28 Shkurt 2020

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 Gusht 2016

- Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë, do të bëjë inaugurimin e fillimit të punimeve për asfaltimin e rrugës Hani i Elezit - Gorancë - Glloboçicë në komunën e Hanit të Elezit. (Hani i Elezit, ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës mban konferencën për media në të cilën do të prezantohet “Transparometri Komunal” për komunen e Prizrenit, Suharekës, Rahovecit, Malishevës, Dragashit dhe Mamushës që përfshin periudhën janar-qershor 2016. (Zyret e KDI-së, ora 11:00)

- Me rastin e akreditimit të Programit Kombëtar për Trajnim dhe Certifikim të Auditorëve të Brendshëm në Sektorin Publik, nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve, Ministria e Financave organizon Konferencë për Media. (Salla e konferencave të Ministrisë së Financave, ora 11:00)

- Agjensioni i Përkrahjes së Punësimit Kosovë organizon takimin përmbyllës me 54 punëkërkuesit kosovarë, të cilët pas përgatitjes se tyre 10 muajshe, në fillim të shtatorit do të fillojnë shkollimin dhe aftësimin trevjeçar profesional në profesionin “Përkujdesës/e ndaj të moshuarve” në Gjermani. Shkollimi. (Objekti i APPK-së, ora 11:00)

- #Protestoj do ta realizojë një aksion simbolik. (Sheshi Skenderbeu para ndërtesës së qeverisë, ora 11:30)

- Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione i Kuvendit të Kosovës, si dhe Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Këshilli Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve organizojnë tryezen me temë "Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur-rasti i Kosovës”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-409, ora 11:55) 

- Shtëpia botuese “Magjia e librit”, bën promovimin e librit për grupmoshat 4-5 vjet me titull “Eksploruesit e vegjël”, me autorë Merita Shala dhe Majlinda Gjelaj. (Instituti Albanologjik i Prishtinës, ora 12:00)

- Me rastin e ndërrimit të ardhshëm të Komandës së KFOR-it, Gjeneral Major Guglielmo Luigi Miglietta, mban konferencën për shtyp lidhur me aktivitetet e “KFOR XX” të ndërmarra gjatë mandatit të tij. (Kampi qendror i KFOR-it në "Film City", ora 12:00 - të gjitha mediet duhet të mbërrijnë tek porta kryesore në kampin "Film City" jo më vonë se në ora 10:00)

- Hardh Fest në bashkëpunim me partnerin kryesor të festivalit bodrumin e verës Stone Castle, kanë ftuar mysafire speciale gjatë ditëve të festivalit stër-mbesën e heroit kombëtar, Gjergj Kastriotit – Skënderbeu, Sofie Kastrioti e cila përfaqëson brezin e 14 të familjes me ç'rast bëhet pritja zyrtare. (Aeroporti Ndërkombëtar "Adem Jashari", ora 14:00)

- Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri organizon konferencën e investitorëve për projektin Borea. (Hotel Dukagjini në Pejë, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 27 Gusht 2016

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të vizitojë nxënësit që i nënshtrohen Provimit te Maturës Shtetërore në shkollën “Gjin Gazulli” në Prishtinë. (Objekti i shkollës “Gjin Gazulli”, ora 10:30)

- Komiteti Olimpik i Kosovës mbanë një konferencë për shtyp ku do të flitet për prezantimin e Kosovës në Lojerat Olimpike "Rio 2016", si dhe angazhimet për ciklin e ri olimpik. Konferenca mbahet në Hotel Sirius në Prishtinë. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Mbahet një protestë gjithë popullore kundër Demarkacionit me Malin e Zi. (Sheshi i qytetit të Pejës, ora 12:00)

- Klubi Basketbollit Sigal Prishtina do të bëjnë prezentimin e një basketbollisti vendor. (Salla e konferencave të klubit, ora 13:00)

- Lëvizja Vetëvedosje! mban konferencë për media në të cilë do të flasë kryetari i Vetëvedosje!-s, Visar Ymeri , si dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 14:00 - ndryshim, ora 10:00)

Ngjarjet e datës 26 Gusht 2016

- Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike “Tempulli” në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës, Kompanitë e Hekurudhave Infrakos dhe Trainkos organizon punimet e Tryezës të rrumbullakët “Gjendja ekzistuese e Hekurudhave të Kosovës dhe integrimi i tyre në rrjetin hekurudhor Evropian”. (Ambientet e Kolegjit Tempulli, ora 9:00)

- Lëvizja Vetëvendosje do të organizojë sot një aksion simbolik në Mitrovicë. (Takimi me gazetarë bëhet te stacioni i autobusëve në Mitrovicë, ora 12:00)

- Klubi Basketbollit Sigal Prishtina organizon tryezë  me qëllim të sensibilizimit të çështjes së infrastrukturës sportive për zhvillimin e sportit në Prishtinë. (Palestra e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, ora 13:00)

 

-  Lëvizja VETËVENDOSJE! mban konferencë për media. Në konferencë do të flasin nënkryetari i VETËVENDOSJE!-s, Dardan Sejdiu dhe nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti. (Zyret  e VV-së, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 25 Gusht 2016

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, vendos kurorë me lule në varrezat e martirëve në Rrancë të komunës së Shtimes. (Fshati Rrancë, komuna e Shtimes, ora 10:00)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:30)

- Ambasadori i SHBA-ve, Greg Delawie viziton Doganën e Kosovës më ç\'rast do të takohet edhe me Drejtorin e Përgjithshëm, Lulzim Rafuna. (Drejtoria e Doganës, ora 10:45)
 
- Ambasadori i SHBA-ve, Greg Delawie dhe Drejtori i Përgjithshëm, Lulzim Rafuna mbajn konferencë për media. (Drejtoria e Doganës, ora 11:30) 

- Dega e PDK-se në Prishtinë do të mbaj një konferencë për media rreth zhvillimeve të fundit në Komunen e Prishtinës. (Selia Qendrore te PDK-se, sheshi Nene Tereza, ora 16:00) 

Ngjarjet e datës 24 Gusht 2016

- Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni në kuadër të takimeve që po mbanë në të gjitha rajonet e Kosovës do të mbajë takimin përmbyllës me anëtarët e Forumeve lokale të Sigurisë të regjionit të Prishtinës. (Salla e kuqe e Pallatit të Rinisë në Prishtinë, ora 10:00)

- Komuna e Shtërpcës dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim do të nënshkruajnë një marrëveshje për bashkë-financim për të ndihmuar një numër më të madh të banorëve lokal t’i përmirësojnë fermat e tyre të mjedrave dhe t’i zgjerojnë aktivitetet ekonomike në këtë fushë. (Kuvendi komunal, ora 10:00)

- Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës, Administratën Tatimore të Kosovës dhe Dogana e Kosovës, organizon ceremoninë tradicionale të shpërblimit të tatimpaguesve të vitit për vitin 2015. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 11:00)

- Zyra e Bashkimit Evropian  organizon ngjarjen përmbyllëse e projektit “Punësimi përmes Programit të BE-së Kosova e Bukur. (Modelariumi i Fakultetit të Arkitekturës, prapa Akademisë së Shkencave dhe Arteve, ora 11:00) 

- Organizatorët e protestës për skandalet e përgjimeve organizojnë konferencë për media për tu mobilizuar dhe të ngrejmë zërin kundër sistemit politik të instaluar nga klani PRONTO. (Sheshi "Zahir Pajiziti", ora 11:30)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të mbajë takim me drejtorët komunal të arsimit, ku do të diskutohet lidhur me përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2016/ 2017. (Ndërtesa e MAShT, Kati IV, ora 13:00) 

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyrët qendrore te Lëvizjes Vetëvendosje, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 23 Gusht 2016

- Ministria e Financave organizon forum me autoritetet komunale të regjionit të Pejës dhe Prizrenit mbi zhvillimin e procesit buxhetor komunal 2017-2019. (Hoteli “Çarshia e Jupave” në Gjakovë, ora 9:00)

- Bëhet hapja solemne e objektit të ri të Bibliotekës \"Hivzi Sylejmani\", në lagjen “Dardania” në të cilën do të marrin pjesë Drejtorët e Drejtorive të Komunës së Prishtinës, si dhe Kryetari Shpend Ahmeti. (Pranë shkollës fillore “Xhemajl Mustafa”, ora 15:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme, z. Skender Hyseni, në kuadër të takimeve që do të mbajë në të gjitha rajonet e Kosovës do të takohet me anëtarët e Forumeve lokale të Sigurisë të regjionit të Gjakovës. (Salla e Kuvendit Komunal në Gjakovë, ora 10:00)
 

 

Ngjarjet e datës 22 Gusht 2016

- Ministria e Financave organizon Forum me autoritetet komunale të regjionit të Prishtinës dhe Mitrovicës mbi zhvillimin e procesit buxhetor komunal 2017-2019. (Restauruan “Amazona” , Rruga Prishtinë - Mitrovicë, ora 9:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, në kuadër të takimeve që do të mbajë në të gjitha rajonet e Kosovës do të takohet me anëtarët e Forumeve lokale të Sigurisë të regjionit të Gjilanit. (Salla e Kuvendit Komunal në Gjilan, ora 10:00)

- “Let’s Do It Kosova” organizon aksionin e radhës në kuadër të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”, në fshatin Banje, ku do të eliminohen disa deponi ilegale të mbeturinave. (Fshatin Banje i komuës së Istogut,)

Ngjarjet e datës 21 Gusht 2016

- Dega e PDK-së në Prishtinë do të mbaj një konferencë për media rreth zhvillimeve në Komunen e Prishtinës. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

Ngjarjet e datës 20 Gusht 2016

- 35 vullnetarë amerikanë të Korpusit të Paqes të cilët do të shërbejnë në Kosovë do të betohen solemnisht para Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, dhe Drejtoreshës së Korpusit të Paqes, Dr. Darlene Grant. (Restorant Briliant në Hajvali, ora 10:00)

- Departamenti i Administratës i Partisë Demokratike të Kosovës dega në Ferizaj mban konferencën për medie me temë "Kryetar mos puno kundër bizneseve". (Zyrat e PDK-së dega në Ferizaj, ora 12:00)

- Prezantohet në Anibar krijmtaria e gjeniut të animcionit të Disney Studio, Ward Kimball. (Kinema Jusuf Gervalla në Pejë, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 19 Gusht 2016

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Drejtoria e Financave e Komunes se Ferizajt, mban konferencë me gazetarë për raportin gjashtëmujor financiar dhe për çështjen e faljes së borxheve ndaj institucioneve dhe kompanive publike. (Zyret e drejtoreshes Lirie Syla, ora 9:30)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon ceremoninë për ndarjen e shpërblimeve shtetërore për kampionen olimpike, xhudisten Majlinda Kelmendi dhe trajnerin Driton Kuka. (Kabineti i ministrit Kujtim Shala, ora 10:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, merr pjesë në rivarrimin e familjarëve të heroit kombëtar Azem Bejta. (Fshati Galicë në komunën e Vushtrrisë, ora 10:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, në kuadër të takimeve që do të mbajë në të gjitha rajonet e Kosovës do të takohet me anëtarët e Forumeve lokale të Sigurisë të regjionit të Ferizajt. (Salla e Kuvendit Komunal në Ferizaj, ora 10:00)

- Friendship Kosova - USA në bashkëorganizim me Kolegjin Universum bëjnë shënimin e 70 vjetorit të lindjes - Përvjetorit Jubilar, të Ish Presidentit të SHBA – Madhërisë së Tij, Bill Kllinton, mikut dhe mbështetësit më të madhë të Lirisë dhe Pavarësisë së Republikës së Kosovës. (Ambientet e Kolegjit Universum në Prishtinë, përball PTK-së, ora 11:00)

- Shpallen fituesit e gares “Junior Oscar” e cila është mundësuar nga Anibar me përkrahjen e IPKO Foundation, dhe Programit për arsim themelor të USAID. (Teatri Istref Begolli në Pejë, ora 12:00)

- Komuna e Ferizajt viziton punimet për asfaltimin e rrugës në lagjen Topojan te Gremës. (Fshati Greme. ora 12:00) 

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për medie. (Zyrët e Lëvizjes, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 18 Gusht 2016

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, viziton fermerë në Komunën e Kaçanikut, për të parë nga afër gjendjen e fermerëve të prekur nga Sëmundja Gungore e Lëkurës, që prek gjedhet. (Transporti për gazetarë i siguruar para objektit të Kuvendit, ora 9:30)

- Mbahet ceremonia përmbyllëse e projektit “Përkrahje Partnerëve Social”, i cili është implementuar nga Iniciativa Kosovare për Stabilitet-IKS. (Qendra Kulturore dhe Informative e BE-së, ora 10:00)

- Anulohet - Ministria e Tregtisë dhe Industrisë organizon tryezën ku do të diskutohen mundësitë e shfrytëzimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit për rritje të eksportit, në kuadër të sektorit të produkteve të ndërtimit e në veçanti do të prezantohen mundësitë e mbështetjes për bizneset vendore dhe kërkesat e tregut të BE-së. (Hotel Emerald, ora 10:00) 

- Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni do të takohet me anëtarët e Forumeve lokale të Sigurisë të regjionit të Prizrenit. (Salla e kuqe në objektin e Kulturës në Prizren, ora 10:00)

- Fondacioni Together Kosova  organizon konferencën për media me rastin e shënimit të 6 vjetorit të web faqes këshilluese për të rinjët e Kosovës. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvedosje, Visar Ymeri mban konferencë për media. (Zyret e Lëvizjes, ora 14:00)

- Ambasadori i ShBA-ve Greg Delawie i shoqëruar nga Drejtori i misionit të USAID-it James Hope dhe Ministri i Bujqësisë Memli Krasniqi, do të vizitojë fermerët pjesmarrës në Ditët e Promovimit të Mjedrës. (Sheshi Nëna Terezë, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 17 Gusht 2016

- Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, në kuadër të takimeve që do të mbajë në të gjitha rajonet e Kosovës do të takohet me anëtarët e Forumeve lokale të Sigurisë të regjionit të Pejës. (Salla e Kuvendit Komunal në Pejë, ora 9:00)

- Dr. Jill Biden do të vizitojë Manastirin e Graçanicës ku do të takohet me peshkopin Teodosije dhe do të shikojë ambientet e manastirit. (Manastiri i Graçanicës, ora 10:35 - mediat e akredituara duhet të arrijnë në manastir, ora 9:30)

- Nënpresidenti Joe Biden dhe Dr. Jill Biden do të shkojnë për vizitë afër kampit Bondsteel për të marrë pjesë në ceremoninë e organizuar nga Qeveria e Kosovës për përurimin të emërtimit të rrugës për nder të djalit të tyre të ndjerë Joseph R. “Beau” Biden, III. (Nisja e ogranizuar nga parkingu në rrugën Garibaldi pas Qendrës së Rinisë “Boro dhe Ramizi”, ora 9:30)

- Klubi i Basketbollit SIGAL Prishtina mban konferencën e radhës për shtyp ku do të prezantojnë lojtarin më të ri të huaj i cili iu ka bashkuar. (Zyrët  SIGAL Prishtina, ora 13:00)

- Mbahet ceremonia e organizuar nga Qeveria e Kosovës për përurimin të emërtimit të rrugës për nder të djalit të tyre të ndjerë Joseph R. “Beau” Biden, III. (Afër kampit Bondsteel, ora 14:00)

 

- Filmi Tout en haut du monde, do të shfaqet në Teatrin Istref Begolli për të prezentuar Long Way North. (Teatri Istref Begolli në Pejë, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 16 Gusht 2016

- Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni do të takohet me anëtarët e Forumeve lokale të Sigurisë të regjionit të Mitrovicës. (Shtëpia e Kulturës në Mitrovicë, ora 10:00)

- Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizon tryezë mbi “Sistemin Gjyqësor dhe Ligjin e ri për Falimentim”. (Hotel Nartel, ora 10:00)

- Posta e Kosovës bën promovimin e pullës postare “Shenjtërimi i Nënës Terezë”, do të marrë pjesë edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në të cilën do të bëhët shqyrtimi i Raportit vjetor i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, për vitin 2015. (Ndërtesa e Kuvendit salla S-II, ora 11:00) 

- Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë organizon përmbyllën e projektit të binjakëzimit 'Përmirësimi i përafrimit të ligjeve dhe koherenca e Kornizës Ligjore'. (Hotelin Sirius, ora 11:30)


- Lëvizja VETËVENDOSJE! mban konferencë për media.(Zyret e vv-Së, ora 14:00)


- Arritja e Nënpresidentit Joe Biden dhe Dr. Jill Biden të cilët do të vizitojnë Kosovën. (Aeroporti i Prishtinës në VIP sektorin e aeroportit “Adem Jashari”, ora 19:30)



Ngjarjet e datës 15 Gusht 2016

- Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave organizon një tryezë të rrumbullakët lidhur me monitorimin e sektorit të sigurisë së Kosovës, 15 mars – 15 korrik 2016, në të cilën do të prezantohen dhe diskutohen të gjeturat e monitorimit të përmbledhura në edicionin e katërt të Observerit të Sektorit të Sigurisë së Kosovës. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Instituti Riinvest organizon tryezen me temë “Përputhshmëria e Prioriteteve të Qeverisë Qendrore më ato të Qeverive Lokale të Rajonit Qender”, ku zyrtarë të lartë qeveritare dhe komunal, do të diskutojnë gjetjet e dala nga studimi i vlëresimit të përputhshmerisë mes prioriteteve qeveritare dhe komunale. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Fituesja e Medaljes së artë olimpike, Majlinda Kelmendi, do të vizitoi Familjen Haradinaj në Gllogjan, kjo menjëherë pas suksesit historik të saj, për sportin e Kosovës. (Kompleksi memorial në Gllogjan, ora 11:00)

- Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit në mes të Ambasadës së Britanisë së Madhe, Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, i cili  i dedikohet fuqizimit dhe pavarësimit të bordeve të Agjensive të Pavarura. (Kabineti i Kryetarit, ora 11:00)

- Në vazhdën e ngjarjeve të fundit të cilat kishin për target skandalet e përgjimeve, ku protagonistë janë disa politikanë të korruptuar, qytetarët e Kosovës janë mobilizuar që t’i shprehin pakënaqësitë e tyre përmes një aksioni simbolik. (Rruga "Rexhep Luci", pranë kino ABC-së, ora 11:30)

- Mbahet ceremonia solemne e hapjes së punimeve të Seminarit XXXV Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. (Salla e madhe të Fakultetit të Filologjisë, ora 12:00)

- Ekipi i festivalit kemi organizon hapjen zyrtare të Guerilla Art Festival, edicioni 2-të. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 12:00)
 
- Anibar International Animation Festival mban konferencë për media lidhur më shpalosjen e programit dhe detajeve të tjera të edicionit të shtatë të Festivalit te Animacionit Anibar. (Ambientet e kinemas Jusuf Gervalla ne Pejë, ora 13:00)

 

- Këshilli Rinor i Ambasadës Amerikane në partneritet me Innovation Centre Kosovo organizon hapjen e edicionit të dytë të Festivalit të Filmit amator për të rinj “Youth Film Fest 2016”. (Ambientet e ICK-së, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 14 Gusht 2016

- Fillon implementimi i marrëveshjes nga Dialogu Beograd-Prishtinë lidhur me urën në Mitrovicë. (Ura e Ibrit Mitrovicë, ora 10:00)   

- Dega e PDK-së në Prishtinë do te mbaj një konferencë për media lidhur me faktet e reja për këqpërdorimet dhe korrupsionin në Komunën e Prishtinës. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00 - shtyhet ora 13:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të bëj pritjen zyrtare të Majlinda Kelmendit në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës "Adem Jashari". (Aeroport, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 13 Gusht 2016

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media në të cilën do të flasë Shpend Ahmeti dhe Sami Kurteshi. (Selia qendrore e Vetëvendosjes, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 12 Gusht 2016

- Me rastin e 12 Gushtit, Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, sektori i rinisë i Komunës së Prishtinës organizon ​k​ëndin e pikturës, ​s​imulimi i ndihmës së parë, Aktivitete të Parkourit - Show Parkour  dhe aktivitet ​motoristik. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 10:30)

- Aleanca Kosova e Re organizon konferencë me panelistë, ku do të marrin pjesë ekspertë te politikave rinore dhe përfaqësueses të shoqërisë civile. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

- Këshilli i Rinisë Evropiane të Kosovës organizon konferencën për nderë të Ditës Botërore të Rinisë në të cilë do të diskutohet për gjendjen aktuale të të rinjëve të Republikës së Kosovës. (Ministria e Arsmit, Shkences dhe Teknoligjisë, ora 11:00)

- Grupi i qytetarëve #protestoj, në vazhden e protestave pas skandalit të përgjimeve Pronto II, do të bejë një aksion simbolik të zyra e Prokurorit te Shtetit.  (Takimi me media me grupin e e qytetareve te Sheshi "Zahir Pajaziti", për të vazhduar me pas në drejtim të zyres së Prokurorit të Shtetit, ora 11:45)

- Sektori i rinisë i Komunës së Prishtinës organizon bianale grafike - aktivitete artistike me ngjyrë për metal, aktivitete në not për fillestarë dhe gara noti për të ri​nj​, siguria në komunitet, ligjëratë, futboll, lojra pa kufi​nj​ dhe ​turneu​ në basketboll​.​ (Pishina  e Gërmisë, ora 15:00)
 

Ngjarjet e datës 11 Gusht 2016

- Me rastin e përfundimit të mbikëqyrjes dhe monitorimit të Doganës nga ana e EULEX, mbahet takimi i Drejtori të Përgjithshëm  të Doganës dhe U.D. Shefit të EULEX në prani të zëvendës ambasadorit të SHBA-ve. (Drejtoria e Doganës, ora 11:00)

- Drejtori i Përgjithshëm i Doganës dhe Ushtruesi i Detyrës se Shefit të EULEX mbajnë konferencë për media. (Drejtoria e Doganës, ora 11:30)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në inaugurimin e Qendrës së Përpunuesve të Drurit në Greme të Ferizajt. (Greme, Ferizaj, ora 13:30)
 

Ngjarjet e datës 10 Gusht 2016

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim këngëtaren Dua Lipa e cila do të nderohet me Medaljen Presidenciale të Meritave. (Kabineti i Presidentit, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim në të cilën do të shqyrtohet Projektligji për Shërbimin Mjekësor Emergjent, me amendamentet e Komisionit funksional për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje! Visar Ymeri mban konferencë për medie. (Zyrët qendrore të Lëvizjes Vetëvendosje, ora 11:00)

- Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp me temë gjendja e rëndë e punëtorëve në sektorin privat të Kosovës. (Zyrët e BSPK-së, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë me shefat e grupeve parlamentare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 12:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku do të vizitojë Komunën e Istogut, ku do të takojë kryetarin e kësaj komune Haki Rugova ku se bashku do të vizitojnë punimet që po bëhen në infrastrukturën rrugore të kësaj komune nga Ministria e Infrastrukturës. (Istog, ora 12:00)

 

- Liderët e AAK-së dhe Nisma-s, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj do të mbajnë konferencë shtypi lidhur me qëndrimin e  tyre rreth ratifikimit të Demarkacionit. (Selia qendrore e AAK-së, ora 12:00)
 
- Zyra e UN Women në Prishtinë me rastin e hapjes se fushatës HeForShe në Prizren, gjatë DokuFest organizon shfaqjen e dokumentarit Starless Dreams - Ëndrra pa Yje. (Dokukino i njohur edhe si Kino Europa në Prizren, ora 18:00)
  
- Inaugurimi i veprës artistike dhe interaktive nga dy artistë të Kosovës, Dardan Zhegrova dhe Tadi, “I see you saw me - E shoh që më ke parë”. (Kej, pranë lumit Bistrica, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 9 Gusht 2016

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për shërbimin mjekësor emergjent, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 11:00) 

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor ku do të diskutohet shqyrtimi i realizimit të planit të punës së komisionit për sesionin pranveror. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)  

 - Klubi i Basketbollit Sigal Prishtina do të mbaj konferencën e parë për shtyp për edicionin 2016/2017 lidhur me më të rejat e edicionit që po vjen, si në aspektin sportiv ashtu edhe organizativ. (Salla e konferencave te KB SIGAL Prishtina, ora 13:00)

 

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në konferencën për medie të organizuar nga Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:00)

- Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie i shoqëruar nga Eric Gibson, Prokurorë nga Departamenti amerikan i drejtësisë do ta vizitoj Prizrenin, Kalanë e Prizrenit, do të marrë pjesë në panel i dedikuar Dokufestit me temën “Qeverisja dhe mosndëshkueshmeria”. (Monumenti i Lidhjes së Prizrenit, ora 17:00) 

- Këngëtarja Dua Lipa do të performojë në koncertin e saj në Prishtinë. (Gërmi, ora 19:00)

 - Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie i shoqëruar nga Eric Gibson, Prokurorë nga Departamenti amerikan i drejtësisë do të jetë nikoqir i gostisë se Dokufestit, dedikuar “Natës amerikane”. (Shtëpia e Sheh Zades, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 8 Gusht 2016

- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, pret në takim këngëtaren, Dua Lipa. (Kabineti i krytarit Ahmeti, ora 10:00)

- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni raporton në mbledhjen e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës  rreth situatës së sigurisë në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 10:00)

 

- Qendra për Hulumtim, Dokumentim dhe Publikim sot publikon raportin “Rekomandimet e politikave për kujdesin shëndetësor në Kosovë”. (Qendra për Informim dhe Kulturë të Bashkimit Evropian, ora 10:00)

 

- Hap zyrtarisht dyert e Muzeut të Korrupsionit, një bashkëpunim ky në mes të projektit Anti-Korrupsion të UNDP-së dhe DokuFest-it ku do të ekspozohen artefakte të cilat pasqyrojnë mënyrat korruptive të jetesës. (Në afërsi të Shadërvanit, ora 16:00)

Ngjarjet e datës 6 Gusht 2016



- Komuna e Prishtinës do të bëjë testimin e radhës të sistemit të alarmimit në qytet. Edhe kësaj radhe testimi do të realizohet në heshtje dhe nuk do te prodhohen tinguj të alarmit sikur në muajt e kaluar. (ora 12 :00)

Ngjarjet e datës 5 Gusht 2016

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)
 
- Teatri “Dodona” mban konferencën për shtyp përkitazi me shfaqjet që do të japë teatri prestigjioz vjenez Kabinetttheater, përmes të cilit shikuesit prishtinas do të kenë shansin për herë të parë të shohin një shfaqje me kukulla - për të rritur. (Teatri “Dodona”, ora 12:00)

Ngjarjet e datës 4 Gusht 2016

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 8:15)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00

- Lëvizja Vetëvedosje ka ftuar qytetarët e aktivistët, që të mblidhemi para Kuvendit të Kosovës për të kundershtuar Demarkacionin. (Para Kuvendit, ora 10:00)

- Posta e Kosovës dhe Institucioni Mikrofinanciar “Start” do të nënshkruajnë një Marrëveshje për ofrimin e një shërbimi të veçantë - pagesën e kësteve të kredisë në Zyra Postare. (Ndërtesa e Postës së Kosovës, ora 11:00)
 

Ngjarjet e datës 3 Gusht 2016

- Mbahet debati profesional-shkencor mes Komisionit shtetëror për Shënjimin e kufirit dhe Grupit të njohësve që kanë kërkuar debatin për diskutim dhe ballafaqim faktesh për çështjen e shënjimit të kufirit, Kosovë - Mali i Zi. (Kuvendi i Kosovës, salla N-409, ora 10:00)

- Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, do të mbajë konferencë për media, ku do të deklarohet lidhur me audio-inçizimin e përgjimeve telefonike, të publikuar tek portali “Insajderi”. (Ndërtesa e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në të cilë do të bëhët shqyrtimi i Raportit vjetor i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, për vitin 2015. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 10:00)

- Ministrja e Drejtësisë, znj. Dhurata Hoxha bёn shpërndarjen e Certifikatave pёr kandidatët tё cilёt e kanё dhёnё provimin pёr Përmbarues Privat. (Ndërtesa e ish Rilindjes nё Ministrinë e Drejtësisë, salla 914, ora 13:00) 

Ngjarjet e datës 2 Gusht 2016

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, pret në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi. (Kabineti i Kryetarit, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri në të cilë do të behët shqyrtimi i raportit me rekomandime për projektligjin për Rregullat e Komunikacionit Rrugor si dhe shqyrtimi në parim i Projektligjit për kamatëvonesat në transaksionet tregtare. (Ndërtesa e Kuvendit, sallën S-I, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani viziton Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, ku do të diskutohet për  Kujdesin Parësor Shëndetësor, me theks të veçantë për Konceptin e Mjekësisë Familjare dhe implementimin e fazës së pilot-projektit të Sistemit Informativ Shëndetësor SISh. (Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport në të cilë do të behët shqyrtimi i projektligjit për ratifikimin e Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Kosovë dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Republikës së Kosovës Programi Fullbright i Shkëmbimit Akademik. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 11:00)

- Organizuar nga Ministria e Diasporës, në bashkëpunim me Universitetin Amerikan në Kosovë dhe institutin Ed Guard, hapet shkolla verore për nxënësit shqiptarë nga diaspora. Hapjen zyrtare  të shkollës verore  e bëjnë ministri i Diasporës, Valon Murati, dhe ministri i Mirëqenies Sociale dhe i Rinisë i Shqipërisë, Blendi Klosi. (Kampusi i AUK-ut në Gërmi, ora 13:00)

- Deputetët e Lëvizjës Vetëvendosjes! Glauk Konjufca dhe Albulena Haxhiu mbajnë konferencë për medie. (Selia e Vetëvendosjes, ora 14:00)
 
- Në kuadër të "Ditëve të Diasporës" behët ndarja e çmimeve “Mërgimtari i Vitit” dhe “Gazetari me shkrimin ose emisionin më të mirë për diasporën”. (Modelariumi i Fakultetit të Arkitekturës në Prishtinë, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 1 Gusht 2016

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në përurimin e punimeve për ndërtimin e urës në Plemetin. (Plemetin, ora 11:00)

- Mbledhja e Komisionit për Buxhet Dhe Financa në të cilën do të behët shqyrtimin i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin e Rehabilitimit të Linjës Hekurudhore 10, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Në organizim të Ministrisë së Infrastrukturës, kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, së bashku me ministrin e Infrastrukturës, Lutfi Zharku, si dhe me kryetarin e Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, do të vizitojë fillimin e punimeve të urave, të cilat do të lidhin fshatrat Hamidi dhe Plemetin. (Plemetin,ora 11:00)

- Kryeministri Isa Mustafa pret në takim ekipin olimpik të Kosovës, i cili do ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike në Rio të Brazilit. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:45)

- Ministria e Diasporës mban manifestimi tradicional “Dita e Diasporës” e fillon me homazhe në varret e familjes Jashari. (Kompleksi memorial “Adem Jashari”, ora 18:00)
 
 - Ministria e Diasporës organizon koncert me orkestren “Spartiti per Scutari” arbëresh nga Italia, në krye me drejtuesin artistik, shkodranin Bardh Jakova. (Kompleksi memorial “Adem Jashari”, 20:00)
 

Ngjarjet e datës 30 Korrik 2016

- Në kuadër të manifestimit “Ditët e Diasporës 2016”, Ministria e Diasporës organizon finalen e kuizit të diturisë “Ti je pjesë e atdheut”. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë, ora 17:00)
 

Ngjarjet e datës 29 Korrik 2016

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Mbahet takimi i 119-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, Ish-objekti i Inspektoratit Komunal, ora 10:00)

- Fondacioni Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore bën lansimin e raportit të pjesëmarrjes se të Rinjve në Zgjedhje në Kosovë, rolit të Rinjve në subjektet politike dhe ndikimit te Gjuhës së Urrejtjes si Mjet Politik në Rininë e Kosovës. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet Mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, në të cilën do të bëhet shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë ndërmjet Qeveris së Kosovës dhe Unicredit Bank Austria AG për financimin e Projektit të modernizimit të shërbimeve të kardiologjisë invazive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:00)

- Ministria e Punëve të Brendshme do të bëj vënien e gurthemelit për objektin e zjarrfikjes dhe shpëtimit në komunën e Podujevës. (Podujevë, ora 11:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë, do të përurojë rrugën lokale në fshatin Rezallë në komunën e Skënderajit. (Pjesa e parë Morinë-Rezallë, ora 12:00)

- Organizohet ceremonia e ndarjes së certifikatave për grupin e parë të studentëve të UP-së “Hasan Prishtina”,  të cilët me sukses kanë përfunduar punën praktike tremujore në Ministrinë e Financave. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 14:00)

- Inspektorati i Punës sot do të raportojë për gjendjen në të cilën ndodhen mediat në Kosovë. (Salla Kulturore e BE-së, afër Kinemasë ABC, ora 13:00)

- Sekretari i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Driton Gashi  do të mbaj konferencë për media,  ku do të flasë për vendimin e Gjykatës se Arbitrazhit në çështjen e pasaportave ku i pranishëm do të jetë edhe avokati i cili ka përfaqësuar  MPB-në  në këtë rast. (Objekti kryesor të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ora 14:30)

- Ekipi olimpik i Kosovës, i cili do ta përfaqësojë shtetin tonë në Lojërat Olimpike në Rio të Brazilit takohet me Ministrin e Kulturës, Kujtim Shala. (MKRS, ora 15:45)

- Behët promovimi i pullave postare, RIO 2016. (Hotel Sirius, 16:15)

- Ekipi olimpik i Kosovës organizon inagurimin e rratheve Olimpik në Sheshin Zahir Pajaziti. (Prishtinë, ora 18:45)

- Organizohet ceremonia solemne e dorëzimit të flamurit shtetëror nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, tek ekipi olimpik i Kosovës, i cili do ta përfaqësojë shtetin tonë në Lojërat Olimpike në Rio të Brazilit. (Amfiteatri i Gërmisë në Prishtinë, ora 20:00)

- Presidenti i Aleances Kosova e Re, Behgjet Pacolli, do të marrë pjesë në një takim me qytetarë në Runik të Skenderajt. (Runik, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 28 Korrik 2016

- Projekti i Ndërtimit të Besueshmërisë nëpërmjet Mbrojtjes Kulturore në Kosovë i financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë do të lansojë punëtorinë e parë për Trashëgiminë Kulturore me të Rinjtë. (Qendra Kulturore Isa Kastrati në Kamenicë, ora 9:30)

- Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me OBSh-në dhe Klinikën Infektive, me rastin e Ditës Botërore të hepatitit  organizon tryezë të rrumbullakët, me moton “Njihu me hepatitin –Vepro tani”. (Hapësirat e Klinikës Infektive të QKUK-së, ora 11:00) 

 

- Shkolla për Kitarë “Vihuela” mban koncert kushtuar  Ditëve të Diasporës. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 17:00)

Kalendari

Ngjarjet e datës 28 shkurt 2020  - Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani takohet me kryetarin e Komunës se Pejë, Gazmend Muhaxherinë. (Ndërtesa e Komunës së Pejës, ora 9:30)

- Kryeministri Albin Kurti pret në takim Myftiun Naim Tërnava. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:20 - vetëm pamje)

- Instituti EPIK, me mbështetjen e Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur do të jetë nikoqirë i pjesëmarrëseve të veçantë në kuadër të tryezës “IPA III”. (Hapësirat Shtëpisë së Europës, përball Zyrës së BE-se, ora 10:00)

- Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani viziton shkollën e mesme të arteve “Odhise Paskali” në Pejë. (Objekti i shkollës se mesme të arteve “Odhise Paskali”, ora 10:00)

- Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnav dhe  Dr. Mirza As Saeg shefi i kabinetit të ministrit të Financave të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe njëherësh ë edhe anëtar i Fondacionit Al Maktoum nga Dubai do të mbajnë konferencë për shtyp. (Sëiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- Mbahet e mbledhja e 26-të e legjislacionit te VI-të Kuvendit Komunal të Istogut. (Ndërtesa e Kuvendit Komunal të Istogut, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e dytë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Rahovec, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, mban takim me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia dhe drejtorët e SHSKUK, IKSHP dhe Klinikës Infektive. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani viziton shkollën e fillore “Asdreni” në Pejë. (Objekti i shkollës 'Azdreni' në Pejë, ora 10:20)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezën e diskutimit me temë “Vetingu në Kosovë: Si të implementohet një proces i tillë në mënyrë që të sigurohet pavarësi e plotë e sistemit të drejtësisë?”. (Qendrën e Konferencave Orion, ora 10:30)

- Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani merrë pjesë në zbulimin e shtatores së Majlinda Kelmendit në Pejë. (Pejë, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e qeverisë, ora 12:00)

- Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës lidhur me kërkesa e 41 deputetëve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 14:00)

- Kryeministri Albin Kurti pret në takim protestuesit e Trepçës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:30 - vetëm pamje)

- NISMA Socialdemokrate, shënon 6 vjetorin e themelimit të partisë. (Hotel Emerald, ora 17:30)