25 Prill 2024

Kalendari

Ngjarjet e datës 11 shtator 2019

- Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj bën homazhe dhe merr pjesë në zbulimin e obeliskut kushtuar viktimave të 11 shtatorit 2001, në SHBA. (Oborri i ndërtesës së Qeverisë, ora 8:00)

- Në nderim të viktimave të sulmit terrorist të 11 shtatorit në SHBA, Komuna e Fushë Kosovës organizon larjen e pllatosë te sheshi Bill Clinton dhe vendosjen e flamurit të të ri, nga zjarrfikësit. (Sheshi Bill Clinton në Prishtinë, ora 8:10)

- Në të gjitha shkollat fillore e të mesme të Fushë Kosovës do të mbahet një ligjërat 10 minutëshe për këtë akt terrorist ndaj aleatit tonë SHBA-së ku në njerën nga ligjeratat e mbajnë drejtori i Arsimit të Fushë Kosovës, Islam Shabani dhe kryetari i shoqatës "Miqtë e Amerikës", Agim Rexhepi. (Shkolla e Mesme "Hivzi Sulejmani" në Fushë Kosovë, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt të Komitetit për Politikë dhe Financa e Komunës së Mitrovicës. (Salla e nediave e Komunës së Mitrovicës, ora 10:00)

- Aleanca Franceze e Prishtinës organizon ditën e dyerve të hapura për të prezantuar aktivitetet e saj. (Aleanca Franceze, ora 10:00)

- Garda e Nderit e Policisë së Kosovës e ulë në gjysëm shtizë flamurin amerikan, behët ndezja e qirinjëve para emrave të viktimave dhe hapet një ekspozitë me fotografi. (Sheshi Bill Klinton, ora 11:05)

Mbahet mbledhje përkujtimore për veteranin e UÇK-së dha asamleistit Astrit Thaçi. (Qendra e Kulturës Mensur Zyberaj në Rahovec, ora 12:00)

- Aleanca Franceze e Prishtinës mban konferencën për media në lidhje me ngjarjen kulturore “Nuit Blanche” qe do të mbahet në Prizren. (Aleanca Franceze, rruga Lah Nimani, ora 13:00)
 
- Aleanca Franceze e Prishtinës organizon pret vizitorët te cilet mund të shkojnë për t’u informuar në lidhje me studimet universitare. (Aleanca Franceze, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 10 shtator 2019

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, do të vizitojë Komunën e Hanit të Elezit ku do të takoj kryetarët e këtyre komunave për të diskutuar rreth përgaditjes së Garës Nacionale të Sportit që do të filloj nga muaji shtator. (Objekti i komunës, ora 10:00)

- Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale i Komunës së Rahovecit mban debat publik për Planin Strategjik Komunal për Kujdesin Parësor Shëndetësor në Rahovec 2020-2024. (Salla e Kuvendit Komunal në Rahovec, ora 11:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, do të vizitojë Komunën e Prizrenit Elezit ku do të takoj kryetarët e këtyre komunave për të diskutuar rreth përgaditjes së Garës Nacionale të Sportit që do të filloj nga muaji shtator. (Objekti i komunës, ora 14:00)  

- Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për Kryeministre, znj. Vjosa Osmani, takon strukturat dhe qytetarët e Komunës së Klinës. (Zyret e LDK-së, në Klinë (përballë Postës, ora 16:40)

- Aleanca Franceze me mbështetjen e Ambasadës së Francës në Kosovë dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit hap ekspozitën e fotografisë "Concrete Beauty: Bukuria e betonit", të fotografit francez Etienne Rémond. (Aleanca Franceze, ora 19:00)

- Galeria Kombëtare e Kosovës organizon hapjen e ekspozitës së Grupit IRWIN e titulluar “Shteti në Kohë”. (Galeria Kombëtare, ora 19:00)  

- Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për Kryeministre, znj. Vjosa Osmani takohet me të rinjtë e qytetit. (Parku i Prishtinës, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 9 shtator 2019

- Instituti i Mjekësisë Ligjore, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in organizojnë tryezën e rrumbullakët për të shënuar fillimin e fushatës në lidhje me ruajtjen e provave biologjike në rastet e dhunës seksuale. (Emerald Hotel, ora 8:45)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, do të vizitojë Komunën e Obiliqit ku do të takoj kryetarin e kësaj komune për të diskutuar rreth pergaditjes së Garës Nacionale të Sportit që do të filloj nga muaji shtator. (Objekti i komunës së komunën e Obiliqit, ora 9:30) 

- Perry Ellis International Inc organizon ceremoninë e inaugurimit të dyqanit të parë në Kosovë me brendet e mëdha amerikane Perry Ellis, An Original Penguin by Munsingwear dhe Perry Ellis America. (Kompleksi, tregtar Qafa, rruga e UÇK-së ngjitur me Emporium, ora 12:00)

- Koalicioni AAK-PSD sonte do të prezantojë kandidatët që janë në garë për listën e deputetëve në Sheshin 21, ku prezent do të jetë edhe i nominuari për kryeministër Ramush Haradinaj, do të bëhet publike rezymeja e secilit prej kandidatëve veç e veç. (Sheshi 21, ora 18:30)

- Galeria Kombëtare e Kosovës organizon bisedë me artistat, pjesëtarë të Kolektivit Slloven IRWIN , Miran Mohar dhe Andrej Savski. (Kino Armata, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 8 shtator 2019

- Fillojnë garat ekipore në Superligën e Meshkujve në pingpong. (Shkoll Tefik Qanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it do të mbajë konferencë për media, në të cilën do publikohet raporti “Drejtësia “amniston” veteranët e rrejshëm, dëmton Buxhetin e Republikës së Kosovës: Analizë e aktakuzave, proceve gjyqësore dhe aktgjykimeve në rastet e “veteranëve të rrejshëm””. (Hotel Sirius, ora 10:30) 

- Kandidatja e LDK-së për Kryeministre, znj. Vjosa Osmani, viziton fermën dhe qumështoren “Eurolona” dhe qumështoren “Bylmeti”, në Fushë Kosovë. (Fushë Kosovë, ora 12:00)

Ngjarjet e datës 7 shtator 2019

- Fillon sezoni vjeshtor edhe në kampionatin ekipor në superligë dhe në ligën e juniorëve në pingpong . (Shkolla Tefik Qanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Me rastin e mbajtjes së pjesës së dytë të Provimit të Maturës për afatin e dytë, drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit në Prizren, Xhemile Thaçi Vezgishi së bashku me zyrtarët arsimorë do të vizitojë shkollën e mesme të Mjekësisë “Luciano Motroni". (Prizren, ora 10:30)

- Me rastin e përvjetorit të Kushtetutës së Kaçanikut, kandidatja e LDK-së për Kryeministre, znj. Vjosa Osmani, viziton “Shtëpinë e Pavarësisë Dr. Ibrahim Rugova”. (Shtëpia e Pavarësisë, ora 10:30)

- Levizja për Drejtësi mban konferencën e rradhës për media lidhur me pjesëmarrjen në zgjedhjet qendrore të parakohshme të Republikës së Kosovës. (Zyret e LD-së, hyrja 8, kati 2, nr. 2, përball Institutit Albanologjik tek Lokalet e Lesnes, ora 12:00)

- Me rastin e përvjetorit të Kushtetutës së Kaçanikut, kandidatja e LDK-së për Kryeministre, znj. Vjosa Osmani, viziton Shtëpinë e Kulturës në Kaçanik dhe mban takim me qytetarë. (Kaçanik, ora 12:00)

- Për nderë të Ditës së Kushtetutës së Kaçanikut, 7 shtatorit, si ditë e rëndësishme që shënon aktin e guximshëm të delegatëve të Kuvendit të vitit 1990, nën organizimin e Forumit Rinor të LDK-së, dega në Gjilan, do të zhvillohet aktiviteti simbolik me bicikleta me të rinjtë e Gjilanit. (Selia e LDK-së në Gjilan, ora 13:00)

- Koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Social Demokrate bën nominit e kandidatit për Kryeministër dhe prezantimi i kandidateve. (Pallati i Rinisë, ora 19:00) 

Ngjarjet e datës 6 shtator 2019

- Në vazhdën e aktiviteteve një javore të shënimit të 20 vjetorit jubilar të themelimit të Policisë së Kosovës do të mbahet ceremonia e 20 vjetorit të Policisë së Kosovës. (White Garden Event” magjistralja Prishtinë - Ferizaj, km 12-të, ora 9:30)  

- Kryeparlamentati Kadri Veseli dhe Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj marrin pjesë në shënimin e 20 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës. (White Garden Events (Magjistralja Prishtinë - Ferizaj, kilometri i 12-të, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia nënshkrimit te Memorandumit të Bashkëpunimit në fushën e regjistrimit të bizneseve në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. (Ndërtesa e MTI-së, ora 11:15)

- Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj merr pjesë në konferencën Global Woman Summit, organizuar nga Global Woman Club. (Swiss Diamond Hotel, ora 11:30)

- Nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Klinës, Zenun Elezaj mbahet manifestimi i 11-të tradicional letrar “Ora e Tahir Deskut”. (Salla e Kuvendit Komunal Klinë, ora 13:00)

- Fondacioni i Uestminster për Demokraci në partneritet me Institutin e Kosovës për Drejtësi organizojn konferencë per media në të cilë do të prezantojnë raportin “Qeverisje me integritet: Çfarë kandidatë ofrojnë partitë politike në zgjedhje?”. (Hotel Sirius, ora 14:00)

- Mbahet Festivali Rock United në Amfiteatrin e Pishinës së Gërmisë i cili është projekt që bashkon grupet e muzikës rock dhe fansat nën moton “Një për të gjithë, të gjithë për Rock”. (Amfiteatri i Pishinës së Gërmisë, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 5 shtator 2019

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës. (Selia e LDK-së, ora 9:00 - vetëm pamje)

- Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë organizon ceremoninë e hapjes zyrtare të fushatës së legalizimit të ndërtimeve pa leje në Republikën e Kosovës me moton “Legalizo Ndërtimin, mos e humb mundësinë”. (Objektin e Ish Rilindjes, në katin përdhesë, në Amfiteatrin e madh, ora 9:00)

- Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, merr pjesë në debatin “Talk the Talk”, organizuar nga departamenti i programeve të Universitetit të Londrës me drejtim akademik nga London School of Economics and Political Science, në Kolegjin Riinvest. (Kolegji Riinvest, Rr. Lidhja e Prizrenit, nr. 56 Prishtinë, ora 10:00)

- Shpërndahen kontratat për përfituesit e skemës së granteve Start-Up 2019, projekte këto të cilat financohen nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë. (Qendra e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në ambientet e Fakultetit Teknik në UP, ora 10:00)

- Në kuadër të shënimit të 20 vjetorit jubilar të themelimit të Policisë së Kosovëë mbahet finalja në futboll. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve Prishtinë, ora 13:00)

- Shënohet njëzet vjetori i themelimit të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike. (Kati përdhes i Qendrës Mësimore “Steve Bennett” në objektin e Akademisë në Vushtrri, ora 10:45)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti do të vizitojë Komunën e Mitrovicës ku do të takoj kryetarin e komunës Agim Bahtiri në të cilin do të diskutohet rreth pergaditjes së Garës Nacionale të Sportit që do të filloj nga muaji shtator. (Objekti i komunë së Mitrovicës, ora 11:30)

- Mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm së Lidhjes Demokratike të Kosovës.  (Selia e LDK-së, ora 11:30 - vetëm pamje)

- Drejtoresha e Arsimit Shpresa Shala do të mbajë konferencë për media për ceshtjen e shkollës "Ahmet Gashi". (Ndërtesa e vjeter të Komunës, ora 11:30)

- Ambasada Britanike përmes partnerit implementues - Axiom International and Agencia lanson projektin ‘Fuqizimi i Sistemit Prokurorial të Kosovës’. (Hotel Sirius, ora 13:00)

- Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, pret në takim kryetarët e partive politike nga Medvegja, kryetarin e Alternativës për Ndryshim, të Partisë Demokratike dhe atë të Partisë për Veprim Demokratik. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:30)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve organizon vizitë në Fabrikën e Bllokave Silcapor së bashku me Drejtorat e KEDS - KESCO. (Objekti i Fabrikës Silcapor në Kaçanik, ora 15:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban mbledhjen e radhës së Këshillit të Përgjithshëm në të cilën mban fjalim Kryetari i Lëvizjes Albin Kurti. (Hotel Sirius, ora 17:30)

- Operatori i Sistemit të Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) me mbështetjen e Komunës së Prishtinës dhe Komunës së Obiliqit do të organizojë aktivitetin “KOSTT hap dyert për tregun dy ditorë në përkrahje të produkteve bujqësore vendore”. (Kopshti i selisë qendrore të KOSTT-it në Prishtinë)
 

Ngjarjet e datës 4 shtator 2019

- Në kuadër të shënimit të 20-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, organizohen gara në pingpong. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve, ora 9:00) 

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, do të vizitojë Komunën e Pejës ku do të takoj kryetarin komunës për të diskutuar rreth pergaditjes së Garës Nacionale të Sportit që do të filloj nga muaji shtator. (Objekti i komunës, ora 9:30)

- Në vazhdën e aktiviteteve të shënimit të 20 vjetorit jubilar të themelimit të Policisë së Kosovës do të realizohen vizita nga nxënës të shkollave fillore, të cilët do te priten nga stafi menaxhues i PK-së. (Stacionin policor “Qendra”  në Prishtinë, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e pestë e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në komunën e Rahovecit. (Salla e Kuvendit Komunal në Rahovec, ora 10:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve mban konferencën për media me rastin e vizitës së Drejtorit të përgjithshëm të Doganave, Bahri Berisha dhe stafit të tij  me temë diskutimi "Doganat e Kosovës në shërbim të  bizneseve  dhe prodhuesve vendorë". (Zyret e AKB-së ora 10:00)

- Banorët e zonës “Qendra” në Prishtinë, protestojnë lidhur me zhurmën e krijuar nga disa kafiteri. (Rruga “Rexhep Luci” në Prishtinë, ora 10:00)

- Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj viziton Kompaninë  “Meka”, në Dragash. (Objekti i kompanisë "Meka", Dragash, ora 10:30)

- Zyra e Bashkimit Evropian në bashkëpunim me Forumin për Iniciativa Qytetare organizon ceremoninë e ndarjes së nëngranteve për 20 start-ape në fushën e bujqësisë dhe teknologjisë së komunikimit të informacionit. (Shtëpia e Evropës përballë Zyrës së BE-së, ora 11:00)

- Fondacioni i Uestminster për Demokraci në partneritet me Institutin e Kosovës për Drejtësi organizon tryezën e diskutimit “Çfarë kandidatë ofrojnë partitë politike në zgjedhjet e vitit 2019”.  (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në komunën e Rahovecit mban dëgjim publik lidhur me Master Plan-in për vitin 2020-2024 të shëndetësisë. (Salla e Kuvendit Komunal në Rahovec, ora 11:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, do të vizitojë Komunën e Deqanit ku do të takoj kryetarin komunës për të diskutuar rreth pergaditjes së Garës Nacionale të Sportit që do të filloj nga muaji shtator. (Objekti i komunës, ora 11:30)

- Kandidatja e LDK-së për Kryeministre, znj. Vjosa Osmani, viziton bizneset në Drenas. (Parku i biznesit, në Drenas, ora 14:00)

- Senatorët nga SHBA, Ron Johnson dhe Chris Murphy do të vizitojnë Kosovën ku do të takohen bashkarisht me të gjithë udhëheqësit politikë, presidentin Thaçi, dhe pjesëtarët e shoqërisë civile. (Jashtë ndërtesës së re të ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë, para vulës së ambasadës, ora 15:30)

- Mbahet mbledhja e radhës e Këshillit të Qendrës së Prishtinës së Lëvizjes Vetëvendosje! me ç’rast Kryetari i Lëvizjes, Albin Kurti, do të mbajë fjalë rasti. (Hotel Grand kati i dytë, ora 17:00)

- Komiteti për Politikë dhe Financa në bashkëpunim me Drejtorinë për Buxhet dhe Financa të Komunës së Gjilanit organizon dëgjime buxhetore për vitin 2020, me qëllim që prioritetet e investimeve që bëhen nga Komuna të jenë në raport të njejtë me kërkesën e qytetarëve në fshatra dhe lagje të ndryshme. (Fshati Bresalc, shkolla “Ibrahim Uruqi”, ora 17:00 dhe fshati Livoç i Epërm në shkollën “Vatra e Diturisë”, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 3 shtator 2019

- Policia e Kosovës organizon gara në vrapim, në kuadër të aktiviteteve çër shënimin e 30-vjetorit të themelimit. (Stadiumi “Adem Jashari”, Mitrovicë, ora 9:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli mban konferencën për media. (Selinë qendrore e partisë në Prishtinë, ora 11:00)

- Partia Socialdemokrate mban konferencë për media. (Zyrëy qendrore te PSD-se në lagjen Arbëria, ora 11:00)

- Në vazhdën e aktiviteteve të shënimit të 20 vjetorit jubilar të themelimit të Policisë së Kosovës mbahen aktivitet policore në Kryeqytet. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë Visar Shehu do të vizitojnë objektin e Urgjencës me rastin e fillimit të ofrimit të shërbimit të ri të terapisë intravenoze, dhënia e infuzioneve. (Objekti i Urgjencës në Prizren, ora 11:30)
 
- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj marrin pjesë në përurimin e shtatores së heroit Xhavit Haziri. (Shtëpia e kulturës "Xhavit Haziri", Obiliq, ora 13:00)

- Mbahet takimi i 171-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, ora 13:30)

- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, mirëpret në takim deputetin e CDU-së, Peter Beyer. (Selia qendrore e LDK-së, ora 15:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nënshkruan Marrëveshje Administrative me Zyrën e BE-së në Kosovë dhe Ministrisë së Jashtme të Kosovës për vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit 2019. (Selia e KQZ-se, ora 15:00)

- Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj pret në takim deputetin e Bundestagut Gjerman, Peter Bayer. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:30)

- Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, për Kryeministre, znj. Vjosa Osmani takohet me struktura të LDK-së dhe qytetarë në Kodrën e Trimave. (Hotel Apollonia në Kodrën e Trimave. ora 17:30)

Ngjarjet e datës 2 shtator 2019

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, do të vizitojë Komunën e Vitis ku do të takoj kryetarin e komunes për të diskutuar rreth pergaditjes së Garës Nacionale të Sportit që do të filloj nga muaji shtator. (Komuna e Vitisë, ora 9:30)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, merr pjesë në inaugurimin e shkollës fillore në fshatin Tërnj të Suharekës. (Tërnj, Suharekë, ora 10:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, më rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2019-20 do të vizitojë shkollën fillore “Vaso Pashë Shkodrani” në Leshan të Suharekës. (Fshati Leshan, ora 10:00)

- Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencen e radhës për media lidhur me sektorin privat dhe zgjedhjet. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:30)

- Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me OVL e UÇK-së dhe shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve dhe Invalidëve të UÇK-së organizon homazhe pranë lapidarit në fshatin Hoçë e Qytetit. (Fshati Hoçë, ora 10:30)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me Sunny Hill Sh.p.k. (MTI, ora 10:30)

- Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me OVL e UÇK-së dhe shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve dhe Invalidëve të UÇK-së organizon homazhe pranë lapidarit në fshatin Jeshkovë. (Fshati Jeshkovë, ora 11:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, do të vizitojë Komunën e Malishevës ku do të takoj kryetarin e komunes për të diskutuar rreth pergaditjes së Garës Nacionale të Sportit që do të filloj nga muaji shtator. (Komuna e Malishevës, ora 11:30)

- Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me OVL e UÇK-së dhe shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve dhe Invalidëve të UÇK-së organizon homazhe pranë lapidarit në fshatin Lybeqevë. (Malësia e Vërrinit, ora 11:30)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, merr pjesë në fillimin e punimeve në rrugën “Bujar Roka” në Gjakovë, investim 3.5 milionë nga Qeveria dhe Ministria e Infrastrukturës. (Gjakovë, ora 12:00)

- Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, kandidatja e LDK-së për Kryeministre, znj. Vjosa Osmani, viziton shtepinë - shkollë të viteve të nëntëdhjeta, të familjes Hertica. (Kodra e Trimave, ora 12:00)

- Kryeatri i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti do të vizitojë shkollën "Naim Frashëri". (Shkolla Naim Frasheri, ora 13:00)

- Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, do të vizitojë shkollën “Naim Frashëri” në Prishtinë. (Shkolla “Naim Frashëri”, ora 13:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, viziton Qendrën “Abi Qarshia”. (Prizren, ora 15:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës, mban konferencë për medie, konferencën e mban zëdhënësi, Besian Mustafa. (Selia qendrore e LDK-së, kompleksi Qafa, ora 16:00)

- Kandidatja e LDK-së për Kryeministre, znj. Vjosa Osmani, mirëpritet nga qytetarët e Pejës. (Rruga “Mbretëresha Teutë”, ku ndodhen zyret e LDK-së, Dega në Pejë, ora 18:00)

 

- Për nder të 20 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, hapet ekspozita "20 Vjet me Policinë e Kosovës". (Muzeu Kombëtar i Kosovës, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 1 shtator 2019

- Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me OVL e UÇK-së dhe shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve dhe Invalidëve të UÇK-së organizon aktivitete përkujtimore për nder të 21 vjetorit të Epopesë së Vërrinit. 

Homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, ora 10:00
Homazhe te shtatorja e dëshmorit Xhevat Berisha në Shatërvan, ora 11:00
Homazhe pranë lapidarit në fshatin Kushnin, ora 12:00
Homazhe pranë lapidarit në fshatin Lez, ora 12:30

- Kandidatja e Lidhjes Demokratike e Kosovës për Kryeministre, Vjosa Osmani, do të jetë në Prizren. (Kompleksi i "Lidhjes së Prizrenit", në Prizren, ora 16:00)

- Me performancën e bendit indian “Tapi Project”, Lumbardhi do të prezantojë programin e Shtatorit, i cili përfshin një kombinim të pasur të performancave, programit të filmit dhe shfaqjeve të veprave të video-artit në sallën e kinemasë. (Kinema Lumbardhi në Prizren, ora 21:00)

Ngjarjet e datës 31 gusht 2019

- Lëvizja Vetëvendosje fillon aktivitetin e dytë te pedalimit për ndryshimin që i duhet vendit "Lëvizim". (Pranë objektit të Komunës së Ferizajit, ora 9:00)

- Policia e Kosovës do të shënojë me aktivitete të ndryshme përgjatë një jave 20-vjetorin jubilar të themelimit. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve, ora 9:30)

- Mbahet mini-maratona në mbrojtje të grave të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptas. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 10:00)

- Kandidatja e LDK-së për Kryeministre, znj. Vjosa Osmani, viziton vendlindjen e saj. (Qendra e Kulturës, “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë, ora 12:00)

Ngjarjet e datës 30 gusht 2019

 - Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve merr pjesë në Marshin e organizuar dhe bën homazhe pranë Obeliskut të të Zhdukurve. (Sheshi “Zahir Pajaziti” deri tek Obelisku në sheshin “Ibrahim Rugova”, ora 9:00)

- Promovohet Libri i Kujtimit “Të jetosh me kujtimet e të pagjeturve” me rrëfime të familjarëve të personave të pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e tetë  e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Rahovecit, ora 10:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, me rastin e mbajtjes së afatit të dytë të Provimit të Maturës do të vizitojë Shkollën e Mesme Profesionale në Shtime. (Shtime, ora 10:30)

- Policia e Kosovës organizon konferencë të përbashkët e cila i dedikohet sigurisë në trafikun rrugor, duke përfshirë aktivitetet dhe masat që do të ndërmerren nga institucionet përkatëse sa i përket fillimit të vitit të ri shkollor. (Objekti i Administratës së Policisë së Kosovës, ora 11:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, merr pjesë në ceremoninë e shënimit të 20- vjetorit të themelimit të Doganës së Kosovës. (Dogana e Kosovës, ora 11:00)

 - Dogana e Kosovës feston 20 vjetorin e themelimit. (Hotel Emerald, ora 11:00)

- Vihet gurthemeli i 50 shtëpive për familjet në nevojë në fshatin Frashër të Mitrovicës. (Fshati Frashër, ora 12:00)

- Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale lanson në konsultime publike Koncept-Dokumentin për Skemën e Ndihmës Sociale. (Ndërtesa e MPMS-së, ora 13:00)
 
 

Ngjarjet e datës 29 gusht 2019

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) organizon aktivitetin e radhës ku do të bëhet publikimi i raportit: “Perceptimi i komuniteti serb kundrejt Policisë së Kosovës: Mike apo Armike?”. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e rregullt të Kuvendit të Komunës së Mitrovicës. (Salla e Kuvendit të Komunës të Mitrovicës, ora 10:00)

- Koalicioni i OJQ-ve për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim” organizon konferencën e parë për media, lidhur me afatet kohore, organizimin dhe menaxhimin e procesit zgjedhor. (Zyat e KDI-së, ora 11:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mbn diskutimi me temën "Ekonomia dhe Teknologjia e së Ardhmës - Të  rinjtë - ndërmarrësia - inovacioni, në diskutim merr pjesë Kryetari i Lëvizjes, Albin Kurti. (Hotel Sirius, ora 17:00)

- Kosovo 2.0 organizon edicionin e radhës të Volume UP i cili sjell Yusuf Omar, udhëheqës redaktorial dhe i teknologjisë në Hashtag Our Stories, një rrjet global i tregimtarëve mobilë në të cilin së fundmi ka investuar Snapchat, dhe i cili është duke e promovuar ‘MOJO’ mobile journalism - gazetarinë mobile nëpër botë. (Hapësirat e K 2.0, ora 18:00)

- Aleanca Franceze e Prishtinës, Kino Armata dhe Termokiss organizojnë së bashku edicionin e parë të festivalit "Kino nshehër". (Termokis, ora 20:00)
 

Ngjarjet e datës 28 gusht 2019

- Familja Kuzhnini pret ngushëllimet e qytetarëve për nder të veprimtarit të çështjes kombëtare Mikel Kuzhnini. (Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren , ora 9:00)
 
- Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren organizon ditën e tretë të punimeve të konferencës Shkencore Ndërkombëtare me tematika të ndryshme nga Shkencat e Natyrës dhe Teknologjia, Shkencat e Jetës dhe Teknologjia dhe nga Shkencat Inxhinierike dhe Teknologjia. (Universiteti i Prizrenit, ora 10:30)

- Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka, do të mbahet akademi përkujtimore për nder të veprimtarit të çështjes kombëtare Mikel Kuzhnini. (Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, ora 11:00)

 
 

Ngjarjet e datës 27 gusht 2019

- OJQ-ja "Qendra Burimore për Persona të Zhdukur" me mbështetjen e Ambasadës Britanike  në Kosovë dhe Ambasadës Amerikane në Kosovë, organizon konferencë me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve të Dhunshme me qëllim të ngritjes së ndërgjegjësimit publik në mbështetje të procesit të zbardhjes të fatit të personave të zhdukur. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren organizon ditën e dytë të punimeve të konferencës Shkencore Ndërkombëtare me tematika të ndryshme nga Shkencat e Natyrës dhe Teknologjia, Shkencat e Jetës dhe Teknologjia dhe nga Shkencat Inxhinierike dhe Teknologjia. (Universiteti i Prizrenit, ora 10:30)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve organizon konferencën për media me rastin e Nënshkrimit të Memorandum Mirëkuptimit dhe Bashkëpunimit në mes AKB-së  KEDS dhe KESCO. (Zyret e AKB-së, ora 11:00)

- Drejtoria e Shëndetësisënë Mitrovicë do të bëj përurimi i rëntgenit digjital. (Qendra Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë, ora 14:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, bën homazhe te varri i Ramës Bllacës. (Oborri i xhamisë së fshatit Bllacë, ora 16:30)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinajmerr pjesë në tubimin përkujtimor me rastin e zbulimit të Pllakës të patriotit Ramë Bllaca, në fshatin Bllacë, Komuna e Suharekës. (Në hyrje të fshatit Bllacë, ora 17:00)

- Aleanca Franceze e Prishtinës, Kino Armata dhe Termokiss organizojnë së bashku edicionin e parë të festivalit "Kino nshehër". (Kino Armata te Sheshi, ora 20:00) 

Ngjarjet e datës 26 gusht 2019

- Komuna e Kumanovës dhe Komuna e Gjilanit oragnizojnë prezantimin e projektit dy vjeçar për bashkëpunim ndërkufitar Gjilan-Kumanovë për treg të përbashkët. (Biblioteka e Qytetit te Gjilanita, ora 10:00)

- Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj bën homazhe te varri i ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. (Velani, ora 10:00)

- Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren do të zhvillojë punimet e konferencës shkencore ndërkombëtare me tematika të ndryshme nga Shkencat e Natyrës dhe Teknologjia, Shkencat e Jetës dhe Teknologjia dhe nga Shkencat Inxhinierike dhe Teknologjia. (Universiteti i Prizrenit, ora 10:30)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, do të vizitojë komunën e Skenderajit ku do të përurojë fillimin e punimeve për rregullimi i shtratit të lumit “Klina” në Skenderaj, në vlerë prej 300 mijë euro. (Skenderaj, ora 11:00)

- Zyra e Koordinatores për Zhvillim te OKB-së nënshkruan Memorandumi Mirëkuptimit me Rrjetin e Përgjegjësisë Sociale Korporative te Kosovës. (Shtëpia e OKB-së në Kosovë, Rruga e Zagrebit 58, afër Ministrisë së Shëndetësisë, ora 11:00)

- Komuna e Kumanovës dhe Komuna e Gjilanit oragnizojnë inaugurimin e hapjen e tregut mobile për farmerët më produkte të fresketa. (Parku i lagjës “Arberia” në Gjilan, ora 11:30)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të mbajë konferencë për media lidhur me rastin e drejtorit të Drejtorisë për Ekonomi dhe Financa. (Shtëpinë e Bardhë në Prizren, ora 12:00)

- Me rastin e Ditës se Shëndetësisë në Komunën e Klinës dhe ditëlindjen e humanistes shqiptare, Nënë Tereza mbahet manifestimi i institucionit shëndetësor, Q.K.M.F. “Nënë Tereza” në  Klinë. (QKMF në Klinë, ora 13:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, do të vizitojë komunën e Dragashit ku do të përurojë fillimin e punimeve për Rregullimi i trotuarit dhe sheshit në Dragash,  në vlerë prej 560 mijë euro. (Dragash, ora 14:30)

- Përfaqesues dhe pjësmarres të konferencës shkencore ndërkombëtare te cilen e organizon Universitei i Prizrenit takohen dhe darkojnë me 150 akademikë dhe Rektorë. (Nafron Diamondora, ora 19:30)

Ngjarjet e datës 24 gusht 2019

- Grupi i çiklistëve të Lëvizjes Vetëvendosje! organizojnë kampanjën "Lëvizim". (Nisja bëhet nga sheshi “Zahir Pajaziti” Prishtinë, ora 10:00)

- Vazhdon dita e pestë e edicionit e nëntë të festivalit të Arteve dhe kulturës Tradicionale Etnofest. (Etnkokompleksi në fshatin Kukaj, ora 10:30)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban mbledhjen e Kryesisë. (Selia e LDK-së, ora 11:00)

- Ne dita e pestë e edicionit e nëntë të festivalit të Arteve dhe kulturës Tradicionale Etnofest organizohet programi për fëmijë i shoqëruar nga koncerit dhe sfilata me kostume tradiconale. (Etnkokompleksi në fshatin Kukaj, ora 16:00)

- Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Kosovafilmi në bashkëpunim me Drejtorinë e Kulturës të Komunës së Prishtinës organizojnë ditët e filmit në kujtim të Faruk Begollit për të kujtuar dhe nderuar veprën e aktorit me shfaqjen e filmit Kur Pranvera Vonohet. (Kinema Cineplexx, ora 20:00)

 

Ngjarjet e datës 23 gusht 2019

- Komuna e Prizrenit do të mbajë dëgjimin e përgjithshëm publik me qytetarë për hartimin e buxhetit për vitin 2020. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Vazhdon dita e trete e edicionit e nëntë të festivalit të Arteve dhe kulturës Tradicionale Etnofest. (Etnkokompleksi në fshatin Kukaj, ora 10:30)

- Këshilli Organizativ për shënimin e Ditës Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur, mbanë konferencë për media. (Salla e mediave në Ndërtesën e Qeverisë, ora 11:00)

- Forumi i Gruas i Lidhjës Demokratike të Kosovës në bashkëpunim me KAS organizojnë konferencën “Barazia Gjinore - Beteja e pambaruar!”. (Hotel Sirius, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjës Demokratike të Kosovës ku do të diskutohen rezultatet në zgjedhjet e fundit të përgjithshme dhe lokale dhe perceptimi publik për LDK-në si dhe do të zgjedhet Kryesia e LDK-së. (Selia e LDK-së, ora 17:30)

- Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Kosovafilmi në bashkëpunim me Drejtorinë e Kulturës të Komunës së Prishtinës organizojnë ditët e filmit në kujtim të Faruk Begollit për të kujtuar dhe nderuar veprën e aktorit me shfaqjen e filmit Era dhe Lisi. (Kinema Cineplexx, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 22 gusht 2019

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët shqyrtimi i propozimit të Grupit të deputetëve për shpërndarjen e Legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Komuna e Prishtinës organizon vendosjen e pesë njësive shtesë të pemëve për pastrimin e ajrit në sheshin "Zahir Pajaziti" ku do të jetë prezent dhe Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti. (Sheshi i 'Zahir Pajazitit', ora 10:00)

 - Mbahet dita e tretë e Etnofestit në të cilën do të mbahet punëtoria kreative, instalacione me atelje te pikëtorëve dhe skulptorëve, punime artizanale, etj. (Ambientet e Etnofestit në fshatin Kukaj, ora 10:30)

- Kryetari i Komunës se Istogut, Haki Rugova do të organizojë dëgjimin me qytetarë për Draft Buxhetin Komunal për vitet 2020-2022. (Salla e Kuvendit Komunal në Istog, Kati III, ora 11:00) 

- Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka do të pret në takim anëtarin e Parlamentit Britanik, John Grogan ku pas takimit do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për media. (Shtëpia e Bardhë në Prizren, ora 13:00)

- Aleanca Franceze e Prishtinës, Kino Armata dhe Termokiss organizojnë së bashku edicionin e parë të festivalit "Kino nshehër". (Termokis, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 21 gusht 2019

- Vazhdon greva e punëtoreve të Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “ Adem Jashari”. (Aeroporti i Prishtinës, ora 8:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale Fejzë Kabashi do të vizitojnë disa shtëpi të cilat po ndërtohen në kuadër të projektit “Ndërtimi i shtëpive për familjet skamnore”. (Lagjja “Bajram Curri” e më pas do të vizitohen edhe disa shtëpi në fshatin Zhur. (Nisja do të bëhet nga Shtëpia e Bardhë, ora 9:45)

- Në kuadër të Etnofestit mbahet punëtoria kreative dhe instalacione me atelje te pikëtorëve dhe skulptorëve. (Ambientet e Etnofestit në fshatin Kukaj, ora 10:00)

- Ministri në detyrë i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala dhe kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli, do të nënshkruajnë memorandum të bashkëpunimit për rregullimin e objektit Mulitifunksional Inovativ në Shtime. (Objekti i Ministrisë së Punëve të Jashtme kati i 3-të, ora 10:00)

- Mbahet mbledhjen e rregullt të Komitetit për Politikë dhe Financa e Komunës së Mitrovicës. (Salla e mediave të Komunës së Mitrovicës, ora 10:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala miraton draft raportin e punës së Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, pret në vizitë  Ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Shyqiri Bytyqi. (Zyra e Kryetarit të Komunës së Deçanit, ora 11:00)

- Fillojnë punimet në rrugën Budisalc-Zllakuqan i Klinës. (Pranë përmendores së Kolë Mirditës në Zllakuqan, ora 11:00)

- Komuna e Vushtrrisë mban mbledhje komemorative për veteranin e arsimit dhe UÇK-së, si dhe ish drejtorin e arsimit në Komunën e Vushtrrisë, Behxhet Jashari. (Salla e Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë, ora 11:30)

-  Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe Nënkryetari Muhedin Nushi do të mbajnë konferencë për media. (Objekti i vjetër të Komunës, ora 11:30)

- Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj dhe Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Shyqiri Bytyqi vëjn gurethemelin e shkollës fillore “Heronjtë e Dukagjinit” në Gllogjan. (Gllogjan, ora 11:30)

- Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj dhe Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Shyqiri Bytyqi inspektojn punimet në objektin përcjellës të Shkollës Fillore “Isa Boletini” në Isniq. (Isniq, ora 12:00)

- Agjencia Kosovare e Privatizimit mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr.49. në të cilën janë 132 asete. (Hoteli Grand, ora 12:30)

- Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj pret në takim një delegacion prej 60 studentësh të programit Akademia Verore, nga shtete të ndryshme të botës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:30)

- Në kuadër të Etnofestit mbahet zona e debatit për shtëpin tradicionale dhe familjen e madhe shqiptare. (Shtëpia e vjetër në Fshatin Kukaj, ora 17:00)

- Komuna e Prizrenit në kuadër të hartimit të buxhetit për vitin 2020 do të organizojë dëgjime publike me me banorët e e rajonit të Zhupës dhe Podgorës me qëllim të angazhimit të tyre në procesin e hartimit të buxhetit, transparencës, gjithëpërfshirjes dhe llogaridhënies ndaj qytetarëve. (Shtëpia e Kulturës në Reçanë, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 20 gusht 2019

- Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala do ta takojë ministrin e Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi. (Holli i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, ora 9:30)

- Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizon tryezën për gjendjen e prodhimit në Kosovë ku do të diskutohen rekomandimet ndaj Qeverisë së re rreth zhvillimit të mëtutjeshëm të sektorit të prodhimit, me panelistë përfaqësues të bizneseve prodhuese në vend. (Hotel Sirius, ora 9:55)

- Në Gjilan fillon implementimi i programit “Shkollat e Shekullit 21”, i cili mbështetet nga Qeveria e Britanisë, i dizajnuar nga British Council. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 11:00)

- Instituti Demokratik I Kosovës / Transparency International Kosova organizon konferencën për media gjatë të cilës do të shpalosën të gjeturat e hulumtimit pilot mbi transparencën e kryeqyteteve evropiane, ku mes 27 kryeqyteteve evropiane është vlerësuar edhe Prishtina. (Salla e konferencave të KDI, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka do të pret në takim anëtarin e Parlamentit Britanik, John Grogan ku pas takimit do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për media. (Shtëpia e Bardhë, ora 13:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes se festivalit të edicionit të 9-të të Festivalit të Arteve dhe Kulturës Tradicionale Etnofest. (Etnokompleksi i fshatit Kukaj, ora 18:00)

- Komuna e Prizrenit në kuadër të hartimit të buxhetit për vitin 2020 do të organizojë dëgjime publike me me banorët e rajonit të Zhurit, Vërrinit dhe Vërmicës me qëllim të angazhimit të tyre në procesin e hartimit të buxhetit, transparencës, gjithëpërfshirjes dhe llogaridhënies ndaj qytetarëve. (Shkolla fillore në Zhur, ora 19:00)

- Aleanca Franceze e Prishtinës, Kino Armata dhe Termokiss organizojnë së bashku edicionin e parë të festivalit "Kino nshehër". (Kino Armata te Sheshi, ora 20:00)


Ngjarjet e datës 19 gusht 2019

- Mbahet mbledhja e Komiteti për Politik dhe Financa e Komunës së Rahovecit. (Komuna e Rahovecit, ora 10:00)

- Shoqata "Miqtë e Amerikës" festojnë ditëlindjen e mikut të madh të shqiptarve e mbar njerëzimit ish Presidentit të SHBA, Billi Clinton . (Zyret e shoqatës "Miqtë e Amerikës", që gjendet afë Agjencisë së Statistikave të Kosovës përball Parlamentit, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia solemne e hapjes së punimeve të Seminarit XXXVIII Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. (Biblioteka Universitare, ora 11:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, merr pjesë në ceremoninë solemne të hapjes së punimeve të Seminarit XXXVIII Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. (Salla e kuqe, Fakulteti i Filologjisë, ora 11:00)

- Komuna e Prizrenit dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit bëjn përurimin e Stadiumit Ndihmës në lokacionin Boka Boka. (Fshati Korishë në Prizren, ora 11:00)

- Bëhet shfaqja për media e filmit "Shpia e Agës" i Lendita Zeqirit (Kinema Cineplexx, ora 13:00)

-  Komuna e Prizrenit në kuadër të hartimit të buxhetit për vitin 2020 do të organizojë dëgjime publike me banorët e rajonit të Hasit dhe Anadrinit, me qëllim të angazhimit të tyre në procesin e hartimit të buxhetit, transparencës, gjithëpërfshirjes dhe llogaridhënies ndaj qytetarëve. (Shtëpia e Kulturës në Gjonaj, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 18 gusht 2019

 - Në ditën e tretë të Festes së Vjeljes së Rrushit Hardh Fest hapet panairi i rushit, rakisë, verës dhe gaztronimisë. (Rahovec, ora 10:00)

- Komuna e Podujevës Federata e Triathlonit e Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Podujevës organizon Kosova Sprint Triathlon në disiplinat 750m Notë 20Km Çiklizëm dhe 5Km Vrapim Meshkuj dhe Femra. (Orllan, ora 10:00)

- Mbahet Be Hardh Fest, aktivitet ky ku turistët do të kenë mundësi të përjetojnë një ditë pune në vjeljen e rrushit. (Rahovec, ora 11:00)

- Produksioni ndërkombëtar Youth Bridge Global, së bashku me aktor të rinj vendas, sjellin në Kosovë shfaqjen e Shkaspeare-it! (Fshati Kukaj, ora 15:00)

- Në ditën e tretë të Festes së Vjeljes së Rrushit Hardh Fest organizohet aktiviteti Hardh Poezi. (Muzei i qytetit te Rahovecit, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 17 gusht 2019

- Hapet Panairi i rrushit, verës, rakisë dhe gastronomisë në kuadër të Hardh Fest. (Rahovec, ora 10:00)

- Mbahet Hardh Mini Maratona në rrugë fushore, Fushatë Sensibilizuese për fëmijët me Fibrozë Cistike, në kuadër të Hardh Fest. (Rahovec, ora 10:00)

- Mbahet aktiviteti “Be Hardh Fest”, ku turistët kanë mundësinë të mbjellin nga një hardhi rrushi. (Rahovec, ora 11:00)

- Autostrada Bienale organizon koncertin "Këndimi në lumë" me Performancën Piano të Malik Halçe. (Hapësira në lumin e quajtur "Pika e Takimit - Revolucioni është Ne", vendosur në Shën Vatrat Shqpitare, Prizren, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 16 gusht 2019

- Me rastin e Festes se Vjeljes së Rrushit me emrin Hardh Fest, Komuna e Rahovecit organizon konferecën ndërkombëtare "Trashegimia dhe Mjedisi" si dhe parakalimin e vreshtarëve. (Muzeu i qytetit të Rahovecit, ora 10:00)

- Mbahet takimi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur. (Salla P-38, Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e prerjes së kalaveshit të rrushit dhe hapjes së festes së vjeljes së rrushit. (Rahovec, ora 11:45)

- Ish Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në hapjen zyrtare të festës së rrushit “HardhFest”. (Ambientet e Stone Castle, Rahovec, ora 11:45)

Ngjarjet e datës 15 gusht 2019

- Instituti Demokratik i Kosovës së bashku me aktivitetin e USAID-it për komuna transparente, efektive dhe llogaridhënëse organizojnë tryezën e rrumbullakët gjatë të cilës do të shpalosën të gjeturat e hulumtimit mbi transparencën e komunave të Kosovës në prokurim publik, për vitin 2018. (Hotel Sirius, ora 10:00) 

- Mbahet ceremonia e fillimit te punimeve në rrugën Xërxë - Sapniq - Ratkoc, komuna e Rahovecit. (Fashti Ratkoc, te rrugët e vreshtave, ora 10:00) 

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi merr pjesë në promovimin e librit të Hava Kurti-Krasniqi “Legjendat e Futbollit” kushtuar vëllezërve Xhaka. (Biblioteka Kombëtare të Kosovës, ora 11:00) 

- Produksioni ndërkombëtar Youth Bridge Global, së bashku me aktor të rinj vendas, sjellin në Kosovë shfaqjen e Shkaspeare-it! (Sheshin 21, ora 20:00)

- Aleanca Franceze e Prishtinës, Kino ARMATA dhe Termokiss organizojnë së bashku edicionin e parë të festivalit "Kino nshehër". (Termokiss, ora 20:00)
 

Ngjarjet e datës 14 gusht 2019

- Departamenti i programeve të Universitetit të Londrës me drejtim akademik nga London School of Economics and Political Science në Kolegjin Riinvest organizon debatin e tretë Talk The Talk me temë 'Çfarë zgjidhje ofrojnë zgjedhjet?. (Biblioteka e Kolegjit Riinvest, ora 10:00)

- Fillojnë punimet në rrugën Xërxë - Sapniq - Ratkoc, komuna e Rahovecit. (Te rrugët e vreshtave Fashti Ratkoc, ora 10:00)

- Instituti GAP organizon konferencën për media ku prezanton raportin “Ngecjet e komunave në funksionalizimin e kiosqeve elektronike për ofrimin e shërbimeve administrative”. (Zyret e Institutit GAP, ora 10:30)

- Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, dr. Basri Sejdiu dhe dr.Tefik Bekteshi, drejtor i Shërbimit Klinik të  Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invazive, do të mbajnë konferencë për medie në të cilën do të bëhet prezantimin i rezultateve të para të programit në nivel kombëtar për trajtimin e infarktit akut të miokardit brenda 120 minutave.. (Drejtoria e përgjithshme e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, ora 11:00)

- Qendra Mediale në Çagllavicë me mbështetjen e Fondacionit Kosovar për Shoqëri të Hapur organizon debat publik me temat aktule të dialogut të Brukselit - temat e rëndësishme për të cilat nuk është biseduar në Bruksel dhe pse?’’. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, merr pjesë në vënien e gurthemelit të kullës së Shaban Minxhollit në Mikushnicë komuna e Skenderajt. (Mikushnicë, ora 11:00)

- Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu mban konferencë për media lidhur me shkeljet ligjore dhe dëmet në lumenj e mjedis nga kompanitë e licencuara për minihidrocentrale. (Selia e Vetëvendosjes, ora 13:00)


 

Ngjarjet e datës 13 gusht 2019

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi së bashku me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës Kadri Veseli, marrin pjesë në ceremoninë e shpërndarjes së certifikatave për të rinj, të cilët janë trajnuar në fushën e ndërmarrësisë. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 11:00) 

- Aleanca Franceze e Prishtinës, Kino Armata dhe Termokiss organizojnë së bashku edicionin e parë të festivalit "Kino n'shehër" me mbështetjen e Ambasadës së Francës në Kosovë, Komunës së Prishtinës, dhe IF Cinéma. (Kino Armata, te sheshi, ora 20:00)

 

Ngjarjet e datës 12 gusht 2019

- Mbahet ceremoninë  e nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit mes Zyrës së Kryeministrit dhe Universiteti i Prishtinës - Parlamenti Studentor, për nderë të 12 Gushtit “Ditës Botërore të Rinisë”, ku, nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi, lidhur me nevojat e studentëve dhe aktivitetet e tyre. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:30)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)