05 Dhjetor 2019

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 Tetor 2016

- Me rastin e shënimit të “Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit” mbahet konferenca nacionale me moton “Drejtësi dhe rimëkëmbje për viktimat”. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Shoqata e të Drejtave të Pacientëve të Kosovës (PRAK) në bashkëpunim me UNDP organizon konferencën rajonale me temë ''Mbrojtja e të drejtave të pacientëve-sukseset dhe sfidat''. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje! me mbështetje të Komitetit për Politika financiare e tregtare dhe atij për Mbrojtje sociale, organizon dëgjimin publik lidhur me Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për fondet pensionale të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit të Kosovës, salla N-409, ora 11:00)

- Shënohet  “Java Ndërkombëtare  e Shkopit  të Bardhë”, e cila organizohet nga Shoqata e të Verbërve të Kosovës në përkrahje të Ministrisë Kulturës, Rinisë dhe Sportit. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Aktivistet nga grupi Feminizmi Shqiptar, Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës, Grupi i Grave Asambleiste nga Komuna e Gjakovës si dhe individ e aktivistë nga shoqëria civile, të bashkuar protestojmë kundër dhunës së ushtruar ndaj një vajze të mitur, nga komuna e Rahovecit. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 12:00)

- Kryeparlamentari Veseli viziton fabrikën KIVO në Kaçanik. (Fabrika KIVO, Kaçanik, ora 13:00 - Transporti për  i siguruar nga ana e Kuvendit, nisja para objektit të Kuvendit, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjensionit Kosovar për Intelegjencë në të cilen do të diskutohet mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit për Klasifikimin e Informacioneve dhe Verifikimin e Sigurisë(Ndërtesa e Kuvendit salla S-II, ora 13:00)

- Drejtoria e Inspekcionit mban konferencë për media, ku do të prezantohet sistemi i ri dixhital për funksionimin sa më efikas të kësaj drejtorie. (Objekti i Drejtorisë së Inspekcionit ish-Gjykata e Qarkut, ora 14:00)

- Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës organizojnë ceremoninë e dhënies për çmimit të varfërisë për gazetari 2016. (Biblioteka e re e qytetit "Hivzi Sulejmani" në Dardani, ora 18:00)
 

Ngjarjet e datës 15 Tetor 2016

- Shoqata e Vlerësueseve të Kosovës në kuadër të ushtrimit të aktivitetit të sajë, organizon trajnimin mbi Vlerësimin me John Hockey, Zëvendës President i Shoqates se Vlerësuesve Evropian. (Hotel International Prishtina, rr. “Behar Begolli”, lagjja Veternik, ora 9:00)

- Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mban Kuvendin e katërt zgjedhor. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- Mministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë, së bashku me kryetarin e Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, do të inaugurojë fillimin e punimeve në rehabilitimit e rrugës rajonale Lipjan - Magurë. (Lipjan, ora 11:00)

- NISMA për Kosovën do të mbaj konferencë për medie. (Selia qendrore të NISMA për Kosovën, ora 13:00)

- Në vazhdën e debateve për gjenerimin e platformës programore për Zhvillimin Ekonomik të vendit, Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli mban debatin e radhës me qytetarët e Gjakovës. (Shkolla e Muzikës "Prenk Jakova" në Gjakovë, ora 14:00)
 

Ngjarjet e datës 14 Tetor 2016

- Mbahet takimi i 122-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit,  ora 10:00)

- Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” do të nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi, lidhur me unifikimin e pagës për stafin akademik të Fakultetit të Mjekësisë të UP-së, të cilët ushtrojnë shërbime shëndetësore të nivelit terciar. (Ndërtesa e Ministrisë se Shëndetësisë, ora 10:00)

- Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale financuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në bashkëpunim me UNDP lansojnë programin për Praktikë në Punë për të mbështetur të papunët që kanë diplomuar kohëve të fundit. (Zyra e Punësimit në Prishtinë, ora 11:00)

- Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Adem Salihaj mbanë  konferencë për media. (Sheshi Ibrahim Rugova, ora 11:00)

- Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, në bashkëpunim me Zumba Art by Fatilda, organizon “Party in Pink” që  shërben si ndërgjegjësim për të gjitha vajzat dhe gratë në luftën kundër kancerit të gjirit.  (Te Reja para lulishtes së Galerisë së Arteve, ora 18:00)

 

- NISMA për Kosovën, dega në Gjakovë do të mbaj tubim me qytetarë. (Swiss Bistro, afër Stacionit të Autobusëve në Gjakovë, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 13 Tetor 2016

- Zyra për të Drejta e Autorit dhe të Drejta e Përafërta, në bashkëpunim me Institutin Gjyqësor të Kosovës dhe Komisionin Evropian - programi TAEIX, organizon punëtorinë dy ditore me temën “Përgjegjësia Penale për Shkeljen e të Drejtave të Autorit”. (Hotel Afa, ora 9:30)

- Zyra Erasmus+ në Kosovë organizon Ditën Informuese të programit Erasmus+ për Institucionet e Arsimit të Lartë dhe për studentë në Universitetin e Mitrovicës. (Ndërtesa e Rektoratit të Universitetit të Mitrovicës, ora 10:00)

- Shënohet Dita Botërore e Standardizimit me tem "Standardet ndërtojnë besimin". Hotel Sirius, ora 10:30)

- Lëvizja Vetëvendosje mbanë konferencë për media. (Zyrët qendrore të Lëvizjes Vetëvendosje, ora 11:00) 

- Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti dhe Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Arben Vitia do të mbajnë konferencë për media ku do të prezantohen rezultatet e vizitave sistematike mjekësore. (Objekti i vjetër i Komunës së Prishtinës, salla nr, 37, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën behët shqyrtimi i draft rekomandimit për mbledhjen plenare për çështjen e Hades. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Në vazhdën e debateve me qytetarë, për gjenerimin e një platforme programore për zhvillimin ekonomik të vendit, Aleanca Kosova e Re mban debatin e radhës në qytetin e Ferizajt. (Restoran "Fitorja" në Ferizaj, ora 12:00)

- Promovimi i librit “Kosova dhe Enver Hoxha - përmes dokumenteve arkivore të pabotueme deri më sot” të autorit Esat Myftari. (Amfiteatri i Madh i Bibliotekës Kombetare të Kosoves "Pjetër Bogdani", ora 12:00)

 

- Në vazhdën e debateve me qytetarë, për gjenerimin e një platforme programore për zhvillimin ekonomik të vendit, Aleanca Kosova e Re sot me 13.10.2016, mban debatin e radhës në qytetin e Ferizajt. (Restoran "Fitorja" në Ferizaj, ora 12:00)

 

- Kolegji Riinvest ben lansimin e projektit "Riinvest Inkubator i Bizneseve". (objektin e Kolegjit Riinvest, ora 13:00)

Ngjarjet e datës 12 Tetor 2016

- Ministri i Financave Abdullah Hoti, Ministri i MAP- it Mahir Yagcilar, Ministri për Komunitete dhe Kthim Dalibor Jevtić, Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani dhe drejtori i Spitaleve Curr Gjoci raportojnë në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportet vjetore të auditimit në institucionet e tyre. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 10:00)

- Me qëllim të njoftimit dhe rritjes së vetëdijesimit rreth aseteve të sekuestruara,   do të organizohet një vizitë në Depon Qendrore të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe Konfiskuar në fshatin Llukar. (Ish, kazerma e FSK-së në fshatin Llukar, ora 10:00)

- Komisioni për të Drejtat Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione mban dëgjim publik për mbikëqyrjen e zbatimit të rekomandimeve të dalura nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit për Personat e Verbër.  (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 10:00)

- Zyra Erasmus+ në Kosovë organizon Ditën Informuese të programit Erasmus+ për Institucionet e Arsimit të Lartë. (Biblioteka Kombëtare “Pjeter Bogdani”, ora 10:00)

- Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Hilmi Mehmeti raporton para Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës.  (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Kryetari Veseli merr pjesë në vendosjen e bustit të Azem Galicës në shkollën e fshatit Galicë. (Fshati Galicë, Vushtrri, ora 12:00 - Transporti i siguruar nga Kuvendi, nisja para objektit të Kuvendit, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të behët shqyrtimi i draft rekomandimit për mbledhjen plenare për çështjen e Hades. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Raportuesja Speciale për të Drejtat Kulturore të Kombeve të Bashkuara, znj. Karima Bennoune mban konferencë për media me rastin e përfundimit të vizites se saj në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 11:45)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin pёr Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës..(Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 13:00) 

 

- Kryeministri Isa Mustafa së bashku me ministren e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, viziton kompaninë 3 CIS. (Kompania 3CIS, rruga “Eqrem Çabej”, Prishtinë, ora 13:00)

- Zyra Erasmus+ në Kosovë organizon Ditën Informuese të programit Erasmus+ për studentë. (Biblioteka Kombëtare “Pjeter Bogdani”, ora 14:30)

Ngjarjet e datës 11 Tetor 2016

- Kryeparlamentari Kadri Veseli pret në takim Drejtorin e Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim në Komisionin Evropian, Christian Danielsson. (Kabineti i kryetarit, ora 8:30)

- Drejtori Gjeneral për Fqinjësi dhe Zgjerim në Komisionin Evropian, Christian Danielsson mban takim me Ministrin e Financave Avdullah Hoti. (Ndërtesa e Qeverise, kati i 11-të, ora 9:00 - vetëm pamje)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës ndërkombëtare të Fëmijës Vajzë, Qendra për Art dhe komunitet - Artpolis organizon Panelin “Prona dhe vajzat” që ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të komunitetit mbi të drejtat pronësore të grave. (Qendra informative dhe kulturore e BE-së, ora 10:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje takohet me Drejtorin e Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim në Komisionin Evropian, Christian Danielsson. (Zyra e Bashkimit Evropian, ora 10:00 - vetëm pamje)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht në bashkëpunim me komunën e Lipjanit organizon “Konferencë Informuese për Zhvillimin e Sektorit Privat” në Lipjan ku do të paraqiten dhe diskutohen sfidat e sektorit privat si dhe shërbimet dhe programet zhvillimore që ofrohen nga Qeveria në nivel kombëtar dhe lokal. (Restorant “Rozafa” afër Stacionit të Policisë në Lipjan, ora 10:00) 

- Drejtori Gjeneral për Fqinjësi dhe Zgjerim në Komisionin Evropian, Christian Danielsson takohet me përfaqësuesit e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma-s për Kosovën. (Zyra e Bashkimit Evropian, ora 10:45 - vetëm pamje)

- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci raporton para Komisionit për Integrime Evropiane. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Universitetit "Kadri Zeka" në Gjilan organizon ligjëratën e radhës në kuadër të programit "Guest Speaker" me të të ftuar Akademik Gjovalin Shkurtaj, Tiranë dhe Prof.Dr. Isak Shema, Prishtinë të cilët do të mbajnë  ligjëratë me temë "Arbneshët e Zarës, gjuha, kultura, letërsia". (Ndërtesa e Universiteti të Gjilanit, salla A34, ora 11:00)

 

- Zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, znj. Anila Statovci- Demaj, me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Vajzave, do të marrë pjesë në tryezën me temën “Fuqia e Vajzës  adoleshente: Vizioni për vitin 2030”. (Ndërtesa e MAShT, Kati i IV, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 12:00)

- Ministria e Financave dhe Asociacioni i Komunave organizojnë takimin e përbashkët të Këshillit të Kryetarëve të Komunave, në te cilin do të debatohet lidhur me ndryshimet e ligjit të kaluar me Projekt - Ligjin e ri të Tatimit në Pronë dhe një diskutim i hapur lidhur me nevojat për ndryshimin e Ligjit për Financat e Pushtetit Lokal. (Ndërtesa e  Qeverisë,  salla P38, ora 14:00)

- Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilen do të mabhet debat parlamentar me rastin e arrestimit të Drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi nga aan e autoriteteve të Serbisë. (Kuvendi i Kosovës, ora 14:00)

 

- E Ngarkuara me Punë Colleen Hyland, dhe Zëvendës Kryeministri Hajredin Kuçi, do të flasin në pritjen e organizuar për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Vajzave. (Teatri Kombëtar, ora 15:00)

Ngjarjet e datës 10 Tetor 2016

- Kosova Open Medical  Club -në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Fakultetin e Mjekësisë të UP-së, Presbiterian Hosptial nga New Yorl, National Institute of Neurology and Neurosurgery nga Meksika, San Rafael Hospital Tunja nga Kolombia dhe General University Hosptial nga Republika Çeke organizojnë  Simpoziumin e tretë satelitor, me  temë “Imazheria në traumë”. (Amfiteatri i Qeverisë së ish- objekti i Rilindjes, ora 9:00)

- Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, me kryetarët e grupeve parlamentare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C-301, ora 9:30)

- Gjykata e Apelit, në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim do të lansojë Buletinin e dytë për Praktika Gjyqësore. (Ndërtesa e Gjykatës se Apelit në Pallatin e Drejtësisë, ora 10:00)

- Mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport në të cilen do të shqyrtimi i raportit me rekomandime për Projektligjin për Profesionet e Rregulluara në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 10:00)

- Zyra e OBSh-së në Prishtinë  organizon shënimin e Ditës botërore të shëndetit mendor 2016 me temën takimin “Ndihma e parë psikologjike”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, merr pjesë në përurimin e fabrikës “Orexi” në Ferizaj. (Ferizaj, ora 11:00 - Transporti i siguruar nga ana e Kuvendit, nisja para objektit të Kuvendit, ora 10:15)

 - Ministres për Dialog, Edita Tahiri raporton para Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Ministri i Arsimit , Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami dhe rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema do të nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi për angazhimin e studentëve në punë praktike  në Universitetin "Hasan Prishtina". (Ndërtesa e Rektoratit, ora 11:00)

- Organizata Joqeveritare Syri i Vizionit nga Peja, ka kënaqësinë organizon konferencën “Qytetaria Aktive dhe roli saj në vendimmarrje”, në të cilen do të shqyrtohet roli i qytetarëve dhe angazhimi i institucioneve lokale dhe qendrore në fuqizimin dhe zhvillimin e qytetarisë aktive. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, do të marrë pjesë në inaugurimin e fabrikës së brumërave “ Orex Plus” , e cila gjendet në rrugën “Brahim Ademi”. (Magjistralja Ferizaj-Shtime, ora 11:00)

- Anëtarët e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës takohen me studentët nga Kursi i Lartë për Siguri dhe Mbrojtje nga Republika e Shqipërisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 12:00)

- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pret në takim, Christian Danielsson, nga Komisioni Evropian. (Kabineti i kryetarit, ora 14:00)

- Kryeministri Isa Mustafa pret në takim Drejtorin e Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim i Komisionit Evropian, Christian Danielsson. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:45)

- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pret në takim menaxhmentin dhe minatorë të Trepçës, në prani të të cilëve do të nënshkruajë Ligjin për Trepçën. (Kabineti i kryetarit, ora 15:00)


- Presidenti Thaqi mban konference me gazetare. (Kabineti i presidentit Thaqi, ora 15:00)


- Prishtina REA në bashkëpunim të ngushtë me Komunën e Vushtrrisë, organizojmë Javën Promovuese në Vushtrri me qëllim të informimit, dhe ngritjes së vetëdijes qytetare, organizojnë Garat në Ese, Pikturë, si dhe Punimi i Muraleve në Shesh.

- Fillon edicioni i XVII i Festivalit ndërkombëtar të muzikës kamertale ’’Kosova Kamerfest 2016’’.  (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë  dhe  Kisha katolike "Shën Ndou)

- Partia Demokratike e Kosovës shënon shtatëmbëdhjetë vjetorin e themelimit të saj. (Hotel “Emerald”, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 9 Tetor 2016

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, merr pjesë në shugurimin e kishës “Shën Abrahami”. (Llapushnik, ora 11:00) 

- Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet CHwB-se dhe Muzeut të Kosovës behët hapja e Kampit të 32-të Rajonal për Restaurim dhe do të zgjatë deri me 19 tetor. (Muzeu i Kosovës, ora 9:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mbanë konferencë për media. (Zyrët qendrore të Lëvizjes Vetëvendosje, ora 13:00)

Ngjarjet e datës 8 Tetor 2016

- Lëvizja Vetëvendosje! mbanë konferencë për media në të cilen flet deputeti Faton Topalli. (Zyrët qendrore të Lëvizjes Vetëvendosje, ora 11:00 - shtyhet për ora 14:00)

Ngjarjet e datës 7 Tetor 2016

- Inspektorati Policor i Kosovës do të mbajë një ceremoni me rastin e pranimit të pajisjeve si donacion nga SHBA-ja. (Ndërtesa e IPK-së në Hajvali, ora 10:30)

- Shënohet Dita e Patatës, ngjarje kjo në të cilën merr pjesë edhe Ministri i Bujqesisë, Memli Krasniqi. (Tek Vipa Chips në Pestove të Vushtrrisë, ora 11:00)

- Instituti Riinvest organizon inaugurimin e “Forumit Ekonomik te Gruas - Kosovë" e cila shënon fillimin e WEF-it në Kosovë, një trup i pavarur i cili do të mbledh rreth vetës akterë, organizata e individë të shoqërisë që kanë interes dhe angazhohen për zhvillimin e gruas në ekonomi. (Hotel Emerald, ora 11:00)

- Në kuadër të Spimpoziumit ndërkombëtar te shkencave shëndetësore organizohet tryeza me expertë vendorë dhe ndërkombëtarë me temë "Zbatimi i profileve te punës/standardit profesional. (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami dhe përfaqësues të autoriteteve komunale, do të përurojnë objektin e ri të Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Isa Boletini” në fshatin Isniq të Deçanit. (Fshati Isniq, ora 11:00)

- Në Mitrovicë do të filloj Panairi Rajonal i Bujqësisë-Mitrovica-206”, organizuar nga Unioni i Shoqatave të Fermerëve të Rajonit të Mitrovicës, mbështetur nga komuna e Mitrovicës, Vushtrrisë dhe ajo e Skenderajt. (Sheshi ngjitur për Xhamin e Zallit, në qendër të qytetit, ora 11:00)

- anulohet - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do të mbajë konferencë për gazetarë. (Kabineti i Presidentit, ora 11:30)

- Lëvizja Vetëvendosje zhvillon aksion simbolik. (Takimi me gazetarë bëhet tek "Trekëndëshi" në sheshin "Adem Jashari", afër ndërtesës së Komunës së Prishtinës, ora 12:00)

 

- Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe ai i Nisma-s për Kosovën, Fatmir Limaj do të mbajnë konferencë shtypi. (Selia qendrore e AAK-së, ora 12:00) 

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën e diskutimit ku do të prezantohet Raporti i monitorimi të Kuvendit për sesionin pranveror 2016. (Hotel Sirius, ora 13:00)

- Landi i Tirolit të Austrisë do të përurojë hapjen e një stalle të re tek Halit Demaj nga fshati Kashicë në komunën e Istogut. (Fshati Kashicë, ora 15:00)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 15:00)

- Qendra shoqërore Termokiss organizon koncertin për mbledhje të fondeve ‘Krejt Ka Pak’ ku do të performojnë disa nga muzicientët më të rëndësishëm të skenës Kosovare. (Lagja Dardania, në afërsi të ngrohtores së qytetit ‘Termokos’ dhe shkollës ‘Dardania’, ora 18:00)


- NISMA për Kosovën, dega në Prizren do të mbaj tubim me qytetarë. (Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 6 Tetor 2016

- MSH dhe Raiffeisein Bank mbajn konferencën për media lidhur me rezultatet e bashkëpunimit. (Ministria e Shëndetësisë, ora 9:00) 

- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami dhe përfaqësues të autoriteteve komunale, do të përurojnë objektin e ri të Shkollës së Mesme në Prizren. (Objekti i shkollës në Prizren, ora 10:00)

- Me qëllim të njoftimit dhe rritjes së vetëdijësimit rreth aseteve të sekuestruara, Koordinatori Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik së bashku me Agjencionin për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe Konfiskuar organizojn një vizitë në Depon Qendrore të AAPSK-së në fshatin Llukar. (Ish, kazerma e TMK-së e cila  gjindet në kilometrin e gjashtë në dalje të Prishtinës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri në të cilen do të behët shqyrtimi në parim i Projektligjit për Trepçën dhe shqyrtimi i raportit me rekomandime i Projektligjit për kamatëvonesat dhe transaksionet tregtare. (Ndërtesa e Kuvndit, salla S-I, ora 10:00)

- Në kuadër të Spimpoziumit ndërkombëtar i shkencave shëndetësore organizohet tryeza me expertë vendorë dhe ndërkombëtarë me temë "Rritja e kompetencave të punës përmes migrimit të qarkullueshëm në sektorin e shëndetësisë". (Swiss Diamond Hotel, ora 10:15)

- Instituti i Prishtinës për Studime Politike dhe Grupi per Studime Politike dhe Juridike bën prezentimin e hulumtimit per Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, me temën  “Njoha e MSA-së nga qytetarët dhe perceptimet e tyre”. (Qendra Informative e Bashkimit Evropian, ora 11:00)

- Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami dhe ambasadori amerikan, Greg Delawie do të bashkëbisedojnë më komunitetin e Komunës së Dragashit lidhur me luftimin e ekstremizmit të dhunshëm, promovimit te marrëdhënieve të mira ndëretnike, dhunes në familje, arsimimit dhe zhvllimit profesional etj. (Shkolla e mesme “Ruzhdi Berisha”. ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media në cilën flet nënkryetari Dardan Sejdiu. (Zyrët qendrore të Vetëvendosjes, ora 12:00)

- Trupi gjykues i Gjykatës Themelore në Ferizaj me shumicë të gjyqtarëve të EULEX-it, vazhdon seancën gjyqësore me shpalljen e aktgjykimit në çështjen penale ndaj të pandehurve M.S dhe V.T, të akuzuar për shpërdorim të pozitës zyrtare, marrja e ryshfetit, etj. (Pallati i Drejtësisë në  Hajvali, salla nr.26, ora 12:00)

- Landi i Tirolit të Austrisë do të përurojë hapjen e një stalle të re derrash tek Familja Mirashi nga fshati Jahoc i komunës së Gjakovës. (Fshati Jahoc në Gjakovë, ora 12:00)

 

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në ceremoninë e hapjes së fabrikës për përpunimin e perimeve “Jaha Foods”. (Objekti i ish-terminalit doganorë në hyrje të Podujevës, ora 12:00)

- Mbahet ceremonia e ndarjes së certifikatave, brezit të dytë të praktikantëve për komunitetet jo-shumicë të cilët kanë kryer praktikën gjashtë muaj në institucionet publike në Kosovë.  (Shtëpia e kulturës në Gracanicë, ora 13:00)

- Fillon simpoziumi i VII-të ndërkombëtar i shkencave shëndetësore me temën  “Shëndetësia e Avancuar - Klienti në Qendër” të organizuar nga BPrAL “qeap-heimerer’’ dhe Instituti i Evropës Juglindore për Avancime në Shëndetësi dhe Infermieri. (Swiss Diamond Hotel, ora 14:00)

- Federata Atletike e Kosovës mban konferencën për gazetar lidhur me shpalosjen e programit të udhëheqjes dhe përsosmërisë në programin e atletikës në Kosovë. (Kolegji Univesi  në Bardhosh, ora 14:00)

- Landi i Tirolit të Austrisë do të përurojë hapjen e një fabrike të re pijesh alkoolike në familjen Hajdaraj nga fshati Novosell i komunës së Gjakovës. (Fshati Novosell, afër Kishës, ora 15:00)

- Mbahet konferenca e parë vjetore e Shoqatës për të Drejtat e Barabarta të Komunitetit LGBT për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë me temë “Përse ligjet nuk mjaftojnë: Drejt Përfshirjes Sociale dhe Barazisë për Personat e Komunitetit LGBT në  Ballkanin Perëndimor dhe Turqi”. (Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, salla P-38, ora 19:00)

- Shfaqet premiera botërore e filmit “Snowden”, rrefimi mbi Kontraktorin e Agjencisë Kombetare te Sigurisë dhe i bazuar në librat "Dosja Snowden: Brenda historisë së njeriut më të kërkuar në botë," nga Luke Harding dhe "Koha e Octopusit" nga Anatoli Kucherena. (Kinema ABC, ora 19:30)
 

Ngjarjet e datës 5 Tetor 2016

- Ministria e Infrastrukturës do të prezantoj të gjeturat e studimit të fizibilitetit për vazhdimin e projektit, ndërtimin e autotradës R7 segmenti Prishtinë-Merdar. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- "Koalicioni të drejta të barabarta për të gjithë”, projekt katër vjeqar i financuar nga BE-ja dhe i menaxhuar nga Bashkimi Evropian në Kosovë organizon një konferencë për të paraqitur raportin në lidhje me "Incidentet Potencialisht të Motivuara në Baza Etnike me temë “Përcaktimi dhe Raportimi”. (Hotel Afa, ora 9:30)

- Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës mban konferencë, me rastin e 5 tetorit - Dites Botërore të Mësuesve, me temë "Duke çmuar mësuesit, përmiresojmë statusin e tyre". (Hotel Grand ora 9:30)

- Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj do të raportojë para Komisionit për Punë të Jashtme i Kuvendit lidhur me  rezultatet e politikës së jashtme të vendit tonë dhe për gjendjen në  Ministrinë e Punëve të Jashtme. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00 - vetëm pamje)

- Shtyhet për nesër - Me qëllim të njoftimit dhe rritjes së vetëdijësimit rreth aseteve të sekuestruara, Koordinatori Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik së bashku me Agjencionin për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe Konfiskuar organizojn një vizitë në Depon Qendrore të AAPSK-së në fshatin Llukar. (Ish, kazerma e TMK-së e cila  gjindet në kilometrin e gjashtë në dalje të Prishtinës, ora 10:00)
 
- Mbahet takimi i 121 -të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit në Ish-objekti i Inspektoratit Komunal, ora 10:00)

- Mbahet ceremoni e pranim-dorëzimit të të drejtave dhe detyrimeve të NSh “Kosovatrans” - Stacioni i Autobusëve nga Agjencia Kosovare e Privatizimit në Komunë e Malishevës. (Ndërtesa e Komunës së Malishevës, ora 11:00 - AKP organizon transportin, nisja nga zyra qendrore e AKP-së, ora 10:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, pret në takim Koordinatorin Nacional të Korporatës së Sfidave të Mileniumit, Petrit Selimi ku do të shpalosen fushat e investimeve kapitale nga buxheti i MCC-së në Republikën e Kosovës. (Kabineti i kryeparlamentarit, ora 11:00)

- Grupi qytetar #protestoj do të organizoj një ngjarje para Qeverisë së Kosovës. (Para ndërteses së qeverisë, ora 11:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për shërbimin mjekësor emergjent. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 13:00)

- Landi i Tirolit të Austrisë organizon ceremoninë e përurimit te hapjes së objektit për qëllime të shumëfishta tek fermeri Argton Ramadani në fshatin Përlepnicë, Gjilan. (Fshati Përlepnicë, afër kompleksit turistik Vali Ranch, ora 15:00)

- Anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane mbajn takimi informues me znj. Nataliya Apostolova, Udhëheqëse e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe Përfaqësuese Speciale e Zyrës së BE-së në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 15:00)


- Mbahet mbledhja e qeverise se Kosoves. (Ndertesa e qeverise, ora 11:00)


- Komisioni per pune te brendshme dhe siguri i Kuvendit te Kosoves do te diskutoj sot lidhur me arrestimin e pjestarit te Policise Nehat Thaci. (Ndertesa e Kuvendit, salla S II, ora 11:00)

Ngjarjet e datës 4 Tetor 2016

V- Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit në të cilen do të behët shqyrtimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Procedurën Përmbarimore, shqyrtimi i Raportit me amendamente në Projektligjin për Kamatëvonesat në Transaksionet Tregtare, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 10:00)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në bashkëpunim me komunën e Kaçanikut dhe Hanit të Elezit organizon “Konferencë Informuese për Zhvillimin e Sektorit Privat” në Kaçanik, ku do të paraqiten dhe diskutohen sfidat e sektorit privat si dhe shërbimet dhe programet zhvillimore që ofrohen nga Qeveria në nivel kombëtar dhe lokal. (Restorant “Beni”, në magjistralen Kaçanik - Prishtinë, kilometri i 4-të, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri në të cilen do të behët shqyrtimi i listës së kandidatëve për bordin e Autoritetit të Hekurudhave të Kosovës, të propozuar nga Qeveria. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 10:00)

- Me rastin e Javës së Ushqyerit me Qumësht të Gjirit në Kosovë Ministri i Shendetësisë, Imet Rrahmani do të vizitoj materniteti në Klinikën Gjinekologjike dhe Obstetrike në Prishtinë. (Klinikën Gjinekologjike në QKUK, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme në të cilen do të behët mbikëqyrja e zbatimi të Ligjit për Protokollin e Shtetit të Republikës së Kosovës dhe Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Protokollin e Shtetit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 10:00)

- Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit mban konferencën për shtyp në të cilen do të bëjë një prezantim për punën e AKK-s. (Ndërtesa e Agjencisë kundër Korrupsion, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! zhvillon një aksion simbolik. (Takimi me gazetarë bëhet tek “New Born” , ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim ku do të diskutohet vendimi për zëvendësimin e deputetes së LDK-së, znj. Teuta Shatqija, procesi i liberalizimit të vizave për shtetasit e Kosovës dhe përgaditje për takimin e II-të të përbashkët të Komisionit për Stabilizim Asociim BE-Kosovë, në Bruksel, 23-24 nëntor 2016. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, do të nënshkruaj marrëveshje mirëkuptimi me një kompani investuese amerikane. (Kabineti i kryeparlamentarit, ora 11:00) 

 

- Aleanca Kosova e Re fillon debatet me qytetarë nëpër komunat e Kosovës, të cilat kanë për synim gjenerimin e një platforme programore për zhvillimin ekonomik të vendit. (Salla e Kulturës në Kamenicë, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim në të cilen do të behët shqyrtimi i Projektligjit për kamatëvonesat në transaksionet tregtare, me amendamentet e Komisionit funksional për Zhvillim Ekonomik, Infrastukturë, Tregti dhe Industri. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 13:00)

 

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, pret në takim njoftues ambasadorin e ri të Francës në Kosovë, Didier Chabert. (Kabineti i kryeparlamentarit, ora 14:30) 


- Deputeti i Levizjes Vetevendosje, Rexhep Selimi mban konference per medi per pensionet e veteranve. (Zyret e Vetevendosjes, ora 14:00)

 

Ngjarjet e datës 3 Tetor 2016

- Me rastin e fillimit të vitit të ri akademik 2016/2017, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami së bashku me rektorin e Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë, Marjan Demaj, do të vizitojë Fakultetin e Mjekësisë. (Fakultetin e Mjekësisë, ora 10:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami së bashku me rektorin e Universitetit “Hasan Prishtina”, Marjan Demaj, do të vizitojë Qendrën e Studentëve. ( Qendrën e Studentëve, ora 10:30)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 11:00 - shtyhet, ora 11:30)

- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan me rastin e fillimit të vitit të ri akademik 2016/2017, organizon pritje për studentët e rinj. (Amfiteatrin B11 i Universitetit të Gjilanit, ora 11:00)

- Partia Demokratike e Kosovës dega në Mitrovicë mban konferencën për media. (Selia e PDK-së në Mitrovicë, ora 11:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami së bashku me rektorin e Universitetit “Hasan Prishtina”, Marjan Demaj, do të vizitojë Fakultetin Juridik. (Fakulteti Juridik, ora 11:00)

- Me rastin e  shënimit te Ditës Ndërkombëtare të Personave të Moshuar bëhet prezentimi i dokumentit të OBSH-së "Strategjia dhe Plani i Veprimit për Moshim të Shëndetshëm në Evropë, 2012 – 2020" dhe i i broshurës “Fakte: Keqkuptimet rreth moshimit dhe shëndetit” i publikuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës. (Institutin Kombëtar e Shëndetësisë Publike të Kosovës, ora 11:00)

 

- Kryeministri Isa Mustafa pret në takim tifozët e ekipit përfaqësues të Kosovës në Futboll, “Dardanët”. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:30 - vetëm pamje)

- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli merr pjesë në stërvitjen e përfaqësueses së shtetit të Kosovës në futboll. (Stadiumi i "Ferronikelit", Drenas, ora 16:00 - Transporti i siguruar para objektit të Kuvendit, ora 14:30) 
 

Ngjarjet e datës 2 Tetor 2016

- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj mban bashkëbisedim me qytetarë të Prishtinës. (Salla e Kuqe të Pallatit të Rinisë, ora 12:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri mban konferencë për media. (Zyrët qendrore të Vetëvendosjes, ora 13:00)

Ngjarjet e datës 1 Tetor 2016

- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, do të vizitojë Kombinatin Metalurgjik “Trepça” në Mitrovicë. (Kombinati “Trepça”, Mitrovicë, ora 10:00 - Transporti i siguruar para objektit të Kuvendit, ora 9:00)

- Ministri i Financave Avdullah Hoti do të vizitoj Panairin e Produkteve Bujqësore dhe Agroindustriale. (Fshatin Shkabaj, magjistralja Prishtinë - Mitrovicë,  ora 11:00)

- Partia Demokratike e Kosovës dega në Mitrovicë mban konferencën për media. (Selia e PDK-së në Mitrovicë, ora 11:00)

- Bëhet testimi i radhës i sistemit të alarmimit në qytet i cili do të realizohet me zë dhe jo në heshtje. (Prishtinë, ora 12:00)

- Me rastin e ditëlindjes së Jusuf Gërvallës, në vendlindjen e tij, në Dubovik të Deçanit bëhet përurimi i punimeve të përfunduara në kompleksin e vëllezërve Bardhosh e Jusuf Gërvalla si dhe rihapet edhe oda Nënës Ajshe, pas ristaurimit të saj. (Dubovik, ora 13:00)

- Mbahet ceremonia e mbylljes se Panairit te Produkteve Bujqësore dhe Agroindustriale. (Fshati Shkabaj, magjistralja Prishtine - Mitrovicë, ora 15:00)

 

- Realizohet fluturimi i parë Paris - Prishtinë - Paris, ngjarje kjo në të cilë do të marrin pjesë Ambasadori i Frances në Kosovë, Didier Chabert, Ambasadori i Kosoves në Francë, Qendrim Gashi si dhe Ministri i Diaspores, Valon Murati. (Aeroporti "Adem Jashari", ora 18:30)

Ngjarjet e datës 30 Shtator 2016

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Ceremonia e betimit të kadetëve të rijnë të Forcës se Sigurisë së Kosovës. (Kazerma "Adem Jashari", në Prishtinë, në ambientet e Komandës së Forcës Tokësore të FSK-së, ora 10:00)

- OJQ EC Ma Ndryshe së bashku me komunitetin e çiklistëve do ta realizojë performancën publike “Kërkojmë korsi për biçikleta”. (Të Ura e Gurit, Sheshi i Shadërvanit, Prizren, ora 10:00)

- Qendra Kosovare për Avokim dhe Zhvillim në bashkëpunim me Zyrën e OBSH-së organizon tryezën "Analiza e Politikave Lokale Shëndetësore në Kosovë". (Hotel Sirius, ora 10:00)

 

- Mbahet mbledhja e ​gjash​të e Kuvendit të Komunës së Prishtinës. (Salla e Kuvendit të Komunës së  Prishtinës, ora 10:00)

- Qendra Kosovare për Avokim dhe Zhvillim në bashkëpunim me zyrën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë organizon tryezën për prezentimin e "Analizës së Politikave Lokale Shëndetësore në Kosovë". (Hotelin Sirius, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezën e diskutimit me temë “Rezultatet dhe sfidat në sistemin e drejtësisë në Kosovë: Çfarë mund të bëjmë ndryshe?”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:30)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon konferencën për media ku do të shpalosen rezultatet e hulumtimit të realizuar me qytetarët e Republikës së Kosovës lidhur me procesin e dialogut Kosovë - Serbi. (zyret e Institutit Demokratik të Kosovës, rr.Bajram Kelmendi, nr.45, ora 11:00)

- Në Ministrinë e Punëve të Brendshme do të mbahet konferencë për media, ku do të prezantohet strategjia zhvillimore e Agjencisë së Kosovës për Forenzikë për vitin 2016-2020. (Objekti kryesor i MPB-së, ora 11:00)

- Ministria e Financave mban diskutimin publik për Draft Ligjin e Buxhetit për vitin 2017. (Ndërtesa e  Qeverisë, salla P-38, ora 11:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, pret në takim znj. Cherie Blair. (Kabineti i kryetarit të Kuvendit, ora 11:15) 

 - Lëvizja Vetëvendosje! mbanë konferencë për media në të cilën flet deputeti Faton Topalli. (Zyrët qendrore të Vetëvendosjes, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione ku do të behët shqyrtimi i kërkesës së ish-punëtorëve të Ndërmarrjes Shoqërore "Sharr-Sallonit" nga Hani i Elezit me të ftuar Bordin e AKP-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 13:00)

- Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, do të marrë pjesë në përurimin e objektit të ri të Shkollës Fillore dhe te Mesme të Ulët në fshatin Sllapuzhan të Suharekës. (Fshati Sllapuzhan, ora 15:00)

 

- Ministri i Financave  Avdullah Hoti, udhëheqësi i Misionit të FMN-së Jacques Miniane dhe guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës Bedri Hamza mbajn konferencën për media me rastin e përfundimit të vizitës së misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë. (Ndërtesën e  Qeverisë, P-32, ora 15:30) 

Ngjarjet e datës 29 Shtator 2016

- Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Qendrën Evropiane për studime të sigurisë George C. Marshall organizojnë seminarin me temën “Strategjia dhe siguria ndërkombëtare”. (Hotel Sirius, ora 9:00)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave - KIPRED organizon tryezën e rrumbullakët me temë “Sistemi partiak, partitë politike dhe reformat zgjedhore”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ushtruesi i detyrës së zëvendës drejtorit të misionit të USAID-it Markham Isom do të flasë me rastin e Nisjes Zyrtare të Programit të Çertifikatave Profesionale, i cili është pjesë e programit tonë Lidershipi Transformues – Bursat dhe Partneritetet. (Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ora 12:00)

- Në fshatin Klinë e Epërme të Skenderaj përurohet busti i atdhetarit dhe intelektualit të shquar Idriz Barani. (Oborri i shkollës së fshatit, ora 12:00)

- #Protestoj do të ketë aksion simbolik si dhe do të ketë edhe adresim për medie. (Te Kafja e penzionerëve, ora 12:00)

- Lëvizja studentore për barazi - "Studim Kritikë Veprim" do të realizojë një aktivitet simbolik  pranë ndërtesës se 'Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës'. (Para ndërtesës se 'Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës', ora 13:00)

- Qendra e gjuhës dhe kulturës italiane Dante organizon konferencen “Edukimi, puna dhe sporti - ura lidhëse mes Kosovës dhe Italisë” e cila do të adresojë mundësitë e reja që do të ofrojnë arsimim në Itali. (Swiss Diamond Hotel, ora 17:00)

- #Protestoj do të ketë protestoj lidhur me korrupsionin. (Sheshin Zahir Pajaziti, ora 17:00)

 

- Dega e Aleancës Kosova e Re në Gjilan, mban Kuvendin Zgjedhor të Forumit të Gruas. (Restoran "Kristal" në Gjilan, ora 18:00)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim dhe grupi Stupcat lansojnë videon kundër korrupsionit. (Kafe “Union”, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 28 Shtator 2016

- Zyra për Çështje të Komuniteteve mban konferencën ceremoniale për festimin e Ditës së Komunitetit Boshnjak. (Ndërtesa e Qeverisë, salla nr. P38, ora 9:00)

- Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të marrë pjesë edhe në Konferencën “Java e të mësuarit gjatë gjithë jetës”, e cila organizohet nga tri ministri: MAShT, MPMS dhe MKRS. (Hotel “Sirius”, ora 9:00)

- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pret në takim përfaqësuesit e odave ekonomike. (Kabineti i kryeparlamentarit, ora 9:30)

- Organizata Lidhim vlerat e natyrës me njerëzit organizon seminarin “Gratë dhe Zhvillimi i Agropylltarisë”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Ministri i Financave, Abdullah Hoti, Ministri i MAP- it,Mahir Yagcilar dhe Besnik Osmani, Auditor i Përgjithshëm janë të ftuar në mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publik për shqyrtimin e Raportit vjetor të Auditimit për vitin 2015. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II,ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Qendrës së Trajnimit për Kërkim-Shpëtim në kazermën e FSK-së “Evropianët e rinj”. (Fshati Pomozotin, Fushë-Kosovë, ora 11:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrrahmani raporton para Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale lidhur me funksionalizimi i Odave të profesionistëve shëndetësor.  (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Kryetari Shpend Ahmeti i shoqëruar nga drejtori për Investime Kapitale, Hysen Durmishi, drejtoresha për Arsim, Arbërie Nagavci dhe drejtori për Kulturë, Besart Vllahinja do të vizitojnë shkollën '7 Marsi" dhe këndin e lodrave në lagjen Emshir. (Lagjja Emshir, ora 11:00)

- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, merr pjesë në hapje të panairit për pajisje bujqësore. (Bërnicë, ora 11:00)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në hapjen e Panairit të Produkteve Bujqësore dhe Agroindustriale “Prishtina 2016”. (Qendra e Panaireve ne Bërnicë, ora 11:00)

 

- Ministri Kujtim Shala, do të vizitojë  Vushtrrinë, ku do të vë gurthemelin për ndërtimin e Qendrës së Rinisë. (Vushtrri, ora 11:00)

- Forca e Sigurisë së Kosovës përuron Qendrën e Trajnimit për Kërkim Shpëtim. (Kazerma ,, Evropianët e rinj’’, Pomozatin, Fushë Kosovë, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet Dhe Financa në të cilën do të shqyrtohet Kërkesa e Radiotelevizionit të Kosovës për mjete shtesë buxhetore për vitin 2016. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi do të bëjë përurimin e Zyrës së Punësimit në Komunën e Rahovecit. (Rruga “Gëzim Avdullahu - Bugari”, përballë Qendrës së Mjekësisë Familjare në Rahovec, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja komemorative me rastin e vdekjes së piktorit akademik Xhelosh Gjokajt. (Qendra e Arteve të Fakultetit të Arteve të Bukura të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ora 12:00)

- Anulohet - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, do të vizitojë shtëpinë e Xhafer Devës në Mitrovicë. (Mitrovicë, ora 13:00)

- Anulohet - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, do të vizitojë edhe Kullat e Isa Boletinit. (Kullat e Isa Boletinit, ora 13:40)

- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami marrin pjesë në përurimin e shkollës së mesme të mjekësisë në Mitrovicë. (Lagja Bair-përballë Gjimnazit “Frang Bardhi”Mitrovicë, ora 14:30)

- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, merr pjesë në shënimin e ditës së boshnjakëve. (Prizren, ora 17:00)

 

- Dega e Aleancës Kosova e Re në Prizren, mban Konventën e IV zgjedhore të Forumit Rinor. (Hotel "Theranda" në Prizren, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 27 Shtator 2016

- Gjenerallejtënant Ben Hodges, Komandanti i Ushtrisë Amerikane për Evropë takohet me gjenerallejtënant Rrahman Rama komandat i Forcës se Sigurisë së Kosovës. (Ministria për FSK, ora 9:00)

- Banka Botërore do të prezantojë një raport të ri për ekonominë në Evropën Juglindore, Kosovën dhe për rajonin si tërësi i cili fokusohet në performancën dhe perspektivën ekonomike në vendet e Evropës Juglindore si dhe në faktorët që ndikojnë në parashikimet për rritjen ekonomike. (Zyrat e Bankës Botërore në rrugën Prishtinë - Fushë Kosovë, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri në të cilën do të behët Shqyrtimi në parim i Projektligjit Nr.05/L-117 për Akreditim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 10:00)

- Kryetari Shpend Ahmeti i shoqëruar nga drejtori për Investime Kapitale, Hysen Durmishi dhe drejtoresha për Arsim, Arbërie NAgavci, do të vizitojnë shkollën 'Shkëndija" në Hajvali. (Fshati Hajvali, ora 10:00)

- Gjenerallejtënant Ben Hodges, Komandanti i Ushtrisë Amerikane për Evropë mban ligjëratë për kadetët e Qendrës për Studime Universitare të FSK-së. ((Kazerma e FSK-së "Adem Jashari", ora 10:10)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të nënshkruaj Marrëveshjen mbi Grantin e Objektivave Zhvillimore me ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie. (Kabineti i Presidentit, ora 10:30)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përkatësisht  Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë me rastin e Ditës Botërore të Turizmit, organizon Tryezën e rrumbullakët në të cilën do të diskutohet rreth zhvillimit dhe promovimit të turizmit në Kosovë. (Hotel Garden, ora 10:30)

- Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe  Komandanti i Ushtrisë Amerikane për Evropë, gjenerallejtënant Ben Hodges mbajnë konferencën e përbashkët për shtyp. (Kazerma e FSK-së "Adem Jashari", ora 10:50)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami dhe rektori i Univerzitetit të Prishtinës, Marjan Dema raportojnë para Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim lidhur me regjistrimin e kandidatëve të komuniutetit joshumicë në afatin e parë dhe të dytë në Universitete, për vitin akademik 2016/17. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Komisioni për Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione i Kuvendit të Kosovës, do të organizojë dëgjim publik lidhur me Projektligjin për Mbrojtjen e Fëmijës. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Komandanti i Ushtrisë Amerikane për Evropë, gjenerallejtënant Ben Hodges viziton Regjimentit të Mbrojtjes Civile të FSK-së në Pomozatin. (Pomozatin, ora 11:30)

- Kryetarja e Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Flora Brovina  do ta vizitojë repartin e Hematologjisë në QKUK, dhe do të takohet me drejtorin e këtij reparti Shemsedin Sadiku. (Reparti i Hematologjisë në QKUK, ora 13:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve mban konferencën me temë "Çmimet progresive të energjisë elektrike për bizneset dhe konsumatorët të papranueshme". (Zyret e AKB-se, në Lagjen Tophane, ora 13:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje! Visar Ymeri mban konferencë për media. (Zyrët qendrore të Vetëvendosjes, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 26 Shtator 2016

- Projekti i UNDP-së Ndërtimi i Besueshmërisë nëpërmjet Mbrojtjes Kulturore në Kosovë i financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Policia e Kosovës do të mbajnë një punëtori arsimuese për nxënësit e shkollave të mesme të Lipjanit. (Restoran Centrum, ora 9:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë raporton para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport lidhur me fillimin e vitit shkollor si dhe pajisjen me tekste shkollore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 10:00)

- Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C-301, ora 11:00)

- Konsorciumi Kosovar i Organizatave të Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm organizon tryezë diskutimi me temë “Interesi publik mbi eksplorimin e linjitit në Kosovë,”. (Salla e konferencave “Orion” përballë Kino ABC, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e publikimit te Raportit vjetor të cilësisë së ujit të pijshëm në Kosovë për vitin 2015. (Objekti i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publik, ora 11:00)

- Mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit të Qeverisë së Kosovës për gjendjen në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, për vitin 2015. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:00)

- Organizata “Demokracia Studentore”, mban një aktivitet simbolik para Kishës ortodokse serbe e cila gjendet në Kampusin e Universitetit të Prishtinës ku do të prezantohen masakrat që ka kryer Serbia në Kosovë. (Para Kishës ortodokse serbe, ora 11:30)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, bënë homazhe te varrezat e familjes Deliaj në Obri të Drenasit, si dhe viziton familjen Deliaj. (Obri e Epërme, ora 12:30)

- Shefja e Zyrës së BE-së Nataliya Apostolova, do të vizitojë selinë e Termokos-it në Prishtinë. (Selia e Termokos-it, ora 15:00)

- Kompania AL Petrol, do të bëjë hapjen zyrtare të pikës në Veternikë, në hyrje të autostradës, që lidh kryeqytetin me Rrugën e Kombit. (Veternikë, ora 17:30)

- Dega e Aleancës Kosova e Re në Pejë mban Kuvendin Zgjedhor të Forumit të Gruas. (Hotel Dukagjini në Pejë, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 24 Shtator 2016

- Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku së bashku me kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahiri, do të inaugurojë fillimin e punimeve të asfaltimit të rrugës Melenicë – Zabërgjë dhe asfaltimin e rrugës që lidh fshatin Koshtovë me Rrugën Nacionale N-2. Zharku do të takojë kryetarin Bahtiri në zyrën e tij në Komunë dhe më pas, së bashku do të bëjnë inaugurimin e këtyre rrugëve. (Mitrovicë, ora 11:00)

- Mbahet dita e dytë e Panairit dhe Konferencës Ndërkombëtare 2016 “Bussines Forum Prizren”. (Qendra sportive "Sezir Suroi ne Prizren", ora 12:00)

 - Dega e  Partisë Demokratike të Kosovës  në Ferizaj,  mbanë konferencën  për medie, me temë: "Ai duhet  Ferizajt një kryetar me moral të tillë?!”. (Zyrat e PDK-së dega në Ferizaj, ora 12:00)

- Jonuz Salihaj shef i Departamentit dhe Teuta Haxhiu nga Departamenti për Arsim i AAK-së, mbanjë konferencë shtypi për një varg problemesh e aferash në arsim, kjo me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor. (Selia e AAK-së, ora 12:00) 

Ngjarjet e datës 23 Shtator 2016

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë organizon prezantimin e Nick Gurr, Drejtor për Politika Ndërkombëtare të Sigurisë në Ministrinë e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe. Prezantimi i tij është i fokusuar në temën: Sfidat botërore, britanike dhe ato bashkëkohore të mbrojtje. (Swiss Diamond, ora 9:00)

- Mbahet dita e dytë e Panairit dhe Konferencës Ndërkombëtare 2016 “Bussines Forum Prizren”. (Hotel Theranda, ora 10:00)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë do të lansojë publikimin “Procesi i Berlinit – rruga për në BE, apo rruga për askund?”, ku do të diskutohen  gjetjet kryesore. (Swiss Diamond, ora 10:30)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli pret në takim përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. (Kabineti i kryetarit, ora 11:00)

- Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, do të vizitojë Shkollën Model në Prishtinë, për të parë nga afër pilotimin e projektit “School Me” - Më mëso mua. (Shkolla Model, ora 11:30)

- Mbahet  Mbledhja e Komisionit për të Drejtat Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, në të cilën do të diskutohet kërkesa për bordin e AKP-së lidhur me çështjen e Ish punëtorëve të Ndërmarrjes Shoqërore "Sharr-Sallonit" nga Hani i Elezit. (salla N 302, ora 13:00)

- Zyra për Qeverisje të Mirë në bashkëpunim me Shoqatën e Personave të Shurdhër do të organizoj konferencë e cila mbahet me rastin e shënimit të Ditës dhe Javës Ndërkombëtare për Personat e Shurdhër në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P 38, ora 13:30)

- Handikos organizon hapjen e punishtes se karrocave për fëmijët me aftësi të kufizuara. (Qendra e Resurseve për Personat me Aftësi të Kufizuara në Hendikos, rruga Nekibe Kelmendi, ora 13:30)

-  Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe “Handikos” nënshkruajnë Marrëveshje Bashkëpunimi, e cila në vete ngërthen mbështetjen e të dy ministrive për “Handikos”, në hapjen e punishtes për prodhimin dhe montimin e karrocave për personat me aftësi të kufizuara. (Zyrat e Handikos në Hajvali, ora 13:30)

- Vazhdon seanca e shqyrtimit gjyqësor me shpalljen e aktgjykimit në çështjen penale ndaj të pandehurit M.A i akuzuar për shkak të veprës penale rekrutimi për terrorizëm nga neni 139 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. (Gjykata Themelore në Ferizaj, salla nr.II, ora 14:30)

 

Ngjarjet e datës 22 Shtator 2016

- Behët promovimi i librit  "E drejta penale ndërkombëtare - Me komentarin e shkurtër të Ligjit për Gjykatën Speciale”, i autorit prof.dr. Ismet Salihu. (Objekti i UBT-së, ora 9:30)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00) 

- Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor organizon fushatën për shënimin e Ditës Ndërkombëtare pa makina. (Para ndërtesës se re të Qeverisë, ora 10:00)  

- Për nder të Ditës Ndërkombëtare pa makina organizohet defilimi me biçikleta duke filluar nga ndërtesa e Ministrisë së Ambientit nëpër rrugën “Ukshin Hoti” duke vazhduar në rrugën “Garibaldi” përmes rrugës “Geroge Bush” te Katedralja “Nënë Tereza” dhe do të vazhdohet në drejtim të hotel “Grandi”. (Para ndërteses se re të Qeverise apo Ministrise se Ambienit, ora 10:20)

- Mbahet ceremonia e hapjes së Fabrikës së Kartonave në Prizren “Kosova Pack”. (Prizren, ora 11:00)

- Hapet Panairi dhe Konferenca Ndërkombëtare 2016 “Bussines Forum Prizren”. (Qendra Sportive "Sezair Surroi" në Prizren, ora 12:30 - Transporti për gazetarët do të sigurohet nga hoteli Grand, ora 10:30)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli, merr pjesë dhe mbanë fjalim në Panairin Ndërkombëtar të Forumit të Biznesit. (Qendra Sportive, Prizren, ora 12:30 - Transporti i siguruar nga Kuvendit, nisja para objektit të Kuvendit, ora 11:00)

- Shfaqet premiera dhe reprizat e Forum Teatrit “Çështje Zakoni”. (Teatri Profesionist i Qytetit të Gjilanit, ora 12:00)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim do të prezantojë rezultatet e punës në pjesën veriore të Kosovës në një konferencë për media. (Lokalet e kolegjit IBCM në lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicën veriore, ora 13:30)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli, bën homazhe tek varri i Fehmi e Xhevë Lladrovcit. (Fshati Shkaba, Drenas, ora 14:00)

 

- Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Elmi Reçica e deputeti Zafir Berisha , si dhe kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Njomza Emini  e nënkryetarja, Valdete Bajrami, do të takohen me Drejtorin Politik Lovrençiç  nga Ministria e Punëve te Jashtme e Republikës së Sllovenisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-2, ora  17:30 - vetëm pamje)

- Aleanca Kosova e Re, mban Konventën e IV-të Zgjedhore të Forumit të Gruas - dega në Prishtinë. (Hotel "Swiss Diamond Prishtina", ora 19:00)

- Kinemaja ABC në ekranin e madh te saj do të shfaq premieren botërore të filmit “Blood Father” - një aksion/triller, ku në rolin kryesor paraqitet aktori i famshëm Mel Gibson. (Kinema ABC, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 21 Shtator 2016

- Kontributi i kulturës në zhvillimin e shoqërisë është fokusi i konferencës që do të mbahet me mbështetje të projektit prej 1 milion euro nga BE-ja. (Biblioteka Kombëtare, ora 8:45)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të shyrtohen raportet e Auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit, inistrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, te ftuar ministrat përkatës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 10:00)
 
-  Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri mban dëgjim publik lidhur me mbikëqyrjen dhe zbatimin e Ligjit për Miniera dhe minerale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:00)

- Nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mbahet Akademi Përkujtimore me rastin e 18-vjetorit të vrasjes së ish-Ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, Kolonel Ahmet Krasniqi. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë, ora 11:00)

- Vazhdon seanca gjyqësore me shpalljen e aktgjykimit ndaj të pandehurit F.K etj, të akuzuar për veprën penale shpërdorimi i pozitës zyrtare apo autorizimit nga neni 339 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. (Gjykata Themelore në Ferizaj, salla nr.II, ora 11:30)

- Ministri i Financave Avdullah Hoti së bashku me ministrin e Infrastrukturës Lutfi Zharku dhe  kryetarin e Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi do të inaugurojnë fillimin e punimeve në rehabilitimit e rrugës regjionale Kramovik-Xërxë. (Rruga  Kramovik-Xërxë, ora 13:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media në të cilen flasin deputetja Besa Baftiu dhe drejtuesi i komitetit për shëndetësi, Jusuf Ulaj. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në të cilën do të bëhët shqyrtimi i Raportit të Qeverisë së Kosovës për gjendjen në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, për vitin 2015. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

- Mbahet takimi i rradhes për të riatdhesuarit kosovarë kryesishtë të komuniteteve Rom, Ashkali dhe  Egjiptas. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S I, ora 13:00)

- Me rastin e Ditës Botërore të Paqes, Qendra për Edukim, Motivim, Karrierë dhe Sukses "Identiteti" nga Ferizaj organizon Festivalin e Paqes. (Qendra e Kulturës në Ferizaj, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 20 Shtator 2016

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, i shoqëruar nga Ministri i Financave, Avdullah Hoti, do të vizitojnë Komunën e Rahovecit ku do të priten në takim nga kryetari i  Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi. (Zyrët e krytarit Vehapi në Rahovec, ora 10:00 - Transporti për gazetarët do të sigurohet nga Ministria e Financave, nisja nga ndërtesa e Qeverisë, ora 8:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri në të cilën do të behët aprovimi i rekomandimeve lidhur me vendimin e Qeverisë për Projektin e Kompanisë Envidity Energy Kosova LLC dhe vendimin për Projektin e Kompanisë Sharr Cem dhe Titan America. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 10:00)

- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli pret në takim gjeneralin Mike Jackson, komandant i parë i KFOR-it në Kosovë. (Kabineti i kryetarit të Kuvendit, ora 10:00)

- Anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit do të takohen me përfaqësues nga Instituti Demokratik i Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e inaugurimit te Programit Gjermano-Kosovar për Arsim dhe Karrierë të BPrAL “qeap-heimerer’’. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:30)

- Ministri i Kulturës, Kujtim Shala se bashku me Ministrin e Financave, Avdullah Hoti dhe kryetarin e Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi  inspektohen punimet në Sallën e Sportit në këtë qytet. (Rahovec, ora 10:30)

- Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizon tryezën e rrumbullakët “Etika në Biznes dhe Korrupsioni” më çrast Greg Delawie, Ambasador i ShBA-ve në Kosovë do të mbaj fjalimin kryesor. (Hotel Sirius, ora 10:45)

- Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyrat e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje! në Kuvendin e Kosovës, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e diplomimit të studentëve të parë të Fakultetit Ekonomik të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan. (Ambientet e Universitetit “Kadri Zeka”, ora 11:00)

- Mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit në të cilën do të behët shqyrtimi i propozimeve për anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës nga shoqëria civile. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 11:00)

- Shoqata "Pema" nga fshati Kovragë i komunës së Istogut organizon manifestimin tradicional të i dites se vjeljes se molles. (Kovragë, Istog,  ora 12:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi,  do të marrë pjesë në manifestimin tradicional “Dita e Mollës”. (Fshati Kovragë, Istog, ora 12:00)

- Shfaqet premiera dhe reprizat e Forum Teatrit “Çështje Zakoni”. (Teatri Profesionist "Istref Begolli" në Pejë, ora 12:00)

- Aleanca e Gruas së Kosovës mban konferencë për media në të cilën do të prezentohen rekomandimet e nxjerra nga tryeza me temë “Gratë/Vajzat dhe çështjet e Trashëgimisë së Pronës”- Sfidat dhe problemet. (Selia qendrore e AAK-së, ora 13:00) 

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi pret në takim Gjeneral Sir Michael David Jackson, të cilin për kontributin e dhënë në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë, do ta dekorojë me Medalje Ushtarake. (Kabineti i Presidentit, ora 15:30)



-  Aleanca Kosova e Re mban Kuvendin Zgjedhor të Forumit Rinor të degës së AKR-së në Skenderaj.(Konventa mbahet përballë Shkollës së Mesme Teknike në Skenderaj, na ora 18:00)



- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Takimi me gazetarë bëhet tek "Trekëndëshi", afër ndërtesës së Komunës, ora 19:20)

Ngjarjet e datës 19 Shtator 2016

- Këshilli Drejtues i shkollës së mjekësisë "Dr. Xheladin Deda" - Mitrovicë , me iniciativën e Këshillit të prindërve se bashku me nxënës protestojn për moskrijimin e kushteve për fillimin e vitit shkollor. (Para objektit te ri shkollor në Mitrovicë që gjendet në lagjen Bair, pranë Spitalit Regjional, ora 7:30)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, në bashkëpunim me komunën e Ferizajt organizon "Konference Informuese për Zhvillimin e Sektorit Privat" në Ferizaj ku do të paraqiten dhe diskutohen sfidat e sektorit privat si dhe shërbimet dhe programet zhvillimore që ofrohen nga Qeveria në nivel kombëtar dhe lokal. (Restaurant "Orchide", rruga “Ahmet Kaçiku”, Ferizaj, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport në të cilen do të behët shqyrtimi i raportit për Projektligjin për Profesionet e Rregulluara, shqyrtimi i Raportit për Projektligjin për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta, ejt,. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 10:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, do të vizitojë Istogun, me ç’rast do t’i inspektojë punimet që po bëhen në Palestrën e Sporteve. (Istog, ora 10:00)

- Kompania “Pozhegu Brothers” do të organizojë konferencën për shtyp në Prishtinë, në kuadër të programit “Pozhegu Brothers për komunitetin”. (Salla e konferencave Orion, ora 10:00)

- Komisioni parlamentar për Integrime Evropiane dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike mban Diskutimin Publik me temë “Progresi në Zbatimin e MSA-së: Sfidat në Agjendën Evropiane dhe Reformat në Sundimin e Ligjit”. (Hotelin Swiss Diamond, ora 10:30)

- Mbahet mbledhja e komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim në të cilen do të behët shqyrtimi i Planit të punës së Komisionit për sesionin vjeshtor.(Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli, viziton fermerë në fshatin Krushë e Vogël në Komunën e Prizrenit, për të parë nga afër vjeljen e specave në ara. (Krushë e Vogël, ora 12:30 - transpori i organizuar nisja nga kuvendi, ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, do t’i inspektojë punimet në Fushat e Tenistit në Pejë. (Pejë, ora 11:30)

- Ministri i Financave Avdullah Hoti do të vizitojë Komunën e Vitisë me ç'rast do të pritet në takim nga kryetari i Komunës Sokol Haliti. (Zyra e Krytarit Haliti, ora 13:00 - nisja e organizuar nga ndërtesa e Qeverisë, ora 11:30)

- Zëvendës Shefi i Misionit EULEX, Bernd Thran, Ushtruesi i detyrës së Shefit të Policisë Ekzekutive Jean Michel Cede, Prokurori i EULEX-it Damare Theriot dhe Komandanti Rajonal i PK-së në veri,  Nenad Djuric do të flasin para mediave me rastin e përvjetorit të vrasjes së Audrius Šenavičius, Zyrtar Doganor i EULEX-it. (Qendra Informative dhe Kulturore të BE-së në Mitrovicën Veriore, ora 12:00)

 

- Kolegji Riinvest organizon hapjen solemne të programit “Specialist për Zhvillim Lokal”. (Objekti i Kolegjit, ora 12:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, do t’i inspektojë punimet te Qendra Rinore në Pejë. (Pejë, ora 12:30)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli, vizitë serave me tranguj në fshatin Piranë të Komunës së Prizrenit. (Piranë, ora 12:45)

- Lëvizja Vetëndosjes! mban konferencë për media në të cilën flet nënkryetarja Fatmire Kollçaku. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 13:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli, vizitë në “ABI - Qendra e Grumbullimit” dhe drekë e përbashkët në restaurant ABI. (“ABI-Grumbullimi”, ora 13:00)
 
- Ministri i Financave Avdullah Hoti se bashku me kryetarin e Komunës se Vitisë, Sokol Haliti do ta vizitojnë kompaninë “Euro Fisi” në Viti. (Viti, ora 13:40) 

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, do të vizitojë Palestren e Sporteve në Deçan. (Deçan, ora 14:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, do të vizitojë fshatin Dubovik te Shtëpia e Jusuf Grëvallës. (te Shtëpia e Jusuf Grëvallës, ora 14:30)


- Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, pret në takim Shefen e re të Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova. (Selia e AAK-së në Prishtinë, në ora 15.00, mediat mund të marrin foto dhe pamje nga takimi)

 

- Në përmbyllje të javës së ECOWEEK bën prezentimin e hapur të pesë projekteve që janë zhvilluar gjatë kësaj jave. (Qendra Rekreative në Gërmi, te Koshat, ora 20:00) 

Ngjarjet e datës 18 Shtator 2016

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media në të cilën flet nënkryetarja e Kuvendit Aida Dërguti. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 13:00)

- Aleanca Kosova e Re mban Konventën e Forumit Rinor të degës së AKR-së në Lipjan, ku i pranishëm do të jetë edhe Presidenti i partisë, Behgjet Pacolli. (Lokali "Sirena", në dalje të Lipjanit, përballë ETC-së, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 17 Shtator 2016

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike mban konferencën për media  ku do të prezantohet  raporti i titulluar “Vlerësimi i punës së institucioneve të Kosovës në përmbushjen e obligimeve për zbatimit e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit”. (Salla e koferencave Orion, ora 10:30)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, do të mbajë konferencë për media. (Selia qendrore e PDK-së, ora 11:00)

- Dega e  Partisë Demokratike të Kosovës  në Ferizaj mbanë konferencën për medie, me temë "A’ka filluar “referenat” tonë opozitar të i vërteton drejtësia?!”. (Zyrat e PDK-së dega në Ferizaj, ora 12:00)

- Lëvizja 'Studim Kritikë Veprim' së bashku me organizatat tjera të Parlamentit Studentor të Universitetit të Prishtinës, do të realizoj një aktivitet pran Kishes Ortodokse Serbe, në Kampusin e Universitetit, përmes së ciles do ta kundershtojm funksionalizimin e saj. (Pran Kishes Ortodokse Serbe, në Kampusin e Universitetit, ora 13:00)

- Mbahet nata finale dhe përmbyllese e edicionit të gjashtë të Etno Fest. (Etnokompleksi i fshatit Kukaj, Komuna e Prishtinës, ora 18:00)

 

Ngjarjet e datës 16 Shtator 2016

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Bëhet promovimi i librit "Metodat e hetimeve dhe analizës së aksidenteve rrugore" i autorit Mrs. Alishukri Shkodra, nga shtëpia botuese 'Rugova Art'. (Biblioteka Kombëtare, "Pjetër Bogdani", ora 10:00)

- #Protestoj do ta realizojë një aksion lidhur me paraqitjen e padinjitetshme të Adem Grabovcit në prokurori për intervistim. (Para zyrës së Prokurorisë Speciale në Prishtinë, ora 10:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjensionit Kosovar për Intelegjencë në të cilen do të behët informimi rreth Platformës Vjetore të Politikes se Inteligjencës dhe Sigurisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Mbahet takimi i 120-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit në objektin e ri, Ish-objekti i Inspektoratit Komunal, ora 11:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve viziton fabrikën e këpucëve Solid në Suharekë me rastin e percjelljes se Exportit per herë të parë në Rumani te kompanise prodhuese Solid. (Suharekë, ora 11:00)

- Mbahet konferenca me temën “Një vit i reformës fiskale” e cila organizohet nga  Qendra për Hulumtime Strategjike dhe Sociale - STRAS,  ku do të prezantohet raporti për efektet e pakos fiskale, një vit pas aplikimit të tyre. (Oda Ekonomike e Kosovës, ora 11:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të bëjë përurimin e objektit të shkollës fillore në fshatin Raushiq, komuna së Pejës . (Shkolla fillore në fshatin Raushiq, ora 11:30)

-  Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli pret në takim njoftues shefen e re të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, znj. Nataliya Apostolova. (Kabineti i kryeparlamentarit Veseli, ora 12:00)

- Shfaqet premiera dhe reprizat e Forum Teatrit “Çështje Zakoni”. (Pallati i Kulturës "Asim Vokshi", ora 12:00)

 

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli pret në takim njoftues shefen e re të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, znj. Nataliya Apostolova. (Kabineti i kryeparlamentarit Veseli, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mbanë konferencë për media në të cilen do të flasin kryetari, Visar Ymeri dhe anëtari i Komitetit për Energjetikë, Naim Hoxha. (Zyrët e Vetëvendosjes,  ora 14:00)

 

- Ambasadori i Sh.B.A.-ve në Republikën e Kosovës Greg Delawie, do të vizitojë Podujevën sot me, 16 shtator 2016.  Ai do të vizitojë fermën e mjedrrave në fshatin Katunishtë. (Ferma e Mjedrrave e Mehmet Brymës, Katunishtë, Podujevë, ora 14:30)

- Fillon edicioni i gjashtë i Festivalit ndërkombëtar të Letërsisë në Orllan ku do të tubojë këtë fundjavë poetë, shkrimtarë, muzikantë, artistë dhe adhurues të kulturës te Liqeni i Batllavës. (Restorant “Liqeni” në Orllan - Nisja e organizuar libraria Dit’ e Nat’, ora 17:30)

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 dhjetor 2019 - Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në bashkëpunim me Misionin në Kosovë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë organizon konferencën për gazetarët e zhdukur dhe të vrarë në Kosovë. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:30)

- Shoqata nacionale e mjedrës “Mjedra e Kosoves” se bashku me donatorët e saj GIZ,  USAID, SWISS Caritas, organizojnë konferencën e nivelit kombëtar të mjedrës “Konferenca e 4-të e Mjedrës në Kosovë”. (Emerald Hotel, ora 9:30)

- Zyra e Vullnetarëve të Kombeve të Bashkuara dhe UNICEF do të shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarëve 2019 me moton 'Të Bëjmë Punë Vullnetare për një Ardhmëri Gjithëpërfshirëse'. (Qendra për Komunitete Termokiss në Prishtinë, ora 10:00)

- Me rastin e 5 Dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, Kolegji Heimerer organizon konferencën “Thuaj Po vullnetarizmit". (Kolegji Heimerer, ora 11:00)

- Qendra Kosovare për Studime Gjinore organizon konferencën “Fuqizimi i të drejtave të barabarta pronësore të grave në Kosovë”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe rrjeti i marketeve Viva Fresh Store organizojnë hapjen e Ekspozimit dhe Promovimit të Prodhimeve Vendore në kuadër të “Javëve të Biznesit Kosovar 2019” me moto: Unë Konsumoj Produkte Vendore, Po JU? (Objekti i Viva Fresh Store në Veternik, ora 13:00)

- Ministria e Kulturës, në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit, OSBE-në, Zyrën e UNICEF-it, UN Volunteers dhe OJQ-në Lens, do të jenë nikoqirë të njërës nga ngjarjet më të mëdha të të rinjve për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, me moton ndërkombëtare “Volunteer for an inclusive future”. (Hotel Emerald, ora 15:00)

- Galeria e Ministrisë së Kulturës organizon hapjen e ekspozitës së titulluar "Albanian Village Life - Isniq, Kosovo 1976", të fotografes dhe shkrimtares suedeze, Ann Christine Eek e cila përbëhet nga fotografi bardh e zi të realizuar në vitet e 1970-ta gjatë qëndrimit të saj në rajonin e Dukagjinit në Kosovë. (Galeria e Ministrisë së Kulturës, ora 19:00)

- Baleti Kombëtar i Kosovës shfaq premierën e katërt për vitin 2019, shfaqjen “Exil”. (Teatri Kombëtar, ora 19:00)