudhës Janar-Qershor 2015. (Zyrat qendrore te ATK-së, ora 11:00)

- Mbledhja e komisionit për Buxhet Dhe Financa në të cilën do të bëhët shqyrtimi i Raportit me amendamente të Grupit Punues për Projektligjin për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave;  për Projektligjin për Tatimin në të Ardhurat Personale dhe për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.(Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, në një ceremoni solemne do të bëjë ndarjen e Çmimit Kombëtar për Vepër Jetësore “Niketë Dardani” dhe çmimet tjera vjetore për muzikë. (Ndërtesa e ministrisë, ora 12:00)

- Zyrtarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Jahja Lluka, sekretar i Kuvendit, Ahmet Isufi dhe Besnik Tahiri, anëtar i Kryesisë, do ta mbajnë konferencën, në të cilën do të paraqesin detaje rreth organizimit të kuvendit.mbahet konferencë për media, me temë rreth përmbylljes së përgatitjeve të Kuvendit VII Zgjedhor të partisë, që mbahet më 2 korrik. (Selia e AAK-së, ora 12:00)

- Në kuadër të Javës së Arkitekturës në Prishtinë mbahet aktiviteti "Shtëpia e Hapur". (Hotel Graqanica, ora 13:00)

- Përfaqësuesi në Kongresin e SHBA-së, Eliot Engel takohet me Zëvendës-kryeministrin Branimir Stojanovic. (Zyra e Zëvendës-kryeministrit Stojanovic, ndërtesa e Qeverisë, ora 13:30 - vetëm pamje)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga pret në takim xhudisten Nora Gjakova dhe trajnerin Driton Kuka. (Kabineti i Presidentes C-101, ora 14:00 - mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Përfaqësuesi në Kongresin e SHBA-së, Eliot Engel takohet me Ministrin e Punëve të Brendshme Skender Hyseni. (Ministria e Punëve të Brendshme, ora 14:45 - vetëm pamje)

- Mbahet ceremonia solemne e hapjes së edicionit të XV-të të Universitetit Veror Ndërkombëtar të Prishtinës. (Qendra e Studentëve, ora 19:00)

- Kreatorja Krenare Rugova do të prezantoi koleksionin për Vjeshte / Dimër 2015/16. (Ateliea e Krenare Rugova, rr, Garibaldi 17, ora 19:00)

- Galeria Kombëtare e Kosovës vazhdon me organizimin e ligjëratave në kuadër të Programit Publik me artistin e njohur nga Shqipëria Edi Hila. (Objekti i Galerisë , ora 19:00)

- Komuna e Prishtinës, respektivisht Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, do të fillojë me dezinsektimin hapësinor në Komunën e Prishtinës. (Lagjja “Aktash”, “Lagjja e Muhaxherëve”, Parku i Qytetit, “Vellushë” (Blloqet), Qendra e Qytetit dhe “Qyteza Pejton”, ora ora 19:30 deri në orën 24:00)

- Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike organizon iftar me gazetarë të ekonomisë me qëllim të diskutimit lidhur me çështjet e ndryshme që ndërlidhen me energjetikë dhe me performancën e KEDS dhe KESCO.  (Restorantin Apollonia në  Lagjjen Pejton, ora 19:45)

Ngjarjet e datës 30 Qershor 2015

- Me rastin e shënimit të 4 vjetorit të themelimit, Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale organizon aktivitete promovuese. (Sheshi "Zahir Pajaziti", ora 9:00)

- Programi për Arsim Themelor i USAID-it do të organizojë një ngjarje mbi “Ndikimin e aktivitetit të Renovimit të Klasave” në shkolla dhe komunitete. (Hotel Sirius, ora 9:20)

- Përfaqësuesi në Kongresin e SHBA-së, Eliot Engel do ta vizitojë Kosovën më ç'rast do të takohet Presidenten, Atifete Jahjaga. (Zyra e Presidentes, ora 10:00 - vetëm pamje)

- Ministria e Shëndetësisë prezanton të dhënat e fundit të gjendjes perinatale për vitin 2014, mbështetur nga Projekti i përbashkët UNFPA-UNICEF-OBSH në partneritet me MSh-në dhe Qeverinë e  Luksemburgut. (Hotel Sirius, ora 10:00)      

- Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës feston 25 vjetorin e themelimit te saj. (Hotelin Grand, ora 10:00)

- Ministria për Forcën e  Sigurisë organizon konferencën me temë ʺPerspektivat e ndërtimit të integritetit në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovësʺ. (Ndërtesa e Ministrisë,  ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e dytë e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik të Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 10:00)

- Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Ferizaj mban konferencë për media lidhur me mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal. (Zyrët e Vetëvendosjes!-s në Ferizaj, ora 10:00)

- Kryetari  i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, Muhamet Mustafa do të mbajë një konferencë për media, me  temë:”Bizneset dhe adresimi i problemeve të tyre në gjykata”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S I, ora 10:30)

- Instituti për Politika Zhvillimore dhe Friedrich Ebert Stiftung organizon tryezën me titull “Pse migrojnë Kosovarët”. (Salla e konferencave “Orion” përballë Kino ABC, ora 11:00)

- Anëtarë të Komisionit Qendror Shetëror të Maturës do të mbajnë konferencë për media, ku do të publikojnë rezultatet e Provimit Shtetëror të Maturës 2015. (Ndërtesa e MAShT, ora 12:00)

- Shoqata e Prodhueseve të Qumështit se bashku me Shoqatën e Qumështoreve të Kosovës organizojnë protestën nën moton ''Mbrojme shëndetin dhe prodhimin Vendor". (Sheshi  Skënderbeu dhe Nënë Tereza, ora 12:00)

- Behët promovimi i librit me te ri publicistik te Gani Mehmetajt me titull "A di Zoti Shqip". (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 12:00)

- Pas mbledhjes se Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik të Kosovës mbahet konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale  do të lansojnë Programin e Subvencionimit të Pagave. (Hotel AFA, ora 13:00)

- Në kuadër të Javës së Arkitekturës në Prishtinë mbahet aktiviteti "Shtëpia e Hapur". (Tek studiot e reja te Klan Kosoves, ish fabrika e amortizatoreve, ora 13:00)

- Drejtori Menaxhues i PTK-së, Agron Mustafa mban takim me gazetarë ku do të njoftoj me zhvillimet e fundit në PTK, për mbarëvajtjen e projektit 4G LTE, marrëveshjet e reja komerciale, brezin frekuencor, investimet, produktet e reja, etj. (Restorant Rings, sheshi Nëna Terezë, ora 14:00)

- Përvjetori i themelimit të Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. (Hotel Sirius, ora 18:00)

- Nën patronatin e Ministrit të Diasporës, Valon Murati mbahet ceremonia e nderimit të një nga personalitetet më të spikatura të komunitetit Shqiptaro-Amerikan, për kontributin 30 vjeçar në promovimin dhe afirmimin e çështjes së Kosovës, Pavarësisë së saj, si dhe një nga investitorët më të mëdhenj Shqiptaro-Amerikan, Harru Bajraktari. (Hotelin Swiss Diamond, ora 18:30)

 

Ngjarjet e datës 29 Qershor 2015

- Mbledhja e Nën-komisionit për Mandate, Imunitete dhe Rregulloren e Kuvendit në të cilën do të bëhët hartimi i Projektligjit për Kuvendin e Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 9:00)  

- Anulohet - Zyra e Bankës Botërore në Kosovë do të organizojë një konferencë për gazetarë për të prezentuar numrin më të ri të Raportit të Rregullt Ekonomik për Evropën Juglindore. (Zyra e Bankës Botërore, rruga Prishtinë – Fushë Kosovë, ora 9:00 )

- Mbahet mbledhja e radhës e Senatit të Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina". (Ndërtesa e rektoratit, ora 9:00)

- Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Ferizaj organizon aksion protestues. (Para ndërtesës së Komunës së Ferizajt, në ora 9:30)

- Me një ceremoni rasti ministri i Ministrisë së Punës, Arban Abrashi dhe kryetari i komunës së Podujevë, Agim Veliu, në "Lagjen e Kuvajtit" në Podujevë do të bëjnë dorëzimin e çelësave të shtëpive përfituesve që do të vendosen në këto shtëpi. (Lagja e Kuvajtit në Podujevë, ora 10:00)

- Mbledhja e komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit vjetor i punës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe shqyrtimi i propozimit të Gjykatës Supreme të Kosovës për emërimin e anëtarit në Komisionin për kërkesa pronësore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 10:00)

-  Ekspoforumi “Mënyrat e reja të financimit të projekteve strategjike Kosovë - Shqipëri” do të mbledhë në Prishtinë përfaqësues institucionalë të Kosovës dhe të Shqipërisë, kompani nga vendi e diaspora, si dhe donatorë, për t’i diskutuar objektivat strategjike të të dyja vendeve dhe mënyrat e financimit të projekteve të përbashkëta. (Hotel “Emerald”, ora 10:00)

- Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Mitrovice mban konferencë për media lidhur me marrëveshjen e bashkëpunimit opozitar në këtë Komunë. (Zyrët e Vetëvendosje!-s në Mitrovicë, te ish hoteli Adriatik, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia  e diplomimit të kadetëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës. (Kazerma e FSK-së ʺSkenderbeuʺ  në Ferziaj, ora 11:00)

- Mbledhja e komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të behët shqyrtimi i realizimit të planit të punës së komisionit, dhe formimi i grupeve punuese. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e 22-të e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës. (Ndërtesa e Kuvendit të Mitrovicës, ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Kujtim Shala takon drejtuesit e Federatës së Hendbollit të Kosovës dhe e ekipit përfaqësues të Kosovës në hendboll me ç’rast do të nënshkruhet një memorandum bashkëpunimi mes MKRS-së dhe FHK-së. (Kabineti i ministrit, ora 12:30)

- Mbledhja e komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim në të cilën do të behët rishqyrtimi i Planit të Punës për gjashtëmujorin e parë, të vitit 2015. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 13:00)

- Kryetari Shpend Ahmeti, Arbërie Nagavci, drejtoreshë në drejtorinë e Arsimit, Ardian Gashi, drejtor në drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe Arben Vitia, drejtor në drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale mbajn diskutim publik me banorët e lagjes “Sofali” për problemet e lagjes. (Shkolla e Mesme  “Gjin Gazulli”, ora 18:00)

- Xhudistja Nora Gjakova, fituese e medaljes së bronztë në xhudo në Lojërat Olimpike Evropiane - Baku 2015, do të mbajë konferencën e parë për media, pas arritjes së këtij suksesi historik për sportin e Kosovës. (Objekti i Kolegjit AAB, ora 20:30)

- Fillon "Java e Arkitekturës në Prishtinë" e cila do jetë përplot aktivitete duke filluar nga ligjeratat, puntoritë, ekspozitat e shfaqjet e dokumentarëve. (Modelariumi i Fakultetit të Ndërtimtarisë e Arkitekturës, ora 19:30)

Ngjarjet e datës 28 Qershor 2015

- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kryesuesi i Departamentit të AAK-së për Ekonomi dhe Financa, Haki Shatri mbajnë konferencë për media me temë nga fusha e ekonomisë. (Selia qendrore të AAK-së, ora 12:00) 

Ngjarjet e datës 27 Qershor 2015

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P – 31, ora 10:30)

- Mbahet miniolimpiada për persona me aftësi të kufizuara,  ku do të marrin pjesë më shumë se 400 të rinj. (Akademia e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri, ora 11:00)

- Mbahet Kuvendi VII Zgjedhor i Aleancës së të RInjve të Kosovës. (Ambientet e Hotelit Grand, ora 11:00) 

- Lëvizja Vetëvendosje! organizon konferencë për media, ku do të flas Glauk Konjufca. (Salla e konferencave në zyrën e Lëvizjes te "Qafa", ora 14:00)

Ngjarjet e datës 26 Qershor 2015


- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P – 31, ora 9:00)

- Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizon konferencën me temën “Qëndrueshmëria energjetike dhe zhvillimi ekonomik”. (Salla e Konferencave Orion përballë Kino ABC, ora 9:30)

- Mbahet konferenca e organizuar nga Policia e Kosovës dhe Misioni i OSBE-se në Kosovë, e cila ka të bëje me shënimin e ditës ndërkombëtare kundër abuzimit dhe trafikimit me droga. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:30)

- Mbahet protesta e thirrur nga veteranët e UÇK-së e mbeshtetur edhe nga Lëvizja Vetëvendosje  për të kundërshtuar votimin e Gjykatës Speciale. (Sheshin “Skënderbeu”, ora 9:30)

- Seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të bëhët shqyrtimi i Propozim-Amendamentit nr. 24 në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, të propozuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Mbahet takimi i 100 - të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, kati i IV, ora 10:00)

- Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim organizon lansimin e projektit "Modeli 2050 i Energjisë ne Kosovë - Promovimi i Modelit 2050 te Energjisë së Evropës Juglindore, Kalkulatori 2050". (Hotel Sirius, ora 10:00)

-  Shoqata e Streetballit e Kosovës anëtare e Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe FIBA 3x3 Basketball mban konferencë për media lidhur me detajet e kampionatit të sivjetmë i cili do të quhet Limak Streetball Kosova 2015. (Hotelin Swiss Diamond, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e certifikimit te kampit të robotikës- RobotiKS 2015 në Mitrovicë. (Objektet e Shkollës Fillore  “Eqrem Qabej”, ora 12:00)

- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, do të marrë pjesë në Kuvendin VII Zgjedhor të Degës së AAK-së në Junik. (Salla e Asmablesë Komunale të Junikut, ora 17:00)

- Ardian Gashi, drejtor në drejtorinë për Shërbime Publike dhe Xhelal Svecla, drejtor në drejtorinë e Inspekcionit mbajne diskutim publik me banorët e lagjes "Kalabria" për problemet e lagjes. (Shkolla fillore “7 Marsi”, ora 18:00)

- Mbahet pjesa e dytë e konferences se organizuar nga Policia e Kosovës dhe Misioni i OSBE-se në Kosovë, e cila ka të bëje me shënimin e ditës ndërkombëtare kundër abuzimit dhe trafikimit me droga. (Shkolla Amerikane, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 25 Qershor 2015

 

- Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtic do të takohet me Kryetarin e Gjilanit Lutfi Hazirin dhe me përfaqësuesit e veteqeverisjes lokale të Gjilanit, dhe me këtë rast me ta do të bisedoj rreth kthimit të të zhvendosurve në qytetin e Gjilanit, projektit RRK 4 dhe pozitës së komuniteteve pakicë. (Ndërtesa e Komunës së Gjilanit, ora 10:00)

- Mbahet vazhdimi i Seancës plenare i Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim organizon tryezën e rrumbullakët me temën: “Prezantimi i rezultateve dhe të gjeturave përfundimtare nga projektet e monitorimit të gjykatave për çështjet e ambientit”. (Qendra e konferencave "Orion", përballë Kinemasë ABC, ora 10:30)

- Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtic dhe kryetarin i Gjilanit, Lutfi Hazirin japin deklaratë për media. (Ndërtesa e Komunës së Gjilanit, ora 10:45)

-  Agjencia kundër korrupsionit organizon ceremoninë e hedhjes së shortit për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik. (Objekti e Agjencisë, ora 11:00)

- Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtic do të vizitoj Shillovën, dhe me këtë rast do vendos gurëthemelin për ndërtimin e shtëpisë për familjen treanëtarëshe të Radunka Antonijevic, e cila ka jetuar në qendrën kolektive të ish firmës ‘’Hladnjaca’’, dhe pas privatizimit të kësaj firme ka jetuar në vendbanim privat, ku qiraja mujore është mbuluar nga ana e MKK-së. (Shillovë, ora 11:15)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do t’i ndajë mirënjohje albanologut Dr. Papas Antonio Belushi, për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në hulumtimin e thelluar të kulturës shqiptare në shtrirje gjithëkombëtare, si dhe për kontributin e tij  të veçantë me veprën “Arbërorët –arvanitë një popull i padukshëm”. (Kabineti i Ministrit, ora 12:00)

- Hapja e konferencës së tretë të ambasadorëve të Republikës së Kosovës, me temë qendrore “Pozita e Republikës së Kosovës në raport me sfidat rajonale dhe globale”. (Ndërtesën e Qeverisë, salla nr. P38, ora 12:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Ambasadës Britanike do të organizojë një tryezë për të diskutuar zbatimin e Planit të Veprimit për Rritjen e Efikasitetit të Sistemit Prokurorial për Luftimin e Korrupsionit. (Salla e Konferencave “Orion”, përballë kinemasë ABC, ora 12:00)

- Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Arbërie Nagavci, do të vizitojë kampin e robotikës në shkollën “Model” që organizohet nga Programi për Arsim Themelor i USAID-it në partneritet me Fondacionin IPKO, dhe disa komuna, në mesin e të cilave është edhe Komuna e Prishtinës. (Shkolla “Model”, ora 12:00)

- Organizatat e dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të mbajnë konferencë me gazetarë, për ta njoftuar opinionin me mënyrën e kundërshtimit që do t'i bëhet Gjykates Speciale, e cila do të diskutohet të Premten në Kuvendin e Kosovës. (Selia e OVL UÇK-së,  ora 13:00)

- Mbahe ceremonia solemne e hapjes të spitalit me te ri ne Kosove  “Royal Medical” spitali ortopedik europian. (Spitali “Royal Medical”, kilometric i 5-se Prishtine-Ferizaj, ora 14:00)

- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci do të pres ne takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, i cili shoqërohet nga drejtues të disa kompanive. (Salla e takimeve të MZHE-së, ora 14:00) 

- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajdo të marrë pjesë në Kuvendin VII Zgjedhor të Degës së AAK-së në në Malishevë. (Malishevë, ora 16:30)

- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajdo të marrë pjesë në Kuvendin VII Zgjedhor të Degës së AAK-së në Prizren. (Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha”, ora 17:30)

- Shfaqet premiera e shfaqjes “Lojë martese”, me tekst të Edëard Franklin Albee III dhe regji të Kaltërim Balajt. (Teatri i Qytetit të Prishtinës - “Dodona”, ora 19:30)

- Në kuadër të Ekspozitës Thirty One: Kontakt Art Collection, dy filma të shkurtë që janë pjesë e ekspozitës dhe gjithashtu koleksionit Kontakt, Kentaur nga Tamás St. Auby dhe Mondrian nga Walter Benjamin do të shfaqen në Galerinë Kombëtare të Kosovës. (Galeria Kombëtare e Kosovës, 21:00)

Ngjarjet e datës 24 Qershor 2015


- Me rastin e Dites Nacionale te komunitetit Egjiptian të Kosovës do të bëhet shpallja e simbolit Kombëtar të Komunitetit Egjiptian.(Hoteli Sirius, ora 8:20)

- Ambasadori Britanik Ruairi O’Connell do të vizitojë Komunën e Skenderaj i shoqëruar nga përfaqësuesit e kompanisë “DarkStar” të cilët do të ndertojnë fabrikën për procesimin e panxhar sheqerit, ndertim i cili do te zgjas 8 muaj. (Komuna e Skenderaj, ora 9:00)

- Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit të Kosovës organizon punëtori lidhur me  bordet e agjencive të pavarura me temë “Kompetencat e Kuvendit dhe të Qeverisë në plotësimin e vendeve të lira në bordet e institucioneve dhe agjensioneve të pavarura“. (Hoteli “Sirius”, ora 10:00)

- Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, në bashkëpunim me Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, si dhe Komisionin për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale organizojnë punëtorinë në fushën e mbrojtjes dhe të drejtave të fëmijëve. (Hotel “Sirius”, ora 10:00)

- Mbledhja e komisionit për Punë të Brenshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 10:00)

- QPZH, FES dhe Kolegji Evropian “Juridica” organizojnë një panel diskutimi me temë “Demarkacioni Kosovë – Mali i Zi: Sfidat, komunikimi dhe transparenca”. (Objekti i Kolegjit Evropian “Juridica”, 11:00)

- Ekipi i OKB-së në Kosovë në bashkëpunimi me Ambasadën Finlandeze në komunat veriore mbajnë konferencë për shtyp. (Qendra informative kulturore e  BE-së, ora 11:00)

- Nën patronazhin e Presidentes së Republikës së Kosovës, zonjës Atifete Jahjaga, organizohet Akademia për shënimin e 25-vjetorit të Aksionit për Pajtimin e Gjaqeve. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Sindikata e Pavarur e sektorit privat te Kosovës mban konferencë  për shtyp me temë "Kompanitë të cilat nuk po i respektojnë ligjin e Punës, marrëveshjen kolektive si dhe Ligjet tjera që kanë të bëjnë me raportin punëdhënës, punëmarrës, si dhe raportet e sindikatës me inspektoratin  e punës dhe ministrive përkatës. (Zyret e BSPK-së, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe drejtori i Drejtorisë së Infrastrukturës Lokale, Hysen Durmishi do të vizitojnë fillimin e punimeve në platonë tek “Kurrizi”. (Lagja “Dardania”, ora 11:15)

- Dogana e Kosovës lanson projektin e ri që do të shërbej në krijimin e lehtësirave në të bërit biznes ku me këtë rast, Drejtori i Doganës, Lulzim Rafuna së bashku me Kryetarin e Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliu, do të mbajnë konferencë për media. (Terminali Doganor në Prizren, ora 11:50)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, do të takohet me shoqatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në selinë e tyre në Prishtinë. (Selia qendrore e shoqatave të dala nga lufta, Prishtinë, Rruga e UÇK-së, ora 12:00)

- Zyra e Bankës Botërore në Kosovë organizon konferencë për gazetarë për të prezentuar dy raporte të reja ekonomike për Kosovën: Rishikimi i financave publike të Kosovës: Politikat fiskale për një shtet të ri dhe Politikat tatimore, shmangja nga tatimi dhe zbrazëtirat tatimore në Kosovë. (Zyret e Bankës Botërore, rruga Prishtinë - Fushë Kosovë, ora 13:00)

- Teatri i Qytetit të Prishtinës “Dodona mban konferencën për shtyp që ka të bëjë me premierën e re, "Lojë martese". (Teatri "Dodona", ora 13:00)

- Mbledhja e komisionit për të Drejtat Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticiione.(Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)

- Zyra për Çështje të Komuniteteve në Zyrën e Kryeministrit, organizon konferencën ceremoniale për kremtimin e ditës së komunitetit egjiptian. (Ndërtesa e Qeverisë, salla nr. P38, ora 13:30)
 
- Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani pret Ministrin e Shëndetësisë të Letonisë, Dr. Guntis Belēvičs. (Ndërtesa e Ministrisë, ora 13:45)

- Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani dhe Ministri iShëndetësisë së Letonisë, Dr. Guntis Belēvičs do të japin një konferencë për media. (Ndërtesa e Ministrisë, ora 14:20)

- Komuna e Prishtinës, respektivisht Drejtoria e Urbanizmit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit organizon punëtori për identifikimin e problemeve kryesore në Planin Rregullues Urban – lagjia “Tophane”. (Shkolla fillore “Meto Bajraktari”, ora 16:00)

- Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Prishtinë, sot mban Kuvendin VII Zgjedhor. (Hotel Sirius, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 23 Qershor 2015

- Mbahet ceremonia e lansimit të Sistemit të Integruar të Informimit Shëndetësor. (Qendrën e Telemjekësisë së Kosovës, ora 10:00)

- Policia e Kosovës dhe Misioni i OSBE-se organizojnë konferencën rajonale dy ditore e cila ka të bëje me policimin në bashkësi përmes krijimit dhe përdorimit efikas të  Forumeve për Siguri në Bashkësi. (Hotel Emerald, 10:00)

- Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur - KFOS organizon tryezë me temë "Trajtoje me Kujdes! Është pronë e qytetarëve - Transparenca dhe Investimet Kapitale në Kosovë". (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Programi për Arsim Themelor i USAID-it në partneritet me Fondacioni IPKO, dhe komunën e Prishtinës, Mitrovicës, Obiliqit dhe Gjakovës kanë organizuar Kampin Veror të Robotikës. (Shkolla Model, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës me kryetarët e grupeve parlamentare. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 11:00)

- Instituti për Politika Zhvillimore dhe NGO Lens me përkrahje të Zyrës së BE-së në Kosovë dhe Ambasadës Holandeze, organizon Panairin e OJQ-ve. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 11:00)

- Anëtarët e komisionit për Integrime Evropiane takohen takohen me Primož Vehar, ekspert nga Sllovenia. (Kuvendi i Kosovës, salla S-II, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Buxhet dhe Financa në të cilën do të bëhët shqyrtimi i Raportit të punës së Bankës Qendrore për vitin 2014 dhe  shqyrtimi në parim i Projektligjit për Faljen e Borxheve Publike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)  

- Mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industr në të cilën do të bëhët themelimi i Grupit te punës për mbikëqyrjen e zbatimit te Ligjit për standardizim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S- I, ora 11:00)  

-  Komuna e Prishtinës organizon punëtori për identifikimin e problemeve kryesore në Planin Rregullues Urban – lagjia “Qendra 1 dhe 2”. (Salla e konferencave “Orion”, përball Kinema ABC, ora 12:00)

- Mbledhja e komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)

- Zyra e Komunitetit të Biznesit në kuadër të Kuvendit të Republikës së Kosovës organizon tryezën e rrumbullakët si për “Rekomandimet e Komunitetit të Biznesit për politikat fiskale”  për të diskutuar  kornizën e re ligjore. (Hotel Swiss Diamond, ora 13:00)

- Sekretari amerikan i forcave detare, Ray Mabus i cili po viziton Kosovën do jap deklaratë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P 32, ora 13:10)

- Mbahet edicioni i 16 i Akull Streetball Cup 201 me gara në të gjitha disciplinat: Femrat ,Meshkujt, Junior, pastaj ngulitje e gjuajtaje për 3 pikë. (Sheshi "Zahir Pajaziti", ora 18:00)



Ngjarjet e datës 22 Qershor 2015



- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci dhe Drejtori i Bankës Botërore për Kosovë, Jan-Peter Olters, do të lansojë nisjen e projektit për Efiçiencë të Energjisë dhe Energji të Ripërtëritshme. (Fakulteti Teknik i Universitetit të Prishtinës, ora 10:00)

- Mbahet protest për të 4-tën ditë radhazi, për të kundërshtuar kërkesën e Ipeshkvisë së Kosovës dhe Vendimin e Komunës e Drenasit, për mënyren e ndarjes së paceles kundërligjore, për besimtarët katolik të fshatit LLapushnik. (Fshati Llapushnik në Drenas, ora 10:00)

- Oda Ekonomike Amerikane lanson një seri të re të diskutimeve me tryezën e parë, "Interneti i Gjërave". (Hotel Sirus, ora 13:30)

- Drejtori i USAID-it James Hope, i shoqëruar nga Ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi, do të flasë në puntorinë e organizuar në temën Strategjia Kombëtare e të Drejtave Pronësore. (Hoteli Emerald, ora 15:00)

- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, do të marrë pjesë në Kuvendin VII Zgjedhor të Degës së AAK-së, në Shtime. (Zyrat e Degës së AAK-së, në afërsi me lokalin “Eli Ab”, ora 17:00)

- Organizata joqeveritare ETEA do të mbajë Ceremoni Solemne për Të Drejtat e Fëmijëve, me qëllim të shpërblimit për kontributdhënie në fushën e të drejtave të fëmijëve, nxënësit – përfaqësues të shkollave fillore të Prishtinës. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, Rruga “UÇK”, ora 17:00)

- Mbahet diskutim publik me banorët e lagjes “Kolovica e Re” për problemet e lagjes. (Shkolla fillore  “Xhavit Ahmeti”, ora 18:00)


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 Tetor 2020 - Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes diskuton lidhur me zhvillimet në Policinë e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Agron Limani, do të bëjnë shpërndarjen e motokultivatorëve me frezë, në kuadër të prjektit: “Furnizimi me Mekanizëm Bujqësorë”. (Tek parkingu mbrapa Shtëpisë së Bardhë, ora 10:00)

-  Komisioni për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media shqyrotn interpretimin e ligjshmërisë së përzgjedhjes sē drejtorit gjeneral të RTK-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, raporton në Komisionin për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, lidhur me emërimet e fundit në bordet e përkohshme; gjendjen dhe veprimet e Qeverisë në Ndërmarrjen Trepça ShA; për funksionimin dhe operimin e hidrocentraleve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi nënshkruan Marrëveshje të Mirëkuptimit me Institucionet e Arsimit të Lartë të Kosovës. (Objekti i ish-MZHE-së, ora 11:00)

- Drejtuesit e Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovës do të protestojnë. (Para ndërtesës së Ministrisë së Bujqësisë, ora 11:00)

-  Lëvizja FOL organizon forumin online FOL Hapur me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar  Nicholas Abbott ku nder të tjera do të diskutohet edhe kontributi i Mbretërisë së Bashkuar për qeverisjen e mirë në Kosovë, veçanërisht në procesin e rekrutimit si dhe do të diskutojmë për sfidat kryesore të Kosovës, në të ardhmen e afërt. (Përmes platformës online ZOOM - https://zoom.us/j/97706999692, ora 11:30)

- Kryeministri Avdullah Hoti vendos kurora me lule te shtatorja e Ukë Bytyçit, me rastin e 18 vjetorit të vrasjes së tij. (Oborri i Komunës në Suharekë, ora 12:00)

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes do të zhvillojë një vizitë pune në pikën kufitare në Merdare lidhur me zbatimin e marrëveshjeve Kosovë - Serbi. ​(Pika kufitare në Merdare, ora 12:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston ish Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Bujar Dugolli. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:00)

- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me mbështetje nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur do të publikojë hulumtimin "Ndikimi i Pandemisë Covid-19 në gjendjen ekonomike të gazetarëve, kameramanëve dhe fotoreporterëve". (Hapësira e Fondacionit 17, ora 13:00)

- Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi raporton para Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit lidhur e Projektligjin për të drejtën ndërkombëtare Private. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton listën e kandidatëve për Anëtarët e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

-  Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë diskuton mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për shërbimin e jashtëm të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston ish- Drejtore Menaxhuese te AKP-se Mrika Tahiri. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 14:00)