19 Prill 2024

Kalendari

Ngjarjet e datës 12 nëntor 2019

- Mbahet takimi vjetor i ministrave të Bujqësisë së vendeve të Evropës Juglindore me c'rast  Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e Republikës së Kosovës, do të marrë edhe presidencën për udhëheqjen e Grupit Drejtues të Punës për Zhvillimin Rural Rajonal në Evropën Juglindore për një vit. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj në bashkëpunim me Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Salzburg, organizon Konferencën Ndërkombëtare “Bashkëpunimi Universitet – Industri në Inovacion”. (Lokalet e Universitetit  të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj. ora 9:00)

- Mahet takimi i 174-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Ojekti i Prokurorisë së Shtetit, ora 10:00)

- Zyra Kombëtare e Auditimit bën prezantimin e raportit të auditimit të performancës “Sistemi i kontrollit dhe monitorimit të cilësisë së derivateve të naftës”. (Salla e konferencave “Orion”, ora 10:00)

- Oda e Afarizmit të Kosovës organizon konferencë për media lidhur me pProblemet e bizneseve me bankat komerciale. (Zyret e OAK-së, ora 11:00)

- Lansohet projekti 'Subvencionet për Efiçiencë të Energjisë në Kosovë' të mbështetur nga MCC dhe MFK i cili synon të ofrojë stimuj financiarë dhe teknik për sektorin residencial që mundësojnë investime në masat e efiçencës së energjisë, si dhe të mbështesë gratë ndërmarrëse në energji dhe sektorë të tjerë. (Hoteli Swiss Diamond, ora 11:00)

- Administratori i Agjencisë së ShBA-ve për Zhvillim Ndërkombëtar Mark Green i cili po  qëndron në Kosovë do të marrë pjesë në lançimin e pilot projektit Nxitjet e Efiçencës Energjetike i cili implementohet nga Fondacioni Milenium Kosova dhe financohet nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit në bazë të Marrëveshjes “Threshold” të MCC-së në Kosovë. (Hoteli Swiss Diamond, ora 11:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim publikon raportin “Borgjezia” e Akademisë, ku do të paraqitet hulumtimi mbi të ardhurat e stafit akademik menaxherial në universitetet publike të Kosovës. (Para objektit të Qeverisë së Kosovës, në sheshin Skënderbeu, ora 11:00)

- Administratori i Agjencisë së ShBA-ve për Zhvillim Ndërkombëtar Mark Green do të kalojë kohë edhe me të rinjtë me rastin e lançimit të platformës së internetit “Të Rinjtë Prijnë” për t’u krijuar mundësi bartësve të rinj të ndryshimeve të lidhen me rrjete të të rinjve me interesime të ngjashme, mentorë, resurse dhe ngjarje të ndryshme. (Qendra e Rinisë, salla atele, përballë Sallës së Kuqe, ora 15:00) 

- Zhvillohet stërvitja e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi ‘Fadil Vokrri’, ora 18:00)

- OSBE organizon shfaqjen premierë të dokumentarit “Above the Fold” i cili ofron një tregim narrativ të vështirësive me të cilat përballen gazetarët në sjelljen e informacionit në publik. (Kino ABC, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 11 nëntor 2019

- Mbahet mbledhja e rregullt e tetë për vitin 2019 e Kuvendit Komunal të Prizrenit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal tek Shtëpia e Bardhë, ora 10:00)

- Instituti i Prishtinës për Studime Politike, Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe Instituti GAP organizojnë diskutim për punën e deritanishme të Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës dhe zbatimit të masave të parapara me Agjendën për Reforma Evropiane. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:30)
 
- Me rastin e ndeshjes Çeki - Kosovë dhe Kosovë - Angli, trajneri i përfaqësueses së Kosovës Bernard Challandes mban konferencë për media. (Hotel Emerald, ora 11:00)

- Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë organizon hapjen e ekspozitës multimediale “TPNJ: Rasti i Kosovës 1998-1999’ në Kamenicë. (Palestra Sportive në Kamenicë, ora 11:00)

 - Nën patronatin e kryetarit të komunës, Agim Bahtiri do të mbahet akademi përkujtimore për heroin e kombit Harun Beka. (Qendra e Kulturës "Rexhep Mitrovica", ora 12:00)

- Bëhet zbulimi i shtatores së heroit te kombit Harun Beka. (Rrethrrotullimi 1, në kryqëzimin rrugor të lagjes "Bair", ora 13:00)

- NISMA Socialdemokrate sot mbanë konferencë për medie. (Selia Qendrore e NISMA, ora 16:00)

- Fillon stërvitja e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi ‘Fadil Vokrri’, ora 18:00)


 

Ngjarjet e datës 10 nëntor 2019

- Federatae Pingpongut organizon TOP turneu për U21 më të mirë të Kosovës për vitin 2019.  (Pallati i Rinisë dhe Sporteve, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi, me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it do të mbajë konferencë për media, në të cilën do publikohet raporti: “Krimet e përgjithshme në Kosovë, ligji vs praktika”. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Ambasada Britanike në Prishtinë organizon Ceremoninë e Ditës së Përkujtimit të Mbretërisë së Bashkuar në të cilën do të përkujtojë 14 anëtarët e Forcave të Armatosura Britanike që humbën jetën gjatë shërbimit me Forcat e NATO-S në Kosovë. (Sheshi Edit Durham afër Hotel Grandit, ora 10:30) 

Ngjarjet e datës 9 nëntor 2019

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it, do të mbajë konferencë për media, në të cilën do publikohet raporti: “Amnistia e ligjshme e milionave të kundërvajtjeve”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Organizata Leadership Development Association Albania mbanë takimin vjetor të punës, ku do të lansojë edhe dy projekte ndërkombëtare. (Fakulteti i Edukimit, ora 11:00)

- Radiostacioni lokal i Gjakovës, Radio Gjakova, shënon 40-vjetorin e nisjes së punës me një akademi solemne “Radio Gjakova 40 vjet me ju. (Pallati i Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë, ora 13:00) 

Ngjarjet e datës 8 nëntor 2019

- Instituti për Politika Zhvillimore organizon punëtorinë një ditore me temë "Rëndësia e agjendës 2030 dhe përpilimi i politikave publike në përputhje me objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:00)

- Mbahet ceremonia e dorëzimit të çekut si pjesë e përfundimit të  kampanjës “Ushqehu, shijo dhe ndihmo me Buka dhe Schärf” ku 10 % e blerjeve të këtyre produkteve në 6 pika të Meridian Express u dedikua për fondacionin humanitar  ‘Action for Mothers and Children’. (Meridian Express, në Arbëri, ora 9:30)

- Mbahet dita e tretë konferencës së përbashkët Ballkanike me tem ''Uji për të gjithë" në të cilën do të diskutohet siguria e ujit dhe menaxhimi i krizave. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Punëtorët e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit vazhdojnë protestën kundër vendosjen së Presidencës në objektin e kësaj ministrie. (Para objektit të MKRS-së, ora 10:00)

- Fakulteti i Filologjisë i Universitetit të Prizrentit "Ukshin  Hoti" organizon konferencë për nder të jetës dhe veprës së Prof. dr. Abdullah Zymberit.  (Amfiteatri i Fakultetit Ekonomik të Universitetit "Ukshin Hoti", ora 10:00)

- Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Instituti për Planifikim Hapësinor organizojnë tryezën e rrumbullakët me rastin e 8 Nëntorit - “Ditës Botërore të Planifikimit të Qyteteve”. (Objekti i Qeverisë, Ish Rilindja, kati XVIII, ora 10:00)

- Zyra e Bashkimit Evropian organizon konferencën inauguruese "Forcimi i mëtutjeshëm i ndikimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës" në të cilën promovohet transparenca dhe rritja e përgjegjësisë për shpenzimin e parave publike. (Shtëpia e Evropës, ora 11:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë e nënshkrimit të kontratave për 85 për qind përfitues të rinj të granteve start-up. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 11:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi do të mbajë një konferencë të jashtëzakonshme për media. (Ambientet e Ministrisë së Arsimit kati I, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike te D Kosovës. (Selia qendrore e LDK-së në kompleksin Qafa, ora 13:00 - pamje në fillim të takimit, pas mbledhjes kryetari i LDK-së, Isa Mustafa mban konferencë për medie)

- Qendra për Kulturë dhe Edukim “Sheshi” organizon festivalin e prozës artistike “Fiction Fest”. (Shtëpia e Evropes, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 7 nëntor 2019

- Shoqata e Ujësjellësve dhe Kanalizimeve të Kosovës dhe Shoqata e Ujësjellësve dhe Kanalizimeve të Shqipërisë mbajnë ditën e parë të konferencës së përbashkët Ballkanike me tem ''Uji për të gjithë - perspektivat nga statusi i sektorit në Rajonin e Danubit, 2018". (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Punonjësit e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) protestojnë për të tretën ditë me radhë kundër vendosjen së Presidencës në objektin e kësaj ministrie. (Para objektit të MKRS-së, ora 10:00)

- Këshill Studentor i Fakultetit te Edukimit duke parë rrjedhën e ngjarjeve të cilat po i dëmtojnë studentët më meritor duke i anashkaluar nga bursa  kane vendosur qe te ta bojkotojnë mësimin. (Fakuteti i Edukimit, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që u mbajtën më 6 tetor 2019. (Ndërtesa e KQZ-së, Qendra Mediale, kati 4, ora 10:30)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, mbanë konferencë për media “Qeverisja Haradinaj II”. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

- Zyra e Bashkimit Evropian dhe Komuna e Vitisë organizojnë ceremoninë e inagurimit të ndërtesës së re komunale me vlerë 1.6 milion euro. (Ndërtesa e Komunës së Vitisë, ora 12:00)

- NISMA Socialdemokrate sot mbanë konferencë për medie. (Selia Qendrore, ora 14:00)

- Mbahet takimi i radhës mes grupeve punuese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. (Selia e LVV-së, ora 15:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, mban sot Konferencë për media. (Selia qendrore e PDK-së, ora 15:00)

- Në kuadër të "Javës Japoneze" mbahet koncert nga Sumie Kaneko & Takuya Taniguchi. (Kino Armata, ora 18:00)

- Behët lansimi i produktit të parë të teknologjisë edukative "Labbox" i zhvilluar në Kosovë me të cilin fëmijëve ju mundësohet të përgaditen në fushën e teknologjisë informative. (Menza"Ramiz Sadiku", ora 18:00)

- Në kuadër të "Javës Japoneze"  shfaqet filmi “Fati. Përralla e Kamakuras”. (Kino Armata, ora 20:30)

Ngjarjet e datës 6 nëntor 2019

- Punëtorët e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) protestojnë kundër vendosjen së Presidencës në objektin e kësaj ministrie. (Para objektit të MKRS-së, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Salla e takimeve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ora 10:00)

- Nghrohtorja e Prishtinës “Termokos” organizon prezantimin e paraqitjes së rezultateve përfundimtare të Projektit të parafizibilitetit për Enërgji solare. (Salla e Kuvendit Komunal të Prishtinës, ora 10.00)

- Promovohet libri universitar “Teori dhe strategji të mësimdhënies - Qasja konstruktiviste”, e autorit Xhavit Rexhaj, botim i Shtëpisë Botuese AAB. (Qendra Mediale e Kolegjit AAB, ora 11:00)

- Mbahet forumi i Grupimit të Profesionistëve të Rinj të Ujit me temë "Edukimi për Zhvillimin e Karrierës së Profesionistëve të Rinj të Ujit". (Hotel Emerald, ora 14:00)

- Mbahet takimi i përbashkët i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik të Kosovës dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë ku do të diskutojnë mbi progresin e arritur në procesin e Certifikimit të bazuar në Testim për personelin e kompanive ujësjellës kanalizime. (Hotel Emerald, ora 15:00)

- Ambasada e Japonisë në Austri dhe Fondacioni Japonez do të jenë nikoqirë të ngjarjes pesë-ditore të kulturës japoneze "Java Japoneze". (Kino Armata, ora 18:00)

- Shoqata e Ujësjellësve dhe Kanalizimeve të Kosovës dhe Shoqata e Ujësjellësve dhe Kanalizimeve të Shqipërisë organizojnë ceremoninë e hapjes se konferencës dhe ekspozitës e 7-të të përbashkët Ballkanike me moton 'Ujë për të Gjithë'. (Hotel Emerald, ora 18:00)
 

Ngjarjet e datës 5 nëntor 2019

- Bëhen homazhe te varri i aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, në njëvjetorin e vdekjes. (Zllatar, ora 9:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, do të vizitojë Komunën e Vitisë, për të diskutuar rreth zhvillimit të Garës Nacionale në Sport si dhe Garës Nacionale në Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik. (Objekti I DKA-së në Viti, ora 9:30) 

- Këshilli i Studentëve të Fakultetit të Edukimit organizon protestë për të shprehur paknaqësitë për mospërfshirjen e Fakultetit të Edukimit në konkurs të bursave dhe afati i nëntorit i cili me vendim të Senatit është paraparë që studentët të mbajnë vetëm një provim. (Nisja nga Fakulteti i Edukimit, ora 10:40)

- Demokracia Plus organizon tryezën e diskutimit për të diskutuar të gjeturat nga raporti Roli i Organit Shqyrtues të Prokurimit në mosefikasitet në prokurim publik. (Orion Conference Center, ora 10:00)

- Punëtorët e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) protestojnë kundër vendosjen së Presidencës në objektin e kësaj ministrie. (Para objektit të MKRS-së, ora 10:00)

- Zyra e Komisionerit  për gjuhët dhe përfaqësuesit e komunitetit rom organizon shënimin e “Ditës Botërore të gjuhës rome”. (Lokali  Dit’ e Nat’ në Prishtinë, ora 10:00)

- Aktivistët e Lëvizjes studentore për barazi - "Studim - Kritikë - Veprim", do të përurojmë pushimoren tek bibloteka e fakultetit të mjekësisë në nder të aktivistit Astrit Dehari. (Bibloteka e fakultetit të mjekësisë,  ora 11:00)

- Mbahet marshi me moton “Një Popull për Drejtësi” që ka gjetur mbështetjen e organizatave të shoqërisë civile, personave publik dhe organizatave politike  (Sheshi Skënderbeu, ora 12:00)

- Mbahet ceremonia e vendosjes së gurëthemelit për ndërtimin e objektit të Komunës së Lipjanit. (Oborri i Komunës së Lipjanit, ora 12:00)

- Universiteti “Kadri Zeka” ne Gjilan mbanë ceremoninë e diplomimit të studentëve. (Palestra e Sporteve "Bshkim Selishta" në Gjilan, ora 13:00)

 - Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, do të vizitojë Komunën e Rahovecit, për të diskutuar rreth zhvillimit të Garës Nacionale në Sport si dhe Garës Nacionale në Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik. (Objekti i Komunës në Rahovec, ora 13:30)

- Qeveria në detyrë e Kosovës mban mbledhje lidhur me shqyrtimin e propozim-vendimit për kursime dhe ndarje buxhetore të organizatave buxhetore, shqyrtimi i raportit të Thesarit për të hyrat dhe shpenzimet nëntëmujore etj. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Lëvizja Vetëvendosje organizon aksion për dhurim vullnetar të gjakut, në njëvjetorin e vdekjes së aktivistit të saj, Astrit Dehari.  (Selia e VV-së në Arbëri, ora 14:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes së minibibliotekës së parë në Lagjen Dardania në Prishtinë. (Parku i vjetër i Lagjes Dardania, ora 15:30)

Ngjarjet e datës 4 nëntor 2019

- Me rastin e hapjes së edicionit të tretë të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove “Prishtina International Theater Festival”, PITF2019 mbahet konferencë për media. (Teatri AAB, ora 11:00)

- Kryetari Shpend Ahmeti dhe përfaqesuesit e Organizatës Terre des hommes përurojnë Qendrën për trajtimin e fëmijeve në situatë rruge. (Objekti i Bashkesise Lokale ne lagjen e Muhaxhereve, ora 11:00)

- Sigal Prishtina mban konferencë për media ku do ta prezantojë sponsorin e ri të klubit. (Zyrat e Sigal Prshtinës, Pallati i Rinisë, ora 11:00)

- Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, sot (e hënë, 04.11.2019), merr pjesë në fillimin e punimeve për rehabilitimin e rrugës Pantinë - Oshlan, komuna e Vushtrrisë. (Fshati Oshlan, afër xhamisë, ora 12:00)

 - Këshilli Studentor i Fakultetit Filozofik, që udhëhiqet nga Organizata studentore “Reforma”, proteston kundër vendimit të MAShT-it për konkursin e bursave, për studentët e Universitetit të Prishtinës. (Fakulteti Filozofik, ora 13:00)
 
- Mbahet takimi i radhës mes grupeve punuese të LVV-së dhe LDK-së. (Selia e Lidhjes Demokratike, ora 15:00)

- Mbahet ceremonia zyrtare e hapjes së Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove “Prishtina International Theater Festival”. (Teatri AAB, 19:00)
 

Ngjarjet e datës 3 nëntor 2019

 - Në kuadër të edicionit të dytë te Showcase-it Teatror të Kosovës do të behët shëtitje nëpër Prishtinë. (Prishtinë, ora 10:00)

- Federata e pingpongut të Kosovës organizon top turneun për Junior më të mirë të Kosovës për vitin 2019. (Salla e Sporteve, ora 10:00)

- Me rastin e zbulimit të lapidarit të atdhetarit Osman Bajriqi-Shala në 100 vjetorin e rënies së tij, e cila do të realizohet në prani të personaliteteve të njohura nga sfera politike dhe publike në Kosovë. (Fshati Burojë në Skenderaj, ora 11:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it  do të mbajë konferencë për media, në të cilën do publikohet raporti: “Drejtësia civile në Kosovë, ligji vs praktika”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Në kuadër të edicionit të dytë te Showcase-it Teatror të Kosovës do të mbahet diskutim 'Kosovari në Kornizë'. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 14:00)

- Teatri i Prishtinës Dodona organizon shfaqjen 'Im atë e donte Adolfin'.  (Teatri Dodona, ora 16:00)

- Teatri Kombëtar i Kosovës shfaq performansën e baletit 'O.TAKA'. (Teatri Kombëtar, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 2 nëntor 2019

 - Ministria e Drejtësisë, në bashkëpunim me Projektin USAID, organizon Kuvendin e themelimit të Odës së Ndërmjetësuesve. (Objekti i ish Rilindjes, ora 8:30)

- Forumi i Gruas i LDK-së, përkrahur nga Fondacioni Konrad Adenauer Stiftung, mban konferencën “Gratë si forcë shtytëse në politikë” e cila udhëheqët nga  kryetarja e Forumit të Gruas të Partive Popullore Evropiane, znj. Doris Pack. (Resort Planet, në Gjilan, ora 10:00)

- Kompania teatrore Liria dhe Simon Pitaqaj prezantojnë Lexim e diskutim me Rexhep Mitrovicën e Arben Bajraktarin: Inkuizatori i madh. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 10:00)

- Nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të organizohet turneu i dytë memorial i shahut "Astrit Dehari". (Shkolla fillore e mesme dhe e ulet "Abdyl Frashëri" në lagjen Ortakoll, ora 11:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it do të mbajë konferencë për media, në të cilën do publikohet raporti: “Prokurorët në Kosovë ngrisin aktakuza ndaj të vdekurve”. (Hotel Sirius, ora 13:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj bën homazhe me rastin e shënimit të 30- vjetorit të rënies së Heronjve të Kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu. (Bregu i Diellit në Prishtinë, ora 14:00)

- Në kuadër të edicionit të dytë te Showcase-it Teatror të Kosovës do të behët shfaqja 'Un Inpsektori'. (Teatri i qytetit “Adriana” në Ferizaj, ora 15:00)

- Mbahet akademi përkujtimore me rastin e 30 vjetorit te rënjes se Dëshmorëve të Kombit  Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu. (Salla e kuqe e Pallatit te Rinisë në Prishtinë, ora 17:00)

- Në kuadër të edicionit të dytë te Showcase-it Teatror të Kosovës do të behët shfaqja  'Sfinga'. (Teatri Kombëtar i Kosovës,, ora 20:00)


Ngjarjet e datës 1 nëntor 2019

- Prokuroria Themelore e Pejës organizon tryezën me temën “Degradimi i pyjeve dhe ambientit”. (Hotel Dukagjinit në Pejë, ora 9:30)

- Open Data Kosovo dhe Oda Ekonomike e Kosovës lansojnë platformën ‘The Future Workplace’. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim organizon tryezën e diskutimit me temën “Studentët përballë keqpërdorimeve financiare në universitetet publike”. (Swiss Diamond, ora 9:30)

- Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit organizojnë ceremoninë e ndarjës së shpërblimeve për garën “Shkolla ideale”. (Muzeu Kombëtar, ora 10:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, bën homazhe dhe vendos kurora me lule te Shtatorja e Heroit Zahir Pajaziti, me rastin e ditëlindjes së tij. (Sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ora 10:00)

- Në kuadër të edicionit të dytë te Showcase-it Teatror të Kosovës do të behët promovimi i teatrit kosovar. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 10:00)

- Organizatat Jo Qeveritare Avoko, EC Ma Ndryshe, ISDY, KDI, PRAK mbajnë konferencën e përbashkët në të cilën do të prezantohet raporti i monitorimit të aktivitetit të prokurimit: Ndërtimi i pishinës olimpike në Prizren në vlerë prej 2,4 milionë euro. (Zyret e KDI, sheshi i Lidhjes, në Prizren, ora 11:00)

- Në kuadër të edicionit të dytë te Showcase-it Teatror të Kosovës shfaqet në gjuhën shqipe me titra në gjuhën angleze Hipkritet apo Pacienti Anglez. (Teatri Dodona, ora 12:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, do të vizitojë komunën e Bujanocit, ku do të takohet me kryetarin  e Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi. (Komuna e Bujanocit, ora 13:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim Përfaqësuesin Special të SHBA-së  për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer. (Kabineti i Presidentit, ora 13:30)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, do të pritet në takim nga Kryetari i  Këshillit Nacional Shqiptar, Ragmi Mustafa. (Bujanoc, ora 14:30)

- Zëvendës Ndihmësi i Sekretarit të Shtetit i SHBA-ve, njëherësh Përfaqësues Special i Sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, do të flasë para një publiku të përbërë nga studentë dhe pjesëtarë to shoqërisë civile. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 15:00)

- Teatri i qytetit në Gjilan ben shfaqjen në gjuhën shqipe me titra në gjuhën angleze 'Erdhi Godoja'. (Teatri i Gjilanit, ora 16:00)

 

- Mbahen garat e Kuranit në nivel të medreseve në Ballkan. (Medresea “Alauddin” në Prishtinë, ora 18:00) 
 

Ngjarjet e datës 31 tetor 2019

- Zyra e BE-së në bashkëpunim me Ministrinë për Komunitete dhe Kthimi organizon panairin e bizneseve me qellim që pjesëtarëve të komunitetit të ju ofrohet mundësia për të paraqitur punimet e tyre, produktet, si dhe për të gjetur lidhjet e reja tregtare dhe rrjetëzim. (Qendra e Kulturës në Shtërpcë, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e tetë e rregullt për vitin 2019 të Kuvendit Komunal të Prizrenit. (Salla për mbledhjet e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, tek “Shtëpia e Bardhë”, ora 10:00)

- Mbahet seanca e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ora 10:00)

- Mbahet mbledha e 22-te me radhe e Kuvendit Komunal te Istogut. (Salla e Kuvendit të Komunës së Istogut, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës. (Salla e Kuvendit të Komunës, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezën e diskutimit me temë: “Prioritetet legjislative në fushën e sundimit të ligjit: Një perspektivë nga legjislatura e re e Kuvendit” e cila ka për qëllim që të diskutojë mbi propozimet, axhendat dhe prioritetet e partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e ardhshëm të Republikës së Kosovës. (Hoteli Swiss Diamond, ora 10:30)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës lidhur me Aktgjykimin e Gjykatës Supreme për numërimin e fletëvotimeve të votuesve jashtë Kosovës. (Objekti i KQZ-se, ora 11:30)

- Banka Qendrore e Republikës së Kosovës organizon ndarjen e çmimeve për esenë më të mirë rreth kursimit të financave me moto “Kursimet për një të ardhme më të mirë“. (Auditoriumi i BQK-së, ora 15:00)

- Bibloteka Kombëtare e Kosovës dhe travvik.info nga Norvegjia mbyllin shfaqjen e filmave dokumentar "Gardianet e Parajsës - zemrat dhe mendja në Korenë e Veriut me shfaqjen e filmit Lufta e Artit. (Biloteka Kombëtare, ora 19:00)

- Qendra Multimedia në bashkëpunimin me Teatrin Kombëtar të Kosovës, teatrin e qytetit të Gjilanit dhe teatrin “Adriana” në Ferizaj nisin edicionin i dytë te Showcase-it Teatror të Kosovës. (Teatrin Kombëtar, ora 20:00)

- Vjen në ekranin e madh të kinemasë si producent i filmit #Terminator Dark Fate - Aksion - Aventurë 2 orë 14 min, me aktorët Linda Hamilton, Arnold Schwarzenegger, Edward Furlong, etj. (Kino ABC, ora 20:00)


Ngjarjet e datës 30 tetor 2019

- Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina" në bashkëpunim me Ambasadën e Francës në Kosovë dhe Aleancën Franceze organizojnë ceremoninë e hapjes zyrtare të edicionit të dytë të Panairit të Edukimit "Studioni në Francë". (Amfiteatri i madh të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani", ora 9:00)

- Ministria e Punëve të Brendshme do të bën prezantimin e Strategjisë dhe Planit të Veprimit për Armët e Vogla dhe të Lehta, për zbatimin e udhërrëfyesit, duke përfshirë prioritetet kryesore. (Objekti kryesor të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ora 9:00)

- Instituti Kosovar për Hulumtim dhe Zhvillim të Politikave publikon një analizë gjinore të Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes mbi Stabilizim Associimin të Kosovës me Bashkimin Evropian. (Zyrat e Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile, ora 10:00)

- Instituti për Politika Zhvillimore në partneritet me Ekipin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë organizojnë aktivitetin 'SDG BRUNCH 5: Ndotja e ajrit në Kosovë: Prej perspektivës së OZHQ-ve dhe Agjendës 2030' në të cilën do të paraqesë disa nga gjetjet e hulumtimit të fundit dhe gjithashtu të tregojë disa zgjidhje të mundshme si të testuara. (Kino Armata, ora 10:00)

- Ambasada Britanike, përmes partnerëve të saj implementues - Axiom International dhe Agencia limited dhe në bashkëpunim me Këshillin Gjyqësor të Kosovës do të mbajë ceremoninë e fillimit të projektit të saj “Forcimi i Sistemit të Drejtësisë në Kosovë". (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës lidhur me raportin nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve. (Objekit i KQZ-se, ora 11:00)

- USAID Empower Private Sector në bashkëpunim me Klubin e Prodhuesve të Kosovës organizon edicionin e katërt të Festivalit të Gjelbër.  (Salla e sporteve “1 Tetori”, ora 11:00)

- Zëvendës Shefi i Misionit Nicholas J. Giacobbe do të flasë me rastin e hapjes së edicionit të katërt të Festivalit të Gjelbër. (Salla 1 Tetori, ora 11:00)

- Qendra Burimore për Personat e Zhdukur organizon takimin mujor të përbashkët me familjarët e personave të zhdukur nga të gjitha përkatësitë etnike ku do të mbahet një seancë informuese për familjarët, rreth të gjeturave në terren dhe situatën në morgun e Prishtinës. (Hotel Garden, ora 11:00)

- Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës se Deçanit, Bashkim Ramosaj promovohet libri 'Resurset Malore te Deçanit dhe Turizmi' monografi e Prof. Adem Lushaj. (Salla e Asamblesë Komunale në Deçan, ora 14:00)

- Në kudër të shfaqjes se Filmave të artistëve në Itali nga vitet '60 e deri më sot mbahet një bisedë me Antonello Matarazzo. (Fakulteti i Arteve në Prishtinë ora 15:00)

- Ambasadori Italian Piero Sardi viziton Galerinë Kombëtare të Kosovës ku do të mbahet edhe një koktej rasti organizuar nga Ambasada Italiane në Kosovë. (Galerinë Kombëtare te Kosovës, ora 16:45)

- Rrjeti Ballkanik i Raportimit Hetimor Ballkanik organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve për "Shperblimet e Gazetarisë Investigative të BE në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi", me qëllim të festimit dhe promovimit të arritjeve të jashtëzakonshme të gazetarëve hetues në Kosovë. (Shtëpia e Evropes, ora 17:00)

- Ambasada e Francës dhe Aleanca Franceze organizojnë hapjen e ekspozitës "France eMotion: udhëtimi i animuar". (Aleanca Franceze në Prishtinë, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 29 tetor 2019

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim Gjenerallejtënant Rrahman Ramën dhe ekipin e Forcës së Sigurisë së Kosovës që mori pjesë në garat ushtarake më prestigjioze në botë “Cambrian Patrol 19“, ku fituan medaljen e argjendtë. (Kabineti i Presidentit, ora 10:00)

- Policia e Kosovës realizon një prezantim mbi sigurinë në trafikun rrugor. (Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina", ora 10:00)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë, përmes projektit Mbështetje Përpjekjeve Kundër Korrupsionit do të lansojë gjetjet e Raportit mbi Vlerësimin e Rrezikshmërisë nga Korrupsioni në sektorin e noterisë në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Fillon nënshkrimi i peticionit, nëpërmjet të cilit qytetarët e Kosovës i kërkojnë institucioneve më të larta të vendit, që të ndalin degradimin e mëmtutjeshëm të ambientit nga Mini Hidrocentralet dhe Hidrocentralet e vogla. (Sheshi Skenderbeu, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa. (Sallae mbledhjeve të KPF-së në Shtëpinë e Bardhë, ora 14:00)

- Galeria Kombëtare e Kosovës, Instituti Italian për Kulturë dhe Ambasada Italiane në në bashkëpunim me Fakultetin e Arteve zhvillojn nje bisede me prof. Di Marino dhe shfaqin videot e artistëve në Itali nga vite 2000 e deri më tani. (Fakulteti i Arteve në Prishtinë, ora 15:00)

- Ambasadorja e Francës, Marie-Christine Butel do të ketë nderin të dekorojë znj.Valbona Berisha dhe Rektorin e Universitetit të Prishtinës zotin Marjan Dema me Urdhrin e Palmave Akademike. (Rezidenca e Francës, ora 18:00)

- Autoriteti i Aviacionit Civil informon organizon fushata e vaksinimit të kafshëve të egra kundër tërbimit. (Në territorin e Republikës së Kosovës)

Ngjarjet e datës 28 tetor 2019

- Agjencia e Statistikave të Kosovës në kuadër të përgatitjeve për realizimin e Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në vitin 2021 organizon Konferencën e radhës: Java e Regjistrimit të Popullsisë 2021. (Hoteli Sirius, ora 10:00)

- Me rastin e Javës Globale për Edukimin mbi Median dhe Informacionin, Komisioni i Pavarur i Mediave në bashkëpunim me Institutin për Politika Zhvillimore organizojnë tryezë diskutimi me temë “Rregullatorët e mediave dhe edukimi mbi median dhe informacionin. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Zyra e BE/Përfaqësuesja Speciale e BE-së, në bashkëpunim me Zyrën e Erasmus+ në Kosovë dhe Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, do të organizojnë Ditën qendrore informuese për Programin Erasmus+. (Biblioteka Kombëtare, ora 11:00)

- Shoqata për Krimet e Luftës “Gjakova 98-99“ dorëzon kontingjentin e trembëdhjetë të padive me rreth 102 kallëzime penale të bëra nga qytetarët e Gjakovës ndaj serbëve të dyshuar për krime lufte. (Policia Kosovës, Departamenti i Krimeve të Luftës në Prishtinë, ora 11:00)

- Galeria Kombëtare e Kosovës, Instituti Italian për Kulturë dhe Ambasada Italiane në bashkëpunim me Fakultetin e Arteve bejnë prezentimin 'Doppio Schermo - Ekrane Përballë -filma dhe video të artistëve në Itali nga vitet '60 e deri më sot. (Salla e Fakultetit të Arteve të UP, ora 15:00)

- Mbahet takimi i grupeve punuese të Lëvizjes Vetëvendosje! përbërë dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. (Zyra e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ora 15:00)

- Në kuadër të muajit të sigurisë kibernetike, CACTTUS së bashku me Cyber Academy dhe Cacttus Education organizojnë panelin mbi sigurinë kibernetike. (Objekti i Cacttus Education, ora 16:00)

- Federata e Pingpongut e Kosovës me rastin e muajit të vetëdijesimit ndaj kancerit të gjirit, do të organizojnë turne të hapur, "PINK-PONG Breast Cancer Awareness" për personat e prekur nga kjo sëmundje. (Salla e pingpongut në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, ora 17:00)

- Grupi organizativ i marshit “Unë jam Astriti!” organizon aktivitetin simbolik në përkujtim të Astrit Deharit. (Rruga Rexhep Luci, afër Kino ABC, ora 18:00)

- Bibloteka Kombëtare e Kosovës dhe travvik.info nga Norvegjia hapin shfaqjen e filmave dokumentar "Gardianet e Parajsës - zemrat dhe mendja në Korenë e Veriut. (Biloteka Kombëtare, ora 19:30)

- Jepet premiera e dramës “Shfaqja e fundit e Marie Gjonit” e autorit Veton Surroi; regjia nga András Urbán. (Teatri Kombëtar, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 26 tetor 2019

- Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencë për media lidhur me raportin e Bankës Botërore për të bërit biznes. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 11:00)

- Mbahet Panairi i Filigranit në të cilin do të marrin pjesë filigranistë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi të cilët do t’i prezentojnë punimet e tyre. (Kino Lumbardhi, Prizren, ora 11:00)

-  Organizata Jo-Qeveritare Lady se bashku me Balkan Women Association organizon aktivitetin e Woman Book. (Premium Park Hotel në Prizren, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim zonjën Shyhrete Tahiri Sylejmani e dhunuar gjatë luftës së fundit. (Zyra e kryetarit, ora 11:30)

- Qendra Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit 'Jeta - Vita' organizon manifestimin informativo kulturor dhe ecje me moton 'Zbulimi i hershëm - mbijetesë'. (Para Teatrit Kombëtar në Prishtinë, ora 12:00)

  

Ngjarjet e datës 25 tetor 2019

- Shoqata e Onkologëve të Kosovës dhe Shoqata e Onkologëve të Shqipërisë organizojnë së bashku Konferencën e parë mbarëkombëtare për Kancerin e Gjirit. (Hotel Emerald, ora 8:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, do të takoj Kryetarin e SBASHK-ut Rrahman Jasharaj për të diskutuar rreth Garave Nacionale në Sport dhe Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik. (Selia e SBASHK-ut, ora 9:15)

- Kolegji “Biznesi” organizon konferencën shkencore me temë “Marrëdhënia dhe ndërveprimi midis Zhvillimit ekonomik dhe Menaxhimit të emergjencave”. (Instituti Albanologjik i Prishtinës, ora 10:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti do të vizitoj shkollën Fillore të Mesme të Ulët "Gjergj Fishta" në Prishtinë për të parë mbarëvajtjen e zhvillimit të garave. (Objekti i shkollës, "Gjergj Fishta", ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-se, ora 11:00)

- Kryeministri në ardhje, Albin Kurti se bashku me një delegacion do të vizitojë Panairin AGROKOS. (Salla 1 Tetori, ora 11:45)

- Mbahet ceremonia e dorëzim-pranimit të Monitorëve për publikimin e të dhënave të cilësisë së ajrit në Prishtinë në të cilen marrin pjesë Fatmir Matoshi, Ministër i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Jiro Takeichi, Përfaqësues kryesor i zyrës së JICA-s për Ballkanin. (Sheshi “Nënë Tereza”, afër Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ora 13:30)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti do të mbaj takim edhe me Drejtorin e Arsimit Afrim Llabjani në Komunën e Ferizajit për të diskutuar rreth mbarvajtjes së garave. (Objekti i Komunës, ora 13:30)

- Për të shënuar Javën Evropiane për siguri dhe shëndet në punë, Zyra e BE-së në Kosovë, përmes projektit 'Mbështetje për Inspektoratin e punës në luftimin e punës së padeklarua', do të mbyll fushatën 'Menaxhimi i substancave të rrezikshme 2019', e organizuar nga BE-ja dhe Administrata për siguri dhe shëndet në punë. (Hotel Sirius, ora 13:45)

- Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri organizohet festa tradicionale të falënderimeve, Darka e Lamës. (Aambientet e  hotelit Kristal, ora 16:00)

- Mbahet konferencë ndërkombëtare për gjeoinformacion. (Prizren, ora 16:00)

 

Ngjarjet e datës 24 tetor 2019

- Mbahet konferenca më e madhe në rajon në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe të Komunikimit Tech Festivalitn KosICT8. (Ambientet e “Kino Armatës” dhe në amfiteatrin e sheshit “Zahir Pajaziti”, ora 9:30)

- Komuna e Prizrenit mban mbledhjen e radhës te Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, e thirrur nga kryetari, Mytaher Haskuka. (Ndërtesa e Kuvendit të Komunës, Shtëpia e Bardhë, ora 10:00) 

- Zëvendësshefi i Zyrës së BE/PSBE, Riccardo Serri, do të vizitojë Qendrën Mësimore në Fushe Kosove, që është pjesë e projektit të financuar nga BE i cili synon të sigurojë prospekte më të mira për arsim për fëmijët dhe të rinjtë rom, ashkali dhe egjiptian. (Qendra Mësimore në Lagjen 29 në Fushë Kosovë, afër stacionit të trenave, qendra Fidan Lahi, ora 10:00) 

- Për nder të jubileut të 10-vjetorit të punës së Gjykatës Kushtetuese do të mbahet konferenca ndërkombëtare në temën “Sigurimi i sundimit të ligjit dhe i të drejtave të njeriut përmes mekanizmave të drejtësisë kushtetuese: Sfidat e shekullit 21”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit bnë prezantimin e studimit të radhës brenda serisë së studimeve rreth fazes finale të dialogut Kosovë - Serbi për Pretendimet e Serbisë mbi ‘Investimet’ në Kosovë nga Ndërmarrjet Shoqërore Serbe pas Vitit 1999 në Kontekstin e Marrëveshjes Eventuale Ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. (Hotel Sirius, ora 10:15)

- KEDS organizon aktivitetin me rastin e Javës Evropiane për Siguri dhe Shëndet në Punë. (Qendra e Trajnimit ngjitur me Parkun e Biznesit në Drenas, ora 10:30)

- Agjencia për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur organizon aktivitetin e shënimit të themelimit të qendrës për karrierë në Shkollën e Mesme të Lartë Profesionale “Shtjefën Gjeçovi”. (Objekti i SH.M.L.P “Shtjefën Gjeçovi” në Prishtinë, ora 10:30)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, do të vizitojë Shkollën Fillore të Mesme të Ulët "Fehmi Agani" në Gjakovë Prizren ku do të takoj drejtorin e kësaj shkolle, për të parë procesin e zhvillimit të Garës Nacionale në Sport dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik. (Objekti i shkollës në Gjakovë, ora 11:00)

- SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë organizojnë ceremoninë e hapjes zyrtare të projektit “Fuqizimi dhe aftësimi i të rinjëve përmes mundësive të reja – YEEP!”. (Hotel Emerald, ora 11:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, do të vizitojë Shkollën e Mesme të Lartë "Gjon Buzuku" në Prizren ku do të takoj drejtorin e kësaj shkolle, për të parë procesin e zhvillimit të Garës Nacionale në Sport dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik. (Objekti i shkollës në Prizren, ora 13:00)

- Rrjeti i Grave të Kosovës organizon konferencë për media për të shpallur zyrtarisht përfituesit e granteve të Fondit të Grave të Kosovës me shumën prej 66,429.50 euro. (Hotel Sirius, ora 14:00)

- Në kuadër të panairit ndërkombëtar të Agrobiznesit dhe Ushqimit mbahen takimet B2B me bizneset e Malit te Zi. (Salla 1 Tetori, ora 14:00)

 

- Lëvizje Vetëvendosje mban konferencë për media. (Selia e Vetëvendosje, ora 14:30)

Ngjarjet e datës 23 tetor 2019

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, do të vizitojë Shkollën Fillore të Mesme të Ulët "Eqrem Qabej" në Mitrovicë, ku do të takoj drejtoreshën e kësaj shkolle, Remzije Alidemaj, për të parë procesin e zhvillimit të Garës Nacionale në Sport dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik. (Objekti i shkollës, ora 9:50)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa të Komunës së Mitrovicës. (Salla e mediave të Komunës së Mitrovicës, ora 10:00)

- Mbahet dita e parë e panairit ndërkombëtar të Agrobiznesit dhe Ushqimit AGROKOS. (Salla 1 Tetori, ora 10:00)

- Klubi i Prodhuesve të Kosovës dhe SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosova organizon ceremoninë inauguruese të Punëtorisë “Made in Kosova”. (SOS Fshatrat e Fëmijëve në Prishtinë, Rr. 1 Tetori p.n, Velani, ora 11:00)

- Organizatat joqeveritare Community Building Mitrovica, Mundësia, 7 Arte, Civil Development Organisation, Iniciativa Qytetare Skenderaj organizojnë konferencën e përbashkët të në të cilën do të prezantohet Raporti i monitorimit të aktivitetit të prokurimit: Qendra e riciklimit industrial për mbeturinat paraprakisht të klasifikar ose të përziera.  (Community Building Mitrovica, pas ëmbëltorës “Ballkan, ora 11:00)

- Lansohet platforma digjitale në rajon me koncept të "ekonomisë së përbashkët" e cila ju mundëson individëve të përfitojnë nga mjetet e tyre motorike duke i lëshuar ato me qira, si dhe personave të interesuar të marrin makina motorike me qira me cmime më të arsyeshme se nga format trandicionale të makinave me qira. (Objekti i Inovation Center of Kosova, ora 11:00)

- Bëhët promovimi i librit "Me Mall dhe Lot nga Stambolli" të autorit Hamdi Thaqi dhe Nazife Prebreza- Thaqi, që flitet për shpërnguljen e familjes Prebreza nga Toplica. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Agjencia Kosovare e Privatizimit mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr.51. (Hoteli Grand, ora 12:30)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, do të pres në takim, kryetarin e komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me të cilin do të nënshkruajnë një memorandum bashkëpunimi për realizimin e një projekti në fushën e mjedisit. (Kabineti i Ministrit, ora 14:30)

- Takohen dy grupet punuese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. (Selia e LDK-së, “Qafa”, ora 15:00)

- Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës me në ceremoni solemne shënon vitin e 10-të Jubilar Gjyqësor. (Hotel Emerald, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 22 tetor 2019

- Me rastin e 30 vjetorit të rënies së komunizmit, Instituti Shkencor Kosovaro-Suedez do të organizojë konferencën shkencore ndërkombëtare me titull '30-vjetori i rënies së sistemit komunist'. (Hoteli Sirius, ora 9:00)

- Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit mbahet dita e dytë e “Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit” me ç‘rast do të organizohet konferencë per koordinimin ndërinstitucional në trajtimin e rasteve të trafikimit të qenieve njerëzore si dhe sfidat në trajtimin e rasteve të dhunës seksuale gjatë luftës. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Drejtori i Zyrës për Rritje Ekonomike pranë misionit të USAID-it në Kosovë, Matthew Cullinane, do të flasë në hapjen e Konventës së tretë vjetore të Industrisë së Veshmbathjeve në Kosovë. (Hoteli Emerald, ora 10:00)

- Punëtorët teknik të Fakulteteve të UP-së “Hasan Prishtina” në Prishtinë, do të protestojnë para Rektoratit të UP-së. (Para Rektorati, ora 10:00)

- Nën patronatin e kryetarit të komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri do të mbahet Panairi i Sportit me të gjitha klubet sportive të qytetit të Mitrovicës. (Sheshi “Isa Boletini” në Mitrovicë, ora 10:00)

- Dega e Alternatives në Gjakovë mban konferencë për media. (Zyrët e Alternativës në Çarshinë e Jupave në Gjakovë, ora 11:00)

- Bëhet promovimi i librit “Gjinekologjia me obstetrikë  për infermieri dhe mami” me autore Prof. dr. Myrvete Paçarada dhe bashkautorë  Ass. dr. Vlora Ademi Ibishi dhe Ass. dr. Nyltene Kongjeli. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 11:00)

- Më rastin e Ditës Boterore të Energjisë, Instituti për Politika Zhvillimore mban konferencë për media me temë 'Cilat duhet të jenë prioritete e qeverisë së re në sektorin e energjisë në Kosovë?  - Rekomandime dhe propozime nga shoqëria civile'. (Zyrët e Resource Center (Lagjja Pejton, Rr. Pashko Vasa, nr. 1, përballë Hotel Royal, ora 13:00)

- Këshilli Prokurorial i Kosovës mban takimin e 173-të. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, ora 13:30)

- ETEA organizon premierën e shfaqjes “Muret Flasin” që i dedikohet përkujtimit të organizimit të arsimit paralel gjatë viteve të '90-ta. (Shtëpia - shkollë “Sami Frashëri” e familjes Aliu - Hertica, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 21 tetor 2019

- Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi dhe në mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Kosovë dhe UN Women-it, mbahet “Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit” me ç‘rast do të organizohet konferencë ndërkombëtare me moton “Drejtësia rikthen dinjitetin e viktimave”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Familja Hoxha mban konferencë për media për të shprehur zhgënjimin me Qeverinë Rama për neglizhencën në zbardhjen e fatin e Remzi Hoxhes. (Hotel The Plaza Tirana, orën 10:00)

- Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim kryetarin e Odës Ekonomike Indiano-Kosovare, Anil Mishra. (Zyra e kryetarit, ora 11:45)

- Aleanca Kosovare e Biznesve dhe Misioni Diplomatik për Paqe dhe Prosperitet  organizojnë ceremoninë zyrtare të vlerësimit për Vasfije Krasniqi-Goodman si Misionare e Paqës. (Zyrat e Misionit Diplomatik në Tiranë, rruga Donika Kastrioti, P14 Ap.3E, ora 12:00)

- Zyra e BE-së rganizon një vizitë në shkollën 'Nim Frashëri' e cila së shpejti do të lidhet me rrjetin e ngrohjes qendrore të ofruar nga Termokosi. (Shkolla “Naim Frashëri”, ora 14:30)

- Ambasada e Shqipërisë organizon mbrëmje muzikore ‘Serenata me Ermira Babaliun dhe Flamo Trio’. (Teatri Dodona, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 19 tetor 2019

- Oda e Mjekëve te Kosovës organizon ditën e dytë të kongresit dhe panairit të parë të Mjekësisë” (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Kampionati ekipor në pingpong,  vazhdon më garat ekipore në superligën e femrave si dhe do të zhvillon ndeshjet e fundit në ligën e juniorëve. (Shkoll Tefik Qanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Sindikata e Policisë se Kosovës organizon Edicionin e 7-të i Lojërave sportive në shenjë respekti dhe përkujtimi për zyrtarët policor të rënë në kryerje të detyrës. (Palestra Sportive “Bashkim Selishta – Petriti”, Gjilan, ora 10:00)

- Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” mban akademi përkujtimore me rastin e 20-vjetorit të vdekjes së rektorit të UP-së, Ejup Statovci. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Rrjeti i Grave të Kosovës organizon protestën #RiseUp4Rojava në solidaritet me kurdët. (Para Teatrit Kombëtar të Kosovës, ora 13:00)

- Shoqata humanitare "Sytë kërkojn dritë" me seli në Lozanë të Zvicrrës organizon mbrëmje humanitare në ndihmë të personave me aftësi të kufizuara. (Hotel OK në Prizren, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 18 tetor 2019

- Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj pret në takim një delegacion të nivelit të lartë nga MCC, kryesuar nga znj. Caroline T. Nguyen, Drejtoreshë Menaxhuese e MCC për Evropë, Azi, Pacifik dhe Amerikë Latine, me këtë rast, do të nënshkruaj amandamentimin e Marrëveshjes CDF. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Me rastin e shënimit të Ditës së Bashkimit Evropian Kundër Trafikimit me Njerëz dhe njëkohësisht hapjes së fushatës Kundër Trafikimit me Njerëz, Ministria e Punëve të Brendshme organizon konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit mban mbledhjen e dhjetë te rregullt e Komiteti për Politik dhe Financa. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 10:00)

- Agjencia për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur organiozn aktivitetin e shënimit të themelimit të qendrës për karrierë në SHMLT ,,11 Marsi” në Prizren. (Objekti i SHMLT ,,11 Marsi” në Prizren, ora 10:30)

- Komisioni i Pavarur i Mediave do të mbajë konferencë për media në lidhje me prezantimin e  “Raportit të monitorimit të  Ofrueseve të Shërbimeve Mediale Audio-vizuele  gjatë fushatës për zgjedhjet e parakohshme 2019”.  (Zyra e KPM-së, qyteza Pejton, ora 12:00)

- Galeria Qahili organizon hapjen e ekspozitës "20" të Mentor Avdilit. (Galeria Qahili, ora 20:20)
 

Ngjarjet e datës 17 tetor 2019

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim Lartmadhërinë e saj, Sophie, Konteshën e Wessexit. (Kabineti i Presidentit, ora 9:00 - vetëm pamje)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-se, ora 9:30)

- Dogana e Kosoves organizon ceremoninë e shprendarjes se certifikatave për dy kompanitë kosovare të certifikuara si Operator Ekonomik të Autorizuar. (Objekti i Drejtorise se Doganes në Emshir, ora 10:00)

- Ambasada Britanike dhe Qendra e Rehabilitimit të Kosovës për Viktimat e Torturës po mbajnë një konferencë për të filluar rezultatet e hulumtimit paraprak në traumën transgjeneruese në lidhje me Dhunën Seksuale të Lidhur me Konfliktin. (Hotel Swos Diamond, ora 10:30)

- Mbahet punëtoria “Shkolla e Mozaikut”. (Muzeu Kombëtar e Kosovës, ora 11:00)

- Mbahet protestë pasi Akademia Suedeze e Shkencave shpërbleu me çmimin Nobel për Letërsi, autorin austriak Peter Handke, një mbështetës i gjenocidit dhe luftërave në ish-Jugosllavi nën regjimin e Sllobodan Millosheviqit. (Para Ambasadës së Suedisë, ora 11:00)

- Lëvizja FOL, Çohu, INPO, Instituti Columbus dhe Open Data Kosovo organizojnc konferencën e përbashkët të cilën do të prezantohet Raporti i monitorimit të aktivitetit të prokurimit rreth rrotulimit Rreth rrotullimi Lakrishtë - Rreth rrotullimi Arbëri. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

- Prokurori i Shtetit do të mbajë konferencë për media. (Objekti i Prokurorit të Shtetit, kati III, salla e takimeve të Këshillit Prokurorial, ora 11:30)

-  Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim organizon debat me studentët e Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës për identifikimin e problemeve në këto fakultete dhe zgjidhjen e tyre përmes formave të ndryshme të mbështetjes së studentëve. (Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, ora 15:00)

- Ambasadorja e Francës, Marie-Christine Butel do të ketë nderin të dekorojë znj Nerimane Kamberi me Urdhrin e Palmave Akademike. (Rezidenca e Francës, ora 18:30)

- Galeria e Ministrisë së Kulturës organizon hapjen e ekspozites "Post-Avangarda Lindore" te autorëve Adrian Çene, Brikena Bërdo dhe Albana Shoshi. (Galeria e Ministrisë së Kulturës, ora 19:00) 

Ngjarjet e datës 16 tetor 2019

- Fillon procesi i numërimit të votave përmes postës. (Qendra e Numërimit dhe Rezultateve,  ora 10:00)

- Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit bën prezantimin e studimeve të radhës brenda serisë së studimeve rreth fazes finale të dialogut Kosovë-Serbi. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:15)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë shënon Ditën Botërore të Standardeve. (Hotel Emerald, ora 10:30)

- Green Art Center organizon aktivitet në komunën e Vushtrrisë i cili synon të sensibilizojë qytetarët dhe të ndikojë në edukimin e brezave të rinj për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit”. (Sheshin e qytetit “Hasan Prishtina” në Vushtrri, ora 12:00)

- Në kuadër të promovimit të romanit “Elefantët në kopsht” të autores Kureyshi Qendra Multimedia organizon bisedën e hapur të autores zvicerane Meral Kureyshi me gazetarin Enver Robelli. (Qendra Multimedia, rr. 'Idriz Gjilani' në Prishtinë, ora 19:00) 

Ngjarjet e datës 15 tetor 2019

-  Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencë për media lidhur me zhvillimet në sektorin privat. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00)

- Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëorganizim me MASHT-in dhe OJQ – të mjedisore do të shënojë Ditën Ndërkombëtare të Ecjes së Lirë në Natyrë. (Parku “Germia”, ora 10:00)

- Shoqata Down Syndrome Kosova në bashkëpunim me GIZ-in gjerman organizon “Panairi i karrierës: takimi i punëdhënësve me punëkërkuesit” i cili zhvillohet në kuadër të fushatës ndërgjegjësuese për punësimin e personave me aftësi të kufizuar. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Fakulteti Ekonomik i Universitetit Publik të Gjilanit “Kadri Zeka” organizon takimin Fakultet-Biznese, ku do të diskutohet për të ardhmen e Fakultetit dhe mundësitë e bashkëpunimit dhe praktikes per studentet. (Objekti i Universitetit të Gjilanit, ora 12:00)

- Hapet edicioni i dytë i Metamorphosis. Flirting with leftovers e cila është një  intervenim artistik, specifik për lokacionin,  konceptuar nga artistja Koja. (Ish Restorant Marsi, rr. Bedri Gjini - Kodra e Trimave, ora 18:30)

Ngjarjet e datës 14 tetor 2019

- Shefja e BE-së në Kosovë, Ambasadorja Apostolova, do ta hapë vitin e ri akademik në Kolegjin Ndërkombëtar të Biznesit në Mitrovicë. (Kampusi i IBCM-së, Mitrovicë e Jugut, ora 10:00)

- Drejtoria për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm në komunën e Rahovecit mban sesionin informues në thirrjen për aplikim të publikuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë me bizneset e komunës. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 10:00)

- Mbahet protestë para Ambasadës së Suedisë, duke kërkuar anulimin e Nobelit për Letërsi 2019.  (Para Ambasadës së Suedisë, ora11:00)
 
- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në bashkëpunim me agjencitë, fondet, programet dhe entitetet e OKB-së në Kosovë - Ekipin e OKB-së së Kosovës nën koordinimin e Zyrës e Koordinatores për Zhvillim do të shënojë Ditën Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë. (Menza Ramiz Sadiku, ora 15:00)

Ngjarjet e datës 13 tetor 2019

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim përmes projektit “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë kulturore”, i financuar nga Instrumenti i BE-së për Paqe dhe Stabilitet do të organizoë një kamp rinor tre-ditor, në të cilin do të marrin pjesë nxënës nga tërë Kosova. (Hotel Graçanica, ora 9:30)

- Mbahen 2 xhirot e radhës në Ligën e parë të Kosovës në pingpong, ndeshja derbi pritet të jetë ndeshja ndërmjet Ahmet Hoxha MK dhe Lirisë. (Pallati i sporteve në Prishitnë, ora 10:00)

- Në kuadër të konferencës ndërkombëtare të dizajnit grafik REDO do të organizohet edhe një udhërrëfim në qytet, i cili organizohen nga Bekim Leka Ramku i KAF Kosovo Architecture Foundation. (Hoteli Grand, ora 14:30)

Ngjarjet e datës 12 tetor 2019

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës lidhur me rinumërimin e vendvotimeve sipas vendimit të KQZ-së. (Selia e KQZ-së, ora 10:00)

- Mbahet turneu i TOP 8 minikadetëve më të mirë të Kosovës për vitin 2019 në Pingpong. (Salla e sporteve në Pallatin e Rinisë, ora 10:00)

- Në kuadër të konferencës ndërkombëtare të dizajnit grafik REDO do të ketë performanca muzikore nga Lolina në bashkëpunim me "Servis" - Kris Baha, Leo Lumezi, dhe Genc Elezaj. (Salla e Kuqe e Pallatit te Rinisë, ora 23:00)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)