Ngjarjet e datës 1 Nëntor 2021
- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë vënien e gurthemelit të shkollës në Krushë të Vogël, ora 10:00. (Nisja nga Shtëpia e Bardhë me transport të organizuar nga Komuna, ora 9:30)- Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e 269-të. (Platforma Zoom, ora 9:00)
- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton kërkesën e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës për informatë dhe përgjigje në lidhje me rastin nr. KO93/21. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 10:00)
- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka zhvillon vizitë në shtëpitë historike të familjes Arapi dhe Gjonaj, si dhe Jazi në afërsi të Kompleksit të Lidhjes së Prizrenit ku kanë filluar punimet për restaurim nga Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor. (Prizren, ora 10:40)
- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)
- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti mban dëgjim publik lidhur me projektligjin për tregti me jashtë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 11:00)
- Partia Socialdemokrate do të mbaj konferencë për media. (Selia qendrore e PSD-së saj, tek lagjia "4 Llullat". ora 13:00)
- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Shtabi e Prishtinës, ish-ndërtesa e Ombuspersonit, hyrja nga Restaurant Simphony, ora 13:00)
- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka zhvillon vizitë në QMF në Lakuriq ku është bartur procesi i vaksinimit kundër Covid-19 dhe QKMF për promovim të Check-up’it që po realizohet në kuadër të Javës së Kancerit të Gjirit. (Prizren, ora 13:00)