Ngjarjet e datës 30 Maj 2016
- Banorët e lagjes Bazhadarhane protestojnë për të shprehur pakënaqësinë në mënyrë publike lidhur me furnizimin jo të rregullt me ujë të pijes, tani e disa vite. (Para ndërtesës së Komunës së Prizrenit, ora 8:30)
- Oda Ekonomike Gjermano Kosovare, e mbështetur nga GIZ dhe Qendra Informative Gjermane për Migracion, Arsim dhe Karrierë organizojnë konferencën Diaspora Investimet dhe Punësimi. (Hotel Emerald, ora 9:00)
- Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Amerikane në Kosovë në bashkëpunim me Doganën e Kosovës organizojnë Forumin Vjetor Publiko-Privat ku do të prezantohet raporti i reformave të ndërmarra në Doganë dhe efektet në biznes. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:00)
- Iniciativa e te rinjeve Mos e Dhez organizon një ngjarje për të vetëdijësuar qytetarët në lidhje me pasojat negative të konsumimit te duhanit dhe për sanksionet që parasheh Ligji për Kontrollin e Duhanit. (Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së, ora 10:30)
- Divizioni për Vlerësim Standarde dhe Monitorim organizon konferencë për media me rastin e publikimit të rezultateve të Testit të Arritshmërisë për klasët e IX- ta. (Ndërtesa e Ministrisë së Arsimit, ora 11:00)
- UNDP dhe USAID në një konferencë për media do të lansojnë Pulsin Publik XI, dokument ky që ofron një vështrim të treguesve kyç dhe rezultateve të anketës. (Zyret e UNDP-së, ora 11:00)
- Instituti Demokratik i Kosovës në bashkëpunim me OJQ POLIS organizon tryezë diskutimi me temën Sfidat nga krijimi i komunave të reja dhe potencialet e komunave për të siguruar qëndrueshmëri financiare. (Restaurant Centrum në Lipjan, ora 11:00)
- Nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa mbahet Akademi Përkujtimore me rastin e 17 vjetorit të rënies së Heroit të Kosovës, Rasim Kiçina. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë, ora 12:00)
- Aleanca Kosovare e Bizneseve mban Kuvendin e VII- të punues në të cilën do të prezantohet Draft Strategjia e AKB-së 2016-2019,. (Hotel Swiss Diamond-Hotel, ora 13:00)
- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të bëjë përurimin e objektit të ri të ShFMU Abedin Rexha në fshatin Turiqevc të Skënderajt. (Fshati Turiqevc, ora 13:30)
- Fillon edicioni i tetë i Festivalit Tradicional të Komedisë, me karakter garues, në të cilin do të marrin pjesë trupa teatrale nga të gjitha trojet shqiptare. (Qendra e Kulturës Rexhep Mitrovica, ora 19:30)
- Teatri i Kolegjit AAB shfaq premierën Për çaj te Hillary, me regji të Burbuqe Berisha, dhe tekst të John Mucci, luajnë Shengyl Ismaili, Rabije Rozi- Kryeziu. (Teatri i Kolegjit AAB "Faruk Begolli, ora 20:00)