12 Dhjetor 2019

Kalendari

Ngjarjet e datës 11 gusht 2019

- Mbahet manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar festës së Kurban - Bajramit,  me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste, të cilën do ta mbaj Dr. Sadat Islami - Ligjërues në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë. (Xhamia e Madhe në Prishtinë, ora 4:55)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, viziton Bashkësinë Islame të Kosovës, për nder të Festës së Kurban Bajramit. (Selia e Bashkësisë Islame të Kosovës, ora 10:00)

Ngjarjet e datës 10 gusht 2019

- Instituti i Kosovës për Drejtësi do të mbajnë konferencë për media, në të cilën do publikohet raporti “Mbyllja e kundërligjshme dhe arbitrare e seancave gjyqësore për publikun në çështjet penale: Analizë e legjislacionit dhe praktikës së GjEDNj rreth natyrës publike të seancave gjyqësore dhe praktikës së mbrapshtë të krijuar nga Sistemi i Drejtësisë në Kosovë”. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Nën udhëheqjen e kryetarit të Degës së LDK’së në Gjilan, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, Lutfi Haziri mbahet takimi me strukturat e partisë. (Restorant n’Bodrum, ora 11:00)

 - Vendosja e tabelave informuese për në kufirin e Mutivodes nga fshati Orllan deri ne kufi. (Orllan, ora 14:00)

- Komuna e Skenderajt organizon koncertë për fëmijë për nder të diaspores. (Sheshi i Skenderajt, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 9 gusht 2019

 - Mbahet ceremonia e certifikimit të rekrutëve të rinj të FSK-së, gjenerata1/2019. (Kazerma "Adem Jashari" e Komandës së Forcave Tokësore në Prishtinë, ora 10:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, do t’i bëjë vizitë inspektuese punimeve në lumin Sitnica. (Fshati Rufc, ora 11:00)

- Fillon asfaltimi i rrugës Bukosh - Prilluzhë, komuna e Vushtrrisë, investim i MIT.​ (Fshati Prilluzhë e Vushtrrisë, ora 11:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi i cili do të shoqërohet nga kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, do të marrë pjesë në fillimin e punimeve të projektit “ Ndërtimi i shtratit të lumit Magure dhe Janjevë”, 11:20
 
 - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi dhe kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti mbajn Konferencë për medie, ora 12:20

 - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi do vizitoj Shpellën e Gadimes. (Gadime, ora 12:40)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, do ta pret në takim delegacionin nga Komuna e Bingenit të Gjermanisë, në krye me kryetarin e kësaj komune, Thomas Feser. (Shtëpia e Bardhë, ora 15:30)

Ngjarjet e datës 8 gusht 2019

 - Punëtorët e ANP "Adem Jashari" do të mbajnë protestë e cila nuk do të ketë ndikim në operimet normale te aeroportit. (Terminali i udhëtarëve në ANP "Adem Jashari", ora 08:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-se, ora 10:00)

- Fillojnë punimet në rrugën Rahovec - Hamoc - Fortesë. (Në hyrje të Rahovecit në drejtim të Hamocit pranë Al Petrol-it, ora 10:00) 

- Drejtoria e Shërbimeve Publike në bashkëpunim me përfaqësuesit e kompanive vullnetare dhe OJQ-ve të ndryshme nga fusha e mjedisit do të nisë fushatën vetëdijesuese dhe aksionin për pastrim vullnetar të komunës së Prizrenit. (Objekti i Administratës Komunale, ora 11:00)

- Mbahet konferenca per Shtyp ne lidhje me zhvillimet e fundit në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’ LKIA. (Terminali i ANP ‘Adem Jashari’, salla e konferencave, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media për të folur për situatën e krizës në mbrojtjen e punëtorëve dhe pacientëve. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka dhe shefi i misionit të OSBE-së, Jan Braathu do të bëjnë mbjelljen e dy fidaneve në parkun e ri të ndërtuar nga Komuna e Prizrenit. (Prapa ndërtesës së Shtëpisë së Bardhë, ora 13:30)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka do të pret në takim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Jan Braathu. (Shtëpinë e Bardhë, ora 14:00)

 

Ngjarjet e datës 7 gusht 2019

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala mblidhet për të diskutuar rreth vazhdimit të punës së Komisionit pas rrethanave të reja të krijuara lidhur me shpërndarjen e Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Ambasadori Kosnett do të administroj Betimin Solemn të shërbimit për 38 Vullnetarë të rinj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. (Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, ora 10:00)

- Oda e Afarizmit të Kosovës organizon konferencë për media, lidhur me Udhëzimet Administrative të cilat janë në mospërputhje me Ligjin për Minierat dhe Mineralet që po pengojnë zhvillimin e bizneseve të këtij sektori. (Zyret e OAK-së, ora 11:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, do të marrë pjesë në përurimin e fillimit të punimeve të projektit “Ndërtimi i sistemit të ujësjellësit në fshatin Orllan” të Podujevës, i cili kap vlerën buxhetore afër 1 milion euro. (Fshati Shajkoc, afër fabrikës së ujit, ora 11:00)

- Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike organizon aktivitetin “Takime letrare me krijues dhe  shkrimtarë nga diaspora dhe Kosova”. (Biblioteka kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 11:00)

- Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim lamtumirës komandantin e KFOR për regjionin juglindje, Nicola Perrone, dhe në takim njoftues komandantin e ri. (Komuna e Gjilanit, ora 11:00 - deklarata për media, ora 11:30)

- Mbahet mbledhja e konstituimit të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së dhe diskutohet për përgatitjet për zgjedhjet e përgjithshme. (Selia e LDK-së, ora 16:30)


Ngjarjet e datës 6 gusht 2019

- Lëvizja mban konferencë për media për të folur në lidhje me gjendjen e krizës në shëndetësi, me theks të veçantë në Qendrën Klinike Universitare. (Zyret e Vetëvendosjes, ora 13:00)

Ngjarjet e datës 5 gusht 2019

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala interviston Kryesuesin e Bordit të Drejtorëve në ARKEP, Kreshnik Gashi dhe Kryesuesen e Bordit të Drejtorëve në Telekomin e Kosovë, Besa Shatri-Berisha. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare në të cilen do të behën përgatitjet për mbajtjen e seancës plenare për shpërndarjen e Kuvendit të Legjislaturës së VI. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 11:00)

-  Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa mirëpret në takim Ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett. (Selia e LDK-së, ora 11:00)

- Ish Kryeministri, Ramush Haradinaj merr pjesë në debatin me qytetarë organizuar nga RTV Mitrovica. (Qendra e Kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë, ora 12:00)


Ngjarjet e datës 4 gusht 2019

- Ish Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në tubimin përkujtimor, kushtuar 21 vjetorit të Betejës së Markalleshëve dhe dëshmorëve Mark Lleshi, Prend Lleshi, Kolë Lleshi dhe Memë Lleshi. (Fshati Vraniq, Komuna e Gjakovës, ora 13:00)

- Në kuadër të programit special mbi edukimin mediatik  E vërtetë apo e Rremë: e Vërteta në Film, Misioni i OSBE-së në Kosovë shfaq filmi dokumentar “Çka është Demokracia?“. (Dokukino, ora 14:00)
 
- Ish Kryeministri Ramush Haradinaj Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj bën homazhe te lapidari dhe merr pjesë në tubimin përkujtimor për dëshmorët Mulla Nusret Hajdari dhe Mehmetali Shukri Behluli. (Shkolla e fshatit Dobërqan, Gjilan, ora 16:00)

- Misioni i OSBE-së do të organizojë diskutim me temë “Mediat në Demokraci” që do të fokusohet në keqinformimin, lajmet e rreme dhe propagandën si sfida për demokracinë në epokën digjitale. (Hamamin e Qytetit, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 3 gusht 2019

- Ish Kryeministri, Ramush Haradinaj bën homazhe te lapidari dhe varret e dëshmorëve Agim dhe Milazim Zekaj dhe Ruzhdi Haxhijaj, në fshatin Raushiq të Komunë së Pejës. (Raushiq, Pejë, ora 10:00)

- , Lidhja Demokratike e Kosovës finalizon procesin zgjedhor, mban Kuvendin e IX Zgjedhor. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon konferencën për media ku do të prezantohen vlerësimet dhe qëndrimet mbi temën “Zgjedhjet në Bashkimin Evropian: Kosova përballë përbërjës së re të Komisonit Evropian”. (Qendra e Konferencave ‘Orion’, ora 10:30)  

- Ish Kryeministri Ramush Haradinaj bën homazhe te varret e dëshmorëve Aze Brahimaj, Idriz Gucati dhe martiren Zize Syla, në fshatin Jabllanicë të Komunës së Gjakovës. (Jabllanicë, Gjakovë, ora 11:00)

 

Ngjarjet e datës 2 gusht 2019

- Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka do të pret në takim një delegacion të lartë nga Parlamenti Kroat. (Shtëpia e Bardhë në Prizren, ora 10:00)

- Ish Kryeministri Ramush Haradinaj me rastin e 18-vjetorit të vdekjes së Rahim Beqirit-komandant ‘Roki' bën homazhe te lapidari në fshatin Kopernicë. (Fshati Kopernicë, ora 11:00)

- Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet organizon konferencë në të cilën do të publikohet raporti monitorues “Reforma në fushën e Arsimit dhe Aftësimit Profesional –Zbatimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe Agjendës për Reforma Evropiane për vitin 2018”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, do të merr pjesë në Panairin e Librit në Ferizaj. (Ferizaj, ora 11:00)

- Sunny Hill Foundation dhe Sunny Hill Festival organizojnë konferencën e përbashkët për të prezantuar projektin “Sunny Hill Foundation Music & Art Center” ku prezente do të jetë edhe Dua Lipa fituese e cmimeve Grammy dhe Brit Awards. (Hotel Emerald, ora 11:00)

- Ish Kryeministri Ramush Haradinaj bënhomazhe te varrezat e dëshmorëve në Dardanë.  (Dardanë, ora 11:30)

- Lëvizja mban konferencë për media në lidhje me Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-së, në konferencë flasin Gjeneral Brigade Enver Dugolli dhe Kolonel Shemsi Syla. (Zyrat e Lëvizjes, ora 13:00)

- Me rekomandimin e kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim Tërnava, në të gjitha xhamitë e Kosovës  do të mbahet hytbe me temë të njëjtë, e cila do t’i kushtohet  kujdesit që duhet të kemi në trafik, ora 13:00

- Përurohet rruga Bardh i Madh - Lismir -Fushë Kosovë.​ (Bardh i Madh, Te Lëshesa, ora 14:00) 

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, do të merr pjesë në aktivitetin  "Sofra e Gurbetqarëve" e cila do të organizohet në Zhur të Prizrenit. (Fshati Zhur, ora 18:00)

- Në kuadër të manifestimit qendror për diasporën mbahen homazhe në Prekaz. (Kompleksi Memorial “Adem Jashari, ora 19:00)

- Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike organizon Manifestimin Qendror për diasporën në Skenderaj. (Sheshi “Adem Jashari” në Skenderaj, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 1 gusht 2019

- Mbahet takimi i 170-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, ora 10:00)

- Anulohet - Policia e Kosovës organizon një ceremoni ku Policia Federale Gjermane, si donacion do t'i dhuroi Policisë së Kosovës disa automjete. (Auto Mita - magjistralja Prishtinë-Ferizaj, ora 10:00)

- Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit takohet me kryetarin e Skenderajt. (Ndërtesa e komunës se Skenderajt, ora 11:00) 

- Fillojnë punimet në rrugën Skenderaj - Vushtrri. (Fshati Krasmiroc, ora 11:30)
 
- Fillojnë punimet në rrugën Kotorr - Qubrel në Komunën e Skenderajt. (Fshati Kotorr, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike te Kosovës. (Selia qendrore e LDK-së, ora 13:30)

- Mbahet ceremonia e vënies se gurthemelit për Kullën e Rexhep Malaj në Hogosht, në Komunën e Kamenicës. (Fshati Hogosht, ora 14:00)

- Hapet ekspozita arkeologjike në Kalanë e Prizrenit, në të cilën merr pjesë edhe ministri Kujtim Gashi.  (Kalaja e Prizrenit, ora 19:00)

-  Ministria e Diapsorës dhe Investimeve Strtegjike organizon një koncerti që i dedikohet diasporës. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 22:00)
 

Ngjarjet e datës 31 korrik 2019

- Kryetari Shpend Ahmeti dhe tenori Ramë Lahaj do të mbajnë konferencë për media. (Ndërtesa e vjetër e Komunës, ora 10:30)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të organizojë ceremoninë e ndarjes së Çmimeve për Kinematografi. (Kabineti i Ministrit, ora 11:00)

- Handikos mbanë ceremoninë përmbyllëse të punëtorive të implementuara të fëmijëve me aftësi të kufizuara në kuadër të Qëndrimit Ditor për fëmijë. (Handikos në Veternik, ora 13:15)

- Niset grupi i parë i besimtarëve kosovarë drejt vendeve të shenjta për ta kryer kushtin e pestë të Islamit, haxhin, në mesin e tyre do të jetë edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës myftiu Naim Tërnava. (Prishtinë, ora 14:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka do të merr pjesë në “Seminarin e XV Kombëtar me Mësusit e Gjuhës Shqipe dhe të Kulturës Shqiptare në Diasporë”, të organizuar në bashkëpunim mes Komunës së Prizrenit, Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë të Republikës së Shqipërisë. (Hotel Theranda në Prizren, ora 14:00)


Ngjarjet e datës 30 korrik 2019

- Hardh Fest mban konferencë për media në të cilën do të zbulohen Line Up, performuesit vendor e të huaj, main artist/grupi kryesor i line up-it, programi i festivalit dhe të gjitha detajet tjera rreth edicionit të 5-të të ribrendimit të Hardh Fest. (Lokali Rockuzinë në Prishtinë, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të mbajë takim me qytetarë, ku do të njoftojë për punën 6 mujore të Komunës së Prizrenit gjatë vitit 2019. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- EC Ma Ndryshe në bashkëpunim me Klubin e Ambientit “Luciano Motroni” organizon tryezën “Gjendja e pyjeve dhe problemi i shpyllëzimit”. (Kino Lumbardhi në Prizren, ora 10:00)

- Kuvendi Komunal e Rahovecit mban mbledhjen e shtatë  e rregullt. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Rahovecit, ora 10:00) 

- Shërbimi Korrektues i Kosovës organizon ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 41-të, të kadetëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës. (Akademia e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri, ora 10:30)

- Agjencisë për Metrologji e Kosovës  , bënë përurimin e dy laboratorëve. (Agjencia e Metrologji e Kosovës mbrapa Ministrisë se Tregtisë dhe Industrisë, ora 13:00)

- Mbahe mbledhja e Kuvendit të Shoqatës të ndërmarrjeve që merren me qarkullim të naftës, derivate të naftës, gazrave dhe lubrifikanteve. (Oda Ekonomike e Kosovës, ora 11:00)

- Ansambli i No Borders Orchestra i shoqëruar nga perkusionet dhe elektronika sjell një gërshetim tingujsh të muzikës klasike dhe asaj bashkëkohore, do të performojnë në Prizren. (Kinema Lumbardhi, ora 21:00)

 

Ngjarjet e datës 29 korrik 2019

- Ish Kryeministri, Ramush Haradinaj pret në takim Haxhi Dedë Edmond Brahimaj, Kryegjysh i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:30)

- Organizuar nga Ministria  e Diasporës dhe Investimeve Strategjike mbahet konferenca “Gruaja në diasporë-digë e fuqishme kundër asimilimit”. (Hotel “Sirius”, ora 10:30)

- Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj merr pjesë në fillimin e asfaltimit të rrugës Korenicë - Babaj i Bokës. (Babaj i Bokës (Rruga e Peshkut), Komuna e Gjakovës,  ora 11:00)

- Drejtori i Drejtorisë së Inspektorateve, Islam Thaqi do të dorëzojë dosjen e rastit “Abi Çarshia” në Prokurorinë Themelore në Prizren. (Objekti i Prokurorise, ora 11:00)

- DokuFest do të organizojë konferencë për shtyp, për të prezantuar temën e sivjetme të festivalit, programin e plotë dhe ngjarje të tjera të edicionit të 18-të. (Restorant Rings, ora 11:00)

- Ish Kryeministri, Ramush Haradinaj organizon pritje për bashkatdhetarët tanë që jetojnë në diasporë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Ish Kryeministri, Ramush Haradinaj mban konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:30)

Ngjarjet e datës 28 korrik 2019

- Mbahet aktiviteti "Dita e Mërgimtarëve", në Shalë të Bajgorës, i cili organizohet nga komuna e Mitrovicës, Vushtrrisë dhe Podujevës. (Fshati Bajgorë, ora 13:00)

Ngjarjet e datës 27 korrik 2019

- EC Ma Ndryshe organizon një aktivitet ku do të shërbehen pije dhe ëmbëlsira për vizitorët. (Oborri i shtëpisë së Familjes Kirajtani që gjendet në rrugën “Shuaip Spahiu”, nr. 15, ora 12:00)

- Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik organizon Panairin e Punimeve Artizanale ku do të ketë edhe punëtori dhe ekspozitë të punimeve të ndryshme artizanale. (Sheshi i Dëshmorëve, ora 18:00)

- Ish Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në meshën pë​r shugurimin e Kishës së Shën Ndout në Gllogjan të Pejës. (Kisha Shën Ndou, Gllogjan - Pejë, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 26 korrik 2019

- Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj bën homazhe të varri i veprimtarit dhe simbolit të rezistencës së çështjes kombëtare, Adem Demaçi, në njëvjetorin e ndarjes nga jeta. (Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Velani, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën e diskutimit gjatë së cilës do të publikohet hulumtimi mbi monitorimin e prokurimit publik në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet seanca e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ora 10:00)

- Policia e Kosovës do të organizojë ceremoni përkujtimore ne përvjetorin e tetë i rënies së Heroit të Kosovës Enver Zumberi me vendosjen e kurorave me lule tek lapidari i heroit. (Drejtoria e Përgjithshme e Policisë në Prishtinë, ora 10:15)

- Komuna e Istogut organizon tubim me qytetarë lidhur me punën e organeve komunale për periudhën janar-qershor 2019 dhe diskutimet, propozimet dhe sugjerimet e qytetarëve. (Salla e Kuvendit Komunal te Istogut, ora 11:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të organizojë ceremoninë e ndarjes së Shpërblimeve Shtetërore për Xhudistët. (Kabineti i ministrit Gashi, ora 11:00)

- Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit fillon punimet në rrugën Zhur - Dragash - Brod. (Rruga R-113, Zhur - Dragash - Brod, udhëkryqi te Tyrbja e Pllavës, ora 11:00)

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj merr pjesë në vënien e gurthemelit për ndërtimin e shtatores së veprimtarit dhe simbolit të rezistencës së çështjes kombëtare, Adem Demaçi. (Parku “Adem Demaçi”, afër rrethit të Flamurit në Prishtinë, ora 11:00)

- Policia e Kosovës do të organizojë homazhe ne përvjetorin e tetë i rënies së Heroit të Kosovës Enver Zumberi me vendosjen e kurorave me lule tek lapidari i heroit. (Fshati Dubovc, Vushtrri, ora 11:00)

- Federata e Çiklizmit të Kosovës e mbështetur nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit organizon “Rrethin e Kosovës 2019” në çiklizëm. (Lebanë, R7 Ibrahim Rugova, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media në të flasin cilën deputeti Liburn Aliu dhe drejtuesi i Komitetit për Komunikime Elektronike Fatban Bunjaku. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 13:00)

- Ministria e Diasporës dhe Investimeve organizon “Takimet tradicionale me investitor nga diaspora”. (Hotel Sirius, ora 14:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës inauguron parkun dhe shtatorën dedikuar jetës dhe veprës Gjon Llukës. (Fshati Kabash në Komunën e Vitisë, ora 14:00)

- Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport edhe në këtë vit në bashkëpunim me Ministrinë për Kulturë, Rini dhe Sport, Federatën e Atletikës së Kosovës, Klubet e atletikës “Trepça”, “Trepça’ 89” ,“Mitrovica”, si dhe Policinë e Kosovës, organizon vrapimin rrugor në përkujtim të rënies heroike të policit Enver Zymberi me moton “Vrapojmë shtigjeve të Enver Zymberit 2019”. (Para ndërtesës së Komunës së Mitrovicës, ora 18:00)

- Ministria e Diasporës dhe Investimeve në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës organizon Sofren Tradicionale. (Sheshi “Skënderbeu”, ora 19:00)

- Këngëtarja dhe kompozitorja amerikane Shilpa Ray do të performojë për herë të parë në Kosovë. (Kinema Lumbardhi në Prizren, ora 21:00)

Ngjarjet e datës 25 korrik 2019

 
- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë bën publikimin e “Edicion Special i Barometrit Kosovar të Sigurisë: Trendët e perceptimeve të qytetarëve për Sigurinë Publike (2016-2018)". (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Bëhet fillimi i punimeve për asfaltimin e rrugës që lidhë fshatin Ujmir dhe Qupevë dhe rruga që lidhë fshatrat Siqëvë dhe Aqarevë, ku i pranishëm do të jetë kryetari i komunës së Klinës, Zenun Elezaj. (Fshati Ujmir, ora 10:30)

- Zëvendësministri i Arsimit, Heset Sahiti, bashkë me zëvëndeskryeministrin, Fatmir Limaj, do të marrin pjesë në ceremoninë e vënies së gurëthemelit të shkollës “Dëshmorët e Kombit” në Vraniq të Suharekës. (Vraniq, ora 11:00)

- Lëvizja FOL organizon konferencë me ç'rast do të prezantohet Platforma e Krahasimit të Pasurisë së Zyrtarëve të Lartë Publikë nga viti 2010-2019. (Zyrët e Lëvizjes FOL, rruga “Andrea Gropa”, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, do të organizojë takim për Ambasadorin e OSCE-së, Jan Braathu. (Zyra e kryetarit të Komunës së Gjilanit, ora 11:00)

- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, do të organizojë një pritje për Komandantin e KFOR-it, i cili do të jetë i shoqëruar nga zyrtarë të CARABINIER-ve italian të cilët do të ofrojnë një donacion për forenzikën e PK-së. (Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, ora 11:30)

- Drejtoria e Inspektorateve do të vazhdojë me ekzekutimin e vendimit për rrënimin e pjesës pa leje të objektit Abi Çarshia, (Abi Çarshia në rrugën "Tirana" në Prizren, ora 12:00)

- Rinia Demokratike e Degës së PDK-së në Prishtinë zhvillon një aktivitet simbolik rreth pakënaqësisë për gropat në rrugët dhe trotuaret e kryeqytetit. (Rruga “Agim Ramadani”, parapa Teatrit Kombëtar, ora 12:00)

- Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj merr pjesë në përurimin e urës së Smolicës. (Ura në Smolicë të Gjakovës, ora 13:00)

 - Komuna e Mitrovicës organizon turnirin në basketboll “Streetboll 2019”. (Vend parkimi i veturave në hyrje të fshatit Suhadoll, ora 14:00)

- Drejtori i Drejtorisë së Administratës në Komunen e Prizrenti, Osman Hajdari do të mbajë një konferencë për media, me ç’rast do të njoftojë në lidhje me projektin One Stop Shop qendra e vetme e shërbimeve për qytetarë dhe për zhvendosjen e shërbimeve të ofruara në Administratën Komunale gjatë punimeve për këtë projekt. (Shtëpiae Bardhë në Prizren, ora 15:00)

- Zëvendësministri i Arsimit, Heset Sahiti, bashkë me zëvëndeskryeministrin, Fatmir Limaj, do të marrin pjesë në ceremoninë e vënies së gurëthemelit të shkollës  “28 Nëntori” në Dobërdelan të Suharekës. (Dobërdelan, ora 15:00) 

Ngjarjet e datës 24 korrik 2019

- Drejtoresha e Misionit të USAID-it në Kosovë, Lisa Magno, do të dëshmojë nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit me 14 komuna të Kosovës. (Hotel Emerald, ora 10:00) 

- Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj merr pjesë përurimin e zgjerimit dhe rehabilitimit të hyrjes së pikës kufitare Kosovë - Shqipëri, në Vërmicë. (Pika kufitare e Vërmicës, ora 10:30)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim drejtorin e UNHCR. (Zyra e Kryetarit Haziri, ora 11:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, do të pres në takim kryetarin e Komunës së Malisheves, Ragip Bega, më të cilin do të nënshkruajnë memorandume të bashkëpunimit për financimin e projekteve në fushën e mjedisit. (Kabineti i Ministrit, kati 17, ish objekti Rilindja, ora 11:00)

- Qendra Mediale me mbështetjen e Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur organizon mbahet debatin publik, me temë: "Taksa 100 për qind - kush fitoi, e kush humbi dhe çfarë?". (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 11:00)

- Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës organizon panairin me punime artizanale, veshje kombëtare dhe ushqime tradicionale. (Sheshi “Skënderbeu”, ora 11:00)

 - Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim Sam Paice, udhëheqës i sektorit për demokratizim në Ambasadën Britanike. (Zyra e Kryetarit Haziri, ora 11:30)

- Komuna e Gjilanit organizon ceremoninë e dorëzimi te donacionit për shëndetësi nga Besnik Benz. (Qendra Klinike e Mjeksësisë Familjare, ora 12:30)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 13:00) 

Ngjarjet e datës 23 korrik 2019

- Mbahet ceremonia e nënshkrimit të momerandumit të bashkpunimit mes Komunës së Lipjanit dhe Organizatës “Qatar Charity”. (Komuna e Lipjanit, Zyra e Kryetarit, ora 9:30)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala interviston  Sebaudin Ramaxhiku, Zyrtar Ligjor në Telekom dhe Arben Hlili, Shef i Kontabilitetit Departamenti i Financave në Telekom. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Zyra e Bashkimit Evropian (BE), Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Komuna e Prishtinës fillojnë punimet në revitalizimin e varrezave hebraike. (Varrezat hebraike në Arbëri, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në shpërndarjen e lopëve qumështore, për përfituesit nga thirrja e hapur nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. (Tregun i Kafshëve, rruga e tranzitit, Arbanë, ora 11:30 - Nisja do të bëhet nga Shtëpia e Bardhë, ora 11:00)

- Partnerët implementues OJQ Dera e Hapur dhe OJQ SOZM organizojnë panairin e Artizanateve dhe Trashëgimisë Kulturore në Prishtinë. (Sheshi “Adem Jashari” në Prishtinë, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit të Punës së Komisionit për sesionin pranveror 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Nën përkujdesjen e Kryetarit, Lutfi Haziri, bëhet promovimi i librit “Le secret de Blerim et autres fictions - Sekreti i Blerinit dhe proza të tjera” i autorit Jean Yves Carlen. (Salla e Kuvendit Komunal në Gjilan, ora 12:00)

- Grupi i Aktivistëve organizojnë marshin protestues kundër racizmit për të kërkuar përgjegjësi para Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Sheshi "Skënderbeu", ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media në të cilën flasin nënkryetari Besnik Bislimi dhe Drejtuesi i Grupit Parlamentar Glauk Konjufca. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 13:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, do të vizitojë Gjilanin, ku me kryetarin e komunës, Lutfi Haziri do të nënshkruajnë memorandume të bashkëpunimit për financimin e projekteve në fushën e mjedisit në këtë komunë. (kabineti i Ministrit Matoshi, kati 17, ish objekti Rilindja , ora 15:00)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë mban seminar te Biznesit Ndërkombëtar për Zhvillimin e Zonës Industriale të Re në Drenas në të cilën do të merr pjesë edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala. (Swiss Diamond Hotel, ora 14:30)

Ngjarjet e datës 22 korrik 2019

- Oda Ekonomike e Kosovësdo të mbajë kon ferencën e rradhës për media lidhur me informimin e qytetarëve, institucioneve dhe gjithë publikut për tema të rëndësishme që prekin komunitetin biznesor. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00)

- Federata e Çiklizmit të Kosovës mban konferencë për media për të informuar për garën ndërkombëtare te Rrethit të Kosovës në Çiklizëm e cila këtë vit është edhe garë poentuese sipas kritereve të UCI-t për çiklistët pjesëmarrës. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Prokuroria Themelore në Prizren, organizon konferencë për media lidhur me çështjen “Abi Çarshia”. (Prokuroria Themelore në Prizren, rruga William Walker pn., ora 11:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi mblidhet për tëe diskutuar lidhur me situatën e krijuar pas Vendimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në shënimin e ditëlindjes dhe inicimit të ndërtimit të bustit për Senatorin Bob Dole. (Rruga “Bob Dole”, Lagjja Dardania, Prishtinë, ora 14:00)

- Komuna e Prizrenit mban konferencë për shtyp, lidhur me reagimet e fundit për rastin "Abi Çarshia". (Shtëpinë e Bardhë në Prizren, ora 15:30)
 
- Me rastin e gjobes së shqiptuar ndaj qytetarës së Prishtinës Aida Gashi për të qeshurat e saj, grupi 'Të Qeshim së Bashku' organizon një protest qesharake, me moto 'të qeshim me zë të lart, Prishtina ka nevoje për të qeshurat tona'. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 23:30)

Ngjarjet e datës 21 korrik 2019

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Përkujtimore dhe në zbulimin e shtatores së atdhetarit, Shejh Myhedin Shehu, organizuar nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit. (Afër Teqes së Madhe të Halvetive, Rahovec, ora 11:00)

- Mbahet dita e dytë e Prishtina Gastronomy Festival i cili ka për qëllim promovimin e gastronomisë shqiptare duke promovuar kuzhinën dhe traditat kulturore shqiptare. (Sheshi “Adem Jashari”, ora 12:00)

- Agjencia Kosovare e Privatizimit hap ofertat e shitjes se aseteve përmes likuidimit nr.49. (Hoteli Grand, ora 12:30)

- Kampistët e Kampit Ndërkombëtar vizitojnë Muzeun Etnologjik. (Muzeu Etnologjik i Kosovës, Rruga “Zija Prishtina”, Prishtinë, ora 18:30)

- Festivali Ndërkombëtarë i Filmit të Animuar - Anibar orgsnizon ceremoninë mbyllëse, ku edhe do të bëhen publik fituesit e garave të katër kategorive. (Kinema e hapur në qënder të qytetit të Pejës, Kinemanë “Urban”, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 20 korrik 2019

- Në kuadër të aktiviteteve "Ditët e Diasporës 2019"  Komuna e Deçanit në bashkëpunim më Grupi Lokal i Veprimit “Gjeravica“, organizojnë aktivitetin tradicional “Dita e Qethjes së Deleve, 2019‘’. (Bjeshkët e Strellcit , të ‘’Stanët e Shalës‘’, ora 10:00)

- Lëvizja mban konferencë për media në të cilën flasin Kryetari Albin Kurti dhe nënkryetari Besnik Bislimi. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes se edicionit te parë të Prishtina Gastronomy Festival. (Sheshi “Adem Jashari” në Prishtinë, ora 12:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes zyrtare të pikës kufitare Restelicë-Strezomir. (Pika kufitare Restelicë - Strezomir, ora 12:00)

- Behët zbulimi i pllakës së përkujtimit të Betimit të Brigadës 131 dhe promovimi i dokumentarit të historikut të Brigadës 131 të UÇK-së. (Fshati Baran, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 19 korrik 2019

- Ekipi i Luftimit të Brigadës së Këmbësorisë së 44-të, Garda Kombëtare e Ushtrisë së New Jersey do të marrë komandën e MNBG-E nga Ekipi i Luftës së Brigadës së 29-të të Mbrojtjes së Këmbësorisë, Gardës Kombëtare të Ushtrisë së Hawaii ku menjëherë pas ceremonisë do të mbahet një konferencë shtypi. (Camp Bondsteel, ora 9:00)

- Klinika e Kirurgjisë Vaskulare, në bashkëpunim me Katedrën e Kirurgjisë dhe Fakultetin e Mjekësisë mbajnë mbledhje komemorative, me rastin e vdekjes së Prof.dr. Gazmend Shaqiri. (Amfiteatri i Dekanatit të Fakultetit të Mjekësisë, ora 9:00)

- Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Kosovës do të mbajë dëgjim publik për Projektligjin e Punës. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbledhja e komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit të Auditimit të Kompanisë Regjionale 'KRU Prishtina', të Ndërmarrjes Publike ,,Posta e Kosovës", etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj do të mbaj konferencë për media, në të cilën do të prezantohen të arriturat e Administratës Tatimore të Kosovës për periudhën Janar-Qershor 2019. (Zyra qendrore e ATK-së, ora 11:00)

- Mbahet konferenca për media e drejtorit të festivalit Anibar, Vullnet Sanaja dhe regjisorit amerikan nga seria Rick and Morty, Matt Taylor. (Hapësira e Kinemasë “Jusuf Gërvalla”, në Pejë,  ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim një delegacion prej 56 studentësh të programit Akademia Verore, nga 28 shtete të ndryshme. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

- Grupi i Aktivisteve protestojnë para policisë në Fushë Kosovë për të mos lejuar që përdhunimet e vrasjet të fshihen brenda mureve të Policise dhe Prokurorise që sipas tyre më së paku i mbrojnë. (Marrshimi nis nga lagja Meshari te pazari për të vazhduar drejt stacionit policor në Fushë Kosovë, ora 14:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:00)
 
- Matt Taylor, regjisor i “Rick & Morty Exquisite Corpse”, prezanton filmat e animuar në kuadër të Festivalit Ndërkombëtarë të Filmit të Animuar - Anibar. (Kinema “Jusuf Gërvalla” në Pejë, ora 14:00)

- Në kuadër të aktiviteteve "Ditët e Diasporës 2019" në përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj në Deçan behët hapja e Panairit Verorë 2019. (Qendra e qytetit të Deçanit, ora 16:00)

- Aleanca për Ardhmerinë e Kosovës mban takimin e Kryesisë dhe Këshillit Drejtues ku Kryetari i AAK, Ramush Haradinaj do të mbajë konferencë për media. (Selia qëndrore e AAK-së, ora 17:00)
 
- Fondacioni Lumbardhi prezanton ekspozitën 'Kino e artistit' Vladimir Miladinović. (Kinema Lumbardhi, ora 19:30)

- Fondacioni Lumbardhi organizon koncertin e këngëtares kroate te pop dhe jazz, Vesna Pisaroviç Quartet: "The Great Yugoslav Songbook". (Kinema Lumbardhi, ora 21:00)
.

Ngjarjet e datës 18 korrik 2019

- Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, mbahet provimi pranues për studentët aplikantë në vitin e parë të studimeve themelore për vitin akademik 2019-2020. (Universiteti Gjilanit, ora 9:00)

- Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal,  i Kuvendit të Kosovës, do të realizojë vizitë pune në Autoritetin e Aviacionit Civil. (Ndërtesa e AAC-së, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e gjashtë për vitin 2019 e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, e thirrur nga kryesuesi i Kuvendit, Artan Abrashi. (Salla e Kuvendit në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Komisioni për Çështje Normative të Këshillit Prokurorial të Kosovës mban dëgjim publik lidhur me draftin e Rregullores për Emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe kryeprokurorëve të prokurorive të Kosovës. (Objekti i Prokurorit të Shtetit, ora 10:00)

- Komisioni për Integrime Evropiane takohet me zëvendës Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Riccardo Serri për të diskutuar lidhur me Raportin për Vendin për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Me rastin e shënimit të “Epopesë së Korrikut 1998’’ Komuna e Rahovecit organizon homazhe në ndërim për të rënet. (Fshati Fortesë, ora 10:00)

- Komitetit për Politikë dhe Financa i Komunës së Rahovecit mban mbledhjen e shtatë të rregullt. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Rahovecit, ora 10:00)

- Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha takohet me Komandantin Suprem të Forcave Aleate për Evropë, Gjeneral Tod D. Wolters. (Komanda e KFOR-it në Film City, ora 10:20)

- Komandti i Forcës së Sigurisë së Kosovës gjeneralllejtënant Rrahman Rama takohet me Komandantin Suprem të Forcave Aleate për Evropë, Gjeneral Tod D. Wolters. (Komanda e KFOR-it në Film City, ora 11:00)

- Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal,  i Kuvendit të Kosovës, do të realizojë vizitë pune në Agjencinë për Shërbimet e  Navigacionit Ajror. (ASHNA, ora, 11:15)

- Organizata për Cilësinë në Arsim do protestojë kundër ndërhyrjeve politike në pavarësinë e Këshillit Shtetëror të Cilësisë dhe bordit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim. (Para objektit të qeverisë në sheshin Skënderbe, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim në të cilën do të shqyrtohet projektligjit për produktet biocide, me raport amendamente të Komisionit funksional për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 13:00 )

- Partia Socialdemokrate mban konferencë për media në të cilën do të flas deputeti dhe nënkryetari i PSD-së, Visar Ymeri. (Zyrët qendrore në lagjen Arbëri, ora 13:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi mblidhet për tëe diskutuar lidhur me situatën e krijuar pas Vendimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00 )

- Kryeministri Ramush Haradinaj zhvillon vizitë pune në Komunën e Fushë Kosovës. (Komuna e Fushë Kosovës, ora 13:00)

- Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal,  i Kuvendit të Kosovës, do të realizojë vizitë pune në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. (ANP, ora 13:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi do të pres në takim kryetarët e komunave: Pejë, Gjakovë, Rahovec dhe Shtime, me të cilët do të nënshkruajë Memorandume të Bashkëpunimit për realizimin e projekteve në fushën e mjedisit e të cilat financohen nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. (Kabineti i Ministrit Matoshi, ora 14:30)

- Një grup i aktivistëve nga Fushë Kosova organizon aksion simbolik lidhur me vrasjen e fundit e 11 vjeçarit, të përdhunuar disa herë dhe i vrarë nga një kriminel i dyshuar 20 vjeçar. (Para stacionit policor në Fushë Kosovë, ora 15:30)

- Mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së dytë të Shkollës së Lartë Profesionale - Cacttus Education, ku pjesëmarrëse do të jetë edhe Znj. Zeinah Salahi, Zëvendës Drejtor i Misionit të USAID-it në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 17 korrik 2019

- Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë organizon konferencë të jashtëzakonshme për media lidhur me rastin e fundit i vdekjes së fëmijës në rrethana të dyshimta në Fushë Kosovë. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Lansohet Plani i Integritetit të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Ministrisë se Mbrojtjes, ora 10:00)

- Me rastin e shënimit të “Epopesë së Korrikut 1998’’ në Rahovec, Komuna e Rahovecit do të bëj homazhe dhe ndërim për të rënet. (Rahovec, ora 10:00)

- Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi do të mbajë konferencë për media. (Objekti i Gjykatës Themelore në Gjilan, Kati i III, Salla 306, ora 10:30)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi mban dëgjim publik lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Trashëgiminë Kulturore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Policia e Kosovës do të mbajë një konferencë për media, ku do prezantohet raporti gjashtëmujor  janar-qershor 2019 duke u fokusuar edhe në aktivitetet më të rëndësishme të policisë gjatë kësaj periudhe. (Stacioni policor Qendra në Prishtinë, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim Azgan Haklaj, president i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë organizon panairin “Gratë në Biznes dhe artizanate tradicionale” në të cilin do të marrin pjesë rreth 32 biznese dhe shoqata të grave ndërmarrëse nga komunitete të ndryshme të Kosovës. (Sheshi “Para Teatrit” në Gjilan, ora 11:00)      
 
- Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës lanson fushatën vetëdijësuese “10 Rregullat e Arta të Sigurisë Rrugore. (Pika kufitare e Merdares, ora 11:00)

- Partia Socialdemokrate mban konferencë për media. (Zyrët qendrore të PSD-së në lagjen Arbëria, ora 11:30)

- Komuna e Rahovecit organizon akadmi përkujtimore me rastin e 21 vjetorit shënimit të “17 korrikut - Epopesë së Rahovec’’. (Shtëpia e Kulturës 'Mentor Zyberaj" në Rahovec, ora 12:00)

- Agjencia Kosovare e Privatizimit mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr.48. (Hoteli Grand, ora 12:30)

- Mbledhja e komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Inspektoratin e Punës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

- Komuna e Rahovecit organizon dëgjim publik për përgatitjen e buxhetit për vitit 2020 më banorët e fshatit Hoçë e Madhe. (Shtëpia e Kulturës në fshatin Hoçë e Madhe, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj zhvillonë një vizitë pune në Komunën e Malishevës. (Malishevë, ora 15:00)

- Komuna e Rahovecit organizon dëgjim publik për përgatitjen e buxhetit për vitit 2020 më banorët e lagjeve III- dhe IV të qytetit të Rahovecit. (Shkolla fillore “Isa Boletini” në Rahovec, ora 19:00)
    

Ngjarjet e datës 16 korrik 2019

- Banorët e fshatrave të bashkësie lokale të fshatin Zahaq të Pejës organizojnë protestë në kundërshtim të vënies së barrierave rrugore dhe heqjes së stacionit për ndaljen e autobusëve. (Fshati Zahaq, ora 9:00)

- Oda e Përmbaruesve Privat organizon e ceremoninë e pesë vjetorit të përmbarimit privat në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 9:00)

-Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim delegacionin britanik, Andrew Page, Shef i Departamentit për Ballkanin Perendimor si dhe Susan Laffey, Zyrtare e Lartë e Sektorit Analist, nga Foreign Office, Londër, të shoqëruar nga ambasadori Ruairi O’Connell. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit të Auditimit të Postës si dhe Telekomit për vitin financiar të përfunduar më 31 dhjetor 2018, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të behët votimi i raportit vjetor i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë dhe Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Mbrojtjen e ajrit nga ndotja. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj zhvillon një vizitë pune në Komunën e Suharekës. (Komuna e Suharekës, ora 14:00)

- Mbahet mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa e thirrur nga kryesuesi i KPF-së dhe i Kuvendit Komunal në Prizren, z. Artan Abrashi. (Shtëpia e Bardhë, salla e mbledhjeve të KPF-së, ora  14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj zhvillon një vizitë pune në fabrikën e këpucëve “Solid” në Suharekë. (Fabrika Solid, ora 14:30)
 
- Kryeministri Ramush Haradinaj zhvillon një vizitë pune në fabrikën e ngjyrave për industrinë e ndërtimit “Graniti” në Suharekë. (Fabrika Graniti, ora 15:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj zhvillon një vizitë pune me biznese të Suharekës. (Zona industriale, Shkolla Profesionale, ora 16:00)

- Shfaqet filmi “Mjaltë nga Shkëmbi”, dedikuar pikërisht për heroin tone kombëtar Zahir Pajaziti. (Kinema e hapur në sheshin “ Zahir Pajaziti”, ora 20:00)

- Festivali Ndërkombëtar i Filmit-PriFest nis edicionin e 11 të festivalit me filmin debutues i regjisores Arzana Kraja, “Fusha e Mëllenjave". (Teatri Kombëtar, ora 21:30 dhe Kino ABC, ora 22:00)

Ngjarjet e datës 15 korrik 2019

- Atletët dhe delegacioni i Kosovës të cilët morrën pjesë në Kampionatin Ballkanik U18 që u mbajt në Stamboll do të khehen sot në Prishtinë. (Aeroporti i Pirshtinës, ora 8:00)

- Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës do të hapë solemnisht kryesimin e Republikës së Kosovës në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore apo siq e quajmë shkurtimisht SEECP dhe njëherit do t’i prezantoj prioritetet e Republikës së Kosovës gjatë këtij kryesimi. (Hapësirat e MPJ-së, ora 9:50)

- Për nder të 1 vjetorit të vdekjes së Kapiten Sejdi Krasniqit, komandant i Kompanisë së Deminimit të Regjimentit të Mbrojtjes Civile të FSK-së, organizohen homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë. (Landovicë, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim ministrin Federal të Gjermanisë për Shëndetësi, Jens Spahn. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën “E ardhmja e raporteve Kosovë-Serbi nga perspektiva e qytetarëve në Kosovë”, në një diskutim mes qytetarëve dhe deputetit Dukagjin Gorani, zëvendësministrit Anton Berisha, ish-deputetes Rada Trajković, si dhe ish-ministrit Nenad Rašić. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 10:00)

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri raporton para Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit lidhur me procesin e rekrutimit të noterëve të rinj, administratën e sistemit të Drejtësisë dhe kërkesat e Sindikatës së Shërbimit Korrektues të Kosovës që lidhen me Ligjin e Pagave. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00) 

- Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, për nder të 1 vjetorit të vdekjes së Kapiten Sejdi Krasniqit, komandant i Kompanisë së Deminimit të Regjimentit të Mbrojtjes Civile të FSK-së, organizohet akademi përkujtimore. (Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha”, ora 11:00)

- Pjesëmarrësit e Festivalit te Animacionit “Anibar” do të mund të ndjekin prezentime nga artistë dhe prodhues filmash në “Coffee & Talk”, pjesën e festivalit ku do të kanë mundësi të ulen për të pirë kafe dhe për të bashkëbiseduar me regjisorët e filmave që do të shfaqen në Anibar. (Kafiteri “Exit Bar”, në Pejë, ora 11:00)

- Komisioni për Integrime Evropiane, në bashkëpunim me Projektin e GIZ-it “Mbështetje për Procesin e Integrimit Evropian në Kosovë”, mbanë takim lidhur me zgjedhjet e fundit në Parlamentin Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla 405, ora 13:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj zhvillon vizitë pune në Komunën e Vushtrrisë ku do te takohet me kryetarin e Komunës Xhafer Tahiri. (Ndërtesa e Komunës, ora 14:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi do të mbajë konferencë për medie, në të cilën do të prezantohet përmbajtja e Udhëzimeve Administrative që dalin nga Ligji për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje të cilat hyjnë në fuqi sot. (Kabineti i Ministrit Matoshi, ora 14:00)

- Mbahet një debat rreth sistemit arsimor dhe arsimit të boshnjakëve ku në panel do të jetë edhe Emilija Rexhepi nga Sanxhaku. (AUK, ora 14:00)
 
- Kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri vizitojnë bizneset e Komunës së Vushtrrisë. (Vushtrri, ora 14:30)
 
 - Kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri vizitojnë kompaninë Pestova- Vipa Chips. (Pestovë, ora 15:00)

- Nën patronatin e kryetarit të komunës, Agim Bahtiri do të mbahet turnir futbolli dedikuar diasporës, në qytetin e Mitrovicës.  (Sheshi “Mehë Uka”, ora 21:00)

- Në kuadër të aktiviteteve të Festivalit Ndërkombëtar të Animacionit, organizohet mbrëmje me muzikë reggae dhe afrobeats ku artisti Blend Mishkin bashkë më grupin Roots Evolution do të ju sjellin tinguj të afrobeats dhe muzikë reggae.. (Parku i qytetit të Pejës, ora  23:00)

Ngjarjet e datës 14 korrik 2019

- Pre Hardh Fest Party mban një konferencë për media në të cilën do të shpaloset slogani i Festivalit si dhe programi i ditëve të festivalit. (Shtëpia e Verës në Rahovec përballë bodrumit Stone Castle, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 13 korrik 2019

- Mbahet Kuvendi e lX-të zgjedhor i Degës së LDK-së në Lipjan. (Hotel Venus, magjistralja Lipjan - Prishtinë, afër QMI, ora 10:00)

- Organizata ERA, në bashkëpunim me qytetarë dhe antarë të shoqërisë civile do të zhvillojë një protestë paqësore në Deçan për të protestuar kundër hidrocentraleve të paligjshme në Kosovë. (Përpara HEC Deçan, të hidrocentrali i parë tek ura që të dërgon për të Gushavci, ora 11:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, mban konferencë për media. (Selia qendrore e PDK-së, ora 11:00)

- Mbahet dëgjimi publik me biznese të komunës së Rahovecit për përgatitjen e buxhetit për vitit 2020. (Salla e Kuvendit Komunal në Rahovec, ora 14:00)

- Mbahet dëgjimi publik me grupin e Grave-Buxhetimi gjinor dhe të gjitha OJQ-ve Rahovecit për përgatitjen e buxhetit për vitit 2020. (Salla e Kuvendit Komunal në Rahovec, ora 16:00)

- Me rastin e kremtimit të Festës kombëtare të Francës Ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert do të organizojë pritje për personalitetet e Kosovës dhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare si dhe për komunitetin francez që jeton në Kosovë. (Hotel Emerald, ora 19:00)

Kalendari

Ngjarjet e datës 13 dhjetor 2019 - Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë organizojnë hapjen e ekspozimit dhe promovimit të prodhimeve vendore në kuadër të “Javëve të Biznesit Kosovar 2019” me moto: Unë Konsumoj Produkte Vendore, Po JU? (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Organizata për Fëmijët pa Kujdes Prindëror organizon konferencë nacionale për të diskutuar për situatën e strehimit familjar në Kosovë, për të arriturat, sfidat dhe planet e ardhshme për të zhvilluar me tutje këtë shërbim për fëmijët pa përkujdesje prindërore. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale organizon takim vjetor informues për përfaqësuesit dhe personat përgjegjës të ndërmarrjeve që merren me shfrytëzimin dhe përpunimin e lëndëve minerare, përpiluesit e plan-programeve të hulumtimit, përpiluesit e projekteve gjeologjike dhe të shfrytëzimit. (Salla e madhe në ndërtesën e Ministrisë së Administratës Publike, ora 10:00)

- Instituti Columbus organizon tryezë diskutimi me temë "Efekti i korrupsionit tek qytetarët: Diskutimi i fondit për trjatimin e pacientëve jashtë institucioneve publike të Kosovës. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë organizon konferencë informuese për zhvillimin e sektorit privat ku do të behet edhe ndarja e mirënjohjeve për “Ndërmarrjet me të suksesshme të vitit 2019”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Demokraci Plus në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer organizon konferencën lidhur me Procesin e Berlinit dhe obligimet për Sundim të Ligjit dhe Mirëqeverisjen. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj zhvillon vizitë pune në Ministrinë e Mbrojtjes, për të shënuar  një vjetorin e miratimit të tri Ligjeve, Ligjin për Forcën e Sigurisë, Ligjin për Shërbimin në FSK dhe Ligjin për Ministrinë e Mbrojtjes. (Ministria e Mbrojtjes, ora 11:00)

- Komuna e Istogut organizon diskutim publik me qytetar për projekt rregulloren komunale për taksa, ngarekesa dhe gjoba. (Ndërtesa e Komunës së Istogut, ora 11:00)

- Ekipi i Kombëve të Bashkuara në Kosovë së bashku me Klubin Ndërkombëtarë të Prishtinës  organizon panairin e festave të fundvitit. (Ndërtesa e Termokiss në Dardani, ora 12:00)

- Nxënësit finalistë nga e gjithë Kosova të klasave 3-12 do të konkurrojnë në garën e katërtë vjetore Po-e-Zë. (Amfiteatri i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ora 12:00)

 - Muzeu Kombëtar i Kosovës organizon hapjen e ekspozitës me fotografi 'Bukuria e betonit' nga autori Etienne Rémond. (Muzeu Kombëtar, ora 12:00)

- Kryeministri në detyrë Haradinaj, në përvjetorin e rënies së dëshmorit dhe heroit Mujë Krasniqi, bën homazhe dhe vendos kurora lulesh te shtatorja e heroit. (Klinë, ora 13:00​)

- Hapet panairi “Punimet artizanale përtej kufijve” i organizuar për nder të festave të fundvitit, në kuadër të projektit ndërkufitar Kosovë - Maqedoni Veriore, “Ndërtimi i konkurrencës përmes bashkëpunimit dhe inovacionit: Qasja në tregjet e eksportit për produktet artizanale’’. (Restorant ‘’Planet’’ në Gjilan, ora 14:00)

- KIPRED organizon tryezë diskutimi me temë: “Ligjërisht (t’pa) diplomuar?” e cilan mbahet me qëllim të diskutimit rreth problemit të verifikimit të diplomave të studentëve të cilët kanë ndjekur studimet pranë Bartësve Privatë të Arsimit të Lartë. (Hotel Sirius, ora 14:00)

- Projekti Climate 4 Change, i cili mbështetet nga Ambasada Norvegjeze dhe nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile organizon një debat politik - publik në të cilën do të diskutotohet për klimën. (Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, ora 17:00)

- Ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, organizon një pritje e cila si qëllim ka promovimin e djathit të Sharrit. (Rezidenca e Francës në Arbëri, ora 17:30)