12 Dhjetor 2019

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 Shkurt 2016

- Zyra e Bashkimit Europian dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë organizojnë një vizitë monitoruese dhe promovuese në terren tek përfituesit e Programit të Granteve për NMVM në Vushtrri. (Vizita fillon nga kompania N.P. “L.T.G.- Plast", Bernica e poshtme, ora 9:30)

- Zyra e Bashkimit Europian në bashkëpunim me Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës organizojnë tryezë lidhur me transparencen dhe llogaridhënia në raportimin medial. (Hotel Prishtina, ora 9:30)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga organizon pritje zyrtare me rastin e vizitës në vendin tonë të presidentes së Republikës së Maltës, Shkëlqesisë së Saj, Zonjës Marie Louise Coleiro Preca. (Pritja ceremoniale në sheshin “Ibrahim Rugova”, ora 10:00 - Mediat duhet të jenë në Kuvendin e Kosovës më së largu deri në orën 9:45) 

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, me kryetarët e grupeve parlamentare. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 10:00)

- Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj me bashkpunëtorë bën homazhe te varri i Heroit Legjendar Adem Jashari. (Prekaz, ora 10:00)

- Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës do të mbaj mbledhjen e tij të radhës në të cilën do të shqyrtohet Raporti vjetor i punës së Komisionit për vitin 2015, dhe Plani i punës për 2016. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:30)

- Mbahet takimi bilateral i Presidenteve Jahjaga dhe presidentes së Maltës, Marie Louise Coleiro Preca dhe delegacioneve të tyre.  (Kabineti i Presidentes, C-101, ora 10:15 - vetëm pamje pamje në fillim të takimit, ndersa pas takimit mbahet konferenca për media) 

- Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj me bashkpunëtorë bën homazhe te Shtatorja e Zahir Pajazitit. (Prishtinë, ora 11:00)

- Anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës do tapresin në takim Jason Steinbaum, këshilltar i anëtarit të Kongresit Eliot Engel. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C-203, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia  e dorëzimit të kontratave  për programin e praktikes. (Shtëpia e Kulturës në Graçanicë, ora 11:00)

- Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj me bashkpunëtorë bën homazhe te varri i Presidentit Rugova. (Velani, ora 11:15)

- Presidentja Marie Louise Coleiro Preca takohet me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. (Kabineti i kryetarit të Kuvendit, ora 11:40 - vetëm pamje në fillim të takimit)

- Subjektet opozitare mbajnë tubim mobilizues me gra në të cilin do të flasin edhe të tre kryetarët e subjekteve të opozitës së bashkuar.  (Hotel Grand, ora 12:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes së fabrikës së PVC & ALU “Univers” në Mitrovicën Veriore. (Fshati Banov Do, Komuna e Zvecanit, ora 12:00)

- Fabrika e gomave “Newko Ballkan L.L.C” nga Suhareka, organizon konferencën për shtyp me temë Kosova në boshtin e investitorit të huaj dhe prodhuesit vendor - Perspektivat e mbrojtjes së produkteve vendore dhe prodhuesit vendor". (Hotel Sirius, ora 12:30)

- Presidentja Marie Louise Coleiro Preca takohet me kryeministrin Isa Mustafa. (Ndërtesa e Qeverisë, 12:30 - vetëm pamje në fillim të takimit)

- Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli takohet me drejtorin për Siguri Globale të Hebrenjve, nga Kongresi Botëror i Hebrenjve, Omri Segelman. (Kabineti i Kryetarit, ora 13:00)

- Komandanti i Komandës së Ushtrisë Amerikane për Evropë, gjenerallejtënant Ben Hodges takon Ministrin Haki Demolli dhe Komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P32, ora 17:30)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga dhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, organizojnë pritjen zyrtare me rastin e  tetëvjetorit të pavarësisë. (Hoteli Emerald, ora 18:30 - Përfaqësuesit e mediave me kartelat e akreditimit duhet të vijnë para orës 18:15)

- Komandanti i FSK-së Gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe Komandanti i Komandës së Ushtrisë Amerikane për Evropë, gjenerallejtënant Ben Hodges mbajnë konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, salla për media, ora 18:15)

- Posta e Kosovës do të promovojë dy pulla postare për dëshmorët Luan Haradinaj dhe Skënder Rexhepi. (Ndërtesa kryesore e Postës së Kosovës në Dardani, ora 11:00)
 

Ngjarjet e datës 15 Shkurt 2016

- Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, Oda Ekonomike Gjermane në Kosovë dhe Oda Ekonomike e Kosovës, me rastin e 8-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, do të organizojnë Panairin e Punës 2016 në Prishtinë. (Salla e Kuqe, Pallati i Rinisë dhe Sporteve, ora 9:00)

- Zëvendësministri i Kulturës, Rexhep Hoti pret në takim Omer Kaleshin, piktor me famë botërore i cili gjendet në Prishtinë për të pranuar medaljen presidenciale të meritave, Jeton Ahmetajn, regjisor dhe profesor i regjisë së filmit në Universitetin e Prishtinës, Orhan Kerkezin, regjisor dhe Qani Mehmedin, gazetar. (Kabineti i ministrit, ora 9:00)

- Zyra e Kryeministrit mban konferencën ceremoniale për kremtimin e Ditës së komunitetit Ashkali. (Ndërtesa e Qeverisë, salla nr. P38, ora 10:00)

- Me rastin e festës së pavarësisë së Kosovës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, bashkë me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, bën ndarjen ceremoniale të Çmimit Letrar Kombëtar për Vepër Jetësore "Azem Shkreli" dhe për Çmimet tjera vjetore në fushën e letërsisë.(Kabineti i Ministrit, ora 10:00)

- Përfaqesuesit e Parlamentit të nxenesve shqiptarë nga Mitrovica debatojnë me kolegët e tyre serbë nga Leposaviqi. (Lokalet e RTV MIR në Leposaviq, ora 11:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli pret në takim ambasadorin e Hungarisë në vendin tonë, Laszlo Markusz. (Kabineti i Kryetarit, ora 11:00)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në hapjen e Panairit të Punës të organizuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare. (Pallati i Rinisë, Salla e Kuqe, ora 11:00)

 - Lëvizja studentore për barazi "Studim Kritikë Veprim" do të mbaj një konferencë për media së bashku me disa organizata studentore të tjera. (Tek menza e studentëve, ora 12:00)

- Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur - KFOS dhe Fondi për Shoqëri të Hapur - Bosnje e Hercegovinë mbajnë konferencë për media. (Teatri Kombëtar, ora 12:00)

- Mbahet Mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, në të cilën do të shqyrtohet edhe Draft raporti i monitorimit buxhetor të skemave të ndihmës sociale.(Kuvendi i Kosovës, salla N 302, ora 13:00)

- Mbahet manifestimi i ditës nacionale të Ashkanlive. (Pallati i sporteve në Ferizaj, ora 13:00)

- Kryeministri Isa Mustafa dhe përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian, Samuel Zhbogar, do të bëjnë lansimin e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim 2016-2021. (Hotel Swiss Diamond, ora 13:00)

- Kryesuesi i Kuvendit të Komunës thërret mbledhjen e parë të Kuvendit të Komunës së Prishtinës. (Salla e madhe e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, rr. “UÇK”, ora 14:00) 

-  Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, së bashku me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, dhe në bashkëpunim me Qeverinë Gjermane, lansojnë Garën për Mjedis të Pastër, në të cilën do të përfshihen 16 komuna të Kosovës. (Hotel Emerald​, ora 14:00)

- Federata e Futbollit të Kosovës organizon turneun tradicional në Futsal me rastin e shënimi të Pavarësisë. (Pallati i Rinisë dhe Sportit, ora 17:00)

- Me rastin e Ditës së flamurit te Ashkalive organizohet  ceremoni festive  për ambasadorë të vendeve mike në Prishtinë, për  anëtarë të  Qeverisë së Republikës së Kosovës  dhe të ftuar të tjerë. (Hotel Emerald, ora 17:00)

- Me iniciativë dhe përkrahje financiare nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur – KFOS dhe Fondi për Shoqëri të Hapur - Bosnje e Hercegovinë jepet shfaqja musafire "Zemra e Huaj" nga Teatri i Sarajevës me regji të DIno Mustafiq. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 20:00)
 

Ngjarjet e datës 14 Shkurt 2016

-  Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës, Artpolis dhe Girls Coding Kosova organizojnë fushatë për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave me marrshimin "Një Miliardë në Këmbë". (Para Teatrit Kombëtar drejt Sheshit Zahir Pajaziti, ora 12:00)
 
- Mbahet ceremonia e bashkimit te demokristianve te Kosoves ku Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës dhe PDKI do te zyrtarizojnë bashkimin e dy subjekteve politike në një subjekt të vetëm. (Hotel Grand, ora 14:00)

- NISMA për Kosovën do të mbaj takim me stukturat e saj në Lipjan në të cilin pranishëm do të jetë kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj. (Restaurant “Luma”, në Lipjan, ora 15:00)

- Opozita e bashkuar mban tubim me qytetarë ku do të diskutohet mbi situatën politike në Kosovë në të cilin do të flasin Albin Kurti, Ahmet Isufi dhe Jakup Krasniqi. (Teatri i Qytetit në Gjilan, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 13 Shkurt 2016

- Oda Ekonomike e Kosovës dhe Universiteti i Ferizajt do të nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi. (Objekti i Odës, ora 11:00)

- Kryeministri Isa Mustafa pret në takim Këshillin Qendror të Veprimit Rinor Lokal. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Departamenti i Administrates nga Partia Demokratike e Kosovës dega Ferizaj mbanë konferencë për medie me temë "Metastaza e së keqës në Komunën e Ferizajt". (Zyret e PDK-së dega në Ferizaj, ora 11:00)

- Mimoza Kusari Lila, Kryetare e Komunës së Gjakovës, Ukë Gashi, Kryetar i klubit Gërmia 555, Besim Hasani, Kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës, dhe Halil Sylejmani Kryetar i Federates Atletike të Kosovës mbajn konferencë për media lidhur me “Maratona Kombëtare e Malësisë së Gjakovës”. (Restoranti Rings në Prishtinë, ora 11:00)

- Me rastin e përvjetorit të rënies në mbrojtje të Mitrovicës, të dëshmorit Avni Hajredini, do të vendosen buqete lulesh tek pllaka përkujtimore në vendin e rënies. (Lagjja e Boshnjakëve, në veri të qytetit, ora 12:00)

- Mbahet konferenca për gazetarë e partisë politike "Serbia Aktive" me temë “Kosova në vitin zgjedhor 2016” në të cilen do të flasin  Dushan Janjiq kryetar i partisë, Vukoje Vukojeviq kryetar i konferencës regjionale “Serbia Aktive” për Kosovë dhe Zoran Boshkoviq kryetar i këshillit komunal “Serbia Aktive” në Shtërpcë.  (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 13:00)

- Opozita e bashkuar mbanë tubim me qytetarë ku do të diskutohet mbi situatën politike në Kosovë në të cilen do të flasin Albin Kurti, Donika Kadaj Bujupi dhe Jakup Krasniqi. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 12 Shkurt 2016

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim do të prezantoj të gjeturat e analizës së sektorit privat dhe do të lansoj Programin e vetë-punësimit për rajonin e Mitrovicës. (Hapësirat e Agjencisë për Zhvillim Rajonal në Parkun Afarist, ora 9:30)

- Lëvizja studentore për barazi- "Studim Kritikë Veprim" do te mbajë një konferencë për media, në kohen kur do të mbahet edhe mbledhja e senatit te UP-se, me ç'rast pritet te votohet për antarët e Këshillit Drejtues të Universitetit. (Oborri e rektoratit te Universitetit te Prishtines, ora 10:00)

- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, takohet me drejtuesit e Agjencisë Kosovare të Privatizimit. (Kabineti i Kryetarit, ora 10:00)

- Lëvizja Fol organizon diskutimin e radhës në Forumin Fol hapur, ku i ftuar do të jetë Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. (Zyrat e Lëvizjes Fol, ora 10:00)

- Komisioni për Integrime Evropiane i Kuvendi të Kosovës, mban takim me përfaqësuesit e Shoqërisë Civile. (Kuvendi i Kosovës, salla S-II, ora 10:00)

- Mbahet takimi i 112-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, kati i III, ora 10:00)

- - Administrata Tatimore e Kosovës do të mabj seminarin me tatimpagues në njësinë regjionale të ATK-së në Gjilan. (Salla e Kuvendit Komunal në Gjilan, ora 10:00)

- Komisioni i Pavarur i Mediave organizon konferencë për media, ku do të publikojë Listën e të licencuarve të cilët nuk kanë paguar Tarifën e Licencës për vitin 2015 si dhe do të njoftojë për hapat ligjorë që do të ndjek për këto raste. (Zyra e KPM-së, Rr. Perandori Justinian Nr. 14 Qyteza, Pejton, ora 11:00)

- Oda Ekonomike e Kosovë prezanton rezultatin e studimit IFO per valën e 12-të, studim që jep informacione të sakta për zhvillimet ekonomike në baza tremujore. (Zyret e OEK-ut, ora 11:00)

- Përfaqesuesi rezident i FMN-së në Kosovë, Ruud Vermulen do të mbajë një diskutim publik me studentet e Kolegjit Universum. (Kolegji Universum në Ulpiane, ora 11:00)

- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, takohet me ambasadorin e Italisë në Kosovë, Andreas Ferrarese. (Kabineti i Kryetarit, ora 13:15)

- Subjektet opozitare mbajnë tubim në Vushtrri në të cilin marrin pjesë Albin Kurti, Jakup Krasniqi dhe Daut Haradinaj. (Shtëpinë e Kulturës në Vushtrri, ora 14:00)

- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, takohet me ambasadoren e Francës në Kosovë, Maryse Daviet. (Kabineti i Kryetarit, ora 14:00)

- Seremb Gjergji mban konferencë me temë "Modeli i Zgjidhjes së Krizës Politike në Kosovë".(Lokalet e Odës Ekonomike të Kosovës, ora 14:00)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në takimin e parë të Komisionit për Planifikim Strategjik ku do të diskutohet rreth përgatitjeve të Qeverisë për Sfidat Korporative të Mijëvjeçarit (Millenium Challenge Corporation).(Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, Avokati i Popullit Hilmi Jashari,  mbajnë konferencë të përbashkët në të cilën do të nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi për të adresuar një prej kushteve në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave.I pranishëm do të jetë edhe përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë Samuel Zhbogar.(Salla e Mediave P32, Ndërtesa Qendrore e Qeverisë, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 11 Shkurt 2016

- Ambasadori i ShBA-ve, Greg Delawie do të flasë me rastin e hapjes së konferencës “Rritja e Pjesëmarrjes së Grupeve të Margjinalizuara në Kosovë”. (Hoteli Sirius, ora 10:00)

- Administrata Tatimore e Kosovës do të mabj seminarin me tatimpagues në njësinë regjionale të ATK-së në Mitrovicë. (Salla e ATK-së në Mitrovicë, ora 10:00)

- Ministria e Shëndetësisë e Kosovës dhe Agjensia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim do të nënshkruajnë marrëveshjen e Mirëkuptimit për Projektin e renovimit dhe furnizimit me pajisje në kuadër të instalimit të Njësisë së Kujdesit Intensiv në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës. (Ndërtesa e Ministrisë se Shëndetësisë, ora 10:30)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese organizojnë Panelin e Diskutimit me temë "Procesi i Privatizimit në Kosovë: Një vlerësim i sfidave dhe problemeve kryesore.". (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Bëhet pranimi i donacionit të dhënë nga OSBE për Projektin e Mamografisë Mobile në Fushë Kosovë. (Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, ora 10:30)

- Shoqata e të drejtave të Pacientëve në Kosovë në bashkëpunim me shoqatën Paqe Prosporitet Vlera organizojn aktivitetin me rastin e ditës ndërkombëtare të numrit emergjent (112). (Sheshi Shatervan në Prizren, ora 11:00)

- Kryeministri Isa Mustafa takohet me përfaqësuesit e federatave të sportit në Kosovë.  (Ndërtesa e Qeverisë, salla P – 38, ora 11:00)

- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, takohet me ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie. (Kabineti i Kryetarit, ora 11:15)

- Teatri i Qytetit të Prishtinës “Dodona” mban konferencën për shtyp, përkitazi me premierën më të re të shfaqjen “Më fol për dashurinë”. (Skena e teatrit “Dodona”, ora 12:00)

- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, takohet me ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jan Braathu. (Kabineti i Kryetarit, ora 12:00)

- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, takohet me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connel. (Kabineti i Kryetarit, ora 12:30)

- Klubi i Basketbollit Sigal Prishtina organizon konferencë për media lidhur me organizimin e IPKO Kupa e Kosovës në Basketboll ku do të tregohen detajet lidhur me organizimin e kupës, do të lancohet logoja dhe komplet brendimi i turneut, IPKO Kupa e Kosovës. (Paletra e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, ora 13:00)

- Subjektet opozitare organizojnë aktivitet. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 14:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyret e Levizjes, ora 15:00)

-  Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami dhe ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Sebastian Kurc do të vizitojnë Shkollën e Mesme Bujqësore “Avdyl Frashëri”. (Shkolla e Mesme Bujqësore, rruga “Lidhja e Pejës”, në Prishtinë, ora 15:30)

- Liderët opozitarë, Visar Ymeri, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj mbajnë takim me të rinjtë e Komunës së Pejës. (Restorant Koha 3, ora 17:00)
 
- Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do të zhvillojë një takim bilateral me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Austrisë, Sebastian Kurz.  (Ndërtesa e qeverisë, ora 17:15 - vetëm pamje - shtyhet për ora 19:00)

- Ministri Thaçi dhe ministri i Jashtëm austriak Kurz do të mbajnë një konferencë të përbashkët për medie. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P 32, pas takimit)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi do të mbajë tubim me anëtar dhe simpatizant të PDK-së. (Qendra e Kulturës ‘’Rexhep Mitrovica’’ në Mitrovicë, ora 18:00)

- Kryeministri Isa Mustafa pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Austrisë, Sebastian Kurz. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 18:20 - vetëm pamje)

Ngjarjet e datës 10 Shkurt 2016

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P – 31, ora 9:00)

- Universiteti për Biznes dhe Teknologji organizon konferencën “Dita Austriake-Kosovare e strehimit”. (Objekti i UBT-së, Lagjja Kalabria, ora 9:00)

- Lëvizja Vetëvendosje bën vizitë në familjen e Mon Balajt. (Familja Balaj në Besiane, ora 10:00)

- Ministria e Financave mban tryezën në lidhje me  “Udhëzimin administrativ për kriteret dhe procedurat për përftimin nga pushimet tatimore”. (Ndërtesa e  Qeverisë, salla P38, ora 10:00)

- Administrata Tatimore e Kosovës do të mabj seminarin me tatimpagues në njësinë regjionale të ATK-së në Prishtinë. (Salla e Kuvendit Komunal në Prishtinë, ora 10:00)

- Lëvizja Vetëvendosje bën homazhe të varreza e Mon Balaj. (Varri i Man Balajt në Besianë, ora 10:30)

- Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë organizon inagurimin e Parkut Dardania në komunën e Gjilanit. (Lagja Dardania në Gjilan, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e Inaugurimit të objektit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj. (Objekti i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet Dhe Financa në të cilin shqyrtohet leximi i dytë i Nismës Legjislative të 13000 qytetarëve për “Amendamentimin e Ligjit për Menaxhim të Financave Publike dhe Përgjegjësitë”. (Kuvendi i Kosovës, salla C 203, ora 11:00)

- Drejtoresha e Arsimit e Komunës së Prishtinës znj. Arberie Nagavci do të bëjë inagurimin zyrtar për nisjen e procesit të ndarjes së mbeturinave të riciklueshme në të gjitha shkollat nëntë vjecare në komunën e Prishtines. (Shkolla Fillore “Hasan Prishtina” në Prishtinë , ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje bën vizitë të familja  Arben Xheladinit. (Familja Xheladini në Prishtinë, ora 12:00)

- Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë inaguron rinovimin e shtratit të lumit në fshatin Berivojce. (Fshati Berivojce, Komuna e Kamenicës, ora 12:15)

- Lëvizja Vetëvendosje bën homazhe të varreza e Arben Xheladinit. (Varri i Aben Xheladinit në Prishtinë, ora 12:30)

-  Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, viziton Vitinë më ç'rast do të zhvillojë një takim në zyrat e kryetarit të Komunës së Vitisë më të cilin do të nënshkruaj Memorandum Bashkëpunimi për Renovimin e Muzeut të Shkollës së Parë Shqipe në Stubëll. (Komuna e Vitisë, ora 13:30)

- Lëvizja Vetëvendosje bën homazhe të pllaka përkujtimore e Mon Balajt dhe Arben Xheladinit. (Prishtinë, ora 13:30)

- Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të misionit të USAID-it Mike de la Rosa do të jetë prezent me rasti e nënshkrimit të kontratave në mes të 32 të rinjëve dhe Adaptavit-it, një qendre të çertifikuar për trajnime nga fusha e Teknologjisë Informative me seli në Prishtinë. (Lokalet e Adaptivit, rruga drejt Gërmis afër kishës ortodokse, ora 14:00)

- Shfaqet dokumentari për ngjarjet e protestës të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje! në datën 10 shkurt 2007 në të cilën policët e UNIMIK-ut vranë dy protestues dhe plagosën me dhjetra të tjerë. (Kinema ABC, ora 14:00)

 

- Këshilli drejtues, Kryesia dhe Kryetarët e degëve të AAK-së, dikutojnë modalitet e moblizimit për protestën gjithëpopullore të 17 shkurtit. (Hotel Sirius, ora 16:00)

- Në Galerinë Kombëtare të Kosovës hapet ekspozita personale e Ymer Shaqirit "Origjinaliteti i një kulture të lashtë". (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 19:00)  
 

Ngjarjet e datës 9 Shkurt 2016

-  Zëvendësministrja e Arsimit, znj. Anila Statovci - Demaj do të marrë pjesë në Konferencën vendore për shënimin e Ditës botërore për internet të sigurt “Vepro për internet të sigurt”  të organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në bashkëpunim me Komitetin Kosovar për Ditën e Internetit të Sigurt  dhe Qendrën për studime të avancuara FIT. (Ambientet e MAShT-it, salla 401 ora 10:00)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë bën lansimin e të gjeturave të Edicionit Special të Barometrit Kosovar të Sigurisë me fokus të veçantë në “Perceptimet e Publikut për Politikën e Jashtme dhe Dialogun me Serbinë”. (Qendra e Konferencave “Orion” (përballë Kino ABC, ora 10:00)

- Mbahet Mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri në të cilen do të behët shqyrtimi i raportit me amendamente i Projektligjit për Patentë Shofer dhe shqyrtimi i raportit me amendamente i Projektligjit për Siguri në Punë në Veprimtarinë Minerare. (Kuvendi i Kosovës, salla S-I, ora 11:00)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në tryezën e organizuar me përfaqësues të medieve dhe të shoqërisë civile, ku do të diskutohet për zhvillimet aktuale në vend. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Mbahet Mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilen do të behët shqyrtimi i shpalljes se konkursit per ZRRUK, dhe shqyrtimi i shkreses nga Komisioni per Legjislacion rreth shpronësimeve. (Kuvendi i Kosovës,  salla C 203, ora 11:00)

- Mbahet Mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport në të cilen do të behët shqyrtimi në parim i Projektligjit për sponsorizime dhe donacione në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit. (Kuvendi i Kosovës, salla N 302, roa 11:00)

- Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Agron Selimaj do të raportoj para Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjensionit Kosovar për Intelegjencë. (Kuvendi i Kosovës, sala N 303, ora 11:00)

- Mbahet Mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit në të cilen do të behët shqyrtimi në parim i Projektligjit për Kundërvajtje dhe shqyrtimi i raportit me amendamente i grupit punues në Projektligjin për administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe të konfiskuar. (Kuvendi i Kosovës, salla S-II, ora 11:00)

- Federata e Basketbollit e Kosovës dhe KB Sigal Prishtina mbajnë konferencë për media, ku do të bëjnë të ditura të gjitha detajet rreth organizimit të Turneut Final të IPKO Kupës së Kosovës. (Zyrat e FBK-së, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi, do të pres në takim ministrin pwr Mjedis dhe Planifikim Hapësinor Ferid Agani. ( Zyrat e kryetarit, ora 13:30)

-Ambasadori i Sh.B.A.-ve në Kosovë, Greg Delaëie, i shoqëruar nga Kryeministri Isa Mustafa, do të flasë në ceremoninë e dorëzimit të certifikatave grupit të parë të pjesëmarrësve në trajnimin për zhvillimin e politikave publike dhe udhëheqje.(Auditoriumi i AUK-ut, ora 14:00)

-  Lëvizja Vetëvendosje organizon debatin “Reciprociteti i munguar në Arsim – Tekstet shqip në Luginën e Preshevës dhe tekstet e Serbisë në Kosovë”. (Qendra e Konferencave Orion, ora 14:00)

- Kuvendi i Komunës së Mitrovicës mban debat publik lidhur me rregulloren për Menaxhimin e Mbeturinave. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës, ora 14:00)


Ngjarjet e datës 8 Shkurt 2016

- Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga pret në takim të përbashkët drejtuesit e subjekteve politike parlamentare, për të diskutuar tejkalimin e gjendjes së krijuar në vend. (Kabineti i Presidentes, C-101, ora 9:00 - vetëm pamje në fillim të takimit)

- Administrata Tatimore e Kosovës do të mabj seminarin me tatimpagues në njësinë regjionale të ATK-së në Ferizaj. (Salla e Kuvendit Komunal në Ferizaj, ora 10:00)
 
- Ministri i Financave Avdullah Hoti dhe ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë, Angelika Viets, nënshkruajnë  Marrëveshjen për Bashkëpunim Teknik 2014 dhe 2015, ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Gjermanisë. (Ndërtesa e Qeverisë, kati 11, ora 11:00)

- Shoqata kundër Epilepsisë e Kosovës, organizon tryezën e rrumbullakët kushtuar Ditës Evropiane të Epilepsisë. (Ndërtesa e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ora 11:00)

- Ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi do të zhvillojë një takim bilateral me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, Nikola Poposki ku do të nënshkruajnë marrëveshjen për kushtet e udhëtimit për shtetasit e Kosovës dhe Maqedonisë, si dhe Protokolin për mënyrën e ndërtimin dhe hapjen e Pikës së re kufitare të përbashkët për udhëtim rrugor ndërkombëtar ndërmjet dy shteteve- Stançiq-Bellanoc. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P32, ora 11:30 - vetëm pamje)

- Bëhet promovimi i librit “ Karabina e Gjyshit” me autor Gazmend M. Bytyçi i cili trajton luftën e fundit të Kosovës nag një kënd letrar dhe artistik. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! zhvillon aktivitet simbolik, lidhur me padrejtësitë e sistemit përballë aktivistëve opozitarë. (Tek Pallati i Drejtësisë, ora 12:00) 

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Zyrat e KQZ-së, ora 13:00)

- Kryeministri Isa Mustafa pret në takim kryetarët e komunave të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:30)

- Instituti Demokraci për Zhvillim dhe Fondacioni Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore lanson raportet “Përfshirja e Grave në Trupat Menaxhuese Zgjedhore në Kosovë” të publikuar nga IFES dhe “Manualit për Barazi Gjinore në Procese Zgjedhore” të publikuar nga D4D. (Hotel Sirius, ora 14:00)

 

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyret Qendrore te Vetëvendosjes, ora 15:30)

Ngjarjet e datës 6 Shkurt 2016

- Kryeministri Isa Mustafa pret në takim përfaqësuesit e veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)
 
- Nën përkujdesjen e Mimoza Kusari - Lila, Kryetare e Komunës së Gjakovës, organizata "Kosova për Sanxhakun” në bashkëpunim me  Shoqatën e Intelektualëve "Jakova” nga Gjakova organizojnë Tryezë shkencore me temën “Aqif  Blyta dhe mbrojtja e Pazarit të Ri”. (Salla solemne të pallatit të Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë, ora 13:00)

Ngjarjet e datës 5 Shkurt 2016

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P – 31, ora 9:00) 

- Oda Ekonomike Gjermano Kosovare në bashkëpunim me Institutin për Politika Zhvillimore, organizojnë konferencën me temën “Marrëveshja e Stabilizim Asociimit - Efektet dhe sa jemi të përgatitur”.  (Ambientet e restaurant “Orion”, ora 10:00)

- Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur dhe Fondacioni për Shoqëri të Hapur në Bosnje dhe Hercegovinë organizojn ditën e dytë të diskutimit lidhur me liberalizimin e vizave midis Kosovës dhe Bosnjës e Hercegovinës.  (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Administrata Tatimore e Kosovës do të mabj seminarin me tatimpagues në njësinë regjionale të ATK-së në Gjakovë. (Salla e Kuvendit Komunal në Gjakovë, ora 10:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticiione në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për të drejtat dhe statusin e personave paraplegjik dhe tetraplegjik si dhe shqyrtimi i Peticioneve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Për nder të 71-vjetorit të RTP-së mbahet konferencën për media e titulluar “RTP-ja e pamposhtur”. (Kinema ABC, ora 11:00)

- Mbahet konferencë për media lidhur me skandalin e fundit në Komunën e Klinës. (Zyrët qendrore të Lëvizjes Vetëvendosje! në Prishtinë, ora 12:00)

- Teatri i Qytetit të Prishtinës - “Dodona” mban konferencën për shtyp, përkitazi me shfaqjen për fëmijë “Fustani, pika-pika”, bazuar në tregimin e Rifat Kukajt, “Sikur në përrallë”, me dramatizim dhe regji të Melihate Qenës. (Skena e teatrit “Dodona”, ora 12:00)

- Promovohet libri më i ri i Gani Mehmetaj “Ëndrra e madhe, fletë të shkëputura ditari me portretin e Rugovës në dritëhijen e ngjarjeve dramatike 1981-2006”.  (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban një aktivitet simbolik. (Takimi me gazetarë bëhet ne sheshin "Zahir Pajaziti",  ora 14:00)

- Drejtori i misionit të USAID-it James Hope, i shoqëruar nga Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Arsim Bajrami, do të flasë dhe shpallë finalistët e gjeneratës së 3-të të bursistëve për studime të nivelit Master përmes programit të USAID-it Lidershipi Transformues. (Restorani “Sixties” pranë Kinemasë ABC, ora 15:00)

 

- Subjektet opozitare mbajnë tubim mobilizues me gra. (Restorant "Ladi" në Malishevë që ndodhet në rrugën "Rilindja Kombëtare", ora 16:00)

Ngjarjet e datës 4 Shkurt 2016

- Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, shefi i Zyrës së OBSH-së në Kosovë Skënder Syla dhe kryetarja e Bordit Nacional për Kontrollin e Kancerit, Suzana Manxhuka-Kërliu mbajnë  konferencë për media ku do të flasin për rëndësinë e Ditës Botërore kundër kancerit. (Ndërtesa e Ministrisë se Shëndetësisë, ora 10:00)

- Ministri i Financave, Avdullah Hoti dhe drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Sakip Imeri mbajnë konferencë për Media. (Zyret qendrore të ATK-së, ora 10:00)

- Instituti për Politika Zhvillimore në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, organizon tryezën me titull “Aftësimi Profesional në Kosovë: Specifikat, Marrëdhëniet dhe Problemet”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës / Transparency International Kosova organizon konferencën rajonale me temën “Mekanizmat Institucional në Luftën Kundër Korrupsionit”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Task Forca Kosovare për Kontroll të Kancerit do të vizitojë fëmijët me kancer për të dhënë një mbështetje morale kësaj kategorie të ndieshme të shoqërisë Kosovar. ( Repartin e Hematologjisë të Klinikës së Pediatrisë, ora 10:30) 

- Mbahet Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në të cilën do të behët shqyrtimi i Planit të Punës së Komisionit për vitin 2016. (Kuvendi i Kosovës, salla S-I, ora 11:00)

- Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur dhe Fondacioni për Shoqëri të Hapur në Bosnje dhe Hercegovinë organizojn diskutim lidhur me liberalizimin e vizave midis Kosovës dhe Bosnjës e Hercegovinës. (Hotel Ulpiana në Graçanicë, ora 11:00)

- Mbahet Mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të behët shqyrtimi shqyrtimi i shpalljes se konkursit per ZRRUK dhe shqyrtimi i shkreses nga Komisioni per Legjislacion rreth shpronësimeve. (Kuvendi i Kosovës, salla N 302, ora 11:00)

- Ekipi i Universitetit te Prishtinës, që do ta përfaqësojë Universitetin në Konferencën e simulimit të punës së Organizatës së Kombeve te Bashkuara në Universitetin e Harvardit, do të pritet në takim, tashmë tradicional, para nisjes për ShBA,nga Ministri i Arsimit, Prof. Dr Arsim Bajrami. (Zyret e MASHT-it, ora 11:30)

- Shoqata e Onkologëve të Kosovës në bashkëpunim me Klinikën e Onkologjisë në QKUK mbajnë takim informues për medie në lidhje me sëmundjen e kancerit. ( Klinika e Onkologjisë në QKUK, ora 12:00)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në takimin e organizuar me përfaqësuesit e Klubit të Prodhuesve të Kosovës, aktivitet në kuadër të shënimit të tetë vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës. (Hotel Emerald, ora 12:00)

- Task Forca Kosovare për Kontroll të Kancerit do të vendosin stendën me fletpalosjet në qendër të Prishtinës në mënyrë që ato t’iu shpërndahen kalimtarëve të rastit, me qëllim të vetëdijësimit të popullatës. (Sheshi Nëna Tereza, ora 12:00)
 
- Lëvizja Vetëvendosje! mban tryezën me temë "Kosova A dhe Kosova e Re - Problemet, zgjidhjet dhe financimi". (Hotel Sirius, ora 14:00)

- Kryeministri Isa Mustafa pret në takim komandantin Suprem të NATO-s, Gjeneralin Philip M. Breedlove. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:00 - vetëm pamje)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, pret në takim komandantin Suprem të NATO-s, Gjeneralin Philip M. Breedlove. (Kabineti i Presidentes, C-101, ora 16:30)

- Komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropë, Gjenerali Philip Breedlove dhe Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Guglielmo Luigi Miglietta mbajnë konferencë për shtyp lidhur me misionin e KFOR-it dhe operacionet e NATO-s në Kosovë. (Shtabi qendror i KFOR-it në kampin "Film City", ora 17:45)

Ngjarjet e datës 3 Shkurt 2016

- Vazhdon dita e dytë e konferencës së tretë ndërkombëtare “Germia Hill”. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:00) 

- Universiteti për biznes dhe Teknologji dhe Shoqata Austriake - Kosovare organizojnë konferencën “Dita Austriake-Kosovare e Sigurisë”. (Objekti i UBT-së në lagjjen Kalabria, ora 9:00)

- Mbahet Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të bëhët shqyrtimi i kërkesës së ZAP-it, për emërimin e auditorëve të jashtëm për pasqyrat vjetore financiare të ZAP-it, inicimi i procedurave për Auditimin e Subjekteve Politike, për vitin 2015, etj. (Kuvendi i Kosovës,  salla S-I, ora 10:00)

- Administrata Tatimore e Kosovës do të mabj seminarin me tatimpagues në njësinë regjionale të ATK-së në Prizren. (Hotel ‘’Theranda Cini’’ SHPK në Prizren, ora 10:30)

- Komuna e Gjakovës organizon takimin për skemën e granteve për zhvillimin e sektorit privat. (Salla e Kuvendit të Komunës së Gjakovës, ora 11:00) 

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të bëjë promovimin e objektit të ri të Shkollës së Mesme Ekonomike Profesionale në Llabjan, komuna e Artanës.(Shkolla e Mesme Ekonomike Profesionale në Llabjan, ora 11:30)

 

- Lëvizja Vetëvendoshe! mbanë konferencë për media. (Zyret e qendrore të Vetëvendosjes, ora 13:00)

- Mbahet takimi i radhës i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 13:30) 

- Unioni i Studentëve Pro Europian, në bashkëpunim Parlamentin Studentor të Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina" dhe organizatën maqedonase nga Shkupi "The National Association of Prestigious Academic Citizens" do të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi. (Zyrët e Parlamentit Studentor të UP-së, tek Fakulteti Filologjik, ora 15:00)

 

- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, do të bashkëbisedojë në një takim të zgjeruar me strukturat e AAK-së në Lipjan. (Ambientet e shtëpisë së kulturës ''Tahir Sinani'', ora 15:00)

Ngjarjet e datës 2 Shkurt 2016

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian organizon ceremoninë për dhënien e granteve nga thirrja e 1-rë për propozime në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar të IPA I mes Malit të Zi dhe Kosovë. (Hotel Dukagjini në Pejë, ora 9:00)

- Universiteti për biznes dhe Teknologji dhe Shoqata Austriake - Kosovare organizojnë konferencën: “Dita Austriake-Kosovare e Bujqësisë”. (Objekti i UBT-së në lagjjen Kalabria, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit  e Komisionit për Integrime Evropiane në të cilen do të shqyrtohet Projektligji për Mjekësin Ligjore, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Kuvendi i Kosovës, salla N 302, ora 10:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim organizon ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit për procesin zgjedhor në mes të institucioneve që merren me administrimin e zgjedhjeve dhe shqyrtimin e rasteve zgjedhore. (Hotel Emerald, ora 10:30)

- Administrata Tatimore e Kosovës do të mabj seminarin me tatimpagues në njësinë regjionale të ATK-së në Pejë. (Salla e Kuvendit Komunal në Pejë, ora 10:30)

- Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do të pres sot për një takim bilateral ministrin e Punëve të Jashtme të Rëpublikës së Maltës, George William Vella. (Ndërtesa e Qeverisë, kati i 3-të, ora 10:45)

- Mbahet Mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport në të cilen do të shqyrtohet në parim Projektligji për sponsorizime dhe donacione në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit dhe shqyrtimi i Projektligjit për Profesionet e Rregulluara në Republikën e Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla S-II, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e Inaugurimit të Qendrës së Paraburgimit në Gjilan. (Gjilan, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri në të cilen do të shqyrtohet raporti me amendamente i Projektligjit për Patentë Shofer dhe shqyrtimi i raportit me amendamente i Projektligjit për Siguri në Punë në Veprimtarinë Minerare. (Kuvendi i Kosovës, salla S-I, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjensionit Kosovar për Intelegjencë ku do të bëhët shqyrtimi i Raportit të Punës së Komisionit për vitin 2015 dhe mbahet diskutim lidhur me Planin e Punës së Komisionit për vitin 2016. (Kuvendi i Kosovës, salla N 302, ora 13:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyret e Lëvizjes Vetëvendosje, ora 14:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, departamenti për çështje të Diasporës, organizuan sot tryezën me temë: “Migrimi ilegal - Zbrazja Kosovën” ku të pranishëm në këtë tryezë do të jetë Kryetari Ramush Haradinaj si dhe të riatdhesuarit që janë larguar nga vendi vitet e fundit. (Hotel Sirius, ora 16:00)

- Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, së bashku me institutin me renome botërore, Aspen Institute, do të organizojë konferencën e tretë ndërkombëtare “Germia Hill”. (Hotel Swiss Diamond, ora 16:30)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, do të bëjë hapjen e konferencës së tretë ndërkombëtare “Germia Hill”, e organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, së bashku me institutin me renome botërore, Aspen Institute, nga data 2 deri më 3 shkurt 2016. (Swiss Diamond, ora 16:30)

- Opozita e bashkuar, mban tubim mobilizues me gra në Prizren. (“Doku kino”, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 1 Shkurt 2016

- Universiteti për Biznes dhe Teknologji dhe Shoqata Austriake-Kosovare organizojnë konferencën “Smart Infrastructure Day 2016”. (Objekti i UBT-së në lagjen Kalabria, ora 9:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, e shoqëruar nga drejtuesit e Odës Ekonomike të Kosovës, Odës Ekonomike Amerikane dhe Odës Ekonomike Gjermane, viziton komunën e Podujevës. (Ndërtesa e Komunë së Podujevës, ora 11:00)

 

- Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, diskuton me përfaqësues të Shoqërisë Civile në Kosovë, për krizën politike në vend. (Ndërtesa e Kuvendit të Kosovës, salla S-2, ora 11:00)


- Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi zhvillon një takim në Komunën e Vitisë, ku së bashku me Kryetarin e Komunës Sokol Haliti do të bëjnë vizitë në fshatrat Stubëllë, Letnicë dhe Pozheran. (Komuna e Vitisë, ora 12:00)

- Këshilli për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së proteston për shkak të vonesave dhe parregullsive tjera që po ndodhin në lidhje me veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. (Para objektit të Qeverisë, ora 12:00) 

- Strukturat udhëheqëse të tre subjekteve opozitare në vend, Aleanca për ardhmërinë e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Nisma për Kosovën, do të takohen me strukturat e rinisë. (Restaurant “Roma” – transit, Gjakovë, ora 14:00)

- Zëvendësministri i Integrimit Evropian, Ramadan Ilazi dhe sekretarja e shtetit për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Suedisë Ulrika Modeer,mbajnë konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P32, ora 14:15)

- Shfaqet premiera e video projektit muzikor #pantarei. (Ambientet e Galerisë së Arteve, Fakulteti i Arteve, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 31 Janar 2016

- Kryeparlamentari Veseli nderon dëshmorët Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu, në 19-vjetorin e rënies heroike të tyre. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë, ora 10:00)

- Visar Ymeri dhe Shpend Ahmeti bashkë më anëtarët e kryesisë dhe deputetët e Lëvzijes Vetëvendosje!, bëjnë nderime para shtatorës së Zahir Pajazitit. (Sheshi "Zahir Pajaziti" në Prishtinë, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 13:00)

- Nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa mbahet Akademi Përkujtimore me rastin e 19 vjetorit të rënies së heronjve të Kosovës, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. (Teatri Kombëtar, ora 13:00)

- Kryeparlamentari, Kadri Veseli bën vizitë në Kompleksin Memorial “Zahir Pajaziti”. (Fshati Orllan, ora 15:00)

- Kryeparlamentari, Kadri Veseli bën vizitë në Kompleksin “Hakif Zejnullahu”. (Fshati Lladofc, Podujevë, ora 15:45)

- Subjektet opozitare mbajnë tubim mobilizues me gra në Gjilan. (Restorant "Luli", ora 16:00)
 

 

Ngjarjet e datës 30 Janar 2016

- Me rastin e përvjetorit të gjashtë të vdekjes së Kryetarit të Komunës së Istogut, Fadil Ferati, Kryetari i LDK-së, njëherësh dhe Kryeministër i  Kosovës, akademik Isa Mustafa me anëtarët e Kryesisë së LDK-së, do të bëjnë homazhe dhe do të vendosin kurora lulesh pranë varrit të tij. (Fshati Gurrakoc në Istog, ora 11:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli merr pjesë në inaugurimin e Hidrocentralit “Albaniku III” në Mitrovicë. (Fshati Selac, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë, ora 12:00)

- Subjektet opozitare mbajnë tubim mobilizues me gra në Pejë në të cilin do të marrin pjesë përfaqësueset nga Lëvizja Vetëvendosje! Fatmire Kollçaku dhe Albulena Haxhiu, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës Donika Kadaj dhe Magbule Shkodra, si dhe nga Nisma për Kosovën Shukrije Bytyqi dhe Valdete Bajrami. (Lokali “Koha 3” në Pejë, ora 16:00)

 

- Dega e LDK-së në Suharekë, do të shënojë 26-vjetorin e themelimi të saj, e në të cilën do të marrë pjesë edhe Kryetari  i LDK-së, njëherësh dhe Kryeministër i Republikës së Kosovës, akademik Isa Mustafa. (Restorani “Rozafa” në Suharekë, ora 17:00) 

Ngjarjet e datës 29 Janar 2016

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, e shoqëruar nga drejtuesit e Odës Ekonomike të Kosovës, Odës Ekonomike Amerikane dhe Odës Ekonomike Gjermane, viziton Kuvendin Komunal të Prishtinës. (Kabineti i kryetarit të Komunës së Prishtinës, ora 9:00)

- Në kuadër të  Javës Evropiane për Skrining të Kancerit të Qafës së Mitrës organizohet tryeza e rrumbullakët me temë “Kanceri i qafës së mitrës mund të parandalohet! Bëje PAP testin!". (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, pret në takim drejtuesit e Agjencisë Kosovare të Privatizimit.Pas takimit, do të ketë konferencë për media. (Kuvendi i Kosovës, salla C 301, ora 11:00)

- Dogana e Kosovës mban konferencën për media më temë “Përmbledhje e vitit 2015 dhe sfidat e 2016” në të cilën merr pjesë edhe Ministri i Financave, Avdullah Hoti. (Drejtoria e Doganës, Lagjja Emshir,  ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet Dhe Financa ku do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet, ndërmjet Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për realizimin e Projektit për Përmirësimin e Sistemit të Arsimit dhe shqyrtimi i Projektligjit për mjekësinë ligjore. (Kuvendi i Kosovës, salla C 203, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim në të cilën do të behët hartimi i draft-planit të punës së Komisionit, për vitin 2016. (Kuvendi i Kosovës, salla N 303, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media ku do të behët shqyrtimi i draft-planit të punës së Komisionit, për vitin 2016. (Kuvendi i Kosovës, salla N 302, ora 11:00)

- Drejtori i misionit të USAID-it James Hope do të vizitojë Komunën e Pejës dhe do të flasë me rastin e hapjes së linjës së re në fabrikën Ultracosmetics në Pejë. (Lokalet e Ultracosmetics, Tranziti në drejtim të Vitomiricës, Pejë, ora 12:00)

 

- Studentët e diplomuar në universitetet jo-publike në Republikën e Shqipërisë, protestojnë para MASHT-it për njohjen e diplomave të fituara në këto universitete. (MASHT, ora 13:30)  

 

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P – 31, ora 15:15)

Ngjarjet e datës 28 Janar 2016


- Agjencia Kombëtare për Mbrojtjen e të Dhënave Personale organizon një konferencë për Alternativat e Fuqizimit të Privatësisë për të shënuar Ditën Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. (Hotelin Sirius, ora 10:00)

- Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ne bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian ne Kosovë organizojnë, konferencën përmbyllëse të  projektit, Kontrolli dhe Çrrënjosja e Sëmundjeve të Kafshëve ne Kosovë. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës. (Salla e Kuvendit të Komunës, ora 11:00)

- Komuna e Istogut bën promovimin e katalogut me punime të nxënësve të shkollave të Komunës së Istogut. (Komuna e Istogut, ora 11:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës,  Atifete Jahjaga, e shoqëruar nga drejtuesit e Odës Ekonomike të Kosovës, Odës Ekonomike Amerikane dhe Odës Ekonomike Gjermane, viziton Komunën e Novobërdës. (Objekti i Komunës së Novobërdës, ora 11:50)

- Mbahet ceremonia e dorëzimit të 52 shtëpive dhe infrastrukturës së fazës së tretëtë Projektit për Strehim dhe Integrim të KomunitetitRomë, Ashkali dhe Egjiptian. (Lagja Ali Ibra në Gjakovë, ora 13:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës,  Atifete Jahjaga, e shoqëruar nga drejtuesit e Odës Ekonomike të Kosovës, Odës Ekonomike Amerikane dhe Odës Ekonomike Gjermane, viziton Komunën e Kaçanikut. (Objekti i Komunës së Kaçanikut, ora 13:20)

- Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së organizon panelin e parë diskutues mbi perspektivën gjinore dhe përfaqësimin gjinor duke adresuar temën “Si e pasqyrojnë mediat kosovare gjininë?”. (Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së, ora 13:30)

- Policia e Kosovës mban konferencë të jashtëzakonshme, e cila i dedikohet disa operacioneve policore të suksesshme të realizuara në disa rajone të Kosovës. (Objekti i Administratës së PK-se, ora 14:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës,  Atifete Jahjaga, e shoqëruar nga drejtuesit e Odës Ekonomike të Kosovës, Odës Ekonomike Amerikane dhe Odës Ekonomike Gjermane, viziton Komunën e Hanit të Elezit. (Objekti i Komunës së Hanit të Elezit, ora 14:30)

- Mbahet Mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit me rekomandime për monitorimin e Ligjit për Inspekcionin bujqësor. (Kuvendi i Kosovës, salla N 302, ora 14:30)

- Përfaqësueset nga Lëvizja Vetëndosje! Fatmire Kollçaku dhe Shqipe Pantina, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës Donika Kadaj dhe Magbule Shkodra si dhe nga Nisma për Kosovën Shukrije Bytyqi dhe Hana Aliu do të mbajnë tubim mobilizues me gra. (Tek restorant "Nexhuku". në Mitrovicë, ora 16:00)

Ngjarjet e datës 27 Janar 2016

- Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga se bashku me nga drejtuesit e Odës Ekonomike të Kosovës, Odës Ekonomike Amerikane dhe Odës Ekonomike Gjermane viziton Komunën e Fushë Kosovë. (Ndërtesa e komunës, ora 9:30)

- Zyra e BE-ë dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë organizojnë një vizitë promocionale dhe monitoruese në terren tek përfituesit e programit të granteve për NVM-të. (Vizita fillon nga “Pure Power”, fshati Babush në Ferizaj, ora 9:30)

- Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) bënë lansimin e platformës “Indikatorët për Zhvillim”.(Sheshi 21, ora 10:00)

- Ceremonia e inaugurimit të projektit të realizuar rreth-rrotullimi i ri në qytetin e Gjakovës. (Gjakovë, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës / Transparency International Kosova bën publikimin e Indeksit të perceptimit të korrupsionit 2015 të  përgatitur nga Transparency International. (Instituti Demokratik i Kosovës, Rr. Bajram Kelmendi Nr. 45, ora 10:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga se bashku me nga drejtuesit e Odës Ekonomike të Kosovës, Odës Ekonomike Amerikane dhe Odës Ekonomike Gjermane viziton Komunën e Vushtrrisë. (Ndërtesa e komunës, ora 10:30)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport mban Dëgjim publik lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Arsimin Parauniversitar në Repulikën e Kosovës.(Kuvendi i Kosovës,  salla S-II, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të shqyrtohet raporti me rekomandime për monitorimin e Ligjit për Inspekcionin bujqësor. (Kuvendi i Kosovës, salla N 302, ora 11:00)

- Federata e Kick-Boxit të Kosovës do të mbajë konferencë për media, ku do tw flitet lidhur me organizimin e Turneut Ndërkombëtar "Besim Kabashi”. (Salla për media në Shtëpinë e Sportit, ora 11:00)

- Dega e AAK-së në Pejë mbanë konferencë për media. (Selia e degës së AAK-së në Pejë, ora 11:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga se bashku me nga drejtuesit e Odës Ekonomike të Kosovës, Odës Ekonomike Amerikane dhe Odës Ekonomike Gjermane viziton Komunën e Skenderajt . (Ndërtesa e komunës, ora 11:20)

- Veriu.info organizon konferencë të jashtëzakonshme për media në Mitrovicë, pas sulmit fizik ndaj gazetarit Gazmend Morina. (Zyra e gazetarëve në qendër të Mitrovicës, e cila gjendet pranë xhamisë kryesore, ora 12:30)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga se bashku me nga drejtuesit e Odës Ekonomike të Kosovës, Odës Ekonomike Amerikane dhe Odës Ekonomike Gjermane viziton Komunën e Gllogocit . (Ndërtesa e komunës, ora 12:30)

- Komiteti për Telekomunikacion i Lëvizjes Vetëvendosje! organizon tryezën me ekspertë të telekomunikacionit lidhur me kodin telefonik dhe sektorin në të cilën janë pjesëmarrës Kryetari i Lëvizjes, Visar Ymeri, Prof. Ismet Hamiti dhe eksperti i telekomunikacionit Fatban Bunjaku. (Orion Center, ora 13:00

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe Instituti GAP mban disktutim “Çfarë të presim nga draft-ligji i ri për Investime Strategjike: Dobitë dhe Rreziqet eventuale”. (Swiss Diamond Hotel, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticiione. (Kuvendi i Kosovës, salla N 303, ora 13:00)

- Mbahet Mbledhja e Komisionit për të Drejtat Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticiione. (Kuvendi i Kosovës, salla N 303, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të shqyrtimi i Projektligjit për shërbimin mjekësor emergjent. (Kuvendi i Kosovës, salla N 302, ora 13:00)

- Subjektet opozitare bashkë me qytetarë e realizojnë aksionin "Bjeri borisë, kundër Qeverisë". (Takimi me gazetarë bëhet përballë hyrjes së Kuvendit të Kosovës, ora 14:00)
 
- Promovohet video e poezisë ''Më i Bukuri Varr', e autorit Imer Raçi, ora 16:00 

Ngjarjet e datës 26 Janar 2016

- Kryeministri Isa Mustafa pret në takim Admiralin Mark E. Ferguson. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:20 - vetëm pamje)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Arsim Bajrami nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi  me përfaqësues të - Projekti ALLED “Harmonizimi i Arsimit me Kërkesat e Tregut të Punës” . (Ndërtesa e MASHT-it, ora 10:00)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë organizon tryezën me temë: “Lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë - Angazhimi i komunitetit në parandalim”. (Hotel “Kristal” në Gjilan, ora 10:30)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, takohet me përfaqësues të Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës. Pas takimit, do të ketë konferencë për media. (Kabineti i Kryetarit, ora 11:00)

- Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar i Luginës së Preshevës, Jonuz Musliu, kryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa dhe ai i Bujanocit, Nagip Arifi do të bëjnë vizitë zytare në Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Kosovë. (Objeki i MKRS-së, ora 11:00)

- Mbahet Mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport.(Kuvendi i Kosovës,  salla S-II, ora 11:00)

- Mbahet Mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri.(Kuvendi i Kosovës, salla S-I, ora 11:00)

- Mbahet Mbledhja e Komisionit për Buxhet Dhe Financa.(Kuvendi i Kosovës,salla C 203, ora 11:00)

- Mbahet Mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit.(Kuvendi i Kosovës,  salla S-I, ora 13:00)

 

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media, në të cilen do të flasë drejtuesi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosje!-s, Glauk Konjufca. (Zyret e Vetvendosjes, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 25 Janar 2016

- Mbahet mbahet punëtoria për fuqizimin e qëndrueshmërisë kundër radikalizmit të dhunshëm. (Akademia e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri, ora 9:00)

- Mbahet konferenca e parë kundër ngacmimit në shkolla. (Biblioteka Kombëtare në Prishtinë, ora 10:00)

-  Përfaqësuesi Rezident i Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovë Ruud Vermeulen mban konferencë për media. (Zyrat e FMN-së në ndërtesen e Bankës Qendrore kati i 1, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane, në të cilën do të Raportojë Bekim Çollaku- Ministër i Integrimit Evropian, lidhur me plotësimin e tetë rekomandimeve për liberalizimin e vizave. (Kuvendi i Kosovës, salla N 303, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje organizon tryezën me përfaqësues të shoqërisë civile "Ndryshimi në Kosovë - tryezë me shoqërinë civile". (Qendra “Orion”, përball Kino ABC, ora 11:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës,Atifete Jahjaga, së bashku me drejtuesit e Odës Ekonomike të Kosovës, Odës Ekonomike Amerikane dhe Odës Ekonomike Gjermane, do të viziton Komunën e Kllokotit. (Objekti i Komunës, ora 11:45)

 

- Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, bashkë me përfaqësuesit e kompanisë së Ujit “Rogova”, do të nënshkruaj marrëveshjen e sponzorimit për  Kampionatin Evropian të Shahut që do të mbahet këtë vit në Gjakovë. (Kabineti i kryetares, ora 12:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës,Atifete Jahjaga, së bashku me drejtuesit e Odës Ekonomike të Kosovës, Odës Ekonomike Amerikane dhe Odës Ekonomike Gjermane, do të viziton Komunën e Gjilanit. (Objekti i Komunës, ora 12:30)

- Presidentja e Republikës së Kosovës,Atifete Jahjaga, së bashku me drejtuesit e Odës Ekonomike të Kosovës, Odës Ekonomike Amerikane dhe Odës Ekonomike Gjermane, do të viziton Komunën e Kamenicës. (Objekti i Komunës, ora 14:15)

- Presidentja e Republikës së Kosovës,Atifete Jahjaga, së bashku me drejtuesit e Odës Ekonomike të Kosovës, Odës Ekonomike Amerikane dhe Odës Ekonomike Gjermane, do të viziton Komunën e Ranillugut. (Objekti i Komunës, ora 15:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës  z.Hashim Thaqi viziton Ferizajn. (Teatri i qytetit  “Adriana Abdullahu” Ferizaj, ora 16:30)

Ngjarjet e datës 23 Janar 2016

- Studentë të Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi të UBT-së janë prezantojnë biznes-planet, në kuadër të lëndës Menaxhimi Strategjik dhe Ndërmarrësia. (Kampusi Inovativ i UBT-së, ora 10:00)

- Ministri i Financave Avdullah Hoti mban konferencën për media të për Strategjinë Kombëtare për Zhvillim 2016-2021. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-32, ora 10:30)

- Task Forca Kosovare për Kontroll të Kancerit-TKKK organizon Tryezën e Rrumbullakët mbi Kancerin e Qafës së Mitrës me titull “Diagnostikimi dhe menaxhimi protokolar i kancerit të qafës së mitrës”. (Hotel Swiss Diamond,  ora 11:00)

- Hapja e Kuvendit të Punës të Klubit të Basketbillit Sigal Prishtina në të cilin do të diskutohet për punën dhe sukseset e deri tanishme të klubit, poashtu edhe për planet e së ardhmes. (Hotel Emerald, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! organizon tubim me qytetarë në Tiranë ku do të diskutohet lidhur me situatën politike në Kosovë, problemet e aktualitetit dhe nismat në të ardhmen e afërt, me pjesëmarrës edhe Kryetari i Vetëvendosje!-s, Visar Ymeri, si dhe deputeti Albin Kurti. (Muzeun Historik Kombëtar, ora 15:30)

- Shfaqet premiera e mbyllur e filmit ‘Shok\', film ky i nominuar për çmimin Oscar. (Swiss Diamond Hotel, salla Dyar, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 22 Janar 2016

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P - 31, ora 9:00)

- Mbahet Konferenca e tretë ndërkombëtare për siguri në rrugë me temë "Hulumtimet në transport dhe transferimi i njohurive në sigurinë rrugore". (Swiss Diamond Hotel, ora 09:00)

- Mbahet ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes për masat e Efiçiencës në Energji për nivelin Komunal, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Banka Gjermane për Zhvillim. (Ndërtesa e  Qeverisë, salla P-32, ora 10:00)

- Mbahet Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, me kryetarët e grupeve parlamentare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 12:00)

- Komandanti i përgjithshëm i Kforit në Kosovë, Major General Guglielmo Luigi Migilietta, do ta vizitoj Komunën e Gjakovës ku do të pritet nga Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila. (Kabineti i kryetares, ora 12:30)

- Promovohet libri “Isa Boletini në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare”. (Hotel “Bushi” në Shkup, ora 13:00)

- Nën udhëheqjen e Ministrit të Financave Avdullah Hoti do të mbahet “Tryeza për Programin e Reformave në Ekonomi”. (Ndërtesa e  Qeverisë, salla P-38, ora 14:00)

­- Liderët e subjekteve politike opozitare do të mbajnë konferencë për media. (Sheshi “Skenderbeu”, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 21 Janar 2016

- Grupi i Miqësisë Austri - Kosovë i Parlamentit të Austrisë do të takohet me Komisionin për Integrime Evropiane të Kuvendit të Republikës se Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, Salla S-II, ora 8:30 - vetë pamje)

- Banka Qendrore e Kosovës organizon ditën e dytë të konferencës rajonale mbi implementimin e shtyllës së dytë të kornizës rregullative të Basel-it: ICAAP/SREP dhe shembuj praktik. (Hotel Sirius, ora 9:00)

- Grupi i Miqësisë Austri –Kosovë i Parlamentit të Austrisë do të takohet me Komisionin për Punë të Jashtme të Kuvendit të Republikës se Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, Salla S-I, ora 9:30 - vetë pamje)

- Me rastin e 10-vjetorit të vdekjes të Presidentit të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, Kryesuesit e Degëve të LDK-së, do të bëjnë homazhe pranë varrit Rugova. (Velani, orën 9:30)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga bën homazhe para varrit të ish-Presidentit, dr. Ibrahim Rugova. (Velani, ora 10:00)

- Nënshkruhet marrëveshja në mes të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ambasadës së Britanisë së Madhe në Kosovë dhe Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillimim për implementimin e Programeve Aktive të Tregut të Punës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P32, ora 10:00)

- Kryetari i LDK-së njëherësh dhe Kryeministër i Republikës së Kosovës, akademik Isa Mustafa, me anëtarët e Kryesisë së LDK-së, do të bëjnë homazhe tek varri i tij, më pas do të vizitojnë familjen Rugova. (Velani, ora 10:30)

- Sekretari parlamentar i Zhvillimit Ekonomik të Gjermanisë, Hans - Joachim Fuchtel viziton kompaninë kosovaro-gjermane Liftkos e cila merret me prodhimin e ashensorëve të kualitetit të lartë për tregun e vendit dhe atë ndërkombëtar. (Ambientet e kompanisë Lifkos në Parkun e Biznesit në Drenas, ora 10:30)

- Bëhet dorëzim-pranimi i detyrës së Drejtorit të TKK-së, Agim Sopi. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 10:30)

- Kryetari i AAK-se Ramush Haradinaj me bashkepunetore bën homazhe te varri i Presidentit te ndjere Ibrahim Rugova. (Velani, ora 11:00)

- Konferencë e përbashkët për media e delegacionit nga Parlamenti i Austrisë dhe kryetarët e komisioneve të udhëhequra nga Teuta Sahatqija dhe Enver Hoxhaj. (Holli para Sallës  S-I, ora 11:45)

- Me rastin e 47 vjet nga formimi i Arkivit Komunal të Prishtinës, arkivi do të jetë i hapur për qytetarë ku çdo i interesuar mund ta vizitojë dhe të njoftohet me punën dhe rëndësinë e arkivit. (Objekti i arkivës në ndërtesën e vjetër të Shkollës Teknike, rr. Nazim Gafurr, ora 12:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës organizon akademi përkujtimore lidhur me 10-vjetorin e vdekjes të Presidentit të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. (Hotel “Emerald”, ora 12:00)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në Ekspozitën dokumentare me fotografi të ish-Presidentit, dr. Ibrahim Rugova. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 14:00)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në hapjen e Ekspozitës së Përhershme në Shtëpinë e Bardhë. (Shtëpia e Pavarësisë, ora 15:30)   
 
- Nën patronazhin Presidentes së Republikës së Kosovës, zonjës Atifete Jahjaga, organizohet akademi përkujtimore me rastin e 10-vjetorit të vdekjes së ish-Presidentit, dr. Ibrahim Rugova. (Teatri Kombëtar, ora 18:00)

- Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së organizon Shtëpinë e Hapur me rastin e ekspozitës me fotografi të titulluar “6x6” të përzgjedhura nga fotografi i njohur, Hazir Reka. (Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së, ora 18:00)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në Akademinë përkujtimore me rastin e 10-vjetorit të vdekjes së ish-Presidentit, dr. Ibrahim Rugova. (Teatri Kombëtar, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 20 Janar 2016

- Banka Qendrore e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Projektin për Zbatimin e Standardeve Ndërkombëtare në kuadër të mbikëqyrjes bankare organizon konferencën rajonale mbi implementimin e shtyllës së dytë të kornizës rregullative të Basel-it: ICAAP/SREP dhe shembuj praktik. Hotel Sirius, ora 9:00)

- Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Qemal Minxhozi, viziton Komunën e Mitrovicës, ku do të pritet nga kryetari i komunës, Agim Baftiri, ku më pastaj ambasadori Minxhozi do t'i vizitoj disa organizata joqeveritare. (Komuna e Mitrovicës, ora 10:00)

- Lord George Robertson dhe Ambasadori i Kosovës në Britanine e Madhe, Lirim Greiçevci do të qendrojnë për një vizitë në qendren e OJQ-së "The Ideas Partnership" në Fushë Kosovë, për t'i parë më afër aktivitetet që zhvillohen me fëmijët e komuniteteve Romë, Ashkali e Egjiptian. (Fushë Kosovë, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe Drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit, Arbërie Nagavci, do të vizitojnë Shkollën e Muzikës "Prenk Jakova". (Objekti në aneksin e Shkollës së Mesme të Mjekësisë "Ali Sokoli", te Rrethi i Flamurit, ora 10:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport në të cilën do të bëhët shqyrtimi i raportit vjetor të punës së Komisionit për vitin 2015. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Organizatat Studentore USPE, Reforma, Paqja Studentore dhe SKV do të dorzojnë ankesen në Këshillin Drejtues të UP-së për realizimin e kërkesave për rinumrim të votave në disa qendra të votimeve nëpër njësi akademike. (Rektorati, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit  në të cilën do të bëhët miratimi i raportit të punës së Komisionit për vitin 2015 dhe diskutimi për planin e punës për vitin 2016 dhe për aktivitetet e grupeve punuese. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 11:00)

-  Në kuadër të vizitës në Kosovë, Grupi i Miqësisë Austri-Kosovë i Parlamentit të Austrisë, nesër, më 20 janar 2016, do të takohet me nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit të Kosovës, salla S1, ora 11:15)

- Klubi i Futbollit Prishtina organizon konferencë për shtyp në të cilën do të prezantohen përforcimet për stinorin pranveror. (Zyrët e klubit, ora 12:00)

- Pensionistët e Kombinatit "Trepça" mbajn tubim. (Lokalet e Entit Social, te Posta e Vjetër në Mitrovicë, ora 13:00)

- Ministria e Shëndetësisë do të bëjë lansimin e Projektit të Qeverisë së Luksemburgut mbështetje për shëndetësinë e Kosovës,  KSV-017. (Ndërtesa e Ministrisë së Shëndetësisë, salla 128, ora 13:45)

- Robert Wright- CEO of Raiffeisen Kosovo mban ligjeratë më temë "Lidershipi në praktikë". (Biblioteka e Kolegjit Riinvest, ora 17:00) 

Ngjarjet e datës 19 Janar 2016

- Kryeministri Isa Mustafa pret në takim ish-sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Lordin Xhorxh Robertson. (Ndërtesa e Qeverisë, ora  10:30 - vetëm pamje)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane në të cilën do të bëhët shqyrtimi i raportit vjetor të punës së Komisionit për vitin 2015 dhe shqyrtimi i Planit të punës së Komisionit për vitin 2016. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 11:00)

- Oti Petrol Sllovenija organizon ceremoninë e hapjes së Pompës së Benzinës të kësaj Kompanie në rrugën Gjilan Kamenicë. (Rruga Gjilan - Kamenicë, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa e Komunës së Mitrovicës. (Salla e Mediave të Komunës së Mitrovicës, ora 11:00)
 
- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri në të cilën do të bëhët diskutim lidhur me Raportin e Performances se Ndëmarrjeve Publike për vitin 2014 dhe shqyrtimi i Planit të punës së Komisionit të tremujorit të parë për vitin 2016. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:00)

- Ministri i Financave Avdullah Hoti dhe Rektor i Universitetit “Hasan Prishtina”, Ramadan Zejnullahu nënshkruajn Memorandumi Bashkëpunimit për angazhimin e studentëve punë praktike në Ministrinë e Financave. (Ndërtesa e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ora 12:00)

- AAK mban konferencë shtypi, për të publikuar detajet dhe qendrimet e saj, rreth përfshirjes së operatorit serb të telefonisë mobile në tregun e Kosovë. (Selia Qendrore e AAK-së, ora 12:00)

- Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani me bashkëpunëtorë do të vizitoj Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut në Prishtinë. (Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut, ora 13:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga merr pjesë në zbulimin e Pllakës Përkujtimore në nderim të  ushtarëve sllovakë, që humbën jetën në  aksidentin ajror duke u kthyer nga misioni i tyre në  kuadër të  KFOR-it në Kosovë. (Parku i Qytetit, Prishtinë, ora 14:45)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga pret në takim z.Miroslav Lajčák, zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane i Republikës së Sllovakisë. (Kabineti i Presidentes, C-101, ora 15:40 - vetëm pamje në fillim të takimit)  

- Kryeministri Isa Mustafa pret në takim Miroslav Lajçak, zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane i Republikës së Sllovakisë. Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:20 - vetëm pamje)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga pret në takim ish-Sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, lordin Xhorxh Robertson, i cili viziton Kosovën me ftesë të Presidentes Jahjaga. (Kabineti i Presidentes, C-101, ora 16:45 - vetëm pamje në fillim të takimit) 

 

- Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Hashim Thaçi, pret sot në takim Zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Miroslav Lajčák. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 17:00 - vetëm pamje) 

Ngjarjet e datës 18 Janar 2016

- Ministria e Zhvillimit Ekonomik në bashkëpunim me akterë të rëndësishëm të kësaj fushe organizon konferencën ndërkombëtare me temë “Siguria Kibernetike dhe Privatësia. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Mbahet seminari “Sigurimi i cilёsisё nё studimet e doktoraturёs”. (Ndërtesa e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ora 9:30)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në konferencën e donatorëve lidhur me zbatimin e Strategjisë për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm. (Ndërtesa e Qeverisë,  salla-P38, ora 10:00)

- Ministri i Drejtёsisё, Hajredin Kuçi do tё bёj shpërndarjen e certifikatave pёr kandidatët tё cilёt e kanё dhёnё provimin pёr përmbarues privat. (Ndërtesën e Ministrisë se Drejtёsisё, ora 10:00)

- Nё ligjëratën e radhës në kuadër të programit "Guest Speaker" të Universitetit "Kadri Zeka" në Gjilan i ftuar është Hydajet Hysenin i cili do të mbajë ligjëratë me temën: “Pranvera’81 midis retrospektivës dhe prospektives”, me rastin e 34 vjetorit të rënies heroike të  Kadri Zekës. (Objekti i Universitetit tё Gjilanit, ora 11:00)

- Me rastin e 65 vjetorit të lindjes dhe 20 vjetorit të vdekjes së atdhetarit Avdi Kelmendi, do të mbahet akademi përkujtimore. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë në Prishtinë, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 13:00)

- Policia e Kosovës mban një konferencë të jashtëzakonshme, e cila i dedikohet një operacioni policor të suksesshëm të realizuar në kuadër të Drejtorisë Rajonale - Prishtinë. ( Salla e Stacionit Policor “Qendra” - Prishtinë, ora 13:30)      

- Gjakovën do ta vizitoj ish shefi i misionit monitorues të OSBE-së në Kosovë gjatë vitit 1998 dhe 1999 në Kosovë, William Walker me ç'rast do të pritet nga Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila. (Kabineti i kryetares Kusari - Lila. ora 14:00)

Ngjarjet e datës 17 Janar 2016

- Mbahet Kuvendi Zgjedhor i Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Podujevë në të cilin do të marrë pjesë Kryetari Ramush Haradinaj. (Ambientet e Restaurant Ora, në dalje të qytetit, ora 11:00)

- Dega e LDK-së në Vushtrri, do të shënojë 26-vjetorin e themelimi të saj, e në të cilën do të marrë pjesë edhe Kryetari  i LDK-së, njëherësh dhe Kryeministër i Republikës së Kosovës, akademik Isa Mustafa. (Restoranin “Qamëria” në Vushtrri, ora 13:00)

Kalendari

Ngjarjet e datës 13 dhjetor 2019 - Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë organizojnë hapjen e ekspozimit dhe promovimit të prodhimeve vendore në kuadër të “Javëve të Biznesit Kosovar 2019” me moto: Unë Konsumoj Produkte Vendore, Po JU? (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Organizata për Fëmijët pa Kujdes Prindëror organizon konferencë nacionale për të diskutuar për situatën e strehimit familjar në Kosovë, për të arriturat, sfidat dhe planet e ardhshme për të zhvilluar me tutje këtë shërbim për fëmijët pa përkujdesje prindërore. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale organizon takim vjetor informues për përfaqësuesit dhe personat përgjegjës të ndërmarrjeve që merren me shfrytëzimin dhe përpunimin e lëndëve minerare, përpiluesit e plan-programeve të hulumtimit, përpiluesit e projekteve gjeologjike dhe të shfrytëzimit. (Salla e madhe në ndërtesën e Ministrisë së Administratës Publike, ora 10:00)

- Instituti Columbus organizon tryezë diskutimi me temë "Efekti i korrupsionit tek qytetarët: Diskutimi i fondit për trjatimin e pacientëve jashtë institucioneve publike të Kosovës. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë organizon konferencë informuese për zhvillimin e sektorit privat ku do të behet edhe ndarja e mirënjohjeve për “Ndërmarrjet me të suksesshme të vitit 2019”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Demokraci Plus në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer organizon konferencën lidhur me Procesin e Berlinit dhe obligimet për Sundim të Ligjit dhe Mirëqeverisjen. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj zhvillon vizitë pune në Ministrinë e Mbrojtjes, për të shënuar  një vjetorin e miratimit të tri Ligjeve, Ligjin për Forcën e Sigurisë, Ligjin për Shërbimin në FSK dhe Ligjin për Ministrinë e Mbrojtjes. (Ministria e Mbrojtjes, ora 11:00)

- Komuna e Istogut organizon diskutim publik me qytetar për projekt rregulloren komunale për taksa, ngarekesa dhe gjoba. (Ndërtesa e Komunës së Istogut, ora 11:00)

- Ekipi i Kombëve të Bashkuara në Kosovë së bashku me Klubin Ndërkombëtarë të Prishtinës  organizon panairin e festave të fundvitit. (Ndërtesa e Termokiss në Dardani, ora 12:00)

- Nxënësit finalistë nga e gjithë Kosova të klasave 3-12 do të konkurrojnë në garën e katërtë vjetore Po-e-Zë. (Amfiteatri i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ora 12:00)

 - Muzeu Kombëtar i Kosovës organizon hapjen e ekspozitës me fotografi 'Bukuria e betonit' nga autori Etienne Rémond. (Muzeu Kombëtar, ora 12:00)

- Kryeministri në detyrë Haradinaj, në përvjetorin e rënies së dëshmorit dhe heroit Mujë Krasniqi, bën homazhe dhe vendos kurora lulesh te shtatorja e heroit. (Klinë, ora 13:00​)

- Hapet panairi “Punimet artizanale përtej kufijve” i organizuar për nder të festave të fundvitit, në kuadër të projektit ndërkufitar Kosovë - Maqedoni Veriore, “Ndërtimi i konkurrencës përmes bashkëpunimit dhe inovacionit: Qasja në tregjet e eksportit për produktet artizanale’’. (Restorant ‘’Planet’’ në Gjilan, ora 14:00)

- KIPRED organizon tryezë diskutimi me temë: “Ligjërisht (t’pa) diplomuar?” e cilan mbahet me qëllim të diskutimit rreth problemit të verifikimit të diplomave të studentëve të cilët kanë ndjekur studimet pranë Bartësve Privatë të Arsimit të Lartë. (Hotel Sirius, ora 14:00)

- Projekti Climate 4 Change, i cili mbështetet nga Ambasada Norvegjeze dhe nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile organizon një debat politik - publik në të cilën do të diskutotohet për klimën. (Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, ora 17:00)

- Ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, organizon një pritje e cila si qëllim ka promovimin e djathit të Sharrit. (Rezidenca e Francës në Arbëri, ora 17:30)