19 Prill 2024

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Qershor 2020

- Mbahet ceremonia e marrjes së detyrës nga Kryeministri i zgjedhur, Avdullah Hoti. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja ceremoniale e Qeverisë së Republikës së Kosovës, e udhëhequr nga Kryeministri Avdullah Hoti. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:30)
  
- Kompanitë e auto-shkollave protestojnë për rifillimin e punës. (Para Ministrise se Infrastruktures, ish-pallati i Rilindjes, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi publikon raportin “Dështimi i gjykatave në mbushjen e Programit për Kompensimin e Viktimave të Krimit”. (Hotel “Sirius”, ora 10:30)
  
-  Mbahet seancë e Kuvendit në të cilën pritet të formohet Komisioni Hetimor Parlamentar për menaxhimin e pandemisë së virusit “COVID-19” nga ana e Qeverisë së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Në kuadër të Javës së Gjelbër, Komuna e Prishtinës do të organizojë mbjelljen e drunjëve në lagjen Lakrishte. (Lagja Lakrishte në Prishtinë, ora 11:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti bën homazhe te varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. (Velani, ora 12:00)

- Këshilli iniciues i punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës organizon protestë para mensës së Termocentralit Kosova B. (Termocentrali Kosova B, Obiliq, ora 12:00)

-  Kryeministri Avdullah Hoti bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. (Prekaz, ora 13:30)

- Kryeministri Avdullah Hoti viziton Ministrinë e Shëndetësisë. (Ministria e Shëndetësisë, ora 15:30)

Ngjarjet e datës 3 Qershor 2020

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ku raporton Drejtorit te AKI-së Kreshnik Gashi lidhur me gjendjen e sigurisë gjate periudhës se pandemisë dhe situatën aktuale. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00) 

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e qeverisë, ora 10:00)

- Kuvendi i Kosovës mban seancë për votimin  për votimin e Qeverisë. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Në kuadër të Javës së Gjelbër, Komuna e Prishtinës do të vendos vazo dekorative gjelberuese në sheshin Bill Klinton. (Shshi Bill Klinton, ora 11:00)
  
- Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruan kontratën për Bursën Olimpike Tokyo 2020 me mundësin, Egzon Shala. (Zyret e KOK-ut në Shtëpinë e Sportit, 13:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi mban konferencë për media. (Hapësira në hyrje të Presidencës, ora 16:00 )  

 

Ngjarjet e datës 2 Qershor 2020

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën do të shqyrtohet kërkesa e 61 deputetëve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 10:00 - mbledhja do të mbahet pa prezencën e mediave)

- Lëvizja Vetëvendosje nisë mbledhjen e nënshkrimeve për peticion “Duam Zgjedhje” (Sheshi “Nënë Tereza”, ora 10:00)

- Mbahet seanca e tretë e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Holli i Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, ora 10:00) 

- Në kuadër të Javës së Gjelbër, Komuna e Prishtinës do të organizojë mbjelljen e drunjëve në lagjen Dardania. (Lagja Dardania, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, shqyrton Raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, C203, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës ku pas mbledhjes, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së, ora 16:30) 

Ngjarjet e datës 1 Qershor 2020

- Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve 1 qershorit, kompania ndërtimore “Qami Construction” do të dhurojë gjak në Qendrën e Transfuzionit të gjakut dhe bën shpërndarjen e dhuratave për fëmijët të cilat janë të shtrirë në Klinikën e Pediatrisë. (Qendra e Transfuzionit të gjakut në QKUK, ora 9:00)

- Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, KOMF organizon konferencën për media për publikimin e Raportit të Monitorimit “Komuna Ime, e Drejta Ime Sociale”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Në kuadër të Javës së Gjelbër, Komuna e Prishtinës do të organizojë mbjelljen e drunjëve. (Kampusi Universitar të Universitetit të Prishitnë, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, shqyrton Raportin vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit – AKP për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e dorëzimit të pajisjeve mjekësore dhe mjeteve mbrojtëse kundër COVID-19, për Klinikën Infektive në QKUK, pajisje këto të financuara nga fondet e mbledhura gjatë kampanjës tonë Një kafe si flutur. (Barnatorja Qëndrore, QKUK, ora 11:00)
 
- Instituti për Zhvillimin e Politikave Sociale (IZHPS), me financimin nga FES, publikon hulumtimin “Qasja në mësimin online dhe kushtet e jetesës për familjet përfituese të Skemës së Asstencës Sociale gjatë Covid-19. (Hotel Sirius, ora 11:45)

- Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime prezanton hulumtimit “A po ndryshon koncepti i atësisë në Kosovë?”. (https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSdlUfSJPvTqynWzbxg2lXiq2Csq7vFeKnBg_kVgfvyHCkfpkQ/viewform,  ora  16:00)

 

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi mban konferencë për media. (Hapësira në hyrje të Presidencës, ora 16:00)
 

Ngjarjet e datës 30 Maj 2020

- Instituti Demokratik i Kosovës / Transparency International Kosova organizon konferencën për media ku do të shpalosen gjetjet preliminare nga monitorimi i aktiviteteve të prokurimit të Ministrisë së Shëndetësisë gjatë kohës së pandemisë. (Hotel Sirius, ora 11:00)

 

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyret e qendrore të Vetëvendosje, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 29 Maj 2020

- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prizrenit, e thirrur nga kryesuesi i Kuvendit. (Salla e shtëpisë së kulturës "Xhemajli Berisha", ora 10:00)

- Mbahet mbledhje e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, shqyrëtohet  raporti vjetor i përformancës se Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2019. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e pestë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit për vitin 2020, në të cilën do të bëhët shqyrtimi i propozim vendimit për bartjen e tejkalimit të të hyrave vetanake nga viti 2019.  (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, në objektin e ri të komunës, ora 10:00)

- Presidenti i vendit, Hashim Thaçi mbanë konferencë për media. (Hapësira në hyrje të Presidencës, ora 10:30)

- Mbahet mbledhja e radhës e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Objekti i KGjK-së, ora 14:00)

 

Ngjarjet e datës 28 Maj 2020

 - Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, viziton Komunën e Prishtinës. (Objekti i vjetër i Komunës, ora 10:00)

 - Mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike në të cilën do të votohet Raporti Vjetor i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, si dhe shpallja e konkursit për zgjedhjen e “Kryesuesit të Komisionit Shqyrtues të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit”, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00 -mbledhja do të mbahet pa prezencën e mediave)

- Ambasada e Italisë dhe Ushtria Italiane prezantojnë kontributet e tyre për Ministritë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe të Administratës Publike në përgjigje të pandemisë globale Covid-19 në Kosovë. (Salla e konferencave të Administratës Qendrore të QKUK-së, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën do të diskutohet kërkesa e KOSTT-it për miratimin e Planit të biznesit, propozim rregullorja për rendin dhe qasjen e  mediave dhe të publikut në punën e Kuvendit, propozim rregullorja për shfrytëzimin e automjeteve të Kuvendit, raporti i shpenzimeve të Kuvendit, shpenzimet e telefonisë mobile dhe reprezentacionit, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 12:00)

- Qendra për Zhvillim të Karrierës në Universitetin e Prishtinës. aktivitetit “KarrieraUP” ku folës do të jetë përfaqësuesi nga kompania farmaceutike “Gentipharm”, Demir Shkodra. (Facebook.com/qzhkunipr, ora 13:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës në të cilën shqyrton raportin për azhurnimet e të dhënave vjetore të Partive Politike, raportin për dorëzimin e raporteve të shpenzimeve vjetore të partive politike, raportin për deklarimin e partive politike për vazhdimin e regjistrimit, etj. (Selia e KQZ-së, ora 13:30)

- Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia e Partisë Demokratike të Kosovës, ora 15:30)

- Një delegacion austriak i kryesuar nga Ministri për Evropë dhe Punë të Jashtme, Alexander Schallenberg do të qëndrojë për vizitë të shkurtër zyrtare në Republikën e Kosovës ku do të pritet nga Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca. (Hapësirat e Terminalit VIP të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, ora 15:45)

- Lëvizja Vetëvendosje organizon protestë. (Sheshi “Skënderbeu”, ora 17:00)

- Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, Ministri i Integriemev Evropiane Blerim Reka se bashku me Ministrin për Evropë dhe Punë të Jashtme te Austrisë, Alexander Schallenberg dhe Ministren për Evropë e Austrisë, Karoline Edtstadler mbajnë konferencën e përbashkët për media. Aeroporti i Prishtinës, ora 17:00)
 


Ngjarjet e datës 27 Maj 2020

- Komisioni për Buxhet dhe Transfere shqyrton kërkesën e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore, shqyrton po ashtu Programin e Shpenzimeve të Radiotelevizionit të Kosovës, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 10:00 - pa prezencën e mediave)
 
- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Raportin e Ministrisë së Shëndetësisë. (Ndërtesa e Kuvendit, N 302, ora 10:00 - pa prezencën e mediave)

- Komisioni për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media shqyrton Raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Media. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00 - pa prezencën e mediave)

- Disa Organizata Jo Qeveritare dorezojn  Peticionin - 'Mos na helmoni!' - kundër deponisë së hirit të Korporatës Energjetike të Kosovës. (Tek Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit, ora 13:00)

- Komuna e  Rahovecit, organizon debat publik me qytetarët për Taksa Komunale. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, Rahovec, ora 13:30)

- Me hapjen e një përkujtimore të dedikuar viktimave të vetëvrasjes përmbyllet kampanja 'Linja e Jetës'. (Mbrapa Rektoratit në kampusin e Universitetit të Prishtinës, ora 16:00)

Ngjarjet e datës 26 Maj 2020

- Komisioni për Integrim Evropian diskuton lidhur me përmbushjen e obligimeve të Kosovës, në procesin e liberalizimit të vizave dhe shqyrton raportin e Ministrisë së Integrimit Evropian lidhur me financimin e Kosovës nga BE-ja, në luftimin e COVID-19. (Ndërtesa e Kuvendit, N303, ora 11:00)  

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me Sekretarin e Ministrisë së Shëndetësisë, Naim Bardiqi. (Ndërtesa e Kuvendit, N302, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike shqyrton Raportin Vjetor të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Presidenti i vendit, Hashim Thaçi,  do ta vizitojë Oden Ekonomike të Kosovës. (Lokalet e OEK-ut, ora 11:30)

 - Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, merr pjesë në ceremoninë e zbulimit të lapidarit të dëshmorit Luan Qerimaj dhe 4 dëshmorëve tjerë, në Gllogjan. (Te vendi i quajtur Lejthia, Gllogjan, Deçan, ora 11:30)

- Instituti Demokraci për Zhvillim Sfidat dhe nevojat e nënave vetë-ushqyese në kohë (pas)pandemie”  (Përmes platformës online, Google Meet, ora 17:00 - https://forms.gle/HAxFHsHEScpDdMx99)

Ngjarjet e datës 25 Maj 2020

- Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në shenjë nderimi për të burgosurit shqiptarë të vrarë para 21 vjetësh viziton Burgun e Dubravës në Komunën e Istogut. (Burgu i Dubravës ora 10:30)

Ngjarjet e datës 23 Maj 2020

- Myftiu Naim Tërnava do të japë mesazhin me rastin e Festës së Fitër Bajramit. (Selia e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës në Prishtinë, ora 11:00)

Ngjarjet e datës 22 Maj 2020

- Takimi i 181-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës mbahet nëpërmjet video konferencës, ku çdo anëtar i Këshilli do të paraqitet në takim nga prokuroria të cilën e përfaqëson. (Takimi do të mbahet pa praninë e mediave, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë në të cilën do të diskutohet lidhur me riatdhesimin e qytetarëve tanë gjatë situatës së krijuar nga pandemia Covid-19. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 12:00)

- Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, viziton burgun e Dubravës dhe bën homazhe tek pllaka përkujtimore. (Dubravë, Istog, ora 12:00)

- Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me organizatën zvicerane Caritas, do të bëjnë shpërndarjen e pajisjeve bujqësore për përfituesit nga projekti “Prosperiteti i prodhimtarisë agrare në Kosovë nga investimet e qëndrueshme rurale - Pasuri” ku prezentë do të jenë edhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Egzon Elshani, si dhe përfaqësues nga organizata Caritas. (parkingun prapa Shtëpisë së Bardhë, ora 14:00)

- Drejtori i Autoritetit te Aviacionit Civil i Republikës së Kosovës raporton në komisionin për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis lidhur me raportin vjetor për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 21 Maj 2020

- Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, viziton fshatin Nëpërbisht të Komunës së Therandës, pas dëmeve të shkaktuara nga reshjet. (Fshati Nëpërbisht, Therandë, ora 9:15)
 
- Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, viziton Komunën e Mamushës, pas dëmeve të shkaktuara nga reshjet. (300 metra larg objektit të Komunës së Mamushës, ora 10:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, do të vizitojë Komunën e Gjakovës ku do të takojë kryetarin Ardian Gjini në (Objekti i Komunës së Gjakovës, ora 10:30)

- Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, viziton Parkun Industrial në Komunën e Therandës. (Parku Industrial, Therandë, ora 11:15)

Ngjarjet e datës 20 Maj 2020

- Mbahet mbledhja e pestë e rregullt e Komiteti për Politik dhe Financa në Komunën e Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 10:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe Ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilia Rexhepi do të zhvillojnë në takim me kryetarin e Prizrenit, Mytaher Haskuka. (Objekti i Komunës së Prizrenit, ora 10:30)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi e shoqëruar nga Ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilia Rexhepi dhe kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, do të vizitojnë fshatin e komunitetit boshnjak, Lubinjë të epërme, ku MKRS-ja do të investojë në projektin e ndërtimit e fushës sportive. (Fshati Lubinjë e epërme në Prizren, ora 11:00)

- Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, viziton “Trepçën”. (Parku Industrial, Mitrovicë, lokali “Verona”, ora 12:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi do të vizitojë fshatin Mushnikovë, ku do të vizitojë vendin ku MKRS-ja do të investojë në projektin e ndërtimit të poligonit sportiv. (Fshati Mushnikovë në Prizren, ora 12:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi do të inspektojë punimet që po bëhen në pishinën olimpike. (Prizren, ora 12:45)

- Komisioni për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media takohet me përfaqësuesit e Asociacionit të Komunave të Kosovës, lidhur me gjendjen e pandemisë Covid 19 në komunat e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)
 
- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi do të realizojë vizitën në stadiumin e qytetit “Përparim Thaçi”. (Prizren, ora 13:15)

- Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, viziton fabrikën “Alko”. (Podujevë, rruga “Skenderbeu”, ora 13:30)

 - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi do të përfundojë vizitën e saj në Komunën e Prizrenit, me inspektimin e investimit të MKRS-së në stadiumin në fshatin Zhur. (Fshati Zhur në Prizren, ora 14:00)

Oda Ekonomike e Kosovës, të Merkurën do të mbajë konferencë për media lidhur me përkrahjen për disa nga sektorët më të prekur. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 14:45)
  

Ngjarjet e datës 19 Maj 2020

- Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja në detyrë  e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, ministrja në detyrë e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari si dhe zv.ministri i Financave dhe Transfereve, Ilir Aliu do të marrin pjesë në inaugurimin e Parkut për Inovacion dhe Trajnim në Prizren. (Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve, ora 9:00)

- Anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim raportojnë para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00 - për shkak të situatës pandemike mbledhja mbahet pa prezencën e mediave)   

- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në të cilën do të diskutohet lidhur me ndarjen e mjeteve në vlerë prej 10 milion euro nga ana e Qeverisë së Kosovës për pagesën e shpenzimit të rrymës në veri të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00 - për shkak të situatës pandemike mbledhja mbahet pa prezencën e mediave)   

- Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të vizitojnë Qumështoren Sharri. (Objekti i Qumështores Sharri në Zonën industriale në Prizren, ora 10:15)

- Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të vizitojnë kompaninë Proton Cable. (Objekti i kompanisë Proton Cable në Zonën industriale në Prizren, ora 10:50)

- Drejtorit të Policisë, Rashit Qalaj raporton para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes lidhur me menaxhimin e situatës se sigurisë në Kosovë gjatë pandemisë globale COVID-19. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00 - për shkak të situatës pandemike mbledhja mbahet pa prezencën e mediave) 

- Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës organizon konferencën për media lidhur me shkeljet kushtetuese që po i bënë Kuvendi për shkak të mos emrimit të antarve të KPMSHCK dhe ndarjen e pagës shtesë në shërbimin publik me rastin e pandemisë covid 19. (Zyret e SSHCK-ës, prapa objektit të ish Gërmisë, kontejneri nr.1, afër qeverisë, ora 11:00) 

- Organizatat studentore Skopi Studentor, SKV dhe USPE kanë paralajmëruar protestë lidhur me kundërshtimin e emërimeve në Këshillin Drejtues të UP-së nga ana e Ministres Hykmete Bajrami, të punonjësve nga kolegjet private. (Para Ministrisë së Arsimit, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike shqyrton shkresën e Kryetarës së Kuvendit nr.DO-152 datë 12.5.2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla, N303, 13:00 - për shkak të situatës pandemike mbledhja mbahet pa prezencën e mediave) 

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me drejtorin e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar, Basri Sejdiu dhe me drejtorin e Institutit Kombëtar te Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani. (Ndërtesa e Kuvendit, salla, C203, ora 15:00 - për shkak të situatës pandemike mbledhja mbahet pa prezencën e mediave) 


Ngjarjet e datës 18 Maj 2020

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. Pas mbledhjes, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, do të mbajë konferencë për medie. (Oborri i Kuvendit, ora 11:00 - në këtë mbledhje nuk do të ketë prezencë të mediave)

- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj zhvillon një vizitë në Degën e AAK-së. (Selia e AAK-së në Ferizaj 11:00 )

- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj viziton Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj. (Qendra e Kujdesit Mjekësor Familjar, ora 12:00)

- Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i shoqëruar edhe nga ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, do ta vizitojnë Autoritetin e Aviacionit Civil. (Lagjja Arbëria, rruga Ahmet Krasniqi, Prishtinë, ora 12:00 - gazetarët dhe kameramanët që do ta përcjellin ngjarjen duhet të jenë të pajisur me maska)

- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj zhvillon një vizitë tek fermeri Arbër Lohaj. (Fshati Mirash në Ferizaj, ora 12:30)

- KQZ e Universiteti të Prishtinës organizon takim me të gjitha organizatat studentore që pritet të marrin pjesë në zgjedhje për pëgatitje që zgjedhjet të mbahen në këtë kohë pandemie! (Salla e Senatit te UP- se, ora 13:00)

 

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe Rektori i Universitetit te Prishtinës, Marjan Demaj do të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi. (Muzeu Kombëtar të Kosovës, ora 14:00)


- Disa Senator në Universitetin e Prishtinës "Hasan Prishtina" mbajn konferencë për media në lidhje me zgjedhjet studentore. (Para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, ora 15:00)

Ngjarjet e datës 16 Maj 2020

- Dega e Aleancës se të Rinjve të Kosovës në Prizren, organizon aktivitet lidhur me keqpërdorimet në Komunën e Prizrenit. (Sheshi Shatërvan pranë rrethojave të Shtëpisë së Bardhë në Prizren, ora 15:00)

Ngjarjet e datës 15 Maj 2020

 - Mbahet takimi i Keshillit Drejtues të Shoqatës së Transportit rrugor të udhëtarëve me përfaqësues nga Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit dhe përfaqësues të tjerë nga Ministria e Shëndetësisë. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës - Salla A/1, ora 10:00)

- Alternativa dhe Lëvizja Vetëvendosje në Gjakovë do të mbështesin protestën e paralajmruar nga banorët dhe bizneset  e rrugës “Nënë Tereza”, në kundërshtim ndaj fillimit të punimeve nga qeverisja lokale për zgjerimin e kësaj rruge. (Gjakovë, ora 10:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis në të cilën do të shqyrtohet raporti vjetor nga Agjencia për menaxhimin e komplekseve memoriale të Kosovës për vitin 2019. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora  11:00)

- Presidenti i vendit, Hashim Thaçi mban konferencë për media. (Hapësira në hyrje të Presidencës, ora 11:00)

- NISMA Socialdemokrate mban konferencë për medie. (Selia Qendrore në Prishtinë, ora 14:00)

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës lanson Pasqyrën e Performancës në ueb faqen e KGjK-së. (Ngjarja transmetohet drejtpërdrejtë në faqet e Facebook-ut të KGjK-së dhe USAID-it në Kosovë, ora 14:00)



 

Ngjarjet e datës 14 Maj 2020

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi, do të vizitojnë disa shkolla të komunës së Prizrenit për t'i shpërndarë pajisjet teknologjike që do të shfrytëzohen nga nxënësit për përcjellje të mësimit online, në veçanti të atyre nga familjet me gjendje të vështirë ekonomike. (Shkolla "Krushë e Vogël", "Ardhmëria" në Landovicë dhe "Haziz Tola" lagjja Jeta e Re, ora 12:00 - Nisja bëhet në mënyrë të organizuar nga Shtëpia e Bardhë, ora 11:45)

- Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, pret në takim ministren në detyrë të Arsimit, Hykmete Bajrami, e cila vije në këtë komunë për ta parë nga afër modelin më të mirë të mësimit online. (Qendra Operative Emergjente, tek kampusi i shkollave të mesme, ora 12:30)

Ngjarjet e datës 13 Maj 2020

- Partia Demokratike e Kosovës mban një aktivitet (Para Teatrit Kombëtar, ora 10:00)
 
- Kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës Fadil Berjani dhe përfaqësues nga kompanitë mbajnë konferencë për medie kundër vendimit të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për shqiptimin e masave ndëshkuese administrative ndaj 14 kompanive të derivateve të naftës. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 11:00)

- Ministri e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit do të nënshkruhet marrëveshja ndërmjet MAShTI-t dhe Bankës Gjermane për Zhvillim për realizimin e projektit “Fondi i Sfidave të Kosovës - Arsimi Profesional dhe Trajnimi” në shumë prej 7 milionë euro. (Ndërtesa e Ministrisë se Arsimit, ora 11:00)

- Për nderë të ditës së Dëshmorëve të Komunës së Gjakovës dhe çlirimit të fshatit Shqiponjë, mbahen homazhe në Kompleksin e Dëshmorëve në Shqiponjë (Fshati Shqiponjë, ish-Jabllanicë, ora 11:00)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione diskuton me Avokatin e Popullit lidhur me ndarjen e mjeteve në vlerë prej 10 milion euro nga ana e Qeverisë së Kosovës për pagesën e shpenzimit të rrymës në veri. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 11:00 - mbledhja do të mbahet pa prezencën e mediave)

- Qeveria e Kosovës, mban mbledhje, ku raportohet për 100 ditshin e qeverisjes. (Qeveria e Kosovës, ora 14:00)

 

- Kryeministri në detyrë Albin Kurti mban konferencë për media. (Oborri i Qeverisë, ora 15:00)

Ngjarjet e datës 12 Maj 2020

- Mbahet mbledhja Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes në të cilën do të diskutohet lidhur me menaxhimin e situatës se sigurisë në Kosovë gjatë pandemisë globale COVID-19. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 11:00 - mbledhja mbahet pa prezencën e mediave)

- Mblidhet Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit ku do të shqyrohet  shkresa e Kryetares së Kuvendit që ka të bëjë me mandatin e deputetit Etem Arifi, si dhe shqyrtimi i kërkesës së deputetit Behgjet Pacolli për interpretim të detyrave dhe funksionit të deputetit si dhe pengimit në kryerjen e detyrave kushtetuese. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)
   
- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me drejtorin e SHSKUK,  Basri Sejdiu, me drejtorin e IKSHP Naser Ramadani, menaxherin e Qendere së Karantinës Valdet Hashani dhe menaxherin e Qendres Operative Pashk Buzhala. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:00)

- Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së mbanë konferencë për media. (Zyret e Organizatës, selia qendrore në Prishtinë, ora 13:00)
   
-  Shfaqet ekspozita virtuale “ART VIZUEL”, për nder të “Javës së Dëshmorëve”në webfaqen zyrtare të Komunës së Rahovecit. 19:00

Ngjarjet e datës 9 Maj 2020

- Drejtori per Mireqenje Sociale, Dren Kukaj do të mbajë konferencë për media lidhur me informimin për shpërndarjen e pakove ushqimore në Prishtinë. (Qendra e Numërimit të KQZ-se, ora 10:00)

- Instituti i Medies në Kosovë në bashkëpunim me kompaninë “D@D”, mbajnë  konferencë për medie, me ç’rast do të prezantohet hulumtimi “Efekti i pandemisë Covid-19 në mediet e Kosovës”. (Hotel Sirius, ora 11:00) 
 

Ngjarjet e datës 8 Maj 2020

- Autoriteti Kosovar i Konkurrencës mban konferencë për medie, ku do ta shpalosë​ vendimin lidhur me dyshimet për manipulime me çmime nga kompanitë e derivateve të naftës. (Objekti i AKK-së, ish-objekti i Bankës së Lubjanës, ora 10:00)

- Partia Socialdemokrate do të mbajë një aktivitet medial. (Sheshi “Skënderbeu”, ora 10:40)

- Komisioni per Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Kosovës, do të vizitojë Qendrën e Studentëve, që shërben si karantinë. (Qendra e Studentëve,​ ora 11:00)

- Kompanitë e grumbullimit të mbeturinave protestojnë për mospërfshirjen e tyre në Pakon Emergjente të Qeverisë. (Te kompania “Pastrimi”, ora 11:00)

- Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim – ORCA, Organizata ADMOVERE dhe një grup aktivistësh organizojn aksionin simbolik mbi ushtrimin e të drejtave demokratike. (Përballë Teatrit Kombëtar, ora 15:00)

 

- Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia e PDK-së, Prishtinë, ora 16:00)

Ngjarjet e datës 7 Maj 2020

- Presidenti Hashim Thaçi, mban konferencë për media. (Hapësira në hyrje të Presidencës, ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi bën homazhe te varri i heroit Bahri Fazliu. (Varrezat e dëshmorëve në Velani, ora 12:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon homazhe për të nderuar figurën e të ndjerit Ahmet Brahimaj, ish-balerinit dhe ish-drejtorit të Baletit të Kosovës. (Hyrja e Teatrit Kombëtar të Kosovës, ora 12:30) 

 

Ngjarjet e datës 6 Maj 2020

- Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat te Kosovës mban konferencë për shtyp. (Zyrënt e sindikatës, tek ish objekti i Gërmisë,  te administrata tatimore, hyrja nga mbrapa, ora 12:00)
 
- Ambasadori Philip T. Reeker nga Byroja e Europeanështjeve Evropiane dhe Euroaziane dhe Lea Gabrielle e Dërguari Special i SHBA dhe Koordinatori i Qendrës Global Angazhimi mbajn konferencë telefonike shtypi ku do të diskutojnë mbi bashkëpunimin transatlantik, veprimet negative të Rusisë në Euroazi, mësimet e mësuara për luftimin e dezinformatave nga Rusia dhe Kina, dhe çfarë do të vij më pas në luftën kundër COVID-19 ku do të marrin pyetje nga gazetarët pjesëmarrës.  (https://www.eventbrite.com/e/telephonic-press-briefing-with-ambassador-philip-reeker-and-special-envoy-lea-gabrielle-tickets-104017097940, ora 14:00)

- Resource Center Kosovo së bashku me KOMS-Kosova’s organization of Medical Students do të organizojë webinar-in 'Një realitet i ri me COVID 19' me Lul Raka dhe Fitim Uka për trendin e përhapjes së infeksionit Sars-Cov-2 në Kosovë, masat e reja të kufizimit të lëvizjes, si dhe bashkëjetesa me COVID 19 dhe efektet psikologjike të izolimit. (Livestream në vegzën e mëposhtme https://www.facebook.com/koms.kosova, ora 16:00)

 

- Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia e PDK-së, Prishtinë, ora 16:00)

Ngjarjet e datës 5 Maj 2020

-  Shoqata "Miqtë e Amerikës" se bashku me zjarrfikësat e Prishtinës do ta pastrojnë platonë përreth shtatores dhe do ta ndrrojnë flamurin e SHBA-ve. (Tek shtatorja e Presidentit Bill Clinton, ora 11:00)

- Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, mban konferencë për media. (Oborri i Kuvendit, hyrja nga Sheshi, ora 11:00)

- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, bën homazhe tek Kompleksi Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan të Deçanit. (Gllogjan, ora 12:00)

- Partia Socialdemokrate mban një aktivitet në sheshin "Skënderbeu". (Afër bustit të Skënderbeut, ora 12:00)

- Administrata Tatimore e Kosovës do të mbajë konferencë virtuale për media, në të cilën do të prezantohen rezultatet e anketës me tatimpagues për vitin 2019. (Përmes facebook-ut www.facebook.com/rks.atk/https://www.facebook.com/rks.atk, ora 13:00)

- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, bën homazhe tek Obelisku i Dëshmorëve në Pejë. (Obelisku i Dëshmorëve në Pejë, ora 13:00)

Ngjarjet e datës 4 Maj 2020

- Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami do të pranojë donacionin prej 460 laptopëve nga Elkos Grup, të cilët do t’iu shpërndahen fëmijëve në nevojë të shkollave nëpër të gjitha komunat e Kosovës për realizimin e mësimit në distancë. (Depot e Elkos Grup, Zona industriale, prapa objektit të ETC-së, ora 13:00)

 

- Shoqata e Gastronomëve te Kosovës mban konferencë për medie lidhur me sfidat e hapjes të sektorit të Gastronomisë. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 16:00) 

 

- Partia Demokratike e Kosovës, mban sot konferencë për media. (Selia e PDK-së, ora 17:00) 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)