Ngjarjet e datës 1 Tetor 2017
- Deputeti Albin Kurti me një delegacion nga Lëvizja Vetëvendosje! bëjnë homazhe te varri i ish-rektorit Ejup Statovci. (Varrezat e qytetit, ora 9:00)
- Në kuadër të Javës se të Ushqyerit me Qumësht të Gjirit në Kosovë, Ministri i Shëndetësisë, Drejtorët e Departamenteve në MSh, Kryetari i Komunës së Ferizajit, Drejtori i ShSKUK, etj., zhvillojnë një vizitë në maternitetin e Spitalit në Ferizaj. (Ferizaj, ora 11:00)
- Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj me bashkëpunëtorë do të vizitojë punimet të cilat janë duke zhvilluar në Dërvar ku do të njoftohet me rrjedhën e punimeve të këtij projekti. (Në mes të segmentit Bukosh-Prilluzhë, ora 12:00)
- Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina" organizon akademi solemne në nder të shënimit të 20 vjetorit të Lëvizjes Studentore. (Salla e Bibliotekës Qendrore Universitare, ora 17:00)
- Universiteti i Prishtinës organizon shfaqjen e filmit dokumentar kushtuar protestës së 1 Tetorit 1997 dhe Lëvizjes Studentore. (Kinemaja ABC, ora 20:00)
Ngjarjet e fushatës zgjedhore
- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës hap fushatën elektorale në Prizren ku edhe bëhët shpalosja e programit të AAK-së për Prizrenin, merr pjesë edhe Kryeministri dhe Kryetar i AAK-së Ramush Haradinaj. (Kalaja e Prizrenit, ora 12:00)
- Kandidati nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu do të takohet me qytetarët, në lagjen Kalabria, të Prishtinës. (Kolektori i Ujit në lagjen Kalabria, ora 12:30)
- Kandidati i Aleances Kosova e Re për kryetar të komunës së Prishtinës Selim Pacolli organizon grill me forumin rinor te AKR-së, (Grill House, rr.magjistrale Prishtinë - Ferizaj, ora 12:30)
- Kandidati për kryetar të komunës së Lipjanit nga Partia Demokratike e Kosovës, Ismet Hajrullahu do të do të shpalos platformën e tij për zgjedhjet e 22 tetorit. (Sheshi i Janjeves, ora 13:00)
- Lidhja Demokratike e Kosovës mban takimin elektoral në Kamenicë ku do të marrin pjesë kandidati për kryetar të Kamenicës, Shaip Surdulli dhe Kryetari i LDK-së, Akademik Isa Mustafa. (Hotel Jehona në Kamenicë, ora 13:00)
- Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, do të marrë pjesë në tubimin elektoral në fshatin Janjevë, Komuna e Lipjanit. (Qendra e fshatit, ora 13:00)
- Lëvizja Vetëvendosje! mban tubimin zgjedhore në Han te Elezit, marrin pjesë edhe deputeti Albin Kurti, deputeti Glauk Konjufca, deputetja Donika Kadaj dhe bartësi i listës për Kuvendin Komunal në këtë komunë, Akif Shkreta. (Shtëpia e Kulturës "Imri Curri", ora 14:00)
- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubimin elektroal me sportistë të Pejës, merr pjesë edhe Kryeministri dhe Kryetar i AAK-së Ramush Haradinaj. (Salla "Panorama", Hotel "Dukagjini", Pejë, ora 14:00)
- Kandidati i Aleances Kosova e Re për kryetar të komunës së Prishtinës Selim Pacolli zhvillon takim me disa student. (Salla e MABETEX Holding, ora 14:00 - pa pranin e mediave)
- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubimin elektroal me biznese të Pejës. (Salla e Bardhë, Hotel "Dukagjini", Pejë, ora 15:00)
- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubimin elektroal me shoqëri kulturore-artistike. (Restaurant "Taverna", Pejë, ora 16:00)
- NISMA për Kosovën mban tubimin elektoral në Malishevë. (Shtëpia e kukturës “Tahir Sinani”, ora 16:00)
- Lëvizja Vetëvendosje! mban tubimin zgjedhore në Kacanik ku do të marrin pjesë edhe deputeti Albin Kurti, deputeti Glauk Konjufca, deputetja Donika Kadaj dhe kandidati për kryetar të Kaçanikut, Basri Kodra. (Shtëpia e Kulturës "Xheladin Kurtaj", ora 17:00)
- Lidhja Demokratike e Kosovës mban takimin elektoral në Deçan ku kandidati për kryetar të kësaj komune, Mal Lokaj, do ta shpalosë programin e tij qeverisës. (Shtëpia e Kulturës në Deçan, ora 17:00)
- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubimin elektroal me mësimëdhënës të Pejës. (Hotel "Dukagjini", Pejë, 17:00)
- Kandidati i Aleances Kosova e Re për kryetar të komunës së Prishtinës Selim Pacolli viziton familjen e Rrahman Sekiraqa. (Kolovicë, ora 18:00)
- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubimin elektroal me punëtorët shëndetësor. (Restaurant "Koha e Re", Pejë, ora 18:00)
- NISMA për Kosovën mban tubimin elektoral në Rahovec. (Shtëpia e kulturës “Mensur Zyberaj”, ora 18:00)
- Lidhja Demokratike e Kosovës mban takimin elektoral në fshatin Meqë të Gjakovës ku marrin pjesë kandidati për kryetar të Gjakovës, Bekim Ermeni dhe kryetari i LDK-së Isa Mustafa. (Restaurant "Nik-M", ora 19:00)