Ngjarjet e datës 23 Shkurt 2016
- Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizon konferencën mbi "Të drejtat e pronësisë intelektuale". (Salla e konferencave Orion, ora 9:15)
- Mbahet takimi i 7-të i Përbashkët dhe i fundit ndërmjet Projektit, Agjencionit për administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe të konfiskuar dhe palëve të saj të interesit. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:30)
- Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë lansojn punëtorinë "Procesi Torino 2016". (Ndërtesa e MASHT ora 9:30)
- Mbahet ceremonia solemne e diplomimit të 37 zyrtarëve komunal të 8 komunave të Prishtinës. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)
- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon diskutim me temë Lufta kundër Korrupsionit Politik në Kosovë - Sfidat Aktuale në Funksion të Reformave të Ardhshme. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:30)
- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, mban Dëgjim publik, për Projektligjin për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës.(Kuvendi i Kosovës, salla N 302, ora sallën N 302)
- Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit.(Kuvendi i Kosovës, salla S-II, ora 11:00)
- Mbahet Mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, në të cilën do të bëht shqyrtimi i Raportit me Rekomandime i Projektligjit për Siguri në Punë në Veprimtarinë Minerare;.(Kuvendi i Kosovës, salla S-I, ora 11:00)
- Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, mban konferencë për media, rreth projektit të autobusëve të rinj për qytetin e Prishtinës dhe bllokadës që po ja bën Qeveria këtij projekti. (Salla nr. 37 në ndërtesën e vjetër të Komunës së Prishtinës, ora 12:00)
- Zyra e BE-së dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë organizojnë një vizitë monitoruese dhe promocionale në terren tek përfituesit e Programit të Granteve për NMVM në Prishtinë dhe Gilan. (Vizita fillon nga Kompania "Logistics Plus Sh.a., Adresa: Arberia 3, Veranda CD/7, H1/A, Komuna e Prishtinës, ora 12:00)
- Ramush Haradinaj, Visar Ymeri dhe Fatmir Limaj mbajnë konferencē për shtyp lidhur me fillimin e protestave non-stop. (Sheshi para Teatrit Kombëtar, ora 14:00)
- Organizuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe Ministria e Shëndetësisë, do të mbahet Konferenca për lansimin e Projektit për Kujdesin Shëndetësor të Qasshëm dhe Cilësor, të financuar nga SDC. (Hotel Sirius, ora 14:30)
- Zyra e BE-së në Kosovë do të inaugurojë fushën e futbollit në komunën e Gjilanit. (Gjilan, ora 15:30)
- Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga pret një delegacion të lartë nga agjencia qeveritare amerikane Korporata Sfidat e Mijëvjeçarit të udhëhequr nga Kamran Khan, zëvendëspresident i MCC-së. (Kabineti i Presidentes, C-101, ora 17:00 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)