20 Shtator 2019

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 gusht 2015

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, së bashku me anëtarët e Kryesisë së Kuvendit, do të ketë një takim me një grup kongresmenësh amerikanë, anëtarë të Komisionit të Kongresit për Partneritet dhe Zhvillim të Demokracisë. (Ndëtesa e Kuvendit, ora 10:30 - vetëm fotografim dhe xhirim​)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni do të vizitojë komunën e Prishtinës më ç'rast do të takohet me kryetarin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. (Objekti i komunës së Prishtinës, ora 11:00)

- Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje! zhvillojnë një aksion simbolik. (Takimi me gazetarë do të behët para Teatrit Kombëtarë të Kosovës, ora 11:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga pret në takim disa kongresistë amerikanë. ( Kabineti i Presidentes, C-101, ora 12:00 - vetë pamje në fillim të takimit)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni do të vizitojë komunën e Graçanicës ku do të takohet me kryetarin e komunës së Graçanicës, Vladeta Kostic. (Objekti i komunës së Graçanicës, ora 13:00)

 

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, do të vizitojë Komunën e Mitrovicës ku do të takohet me kryetarin e komunës, Agim Bahtiri. (Objekti i komunës, ora 14:00)

- Kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, pret një delegacion te KBR më çrast do të ndaj mirënjohje për ketë delegacion i cili ka ndihmuar rajonin e Lindjes përmes punësimit ne kampin amerikan Bonstill dhe ne Irak e Aganistan. (Zya e kryetarit, Svarqa, ora 15:00)
 
- Kryeministri Isa Mustafa pret në takim disa kongresistë amerikanë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora   15:00 - vetëm pamje) 

- Drejtori Gjeneral te Caritas Kosova, Don Viktor Sopi, takohet takimin me delegacionin e Caritasit Gjerman i cili kryesohet nga Kardinali i Kolnit, Rainer Maria Woelke. (Selia e Ipezhgevise se Kosoves, në Prishtinë, ora 19:00)       

Ngjarjet e datës 19 gusht 2015

- Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni do të vizitojë komunën e Skenderajt, ku do të takohet me nënkryetarin e komunës së Skenderajt, z. Fadil Nura. (Objekti i komunës së Skenderajt, ora 10:00)

- Me rastin e ditëlindjes së mikut të Kosovës, ish-Presidentit Amerikan Bill Clinton, UBT në bashkëpunim me Shoqatën “Miqtë e Amerikës” organizon një ngjarje për të nderuar personalitetin dhe kontributin e tij të shquar dhënë popullit të Kosovës. (Objekti i UBT-së, ora 11:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni do të vizitojë komunën e Drenasit ku do të takohet me kryetarin e komunës së Drenasit, Nexhat Demaku. (Objekti i komunës së Drenasit,  ora 11:30)

-  Organizohet një protestë paqësore nga qytetarë të Drenasit  për të shprehur paknaqësinë në lidhje më mos monitorimin e mjedisit nga ana e Minsitrisësë Mjedisit pasi që Ferronikeli në vazhdimësi po liron erë të pa këndshme dhe tymë frymëzënësë. (Para objektit të Minsitrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ora 11:30)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni do të vizitojë komunën e Malishevës ku do të takohet me kryetarin e komunës së Malishevës, Ragip Begaj. (Objekti i komunës së Malishevës, ora 13:00)

- Mediet mund të marrin pamje dhe bisedë me producentin e filmi “The Diplomat”   ((Kino Lumbardhi në Prizren, ora 19:00)

- Shfaqet filmi “The Diplomat” kushtuar karierës dhe trashëgimisë së diplomatit të ndjerë amerikan Richard Holbrooke. (Kino Lumbardhi në Prizren, ora 20:00)

 

Ngjarjet e datës 18 gusht 2015

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Ambasadës Britanike në Prishtinë mban konferencë për media ku do të publikohet raporti i radhës, i cili trajton luftën kundër korrupsionit nga sistemi gjyqësor dhe prokurorial, me fokus në zbatimin e Planit të Veprimit për Rritjen e Efikasitetit të Sistemit Prokurorial në Luftimin e Korrupsionit. (Zyrat e reja të IKD-së në rrugën “Hajdar Dushi”, ora 10:00)

- Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi dhe drejtori i misionit të USAID-it në Kosovë,  James Hope, do t’i vizitojnë fermerët pjesëmarrës në evenimentin vjetor “Java e Mjedrave”, që mbahet në Prishtinë. (Sheshi “Nëna Terezë”, ora 10:00)

- David Hobrooke, djali i diplomatit të ndjerë amerikan Richard Holbrooke i cili po viziton Kosovën dhe promovon filmin “The Diplomat”, kushtuar karierës dhe trashëgimisë së babait të tij takohet me Kryetarin e Komunës së Vitisë. (Zyra e Kryetarit - Viti, ora 10:30 - vetëm pamje në fillim të takimit)

 

- Kryetari i komunës Agim Bahtiri takon drejtuesit e shoqatës "Freedom", Shpejtim Zeneli dhe Nazmi Kuqani, që janë organizatorë të manifestimit të bukurisë “Miss Pavarësia" dhe pjesëmarrëset e këtij manifestimi nga të gjitha vendet e botës, me të cilët do të bisedojë rreth bashkëpunimit dhe mundësisë së organizimit të një pjese të këtij manifestimi në qytetin e Mitrovicës. (Ambientet e komunës, ora 10:30)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni do të vizitojë komunën e Hanit të Elezit ku do të takohet me nënkryetarin e komunës së Hanit të Elezit, z. Menduh Vlashi. (Objekti i komunës, ora 11:00)
 
- David Hobrooke, djali i diplomatit të ndjerë amerikan Richard Holbrooke bën vizitë kompleksit “Richard Holbrooke”. (Kompleksi “Richard Holbrooke” – Viti, ora 11:00 - vetëm pamje)

- Djali i diplomatit të ndjerë amerikan Richard Holbrooke, David Hobrooke bën vizitë ekspozitës “Richard Holbrooke”. (Galeria e Arteve – Viti, ora 11:30 - vetëm pamje)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni do të vizitojë komunën e  Kaçanikut ku do të takohet me kryetarin e komunës së Kaçanikut, z. Besim Ilazi. (Objekti i komunës, ora 13:00)

- Me rastin e hapjes se Festivalit te Animacionit Anibar do të organizohet konferencë për media në të cilën do të bëhet edhe shpalosja e programit dhe detajeve të tjera të edicionit të gjashtë të festivalit. (Ambientet e teatrit ODA në pallatin e Rinise dhe Sporteve, ora 14:00)
 
 
 

Ngjarjet e datës 17 gusht 2015

-  Bëhet hapja e Çerdhes së re publike për fëmijë, “Botanika” e cila është projekt në kuadër të zotimit "Çerdhe për çdo lagje" dhe është e para në qytet me bazë në komunitet. (Rruga Isa Kastrati, në Lagjen Mati 2, afër xhamisë, ora 10:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni do të vizitojë komunën e Novobërdës me ç'rast do të takohet me kryetarin e komunës së Novobërdës, z. Svetislav Ivanovic.  (Objekti i komunës, ora 11:00)

- Bëhet hapja solemne e punimeve të Seminarit XXXIV Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare ku do të marrin pjesë figura të njohura të studimeve albanologjike dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve shtetërore. (Salla e kuqe e Fakultetit të Filologjisë, ora 11:00)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në seminarin ndërkombëtar për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare. (Salla e madhe e Fakultetit të Filologjisë, ora 11:00)

- Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti, do të zhvillojë një vizitë në Ipeshkvinë e Kosovës ku do të takohet me Don Lush Gjergjin, zëvendës i Ipeshkvit së Kosovës, dhe Don Shan Zefin, Kancelar i Ipeshkvisë së Kosovës. (Rezidenca e Ipeshkvisë së Kosovës, pranë Katedrales në Prishtinë, ora 11:00)

-  Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në takimin e përbashkët të komunitetit të biznesit me përfaqësues institucional, në të cilin kryeministri Mustafa dhe ministrat e linjës do të bashkëbisedojnë me përfaqësues të bizneseve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 13:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni do të vizitojë komunën e Kamenicës me ç'rast do të takohet me kryetarin e komunës së Kamenicës, z. Begzad Sinani. (Objekti i komunës, ora 13:00)

- Me rastin e ndarjes nga jeta të akademikut dhe profesorit të nderuar Esat Stavileci, nën patronatin e Kryetares së Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, , organizohet mbledhje Komemorative për profesorin e ndjerë. (Salla qëndrore e Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi”, ora 14:00)

- Mbahen Homazhet dhe nderimet e fundit për të nderuar të ndjerin Esat Stavileci. (Holli i Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi”, ora 14:30)

  - Mbahet ceremonia e varrimit e akademikut dhe profesorit të nderuar Esat Stavileci. (Varrezat e qytetit të Gjakovës, Ora 17:00)
 -

Ngjarjet e datës 15 gusht 2015

- Ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku viziton Komunen e Lipjanit ku do të takoj Kryetarin e Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti. (Zyra e Kryetarit Ahmeti, ora 11:00)

- Ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku se bashku me Kryetarin e Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti bëjnë vizitë në rrugën Lipjan - Magure ku po behët ndërtimi i urës  mbi Lumin Sitnica. (Rruga Lipjan - Magure , ora 11:30)

- Ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku se bashku me Kryetarin e Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti bëjnë vizitë në te udhëkryqi Lipjan- Janjevë. (Fshati Banulle, ora 12:00) 

Ngjarjet e datës 14 gusht 2015

- Inspektorati i Tregut dhe Agjencia e Metrologjisë së Kosovës do të organizojnë aksion për t’i kontrolluar pikat shitëse të derivateve të naftës për cilësinë e naftës dhe për sasinë e litrit sipas standardeve, pas ankesave të konsumatorëve. (Nisja do të bëhet nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, ora 9:00)

- Kryeministri Isa Mustafa viziton Komunën e Drenasit ku pas takimit me krerët komunalë të Drenasit, do të vizitojë objektin e ri të Komunës, që ndodhet pranë objektit aktual. (Zyra e kryetarit të Komunës, ora 10:00)  

- Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, do të vizitojë komunën e Obiliqit me ç’rast do të takohet me kryetarin e komunës së Obiliqit, z. Xhafer Gashi. (Objekti i komunës, ora 10:00)

- Ministri i Diasporës, Valon Murati takohet me drejtori e “Valës”, Agron Mustafa për ta zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me ” Valën”, me lëshimin e 20.000 numrave shtesë duke filluar që nga sot. (Kabineti i Ministrit Murati në objektin e Ministrisë së Kulturës, ora 10:00)

- Drejtoresha e Zyrës për Demokraci dhe Qeverisje pranë USAID-it, Sara Buchanan do t’u drejtohet të pranishëmve,  në shoqëri të Prof. Haluk Çetinkaya, akademik dhe arkeolog, Predrag Radonjiq, publicist dhe avokues për trashëgimi kulturore, dhe Evangelos Tsempelis, psikolog dhe psikoanalist, ish-pjesëtar i komunitetit ndërkombëtar në Kosovë dhe bashkëthemelues i "Zurich Lab" & "Stillpoint Spaces," gjatë konferencës Bukuria e Diversitetit. (Qendra Kulturore në Graçanicë, ora 11:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, do të vizitojë komunën e Fushë Kosovës me ç’rast do të takohet me kryetarin e komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha. (Objekti i komunës, ora 11:30)

- Kryeministri Isa Mustafa viziton Komunën e Skenderajt ku se bashku me krerët komunalë të Skenderajt, kryeministri Mustafa do të vizitojë objektin e QKMF-së, i cili ndodhet mbrapa objektit të Komunës. (Objekti i Komunës në Skenderaj, ora 11:30)

- Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, do të vizitoj Mitrovicën, me ç’rast do të takohet me kryetarin e Komunës, Agim Bahtiri. (Ambientet e ndërtesës së komunës, ora 13:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, do të vizitojë komunën e Shtimes  me ç’rast  do të takohet me nënkryetarin e komunës së Shtimes, z. Fatmir Rashiti. (Objekti i komunës, ora 13:00)

 - Lëvizja Vetëvendosje! do të mbajë konferencë për media në lidhje me marrëveshjen e fundit të arritur në Bruksel. (Selia qendrore e Lëvizjes Vetëvendosje, ora 14:00)

- Komuna e Prishtinës organizon diskutime publike me qytetarë, shoqatat e ndërtimtarëve, kryetarët e bashkësive lokale, OJQ – të dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile, shërbyesit civil të Komunës së Prishtinës dhe Policinë e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit Komunal të Prishtinës, ora 14:30)

- Ndërmarrja pordhuese shumë e suksesshme nga diaspora, Gjermania “Gentrike Vrella Sinalco”e cila bën prodhimin dhe distribuimin e pijeve Sinalco për Kosovë dhe Shqipëri, ka vendosur ta zgjeroj veprimtarinë e saj prodhuese me hapjen e” Fabrikës së Përpunimit të Drurit” , i clili investim është bërë në bashkëpunim me afarist Gjerman. (Fshati Vrellë në Istogu, ora 16:00)

- Organizata joqeveritare ETEA me rastin e përfundimit të aktiviteteve në Kampin Veror të Fëmijëve do të organizoj një program përmbyllës të përgatitur nga ana e fëmijëve pjesëmarrës. (Parku Arbëria, rruga Tony Blair, mbrapa Stadionit të 2 Korrikut, ora 16:30)

- Ministria e Integrimit Evropian organizon koktej rasti në kuadër të DokuFest më ç'rast do të lansohet kampanja “Evropa Fillon Këtu”, që ka për qëllim sensibilizimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës rreth procesit të integrimit evropian. (“Lounge Bar Theatre” në Prizren, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 13 gusht 2015

- Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, do të vizitojë komunën e Dragashit, do të takohet me kryetarin e komunës së Dragashit, z. Salim Jenuzi. (Objekti i komunës, ora 11:00)

- Kryeministri Isa Mustafa mban konferencë për media, ku do të prezantojë të arriturat e Qeverisë së Republikës së Kosovës në fushën e zhvillimit ekonomik. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Konferenca ditore e DokuFest, ku do të prezantohet programi ditor i festivalit dhe mysafirët. (Muzeu i Hamamit, Prizren, ora 11:00)

- Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Ambasada e Britanisë së Madhe nënshkruajnë një Memorandum Bashkëpunimi. (Ndërtesa e MBPZHR, ora 13:00)

-  Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, do të vizitojë komunën e e Prizrenit do të takohet me kryetarin e komunës së Prizrenit, z. Ramadan Muja. (Objekti i komunës, ora 13:00) 

- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj do të mbajë konferencë për media. (Zyrat e AAK-së, ora 14:00)

-  Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, do të vizitojë komunën e Mamushës ku do të takohet me kryetarin e komunës së Mamushës, Arif Bütüç. (Objekti i komunës, ora 14:30)

- Komuna e Prishtinës organizon diskutime publike me qytetarë, shoqatat e ndërtimtarëve, kryetarët e bashkësive lokale, OJQ – të dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile, shërbyesit civil të Komunës së Prishtinës dhe Policinë e Kosovës. (Komunën e Prishtinës, objekti i ri, kati IV, ora 16:30)

- Qendra Kulturore e Informimit e BE-së së bashku me Ambasadën Franceze organizojn shfaqjen e dokumentarit \"Planet Ice: Grenlandë\" nga Thierry Berrod / Vincent Amouroux / Yanick Rose / Pierre-François Gaudry me temën e ndryshimit të klimës , si pjesë e fushatës së EUICC për mjedisin dhe shëndetin.  (Lokalet e qendres Kulturore, ora 18:30)

Ngjarjet e datës 12 gusht 2015

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P – 31, ora 9:00)

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës në bashkëpunim me Fondin për Popullsi të Kombeve të Bashkuara organizojnë tryezën e rrumbullakët " Angazhimi qytetar i të rinjve”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Drejtoresha e Zyrës për Demokraci dhe Qeverisje pranë USAID-i, Sara Buchanan, e shoqëruar nga Ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës Enver Peci dhe Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi, do të flasë me rastin e përurimit të Doracakëve për gjyqtarë në fushën civile dhe penale. (Hoteli Sirius, ora 10:00)

- Këshilli i Rinisë Evropiane të Kosovës organizon konferencë për media për nderë ditës botërore të rinisë. (Ndërtesën e Rilindjes, Kati 18,  ora 10:00)

- Kryeministri Isa Mustafa pret në takim përfaqësuesit e Këshillit Qendror të Veprimit Rinor të Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P – 31, ora 10:30)

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë,  Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Prishtinë organizon kalimin e çiklistëve. (Nga lagjet e Prishtinës, ndalojnë në Parkun e Gërmisë, ora 11:00)

- Shoqata e Sigurimeve do te vizitoj vendkalimin kufitar ne Merdarë, qe te shohim se si eshte duke u respektuar zbatimi i marreveshjes Kosove - Serbi per njohjen reciproke te policave te sigurimit kufitar. (Kufiri ne Merdare, ora 12:00)

- Qendra Mediale në Çagllavicë, me mbështetjen e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, organizon debatin publik me temën “Sundimi i ligjit në Kosovë”. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 11:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, do të vizitojë  komunën  e Deçanit ku do të takohet me kryetarin e komunës së Deçanit, z. Rasim Selmanaj dhe Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi. (Komuna e Deçanit, ora 11:00)

- Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Prishtinë organizon caktimi i grupeve të gjakut, kontrollimin e gjakut,  aktivitete akrobatike të parkour, bilardo dhe futboll dhe pikado. (Pishina e Gërmisë, ora 12:00)

- “Ars Club Beqir Musliu" nga Gjilani promovon romanin “Triumf dashurie” i Drita Fejzës. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 12:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, do të vizitojë  komunën  e  Gjakovës ku do të takohet me kryetaren e komunës së Gjakovës, znj. Mimoza Kusari Lila dhe Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi. (Komuna e Gjakovës, ora 13:00)

- Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Prishtinë organizon debat me temë “Roli i të rinjve në zhvillimin e kryeqytetit”. (Pishina e Gërmisë, ora 15:00)

- Komuna e Prishtinës në bazë të vendimit për caktimin e komisionit për konsulta paraprake publike për rregulloren e rrugëve komunale, organizon diskutime publike me qytetarë, shoqatat e ndërtimtarëve, kryetarët e bashkësive lokale, OJQ – të dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile, shërbyesit civil të Komunës së Prishtinës dhe Policinë e Kosovës. (Salla e Kuvendit Komunal të Prishtinës, ora 16:30)




Ngjarjet e datës 11 gusht 2015

- Nën patronatin e kryetares se Gjakoves, Mimoza Kusari Lila ku edhe do të nderohen me çmimin "Gjakovari i Ndritur" heronjtë Elton Zherka dhe Permet Vula bëhet homazhe të Lapidari Shokët e Lirisë. (Gjakovë, ora 9:30)

- Zëvendësministri i Kulturës, Rinise dhe Sportit, Rexhep Hoti, do të vizitojë Komunën e Ranillugut ku do të takohet me kryetarin e Komunës se Ranillugut, Gladimir Mikiq. (Objekti i komunës, ora 10:00)

- Kryetarja e Gjakoves, Mimoza Kusari Lila do të bejë përurimin e rrugëve \"Naim Lata\", Ura e Tabhaneve, Mit’hat Frashwri 3. (Gjakovë, ora 10:30)

- Zëvendësministri i Kulturës, Rinise dhe Sportit, Rexhep Hoti do të zhvilloje edhe një takim me përfaqësues të shoqërisë civile, OJQ sportive e rinore të komunës se Ranillukut. (Ranilluk, ora 10:30)

- Përfaqësueset e Grupeve parlamentare të Lëvizjes Vetëvendosje!, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën dorëzojnë në Gjykatë Kushtetuese kërkesën për shqyrtimin procedural e përmbajtjesor të votimit të Amendamentit kushtetues lidhur me krijimin e Dhomave speciale dhe Zyrës së Prokurorit Special. (Gjykata Kushtetuese, ora 11:00)

- Udhëheqësit e Agjencionit Pyjor të Kosovës do të prezantojnë rezultatet e projektit “Trajtimi i pyjeve cungishte me standarde", i cili është financuar nga UNDP-ja me seli në Turqi, nëpërmjet ekspertëve pyjor të këtij shteti. (Hotel “Emerald”, ora 11:00)

- Mbahet akademia përkujtimore me rastin e 17 vjetorit të vdekjes heroike të heronjve Elton Zherka dhe Përmet Vula. (Shkolla e Muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë, ora 12:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, do të mbajë sot një konferencë për media, ku do të diskutojë për zhvillimet më të fundit lidhur me çështjet e sigurisë dhe rendit në vend. (Objekti kryesor i Ministrisë së Punëve të Brendshme, ora 13:00)

Ngjarjet e datës 10 gusht 2015

- Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave organizon tryezën e rrumbullakët "Monitorimi i Sektorit të Sigurisë së Kosovës: Prill – Korrik 2015" në të cilën do të prezentohen dhe diskutohen  të gjeturat e monitorimit të përmbledhura në edicionin e parë të Observerit të Sektorit të Sigurisë së Kosovës. (Salla e konferencave Orion, ora 9:30)

- Kryeministri Isa Mustafa viziton Kompaninë Regjionale të Ujitjes “Radoniqi- Dukagjini” në Gjakovë. (Zyrat e kompanisë – Rruga “UÇK” në Gjakovë, ora 10:00)
 
- Kryeministri Isa Mustafa viziton një tokë bujqësore, që ndodhet nën sistemin e ujitjes "Radoniqi-Dukagjini". (Magjistralja Gjakovë-Prizren, Kilometri i katërt pasi të kalohet Ura e Fshejtë, 10:30)

- Federata e Futbollit të Kosovës do të mbaj një konferencë me gazetarë para nisjes së delegaciomit të FFK-së në Nyon të Zvicrës ku do të kenë takime me zyrtarë të lartë të UEFA-s, si dhe për më të rejat tjera në FFK.(Hotel Emerald, ora 11:00)

- Mbahet takimi i radhës i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur. (Ndërtesa e Qeverisë – salla P-37, ora 14:00)

- Me rastin e 10 Gushtit – Ditës së Dëshmorëve të Brigadës 162 “Agim Bajrami”, Komuna e Kaçanikut  Organizon Akademi Përkujtimore. (Pallati i Kulturës “Xheladin Kurtaj” në Kaçanik, ora 16:00)

- Hapja e ekspozitës "Unersable", e cila është vepër grupore dhe kolaborative e artistëve vendorë, rajonalë dhe ndërkombëtarë. (Kino Lumbardhi në Prizren, ora  18:30)

Ngjarjet e datës 9 gusht 2015

- UNDP organizon diskutimin e hapur me përfaqësues të mediave dhe shoqërisë civile nga Kosova, Serbia dhe Maqedonia për te diskutuar rolin kyç që kanë mediat në raportimin e rasteve të korrupsionit, ngritjen e vetëdijëses për keqpërdorimin e parasë publike nga zyrtarët publik, dhe rolin e medias në mbështetjen e qytetarisë aktive. (Muzeu i Hamamit, ora 17:00) 

Ngjarjet e datës 7 gusht 2015

- Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti, do të vizitojë  komunën e Novobërdës, ku do të takohet me kryetarin e kësaj komune, Svetislav Ivanoviq. (Objekti i komunës, ora 10:00)

- Grupi i Këshilltarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin Komunal të Prishtinës, do të mbajnë konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, kompleksi "Qafa", ora 11:00)

- Mbahet takimi i 104-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, kati i IV, ora 11:00)

- Ministria e Shëndetësisë, Agjensioni Kosovar për Produkte dhe Pajisje Medicinale dhe Shoqata e Farmacistëve të Kosovës, do të promovojnë të premten Regjistrin e Barnave 4, botim ky i përbashkët i këtyre institucioneve të fushës së shëndetësisë.  (Ndërtesa e Ministrisë e Shëndetësisë, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e ndërrimit të komandës së KFOR-it. (Kampin Film City, ora 11:30)

- Behët promovimi 18 titujve të autorit Afrim Morina i cili është ish i burgosur politik. (Amfiteatri i ASK, ora 12:00) 

- Ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sot do të vazhdojnë protestën. (Sheshi Skënderbeu në Prishtinë, ora 12:00)

 
 

Ngjarjet e datës 6 gusht 2015

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon konsultimin publik përfundimtar për Projektligjin për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës në Ngjarjet Sportive. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Kryeministri Isa Mustafa mbanë konferencë për media, ku do të prezantoj të arriturat e Qeverisë së Republikës së Kosovës në përmirësimin e ambientit të të bërit biznes dhe investimet e huaja direkte në Kosovë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi bashkë me drejtorin e USAID-it në Kosovë, James Hope dhe kryetarin e Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi do të vizitojnë Qendrën Grumbulluese për  pemë dhe perime “Elkos”. (Fshati Xerxë në komunën e Rahovecit, ora 11:00)

- Nëndega e LDK-së në Gjermani Nord Rhein Westfalen, do të ndan çmimin tradicional “Ora e Presidentit”, veprimtarit të shquar të LDK-së, Fetah Rudi, e në të cilën do të marrë pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri. (Zyrat e LDK-së, kompleksi “Qafa”, ora 12:00)

- Banoret e fshatit LumMadh në Vushtrri mbajnë protestën e dytë për shkak te mospermbushjes se kërkesave sa i perket asfaltimit te rruges madgjistrale Prishtinë-Mitrovicë. (Magjistralja Prishtinë - Mitrovicë në Fshatin LumMadh, ora 12:00)

- Ministri i Diasporës, Valon Murati, takohet me pjesëtarët e komunitetit RAE që jetojnë në diasporë. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 13:00)

- Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti do të vizitojë Komunën e Gjilanit më ç'rast do të takohet me Kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri. (Objekti i Komunës, ora 14:00)

- Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti se bashku me Kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri do të vizitojë Shkollën e Muzikës, Muzeun ku do të vëzhgojë nga afër punimet, si dhe Atik Xhaminë. (Gjilan, ora 14:30)

- Qendra Kulturore dhe Informimit e BE-së së bashku me Ambasadën Franceze organizojn shfaqjen e dokumentarit "Hurricane: stuhi Chaos" nga Andi Byatt dhe John Jackson mbi temën e ndryshimeve klimatike, si pjesë e fushatës së EUICC për mjedisin dhe shëndetin. (Qendra Kulturore e Informative e BE-së, ora 18:30)

Ngjarjet e datës 5 gusht 2015

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P – 31, ora 9:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon konferencën për media ku do të prezantohen të gjeturat lidhur me nivelin e transparencës në komunat e Kosovës, për periudhën gjashtëmujore janar - qershor 2015. (Zyrat e KDI-së, ora 10:00)

- Aleanca Kosovare e Biznesit bën hapjen e Zyrës së bizneseve të AKB-së në Mitrovicë, ku përfshihen edhe Skënderaj, Vushtrria, Zveqani, Leposaviqi e Zubin Potoku. Parku i Bizneseve në Mitrovicë, ora 10:00)

- Organizata Jo-qeveritare Emancipimi Civil Ma Ndryshe organizon konferencën për shtyp ku  do të lansoj portalin mahalla.info, që i dedikohet aktivizmit të qytetarëve dhe grupeve të komunitetit në lagjet brenda qytetit të Prizrenit. (Zyrat e OJQ EC Ma Ndryshe, ora 10:00)

- Instituti GAP organizon konferencën për media ku do të prezantoj raportin "Kush do të përfitoj nga falja e borxheve". (Zyrat e Institutit GAP, ora 10:30)

- Nënshkruhet edhe memorandumi i mirëkuptimit nga kryetari i AKB-së Agim Shahini dhe ai i Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri. (Mitrovicë, ora 10.30)

- Lëvizja FOL mban konferencën për media me ç'rast do të bëjë përditësimin e platformës “IsaMetri”, ku do të prezantohen të gjeturat e gjashtë mujorit të parë të punës së Qeverisë së Kosovës. (Zyret e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

- Lëvizja "Rinia"  do të vazhdojë me aktivitetin humanitar për grumbullimin e mjeteve për profesorin  Shani Syla. (Sheshi 'Nëna Terezë",  ora 13:00)

- Bëhet promovimi i botimeve nga diaspora ku krijuesit shqiptarë nga diaspora i promovojnë veprat e tyre. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Kosovo Twopointzero organizon evinimentin e 5 vjetorit te krijimit te Kosovo 2.0. (Oborri i Biblotekën Kombëtare, ora 16:00)

- Qendra për Hulumtim, Dokumentim dhe Publikim hap shkollën e parë verore ndërkombëtare në Kosovë të Sigurisë Njerëzore, me temë “Siguria Njerëzore dhe Rezistenca Civile”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 17:30)  

- Mbahet ora letrare me karakter garues ku krijuesit nga diaspora do të paraqiten me krijimet e tyre. (Villa “Panaroma”, në Matiçan, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 4 gusht 2015

- Mbahet takimi i 103-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, kati i IV, ora 10:00)

- Inovation Center Kosovo në mbeshtetje të Qendrës Kombëtare për Transfuzion të Gjakut organizon aksion për dhurim vullnetar të gjakut. (Inovation Center Kosovo, ora 10:00)

- Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave mban konferencën për shtyp “Studimi krahasues i kandidatëve për deputet” ku do të prenzatohen të gjeturat nga anketimi i bërë me kandidatët për deputet, dhe deputetët në legjislaturat aktuale nga Kosova, Mali i Zi, Bosnja dhe Herzegovina, dhe Serbia. (Zyret e reja të KIPRED-it afër OSBE-së, apo përballë Viva Fresh, ora 11:00) 

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, të martën, më 4 gusht 2015, do të takohet me shefen e Zyrës Ndërlidhëse Greke në Prishtinë, ambassadoren Konstantina Athanassiadou. (Kabineti i Kryetarit të Kuvendit, ora 11:30)

- Aleanca Kosovare e Biznesit mban konferencën për media me temë "Trajtimi i akcizës në lëngje-stërngarkes për sektorin e pijeve joalkoolike, njëhkosisht një penges e madhe për aferizëm pozitiv". (Zyret e AKB-së, ora 13:00)

 

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Feri Agani, viziton sot komunën e Gjilanit dhe takohet me kryetarin e kësaj komune Lutfi Hazirin. (Zyra e kryetarit, ora 13:00)   

Ngjarjet e datës 3 gusht 2015

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)
 
- Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës organizon aktivitetin  tradicional për dhurimin e gjakut. (Kazerma e FSK-së, “Adem Jashari”, ora 10:00)

- Union i Bizneseve Kosovare - Gjermane me seli në Keln të Gjermanisë, me bashkëpunim me Organizatën Joqeveritare “Gratë në Biznes” dhe Odën Ekonomike Gjermane në Kosovë organizojnë ceremoninë e shpërndarjes së 15 granteve për përkrahjen e 15 bizneseve të grave në Kosovë. (Selia e Kooperativës Bujqësore të grave “Krusha” në Krushë të Madhe, ora 11:00)

- Klubi i Basketbollit SIGAL Prishtina organizon konferencën e radhës për shtyp lidhur me paraqitjen  Klubit tonë në garat europiane si dhe shortin i cili do të mbahet të marten në Gjermani. (Zyrët e klubit, ora 12:00)

 

- Ish-Luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të protestojnë në Prishtinë. (Sheshi ‘’Skënderbeu’’, ora 12:00)

- Kinema ABC do të shfaq premieren botërore të filmit ““Mission Impossible - Rogue Nation” aksion / aventure/ triller, me aktorin Tom Cruise ne rolin e agjentit Ethan Hunt. (Kinema ABC, ora 19:30)

- Ekipi Olimpik që e përfaqësoj Kosovën në Festivalin Olimpik Europian për të Rinje do të mberrin në Kosovë. (Aeoporti Ndëkombëtar i Prishtinës, ora 19:45)

- Në kuadër të programit publik të ligjëratave Galeria Kombëtare e Kosovës organizon ligjeraten e Tamara Grcic që është një artiste që jeton dhe vepron në Frankfurt Am Main, Gjermani.  (Galeria Kombetare e Kosoves, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 1 gusht 2015

- Organizata Jo-qeveritare Emancipimi Civil Ma Ndryshe organizon performansë publike “Drunj të pastër“. (Rruga  ‘’Remzi Ademaj’’, në afërsi të Urës së Gurit, ora 11:00)

- Ministria e Diasporës tradicionalisht organizon manifestimin kryesor që shënon “Ditën e Diasporës dhe të Mërgatës”, për nder të bashkatdhetarëve tanë. (Kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz, ora 16:00)

- Ansambli i valleve kombëtare “Shota” do të hap manifestimin “Ditën e Diasporës dhe të Mërgatës”. (Kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz, ora 19:15)


 

Ngjarjet e datës 31 korrik 2015

- Ministri i Diasporës, Valon Murati,  do të marrë  pjesë në tryezën “Gruaja në diasporë”, që  organizohet nga Ministria e Diasporës,  në të cilën do të diskutohet   për sukseset, problemet, sfidat dhe mundësitë që kanë gratë në diasporë e cila mbahet ne Kompleksin “Solid” në  Suharekë. (Nisja bëhet nga Biblioteka Kombëtare, ora 8:30)  

- Mbledhja e radhës e Senatit të Universitit të Prishtinës "Hasan Prishtina". (Ndërtesa e Rektoriatit, ora 9:00)

- Prishtina REA, në partneritet me Yunus Social Business Albania organizojmë një event të përbashkët, për të lancuar dhe promovuar poashtu Programin Ballkanik "Accelerator Program" në Prizren. (Restaurant Marash në Prizren, ora 9:00)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P – 31 , ora 9:30)

- Vazhdimi i mbledhjes plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit të Kosovës, ora 10.00)

- Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtic, së bashku me Kryeministrin, Isa Mustafa do të vizitojnë komunën e Ranillugut me ç'rast do të takohen me kryetarin, Gradimir Mikic. (Zyra e kryetarit të Komunës, ora 11:00)

- Mbahet solemnitet i shënimit te 25 Vjetorit të themelimit të Federatës Sindikale të Punëtorëve të PTK-së dhe 16 Vjetorin e kthimit në vendet e punës ku edhe do të promovohet monografia “Aktiviteti politik dhe sindikal i punëtorëve të PTT të Kosovës në vitet 1990-1999”. (Ndërtesa kryesore të PTK-së në Dardani, ora 11:00)

 

- Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës me kryetarët e grupeve parlamentare. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 12:00)

- Kryeministri Isa Mustafa viziton Komunën e Kamenicës me ç'rast do të takohet me kryetarin, Begzad Sinani. (Objekti i Komunës, zyra e kryetarit të Komunës, ora 12:30)

- Prishtina REA, në partneritet me Yunus Social Business Albania organizojmë një event të përbashkët, për të lancuar dhe promovuar poashtu Programin Ballkanik "Accelerator Program" në Prishtinë. (Blue Sky caffe në Pallatin e Rinisë, ora 14:00)

- Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri do të mbajë një takim me qytetarët e komunës së Mitrovicës që jetojnë dhe punojnë në shtetet e jashtme. (Salla e madhe e Kuvendit të Komunës, ora 14:00)

- Prishtina REA, në partneritet me Yunus Social Business Albania organizojmë një event të përbashkët, për të lancuar dhe promovuar poashtu Programin Ballkanik "Accelerator Program" në Graqanicë. (Incubator Social në Graqanicë, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 30 korrik 2015

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e përurimit te projektit të përfunduar të infrastrukturës rrugore në Ratish të Ulët, me gjatësi prej 7.65 kilometrash, për ndërtimin e së cilës janë investuar 601 mijë euro. (Fshati Ratish e Ulët, ora 10:00)

- Vazhdon seanca gjyqësore me shpalljen e Aktgjykimit, ndaj të pandehurit A.R, i akuzuar për veprën penale vjedhje e rëndë nga neni 327 paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. (Gjykata Themelore ne Ferizaj, ora 11:00)

- Klubi i Basketbollit Sigal Prishtina organizon konferencë për media ku priten të prezentohen perforcimet e reja te Sigal Prishtinës në pjesmarrjen në  Balkan Ligë. (Zyrat e klubit, ora 12:00)

- Partia Demokratike e Kosovës dega Ferizaj mbanë konferencë për medie me temë "Falsifikimi i dokumenteve në Komunën e Ferizajt- Cenim për sigurinë dhe pronën e qytetarëve". (Zyret e PDK-së dega në Ferizaj, ora 12:00)

- Hapja e takimit të parë të Këshillit Kombëtar për Investime, i cili do të bashkëkryesohet nga ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku si dhe ministri i Financave, Avdullah Hoti. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 14:00)

- Qendra Kulturore dhe e Informimit të BE-së së bashku me Ambasadën Franceze në Kosovë organizojn shfaqjen e dokumentarit "Një re në krye të botës" nga Agnes Moreau në temën e ndryshimit të klimës, si pjesë e fushatës EUICC për mjedis dhe shëndetin. (Qendra Kulturore e Informative e BE-së, ora 18:30)

- Në  kuadër të PRE “HardhFest 2015”, festës së vjeljes së Rrushit,  promovohet libri “Copa ime e qiellit”, nga autori Xhevdet Bajraj. (Barcode Caffe në Rahovec, ora 20:00) 

Ngjarjet e datës 29 korrik 2015

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P – 31, ora 9:00)

- Mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport ku do të behët diskutimi lidhur me Udhëzimin Administrativ për normativin mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm, shqyrtimi i për propozimin e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës dhe shqyrtimi i Projektligjit për Kinematografinë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 10:00)

- Komuna e Gjakovës me mbështetje të sektorëve të ndryshëm për zhvillim të qëndrueshëm do të organizojë konferencën e investitorëve. (Shkolla e Muzikes "Prenk Jakova" e cila gjendet rreth 300 metra larg objektit te Komunes, ora 10:00)  

- Mbahet seanca e kolegjit  për rastin e Grupit të Llapit, seanca do të jetë e hapur , por për shkak se procedura zhvillohet me ligje te ish RSFJ-së, prania e kamerave dhe mjeteve tjera për regjistrim, nuk është e lejuar brenda në sallë. (Salla nr. 26, objekti  D – Pallati i Drejtësisë në Hajvali, ora 10:00)

- Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në të cilën do të behët shqyrtimin i raportit me amendamente për Projektligjin për Letërnjoftim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës së bashku me përfaqësuesit e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë do të përurojnë bibliotekën e re dhe ndërtesën e arkivit në Lipjan. (Ndërtesa e biblotekës dhe arkivit në Lipjan, ora 10:00)

- Mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit të punës së Komisionit për sesionin pranveror. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 10:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme ku do të behët shqyrtimi i raportit për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për shërbimin konsullor të misioneve diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës, formimi i grupeve të miqësisë dhe njoftim nga vizitat zyrtare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 10:30)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni do të vizitojë komunën  e Vitisë ku do të takohet me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi. (Objekti i komunës, ora 11:00)

- Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike ku do te behet shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat vjetore financiare të Ministrisë së Integrimeve Evropiane, i ftuar ministri Bekim Çollaku dhe shqyrtimi i Raportit të Auditimit të Performancës për mirëmbajtjen dhe riparimin e automjeteve zyrtare i ftuar Drejtori i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni do të vizitojë komunën e Gjilanit ku do të takohet me kryetarin e komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi.  (Objekti i komunës, ora 13:00)

- Mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të behët shqyrtimi i projektligjit për rregullimin e shërbimeve te ujit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)

- Mbahet tryeza tematike e organizuar nga kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, deputeti dhe anëtari i Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme, Ramush Haradinaj, me temë “Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi”. (Smbientet e Kuvendit të Kosovës, salla S1, ora 13:00)

- Mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit lidhur me procedimin e shkresës së Nën-Komisionit për Gjykatën Themelore në Prishtinë, shqyrtimi i raportit me amendamente i Komisionit funksional në Projektligjinpër ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Patenta dhe diskutimi për shpalljen e konkursit për anëtare te KGJK-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 14:00)

- Në kuadër të programit publik të ligjëratave në Galerinë Kombëtare te Kosovës do të ligjëron Ornela Vorpsi. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 20:00)

 

Ngjarjet e datës 28 korrik 2015

- Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane në të cilën do të bëhët shqyrtimi i Projektligjit për shëndetin mendor, shqyrtimi i Projektligjit për mbrojtjen e të ushqyerit me qumësht gjiri dhe disa projektligje tjera.  (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 11:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, do të vizitojë komunën e Istogut ku do të takohet me kryetarin e komunës, Haki Rugova dhe Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi. (Objekti i komunës, ora 11:00)

- Mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri në të cilën do të bëhët shqyrtimi në parim i Projektligjit për Treguesit gjeografik dhe emërtimet e origjinës dhe shqyrtimi i nismës legjislative \"Projektligji për siguri në punë në miniera\". (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:00)

- Mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në të cilën do të bëhët shqyrtimi i Projektligjit për Procedurën e përgjithshme administrative. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 11:00)

- Mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla në sallën N 302, ora 11:00)

- Në Odën Ekonomike të Kosovës bëhët prezantimi i valës së dhjetë të IFO indikatorëve për tre muajtë e fundit të këtj viti. (Salla e takimeve në OEK-ut, ora 11:30)

- Aleanca e të Rinjve të Kosovës (ARK) organizon tryezën me temë “Të izoluar…deri kur!? (Ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës, salla C-203, ora 12:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, do të vizitojë komunën e Pejës ku do të takohet me kryetarin e komunës, Gazmend Muhaxheri dhe Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi. (Objekti i komunës, ora 13:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremonin solemne, në të cilën Ministri Kujtim Shala do të bëjë ndarjen e Çmimit Kombëtar për Vepër Jetësore “Bekim Fehmiu” dhe Çmimin Vjetor për Kinematografi. (Ndërtesa e Ministrisë, ora 14:30)

- Mbahet mbledhje komemorative për nder të Uliks Bicurrit i cili ndërroi jetë gjatë orarit të tij të punës në KEDS. (Pallati i Kulturës, “Asim Vokshi”, Gjakovë ora 16:30)

- Lansohet punimi më i ri i Institutit Demokraci për Zhvillim, "Trendet zgjedhore 2000-2014. Analizë numerike e pjesëmarrjes dhe përfaqësimit". (Qendra mediale Orion, ora 17:45)

 

 

Ngjarjet e datës 27 korrik 2015

- Mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 10:00)

- Mbledhja e Kryesisë se Kuvendi ku në rend dite është Interpelanca e ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi dhe zgjedhja e pesë anëtarëve të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, do të vizitojë komunën e Suharekës ku do të takohet me kryetarin e komunës së Suharekës, Sali Asllanaj dhe Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi. (Objekti i komunës, ora 13:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, do të vizitojë komunën e Rahovecit ku do të takohet me kryetarin e komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi dhe Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi. (Rahovec, ora 14:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të marrë pjesë në hapjen e punimeve të Seminarit të XI Mbarëkombetar për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Diasporë, i cili këtë vit do të mbahet në Pejë. (Hotel Dukagjini në Pejë, ora 15:00)

 
 

Ngjarjet e datës 26 korrik 2015

- Shoqata "Energy Plus" me seli në Frankfurt të Gjermanisë organizon konferencën për media lidhur me nisjen fushatës për ndërrimin e perceptimit të qytetarëve në shumë vende të botës se populli i Kosovës përfaqëson paqen pavarësisht se disa qytetarë tanë po marrin pjesë në luftërat në Siri e Irak . (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 11:00)

- Komuna e Mitrovicës e mbështetur nga Ministria e Diasporës organizojn manifestimim kulturor tradicional “Dita e mërgimtarëve”. (Hapësira ndërmjet objektit të shkollës fillore  “Mehë Uka” dhe restorantit “Dodona” në Bajgorë të Shalës, ora 12:00)

- Në shenjë kujtimi dhe nderi lidhur me përvjetorin e katërt të rënies në detyrë të Heroit të Kosovës, heroit Enver Zymeri organizohet vrapim me moton "Vrapojmë Shtigjeve të Enver Zymerit". (Mitrovicë, ora 17:00)

- Shoqata "Energy Plus" me seli në Frankfurt të Gjermanisë organizon konferencën një performancë e qytetarëve të vendit që përfaqësojnë fetë e ndryshme për të promovuar vendin si vend i paqes e jo i luftës. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 25 korrik 2015

- Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, do të vizitojë komunën e Klinës ku do të takohet me kryetarin e komunës së Klinës, Sokol Bashota dhe Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi. (Objekti i komunës, ora 9:30)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, do të homazhe tek varri i veprimtarit të ndjerë, Shaban Manaj në Istog. (Istog, ora 11:00)

- Për herë të pestë, në kuadër të manifestimit “Ditët e Diasporës”,  Ministria e Diasporës e mban finalen e kuizit të diturisë  “Ta njohim atdheun ”. (Shkolla Amerikane të Kosovës në Pallatin e Rinisë, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 24 korrik 2015

- Policia e Kosovës oranizon ceremoninë përkujtimore, të përvjetorit të katërt te rënies së Heroit të Kosovës Enver Zymeri duke filluar me vendosjen e kurorave me lule tek lapidari i heroi. (Kompleksi i Drejtorisë së Përgjithshëm të Policisë në Prishtinë, ora 10:00)

- Mbahet takimi i 102-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, kati i IV, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon konferencën për media ku do të prezantohen të gjeturat e punimit “Zgjedhja e Presidentit nga Populli: Nevojë e kohës apo retorikë e zakonshme?”. (Zyrat e KDI-së përballë Bashkësisë Islame, ora 10:00)

- Mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Provimin e Maturës Shtetërore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 10:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, viziton komunën e Ferizajt më ç'rast do të pritet në takim nga kryetari Muharrem Sfarqa. (Objekti i komunës, ora 10:30)

- Anëtari i Kuvendit Komunal të Drenasit Sokol Bylykbashi nga Lëvizja Vetëvendosje! Qendra në Drenas do të dorëzojë kallëzim penal për Komunën e Drenasit, e cila jashtëligjshëm ka lejuar që një kompani private të fitoj qindra mijëra  euro nga eksploatimi i resurseve publike. (Gjykata Themelore në Prishtinë, ora 11:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme Skender Hyseni dhe Drejtori i Përgjithshëm i PK-se Shpend Maxhuni, do të bejnë homazhe tek varri i Heroit Enver Zymeri. (Fshati Dubovc, ora 11:00)

- Mbahet takimi i radhës i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur. Pas takimit do të ketë konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P - 38, ora 11:00)

- Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Vushtrri, organizon aksionin "Ku është uji", e që ka të bëjë me shprehjen e pakënaqësisë së Qendrës sonë dhe të qytetarëve me mungesën e furnizimit me ujë të pijshëm në komunën e Vushtrrisë. (Para objektit të Komunës në Vuashtrri, ora 11:00)

- Organizata Jo-qeveritare Emancipimi Civil Ma Ndryshe organizon performansën publike “Sa m2 një vendparking?!“. (Segmenti i rrugës ‘’Remzi Ademaj’’, pranë ish-librarisë së qytetit, ora 11:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni,  do të vizitojë komunën e Vushtrrisë do të takohet me kryetarin, Bajram Mulaku dhe Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi. (Objekti i Komunës se Vushtrrisë, ora 13:00)
 
- Dejtoresha e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Saranda Bogujevci do të merr pjesë në hapjen e kampit interaktiv që do të zgjasë tre ditë me radhë, në parkun e Gërmisë. (Shtëpizat e Qendrës Rekreative në Gërmi, ora 13:00)

- Kryeministri Isa Mustafa mban konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni,  do të vizitojë komunën e Mitrovicës do të takohet me kryetarin, Agim Bahtiri dhe Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi. (Objekti i Komunës se Mitrovicës, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 23 korrik 2015

- Komiteti Olimpik i Kosovës organizon konferencën për shtyp me rastin e pjesëmarrjes së ekipit Olimpik të të rinjëve nga Kosova në EYOF, Festivalin Olimpik Evropian për të Rinjë që mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë. (Aeroporti i Prishtinës, ora 7:15)

- Drejtori menaxhues i PTK-së, Agron Mustafa së bashku me grupin humoristik “Stupcat” do t’i mirëpresin dhe dhurojnë një pjesë, nga 50 mijë numra, që VALA ka dhënë falas për bashkëatdhetarët që do të vijnë nga diaspora. (Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, ora 8:30)

- Drejtori i USAID-it James Hope, i shoqëruar nga Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës Enver Peci, do të flasë me rastin e hapjes së konferencës njëditore me temën Zvogëlimi i Numrit të Lëndëve të Grumbulluara Civile dhe Aktgjykimeve të Papërmbaruara në Kosovë. (Hoteli Swiss Diamond, ora 9:15)

- Mbahet seanca plenare e Kuvenit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvenit, ora 10:00)

- Ministri për Komunitete dhe Kthim Dalibor Jevtic, së bashku me Drejtorin e Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Republikës së Serbisë, Marko Djuric dhe zëvendës Kryeministrin Branimir Stojenovic, në Grackën e Vjetër, në Komunën e Lipjanit, do të marrin pjesë në shënimin e gjashtëmbëdhjetë vjetorin e vrasjes së korrësve ku do të vendosin kurorë tek përmendorja e viktimave.  (Grackën e Vjetër, ora 10:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni do të qëndrojë në një vizitë në komunën e Lipjanit ku do të takohet me kryetarin e komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti dhe Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi. (Objekti i komunës, ora 11:00)

- Komandantit të KFOR-it, Francesco Paolo Figliuolo mban konferencën për shtyp. (Objekti i Radios RTK-së, kati 9, ora 11:15)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni do të vizitoj komunën e Ferizajt më ç'rast do të takohet me kryetarin e komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa dhe Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi. (Objekti i komunës, ora 12:20)

- Institutit Riinvest organizon konferencen per media me temë “Qeverisja korporative tek bizneset familjare ne Kosove“. (Objekti i Institutit Riinvest, ora 16:00)

- Muzeu i Kosovës mbështetur nga Ministria e Kulturës,Rinisë dhe Sportit organizon hapjen e ekspozitës mobile "Vitrina e Muzeut të Kosovës". (Sheshi "Ibrahim Rugova", ora 20:00) 

Ngjarjet e datës 22 korrik 2015

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P - 31, ora 9:00)

- Mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport në të cilën do të bëhët shqyrtimi i Projktligjit p¸r Provimin e Maturës Shtetërore dhe shqyrtimi i raportit vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Instituti për Politika Zhvillimore dhe OJQ Lens organizojn eventin përmbyllës të projektit “Platforma për e-pjesëmarrje bazike.” (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni raporton para Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës rreth realizimit të planit të punës së Komisionit për gjashtë mujorin e parë të vitit 2015. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 10:00)

- Hapet Panairi veror i ndërmarrësisë i projektuar si një mundësi për prodhuesit dhe përpunuesit për të promovuar produktet vendore dhe rritjen e partneriteteve dhe i fokusuar në promovimin e grave ndërmarrëse në qendër rajon. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 10:30)

- Kryeparlamentari, Kadri Veseli do të takojë grupe të mërgimtarëve dhe do të mbajë fjalë mirëseardhjeje. (Salla e mbledhjeve plenare në Kuvend, ora 11:00)

- Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjensionit Kosovar për Intelegjencë në të cilën do të bëhët shqyrtimi i realizimit të planit të punës së Komisionit për gjashtë mujorin e parë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni do të qëndroj në një vizitë në komunën e Podujevës ku do të pritet nga kryetari i komunës, Agim Veliu, si dhe do të takohet me Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi. (Objekti i komunës se Podujevës, ora 11:00)

- Lëvizja FOL organizon konferencën për media, me ç'rast do të bëjë publikimin e Hulumtimit mbi Partitë Politike në Kosovë. (Zyret e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

- Mbledhja e Nën-komisionit për Mandate, Imunitete dhe Rregulloren e Kuvendit në të cilën do të bëhët shqyrtimi i kërkesës së Gjykatës Themelore në Prishtinë, për heqjen e imunitetit për Enver Hasanin dhe Arta Rama Hajrizin. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 11:00)

- Qendra Mediale në Çagllavicë, me mbështetjen e Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë, organizon debatin publik me temën "Zbatimi i marrëveshjeve të Brukselit, çka është bërë e çka jo?". (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 11:00)

- Caritas Kosova në partneritet me Handikos-in dhe Qendren Kosovare për Vetë-Përkrahje do të organizojë një tryezë të rrumbullakët. (Hotel Victory, ora 11:00)

- Në mbledhjen e Nën-komisionit për Mandate,  Imunitete dhe Rregulloren e Kuvendit do të shqyrtohet  kërkesa e Gjykatës Themelore në Prishtinë, për heqjen e imunitetit për Enver Hasanin dhe Arta Rama Hajrizin. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-2, ora 11:00)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë si pjesë e rrjetit rajonal të organizatave të shoqërisë civile “POINTPULSE” organizon konferencën në të cilën do të prezantohen rezultatet e sondazhit me qytetarë me titull “Integriteti i Policisë në Ballkanin Perëndimor”.(Salla e konferencave Orion, ora 11:00)
 
- Mbahet mbledhja konstituive e Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. (Selia Qendrore të Aleancës për Ardhmëirinë e Kosovës, ora 11:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media mban dëgjim publik lidhur me amendamentimin e Projektligjit për Procedurën e përgjithshme Administrative. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203 ,ora 11:00)

 

- Policia e Kosovës organizon konferencë të jashtëzakonshme e cila ka të bëjë me realizimin e dy operacioneve policore të suksesshme dhe arrestimin e disa personave të dyshuar të përfshirë në vepra penale. (Stacioni policor Qendra”, ora 11:30)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe Ministrja e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar dhe Përfaqësuese Speciale e Kryeministrit për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, Baronesha Joyce Anelay, vizitojnë komunën e Gjakovës. (Qendra “Medica Gjakova”, rr. “Fadil Nimani”, nr.34, Gjakovë, ora 11:45)
 
- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami dhe drejtori i përgjithshëm i Kompanisë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike, George Karagutoff, do të nënshkruajnë Marrëveshje Bashkëpunimi, e cila ka për qëllim ofrimin e praktikës profesionale në ndërmarrje për nxënësit e shkollave të mesme profesionale. (Kabineti i Ministrit, ora 12:00)

- Mbledhja e Komisionit për të Drejtat Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticiione ku do të behët shqyrtimi i Raportit për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Personat e Verbër, shqyrtimi i Raportit të Agjencisë për Barazi Gjinore dhe shqyrtimi i Udhëzuesit për Peticione. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 12:45)

- Mbledhja e Komisionit për Buxhet Dhe Financa ku do të bëhët shqyrtimi i kërkesës së Qeverisë së Kosovës për konsultim më Komisionin për Buxhet dhe Financa, lidhur me Vendimin e Qeverisë për ndryshimin e normës së tatimit të akcizës dhe disa shqyrtime tjera. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)

- Vazhdimi i seancës plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 14:00)  

- Mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme ku do të formohen grupet e miqësisë dhe njoftim nga vizitat e grupit punues dhe anëtarëve të tjerë të komisioni. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 15:00)

Ngjarjet e datës 21 korrik 2015

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të vizitojë kandidatët, të cilët i nënshtrohen provimit pranues në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës. (Fakulteti i Mjekësisë, ora 9:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës në mënyrë të organizuar hap dyert për të gjithë mërgimtarët të cilët dëshirojnë ta vizitojnë ndërtesën e institucionit më të lartë legjislativ dhe të takohen me përfaqësuesit e qytetarëve. (Ndërtesa e Kuvendit,  ora 10:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim bën lansimin e punimeve “Votimi jashtë vendit” dhe “Analizë e punësimit, asistencës sociale, dhe skemave pensionale në Kosovë dhe vendet tjera”. (Salla e konferencave Orion, ora 10:00)

- Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike ku do të bëhët Shqyrtimi i Raportit të Auditimit të Performancës për mirëmbajtjen dhe riparimin e automjeteve zyrtare dhe shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat vjetore financiare të Ministrisë së Integrimeve Evropiane. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 10:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga pret në takim Ministren e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar dhe Përfaqësuese Speciale e Kryeministrit për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, Baroneshën Joyce Anelay. (Kabineti i Presidentes, C-101, ora 10:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të marrë pjesë në fillimin e punimeve të ndërtimit të infrastrukturës shkollore në fshatin Kishnarekë të Drenasit. (Fshati Kishnarekë, ora 10:00)

- Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit në mes përfaqësueseve të Muzeut të Kosoves dhe SOS Fshatrave të Kosovës. (Objekti i SOS Fshatit, Lagjja Velani, ora 10:00)

- Instituti GAP organizon konferencën për media ku do të prezantoj analizën "Madhësia e Administratës Publike në Kosovë - Propozim për Uljen e numrit të të punësuarve në Administratën Publike". (Zyrat e Institutit GAP, Qyteza Pejton tek Ambasada Norvegjeze, ora 10:30)

- PL4Y Internacional organizon ngjarjen e përbashkët Sport4Youth i do të bashkojë tetëdhjetë fëmijë nga komunitet i Shqiptarë, Serb, Romë, Boshnjak dhe Ashkali që vijnë nga Kamenica, Mitrovica, dhe nga Shtimja. (Stadiumi i futbollit në Kamenicë, ora 10:30)

- Instituti Demokratik I Kosovës organizon konferencësn për media, në lidhje me te gjeturat e raporteve të auditimit në fushën e prokurimit publik dhe adresimin e këtyre gjetjeve nga ana e institucioneve si dhe reagimin e prokurorisë së shtetit. (Zyret e KDI-së, ora 11:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të marrë pjesë në përurimin e fillimit të punimeve për renovimin e shkollës në fshatin Komoran të Drenasit. (Komoran, ora 11:00)

- Mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Kryeministri Isa Mustafa pret në takim Ministren e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar dhe Përfaqësuese Speciale e Kryeministrit për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikte, Baroneshën Joyce Anelay. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:10)

- Policia e Kosovës organizon aktivitetin i cili ka të bëjë me realizimin e një ushtrimi të përbashkët, të reagimit dhe menaxhimit të situatave në nivel operativ me përfshirje të gjerë të njësive speciale dhe njësive për reagim të shpejtë nga të gjitha rajonet. ( Kampi “Vrella” në Sllatinë, ora 11:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli do të takohet me Baroneshën Joyce Analey nga Britania e Madhe. (Kabineti i Kryetarit të Kuvendit, ora 12:00)

- Klubi i Basketbollit SIGAL Prishtina organizon konferencën e parë për shtyp lidhur me planet tona për edicionin e ri 2015/2016 si dhe përforcimet e reja. (Salla e konferencave të KB SIGAL Prishtina, ora 14:00)

-  Qendra Informative dhe Kulturore të BE-së organizon aktivitetin me titull “Ne jemi çfarë hamë” në kuadër të fushatës për mjedisin dhe shëndetin. (Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së, ora 17:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga dhe Baronesha Joyce Anelay vizitojnë Qendrën për promovimin e të drejtave të grave në Drenas. (Qendra për promovimin e të drejtave të grave, Drenas, rr. “Rasim Kiçina” nr.5, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 20 korrik 2015

- Komisioni ad-hoc i Kuvendit të Kosovës do të bëjë intervistimin e kandidatëve për plotësimin e 5 vendeve të lira në Bordin e RTK-së. (Objekti i Kuvendit të Kosovës, ora 9:00)

- Mbahen provimet pranuese në disa fakultete të Universitetit të Prishtinës.(Fakultetet e UP-së, ora 9:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të vizitojë Fakultetin e Edukimit me rastin e mbajtjes së provimit pranues për studentët e rinj. (Fakulteti i Edukimi, ora 9:00)

- Mbahet konferenca nacionale “Partneriteti Publiko-Privat në Sektorin e Mbeturinave të Riciklueshme dhe Zhvillimi Lokal”. (Kalaja e Qytetit në Vushtrri, ora 10:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të marrë pjesë në përurimin e fillimit të punimeve për ndërtimin e shkollës “Abaz Ajeti” në Gjilan. (Shkolla fillore Abaz Ajeti në Gjilan, ora 10:00)

- Hapja solemne të akademisë verore ndërkombëtare “Citizens’ Diplomacy”, një bashkëpunim mes UBT dhe Friedrich-Ebert-Stiftung, ku do të marrin pjesë studentë nga Kosova, rajoni dhe bota. (UBT në Lagjen Emshir, ora ora 10:00)

- Mbahet takimi konstituiv i Këshillit Drejtues të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe votohet Kryesia e AAK-së. (Hotelit “Sirius”, në Prishtinë, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës me kryetarët e grupeve parlamentare. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 11:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të marrë pjesë në fillimin e punimeve për ndërtimin e sallës së edukatës fizike të shkollës në Pograxhë të Gjilanit.  (Objekti i shkollës në Pograxhë, ora 11:00)

- Qendra Kulturore Shqiptare “Okarina” mban koncertin “Diaspora 2015” me fëmijët nga diaspora, konkretisht nga Suedia, Danimarka, Gjermania, Austria etj. (Salla e kuqe në Pallatin e Rinisë, ora 18:00)
 

Ngjarjet e datës 16 korrik 2015

- Behët lansimi i raportit “Vendosja e Drejtësisë në Zgjedhje”, analizë kjo e botuar si pjesë e projektit të përkrahur nga Departamenti Federal për Punë të Jashtme të Zvicrës. (Salla e konferencave Orion, përballë kinemasë ABC, ora 9:30)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet në seancë plenare, në të cilën do të shqyrtojë disa projektligje dhe pritet të zgjedh Auditorin e Përgjithshëm. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri në të cilen do të behët shqyrtimi i Raportit me Rekomandime për Projektligjin për Dixhitalizimin e transmetimeve radio difuzive tokësore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 10:00)

- Grupi i Grave Deputete i Kuvendit të Kosovës, takohet me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O\'Connel. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-302, ora 11:45)

 

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, pret në takim kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00 - vetë pamje)

- Drejtoresha e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Saranda Bogujevci do të jetë e pranishme në ndarjen e rekuizitave sportive për klubet e qytetit. (Objekti i ri i Komunës së Prishtinës, kati IV, ora 14:00)

-  Kryetari i Komunës në bashkëpunim me Kryesuesin e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës mban tubimin publik për vitin 2015. (Salla e Kuvendit të Komunës, ora 14:00)

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 shtator 2019 - Shoqata për Dëme të Luftës “Ngritja e Zërit“, dorëzon në Gjykatën Kushtetuese për herë të gjashtë dosjet e radhës për kompensimin e dëmeve të luftës, respektivisht kërkesat, për vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktvendimeve të Gjykatës Supreme të Kosovës. (Gjykata Kushtetuese, ora 9:00)

- Mbahet konferenca e parë për shtyp nga Kryesuesja e Misionit e Bashkimit Europian per monitorimin e zgjedhjeve te parakohshme parlamentare në Kosovë, Viola von Cramon-Taubadel. (Hotel Swis Diamond, ora 10:00)

- Instituti për Politika Zhvillimore organizon ngjarjen “Pesë fjalimet për Qëndrueshmëri – Lokalizimi i Agjendës 2030 në Kosovë”. (Amfiteatri i Biblotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 10:00)

- Caritasi Zvicerran organizon ceremoninë zyrtare me rastin e shënimit të 20 vjetorit në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi merr pjesë në Panairin e punësimit në Prizren. (Palestra sportive në Prizren, ora 11:00)

- Let's Do It Kosova organizon konferencë për media, ku do të prezentohen aktivitetet e planifikuara të cilat do të zhvillohen për Ditën e Pastrimit të Botës. (Zyret e Let's Do It në Pejton, rruga "Pashko Vasa", ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Zyren e Bashkimint Evropian në Kosovë organizon zhvillon aktivitetin "Ngasja e çiklizmit - knaqesi dhe shendet". (Amfitetari sheshi "Zahri Pajaziti", ora 12:00)

- Lëvizja FOL organizon diskutimin e pestë në kuadër të Forumit FOL Hapur me Fatmir Limaj, Kandidat për Kryeministër nga Koalicioni NISMA-AKR-PD. (Lëvizjes FOL, ora 12:30)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, merr pjesë në 20-vjetorin e themelimit të RTV Mitrovica. (Restorant Skandinavia, Koshtovë - Mitrovicë, ora 13:00)

- Filmi ZANA me regji te Antoneta Kastrati, nominimi i Kosoves për Oscars, pas premieres boterore ne festivalin e madh te Torontos shfaqet per gazetar në Cineplexx Kosove. (Cineplexx, Albi Mall,  ora 13:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti merr pjesë në përvjetorin e TV Mitrovica. (Mitrovicë, ora 13:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi merr pjesë në venien e gurthemelit te palestrës sportive në Dragash. (Dragash, ora 14:00)

- Kandidatja për kryeministre nga LDK-ja, Vjosa Osmani se bashku me krytarin e Komunës e Gjilanit, Lutfi Haziri takohen me rininë e LDK-së në Gjilan. (Shtëpia e Rinisë, Gjilan, ora 16:30)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti mbanë tubim në Gushavc. (fshati Gushavc, Mitrovicë, ora 17:00)

- Kandidatja për kryeministre nga LDK-ja, Vjosa Osmani se bashku me krytarin e Komunës e Gjilanit, Lutfi Haziri takohen me gratë e Gjilanit. (Teatri e qytetit, ora 17:30)

- Zhvillohet defileu u grupeve që marrin pjesë në Festivalin Ballkanik të Folklorit. (Nisja nga shkollfa fillore “Selman Riza” përgjatë rrugës “Dardania”, ora 18:00)

-  Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti mbanë tubim në Zhabar. (fshati Zhabar, Mitrovicë, ora 18:00)

-  Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti mbanë tubim mobilizues. (Mitrovicë, ora 19:00)

- Fillon edicioni i III-të i Festivali Ballkanik të Folklorit në të cilin do të marrin pjesë Ansamble dhe grupe nga: Shqipëria, Kroacia, Bullgaria, Turqia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Kosova. (Ambientet e Shkollen fillore “Mihal Grameno” në Fushë-Kosovë, ora 19:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti mbanë tubim në Vushtrri. (Vushtrri, ora 21:00)